Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    DOGMAT MARIANE: Çfarë është dogma? Cilat janë ato?

    DOGMAT MARIANE: Çfarë është dogma? Cilat janë ato?



    Çfarë është dogma?

    Koncili i I-rë i Vatikanit përkufizon kështu termin ‘dogmë’: “Duhet të besohet në “fide divina et catholica” cdo gjë që është përbehet në Fjalën e Zotit e shkruar dhe transmetuar dhe nga Kisha është shpallur që të besohet sepse është pjesë e Zbuleses hyjnore me një gjykim magjisterial solemn nga ana e Kishës”. (DS 3011).

    Sipas Koncilit I-re të Vatikanit, dy element përbejnë dogmën: a) duhet të jetë një e vërtetë që ka të bëj me Zbulesën (element material) b) duhet të jetë një e vërtetë që Kisha ka formuluar dhe propozuar shprehimisht si objekt të fesë (element formal). Dogma dallon nga “depositum fidei” (substancë e zbulesës e propozuar nga Kisha), e cila është shpallje autentike, autoritative dhe e pagabueshme e Fjales se Zotit nepërmjet Kishës.

    Dogmat Mariane

    Kisha zotëron katër dogma mariane. Në kohërat e lashta bëjnë pjesë dogma e Nënës së Zotit dhe e Virgjerisë. Këto dy dogma janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën, poashtu rrjedhin dretëpërsedrejti nga feja në Krishtin dhe formulimi i saj historik-dogmatik. Më vonë janë përkufizuar dogma e Të Ngjizurit pa mëkat (8.12.1854) dhe Të Ngriturit në qiell të Maries (1.11.1950). Këto të ashtuquajtura dogma ‘të reja’ Mariane, bazohen në dinjitetin dhe domëthënien e Virgjërës Mari dhe Nënës së Zotit.

    1) Dogma NËNA E ZOTIT – Në vitin 431 Koncili i Efezit përkufizoi shprehimisht Marinë ‘Nënë e Zotit’ (gr. Theotόkos). Qëllimi i Koncilit ishte të shpallte unitetin e personit së Krishtit. Të njohësh Marinë nënë e Zotit do të thotë të besosh se Jezu Krishti, biri i Marisë sipas natyrës njerëzore, është Bir i Hyjit dhe njëkohësisht Hyj. Pra ‘Hyj’ në këtë kuptim: tregon të vetmin person të Birit. Cdo grua është nënë jo vetëm e trupit por e personit të birit të tij. Theotόkos teologjikisht nuk do të thotë se Maria ka dhënë natyrën hyjnore, por Birit të mishëruar ka dhënë natyrën njerëzore.

    2) Dogma VIRGJËR E PËRJETSHME – ky përkufizim i Virgjërës Mari i përkët fesë së krishterë. Kisha dëshmon qartë se kjo virgjëri është e përjetshme ose sipas përkufizimit të Papës Pali IV si “virginitas ante partum, in partu et post partum”.

    3) Dogma E ZËNË PA MËKAT – kjo dogmë e shpallur nga Pio IX-të me 8 dhjetor 1854 pohon se Maria është pa mëkat të rrjedhshëm (origjinal). Maria që nga momenti i parë i ekzistencës së saj, për meritë të Jezu Krishtit dhe të hirit shenjtërues, ajo nuk është “njollosur” nga mëkati origjinal.

    4) Dogma TË NGRITURIT NË QIELL – është dogma e fundit mariane, që pohon të ngriturit e lavdishme të Maries në qiell me trup dhe shpirt, kjo është përfytyrim i asaj se cfarë do të ndodhë me të drejtit kur do të ngjallën përfundimisht nga të vdekurit. Kjo dogmë është shpallur nga Papa Pio XII me datë 1 nëntor 1950.

  2. #2
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    E vërteta e fesë sonë


    Të ngriturit e Zojës në qiell është dogmë mariologjike në Kishën Katolike. Pio XII ditën e të gjithë shenjtërve në vitin 1950, gjatë kremtimit të meshës, në mënyrë solemne „ex cathedra“ ka shpallur: „Me autoritetin e Zotit tonë Jezu Krishtit dhe apostujve të lumë Shën Pjetrit dhe Shën Palit dhe autoritetin tim: shpallim, kumtojmë dhe urdhërojmë se Hyjlindsja e pamëkat, Maria gjithmonë virgjër, në fund të jetës së saj tokësore ka qenë e ngritur me trup e më shpirt në lumturinë qiellore!“. Me këtë akt, Pio XII ka shpallur dogmën e re, të katërtën për Zojën e Bekuar. Kjo e vërtetë e fesë sonë ngërthen në vete jo vetëm të vërtetën për Marinë, por edhe të vërtetën për Jezu Krishtin, sepse dëshmon thelbin e fesë, ngjalljen e Jezu Krishtit. Njashtu, të ngriturit e Zojës është për ne siguri e gëzueshme dhe shpresëdhënëse, se të bashkur me Zojën në fe dhe lutje, do të ringjallemi për tu takuar me Krishin e ringjallur në Qiell. Pra, të ngriturit e Zojës është po ashtu e vërtetë eskatologjike, sepse dëshmon se jeta e njeriut nuk mbaron me vdekje, por ajo rifiton përjetësinë në qiell.

    Edhe pse në vitin 1950 është shpallur kjo dogmë, kisha që nga shekujt e parë ka besuar në ngritjen e Zojës në Qiell me trup e me shpirt. Të krishterët gjithmonë kanë besuar se Nëna e Jezu Krishtit dhe Nëna jonë qiellore, në çastin e vdekjes ka qenë lumturisht e ngritur në qiell te Biri i vet. Kjo Nënë, e cila ja ka dhuruar trupin Birit të Hyjit – Jezu Krishti u mishërua nëpërmjet Marisë - trupi i saj i shenjtë s’do të kalbet nën dhé, por lumturisht do të ngritet pranë Shenjtnushmes Trini. Kjo e vërtetë nuk është ide e krerve kishtar të shekujve të vonshëm, por ka themelet në Shkrimin Shenjt dhe në traditën e lashtë, shekullore të kishës. Në Zbulesën e shën Gjonit lexojmë „Në qiell u duk një shenjë e madhërueshme: një Grua e veshur me diell, me hënë nën këmbë, në krye kezën me dymbdhjetë yje!“ (Zb 12, 1). Marija është e veshur me diell, me lavdi dhe shkëlqim hyjnor. Ajo është Gruaja mbi gjitha gratë. E denjë të bëhet mbretëresha e qiellit dhe tokës me kezë dymbëdhjetë yjesh.

Tema të Ngjashme

  1. Radio Maria ne gjuhen shqipe
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-08-2006, 03:47
  2. DOGMAT MARIANE: Çfare eshte dogma? Cilat jane ato?
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-05-2006, 01:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •