Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 78
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare

    11 dhjetor 2005 /TN

    Nuhi Ismajli

    Figura e kryeheroit kombėtar shqiptar Gjergj Kastriotit – Skėnderbeut, qė nga ditėt e para tė lavdisė sė tij e gjer mė sot, ka frymėzuar vepra tė shumta e tė larmishme tė fushave tė ndryshme tė krijimtarisė sė autorėve shqiptarė e botėrorė.

    Figura e Skėnderbeut ėshtė bėrė njė figurė e admirueshme pėr autorėt shqiptarė e tė huaj, nė radhė tė parė, pėr luftėn e tij heroike, kundėr pushtuesit e robėrisė, pėr ēlirimin e vendit e tė popullit tė vet dhe pėr ruajtjen e identitetit kombėtar, por edhe pėr kontributin e vlerėn qė kishte lufta e tij edhe pėr popujt tjerė dhe veēanėrisht pėr shembullin e pamohueshėm frymėzues qė pati e ka vepra e tij pėr ndjenjat liridashėse dhe virtytet mė tė shquara njerėzore tė tė gjithė njerėzimit.

    Nė kontrast me frymėzimet e fuqishme tė veprave tė autorėve shqiptarė e botėrorė, trajtimin madhėshtor tė figurės sė tij dhe pėrpjekjes pėr tė dhėnė kuptimin e natyrėn e madhėshtisė sė tij, figura e Skėnderbeut, e mbėshtetur nė filozofinė e propagandėn e kundėrshtarėve tė tij historikė dhe nė propagandėn antishqiptare, ndonjėherė ėshtė bėrė objekt trajtimi edhe nga pikėpamje tė tjera, tė kundėrta, joobjektive, antishqiptare, sipas tė cilave ai del si shembulli i tradhtarit kombėtar, i cili lufton kundėr interesave tė Shqipėrisė (H. Feraj) ; shembulli i heroit te vogėl kombėtar (B. Latifi) ; shembulli i cilėsive mė tė ulėta tė shqiptarėve dhe tė cilėsive mė tė ulėta njerėzore (K.Trebeshina) etj.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Mohimi i heroit kombėtar

    H. Feraj nė shkrimin e tij tė karakterit politik “Skicė e mendimit politik shqiptar”(bot. Logos – A”, Shkup, 1999), ia mohon Skėnderbeut tėrėsisht vlerėn e heroit kombėtar dhe, pėr mė tepėr, tek ai sheh qėndrime dhe veprime antishqiptare (f. 44, 45 etj.). Skėnderbeu, sipas Ferajt, nuk ėshtė njė hero kombėtar, po njė figurė negative (f.84 etj.), pasi nuk e ka pranuar pushtuesin osman dhe robėrinė e Shqipėrisė, po e ka kundėrshtuar dhe e ka luftuar atė pėr 25 vjet me radhė.

    Pra, sipas Ferajt, ai i ka bėrė dėm Shqipėrisė, pasi ka kundėrshtuar P.Osmane dhe nuk ka vepruar si tė tjerėt, tė cilėt e kanė pranuar pushtuesin osman dhe i janė bashkuar atij, si Hamza Kastrioti, M.Golemi.S. Balsha,B. Pasha etj. (f. 45) . Duke mos e pranuar P.O. dhe duke luftuar atė, sipas Ferajt, Skėnderbeu ka refuzuar tė mirat qė sillte P.O. pėr shqiptarėt, si: tė drejtėn e vetėqeverisjes, tė drejtėn e gjuhės, arsimit etj (f. 45).

    E vėrteta, siē e tregojnė tė gjitha faktet, ėshtė se pėrveē tė mirave personale qė fitonin integristėt, populli shqiptar nuk fitoi asgjė, po pėrkundrazi, pati humbje e pasoja deri nė ditėt tona.Kėshtu, dihet se integristėt shqiptarė fitonin pozita e pėrfitime materiale, por ishin vetėm sherbėtorė tė pushtetit osman dhe, si tė tillė, duhej tė luftonin pėr tė dhe, jo rallė, duhej, pėr hirė tė atij integrimi me P. O. , tė udhėhiqnin fushata luftarake edhe kundėr Shqipėrisė, vendit e popullit tė vet.

    Pėrveē luftės sė Skėnderbeut /dhe skėnderbegasve/ kundėr P. O. shqiptarėt patėn edhe integrimin shumėshekullor me P. O. , ku mund tė shihen “rezultatet” e atij integrimi.

    Integristėt nuk kanė mundur tė bėjnė asgjė pėr tė mirėn e kombit. Nuk kanė mundur tė frenojnė dhunėn e pushtuesit osman, as dhunėn e pushtuesit tė dytė (sllav e grek) mbi shqiptarėt, dėbimet e shqiptarėve…

    Duke i identifikuar me turqit, integristėt shqiptarė, qoftė edhe ata tė pozitave tė larta, nuk kanė pasur kurrfarė tė drejtash as mundėsish qė tė krijonin kushte pėr mbrojtjen dhe zhvillimin e vlerave kombėtare, si: gjuha, arsimi, kultura kombėtare etj. Pėrkundrazi, pozita e integristėve shqiptarė, ka kushtėzuar qė ata tė jenė faktorė tė fuqishėm tė ndėrprerjes sė kulturės shqiptare pėr shekuj tė tėrė dhe imponimit e pėrhapjes sė ideologjisė e kulturės sė pushtuesit te shqiptarėt.

    Pranimi i pushtuesit osman, afrimi dhe integrimi i shqiptarėve me tė, ka pasur pasoja tė mėdha historike pėr shqiptarėt. Kėshtu, pėrderisa tė tjerėt formuan shtetet e tyre ende pa rėnė P.O. , shqiptarėt, edhe pas rėnies sė P.O. mbetėn me trojet e copėzuara dhe me pasoja qė po i vuajnė edhe sot.

    Skėnderbeu, sipas H. Ferajt, ėshtė figurė negative, antishqiptare edhe pėr shkak se me luftėn e tij kundėr P.O. ka ndihmuar luftėn e sllavėve (serbėve) e grekėve, lakmuesve tė tokave shqiptare (f. 145 etj.), pa marrė parasysh faktin se, atėherė, P. O. ishte pushtuesi mė i madh, numėr njė, i shqiptarėve; qėllimi i vėrtetė i luftės sė Skėnderbeut, ishte ēlirimi i Shqipėrisė (dhe jo favorizimi i orekseve tė tė tjerėve) , ndėrsa lufta kundėr P.O. nuk donte tė thoshte pajtim me pushtimin sllav (serbė) e grek tė Shqipėrisė.

    Skėnderbeu me qėndrimin e luftėn e tij kundėr P.O., sipas H. Ferajt ka krijuar njė traditė politike antikombėtare, e cila, sipas tij, i ka sjellė dėm kombit shqiptar, kurse i ka shėrbyer dhe i ka favorizuar pushtuesit ballkanikė tė Shqipėrisė(f. 84, 129 etj.). Po ashtu, me atė qėndrim tė tij politik, sipas H. Ferajt, Skėnderbeu ka qenė edhe kundėr Perėndimit (f.83).

    Por, nė fund, mungesa e argumenteve, artificialiteti i pikėpamjeve, teorive e skemave tė tij politike shihet kur ai e demanton vetveten me pėrfundimin se tė gjitha rrymat politike shqiptare, pra, sipas tij, edhe rryma politike e integristėve, qė sipas tij ėshtė rrymė “nacionaliste shqiptare”( ! ), nga e cila ka lindur nacionalizmi shqiptar ( ! ) (f. 38, 146 etj.), Skėnderbeun e marrin si shembėlltyrė tė heroit kombėtar (f. 82-84).

    Baza e pikėshikimit dhe e pikėpamjeve tė tilla tė H. Ferajt pėr Skėnderbeun ėshtė e mbėshtetur nė pikėpamjet e filozofisė sė pushtuesit, arsyetimet e tij pėr luftėrat pushtuese, nė filozofinė e moralit tė integristėve, tė cilėt bashkimin me pushtuesin dhe luftėn kundėr vendit tė tyre e quajnė vepėr fisnike kombėtare, nė arsyetimet e tradhtarėve tė popullit dhe tė vendit, tė cilėt tradhtinė e konsiderojnė nder, krenari, vlerė, dhe nė mendėsinė e ngulitur anadollake tė robit.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Injorimi i heroit kombėtar

    Shkrime tė ngjashme me veprėn “Skicė…” tė H. Ferajt, nė tė cilat Skėnderbeu jepet sipas pikėpamjeve antishqiptare, janė edhe shkrimet:“ Kombi, moderniteti, historia” (“Koha ditore”, 15 maj 2004, f. 27) dhe “Minimalizmi religjioz i shqiptarėve” (“Koha ditore”, 20 gusht 2005, f. 28) tė Blerim Latifit.

    Nė shkrimet e tij B. Latifi synon tė zhvlerėsojė e mohojė figurėn kombėtare tė Skėnderbeut dhe tė rrėnojė bindjet e shqiptarėve pėr tė si kryehero kombėtar.

    Sipas B. Latifit figura e Skėnderbeut, si hero kombėtar, ėshtė “mit i shpikur” (“Minimalizmi…”) . Mitin pėr Skėnderbeun, sipas B. Latifit, e kanė krijuar romantikėt shqiptarė (“Kombi…”) dhe se “ Nacionalistėt shqiptarė e kanė marrė figurėn e tij dhe prej njė princi feudal e kanė shndėrruar nė hero kombėtar” (“Kombi…”).

    Vlerėsimi i Skėnderbeut si hero kombėtar, nga ana e historianėve shqiptarė, sipas B. Latifit ėshtė vetėm “ njė konstruksion imagjinar me tė cilin vazhdojmė tė gėnjejmė veten” ( “Kombi…”) etj.

    Mirėpo, tė dhėnat tregojnė se romantikėt shqiptarė nuk janė tė parėt, tė cilėt janė munduar ta trajtojnė madhėshtinė e Skėnderbeut nė veprat e tyre. Pėrpara romantikėve shqiptarė, krijuesit shqiptarė, qė nga koha e Skėnderbeut, si dhe krijuesit botėrorė, tė shekujve tė ndryshėm, nė veprat mė tė lloj-llojshme, e kanė pėrjetėsuar madhėshtinė e Skėnderbeut.

    Romantikėt shqiptarė nuk e kanė lartėsuar aspak mė tepėr Skėnderbeun se krijuesit shqiptarė dhe botėrorė, para tyre.

    Lufta dhe qėndresa njėēerekshekullore e Skėnderbeut pėrballė njė fuqie botėrore, siē ishte P.O., adhurimi i tij nė pėrmasa botėrore dhe krijimi i figurės madhėshtore tė tij nė veprat e lloj-llojshme tė qindra autorėve shqiptarė e botėrorė, vetvetiu e bėn figurėn e Skėnderbeut tė pandashme nga figura e heroit mitik.

    B. Latifi, nė shkrimin e tij, mohon figurėn kombėtare tė Skėnderbeut edhe duke i mohuar atij idetė nacionaliste. Sipas tij, pėr Skėnderbeun “Idetė nacionaliste janė tėrėsisht tė huaja dhe inekzistente…” (“Minimalizmi…”) ; “Ideja e kombit nuk ka ekzistuar fare nė periudhėn e Skėnderbeut” dhe se “…projektimi i kėsaj ideje nė veprimtarinė e Skėnderbeut ėshtė kurgjė tjetėr pėrpos njė vetėmashtrim” (“Kombi…”) ; Ai nuk ėshtė “farkėtues i identitetit nacional shqiptar” (“Minimalizmi…”) etj.

    Pohimet e tilla, shtrojnė pyetjen: Ē’motiv e ka nxitur Skėnderbeun tė braktiste pozitėn dhe pėrfitimet personale nė kuadėr tė P.O. dhe t’i kthehej vendit e popullit tė vet, njė jete luftėrash e betejash tė vazhdueshme pėr vendin, popullin, lirinė dhe identitetin shqiptar, nė mos vetėdija dhe synimet kombėtare, tė cilat kanė shėrbyer dhe shėrbejnė edhe sot si model i qėndresės dhe orientimit kombėtar? Si ka arritur, pra, Skėnderbeu tė jetė shembėlltyrė e heroit kombėtar dhe e luftės ēlirimtare, qė nga koha e tij e gjer mė sot? Mos ėshtė verbuar i gjithė njerėzimi dhe i jep cilėsitė qė Ai si ka?! Apo mos kanė ndryshuar natyra e parimet njerėzore dhe virtytet quhen vese, kurse veset virtyte?!…

    B. Latifi i mohon Skėnderbeut edhe luftėn pėr kulturėn dhe krishterimin perėndimor.

    Sipas tij, Skėnderbeu nuk ėshtė “figura qė personifikon identitetin nacional dhe perėndimor tė shqiptarėve” (“Minimalizmi…”); ai nuk ėshtė “ mbrojtės i krishterimit perėndimor dhe farkėtues i identitetit nacional shqiptar…” (“Minimalizmi…”) etj.

    Lufta e shqiptarėve kundėr P.O. nuk ishte vetėm luftė fizike pėr ēlirimin e vendit, po edhe njė luftė shpirtėrore e kulturore, kundėr ideologjisė dhe kulturės sė imponuar tė pushtuesit. Luftėrat e Skėnderbeut frenuan shtrirjen e P. O. drejt Perėndimit. Epitetin “atleti i Krishtit” Skėnderbeut ia dha qendra e krishterimit perėndimor.

    B. Latifi nė shkrimet e tij tė pėrmendura mbron pushtuesin osman dhe synon tė shquajė “vlerat” e pushtimit osman pėr shqiptarėt. Sipas tij, shqiptarėt nuk kanė qenė “viktima tė invadimit turko-islamik” (“Minimalizmi…”) dhe se vetėdija e tyre kombėtare u formua nė shek. XIX: “Identiteti kombėtar nė mesjetė nuk ekzistonte…” (“Minimalizmi…”) ; “ ėshtė gabim tė kėrkohen fenomene tė vetėdijes kombėtare, ose tė lėvizjes nacionaliste mė larg se shekulli nėntėmbėdhjetė” (“Kombi…”) etj. , qė, domethėnė se, sipas tij, ėshtė P.O. ajo qė e zgjoi vetėdijen kombėtare te shqiptarėt!

    Kėshtu, edhe B. Latifi, pėr Skėnderbeun flet nga pozita e pushtuesit osman dhe nga pozita e atyre qė pėrkrahnin pushtuesin osman dhe mbrojnė pushtimin osman tė Shqipėrisė dhe jo nga pozita e shqiptarėve qė luftuan pėr lirinė e vendit e tė popullit shqiptar dhe pėr kulturėn shqiptare me orientim perėndimor.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Sharja e heroit

    Pikėpamje tė njėjta pėr shqiptarėt dhe Skėnderbeun, tė cilat H. Feraj i shpreh teorikisht, Kasėm Trebeshina i shpreh artistikisht nė veprėn “Mekami” (bot. “Buzuku”, Prishtinė, 1992(94).

    Trebeshina mohon karakterin kombėtar tė luftės sė Skėnderbeut, e mohon atė si luftėtar pėr ēlirimin e Shqipėrisė dhe e quan “rebeli i pabesė” (f. 94) e vegėl e pushtuesve tė Shqipėrisė ( “ …aty nuk po pėrgatitej njė kryengritje, por Napoletanėt, tė ndihmuar nga Kastrioti, do tė ndėrmerrnin njė fushatė pėr ta ripushtuar Kėshtjellėn e Beratit” ( f. 58); “ Kastrioti ėshtė vegėl e tyre (napoletanėve) …” (f. 59) etj.

    Sikur nė veprėn e Ferajt edhe nė veprėn “Mekami” tė Trebeshinės Skėnderbeu paraqitet si armik i rrezikshėm pėr Shqipėrinė dhe njeri egoist qė lufton pėr interesa personale.

    Njė nga tradhtarėt shqiptarė qė shkon dhe bashkėpunon me turqit, qė ėshtė zėri i autorit, thotė kėshtu pėr Skėnderbeun: “ I thashė vėllait tim, Kastrioti ėshtė njė njeri shumė i rrezikshėm pėr vendin tonė, ai ėshtė njė njeri qė do vetėm veten dhe familjen e tij, ėshtė njė njeri i pangopur pėr pasuri dhe pushtet dhe, pėr t’i arritur kėto dy qėllime tė tij, ai mund tė bėhet me Napoletanėt, me Venedikasit, me Serbėt dhe me djallin vetė!…” (f. 84).

    Trebeshina ka injoruar dhe pėrqeshur edhe shkathtėsitė luftarake tė Skėnderbeut dhe nė vend tė prirjeve luftarake tė tij, siē e tregojnė dėshmitė historike, ai e jep atė me pėrmasat e njė luftėtari tė vogėl, aq sa ai mundet edhe nga luftėtarėt turq krejt tė zakonshėm: “ I kishim dhėnė Kastriotit njė mėsim tė mirė si dhe herėt e tjera…” (f. 86) ; “ Qė nga ai moment unė vetėm ndoqa me admirim trimėrinė e vėllait tim. Ai e ndali Kastriotin dhe iu pėrgjigj me kundėrgoditjen e tij. Goditjet dhe kundėrgoditjet kėmbyen njėra-tjerėn, por im vėlla nuk u praps asnjė hap dhe Kastriotit iu mbyll mundėsia pėr tė hapur rrugė…” (f. 93) ; “ Unė si nė ėndėrr shkova pas Ergynit qė u vu tė ndiqte Kastriotin…” (f. 94) etj.

    Nė veprėn “ Mekami” tė Trebeshinės, Skėnderbeun e shohim gjithnjė tė mundur, tė zėnė ngusht nga kalorėsit e thjeshtė turq e duke ikur me fytyrė tė pėrgjakur: “ Shumė herė gati sa nuk e bėnė copa luftėtarėt tanė…Unė pata rastin tė shikoja fytytrėn e pėrgjakur tė Kastriotit dhe u mbusha me krenari pėr tim vėlla…” ( f. 94) etj.

    Skėnderbeu nė veprėn “Mekami” tė Trebeshinės paraqitet si shembulli i shqiptarit mė tė keq, por i cili dallon prej shqiptarėve tė tjerė, vetėm pėr atė se nuk ka qenė frikacak. Kėshtu, nėse shqiptarėt , sipas veprės “ Mekami” janė: tė egėr, barbarė, mizorė, kriminelė, spiunė (spiunė tė dyfishtė) , armiqėsorė, jotolerantė, anarkistė, tė pashpirtė, injorantė, mburravecė, maskarenj, tė pacivilizuar, tė pangritur, tė prapambetur, pa identitet, tė pasinqertė, tė pabesė, tradhtarė, gėnjeshtarė, mashtrues, tė pandershėm, tė pamoralshėm, gojėshthurur, tė ngathėt (si luftėtarė), frikacakė etj. , Skėnderbeu “ …i kishte tė gjitha cilėsitė e racės shqiptare, me pėrjashtim tė frikės.” (f. 97) etj.

    Edhe Trebeshina paraqet pushtimin osman tė Shqipėrisė, si diēka tė lartė, tė shenjtė dhe pėr tė mirėn e Shqipėrisė, ndėrsa turqit si tė flijuarit pėr tė mirėn e Shqipėrisė. Prandaj, edhe te ky autor, paraqitja negative e figurės sė Skėnderbeut bėhet nga pozita dhe pikėpamje antishqiptare.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    Personalisht nuk njoh shqiptare qe e urrejne Skenderbeun, por e di qe ka shqipfoles muslimane qe shpirterisht ndjehen me afer Turqve/Bosniakeve/ndoshta Arabeve se sa me shqiptaret e krishtere, dhe e kan inat Skenderbeun. Ka mundesi qe keta te jene nga minoriteti turk i Kosoves/Maqedonise po ben vaki jane edhe shqiptare.

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Keto teori mbeshteten ne faktin qe ka qene e ditur qe Shqiperia nuk i reziston dot pushtimit otoman, sikur qe nuk i kane rezistuar as Bullgaria, Serbia, Greqia e shume vende tjera ballkanike. Keshtu qe, keta nisen ne faktin qe po te kishte negociuar Gjergj Kastrioti me turqit ne ate kohe, ne vend se te luftonte me ta, te pakten do arrinte qe shqiptaret te ruanin fene, te kishin te drejtat e arsimit ne gjuhe shqipe, dhe te drejta tjera kombetare, sikur i gezonin gjithe tjeret ne Ballkan gjate pushtimit otoman, ne kembim te dhenies se nje pjese te sovranitetit turqve. Tash, po ta analizosh thelle problemin dhe duke ditur pasojat e kesaj lufte clirimtare te Gjergj Kastriotit, do kishin qene shume me me interes per kombin tone, keto negociata per fene, shkollimin ne gjuhe amtare, dhe te drejta tjera kombetare, se lufta qe ka bere Gjergj Kastrioti bashke me gjithe shqiptaret tjere. Perfituesit me te medhenj dhe te vetem te kesaj lufte te shqiptareve kane qene italianet, austriaket, dhe europa ne pergjithesi, sepse po te mos luftonin shqiptaret, shume nga vendet tjera europiane do binin nen pushtimin otoman ne ate kohe. I vetmi perfitim qe kemi pasur ne shqiptaret nga kjo lufte eshte, respekti qe kemi ne bote per luften qe kemi bere, dhe krenaria kombetare qe kemi arritur me forca dhjetera e qindra here me te vogla, ti bejme balle otomaneve super te fuqishem ne ate kohe por per keto perfitime ne kemi humbur te gjitha te drejtat kombetare pastaj per 500 vitet e pushtimit otoman pervec humbjeve ne njerez dhe zhvendosjes se detyruar te mijera shqiptareve drejt Italise e vendeve tjera europiane.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 31-03-2006 mė 03:12
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Feja e Skenderbeut gjithmone ka qene debatuese, nder ekspert e nder njerez te thjeshte, okey kjo gje, dhe te mbyllim kete kapitull!

    Por, thelle jam i bindur se nuk ka shqiptar te urren figuren martire te Skenderbeut, qoft ai musliman ose i krishtere. Fundja kur eshte ne pyetje interesi kombetar, feja eshte dytesore, apo jo?
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar mė parė nga Davius
    Feja e Skenderbeut gjithmone ka qene debatuese, nder ekspert e nder njerez te thjeshte, okey kjo gje, dhe te mbyllim kete kapitull!

    Por, thelle jam i bindur se nuk ka shqiptar te urren figuren martire te Skenderbeut, qoft ai musliman ose i krishtere. Fundja kur eshte ne pyetje interesi kombetar, feja eshte dytesore, apo jo?
    Eshte absolutisht e vertete kjo Davius qe edhe nese e ka pasur gabim Skenderbeu, prape ne nuk mund ta urrejme, sepse ai eshte nje nga stergjysherit tane, dhe duhet ta respektojme ate dhe vepren e tij, e duhet te krenohemi e mburremi qe e kemi pasur. Poashtu, plotesisht pajtohem me ty, qe kur vjen puna te interesi kombetar, feja eshte dytesore.

    Poashtu, eshte shume me lehte te behet analiza e gjerave qe kane ndodhur se sa te besh analiza te asaj qe do ndodhe. Pra, ne e kemi me te lehte qe te bejme tani analizen e ngjarjeve qe kane ndodhur ne ate kohe se shqiptaret e atehershem te bejne analizen e gjerave qe do ndodhin. Sic thote edhe nje fjale jona popullore, "kur t'thehet kerri, dalin udhe boll".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 31-03-2006 mė 03:15
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    BUKURIA SHERRI I LUMTURIS Maska e koder kiss
    Anėtarėsuar
    03-03-2006
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    206
    DAVIUS po te ishe athere ti [behet fjale ne kohen e skender beut] cfare dote ndryshoje ti tek politika e tije apo te ishte ai sot cfare dote ndryshonte tek shqiptaret dhe politika shqiptsre
    SIMBAS MENDIMIT TEND

    POR EDHE MENDIMET E TE TJEREVE NUK PERJASHTOHEN

    PLS
    KULTURA , SJELLJA, EDUKATA ,ZBUKURON NJERIUN!!!!!!!!!!!!

  10. #10
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Para se te flisni per H. Feraj dhe mbi kete tematike (te trajtimit qe rryma e tij i ben Skenderbeut), eshte e mira te jete lexuar vete H. Feraj ('Skice e mendimit politik shqiptar' dhe 'Pavaresia eshte e shenjte', qe une i kam lexuar qe te dyja) dhe te lexohet po ashtu Hasan Kaleshi.


    Vetem atehere mund te kihet nje ide, nga e cila mund te komentosh ne baze te menyres se si mund te kuptohen arsyetimet e tij.


    Arsyetimi im, ne baze te asaj qe kam lexuar tek libri i pare i Ferajt, eshte se autori eshte pak abstrakt, ose me sakte subjektiv, nga menyra se si e sistemon strukturen historike te nacionalizmit ne Shqiperi.

    Psh, nuk ka baza qe te thuhet se Moisi Golemi i perkiste rrymes nacionaliste integracionaliste, meqe ai dezertoi nje here duke bashkepunuar me turqit.

    Bashkepunimi i tij me turqit eshte i vertete, por qe te konkludosh se ai e beri kete per arsye nacionaliste integruese komb shpetuese, eshte subjektive, ne mos e gabuar fare, sepse dime qe Moisi Golemi shpejt u pendua dhe hoqi dore nga ai bashkepunim.


    Po ashtu, e vertete eshte se Skenderbeu lindi si figure heroike ne nje ambient te caktuar historik, qe nuk perfaqeson te gjithe spektrin shqiptar nacional. Keto ambiente jane: kristianet e emigruar per shkak te pushtimit turk, per te cilet, nacionalizmi eshte vetem nje nostalgji e se kaluares, dale jashte realitetit te periudhes post-skenderbeane. Si edhe lindi nga shtresa e laicizuar perendimore e shtreses intelektuale te kohes se renies se perandorise otomane, si nje nevoje per ti dhene nje motiv europian romantik levizjes per nje Shqiperi post-otomane.



    Eshte e veshtire te percaktohet nese Skenderbeu (suksesi i tij) do te ishte perfundimisht celsi i suksesit te ceshtjes nacionale shqiptare.


    Nje gje, mendoj, eshte e sigurte. Nese Skenderbeu do tia dilte mbane kundra turqve dhe kjo ti rezistonte kohes, Shqiperia do ishte nje vend me tipare te tjera nga ato qe ka sot, shume me europiane.


    Kamunistet e ngrejten larte figuren e Skenderbeut, duke u perqendruar tek mesazhi i tij krye-ngrites, krye-nec, masemobilizues dhe bashkepunues me popujt fqinje kundra agresorit te huaj te perbashket.


    Nje Shqiperi post-turke e shek.20 dhe 100% muslimane do kishte te tjera figura frymezuese komb-formuese.

  11. #11
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Ne rradhe te pare pershendes hapesin per temen sepse me duke shume interesante. Pastaj deri diku i bashkohem arsyetimit te Dodonit qe me duket me rrjedhe llogjike. Skenderbeu si figure pa fshehur te verteten duhet te themi se eshte fryre nga romantiket e Rilindjes dhe eshte veshur me tipare te per te cilat e bejme te denje ta quajme "Hero Kombetar". Pa marre parasysh rrrjedhimet e luftes se tij besoj se kjo figure kombetare meriton nderimet e gjithesecilit sepse mbronte nje kauze te drejte: Luften per pavaresi. Jo vetem kaq po ai edhe lufton per kete kauze dhe del fitimtar.Rrjedha logjike e ngjarjeve me pas i ul vleren praktike luftes se tij por paraqet me se miri karakterin e shqiptareve. Zgjodhi luften kundrjet nenshtrimit, kjo e ben te denje per titullin e sotem qe ka si heroi yne. Tiparet me te mira te shqiptareve pasqyrohen pikerisht te ai, mgjse historia e tij eshte pare nen kendveshtrimet e autoreve te ndryshem qe kane shkruar per te. Marin Barleti perkrah vendimet e Kastriotit kundrejt Venedikut duke e kufizuar romanin e tij ne kete prizem. Ndersa Naimi e sheh si hero te vertete duke i veshur tipare tipike per shkrimet e Rilindasve ne ate periudhe.
    Ne kohen qe ka luftuar Skenderbeu sapo kishte rene Kostandinopoja, turqit e gjeten rrugen te hapur deri ne kufijte e vendit tone. Me arsyetimin e kohes qofte dhe nje keshtjelle kishte vlera aq te medha per njerezit brenda saj sa ia vlente te luftonin per ta mbrojtur. Nuk mund ta leshonin me kushte perballe okupatorit osman. Kjo ishte llogjika e kohes te ciles iu vu per ta mbrojtur Skenderbeu. Se si do te ishte rrjedha e ngjarjeve nese ai do te ishte dorezuar kete nuk mund ta dime. Une dua te shoh dhe vazhdimesine e vepres se tij ne vitet ne vazhdim. Keshtjella e Shkodres ra e fundit, ndoshta kjo eshte nje arsye pse ne rrethinat rreth ketij qyteti popullata mbrojti dhe vleresoi fene e zakonet e zones. Vendi yne i pare gjeografikisht nuk eshte i lehte per tu pushtuar. Ka zona te thella malore ne te cilat cizmja e ushtarit shkon me veshtiresi e jo me vula e vezirit. Kjo eshte arsyeja pse disa zona te thella ne jug e veri arriten te mbanin nje fare autonomie. Duke qendruar te vazhdimesia e vepres se tij shume vjet me vone pashallare shqiptare duke filluar nga Karamahmut pashe Bushati e deri te Ali pashe Tepelena u frymezuan nga ky hero per bashkimin e trojeve shqiptare. Mos harrojme se me Skenderbeun kishim per here te pare nje shtet te konsoliduar nen drejtimin e nje udheheqesi te vetem. Kjo nuk eshte gje e vogel sepse ambicja e pashallareve shqiptare te viteve 1800 kerkonte te ndiqte kete rruge, ribashkimin e trojeve shqiptare duke marre si shembull arritjen e Skenderbeut. Pervec kesaj shqiptaret fituan identitet ne Evrope, madje dhe prestigj. Ne kohet e sotme kjo do te mund te ishte shfrytezuar nese do te ngulmonim ta ruanim kete identitet.
    Me pushtimin osman identiteti yne kombetar ne mos humbi u venit. Ishte pikerisht pushtimi i gjate osman ajo gje qe e bente Bismarkun te deklaronte se Shqiperia eshte vetem term gjeografik. Nese nuk do te luftonim me Skenderbeun ne krye e nese nuk do te kishim nje shtet te konsoliduar c'fare do na mbetej pas pushtimit te turqve? Gjithe fqinjet rreth e rrotull do e kishin me te lehte per te na coptuar. Vepra e Skenderbeut eshte e madhe ne te mungon vetem vazhdimesia, nese do ta kishim kete atehere do te flisnim ndryshe.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Julius : 31-03-2006 mė 07:18
    Ezekiel 25-17.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    Duke qendruar te vazhdimesia e vepres se tij shume vjet me vone pashallare shqiptare duke filluar nga Karamahmut pashe Bushati e deri te Ali pashe Tepelena u frymezuan nga ky hero per bashkimin e trojeve shqiptare.
    Me sa mbaj mend nga cka kam lexuar, Karamahmuti kishte nje fare nacionalizmi, ndersa Aliu jo. Po ne asnje burim nuk kam lexuar se keta te dy mundoheshin te bashkonin Shqiperine si Skenderbeu, po kane luftuar disa here kunder njeri tjetrit. Ju lutem mos sillni si prove artikuj nga Olsi Jazexhi se e dime qe eshte pro-osman deri ne palce.

  13. #13
    Olsi Jazenxhi eshte me te vertete pro-osmanlli!
    Por eshte fakt qe Karamahmud Bushatlliu u rebelua kunder Portes se Larte dhe donte te ringjallte Perandorine Ilire!
    Gjithashtu Ali Pasha i Tepelenes luftoi nje jete per bashkim trojesh Shqiptare!
    Keto te dy nuk ishin fetare apo luftetare te islamit,sikur ishte Ballaban Pasha e te tjere,keta kishin vizione te qarta dhe me interes per Shqiperine e Madhe!
    Olsi Jazenxhi do jete ndonje minoritar turk i mbetur rastesisht ne Shqiperi nga pllenimi i nje Jeniqeri dhe i nje gabeleje!
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  14. #14
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Eshte e veshtire te percaktohet nese Skenderbeu (suksesi i tij) do te ishte perfundimisht celsi i suksesit te ceshtjes nacionale shqiptare.
    Ceshtja kombi-nacionale shqiptare eshte.....cka?

    Ne desktop-in tim kam nje fotografi origjinale te perkrenares te Skinerit. Ne te, farketuesi Venecian ka gdhendur shkronjat: IM-PER-AT-OR

    Ne ate perkrenare gjendet celsi. Ne ate perkrenare gjendet vizioni. Vizioni u 'zbulua' prej Arbereshit, birit te nje prifti uniat (ortodoks qe njeh autoritetin e Pontifex Maximus-it Romak), Girolamo (Jeronim) de Rada. Le te mblidhet rraca luftarake pellazgjike nen nje cati. Per kete duhet nje IM-PER-AT-OR, nje prift-mbret alla cifutce (Mashiach/Kristos). E pastaj: apres nous, le deluge!

  15. #15
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga OROSHI
    Olsi Jazenxhi do jete ndonje minoritar turk i mbetur rastesisht ne Shqiperi nga pllenimi i nje Jeniqeri dhe i nje gabeleje!
    Ne diskutimet qe kam pasur me te, kaq ai e ka pranuar vete. Sipas mendjes te tij ai eshte fare ushtari Arab nga Egjypti. Ne fakt, eshte nje pamundesi statistikore qe ai te mos jete Shqiptar. Shqiperia ishte burim, dhe jo destinacion jeniceresh. Ne te vertet ajo cka bere Olsi eshte tradheti ndaj popullit te vet ekzluziv, per t'iu bashkuar popullit multi-rracial Musliman. Qe te justifikoje vepren e tij Olsi Jazexhi shkruan ato qe shkruan. Nuk mund ti jete besnik i dikujt si Gjergj Kastritoi qe thote haptaz "Ne jemi Epirote". Per te ka vetem Ymet Islam. Asgje tjeter.

  16. #16
    Freedom Maska e Bianconero
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    263
    Citim Postuar mė parė nga Davius
    Feja e Skenderbeut gjithmone ka qene debatuese, nder ekspert e nder njerez te thjeshte, okey kjo gje, dhe te mbyllim kete kapitull!
    GJERGJ KASTRIOTI ka LINDUR dhe VDEKUR I KRISHTERE. Gjithe problemi qendron se Albo ka deshire ta kete Ortodoks por ne fakt ka qene Katolik
    Mekat qe talenti nuk eshte semundje ngjitese, sepse kesisoj nuk do te kishim kaq shume budallenj neper kembe.

    Frederik Rreshpja

  17. #17
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Une skam pune njehere me artikujt e Olsi Jazexhi meqe kishte shkruar nje parafoles. Ato ishin thjesht mendime te miat. Nqs ka ndonje reference apo argument te me binde qe Bushati dhe Ali Pasha nuk ishin nacionaliste atehere mund ti sjelle t'i shqyrtojme.
    Bianconero, sec ka qene Kastrioti ortodoks apo katolik ne rradhe te pare nuk ka shume rendesi. Nuk duhen ngaterruar ama lidhjet me Venedikun me fene e tij. Se atehere Venediku kishte pozite te forte e kisha ortodokse ishte ne renie. Si fillim shiko emrat e njerezve te fisit te Skenderbeut, shiko gruaja e tij Donika cfare fe kishte e pastaj merr informacion se ku e ka bere martesen. Per hir te historise te gjitha keto se nuk ka rendesi cfare feje i perkiste. Ai eshte heroi i te gjitheve dhe arsye per tu krenuar e te gjithe shqiptareve.
    Ezekiel 25-17.

  18. #18
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anėtarėsuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    kėtu
    Postime
    231
    Me sa mbaj mend nga cka kam lexuar, Karamahmuti kishte nje fare nacionalizmi, ndersa Aliu jo. Po ne asnje burim nuk kam lexuar se keta te dy mundoheshin te bashkonin Shqiperine si Skenderbeu, po kane luftuar disa here kunder njeri tjetrit.
    Po pse Skenderbeu kishte 'nje fare nacionalizmi' or Gentius? Me sa di une edhe Skenderbeut iu desh te luftoje me disa prej feudaleve shqiptare qe nuk donin te ishin nen udheheqjen e tij?! Pastaj, nuk jeni ju ata qe thoni se Gjergj Kastrioti para se te ishte shqiptar ishte nje i krishtere, dhe se lufta e tij ka pasur nje karakter thjesht fetar?

    GJERGJ KASTRIOTI ka LINDUR dhe VDEKUR I KRISHTERE.
    Po eshte e vertete kjo qe thua. Madje ka te ngjare qe ne mes te dy periudhave kur lindi dhe vdiq si i krishtere, te kete kaluar edhe nje pjese te jetes si musliman.

    Gjithe problemi qendron se Albo ka deshire ta kete Ortodoks por ne fakt ka qene Katolik
    Ne fakt Skenderbeu nuk ka qene as katolik e as orthodoks, por uniat, qe don te thote se e ka njohur autoritetin e papes edhe pse vete ka qene nga nje familje e riteve bizantino-orthodokse. Ne Ballkanin e mesjetes jane dalluar dy forma te orthodoksizmit: ai i riteve bizantino-sllave qe ka dominuar ne veri te Gadishullit, dhe ai i riteve greko-bizantine ne jug. E njejta ndarje e zonave te ndikimit orthodoks ka mbizoteruar pak a shume edhe ne tokat e banuara me albanofone. Sa i perket familjes se Gjergjit, ajo i ka takuar orthodoksizmit te pare, atij te ritit sllav.

    Si pasoje e trysnive asimiluese serbosllave te shekullit XIV, territoret e banuara me shqiptare rane nen sundimin dhe ndikimin e feudaleve serb. Disa prej familjeve feudale shqiptare nepermes krushqive me familjet feudale sllave e pranuan orthodoksine e ritit sllav. Edhe familja e Kastrioteve qe kishte zoterimet e tyre ne rajonet e Matit dhe te Peshkopise nuk beri perjashtim nga tendenca e kohes. Dihet qe nena e Gjergjit, bija e nje feudali sllav te Pollogut, ishte e riteve bizantino-sllave dhe si e tille ajo pati ndikimin e saj tek Gjergji. Per dallim nga familjaret e tij Gjergji, per arsye personale ose politike, e pranoi autoritetin e papes dhe u be uniat.

    Te qenurit i Gjergjit i ritit orthodoks sllav, ka bere disa historiane serb ta kosiderojne Skenderbeun sllav.

  19. #19
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758

    Skenderbeu

    Gjergji i Kastrioteve ishte nje figure ushtarako politike unike, e paperseritshme per periudhen kur ka jetuar.
    Shqiperia(Arberia....)ka nxjere edhe figura te tjera interesante, si Ali Pasha, Moisiu,
    Ballabani etj
    Figurat duhen analizuar ne perputhje me kushtet historike kur kane jetuar.
    Mua nuk me vrasin veshin fare fjale te papergjegjshme qe thuhen per Kastriotin e madh, si tradhetar etj...si nje tjeter akuze qe thote se ai u kthye ne arberi vetem per te rimarre principaten e vet dhe jo per te bashkuar princat kunder turkut.
    Nje gje tjeter me shqeteson:helmi qe rrjedh ne keto shkrime...helm i hidhur.
    Davius...pse hap te tilla temanegative? nuk do te ishte me mire te hapje nje teme te karakterit informues? Ti duke qene patriot, ju le shteg ca tepainformuarve te shkruajne ....Stop. Ka disa gjere qe jane shume serioze, prioritare. Me lejoni te radhit disa prej tyre.
    Atdheu-mos lejoas edhe nje rromuz te lehte kunder vendit ku ke varret e te pareve
    Feja-respektondjenjat e te tjereve dhe te tuat, boten e brendeshme intime. Jemi njerez.
    Liria-eshte e shenjte....etj etj
    pershendetje
    DP
    sereno

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    Po pse Skenderbeu kishte 'nje fare nacionalizmi'
    Jo fejer, Skenderbeu nuk ka pas ndonje lloj nacionalizmi sic e njohim sot.

    Ilirius, nuk thash se ti kishe ndonje lidhje me Jazexhiun, po flisja ne pergjithesi.

    Shendet.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastrioti ndikoi ne rrugen e qyteterimit europian
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-06-2006, 17:35
  2. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu dhe Kosova
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 02:19
  3. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  4. Major Gjergj Vata
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 20:31
  5. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •