Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 29 prej 29

Tema: Shėtitja

  1. #21
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    lezeti i te qenit fiori, eshte kjo qe je. Edhe pse here pelqehesh e here jo (ose zot na ruaj me keq se nuk pelqehesh) lol
    ...i kam lexuar me kenaqesi...
    u ndjeva pak a shume edhe une si ti
    mu be se po i drejtohesha dikujt dhe vetes plus
    mu be se po i drejtoheshe vetes plus mua.
    e bukur.


    edi me ka bere te qesh me zeeee!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  2. #22
    In Flames Maska e dimegeni
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371
    Fiorin po e shofim duke u rritur ne forum.
    Discover me like emptiness.......

  3. #23
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Fjale me vend kjo Dime.

    Duke u rritur e duke lajthitur.
    Edi

  4. #24
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    meqe me ka marre malli, po klik ketu!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  5. #25
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Kulmi i kėnaqsisė
    (nė padurim pėr tė tė thėnė...se dhe unė e di)

    Shtati me ka marre formen e nje tjetre. E njėrėz qe nuk ma kish zene syri me pare. Me avitet ne oret e dites si fluturashkat qe frynim nga lulet e thinjura. Kjo tani ka mesuar te beje zjedhje dhe flet si e panjohur. Vras mendjen gjithe diten ku ka mesuar. Te jete kjo, qe pelqejne te gjithe, kjo, qe nuk jam une?! Ne nje gurgullime te qeshurash ja ndjej jehonen e hareses dhe i afrohem per ta perkedhelur, si macen qe rri ne dritare reze stines se ftohte. Dashuria nuk qenka ashtu sic e kishim menduar. Eshte e gjitha 24 ore. Ti ke ne dore ti harxhosh te gjitha oret bashke, ose ti ndash ne stine. Eshte kulimi i 24trės qe me shqeteson tani. Une kam akoma 6 ore, vetem gjashte. Ne 24 do te vdes, do te shkrumohem, nuk do me marre me malli por do largohem per nje tjeter dashuri, e shperbere nga kjo e jotja. Une mendova se do duheshim gjithmone, po ora po rrjedh neper buēitje qeshurinash qe vrasin vezhgimet enigmatike. Nuk do e nis atje ku e patem nisur ne oren nje, por do e nis diku, gjithmone me mallengjimin njerzor te vetmise qe nuk vjen me. Se kraharori po mbushet me shpirtra dhe nuk ka me vend. E une numeroj minutat, pa u kujtuar se jam akoma nen folezen e lidhjes qe krijuam te dy.
    Ajo me shikon dhe me ben komplimente per pantallonat e kuqe dhe hijen e cuditeshme te fytyres. Vrapova kaq shume te shikohesha ne pasqyre, pa e ditur se dhe ajo genjen. Pese ore tani...

  6. #26
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Paralele

    Bota paralele nuk egziston ne galaksi te tjera edhe pse teorikisht ndoshta do na pelqente ta shpjegonim keshtu. E ē'djall teorie?! Tek e fundit me kane thene te mos e perdor shume kete fjale se ndjell keq. Hipokrizi naive e parregjur si duket me te verteten e gjithanshme, se e keqja egziston ne cdo rreth e bote te vogel ku ne lundrojme. Kulmi i cdo te mire eshte nje e keqe, ndaj ndoshta kam frike te kerkoj e shijoj te mirat. Me kane thene gjithashtu se e mira me perket dhe e merritoj. Shume merritues kam njohur gjate udheve ku me ka shkelur makina, per ters te keqen ja u pashe te varur ne balle te gjitheve. E njoha ne te gjitha trajtat e saj, sa sot asnje fytyre e saj nuk me ben pershtypje. E pres krahehapur e gatshme per te llogaritur fizikisht lojen time te ardhshme, asgje me teper. Kaq, shume, normale...
    Sot arestuan nje prostitue dhe une isha e vetmja qe ndjeva keqardhje. Kishin frike mos ishte e semure dhe behej shkak per ndonje epidemi te keqe mes pasanikesh. Atyre u hante kurrizi po grushtin e hengri ajo. Qe sipas meje nuk kishte tru me te gjere per te identifikuar se ndoshta nje pune si pjatalarese do kishte qene me e thjeshte. Policet ishin maskuar te gjithe si pasanike, rol qe me sa vura re po u shijonte. Ajo kishte floke te verdhe dhe te pa rregulluar. Nga sa mora vesh mund ta arestonin vetem pasi te kish kerkuar leke per "aktin" e saj. Pas ngjarjes policet na shtrenguan doren per bashkepunimin, ndersa ajo ecte me shikimin drejt, ndoshta me trurin e saj ne pune tek bota paralele, po ne prehje tek kjo e jona ketu. Nuk kishte shprehje fytyre, ndaj dhe mendime te tilla me zhgarraviten mendjen (mua tek kjo bote). Polici kishte qene klienti i katert sot. Uauu, kater... Me gjithe peshtirosjen qe me krijohej nga nuk e di cfare bote e imja, imagjinata me vriste qetesine dhe ndoshta nje pafajsi qe isha munduar ta ruaja per vite. Ja pra qe ndodhka edhe keshtu. E ndoshta per cudine time me te madhe ne nje nga botet e mia dhe une mund te kisha vepruar si ajo.
    Pasi i tregova ngjarjet e dites, mami me kujtoi per ciftin me femijen e semure. - Nuk ka me keq vazhdoi... Fillova te qeshja si e marre dhe ne ate moment mu kujtuan gjithe ato bucitje te qeshurash qe me kishin mbushur shpirtin gjate dites. Ndoshta jam pak e ēmendur, ndoshta te gjithe jemi pak te ēmendur perderisa vazhdojme qeshim pas gjithe ketyre eklipseve te boteve tona paralele.
    Ja njoha fytyrat te keqes ne botet e mia dhe tani shpesh indiferente i hap rruge. Me vjen keq per te keqen e te tjereve, por te tyret duhet ti njohin vete!

  7. #27
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    E shkathet

    Tanget me ngjarjet e asaj dite, qendronte ideja e takimit qe me priste ate mbremje. Them tanget, pasi dhe tani e ndjej dhimbjen qe me shkaktonte pickimi i rendesise se ngjarjes qe prisja te ndodhte, dhe e gjitha vinte si shigjete e mprehte drejt asaj qe po ndodhte ne fakt, gjate dites.
    Cfare po ndodhte i kishte marre fillesat tek humbja e nje telefoni i cili nuk ishte as i imi, por rastesia e solli tek dita ime dhe humbja e tij po harxhonte minuta te jetes me te cilat mund te kisha bere dicka me te rendesishme. Me pas nga tregimi i Tij mora vesh se dikush kishte vdekur. Kete lajm ai na e dha qete dhe papritur pas tregimit te nje historie tjeter qe kishte ndodhur pak kohe me pare ne nentoken e Bostonit, ngaterruar me zhurmen e trenave. Kjo histori gjithashtu kishte nje telefon. Historia e tij mbi telefonat zgjati disa minuta ndesa une isha me e interesuar te shpjegoja se si nje zog kishte hyre ne mengjes ne garazhd dhe ishte perplasur ne dritare. E pashe nga afer gjithe kete ngjarje dhe zhurma qe krahet e tij kishin bere me ishte fiksuar gjithe mengjesin. Nuk e kuptova nese perplasja ishte shkaktuar nga hapat e mi apo thjesht kishte qene i dehur, zog i dehur. Me bezdiste egzistenca e zogut ne gjithe kete gjullurdi, aq me teper kur e kuptova se sa shume energji dhe mendime po i kushtoja. Ishte dicka qe nuk mund ti shpetoja dhe pa dashur e kapa veten duke u munduar te gjeja fjalet e sakta per te treguar historine ashtu sic ndodhi. AI vazhdonte te shpjegonte se si tregimet e mija duhet ti nisja me nje thenje pozitive, po as e kishte idene cfare po me bluante mua mendja. Ishte cudi qe isha duke bluar nje "tregim".
    - Zogu piu dhe une pau...
    Ndaloi se foluri, me pa ne sy dhe qeshi.
    - Cfare do te thuash?
    Gjithe ato mendime dhe gjithe ai mundim per te gjetur fjalet e duhura ne lidhje me zogun dolen si nje pau dhe nje piu. Dhe une qesha...
    - Nje zog kishte hyre ne garazhd sot - shpjegova
    Ne ate kohe dritat e kuqe me zune perseri para barit. Eshte e njejta qoshe ku ndaloj cdo dite. Nuk u shpetoj dot dritave kur kaloj te hene rreth ores 12 ne dreke, nuk u shpetoj dot te marte ne oren 2, nuk u shpetoj dot te enjte ne oren 11 te darkes...asnje dite te javes, gjithmone ndaloj tek kjo qoshe. Dhe ne fakt ne qofte se marr ndonje rruge tjeter perseri do me duhet te kaloj tek kjo qoshe nq se dua te shkoj ne shtepi. Jessica me kishte ftuar dy muaj me pare te shkonim te degjonim dy djem me kitare tek bari ne qoshe, ate mbasdite nuk pata kohe, keshtu u takuam nga darka, tek vendi ku takoheshim gjithmone. Nuk e di pse ajo ftese me kujtohet gjithmone kur ndaloj tek dritat, nuk e di perse Jessica me kujtohet gjithmone tek kjo qoshe. Tani eshte bere e domosdoshme, ndaloj tek dritat, me kujtohet Jessica, vras mendjen si gjithmone pse ndaloj tek te njejtat drita dhe pastaj cuditem me veten perse ky vend me kujton Jessican. U hapen dritat dhe une u leshova si gjithmone...
    Pasi na tregoi nje ore historine e trenave ne Boston, telefonave te humbur, te vdekureve e te gjalleve, vazhdoi ti fliste librit te vogel. Une shpesh flas me vete ne makine, po kjo sepse gjithe njerzit i kam me vete neper qoshe dhe drita, dhe asnjeri nuk me degjon, keshtu detyrimisht i kthehem vetes. Ndersa ate duke i folur librit te tij te vogel ne nje kohe kur ne te gjithe jemi duke e pare ne sy, nuk e kuptoj dot!
    Dritat e fundit! E tani e di qe me duhen 2 minuta dhe 39 sekonda per te arritur tek dera e garazhdit. Mund te jete 2 minuta dhe 45 sekonda nq se akulli nuk ka shkrire akoma nga rrezet e mengjesit.
    Mbremja me priste pas parkimit te makines. Gjithe ajo rruge, histori dhe njerez qe me shoqeruan gjate mengjesit nuk me shpetuan dot nga ajo cfare do te ndodhte ate mbremje, e ndjeja pickimin tanget duke ecur drejt deres se shtepise!

  8. #28
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Kur ditet rrokullisen me orare e zile, eshte e veshtire te kuptosh nese kur hap syte eshte ora 3 e mengjesit apo 3 pasdreke. Ne enderr kisha ngrene xupa me ēokollate bashke me Rinen dhe e vetmja gje qe me shqetesonte ishte se kete mbasdite duhet ta mbaja mend, madje duhet ti dergoja ndonje mesazh edhe Lores ne menyre qe dhe ajo te ishte ne dijeni te ngjarjes. I vetmi shqetesim ishte se e dija qe po te hapja syte Rina nuk do te ishte me aty, dhe nq se i dergoja Lores mesazhin atehere do te dilja genjeshtare. Rina qeshte me te madhe dhe me tregonte per udhetimin ne Chicago si dhe veshjet qe i duheshin cdo fundjave gjate udhetimeve. Nuk isha e interesuar te degjoja cfare Rina kishte per te thene, por ishte mjaft e rendesishme qe ajo te vazhdonte te fliste, ne menyre qe kjo mbasdite te vazhdonte te egzistonte dhe une te gjeja nje menyre se si ta tregoja ngjarjen. Ne oret ne vazhdim, u habita si nuk isha e shqetesuar nga embelsira qe po haja...embelsirat kisha kohe qe i kisha lene dhe tani limonėt mjaftonin pėr ēdo lloj racioni. Zilja ra dhe si gjithmone duke mbajtur nje sy mbyllur per te ngadalesuar ngjarjen dhe nje tjeter hapur per te ndaluar zilen, sonambul i enderrave te mia, u ngrita mekanikisht dhe vetem kur vura re oren munda te hapja te dyja syte e te harroja per momentin dhe per embelisren qe po me shijonte aq shume. Shijen e kisha akoma ne goje dhe megjithese isha e etur nuk doja te pija uje si zakonisht, per te mos larguar ndjesine. Ishte ne te vertete mbasdite dhe me sa kujtoja nuk duhet te shkoja ne ndonje vend me orar. Zilja sic duket kishte mbetur qe nje dite me pare dhe tani qe Rina ishte larguar bashke me xupat, une rrija e ulur ne kolltuk duke pare akrepat e ores ne mur. Nq se viti do te kish 2 dite, atehere i binte qe nje 40 vjecar te kishte jetuar vetem 80 dite. Pra sic duket vdesim me shpjet sec e kishim menduar. Ndoshta kjo ka qene arsyeja perse ju futem llogarive per te krijuar nje kalendar. Perderisa ka vende ne bote te cilat jane erresire 6 muaj te vitit, atehere masa si dita dhe nata, ne te vertete nuk egzistojne.

    ...vazhdon

  9. #29
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Kjo e fundit priti 2 shtatorin e 2005 tė mbaronte...Duke shėtitur, as kėtu e as atje. Ėngjėll dhe mėkatare!

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Per ata qe na harrojn ......keshtu si per qef
    Nga shtrigaa nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 118
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 02:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •