Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 127 prej 127
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2006
    Postime
    182
    Qenke i ri cupe !

    Tema qe do te hapesh ti eshte trajtuar disa dhjetra here, prandaj hulumto neper forum dhe do te marresh pergjigjet e duhura, Te humbim kohe me ty eshte gjeja me e pavlere.
    Sa per ate se kush eshte budalla, le t'ia leme dikujt tjeter ta gjykoje, mos harro se ateizmi guxoi te shfaqej vetem nga shekulli XVIII dhe ky ne Perendim. Ne bote besimi ekzistonte, pavaresisht se ne cfare forme, rralle gjeje njerez qe nuk besonin, pra ateiste. Kjo do te thote se ne historine e njerezimit jeni si ato barerat e keqinj qe mbijne ne rrenjet e nje bime te shendetshme, por e mira e ketyre eshte se thahen shpejt.
    Edhe diēka tjeter. Eshte inetresant fakti qe ateistet ne pergjithesi, megjithese numri i tyre eshte i vockel, karakterizohen nga nje mungese patologjike e te kuptuarit. Komplimentet e mia, renditesh ne majen e grupit tuaj.

  2. #122

    po jo cupe me lal cupo ose kupo nga ffviii

    Citim Postuar mė parė nga Rejjan
    Qenke i ri cupe !

    Tema qe do te hapesh ti eshte trajtuar disa dhjetra here, prandaj hulumto neper forum dhe do te marresh pergjigjet e duhura, Te humbim kohe me ty eshte gjeja me e pavlere.
    Sa per ate se kush eshte budalla, le t'ia leme dikujt tjeter ta gjykoje, mos harro se ateizmi guxoi te shfaqej vetem nga shekulli XVIII dhe ky ne Perendim. Ne bote besimi ekzistonte, pavaresisht se ne cfare forme, rralle gjeje njerez qe nuk besonin, pra ateiste. Kjo do te thote se ne historine e njerezimit jeni si ato barerat e keqinj qe mbijne ne rrenjet e nje bime te shendetshme, por e mira e ketyre eshte se thahen shpejt.
    Edhe diēka tjeter. Eshte inetresant fakti qe ateistet ne pergjithesi, megjithese numri i tyre eshte i vockel, karakterizohen nga nje mungese patologjike e te kuptuarit. Komplimentet e mia, renditesh ne majen e grupit tuaj.
    po jo cupe me lal cupo ose kupo nga ffviii ose metallicupo
    une nuk du me hap ndonje teme, por po jap mendimin tim permbi fene si kadareja, dhe e di qe ka tema te tilla ne forum, si cdo forum qe kam shkruar dhe ne to.
    ti ma shkruan ateizmin si organizate me prift a hoxhallar.
    sigurisht qe besimi ekzistonte, po shko me perpara, ekzistonte ne 12 zoter, me para akoma e zjarrit e shiut e reve djellit dmth gjithcka qe nuk konceptohej nga njeriu i atehershem keta quaj BUDALLENJ e deri te viti 0.... aty dolen ca te mencur qe e bene besimin si organizate te bazuar ne shkrime. (prandaj shikoni-monty python-life of brian)

    we here to stay mate e mos na krahaso me barishte ose organizate ne jemi njerez me kembe ne toke te bazuar ne teknollogji/shkence/dhe te miren e ketij planeti(dmth zot per vete) mos harroni luftrat dhe shpiftesirat qe jane bere ne emer te cdo feje. djegje dhe shkatarrime provash dhe cudirash te akoma e kesaj dite. (e nuk bazohem te da vinci se se kam pa akoma, akoma thashe lol)
    besimesh qe grinden me njeri-tjetrin per zotin secili me shkrim te vet, kuran, bibel, ata te budes e ca te tjere... ne sa vende dhe me sa ftyra erdhi ky zot?!?!?
    prejardhjen si e kemi nuk e vertetoj dot por kerkoj me njerez te tjere ne hipoteza me normale ose reale...qe bien ne konflikt me librat e shenjte, pse valle?!?!?
    shi shi vuajme nga mungesa e te kuptuarit heeee, prandaj po shkojm me mars se mos na del ari zoti luften e na lu fene.
    ju skupton qe keni 2000 e ca vjet ne vend marsho, edhe ti nja 20-30 vjet sa vjec je. ke vlera te tjera kuptohet, nuk du me te ofendu, prandaj e lej ktu me ty se nuk du me hap tema thjesht mendimin tim mbi fene si kadareja.
    tung pung
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga cupo : 05-06-2006 mė 14:55
    ca bone?

  3. #123
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Kadareja, vazhdon te sulmohet nga Haxhi-Qamilisti Qose


    Albert V. Nikolla, Bruxelles



    Rexhep Qosja, ka nisur nje fushate krejt te pabese kunder Kadarese, duke e etiketuar ate, Racist, Antimusliman, nje fyeres i pese milione shqiptareve. (Deri me sot nuk eshte kryer easnje rregjistrim mbi perkatesine fetare te shqiptare, -Qose na e ben me nje te rene te lapsit). Kjo fushate ndaj shkrimtarit tone te madh, duket se nuk eshte bere per arsye parimore e iluminste apo anti-raciste sic mundohet ta arsyetoje Qosja, por per arsye te nje zilie personale. Suksesi planetar i Kadarese duket se nuk i pelqen (de)akademikut.

    Qosja e sulmon Kadarene per librin e tij "Identiteti evropian i shqiptareve". Kadareja kembengul se shqiptaret jane autoktone, dhe evropiane te vjeter. Kete Qosja e cuan rracizem. Po zoti Qosja mundet te na tregoje, se nga e kemi origjinen. Se po nuk qeme evropiane, duhet ta dime se nga kemi ardhur.
    Nuk e di se cka te beje percaktimi i nje origjine racore (ceshtje shkencore, me racizmin si koncept i mosnjohjes se dallime rracore). Baca Qose duhet te studioje dhe pak me teper per te bere nje ndarje mes Konceptit te Etnogjenezes, si kadegori shkencore gjenetike e origjines se popujve, me racizmin si kategori morale psikologjike e njerezve te keq-edukuar, qe ska te beje me shkencen e gjenetikes.

    Ne vepren e Kadarese, nuk kam hasur asnje shenje racizmi, por nje mbledhje faktesh per te vertetuar Etnogjenezen e shqiptareve, Origjinen e gjakut dhe te gjuhes shqipe, dhe jo manipulimin fetar te shqiptareve, bere mes shqiptareve gjate perendorise Bizantine dhe asaj Turke.

    Kadareja ka konstatuar dicka esenciale ne gjithe vepren e tij: Racizmin e Perendorise Osmane ndaj shqiptareve. Ku racizem shprehej ne dekretet e sulltanit qe e shpallte fene Katolike "Feja e haramit", dhe ndalimin e gjuhes harame shqipe, qe konsiderohej gjuha e katolikeve.(Ne perendorine turke muslimani ishte nje turk, dhe duhej te fliste vetem turqisht). Ligjet turke e quanin Katolikun, qytetar te dores se katert pa te drejte ndertimi shtepie mbi nje kat, pa te drejte shkollimi, pa te drejte perfaqesimi ne administrate, qe ja merrte djemte, ia tredhte dhe ja conte jenicere ne shkretetirat e Arabise.

    Kadareja vjen nga nje familje Myslimane shqiptare. Por ai duke studiuar dokumentat turke zbuloi nje genocit racist turkoshak mbi shqiptaret dhe duke reflektuar thelle e kuptoi pse kishte ndodhur gjithe ky genocid racist: Per perendorine turke ekzistenca e nje kombi katolik ne perendori ishte ekzistenca e nje dritareje evropiane qe do ta rrezikonte bazen obskurantiste dhe rraciste te superioritetit te turkut mbi popujt e tjere. Ky ishte shkaku, qe fameziu pashe Maxhari ndermori fushaten famekeqe te kthimit me force te rajoneve te Dibres, Tetoves., Matit, Lumes dhe Hasit nga Katolike ne Myslimane, derisa disa mirditore i prene koken ne afersi te Lures. Racizmi eshte injorance, por dhe dhunimi i fese katolike ne emer te fese myslimane eshte injorance. Sot qe katiliket ne Evrope jane shume me te forte, nuk e bejne gabimin trashanik qe bene turqit duke kthyer katoliket me shpate dhe me zjarr ne muslimane, por perkundrazi, kane shpikur "Ligjin e te drejtave themelore te njeriut si fe zyrtare e Evropes se Lire", dhe Kadareja e pershendet kete. Katoliket shqiptare nuk duan qe vellezerit e tyre myslimane te vuajen te njejtin genocid qe pesuan gjysherit e tyre dy shekuj me pare. Pikerisht per kete ata respektojne diferencencen fetare dhe te drejten e barazise mes feve. Shkrimtari yne i madh thote se dhe shqiptaret myslimane duhet te hyjne ne ngrehinen e madhe te popujve te civilizuar e tolerante, pasi jane evropiane, e per kete nuk duhet te kene komplekse.

    Katoliket kurre nuk do ta ulin veten ne ate shkalle sa te dhunojne myslimanet, tu bejne ate qe bene turqit muslimane mbi ta. Muslimanet shqiptare , pavaresisht se cka ndodhur me gjysherit e tyre katolike jane te lire te ushtrojne besimin e tyre, dhe kurre nuk do tu kerkohet qe te kthehen me force ne fene katolike. Feja eshte nje problem personal i gjithsecilit, dhe liria e saj mbrohet nga "Ligji per te drejtat themelore te Njeriut" dhe nga konventat evropiane. Kjo do te thote se nje mysliman shqiptar eshte po aq evropian sa dhe nje katolik. Pra ai eshte pjese organike e integrimit te shqiperise ne Evrope, dhe kjo eshte gjithe esenca e librit te Kadarese: "Identitetit Evropian i shqiptareve".

    Tani na del edhe i biri i pashe Maxharit dhe na sulmon Kadarene si racist, nderkohe qe ky i fundit, ne te gjithe vepren e tij denoncon racizmin peseshekullor te turqve dhe ate dy shekullore te serbeve, ndaj shqiptareve. Kadareja (Ne dialektin e Miredites Ka-dare do te thote Ka Dasem (gezim) eshte gezimi intelektuar i gjithe elites kulturore shqiptare dhe fushata anti-Kadare e Qoses, vetem se ja rrit vlerat.

    Dua te shtoj se gazetat me te medha shqiptare ne Tirane dhe Prishtine i shpallen bllokade, polemikes se pabese te Qoses ndaj Kadarese. Vetem njera, ajo SHQIP, i hapi dyert fyerjeve te pamoralshme te Qoses ndaj Kadarese. Arsya, pse ndodhi kjo eshte e thjeshte: Ish profesori i Shkolles se Bashkuar te kohes se Diktatures Komuniste Alfred Peza, qe njihet si Enverist dhe nje sulmues kronik i Kadarese ne gazeta, ka pasur dhe ka mllefe te vjetra kunder shkrimtarit. Si nje i deshtuar ne fushen e prozes, (Disa here me ka ofruar tregimet e tij per ti lexuar- cmediokerr ) e urren Kadarene dhe gjen nje mashe qorre si Akademiku i De-akademizuar nga populli i Kosoves, per ti shpallur lufte shkrimtarit Kadare. (Faik Koncia, pasi debatoi me muco cullin ne nje nga gazetat e kohes para nje shekulli, ne fund kosntatoi jo pa hidherim: Me mire te kisha pastruar nje nevojtore, sesa te kisha debatuar me muco cullin). Me kujtohet qe kur studentet e Tiranes dhe te Shkodres u turen per te shembur Bustin e Enver Hoxhes ne Oborrin e Shkolles se Bashkuar te Oficereve ne Tirane gjate Protestave te famshme studentore, nje profesor i shkolles se bashkuar me nje grup djemsh komuniste, na tha: Pa shkelur mbi tupat tane ju nuk do ta shembni Bustin e Enverit. Ky njeri, u demaskua pas tete vitesh nga Financuesi i Gazetes "Shekulli" Koco Kokdhima dhe u pushua menjehere nga puna, sapo ra ne dore dosja e tij, sot ndodhet ne krye te Gazetes Shqip, dhe bashke me Turko-haxhiqamilistin Qose sulmon Ismail Kadarene.


    Te perlyerit mendojne se gjithe bota eshte e pelqyer.

  4. #124
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2006
    Postime
    182
    Pse sillni artikuj si ky A. Nikolles qe nuk renditet as per nje hartim seminaristesh kishtar, pa le ne fondin e opinioneve tge opninonisteve me ne ze.
    Qosja eshte nje akademik i rangut te larte qe nuk mund infektohet nga bakterie si ky i mesipermi. Ata qe dine te lexojne e kuptojne se cfare Qosja po lufton.
    Prostituta si Kadareja, ku se fundmi Nexhmija vete e akuzoi ne media se padiste intelektualet e rinj liberale ne kohen e diktatures nuk mund te kete as dinjitetjn te marre pjese ne debat.
    Lufta e tij ndaj islamit dhe muslimaneve do te shenoje edhe deshtimin e tij perfundimtar si mit, dhe si kanditat per cmimin nobel.

  5. #125
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Haxhi Qamili qė njohim ne!



    Blendi Fevziu
    Gazeta TEMA
    28 Qershor 2006


    Letėr e hapur Profesor Rexhep Qoses!


    I nderuar Profesor,

    kam ndjekur me vėmendjen e njė ish-studenti letėrsie polemikėn nė shtyp mes Ismail Kadaresė dhe jush dhe nuk mund tė them se nuk kam mbetur i befasuar. Kam mbetur i befasuar jo nga debati nė thelb (edhe mė parė kam qenė i qartė pėr kėtė); as nga ideja e polemikės (nė kėto hapėsira tė zhuritura kulturore, e gjitha kjo ishte njė mundėsi mė shumė pėr tė gjithė ne), por kam mbetur i befasuar nė radhė tė parė nga njė lloj mllefi dhe mėrie tė verbėr qė shoh tė ngrejė krye aty – kėtu dhe qė e shoqėron atė. Mėri, e cila justifikon edhe qėndrime shpesh ekstreme, nė kundėrshtim me qėndrime qė tė dy ju keni mbajtur ndaj njėri – tjetrit nė tė shkuarėn. Por, kjo ka pak rėndėsi. Nuk kam pasur asnjė ide tė pėrfshihem nė kėtė polemikė, qė personalisht e quaj padyshim shumė tė rėndėsishme nė kėto 15 vjet, por me sinqeritet po ju them se pak ditė mė parė, befasimi im i tejkaloi kufijtė e normalitetit tė tij. Ndaj, vendosa t’ju dėrgoj kėtė letėr tė hapur, jo pėr tė dhėnė njė gjykim mbi kėtė polemikė, por mbi tė gjitha, pėr tė sqaruar me sa duket, o njė keqkuptim tuajin, ose njė moment mėrie qė ju ka bėrė tė merrni njė pozicion shumė tė ēuditshėm ndaj njė momenti tė rėndėsishėm historik. E kam fjalėn pėr qėndrimin tuaj ndaj Haxhi Qamilit dhe lėvizjes sė tij.

    I nderuar Profesor,

    Nuk do t’ju bėj asnjė koment mbi lėvizjen nė fjalė, nuk do t’ju referohem as citimeve historike (besoj se sikurse e dini veē Enver Hoxhės askush tjetėr nė Shqipėri nuk ka guxuar deri mė sot t’i dalė nė krah Haxhi Qamilit), por do t’ju sjell njė pėrzjerje tė tė gjithave. Duke nisur qė nga kujtimet qė ekzistojnė pėr tė nė Tiranė dhe qė vijnė nga fėmijėria ime, koha kur Haxhi Qamili bashkė me Enver Hoxhėn ishin tė dy bashkė nė fuqi. Njėri i vdekur e tjetri i gjallė!

    Ju e quani Haxhi Qamilin, “Prijės i njė Kryengritjeje kundėr feudalėve dhe pushtimit tė huaj”. Po ju tregoj atėherė profesor se cili ėshtė Haxhi Qamili nė kujtesėn e qytetit tė Tiranės e madje, edhe tė shumė historianėve qė janė marrė me tė.

    I lindur nė njė familje fshatare tė Sharrės, fare pranė Tiranės, Haxhi Qamili kishte vuajtur qė nė fėmijėri nga sėmundje mendore. Duke mos pasur mundėsi financiare, i jati e kishte dėrguar pėr ta mbajtur dhe pėr ta kuruar te bejlerėt e Tiranės, madje, te njė ndėr mė tė njohurit prej tyre, Murat Toptani. Skulptor, piktor, poet, njė ndėr patriotėt mė tė flaktė, i martuar me vajzėn e Naim Frashėrit, ky i fundit kishte pranuar ta mbante pranė familjes sė tij dhe tė tė vėllait. Fatkeqėsisht qėndrimi nuk qe i suksesshėm: Haxhi Qamili u largua nga familja bujare njė vit mė pas, e para, sepse sa herė gjente sapun e hante, duke i shkaktuar vetes probleme dhe e dyta, sepse njė ditė i hėngri veshin njė shėrbėtori tjetėr! Djali u rikthye te prindėrit dhe filloi tė merrej me kultivimin dhe shitjen nė pazarin e Tiranės tė prasėve dhe tė lakrave. Kjo punė vazhdoi deri nė vitin 1912, kur ai ju bashkua trupave besnike vullnetare tė Esat Pashės, tė quajtura batalioni “Erzeni” qė shkuan pėr tė ndihmuar Hasan Riza Pashėn nė mbrojtjen e Shkodrės. Pas dorėzimit tė Shkodrės malazezėve nga Esta Pasha, Haxhi Qamili u kthye bashkė me tė nė Tiranė. Si ēdo njeri jo normal ai kishte rėnė nė sy nė luftė dhe kjo i krijoi njė lloj vendi nė atė shoqėri ku trimėria dhe guximi kishin jo pak vlerė. Ai ishte njė “trim” i Esat Pashės dhe zbatonte me verbėri urdhėrat e tij dhe tė Xhaf Balit. Nė fakt, pavarėsisht kėsaj, ai do tė kishte vdekur njė njeri i panjohur, ndoshta do tė kishte arritur edhe ditėt e komunizmit, nėse zhvillime tė rėndėsishme politike nuk do tė zaptonin krahinėn e tij. Esat Pasha kėrkonte tė zgjidhej Mbret i Shqipėrisė dhe minimi qė ai i bėri Princ Vidit ishte evident. Minimi filloi duke shfrytėzuar ndjenjat fetare dhe mbi tė gjitha dashurinė pėr Turqinė qė ekzistonte e fortė nė disa zona tė Shqipėrisė sė Mesme. Ideja qė nė vend tė Princ Vidit tė vinte nė krye tė fronit shqiptar njė Princ Mysliman u bė dominante. Ideja e ideuar dhe e manipuluar nga Esat Pasha u bė problematike. Pėr t’i bindur fshatarėt e varfėr dhe fantikė tė zonės, shumė prej tė cilėve as e konceptonin Shqipėrinė e pavarur, Esat Pasha veshi si djalin e Sulltan Hamitit njė kushėririn e tij nga Elbasani, Dervish Biēakun dhe e shėtiti nė gjithė fshatrat e zonės. Truku ishte i vlefshėm pėr t’ju treguar atyre qė Turqia nuk i kishte harruar dhe se ata duhej tė pėrpiqeshin pėr tė. Nė kėtė valė fanatizmi e regresi, Haxhi Qamili ra nė sy nė betejėn e Prezės. Ideja e tij se pushka e kaurrit nuk merr nishan mirė dhe plumbi shkon shtremėt, bėri bujė nė atė kohė. Me kėtė teori dhe me njė guxim qė e ka ēdo njeri qė nuk mbush mirė nga trutė e kokės, Haxhi Qamili filloi tė ngrejė mitin e tij.

    I nderuar profesor,

    Jam i sigurtė se jeni dakord me mua, se nė situata si kėto, gjithfarėsoj aventurierėsh, intrigantėsh, gangsterėsh e psikopatėsh, shndėrohen fare thjeshtė nė heronj. Haxhi Qamili ishte njėri prej kėtyre. Padyshim ndėr mė famėkėqinjtė nė historinė e vendit tim. Ju kujtoj se thirrja bazė e tij ishte: Dum Babėn (sulltanin); jo Papėn! Se mėria mė e madhe qe ndaj atdhetarėve dhe protagonistėve tė pavarėsisė dhe urrejtja mė e madhe ndaj flamurit shqiptar qė e thėrriste: “flamuri me sorrėn!”.

    Ju thoni se ai ishte prijėsi i njė rebelimi ndaj feudalėve! Gaboni i dashur profesor. Po ju them se ai gjuante, arrestonte, poshtėronte e madje, ekzekutonte vetėm ata qė donin Shqipėrinė, qė visheshin si evropianė, ose qė kishin dalė nga rruga e Allahut, siē thoshte ai. Po, ėshtė e vėrtetė se ai i dogji sarajet e Esat Pashės, por e bėri kėtė vetėm atė moment qė e mendoi veten mė tė fuqishėm se Pasha dhe kur sinqerisht ėndėrroi se ishte prijės i zonės. Po ju them dhe kjo ėshtė krejtėsisht e vėrtetė, se ai nuk dogji asnjė shtėpi feudali tė madh. Nė Tiranė dogji shtėpitė e Murat, Refik dhe Abdi Toptanit, tė tre protagonistė tė pavarėsisė dhe ithtarė tė saj. Dy prej tyre janė nėnshkrues tė aktit tė pavarėsisė, ndėrsa i treti, njeriu qė ngriti flamurin e pavarėsisė nė Tiranė, mė 26 nėntor. Rasti e solli qė shtėpitė e tė tre kėtyre tė ishin ngjitur me shtėpinė e ēifligarit dhe pasanikut mė tė madh tė fisit Toptani, Zija Beut, pasuria e tė cilit nuk u prek, madje u ruajt, sepse Zija Beu ishte mysliman i mirė dhe nuk merrej me politikė! Nė Elbasan, gjuetia e tij nuk ishte Shefqet Bej Vėrlaci, pasaniku mė i madh i Shqipėrisė, me tė cilin kishte marrėdhėnie thuajse normale, por Aleksandėr Xhuvani, gjuhėtari i njohur, Taqi Buda (i jati i Aleks Budės dhe luftėtar i pavarėsisė) dhe protagonistė tė tjerė tė gjuhės shqipe dhe pavarėsisė. Dhuna dhe poshtėrimi qė ata kanė provuar thjesht sepse donin njė Shqipėri tė pavarur, pa Turqinė, ka qenė i tmerrshėm i nderuar profesor. Brenda kėsaj logjike, nuk do tė harroj tė tė them, se gjuetia e tij mė e dhunshme kanė qenė librat shqip. Mjaftonte njė prej tyre qė shtėpia tė merrte zjarr nė ēast.

    I nderuar profesor,

    Ju thoni se: “nuk mund tė besohet se prijėsi i njė kryengritjeje fshatare kundėr feudalėve dhe kundėr sundimit tė tė huajve, sidomos serbėve dhe grekėve nė Shqipėri, nuk e dinte se nė vitet 1914 – 1915 as mund ta bėnte Turqinė mė sovrane nė Shqipėri, as mund ta ēonte Shqipėrinė pėrtej Adriatikut dhe Mesdheut dhe ta bashkonte me Perandorinė Otomane. Shqipėria ishte me kufij tė caktuar ndėrkombėtarisht, tė njohur nga konferenca e Ambasadorėve nė Londėr…”. Nė kėtė rast, besoj se keni pėr Haxhi Qamilin njė pėrfytyrim krejt tė gabuar. Ky analfabet dhe injorant, qė shfaqte herė herė elementė tė Panēo Vilės apo Pugaēovit, qė ngjan si dy pika uji me Mulla Omarin e Afganistanit tė 2001, as kishte idenė e shteteve, hartave dhe konferencave. Kėtij besimi tuajit, po i pėrgjigjem me njė frazė tė Haxhi Qamilit qė ėshtė ende e famshme nė Shqipėri. Kur donte tė sulmonte Durrėsin dhe kur i thanė se Princ Vidi ka Austro – Hungarinė dhe flotėn italiane, ai u pėrgjigj: “Unė kam Shijakun dhe Kavajėn!”.

    I nderuar Profesor,

    Bota e kėtij aventurieri injorant, analfabet dhe fanatik, nuk shkonte tej Shijakut dhe Kavajės; as kishte ideologji politike dhe as gjė tjetėr. Veē dashurisė dhe pėrkushtimit pėr Dovletin, me tė cilin motivonte edhe mbėshtetėsit e ndjekėsit e tij, ai nuk kishte motiv tjetėr nė jetė. Por, siē ndodh shpesh me popuj qė bėhen gazi i vetvetes, ai u shfaq nė portat e Shtetit tė pavarur shqiptar, pikėrisht atėherė kur Shqipėria kishte mė shumė se kurrė nevojė pėr maturi, ngut pėr tė ecur pėrpara dhe pėr tė krijuar strukturėn e njė shteti tė vėrtetė. U shfaq si ēdo fatkeqėsi, por mbi tė gjitha, si njė fenomen, qė mund tė quhet Haxhiqamilizėm dhe qė shfaqet, nė pėrmasa mė minore, aty kėtu nė shoqėrinė shqiptare edhe 100 vjet mė pas.

    Besoj se ju e dini fundin aspak dinjitoz tė kėtij “trimi tė ēartur” dhe “antifeudali tė madh”. Pasi Esta Pasha u kthye nė Durrės me ndihmėn e serbėve dhe pasi i mbetėn fare pak mbėshtetės, Haxhi Qamili u paraqit vetė nė dyert e shtėpisė sė tij. Esat Pasha i kėrkoi qė ai tė varte nė litar 40 miqtė e vet tė ngushtė, zullumqarė tė pėrbashkėt, nėse donte qė t’i falte jetėn. Haxhi Qamili e bėri kėtė me shumė zell, me shumė pasion, pa kuptuar sesi njė njeri qė nuk e mbante fjalėn kurrė dhe i pabesė, Esat Pasha, do ta varte edhe atė. Dhe kėshtu bėri realisht! Besoj se zoti i ka bashkuar kėta dy zullumqarė tė mėdhenj, tė ndryshėm nė llojin e tyre, nė ferrin dantesk!

    I nderuar profesor,

    Po e mbyll kėtė shkrim qė as vetė nuk di si ta etiketoj, me njė ndjesi tė mirė. Me ndjesinė se fati e ka sjellė qė ju tė jeni nė kulturėn dhe shoqėrinė shqiptare thuajse 90 vjet pas zhdukjes sė Haxhi Qamilit. Nėse do tė kishte qenė ndryshe, fati do ishte shumė pak bujar me ju. Njė ditė, nė shtėpinė ku ju jetoni bashkė me 10 mijė librat tuaj do tė shfaqej njė personazh qė s’mund tė mos quhej komik: i shkurtėr, me poturre tė bardha, por tė zgjyrosura, me pallto gjenerali qė e kishte vjedhur nė garderobėn e Fadil Pashė Toptanit, me qeleshe tė ulėt tiranase, por me shirita ari nė mėngė dhe me njė shpatė jatagan qė e kishte gjetur s’di ku! I shoqėruar nga njė dyzinė bashibozukėsh do tė digjte fillimisht gjithė librat shqip, pastaj, fati juaj do tė ishte peng i idesė qė do t’i lindte nė moment nė kokėn e tij gjysmake. Me shumė gjasa, njė ide jo aq e mirė. Gėzohem pra qė jetoni 90 vjet mė pas, sepse shumė punėtorė tė gjuhės dhe kulturės shqiptare tė kohės, nuk do tė donin ta sillnin nė mend atė moment…


    Me nderime,
    Blendi Fevziu

  6. #126
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    nje gje me ben pershtypje .....qe nje shkrimtar te beje nje definacion rreth kultures shqiptare.....

    e pare e punes ,ai nuk esht origjinal ,por thjesht nje hipokrit shkrimtar qe per te marre cmimin nobel ndryshon fe dhe karakter .me perngjahson shume me perandorin kostandin qe u be kristian per tu fuqizuar ne pushtet [duke marre mbeshtetjen e kristianeve nga mbas]

    si guxon ai flet per historine shqiptare dhe kulturen duke qen njeanes .e vetmja gje qe nje shkrimtari nuk i ka hije esht kjo gje .se qenit njeanes....

    un kurre se kam pelqyer krijimtarine e tij ,por me sa duket mospelqimi im po kthehet ne realitet edhe per nja ca intelektual shqiptar ...

    kurse sa per ju forumista ,un eci gjithmon me mendimin qe shumica jan injorante ,e nuk pres nga ju te jepni konkluzion ose gjykimin tuaj te sakte...

    per nje gje me pelqejne western people...sado ti lepish kembet ti atyre ,ata me shume vleresojne nje armik [ne kuptim figurativ] kulture ,sesa nje servil i rendomte si ismail kadare [emri pritet ndryshoje se shpejti per njeriun qe fryma e shenjte ka zbrit ne te ]

    qe tani skam pare ndonje figure letrare ne anembane botes qe te beje nje gjykim iracional rreth nje kulture ,feje dhe tradite si ky ''ish-tradhtarin'' e kombit shqiptar...se dhe per kete duhet ta pohojme qe edhe ne jemi hipokrita...sepse deri dje ishte nje figure e shemtut ,tani qeka messiah e shqiperise ky ''shkrimtar

    sa per ata qe bejn gam gam rreth pushtimit turk.......dakort edhe un po bashkohem me mendimin e tyre qe turqit skan sjell ndonje miresi tek ne pergjate kolonizimit te tyre [kadareja mendon ndryshe ama rreth kesaj]

    a mundet ndonjeri prej jush te me thuaje qe -'' po pushtuesit e tjere gjate shekujve qe kan lare [si dhe turqit ] tokat tona me gjak , a kan sjelle ata ndonje ''miresi'' tek ne ?

  7. #127
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    ti noname qeke shume njeri i ceket dhe zgjedh temat me ''humbje kohe '' ne kete forum....

    ore ti me ben te dyshoj ''mos je gje valle -sikh- nje sekt hindu ,sepse me sa di un vetem ata e shprehin haptazi urrejtjen ndaj fese islame...skam pare ndonje kristian te mirefillte ta beje kete gje...ben mire te kontrollosh orrigjinen nga e ke!!

    qe ti kursesh kohen ketyre forumistave me temat ''humbje kohe'' qe zgjedh ,a do qe te bej un cik predikim keshtu qe ta heqesh kete mllefin 'islam' qe te bruan perbrenda e te behesh edhe ti mysliman [njeri i llogjikueshem]????????

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •