Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Hajdeni nė Harvard!

    Hajdeni nė Harvard!

    Belina Budini
    Margen Ēuko

    Njė shqiptar nė Harvard, qė hap rrugėn pėr tė tjerėt

    Nuk mban syze tė trasha, dosje apo ēantė tė madhe me vete, nuk humbet nė tė thella dhe flokėt nuk i lėpin anash, si ato gjenitė e Harvardit, qė skematizohen nė filmat e Hollivudit. Margen Ēuko nuk ėshtė prototipi i vjetėr i studentit tė Harvardit, ose “peshkopit” siē thuhet nga ne, ama ėshtė njė ndėr ata pak shqiptarė qė diplomohet nė universitetin numėr njė nė botė, sipas klasifikimit akademik tė universiteteve, nė Kolegjin e famshėm tė Harvardit, qė ėshtė edhe mė i pasuri i botės. Ka ndjekur njė rrugė tė vėshtirė pėr tė mbėrritur atje, qė duket se ėshtė edhe e vetmja qė u ėshtė rezervuar shqiptarėve deri tani. Jo vetėm me rezultate tė shkėlqyera dhe anglishte fluente, por duke kaluar sė pari nga njė shkollė e mesme e huaj, mundėsisht e rrjetit tė kolegjeve tė botės sė bashkuar. Por, Margeni qė diplomohet kėtė vit pėr ekonomi-financė nė Harvard, kėrkon t’ua thjeshtojė rrugėn shqiptarėve tė tjerė qė duan ta arrijnė kėtė universitet elitar. Duke u nisur pėr Harvard, edhe direkt nga Shqipėria. Dhe e ka nisur, bashkė me tetė shqiptarėt e tjerė qė studiojnė atje, me themelimin e njė klubi tė shqiptarėve tė Harvardit.


    Njė Klub Shqiptarėsh tė Harvardit, qė kėrkon tė hapė dyert e universitetit numėr njė tė botės, pėr mė shumė shqiptarė. Tetė shqiptarėt e Harvardit, tė vendosur pėr t’u kthyer nė Shqipėri, por mė parė duan tė ndėrtojnė njė urė tė re, qė shqiptarėt ta arrijnė ėndrrėn amerikane, nėpėrmjet Universitetit tė Harvardit.

    TIRANĖ

    – Qė nga Noli dhe Konica, shqiptarėt qė kanė studiuar nė Harvard janė fare pak. Ndėrsa edhe shtete tė tilla si Singapori i pėrgatisin atje ministrat, liderėt dhe elitarėt e tyre, nga Shqipėria ėshtė ende e pamundur tė mbėrrish direkt nė Universitetin e Harvardit. Ata pak syresh qė kanė mbėrritur, kanė ndjekur njė rrugė tė ndėrlikuar, ndėrsa tė tjerėt nuk kanė mundėsinė as tė aplikojnė. Kjo ėshtė arsyeja, pse 8 studentė me shtetėsi shqiptare tė Harvardit, kanė themeluar tė parin Klub Shqiptar tė Harvardit nė SHBA. “Kanė munguar tėrėsisht kontaktet mes kėtij Universiteti dhe nxėnėsve nga Shqipėria, mes Harvardit dhe shtetit shqiptar”, - tregon Margen Ēuko, student nė prag tė diplomimit nė kėtė universitet.

    “Klubi Shqiptar i Harvardit”, i themeluar vetėm pak muaj mė parė, duket se mund tė jetė njė urė e re pėr arritjen e ėndrrės amerikane nga shqiptarėt. Sigurisht, nga ata mė tė shkėlqyerit dhe qė kėrkojnė mė shumė. Pavarėsisht euforisė qė studenti shqiptar thotė se ėshtė tipike harvardiane, plani i kėtyre studentėve shqiptarė tė Harvardit, nuk duket aspak i keq. Aq mė tepėr qė kanė gjetur edhe paratė. U mungon vetėm njė marrėveshje me shtetin shqiptar. Plani mė i shpejtė, ėshtė ai i hapjes sė njė shkolle verore me lektorė nga Harvardi nė Shqipėri dhe pėrgatitja e 100 deri nė 200 aplikimeve nga nxėnėsit e shkollave tė mesme shqiptare, qė kėrkojnė tė ndjekin Harvardin. Deri tani, numri i shqiptarėve qė arrijnė tė aplikojnė, nuk ėshtė asnjėherė mė i madh se 3 ose katėr syresh nė vit. Ata mė mirė tė orientuarit, sigurisht.
    Margeni dhe disa nga miqtė e tij tė klubit, duket se kėrkojnė tė gjejnė kėshtu edhe njė urė pėr veten e tyre, pasi kanė mendimin tė kthehen nė Shqipėri. Edhe pse e ka tė lidhur kontratėn me J.P.Morgan, njė kompani e madhe financiare dhe bankė investimesh, qė i ka akorduar njė vend pune pas studimeve nė sektorin financiar tė Bursės, Margeni thotė se do tė kthehet sėrish nė Shqipėri. Sigurisht, jo menjėherė. Tė paktėn jo, pa siguruar ato tė domosdoshmet, paratė. Dhe kushedi, ndoshta pėr t’iu futur politikės. Nė fund tė fundit, ai mendon se politikanėt shqiptarė korruptohen, edhe sepse futen nė politikė tė papėrgatitur financiarisht, start i cili, dihet qė nė Amerikė nuk konceptohet.

    Por, deri atėherė do tė rrjedhin shumė ujėra dhe vajzat e djemtė shqiptarė nė Harvard, tė frymėzuar nga filozofia amerikane e punės, kanė nisur diēka, nuk ka rėndėsi se ēfarė. Madje Margeni rrėfen se pavarėsisht se ėshtė president i kėtij klubi, qė ka fituar simpatinė e profesorėve dhe tė studentėve tė tjerė tė huaj, bėn edhe punė tė tilla si, ndihmės i kujdestarit tė godinės, banakier e kamerier nė raste festash nė shkollė, si edhe nė policinė e shkollės, punė kėto tė paguara relativisht mirė. Por, rroga e mėvonshme e njė tė diplomuari nė Harvard, qė ka kontratė paraprake punėsimi me kompani tė mėdha si pėr shembull J.P.Morgan, fillon me 100 mijė dollarė nė vit. Studentėt shqiptarė atje nuk e kanė tė lehtė tė refuzojnė shuma tė tilla, pėr t’u kthyer nė Shqipėri si aventurierė, megjithatė duket se jeta amerikane u duket tepėr frenetike nė krahasim me atė shqiptare dhe se ē’ka diēka qė i tėrheq tė kthehen. Nė Tiranė prej disa ditėsh pėr pushime, Margeni sa herė vjen, bindet qė do tė kthehet nė Shqipėri. Por pėr momentin, ėshtė duke menduar se si tė ftojė shqiptarė tė tjerė nė Amerikė, nė Harvard pra!


    Klubi i Shqiptarėve tė Harvardit: Ja ēfarė kėrkojmė nga shkollat dhe shteti: “Na duhet bashkėpunimi i shkollave dhe i shtetit, sepse duhet bėrė njė pėrzgjedhje e gjimnazistėve mė tė mirė pėr tė aplikuar. Por jo nė tė gjitha rastet bursat pėr kėta studentė mund tė mbulohen nga Universiteti, si nė rastin tim dhe tė shqiptarėve qė jemi aktualisht atje, prandaj edhe investimet e shtetit pėr bursa akorduar studentėve shqiptarė, do tė ishin tė nevojshme”, - thotė studenti shqiptar i Harvardit, duke shtuar se pjesėn tjetėr tė aranzhimit me universitetin, e merr pėrsipėr klubi qė sapo kanė krijuar, i cili sipas tyre ka kontakte direkte me personat nė Harvard qė pranojnė studentėt e rinj, pasi kanė arritur tė kenė kredibilitetin dhe reputacionin e duhur pranė tyre.


    Edhe Dritan Prifti e Arben Malaj
    Politikanėt shqiptarė tė Harvardit, gati klubin e Harvardit nė Shqipėri


    Nė Harvard i duan shumė studentėt qė vijnė nga vendet e tjera. Studenti shqiptar i Harvardit ėshtė i bindur pėr kėtė. Ata qė kanė studiuar njė herė atje, mbeten tė lidhur gjatė me kėtė universitet. Kėshtu ka ndodhur edhe me disa shqiptarė si Dritan Prifti, Arben Malaj, Ilir Ciko, Elind Bajraktari, Kosta Baraba, tė cilėt kanė bėrė ose janė duke bėrė master nė Harvard dhe sapo kanė miratuar nė gjykatė, themelimin e njė klubi tjetėr tė Harvardit. Kėsaj radhe bėhet fjalė pėr Klubin e Harvardit nė Shqipėri, me tė cilin djemtė e klubit tė parė, atė tė Shqiptarėve nė Harvard, mund tė krijojnė bashkėpunim pėr planin ambicioz tė hapjes sė dyerve tė Harvardit pėr mė shumė shqiptarė.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e che_guevara86
    Anėtarėsuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    verdalle anej ktej
    Postime
    641
    Bravo Mariglenit qe po ben dicka shume te mire dhe per kete hallall se ne shqiptaret jemi pa fame dhe na duhen icik njerez te tille duke ditur qe jemi te zgjuar dhe shume punetor

  3. #3
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    i gjo une skuptoj. kur harvardi te jep kaq munsira pse Dritan Prifti u kthy me vrap n'Albania e filloj si kshilltar Ministrine e punes, pse kostaqi barjaba u kthy prap

    Harvardi o i mire per ata qe jane 20 vjecare e shkojn atje. per ata si puna e ktyne ma nalt Harvardi ju jep vec i emer e rroft albania se vend tjeter skan me gjet.

  4. #4
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    harvardi eshte i mire per ata qe kane pare o tu befte lali, per Priftit e Malajt dmth, se atyre qe jane te squte kushedi ku u bjene koskat. hehe
    Summertime, and the livin' is easy...

  5. #5
    Kur dhelpra nuk i kapi dot rrushte, tha: nuk jane te mire, nuk jane per mua.


    I admiroj ata qe kane arritur te futen ne shkollat me te mira.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-05-2006
    Postime
    3
    Nuk eshte e pamundur te arrish Harvardin (apo universitete/kolegje te ngjashme) por shume e veshtire.

    Nje menyre eshte qe te kesh dike qe te te fuse emrin tek ato United World Colleges, dhe pastaj ke mundesi te barabarta me cdo student tjeter te botes mos me te mira. Kjo deri me tani duket si me e preferuara dhe prandaj shumica e studentave shqiptare qe jane ne Harvard kane mbiemra te "vecante".

    Nje mundesi tjeter eshte te jesh shqiptar por te kesh jetuar ne Amerike. Ne kete rast nuk eshte se ke ndonje ndryshim me nje student normal Amerikan.

    Ne keto dy rastet e mesiperme duhet te kesh mbaruar shkollen e mesme jashte Shqiperise pak a shume. Menyra e trete per te shkuar ne Harvard ose ne Ivy League ose universitete te tjera te ngjashme, eshte nga shkollat e mesme shqiptare. Kjo menyre fatkeqsisht eshte afersisht e pamundur. Them afersisht sepse njoh nje student qe ia ka arritur, por prape eshte vetem nje.

    Aplikimet per ne keto shkolla perbehen nga rezultatet ne mesime, rezultatet e testeve SAT I, II dhe TOEFL. Gjithashtu te rendesishme jane edhe aktivitetet jashteshkollore dhe ndonje konkurs ne shkalle qyteti, vendi ose ne shkalle boterore. Por pjesa me e rendesishme duket se eshte eseja ose esete.

    Ka shume qe aplikojne neper keto shkollat teper prestigjoze dhe perzgjedhese me mesatare 10.00 dhe me kurrikula te pabesueshme por jo te gjithe pranohen. Edhe nga Shqiperia aplikojne, por kur nuk pranohet nje Amerikan, qe ka qene sportist, president klubesh, fitues olimpiadash, mesatare 4.00 (sistemi amerikan) etj. pse duhet te pranohet nje shqiptar. Prandaj them se eshte eseja ajo qe mund tua beje te mundur te arrini Harvardin.

    PS: Mos u magjepsni vetem me Harvardin se ka shkolla te tjera me prestigjin e Harvardit qe mund te jene me te pershtatshme per ju. Duhet vetem te kerkoni. Kush kerkon gjen...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286
    Normalisht qe ka shkolla te tjera, dhe universitete te tjera, shpresojme qe keta infot qe shkruhen ketu te jene te verteta, pasi neve shqiptareve me te vertete na duhen nje elite politikanesh, ekonomistesh apo cfare do te jene, te edukuar ne universitetet, me te mira ne bote. Edhe pse jam pak skeptik, une kam te aferm te mi ne UK qe po studiojne ne LSE.(london school of the economics) madje edhe ne Oxford mendohet te kete shqiptare qe studiojne. Shpresojme te na duhen me te vertete dhe jo te perfundojne ne ndonje piceri sic shkruan ky me lart.
    mateo

  8. #8
    si te lidhemi per informacion me ate djalin e Harvadit?!


  9. #9
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Citim Postuar mė parė nga D'Artagnan
    Nuk eshte e pamundur te arrish Harvardin (apo universitete/kolegje te ngjashme) por shume e veshtire.

    ***

    PS: Mos u magjepsni vetem me Harvardin se ka shkolla te tjera me prestigjin e Harvardit qe mund te jene me te pershtatshme per ju. Duhet vetem te kerkoni. Kush kerkon gjen...
    Edhe une jam e te njejtit mendim!

    Nje nga familjaret e mi i ka futur femijet qe bebe (dy tre muaj femije) ne programet e Harvard, pasi vete eshte shume pas shkollimit dhe te them te drejten ne keto momente une mendoj se eshte pak e egzagjeruar. Por gjithsesi, ne lidhje me universitetin po i njejti person me keshilloi (ne ate kohe kur une thoja o shkoj ne Harvard o s'ka : )) njesoj sic eshte shprehur dhe D'Artagnan.

    Gjithashtu me tha se nq se une perseri do doja te shkoja ne Harvard, te mos e shikoja Harvard si dicka te paaritshme. Po te jesh i zoti dhe njeri i librave, hyn ne Harvard, madje me shpjegoi per programet te cilat na japin mundesine, sidomos ne te huajve, per bursa te plota etj. (kjo nga vete eksperienca e personit ne fjale).

    Ndaj me aq sa kam degjuar dhe kam njohur, kush ka deshire dhe vullnet, te vendose ne levizje trurin dhe ti futet shkolles. Asgje nuk eshte e pamundur!

    Por ne te njejten kohe mendoj se shkolla nuk eshte gjithcka, njeriu duhet te dije te funksionoje dhe te perparoje ne jeten reale, pasi ne ditet tona ne shume raste me shume vlere ka nje license se kater vjet shkolle. Njeriu duhet ta njohe veten dhe te perdore fuqite e tij, per te mundur dobesite.


    p.s. me sa kujtoj ka pasur dy veta qe shkruanin ne forum dhe shkonin ne Harvard, nuk e di ne jane rrotull akoma : )

  10. #10
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Yeah, s'e kuptoj adhurimin e Harvardit. Une psh dua Yale... o s'ka.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 16-08-2006 mė 11:40 Arsyeja: I'm actually serious.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

Tema tė Ngjashme

  1. Hajdeni te pime nje kafe se bashku !
    Nga PrettY_EL nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 08-02-2006, 23:03
  2. Annemarie Schimmel
    Nga PrInCiPiEl nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 03-12-2005, 13:12
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-10-2005, 12:21
  4. Jetėshkrime nga njerėz tė menēur!
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 164
    Postimi i Fundit: 20-05-2005, 14:31
  5. Hajdeni lodhini nji cike trute..lol
    Nga AgainstAllOdds nė forumin Lojra dhe rebuse
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 09-06-2004, 18:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •