Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Sa i mprehtë është 'largimi i trurit'?

    Në Londër u zhvillua një konferencë ndërkombëtare ku u diskutua fenomeni i largimit të trurit nga vendet më pak të zhvilluara.

    Mijëra akademikë dhe eskpertë largohen nga vendet e tyre çdo vit në kërkim të një jete më të mirë në Evropën Perëndimore apo Amerikën e Veriut.

    Më i mprehtë ky problem është në Afrikë, ku vlerësohet se 30% e të gjithë të diplomuarve largohen nga ky kontinent.

    Shkollimi i një individi deri në përfundim të universitetit i kushton shumë një shoqërie. Prandaj pjesë e debatit është edhe çështja nëse këto vende duhen kompensuar.

    Përfaqësues të Sindikatës së Lektorëve Britanikë që organizuan konferencën në Londër, thonë se është e rëndësishme që këta ekspertë të kthehen në vendet e tyre pasi të jenë kualifikuar më shumë në Britani apo vende të tjera.

    Mendimi juaj

    Po ju çfarë mendoni për fenomenin e largimit të trurit?

    A jeni vetë personalisht i prekur nga kjo dukuri:

    Si mendoni se mund të frenohet largimi i inxhinierëve, profesorëve apo mjekëve nga vendi juaj?


    BBC
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-10-2005
    Postime
    35
    o eshte shqiperia e afektuar (nuk e di fjalen tamam ne shqip per momentin ) nga mergimi i Trurit o s'eshte popull tjeter , problemi ehste tek shteti qe nuk u krijon kushte pune dhe rroga te kenaqshme dhe adekuate per nej shkencetar presor inxhinier etc etc

  3. #3
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar më parë nga Davius
    ...Shkollimi i një individi deri në përfundim të universitetit i kushton shumë një shoqërie. Prandaj pjesë e debatit është edhe çështja nëse këto vende duhen kompensuar...
    Eshte fatkeqsi per ato vende qe u largohet 'truri' ne emigrim, po nga ana tjeter kjo nuk eshte aspak e pazakonte, pasi njerzit jane individe se pari, pastaj nenshtetas, dhe normal do kerkojne nje jete me te mire diku tjeter kur vendi i tyre nuk i permbush nevojat apo kerkesat e tyre.

    Pra ata ikin me deshiren e tyre per te mirat e tyre pesonale, keshtu qe mendoj se nuk e ka fajin vendi i zhvilluar qe te kompensoje vendet e pazhvilluara per kete gje, pasi nuk i mori keta njerez skllever apo me force


    Citim Postuar më parë nga elis d
    o eshte shqiperia e afektuar (nuk e di fjalen tamam ne shqip per momentin ) ...
    ndikuar eshte ajo fjala o 'tru i emigruar'
    Ndryshuar për herë të fundit nga diikush : 01-04-2006 më 22:16

  4. #4
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    Klasa intelektuale e larguar eshte e veshtire te zevendesohet......megjithese ana e mire medaljes eshte se intelektualet atje ku shkojne gjejne kushte me te pershtatshme per te punuar dhe krijuar, keshtuqe mund te lindin gjera qe sdo te ishte e mundur te lindnin me kushtet qe jane ne Shqiperi.....

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    davius, ke gjetur teme vertet te mire, sepse largimi i trurit po e rendon shume Shqiperine. Ke doktore e profesore qe bejne pune te rendomta jashte Shqiperise, deri sa vazhdojne shkollen nga e para andej, qe te vazhdojne profesionin e tyre, sepse diplomat tona s'i njeh njeri.
    Me ato pune krahu jetojne shume me mire se ketu, me pune te mira.
    Shpresojme qe Shqiperia te zhvillohet dhe te mos kete nevoje per gjera te tilla, sepse ata qe kane ikur s'besoj te kthehen me.

  6. #6
    ThjeShtENjeMysAfiR Maska e fatijonuk
    Anëtarësuar
    16-03-2006
    Vendndodhja
    In the land of the unkown man
    Postime
    137
    Citim Postuar më parë nga Antipatrea
    Klasa intelektuale e larguar eshte e veshtire te zevendesohet......megjithese ana e mire medaljes eshte se intelektualet atje ku shkojne gjejne kushte me te pershtatshme per te punuar dhe krijuar, keshtuqe mund te lindin gjera qe sdo te ishte e mundur te lindnin me kushtet qe jane ne Shqiperi.....
    Eshte e vertete cdo gje qe po thua por ama si i behet qe gjithe ajo njohuri mund te perdoresh ne Shqiperi per Shqipetaret ne vend qe te perdoret jashte ne bote.

    E keqja ne Shqiperi eshte se ne akoma po dalim jashte levoshges se Komunizmit dhe nuk po ju japim mundesine "trurit" qe te zhvillohet. Pagesa dhe niveli i jetes ka te bej shume neqoftese do qe "truri" i Shqiperise te punoje dhe zhvilloj Shqiperine, po ashtu dhe pak vullnet shpirteror

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    "Ikja e trurit", brenga e Evropes Juglindore

    Parashikimet per ndryshimin e kesaj tendence brenda nje kohe te shkurter jane shume pesimiste

    Në mënyrë të rregullt e të vazhdueshme, popullsia më aktive e më e aftë në vendet ku është zhvilluar testimi si: Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Rumania e kërkon fatin e saj jashtë vendit, thotë Marijana Grandits, që punon për Paktin e Stabilitetit për Evropën Juglindore. Për vendet e Evropës Juglindore ajo e cilëson të ashtuquajturën tashmë si simptoma e "Brain Drain", (rrjedhja e trurit) me pasoja të rënda: "Te këta njerëz është investuar për një kohë të gjatë. Ata janë shkolluar e trajnuar, por më pas shohim se ata largohen. Shpesh bëhet fjalë për kontingjente të rinjsh, të pasionuar e të ndershëm, që janë të vlefshëm në çdo kohë e për çdo shoqëri, pasi ata kërkohen si forca më e kualifikuar për ndërtimin e strukturave të reja, për të cilat ata, ndërkohë, edhe kanë kontribuar, e mund të kontribuonin sigurisht edhe më shumë".

    Të ardhura më të larta dhe më shumë mundësi

    Arsyet për të lënë vendin janë të shumta. Nga njëra anë, ata joshen prej të ardhurave më të mëdha në vendet e vjetra anëtare të BE-së. Tej kësaj, shkencëtarë shumë të zotë në vendet e tyre respektive, nuk kanë kurrfarë shansesh praktikisht për të bërë karrierë. Bullgaria, për shembull, ka vënë në dispozicion si buxhet për kërkimin shkencor, vetëm 0,5 për qind të GDP-së së saj, thotë Nikolina Sretenova, specialiste në Akademinë Bullgare të Shkencave: "Unë nuk dua të bëj fare krahasim me vendet e vjetra anëtare të BE-së, apo me SHBA-në, por të krahasohemi me vendet ish-komuniste, anëtare të reja të Bashkimit Evropian. Ndër ta, e para renditet Sllovenia, e ndjekur nga Çekia e Hungaria për investimet në këtë sektor. Në krahasim me Bullgarinë, ajo shpenzon dhjetëfish më shumë, kurse Çekia gjashtë e Hungaria pesë. Për të mos folur pastaj për rrogat".

    Përse të rikthehen?

    Pa mjetet e duhura financiare dhe investimet në shkencë e lëmin e kërkimit shkencor, shkencëtarët e rinj në vendet tyre nuk mund të konkurrojnë dot në mënyrë të barabartë me kolegët e tyre në vendet e tjera të Evropës e botës. E kjo do të thotë se ata parapëlqejnë më mirë të shkojnë e të jetojnë e punojnë atje ku gjenden dhe kushtet optimale për ta. "Një aspekt tjetër është edhe se qëndrimi në vendlindje për ta nuk duket fare atraktiv, duke pasur këtu parasysh jo vetëm kushtet e punës e rrogat, por edhe kushtet e jetës në tërësi", thotë Gejsi Plaku, bashkëthemeluese e rrjetit të studentëve shqiptarë jashtë vendit. Kundër idesë së rikthimit flet shumëçka: "Gjendja sociale e ajo politike flasin kundër një rikthimi të mundshëm, pasi akoma nuk është ashtu siç ne do ta kishim dashur të ishte. Rroga mesatare në Shqipëri shkon te 200 euro, e një profesor universiteti fiton 400 euro, çfarë flet qartazi se ajo është shumë më e vogël se në Evropën Perëndimore".

    Perspektivat në vendet e tyre

    Mobiliteti i studentëve dhe shkencëtarëve të rinj nuk mund të interpretohet vetëm në aspektin e saj negativ, mendon Marijana Grandits e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore. Nëse fenomeni "Brain Drain" do të shndërrohej në "Circulation of Brains" (qarkullim i trurit), atëherë të rinjtë do t‘i investonin eksperiencat e tyre në atdhe. E për këtë, së pari ata duhet të shohin një terren ku i ofrohet perspektiva e qartë. "Çfarë kuptohet nën termin perspektiva? Nga njëra anë ajo politike dhe, nga ana tjetër, ajo ekonomike e sociale. Këtu duhen përpjekje të mëdha nga ana e qeverive përkatëse dhe e Komisionit Evropian, të shteteve fqinje, të Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, për të arritur në krijimin e strukturave përkatëse. Me këto hapa duhej të fillohej qysh më parë, pasi ne të gjithë e dimë se minimumi do na duhen të paktën dhjetë vjet për të parë rezultatet e punës sonë".

    Diçitura: Ku të shkosh pasi ke mbaruar me rezultate të shkëlqyera studimet?

    Rikthimi: Rasti i Shqipërisë
    Pengojnë rrogat e ulëta dhe politika


    "Qëndrimi në vendlindje për ta nuk duket fare atraktiv, duke pasur këtu parasysh jo vetëm kushtet e punës e rrogat, por edhe kushtet e jetës në tërësi", thotë Gejsi Plaku, bashkëthemeluese e rrjetit të studentëve shqiptarë jashtë vendit. Kundër idesë së rikthimit flet shumëçka: "Gjendja sociale e ajo politike flasin kundër një rikthimi të mundshëm, pasi akoma nuk është ashtu siç ne do ta kishim dashur të ishte. Rroga mesatare në Shqipëri shkon tek 200 euro, e një profesor universiteti fiton 400 euro, çfarë flet qartazi se ajo është shumë më e vogël se në Evropën Perëndimore"

    Arsyet: Rasti i Bullgarisë

    Joshja dhe buxheti i ulët për shkencën


    Arsyet për të lënë vendin janë të shumta. Nga njëra anë, ata joshen prej të ardhurave më të mëdha në vendet e vjetra anëtare të BE-së. Tej kësaj, shkencëtarë shumë të zotë në vendet e tyre nuk kanë kurrfarë shansesh për të bërë karrierë. Bullgaria ka vënë në dispozicion si buxhet për kërkimin shkencor, vetëm 0,5% të GDP-së së saj, thotë Nikolina Sretenova, specialiste në Akademinë Bullgare të Shkencave: "Unë nuk dua të bëj fare krahasim me vendet e vjetra anëtare të BE-së, apo me SHBA-në, por të krahasohemi me vendet ish-komuniste. Ndër ta, e para renditet Sllovenia

    Jo vetëm negativitet

    Mobiliteti i studentëve dhe shkencëtarëve të rinj nuk mund të interpretohet vetëm në aspektin e saj negativ, mendon Marijana Grandits e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore. Nëse fenomeni "Brain Drain" do të shndërrohej në "Circulation of Brains" (qarkullim i trurit), atëherë të rinjtë do t‘i investonin eksperiencat e tyre në atdhe

    Rezultatet: Minimumi 10 vjet

    Duhen përpjekje të mëdha nga ana e qeverive përkatëse dhe e Komisionit Evropian, të shteteve fqinje, të Paktit të Stabilitetit për të arritur në krijimin e strukturave përkatëse. Me këto hapa duhej të fillohej qysh më parë, pasi të gjithë e dimë se minimumi do na duhen të paktën 10 vjet për të parë rezultatet e punës sonë.

    Gazeta SHQIP
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    Ji vetvetja! Maska e *Raina*
    Anëtarësuar
    15-01-2007
    Vendndodhja
    po te kerkosh, gjen!
    Postime
    23
    Kanadaja eshte pare si problem qe terheq "trurin", jo vetem te Shqiperise por edhe nga vendet e Europes.
    Jane probleme zinxhir qe ndjekin njera-tjetren dhe qe i bejne te largohen, por kryesisht kjo lidhet me mundesite qe ia ofron nje vend tjeter dhe vendi jone nuk mund t'ia ofroje.
    Por kjo sjell pasoja shume te renda per ne, per vete faktin qe nuk kemi ate pjese te kualifikuar nga te cilet mund te marrin te tjeret.
    Meriton me shume dhe kenaqu me aq!...

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni: a ekziston jeta pas vdekjes?
    Nga YaSmiN në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 266
    Postimi i Fundit: 07-01-2024, 04:55
  2. Ikja e trurit--vetem 5% e te diplomuarve jashte ndodhet ne vend
    Nga s0ni në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 129
    Postimi i Fundit: 15-01-2012, 14:46
  3. Zona e trurit ku lind besimi tek Zoti
    Nga toni007 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2009, 09:05
  4. Zona e trurit qe kontrollon levizjet
    Nga optimus.prime në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2009, 13:34
  5. Perberja e trurit te njeriut.
    Nga White_Angel në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-09-2004, 17:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •