Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Pse bota perdor akoma naften?

    Nafta eshte lenda e pare qe ekspotohet ne gjithe planetin me distance shume me te madhe nga lendet e tjera me eksportim te madh sic jane kafeja, gruri, hekurnikeli etj. Me te drejte nafta ka fituar ne shume gjuhe edhe epitetin "ari i zi" sepse si puna e arit qe nje here e nje kohe percaktonte dhe shtonte pasurine keshtu edhe nafta sot eshte bere mjet qe te shtohet pasuria por edhe vet baza e pasurise. Vitet 1970 i treguan botes se c'rendesi te madhe fsheh nafta per njerezimin. Dy kriza nafte (njera si pasoje e luftes arabo izraelite -1973- qe ndaloi menjeher pas embargos qe vuri Opec kundrejt Europes dhe SHBAS -ne nje epoke kur Opec ishte organizate e forte e jo si sot- dhe tjetra si pasoje e ndrimit te qeverisjes ne Iran ne 1979) shkaktuan paralizimin e ekonomise europiane e cila u desh kohe qe te rimarri veten, por shkaktoi edhe ndryshime te tjera ne sistemin ekonomik boteror.

    Megjithate e gjithe bota sot bie ndakort se nafta kushton jete, shendetin tone, ndotjen e ambientit dhe vet ekzistencen njerezore mbi planet. Gjithashtu te gjithe njohin se nafta nuk eshte e pashterueshme. Me kalimin e viteve sasia e naftes se depozituar do ulet aq shume saqe do shtyej shtetet qe te gjejne burime te tjera energjie. Dhe megjithate akoma nuk po e ven dikush ujin ne zjarr qe te gjehen menyra te tjere burimi energjik, te cilat sipas shkenecetareve jane te mundshme dhe shume here me te lehta e te pademshme se nafta... ne keto energji mblidhen ajo e perdorimit te hidrogonit -teper shpresdhenese-, ajo e energjise diellore, ajo e energjise atomike etj. etj. etj.

    Dhe megjithese po shikojme anomalira mbi planetin Toke, si kryesorja 'fenomeni i seres', shtetet jo qe nuk po mundohen te gjejne burime te tjera energjike por kane leshuar nje pjese te potences se tyre perballe ketyre kompanive multietnike energjike te cilat sipas disa analisteve duket se fshihen edhe pas luftrave te reja ne Lindjen e Mesme... por edhe nese nuk jane ato fajtore per luften, nuk mundet askush te mohoj potencen e ketyre kompanive energjetike mbi rruzull!


    Dhe pyetja e fundit qe mu ngulit ne mend ishte pyetja e nje demostruesi ambientalist:

    Si eshte e mundur qe ketu e 200 vjet (qysh nga revolucioni industrial) bota perdor ende naften si energjine e vetme te trafikut?

    Pra, besoni se mbas ketij perdorimit te pafren dhe demprures te naftes ekziston nje komplot interesash te pathyeshme -ku ekonomira jane ngritur per vite me radhe dhe nuk jane ne gjendje qe te pranojne rrezimin apo ku shtete perdorin naften si vegel influence-, apo thjesht ju duket si logjike perdorimi i naftes akoma edhe sot? Besoni se mund te zevendezohet mjaftueshem energjia e naftes nga nje energji tjeter? Besoni se me te vertet perdorimi, prodhimi dhe kontrollimi i naftes ka sjellur probleme te llojllojshme mbi njerezimin?

    faleminderit

  2. #2
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Sepse do kthehet cikli i njerzimit natyror mbas mbarimit te naftes.Eshte 100% e sigurte.

  3. #3
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    Besoni se me te vertet perdorimi, prodhimi dhe kontrollimi i naftes ka sjellur probleme te llojllojshme mbi njerezimin?
    jane dy njerez, njeri e shikon goten gjysem bosh, tjetri e shikon goten gjysem plot. i pari eshte pesimist, i dyti eshte optimist.
    kryeplaku mos u bej pesimist.

    nga perdorimi i naftes ekonomia eshte zhvilluar. bazat ekonomia i ka dekada te shkuara, jo ne ditet e sotme.
    nafta i ka sjelle te mira njerezimit.

  4. #4
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    Nafta peredoret akoma sepse boset e naftes jane shume te fuqishem dhe nuk lejojne kerkimet apo investimet ne gjetjen e rrugeve te tjera te energjise. Makina qe punonte me uje, ose energji termike me sakte, eshte bere dekaden e shkuar nga nje inxhinier italian po per fat te keq humbi ne pluhurin harreses thjesht per shkaqet qe thashe me siper....

  5. #5
    Iku dhe nje dite Maska e F_LASKU
    Anėtarėsuar
    16-07-2005
    Postime
    182
    Citim Postuar mė parė nga kryeplaku
    Pse bota perdor akoma naften?
    Qe mos vdesin nga uria arabet
    Per dashuri jap jeten,per liri jap dashurine

  6. #6
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Citim Postuar mė parė nga Alket123
    jane dy njerez, njeri e shikon goten gjysem bosh, tjetri e shikon goten gjysem plot. i pari eshte pesimist, i dyti eshte optimist.
    kryeplaku mos u bej pesimist.
    Eshte e mundur te jesh optimist, dhe pergjithesisht te kesh shendetesi te plote psiqike, kur nuk te ngopen nje here mushkrite me ajer te paster?

    Aty tek tymi i makinave jam i sigurte se do gjesh shkaqet e pesimizmit dhe nervozizmit qytetar...


    Citim Postuar mė parė nga Alket123
    nga perdorimi i naftes ekonomia eshte zhvilluar. bazat ekonomia i ka dekada te shkuara, jo ne ditet e sotme.
    nafta i ka sjelle te mira njerezimit.
    Problemi eshte c'do bejme kendej e tutje....

    Javen e kaluar na dolen edhe vet akademiket amerikane dhe na thane se si perfundim ka shume mundesi qe deri ne fund te shekullit niveli i oqeaneve te rritet jo 0.9 sic na thoshin deri dje..... por plote 6 metra me teper!

    Problemi i fenomenit te seres, qe po ben me te nxehte planetin -gje qe ka shume pasoja sepse shkakton edhe prishjen e balancava globale-natyrore- eshte fakt i padyshueshem. Pasojat po rriten dita dites, dhe nuk ka me burre nene qe ta mohoje!

    Pra ceshtja nuk eshte "sa e respektojme ne kete te mire qe na paska bere nafta kaq kohe", ceshtja eshte: a duam te mbijetojme dhe a mundemi te mbijetojme?

  7. #7
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Epo me uje nuk ecen o
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  8. #8
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Nafta e ka revoliciunuar ekonomine e botes dhe e ka ber me te leht transportimin dhe me te shpejt, ne te njejtin kohe po shkaterron atmosferen cdo here qe digjet demton temepraturat dhe Ngrohjen Globale!


    Ne 5 vitet e ardhshme pritet qe Amerika & Evropa te arrijn te gjejn nje menyre se si mund te zevendesoet nafta me hidrogjen cila eshte me e lire dhe me i sigurt! Brenda 10 viteve kerkesa per nafte nga kombet Arabe nga gjith bota do bie aferisht 80% dhe vetem kombet me ekonomi te ulet do jen te vetmit qe do ta blejn!

    Ne qofse arrihet menyra se si mund te perdoret hidrogjeni ne vend te naftes brenda nje kohe te caktuar, atehere pritet nje rrenim total ekonomik i vendeve Arabe ku e vetmja gje qe ata e mbaj ekonomine e tyre gjalle qe hane buke eshte shitja e naftes, por deri sot akoma ket gje nuk e kuptojn dhe akoma vazhdojn humbin kohe se si mund ta kalojn ate krize!

  9. #9
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Ceshtja shtrohet me naivitet gabim. Nuk eshte ndonje problem i madh se si te perdoret hidrogjeni (BMW qe tani ka disa modele qe punojne me hidrogjen), po si te nxirret ne sasi industriale hidrogjeni.
    Kjo te kujton ate gjimnazistin qe kur morri vesh se ne det ka miljarda ton ar u hutua e nuk kuptonte se pse cdo banor i tokes nuk posedonte disa kilogram.....
    Ceshtja ka nje bisht te vockel nga mbrapa......pe rte sintetizuar hidrogjen duhet energji.....
    Pra nese ne djegim nafte per te prodhuar hidrogjen atehere jemi ne rreth vicioz......
    Nje shprese e botes eshte centrali gjigand qe po ndertohet ne France. Nese ai del me sukses atehere shancet e nje energjie te lire e pa ndotje shumefishohen.
    =================
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  10. #10
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anėtarėsuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Interesat e shumta qe jane te lidhura me naften nuk kan lejuar, perkundazi i kane ndaluar kerkimet te energjive te pastra. Sic eshte thene dhe me siper jane bere shume zbulime por qe jane "harruar" ne ndonje cep dhe nuk dihet pse nuk vihen ne perdorim.


    Cdo dite po flasim per teknologji te reja dhe moderne, a mos valle nuk jemi ne gjendje te gjejme burime te reja energjie?

    Nuk mendoj keshtu, po interesat e shumta dhe leket qe jane ne loje jane shume te medha dhe po te shofesh edhe lufterat qe jane bere per te patur sa me shume pushtet mbi naften e tregojne hapur......


    Shpresoj te ndodhi ndonje gje e mire se jam optimist si shpirt, por e shoh shume te zymte te ardhmen!

  11. #11
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Reaktorė tė dizelit biologjik


    Rritja e ēmimit tė naftės dhe e karburantėve ėshtė dhe mbetet njė temė qendrore. Lėnda djegėse fosile ėshtė e mbarueshme dhe po bėhet gjithnjė e mė e pakėt


    Ēfarė do tė thotė karburant? Pėrgjigjia: energji diellore e lidhur kimikisht. Kjo energji lidhet pėrmes fotosintezės nė lule, tė cilat kthehen nė energji fosile si qymyr ose naftė. Njė parim, i cili, mendoi njė shpikės me fantazi nga landi i Saksonisė thjesht duhet imituar. Nė vitin 1990 kishim ende tė bėnim me njė vizion, sot firma Koren prodhon nė Frajberg tė Saksonisė nga masa biologjike, pra bimė tė ēdo lloji, me tė vėrtetė njė karburant sintetik, siē na tregon drejtuesi Carlhans Uhle: "Masa biologjike kalon njė procedurė disashkallėshe, nė procese tė ndryshme kimike, derisa krijohet del krijohet njė gaz sintezė shumė i pastėr, dhe ky gaz, pėrmes disa proceseve kthehet nė dizel, nė naftė pėr automjete."

    SunDiesel e quan Koren produktin e tij, shprehja shkencore ėshtė Biomass to Liquids, shkurt BTL. Nga katėr kg masė biologjike, pėr shembull dru, krijohet njė litėr dizel. Por nė njė kohė qė lėndėz djegėse fosile janė krijuar nė vazhdėn e 400 milionė vjetėve, nė Frajberg e gjitha ndodh shumė mė shkurt: " Procesit Carbo-V i duhen vetėm rreth 400 minuta. Po tė llogarisni kėtu edhe kohėn e rritjes sė bimės, atėherė tė duhet rreth 1 vit, rreth 400 ditė."

    Lėndėt e para pėr prodhimin Koren i merr nga bujqit e zonės, nga zyra pyjore shtetėrore e qytetit dhe nga sharrat. Meqenėse shfrytėzohet jo vetėm fruti i bimės, por e gjithė bima, rendimenti pėr hektar sipėrfaqe tė mbjellė, nė rastin e BTL, krahasuar me dizelin normal biologjik ėshtė tri deri nė katėr herė mė i lartė.

    "Ne mund tė marrim ēdo lloj mase biologjike, ēdo gjė qė dėshirojmė. Nuk na mbetet ndonjė tepricė negative, pėrveē ndonjė cipe, e cila mund tė pėrdoret pėr plehrimin e tokės. Pra praktikisht ne kemi krijuar njė rreth tė mbyllur energjie."

    Pėrballė diskutimit pėr klimėn, drejtuesit tė biznesit Uhle kjo i duket veēanėrisht e rėndėsishme. Nė djegien e karburantėve ēlirohet dioksid-karboni vetėm nė masėn qė kanė pėrdorur mė parė pėr t'u rritur bimėt. Veē kėsaj, karburanti nuk pėrmban grimca bloze dhe mund tė pėrdoret pa adaptim nė ēdo motor qė punon me dizel, me naftė. Sundizel ndodhet ende nė fazėn e testimit, prodhohet vetėm disa qindra litra nė ditė. Prodhues tė mėdhenj tė automjeteve si Daimler Chrysler dhe Volkswagen, por edhe gjiganti energjitik Shell janė angazhuar nė kėtė proces. Sė bashku me Choren ata po ndėrtojnė njė pajisje komerciale, e cila do tė futet nė prodhim vitin tjetėr dhe do tė prodhojė cdo vit rreth 250 milionė litra. Katėr pajisje tė tjera janė planifikuar gjithashtu.

    "Llogaritė e parashikimet e teknikėve tanė thonė se me pajisjet e mėdha puna ka avancuar nė atė masė sa jemi tė aftė tė konkurrojmė. Me njė fjalė, puna varet gjithmonė nga ēmimi i naftės dhe i dollarit. Por me ēmimet aktuale tė naftės nė mendje mund tė themi se nė vitin 2012 ose 2013 me pajisjen e tretė do tė jemi definitivisht tė aftė tė konkurrojmė- dhe kjo pa subvencion. SunDiesel aktualisht kushton dyfishin e ēmimit tė dizelit nga nafta minerale. Shpenzimet e prodhimit janė tė larta: pėr ēdo pajisje tė re duhet tė investohen 400 milionė euro. Megjithatė, BTL ka zgjuar interes nė tė gjithė botėn, kėrkesa konkrete Choreni ka nga e gjithė Evropa, nga SHBA dhe nga Kina.

    Sabine Kinkarc
    My silence doesn't mean I am gone!

  12. #12
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    sapo mbaroi emisioni "meet the press" ku ishin 3 ceo te 3 kompanive te medha te naftes.
    megjithese tim russell insistonte tek ethanol/coal solution keta e kishin mendjen tek nafta. eshte e kuptueshme keta kane bizness stabel qe po i jep fitime.

    "ne" thane "teknologjine e kemi, vetem nqs nxjerrim nafte ne florida dhe kaliforni perafersohet me llogarite tona te plotesojne 40%-50% e nevojave te shba per 25 vjet por asnje politikan nuk eshte ne favorin tone"

    te pyetur pse rrezikojme,lufta kushton, te importojme nafte ata iu pergjigjen nuk gjejne kompromis te politikanet.


    shenimi im.
    off the record: industria e luftes eshte me e forte se e petrolit.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,929
    bota perdor naften sepse akoma ka nafte, po te futet ndonje lloj enegjie tjeter ne perdorim do te thote qe te dalin me miliona njerez te pa pune dhe nje gje e tille sjell trazira te jashtzakonshme sociale ne te gjithe boten

    megjithate ne bote kane filluar kerkimet shkencore per te gjetur forma te reja perdorimi energjie p.sh hidrogjen, sepse edhe nafta nje dite do mbaroje

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Une jam pergjigjur ne nje teme tenden per kete megjithate po e perseris ,

    Me naften eshte e lidhur e gjith industria boterore ,si ajo e nxjerrjes perpunimit , trasportit ,industria e makinave ajo kimike e shum te tjera qe te marra se bashku ka mundesi te punesojne gjysmen e forces se krahut te punes ne bote, dhe ndalimi i saj i menjehershem do te sillte edhe kriza ekonomike dhe probleme te renda sociale.
    Teknollogji te reja ka por do futen pak nga pak ka disa shtete skandinave qe kane filluar te perdorin makina me hidrogjen ndersa ne gjermani eshte prodhuar treni i pare qe nuk kerkon energji dhe ecen me shpejt se shpejtesia e zerit ,ku pasagjeret nuk ndjene asgje ose me sakt duket si nje makine qe ecen me 100 km ore, nje tren i tille eshte ne funksin ne Kine dhe lidh aeroportin e shangait me qendern e tij per disa min.

    DHe quhet treni manjetik pasi spostohet nga nje fushe e vogel manjetike bej nje kerkim ne internet dhe do ta gjesh .


    Ka dhe nje tjeter studim qe kosiston ne kursimin apo ne perdorimin gjithnje e me te vogel te naftes duke perdorur teknollogji te reja.

    DHe se fundi dua te them qe jane ndryshimet sasiore qe cojne me pas ne ndryshime cilesore dhe jane keto te fundit qe hapin rrugen perseri per ndryshime sasiore por gjithnje te nje shkalle me te larte.
    larguar forever

  15. #15
    Toyota para ca kohesh kishte ca reklama me fokusin te pastertia e karburanteve te tjere dhe efikasitetin e makinave hibride qe punojne me te dyja.
    Tani nuk i jep me.
    Ose njerezit nuk u terhoqen nga kjo ose njerezve te tjere nuk ju pelqeu kjo rryme e re mendimi.
    Mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria -Pashko Vasa

Tema tė Ngjashme

  1. A mund tė quhet "luftė humanitare", ndėrhyrja nė Irak?
    Nga Kryeplaku nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 05-06-2005, 14:10
  2. Fuqitė e mėdha interesohen pėr naftėn shqiptare
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 02:49
  3. Dosja e korrupsionit shteteror
    Nga Anton nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 03:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •