Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Lightbulb Pas 70 vjetesh Katedrala e re ne Tivar !!

    Pas shtatėdhjetė vjetėsh dhurohet trualli pėr ndėrtimin e Katedrales sė re nė Tivar


    Tė enjten, mė 9 mars 2006, nė ndėrtesėn e komunės sė Tivarit, u nėnshkrua marrėveshja mes komunės dhe Arqipeshkvisė sė Tivarit mbi ndarjen – dhurimin e tokės pėr ndėrtimin e katedrales sė re nė pjesėn e re tė qytetit.
    Marrėveshjen e nėnshkruan mons. Zef Gashi, arqipeshkėv i Tivarit, dhe zonja Anka Vojvodić, kryetare e komunės sė Tivarit.
    Gjatė aktit tė nėnshkrimit tė marrėveshjes ishin tė pranishėm arqipeshkvi i Tivarit nė pension, mons. Pjetėr Perkoliqi, famullitari i Tivarit p. Krešimir Djaković, parohu i Tivarit, Radoman Mijajlović, imami kryesor i Tivarit, Mujdin Mulaimi, dhe tre pėrfaqėsues katolikė, anėtarė tė kėshillit nė Kuvendin komunal tė Tivarit: Matija Ćetković, Nedjeljko Đurović dhe Dragan Perajković.
    Pas nėnshkrimit tė marrėveshjes, tė pranishmėve iu drejtua zonja Vojvodić, kryetare e Komunės. Ajo shprehu kėnaqėsinė qė trualli pėr katedralen e re nė pjesėn e re tė qytetit iu dhurua Arqipeshkvisė sė Tivarit, institucionit mė tė vjetėr fetar, kulturor dhe qytetar nė kėto troje. Nė veēanti ajo theksoi faktin se nė Tivar sė shpejti do tė fillojė ndėrtimi i tri objekteve tė rėndėsishme tė tri bashkėsive fetare: Katedrales sė rė katolike, tempullit ortodoks dhe xhamisė, gjė qė do tė kontribuojė edhe mė shumė nė tolerancėn dhe nė bashkėjetesėn e njerėzve nė kėtė qytet.
    Mons. Zef Gashi, duke iu drejtuar tė pranishmėve, para sė gjithash e falėnderoi kryetaren e komunės pėr zgjidhjen e kėrkesės pėr ndėrtimin e Katedrales, qė ishte bėrė nga mons. Nikola Dobrečić-i disa dekada mė parė dhe theksoi se Katedralja me siguri do ta stolisė qytetin tonė, sikurse edhe objektet e bashkėsive tė tjera fetare dhe do tė kontribuojė nė thellimin e harmonisė jetėsore tė tė gjithė qytetarėve.
    Me rastin e nėnshkrimit tė marrėveshjen pėr dhurimin e truallit pėr Katedrale e shprehėn kėnaqėsinė e tyre edhe parohu ortodoks dhe imami i Tivarit, duke e uruar dhe pėrgėzuar arqipeshkvin e Tivarit, mons. Gashin.
    Arqipeshkvi i Tivarit nė pension, mons. Pjetėr Perkoliqi, iu falėnderua pushtetit shtetėror dhe kryetares sė komunės pėr kontributin qė dhanė nė zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje tė rėndėsishme.
    Nė pyetjen e gazetarėve se kur pritet tė fillojė ndėrtimi i Katedrales dhe a janė siguruar mjetet pėrkatėse, arqipeshkvi Gashi theksoi se ndėrtimi do tė fillojė sė shpejti, kurse udhėheqėsve shtetėrorė u bėri te ditur se Arqipeshkvia nuk kėrkon kurrfarė huazimi tė hollash ose ndihmė nga shteti, por vetėm qė t’i lirohen mjetet e bllokuara nė bankė, tė cilat janė tė dedikuara pėr kėtė qėllim.
    Nė mbledhjen e mbajtur mė 30 janar 2006, Kuvendi komunal solli vendimin mbi kalimin e sė drejtės sė tokės pėrkatėse pėr ndėrtim nė Arqipeshkvinė e Tivarit, qė kap hapėsirėn prej 4. 985 m², brenda sė cilės 2. 400 m² pėr Katedrale dhe 440 m² pėr shtėpinė e meshtarit, duke e liruar nga pagimi i komunalive. Arqipeshkvia ėshtė e detyruar tė fillojė punėn nė afat prej njė viti. Nėse nuk e bėn kėtė, marrėveshja prishet dhe humbet e drejta pėr kėtė truall.
    Besimtarėt e famullisė sė Zojės sė Papėrlyer nė Tivar, e pritėn me shumė gėzim dhe e kremtuan kėtė ngjarje tė rėndėsishme.
    Lutjen e parė qė t`i ndahet trualli Arqipeshkvisė pėr ndėrtimin e Katedrales pushtetit komunal ia kishte drejtuar arqipeshkvi, mons. Nikola Dobrečić-i, qysh mė 1937. Komuna kishte marrė vendim, por pėr shkak tė Luftės sė dytė Botėrore, nuk qe e mundur tė fillonin punimet e ndėrtimit. Pas Luftės sė dytė Botėrore, pushteti komunist nė qytetin e Tivarit, ia mori Arqipeshkvisė mė se 60. 000 m² tokė. Lutjet qė ia drejtuan pasardhėsit e mons. Dobrečić-i, arqipeshkvi mons. Aleksandar Tokić-i dhe mons. Pjetėr Perkoliqi, qenė refuzuar, kurse me ndryshimet demokratike u dhanė premtimet se ēėshtje do tė zgjidhej pozitivisht. Pra, ėshtė dashur tė pritet gati 70 vite, qė edhe katolikėt e Tivarit tė fitojnė hapėsirėn (truallin) nė pjesėn e re tė qytetit, ku do tė mund ta lėvdojnė e t’i pėrkushtohen Zotit.
    Kėtė ngjarje tė rėndėsishme e pėrcollėn shumė gazetarė si dhe kamerat e televizionit shtetėror.
    E falėnderojmė Zotin e mirė dhe ndėrmjetėsen tonė, tė Lumen Virgjėr Mari, pėr kėtė dhuratė tė madhe.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Sikurse e permendi NoName, kisha katolike ne Tivar ka histori 2000 vjecare dhe lidhje te ngushte me katolicizmin ne shqiptare, edhe kleri eshte i perziem... keshtu qe eshte lajm i gezueshem qe po rikthehet katedralja ne kete qytet buze Adriatikut.

Tema tė Ngjashme

  1. Pirro Dhima: Ju rrėfej gjithė historinė time shqiptaro-greke
    Nga zeus nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 294
    Postimi i Fundit: 23-04-2024, 16:58
  2. Nė “e M ė R T ė P O P U Ll I T”
    Nga Henea nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-05-2009, 16:43
  3. I heqin veshkėn, e zbulon pas 3 vjetėsh
    Nga Humdinger nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 13-06-2008, 20:30
  4. Tė ndarė nga lufta, takohen pas 64 vjetėsh
    Nga Davius nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-04-2006, 13:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •