Pėrpiluem prej: Dr. Ludwig von Thallóczy-t
Me pjesmarrjen e Prof. Dr. Konstandin Jireček-ut, Prof Dr. Milan von _ufflay-t, Shef Sekcjoni Theodor Ippen-it, Prof. E.C. Sedlmayr-it, Arqivar Dr. Josef Ivanič-it, tė ndjyemit Emmerich von ***įcson-it, Kshilltar Sekcjoni i mbr. Hung.. Béla Pech-it dhe Karl Thopia-s.
Mustafa Merlika- Kruja
Origjinali: Botim i Duncker e Humblot-it, München dhe Leipzig, 1916.
DIFTUES
( i plotė i pėrmbajtjes sė lėndės)
PARAQITJE
PARATHĀNĖ
I
SHQIPNIJA NĖ TĖ KALUEMEN (Dr. Konstantin Jireček: Albanien in der Vergangenhei,63-93)
II
HISTORIJA PARAKE E ILIRVET NĖ QARKUN E BOSNES ( Dr. Ludwig v. Thallóczy: Die Urgeschichte des Illyrertums auf dem Gebiete Bosniens, 3-38)
III
KRUJA DHE QARKU I SAJ BĖRTHAMĖ E SHQIPNĢS MESJETORE (nė tekst āsht: Dr. Ludwig v. Thallóczy und Dr. Konstantin Jireček: Zwei Urkunden aus Nordalbanien, 125-151)
IV
POZITA E E KALUEMJA E QYTETIT TĖ DURRSIT NĖ SHQIPNĢ (Dr. Konstantin Jireček : Die Lage und Vergangenheit der Stadt Durazzo in Albanien, 152-167)
V
SHKODRA E KRAHINA E SAJ NĖ MESJETĖ (Dr. Konstantin Jireček: Skutari und sein Gebiet im Mittelalter, 94-124)
VI
VLORA NĖ MESJETĖ (Dr. Konstantin Jireček: Valona im Mittelalter, 168-187)
VII
SHQIPNIJA MESJETORE (Dr. Milan v. _ufflay: Das mittelalterliche Albanien, 282-287)
VIII
KUFIJT E SHQIPNĶS NĖ MESJETĖ (Dr. Milan v. _ufflay: Die Grenzen Albaniens im Mittelalter, 288-293)
IX
GJŹNDJA KISHTARE E SHQIPNĶS PARATYRKE ( Dr. Milan v. _ufflay: Die Kirchenzustände im vortürkischen Albanien, 188-281)
X
KONTRIBUTE HISTORĶS SĖ MBRŹNDSHME TĖ SHQIPNĶS NĖ QV. XIX (Theodor Ippen: Beiträge zur inneren Geschichte Albaniens im XIX Jahrhundert, 342-385)
XI
DJASPORA SHQIPTARE (Dr. Ludwig v. Thallņczy: Die albanische Diaspora, 299-341)
FJALORTH neologjizmash, fjalėsh e ligjiresash tė rralla tė pėrdoruna nė kėtė vepėr (pėrkthyesi Mustafa Kruja).
DIFTUES I EMNAVET VEĒORĖ
PARAQITJE
U mbushėn gati 90 vjet qysh se u botuen n'gjermanisht dy vllimet tė pėrpiluem nga Dr. Ludwig von Thalloczy, me titullin Illyrisch-Albanische Forschungen".
Nja 40 vjet mbas atij botimi i u shtrue Mustafa Kruja me e pėrkthye shqip vllimin e parė, tue zgjedhun ato pjesė qi ai gjykonte mā tė pėrfaqsueshme pėr Shqipninė, me titullin Vėzhgime iliro-shqiptare".
Nė dorshkrimin e tij gjindet nė fillim nji faqe me titullin Parathanė e Pėrkthyesit". Ajo faqe mbeti e bardhė, mbasi vdekja e zuni para kohės, nė 1958. Ka shpėtue nji faqe tjetėr me kėto pak rrjeshta:" Nė qoftė se āsht thānė qi kjo vepėr tė shohė ndonji herė dritė e shtypun, dėshiroj qi mundsisht kėtė barrė t'a marrė pėrmbi vete nji kompetent. Mund tė ketė gabime qi un i kam lanė me i krye ma vonė e s'i a kam mbėrrīmė. Gabime e tė meta, nė qoftė se do tė ndreqen e do tė plotsohen, tė shėnohen prej kuj u bānė."
Kompetenta nė kėtė lāndė sigurisht nuk mungojnė nė Shqipnķ e pėrtej, por familja ka vendos me e botue siē āsht, me shpresė qi mu ky botim tė shkaktojė interesė jo vetėm ndėr studjozėt e historisė shqiptare me recensione dhe komentime tė tyne, por edhe nė nji qark mā tė gjānė lexuesėsh qi duen me nxānė mā tepėr mbi Shqipninė e atėhershme dhe mā tė hershme.
Siē āsht" don me thānė edhe nė gjuhėn gege, me bindje qi kjo gegnishte do tė kuptohet mirė prej ēdokuj nė botėn shqiptare edhe sot.
Njikohsisht nėnkuptohet se interesi kryesor i lexuesvet do tė pėrqėndrohet nė pėrmbajtjen e veprės origjinale e hartueme nga studjozėt austro-hungarė.
Trajtohen ngjarjet dhe rrethanat historike tė qytetevet dhe krahinavet kryesore tė Shqipnisė etnike prej origjinet deri nė fillim tė shekullit XX me shpirt vėzhgimi i pėrkrahun nga nji morķ dokumentash tė vėrtetueme dhe nji objektivitet qi āsht cilsķ primare e nji historjani.
Pėrkthyesi i ka shtue tekstit origjinar shėnime e komentime tė veta, (tė dallueme me shkrolat A,B,C,...) shpesh herė tė pėrthellueme dhe tė pėrhapuna, si plotsim i veprės kryesore, pėr sa i pėrket tre kapitujt e parė. Pėr tė tjerėt fati nuk e lejojė: edhe nji shtojcė mbas tekstit themelor, nji diftues analitik mbi emnat veēorė ndėr mā tė randsishmit, mbeti vetėm te shkrola A.
Mā nė funt botohet kėtu nji Fjalorth" i Pėrkthyesit mbi fjalė tė pėrdoruna nė tekstin shqip. Kjo pjesė mund tė shihet si nji minjaturė dhe nji esé i Fjalorit tė Madh tė Gjuhės Shqipe qi Mustafa Kruja hartoi gjatė 15 vjet pune, dhe qi, gati pėr shtyp nė 1943, hupi nė furķn e ngjarjeve ushtarake dhe politike tė Shqipnisė n'atė kohė e mbas.
Nji falėnderim i nxehtė i detyrohet atyne qi e kanė bā tė mundun me kshilla e me veprime botimin e kėtij libri, veēanėrisht Z.it Willy Kamsi, Z.it Gjovalin Ēuni, Z.it Ardian Ndreca .
Bashkim Merlika
PARATHĀNĖ
Kjo pėrpilesė pėrfshķn nė dy vėllime nji tog studimesh e hartimesh, disa me mbrźndsinė historike, do tjera ethnografike-zakonore, nė tė cilat pėrmblidhen sende tė kohės sė tashme,1915, qi i pėrkasin zhvillimit ekonomik kombtar tė Shqipnķs, sidhe shkoqitje mbi tė shkuemen e afėr tė vźndit. Auktorėt e kėtyne punimeve, tė rendueme simbas kronologjķs dhe lāndės sė tyne, janė dijetarė e shkrimtarė nga tė dy Shtetet e Monarqķs.
Botuesi ka marrė pėrmbi vete qi nj'ato punime dijetarėsh specjalista mbi ēāshtje iliro-shqiptare tė cilat kanė dalė ndėr rivista tė ndryshme t'i a bājė tė njohuna (me anėn e kėtij libri) nji rrethi kėnduesash mā tė gjānė, tė cilėt nuk enthusjazmohen pėr Shqipnķn vetėm nė t'ashtu-quejtmen stinė balkanike 1913-14, por janė interesue kurdoherė pėr kėtė copė vźnd.
Āsht padyshim nji farė detyre nderi pėr dijetarėt e Monarqķs me e kultivue kėtė fushė ditunije, mbasi nji konsull i pėrgjithshėm austro-hungar, Gjon Gjergj von Hahn-i (1811-1869), ka qźnė i pari qi me Studimet shqiptare tė tija (1854) na e ka prūmė Shqipnķn mā ngjat, po mė bāhet me thānė madje, na e ka zbulue.
Mbas tij ka qźnė Benjamin Kįllay-i, politikani mā i randsishėmi i Hungarķs pėr Orjentin, ai qi me durimin e vet tė pashoq ka pėrkrahun si ministėr (1880-1903) me fjalė e me punė ēdo nisjativė shkencore qi kishte pėr qėllim njohjen e Shqipnķs. E para historķ e vźndit, e shkrueme shqip, i dihet pėr nder atij. Edhe alfabeti shqip e krijim'i nji gjuhe shqipe pėrbājshin dy pika tė programės sė tij balkanike.
Punimet ditunore tė pasardhėsve tė pandėrmjetėm qi po botohen kėtu, nga tė cilat janė pėr t'u vūmė nė rend tė parė studimet e Prof. Kostandin Jireēekut e tė Prof. Milan Shufflayt, na sjellin prej burimesh tė zbulueme krejt rishtas nji pasunim tė plotvlershėm tė njohunivet historike mbi Shqipnķn dhe mbi marredhānjet e ksaj me fqījt.
Punimet nė fushėn e ethnografķs e tė sė drejtės zakonore shqiptare, veēan studimi udhēelės i Shefit tė Sekcjonit Theodor Ippen, pėrbājnė gurėt e themelit t'ethnologjķs krahashore.
Vėllimi II. 1 ka mbrźnda dy thema prej kompetentash tė provuem, tė cilėt merren me gjźndjen ekonomike e hydrografike tė Shqipnķs.
Nė pjesėn e dytė tė tė II. vėllim, botojmė kontribute, tė mbajtuna ngushtsisht ndėr caqe objektive, pėr historķn e Shqipnķs sė re qi porsa ka dalė nė dritėn e jetės prej konferencės s'ambashatorvet nė Londėr e qi pa plasun ende lufta botore ra pėrsri nė gjumė. Me botimn e kėtyne studimeve e projekteve, kemi synue me provue se Austro-Hungarija, nė tė gjitha pėrpjekjet e saja qi i pėrkasin Shqipnķs, kishte para sysh pikrisht marrveshjet e konferencės s'ambashatorvet nė Londėr, sidomos mbasi ēāshtja shqiptare, nėpėr vėndimet e ksaj konference, pat marrė formėn e nji probleme evropiane.2 Mb'anė tjetėr, Monarqija u ka rregullue ngushtas mbas nj'asaj marrveshtjeje qi ka qźnė bāmė mbi Shqipnķn ndėrmjet ministrit tė jashtėm t'Austro-Hungaris, Golukowskit, dhe t'atij t'Italis, Visconti-Venostas, sė pari me gojė nė pjekjen e Monzės me 6 e 7 nānduer 1897 dhe mbrapa edhe me shkrim nėpėr nji shkėmbim notash nė 1900-19013. U bānė mundime, gjithsa herė qi gjindej ndonji farė baze, pėr me zbulue mjete dhe udhė tė pėrshtatēme pėr nji pajtim t'interesave t'Austro-Hungarķs me ato t'Italķs.
Na e kemi mbajtun veprėn t'onė larg asaj politike. E nėse, nga pikpamja e vėzhgimit historik, botuem pėrnjimźnd para kohe thema tė tashvonshme tė sė kaluemes s'afėr, kėtź e bāmė me qėllim qi tė paraqesim nji materjal tė dobishėm, thjesht tė sendėrt, pėr gjykimin e zhvillimit qi āsht tue gjamė sod nė Balkan.
Se sa vėshtirė ka pėr tė qźnė me i lidhun objektivisht nė nji formė tė pėrpikėt pźjt e zhvillimeve mā tė rejavet, s'ka as nevojė me e thānė. Me gjithė kėtź, kjo barrė bāhet mā e lehtė si pėr botėn e soēme ashtu edhe pėr tė nesėrmen, po qe se bashkpuntorėt e njikohshėm kthiellojnė qėllimet e ēdo veprimi.
Qoftė ndera e ministrit mbretnuer t'arsimit tė Hungarķs, Béla von Jankovich-it, i cili, tue e ēėmue qėllimin e ksaj pėrpilese, i dha shkas botimit tė saj.
Dr. Ludvig von Thallóczy, dhetuer 1915.
1 Nuk bān pjesė nė kėtė pėrkthim. (Pėrkthyesi)
2 Akte diplomatike qi u pėrkasin marredhānievet t'Austro-Hungarķs me Italķn nga 20.VII. 1914 deri me 23. V. 1915. Vjenė, 1915. Akti 144, f. 137
3 Pėr parahistorķn e luftės me Italķn. Vjenė, 1915, f. 19-21.
Krijoni Kontakt