Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Nëse je studente seksi, nuk ke probleme në provim?

    Ti je vajzë e bukur dhe s’ do të kesh probleme as në provim, më tha profa kur e ndalova në korridor të fakulteti për ta pyetur diçka rreth literaturës së lëndës” thotë një studente e Letërsisë shqipe. Ajo thotë se nuk e di qëllimin e profesorit por “cili do çoftë vetëm e ka treguar vehten”.

    Etika e njeriut është e bazuar mbi ndershmërinë të cilën ai duhet ta ketë ndaj një personi të caktuar.. Universiteti - vendi ku mbizotëron gjithmonë arsyeja, dija, kultura, shkenca e mbi të gjitha respekti i ndërsjelltë, ndërmjet studentëve dhe profesorve.


    Por në Universitetin e Prishtinës,etika e profesorëve nuk respektohet sa duhet jo për fajin e studentëve,por drejtëpërsëdrejti prej mësimëdhënësve në këtë institucion arsimor.

    Në Universitetet perëndimore raportet student-profesor,koperohen në mënyra të ndryshme dhe për qëllim kryesor kanë avansimin e dijes dhe plasitjen e saj në shoqëri e jo siç ndodhë me disa profesorë të Universitetit të Prishtinës ku qëllim kryesor i tyre nuk është dituria dhe avansimi i studentëve në lëmi të ndryshme por aventurat e tyre.

    Raportet student-profesor janë të ndërsjellta,mirpo ka raste kur këto raporte për arsye të ndryshme e humbin statusin e tyre dhe kështu ato raporte kalojnë në një fazë tjetër që shumë kush mund ta quaj edhe si fazë të “flirtëruar”.
    Shumë studente hezitojnë që rastet të cilat kanë të bëjnë me malltretimet nga profesorët universitar t’ia paraqesin organeve gjegjëse,pasi që ato mendojnë se më pas do të pësojnë keq.

    Një studente nag Fakulteti i Shkencave Matematikore,në degën e ekologjisë pohon se profesori i saj e ka rrëzuar 7 apo 8 herë nga provimi,ajo thotë se nuk i di shkaqet e rrëzuarjes së saj nga provimi,por ajo mendon se lëndën ia ka mësuar mirë.

    Studentet e Fakulteti Juridik të Universitetit të Prishtinës,nuk i kanë edhe aq mirë punët me profesorët e tyre,një studente tregon se profesori i ekonomisë dhe ai i kriminologjisë shpesh bëjnë “hajgare” me to,por ka edhe prej studentve të cilët vishen në mënyrë provokative,ajo thotë se faji ëshët i të dy anëve.

    Ndërsa një student nag Fakulteti Filozofik,në degën e Sociologjisë nuk mendon se profesorët e këtij Fakulteti malltretojnë studentet,ai thotë se profesorët e këtij fakulteti janë “haxhilerë”,ndërsa një student tjetër thotë se edhe Fakulteti Filozofik nuk ua lëshon edhe aq rrugën profesorëve të fakulteteve tjera ,por këta punën e kryejn në mënyrë më diplomatike.

    Një studente e vitit të parë të fakultetit Ekonomik thotë;”ne të vitit të parë nuk po guxojmë të lirohemi as me studenta e as me profesor, ruju prej ktyre -ruju prej atyre, mendohemi t’I përshëndesim në rrugë e lëre më të ulemi të pim kafe si ati të viteve të dyta e të treat”.

    Ka edhe raste të atilla kur studentët thonë se profesorët ua kushtëzojnë provimin në mënyra të ndryshme, siç pohon një student i fakultetit të Edukimit se profesori i tij i ka thënë “qitma shoqen tënde provimin e ke të kaluar “ky student tregon pa hezituar sepse tani më ai ishte pak para diplomimit.
    Përveç Fakultetit Filozofik, Juridik,Ekonomik dhe ati të Edukimit këtë dukuri e hasëm të stërmadhuar edhe në fakultetin Filologjik, këtë gjendje e kuptuam nga fytyrat e studenteve të këti fakulteti të cilat nuk hezituan ta shprazin mllefin e tyre.
    Studentja M.Sh në vitin e dytë në këtë fakultet thotë “ në vitin e kaluar katër herë jam rrëzuar nga provimi edhe pse jam e sigurt se 90% të lëndës e kam ditur, ndërsa shoqja ime ka kaluar provimin pa problem” shkak sipas saj për këtë problem është se ajo nuk është pispillosur sikur shoqja e saj me veshje provokative para profesorit.

    Një tjetër student i këti fakulteti e posaqërisht i degës së Gjuhës shqipe thotë :”nuk po i kaloj provimet sepse nuk jam vajzë”, sipas tij profesori ka zgjedhur vajzat më të pashme të gjeneratës dhe ua ka kaluar provimin .
    “Femrat kanë kërkuar të drejtat e tyre e nese profesorët vazhdojnë kështu ato edhe do të na rrëzojnë nga pushteti të gjithë meshkujt”shprehet një student tjetër i degës së gjuhës gjermane.

    “Ti je vajzë e bukur dhe s’ do të kesh probleme as në provim, më tha profa kur e ndalova në korridor të fakulteti për ta pyetur diçka rreth literaturës së lëndës” thotë një studente e Letërsisë shqipe ajo thotë se nuk e di qëllimin e profesorit por “cili do çoftë vetëm e ka treguar vehten”shton ajo .


    A.I & A.B
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Epo eshte mese normale o Davius.
    Se mos eshte hera e pare, ka plas ne kulm korrupsioni.

    Ps: Nuk thote shyqyr
    Jeta ime, mban emrin e saj..

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Të jesh a të mos jesh studentë? Kjo është çështja.
    Nga banago në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-05-2006, 11:25
  3. Gert Bogdani, studenti shqiptar i Amerikës
    Nga StormAngel në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 09-07-2005, 09:28
  4. Burrat dhe grate me probleme mendore duhen te parandalohen...
    Nga *~Rexhina~* në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 30-08-2004, 15:13
  5. Universitetet, sivjet do të presin 10 941 studentë
    Nga Enri në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-08-2003, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •