Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,163

    Shen Klara e Assisit dhe jeta e saj

    Shen Klara e Assisit, Jeta e saj



    Shen Klara lind nė Asiz mė 1193 nga njė familje e pasur dhe fisnike



    Ėshtė akoma fėmijė kur nė qytet shpėrthen njė luftė civile mes bujarėve dhe borgjezisė qė po lindte. Shen Klara ėshtė e detyruar tė strehohet nė Perugja, ku qėndron deri nė moshė tė rinisė. Si kthehet nė Asiz duke vėrejtur nė zemėr shenjat e para tė thirrjes sė Hyjit, refuzon ēdo propozim martese dhe i kushtohet lutjes dhe pėrkujdesjes sė mė tė varfėrve.

    Duke ndier tė flitet pėr Frat Franēeskun, tashmė ndjekės i Krishtit tė varfėr nė udhėn e re ungjillore qė ai ėshtė duke ndjekur, do ta takojė dhe zbulon se nė zemėr tė saj ka tė njėjtėn thirrje.

    Natėn e tė Dielės sė Larit tė 1211 ikėn nga shtėpia pėr tė arritur Franēeskun dhe fretėrit e tij nė Porziuncola. Kėtu i kushtohet Zotit, duke mohuar familjen e saj, gjendjen e saj tė lartė shoqėrore dhe tė gjitha tė mirat e saj.

    Pas njė qėndrimi tė shkurtėr pranė benediktineve tė Bastisė e mė pas nė njė vend tjetėr, pėr vullnet tė Franēeskut, stabilizohet nė Shėn Damian, e arritur sė shpejti nga motra e saj Anjeze dhe nga tė reja tė tjera. Kėtu i kalon ditėt nė lutje dhe nė punė, nė varfėri dhe nė jetėn e gėzueshme vėllazėrore.



    Lind kėshtu familja e “Motrave tė Varfra” qė nė pak kohė pėrhapet nė shumė vende tė Evropė.

    Nė moshėn tridhjetė vjeēare pėr Sh. Kjarėn fillon njė sėmundje e gjatė qė do ta bėjė tė bie e sėmurė. Pa marrė parasysh kėtė, vazhdon tė jetė pėr motrat e saj njė nėnė e kujdesshme, njė udhėheqje e urtė dhe njė shembull jete vėrtetė ungjillore.

    Mė 11 gusht 1253 bėn kalimin e saj tė lum nė qiell, duke i pėshpėritur shpirtit tė saj:

    “Shko i sigurtė sepse ke shoqėruesa tė mirė nė udhėtim...”

    Pas vetėm dy vitesh shpallet shenjte. Trupi i saj ruhet dhe nderohet nė Bazilikėn e Asizit tė kushtuar asaj.



    Shkrimet: zėri i shpirtit tė saj

    Shen Klara ėshtė njė ndėr gratė e pakėta qė na ka lėnė disa shkrime. Kėto tekste tė saj janė zėri i pėrnjėmendtė i shpirtit tė saj dhe burimi kryesor pėr tė njohur mėsimet e saj.

    E para grua nė histori, Shen Klara shkruan njė formė jete (Rregullėn) qė e mbron me vendosmėri tė guximtė derisa Papa i jep miratimin mė 9 gusht 1253, nė pragun e vdekjes sė saj. Nė dymbėdhjetė kapituj Sh. Kjara, qė pėrcaktohet si “bimėza e Atit Franēesk”, e pėrvijon jetėn e motrave tė bashkuara pėr tė jetuar nė pėrvujtėri tė shenjtė dhe nė varfri tejet tė lartė, nė heshtjen soditėse dhe nė shėrbimin e pėrvuajtur dhe tė kujdesshėm.

    Nė vitet e fundit tė jetės sė saj Shen Klara shkruan Testamentin e vet, njė falėnderim tė sinqertė Atit pėr hiret e thirrjes dhe njė nxitėse amėnore motrave tė atėhershme dhe tė gjithmonshme, nė mėnyrė qė ta jetojnė me besnikėri dhe gėzim jetėn e tyre tė dhuruar Hyjit, duke ndjekur mėsimet e Atit Shėn Franēesk “kolonė, pėrkrahje dhe ngushėllim i vetėm pas Hyjit”.

    Shen Klara shkruan edhe katėr Letra drejtuar Anjezes, si abatesha e manastirit tė Pragės.


    Kėtu mė se tjetėrkund zbulohen sekretet e shpirtit tė Kjarės, afektet mė intime qė e bashkojnė me Zotin Jezus dhe me motrat: njė dashuri tė flaktė qė ajo e mban tė shkruar nė thellėsitė e zemrės sė saj prej gruaje, motre dhe nėne.

    Fjalėt janė tė thjeshta dhe tė mrekullueshme, magjepsėse dhe ndriēuese, tė afta qė tė na e dorėzojnė tė paprekshėm sekretin e kėsaj tė krishtere tė vėrtetė, tė kėsaj gruaje vėrtetė tė lumtur, qė e ka gjetur nė Krishtin kuptimin pėrfundimtar dhe tė thellė tė jetės sė saj.



    Motrat Klarise: familja e saj e madhe

    Rregulla e shkruar nga Shen Klara fillon kėshtu:

    “Forma e jėtės sė Urdhrit tė Motrave tė Varfra, e themeluar nga i lumi Franēesk, ėshtė kjo: tė zbatohet Ungjilli i shenjtė i Zotit tonė jezu Krishtit, duke jetuar nė dėgjesė, pa asgjė tė veten dhe nė pastėrti”.

    Sh. Kjara zgjedh qė tė jetojė Ungjillin e Jezu Krishtit nė varfri dhe nė pėrbashkim vėllazėror, duke lejuar tė udhėhiqet nga Fjala e Hyjit dhe nga soditja e tė Kryqėzuarit tė varfėr. Gatishmėria ndaj Shpirtit, ndjenja e realitetit, bashkėndarja e pėrgjegjėsive, rėndėsia e faljes sė ndėrsjellė, i japin formės sė jetės njė autenticitet jete ungjillore gjithnjė aktual.

    Sė bashku me Franēeskun dhe me vėllezėrit e saj shfaq njėsinė e thirrjes sė pėrbashkėt, qė realizohet nė Kishė, pasqyrė dhe shembull pėr tė gjithė ata qė jetojnė nė botė.

    Jeton nė tėrheqje, nė mėnyrė qė intimiteti me Hyjin tė bėhet, nė qetėsi dhe nė heshtje, pėrbashkim me tė tjerėt, me gjithė krijimin. Aktualisht Klariset janė rreth 16 mijė nė manastiret e ndryshme tė pėrhapura nė mbarė botėn.

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,163
    Lutje


    Shėn Klara e Asizit: njė himn lavdi

    Kjarė, Nėnė e Motėr e jona,

    ndihmona tė pasqyrojmė,

    tė projektojmė drejt botės

    atė qė sodisim,

    tė dėftojmė atė ikonė tė gjallė

    tė ndėrtuar nė brendėsinė tonė

    nga duart e Hyjit.

    Ndihmona ta shpėtojmė dhe ta ēlirojmė

    shėmbėlltyrėn e Hyjit tė pranishme nė ne

    qė tė mund t’jua ofrojmė tė tjerėve,

    tė ēliruar nga tė gjitha merakosjet

    dhe travajet qė na bėjnė

    tė harrojmė praninė e Tij.

    Ti na fton tė shkojmė me guxim dhe pa frikė.

    Na thua: “E kam parė Zotin!” (Gjn. 20, 18),

    na e dėfton me jetėn tėnde tė pėrflakur pėr tė,

    na e dėfton me hovin tėnd ungjillor

    tė rrėnjosur nė besimin nė Tė.

    Jeta jonė ka nevojė sot

    tė rigjejė guximin,

    bujarinė qė lindin

    nga gėzimi se kemi gjetur thesarin

    qė i trondit pozitivisht

    perspektivat e ekzistencės sonė.

    Je ti vetė qė na uron:



    “Zoti qė na ka dhuruar

    t’ia fillojmė pėr sė mbari,

    na dhashtė edhe qė tė rritemi

    dhe tė ngulmojmė

    deri nė fund. Amen!”.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •