Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 78
  1. #21
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Vepėr Sintetike Me Vlera Tė Paēmuara


    Nė vijim tė shkrimeve pėr librin e Hysamedin Ferajt “Skicė mendimit politik shqiptar"



    Shkruan: Shqiptar Oseku


    Dy fjalė me rastin e promovimit tė veprės “Skicė e mendimit politik shqiptar”, botuar nė Tiranė, nė tetor, 1998 nga autori dr. Hysamedin Feraj.

    (Ky punim u lexua edhe nė Radio Malme, nė Suedi, dt. 10.11.1998 nė orėn 20 e 30 minuta, nė emisionin ABC, i cili hartohet nga zoti Ramadan Rexhepi, shkrimtar dhe nga zoti Zeqir Rama, publicist).



    Vepra “Skicė e mendimit politik shqiptar” e politologut Hysamedin Feraj u bė, mu ashtu si thotė edhe autori nė hyrje tė botimit tė parė, temė e dueleve intelektuale e politike qė nė lindje.

    Mbaj mend qė mė ka rėnė rasti tė lexoj nja dy kritika tė terthorta kundėr tezave tė kėtij punimi nė shtypin tonė, nė kufinjtė e sė padenjshmes e tė propagandės, pėrpara se tė mė ofrohet mundėsia ta lexoj punimin.

    “Skicė e mendimit politik shqiptar” mė ra nė dorė pėrmes kujdesit tė zotit Sabri Novosella nė vjeshtėn e vitit 1997 nė formėn e vet burimore, si temė disertacioni e politologut Hysamedin Feraj. Emri i autorit, i cili doli nė dritė mė nė fund, ngjallte respekt. Shkrimet publicistike tė zotit Feraj nė revistėn “Republika” dhe te gazeta “Albania” mė kishin krijuar njė respekt tė shėndoshė pėr autorin, si punime tė forta, me arsyetim tė kthelltė dhe tė qėndrueshėm.

    Pas leximit tė “Skicė e mendimit politik shqiptar”, ky respekt mė ėshtė forcuar edhe mė. E them me plot gojėn qė “Skicė e mendimit politik shqiptar” ėshtė njėra ndėr punimet mė sfiduese dhe mė interesante qė ėshtė shkruar ndonjėherė nė lėmin e politologjisė shqiptare.

    Tri syresh janė vlerat parėsore tė “Skicė e mendimit politik shqiptar” tė zotit H. Feraj.

    Sė pari, pėrmbajtja; me ndėrtimin e vet impozant teorik dhe pėrmes pėrdorimit mjeshtėror tė perspektivave gjeostrategjike, historike dhe sociologjike, zoti Feraj i lė pas shumicėn dėrmuese tė bashkėkohėsve shqiptarė qė janė lėshuar , ftuar e paftuar, nė lėmitė e vėshtira tė historisė sė idesė si dhe tė analizės sė mendimit politik shqiptar.

    Sė dyti, gjuha: formulimi konciz i zotit Feraj te “Skicė e mendimit politik shqiptar” i ka qėruar gjithandej me konsekuencė tė gjitha ngarkesat ideologjike, krahinore e religjioze, e besa edhe ato kuazipatriotike e folklorike, qė shfaqen ende, si sėmundje e pėrzgjatur foshnjėrie, te politologjia shqiptare.

    Sė treti, guximi dhe qasja shkencore pa kompromis. Te Hysamedin Feraj nuk ka mėshirė pėr lopėt e shenjta, gjatė ndėrtimit tė modelit tė vet kuptimor, i cili shkon diametralisht kundėr tė gjitha pėrsiatjeve tė derisotshme zyrtare dhe gjysėm zyrtare tė shqiptarėve rreth vetvetes zoti Feraj nuk zbrapset as para tabuve mė tė paprekshme tė shoqėrisė shqiptare.

    Kėto tri vlera, nė kombinim, e kthejnė “Skicėn e mendimit politik shqiptar” nė domosdoshmėri kategorike pėr kėdo qė synon tė formojė mendim tė plotė pėr historinė e idesė politike te shqiptarėt.

    Te lexuesi shqiptar, i shkolluar nė frymėn e konvenancave tė imponuara a tė vetzgjedhura historike, efekti i parė qė e krijon “Skica e mendimit politik shqiptar” ėshtė stepja, ēmėria. Apo ē’tė thuhet pėr kėto citate: “Shembulli qė e qartėson me kthjelltėsinė mė tė madhe kėtė kuptim tė termit serbofil ėshtė Isa Boletini..... Isa Boletini ėshtė rasti mė i dokumentuar i zbatimit tė programeve politike serbe e malazeze ndaj shqiptarėve si vegėl e lojtar i lojės politike tė qeverive serbe e malazeze ndaj shqiptarėve.... (fusnota, fq. 124).

    Ose: “Skėndėrbeu, Pjetėr Bogdani etj., u ndodhėn jo thjeshtė krahas Perėndimit, por krahas sllavėve, krahas serbėve e rusėve, krahas armiqve kryesorė sipas konceptit nacionalist shqiptar, nė luftė kundėr Perandorisė osmane” (fusnota, fq. 83).

    Ose, ca mė mirė: “..... Skėndėrbeu....., nuk ishte luftėtar i vėėrtetė pėr liri kundėr tė gjithė pushtuesve, por pėrkundrazi, ishte i prirė pėr bashkėpunim me pushtuesit mė tė rrezikshėm, pushtuesit sllavė, kundėr njė pushtuesi tjetėr, pushtuesit osman....” (fusnota, fq. 84).

    Teza kaq provokative nuk janė thėnė kurrė nga ndonjė studjues shqiptar. Stepja e parė kthehet nė lėmsh tė plotė, pasi kėto vėrejtje dhe njė varg tė tjerash autori i bėn pandėrprerė nga perspektiva nacionaliste. Kjo shkon nė kundėrshtim, si tė thuash, me tė gjitha rregullat e pranuara tė lojės; lexuesi detyrohet tė qėndrojė nė njė botė krejt tjetėrfare, ku nuk vlejnė mė shpjegimet e rėndomta, i mbėrthyer kundėrvullnetshėm pėr vendin vetėm nga lidhshmėria logjike e tezave tė autorit.

    Pikėnisja e autorit ėshtė perspektiva e deduksionit gjeostrategjik dhe historik, e cila, nė fakt, nuk ėshtė diskutabile dhe pranohet si konsenzus nga numri i madh i studjuesve shqiptarė dhe tė huaj. Ajo vie pėrafėrsisht kėshtu: etniteti shqiptar nga Veriu dhe Jugu kufizohet gjeografikisht i eksponuar nė mes, ai, nė krahasim me fqinjėt e vet, i eksponohet njė efekti tė dyfishtė. Nė histori, ky efekt ėshtė shfaqur nė formė tė trysnisė kulturore, religjioze, politike, ekonomike dhe ushtarake, deri nė tendenca tė asimilimit e zhbėrjes.

    Por, kėtu edhe mbarojnė ngjashmėritė e Skicės me shumicėn dėrmuese tė veprave nė kėtė lėmi. Ajo qė e dallon Hysamedin Ferajn pakthyeshėm nga shumica e autorėve tė tjerė ėshtė konsekuenca e rreptė logjike gjatė nxjerrjes sė pėrfundimeve tė mėtejshme.

    Si pasojė, thotė Feraj, mbijetimi i kombit shqiptar ka qenė i varur gati krejtėsisht nga ekzistenca e faktorit tė tretė, atij jashtėballkanik, qė e ka prishur herė pas here kėtė raport tė “senduviēit” antishqiptar.

    Kjo ėshtė njėherit edhe pjesa mė brilante Skicės. Sipas Ferajt, bazuar gjithnjė nė perspektivėn historike, trysnia e paprerė e etniteteve fqinje kundėr shqiptarėve nuk u ka lėnė shqiptarėve kurrė rast qė tė zgjedhin ndėrmjet tė mirės a tė keqes, d.m.th ndėrmjet lirisė si kategori absolute dhe pushtimit, por vetėm nė mes tė sė keqes sė vogėl dhe tė keqes sė madhe; nė mes tė pushtimit nga fuqi tė largėta e pa efekte shkombėtarizuese apo pushtimit nga etnitetet fqinje me ambicje direkt shkombėtarizuese.

    Nė kėtė hapėsirė tė kufizuar, nacionalizmi shqiptar, si shfaqje kulmore e vetėdijes kombėtare te shqiptarėt, nė rrafshin e praktikave konkrete nuk ka patur rast ndonjėherė qė tė profilohet duke zgjedhur ndėrmjet lirisė a pushtimit, por vetėm ndėrmjet mbijetimit ekzistencial, sadoqė ndoshta jo aq heroik sa do tė donim ne, dhe shkatėrrimit e zhbėrjes totale.

    Ky pėrfundim i ftillon edhe citatet “ēmeritėse” tė pėrmendur mė herėt. Historinė e idesė politike shqiptare autori e sheh tė ndarė nė dy vija, nė vijėn e urtė qė e pranon tė keqen e largėt, si dhe nė vijėn qė, pėr shkaqe tė nduarduarshme, e lufton atė, duke e disfavorizuar nė planin afatgjatė orvajtjen e kombit shqiptar pėr mbijetim.

    Feraj ndalet p.sh. gjerė e gjatė te periudha e pushtimit turk, qė ai e sheh si fenomen tejet domethėnės pėr fatin historik tė kombit shqiptar. Pėr tė, pushtimi turk qe e keqja e vogėl, momenti qė e ndaloi triumfin e plotė e tė papenguar tė sė keqes sė madhe dhe shkombėtarizimin e shqiptarėve nga mbretėritė e forta serbe e greke.

    Rrjedhimisht dhe logjikisht, shpėtimtare e Shqipėrisė nuk qe “vija skėndėrbegase” pėr luftė kundėr Perandorisė Osmane po pėrkundrazi, vija qė e infiltroi perandorinė, duke ia stopuar tkurrjen territoriale etnitetit tė ndrydhur shqiptar.

    Nė mėnyrė konsekuente, Feraj i gjurmon dhe i gjenė trashėgimtarėt ideorė tė kėtyre dy vijave pėrgjatė tėrė historisė shqiptare, njėrėn tė nxitur prej joshjeve tė etniteteve fqinje, tjetrėn tė mbėshtetur te interesi vetjak shqiptar; vija e kaēakėve kundrejt vijės sė mė se 45 kryeministrave shqiptarė tė perandorisė (qėndresė e armatosur kundėr Perandorisė Osmane, apo integrim nė tė); vija frontale antiturke e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundrejt vijės moderate (me serbėt e grekėt kundėr turqve apo me turqit kundėr serbėve e grekėve); vija zogiste, noliste e komuniste kundrejt vijės irridentiste (zhvillim brenda kufinjve politikė, apo luftė pėr bashkim kombėtar).

    Pėr hir tė objektivitetit duhet thėnė qė shumė nga kėto teza kanė qėnė tė njohura edhe mė parė, madje shumica e tyre janė avokatuar pakashumė shkoqurazi edhe nga elita e historiografisė shqiptare. Punimet, librat dhe artikujt shkencorė tė Prof. Dr. Skėnder Anamalit. Dr. Pėllumb Xhufit, Prof. Dr. Jahja Dranēollit, Prof. Dr. Skėnder Rizajt, Akademik Mark Krasniqit, Dr. Zekeria Canės, Prof. Dr. Kristaq Priftit, Dr. Muhamet Pirrakut, Prof. Viron Kokės e shumė tė tjerėve kanė rrahur shpesh herė anė tė ndryshme tė problemit origjinal shkencor me tė cilin ka vendosur tė merret Hysamedin Feraj, doemos, nė mėnyrė fragmentare dhe nga kėndvėshtrimi puro historik.

    Rėndėsia e madhe e Skicės, e cila lirisht mund tė quhet edhe teoria e parė e mirėfilltė e historisė sė idesė sė mendimit politik shqiptar, qėndron fakti se ajo i pėrmbledhė vendosmėrisht kontributet e mėparshme nė njė sintezė stabile, i kompleton ato me rezonime tė natyrės gjeostrategjike dhe sociologjike dhe, pėr rezultat, na ofron njė mėnyrė tė re tė soditjes, njė perspektivė tė kthjelltė e pa fėrkime tė mėdha logjike, e cila i qėndron mirė vėshtrimit kritik.

    Vepra e Dr. Ferajt ėshtė, pa asnjė dyshim, njė ndėr kontributet mė esenciale qė ėshtė shkruar ndonjėherė nė kėtė lėmi nė gjuhėn shqipe. Ndėr botimet e ngjashme shqiptare, Skica i kapėrcen me pashė tė gjitha veprat e botuara mė parė dhe, tė paktėn deri sot, tė gjitha qė janė botuar pas saj.

    Bibliografia impozante nė fund tė veprės zbulon qė autori ėshtė mbėshtetur nė radhė tė parė te burimet e autorėve shqiptarė, pastaj kryesisht te botimet klasike anglosaksione dhe gjermane rreth fenomenit tė nacionalizmit, si dhe te botimet rreth fenomenit tė nacionalizmit, si dhe te botimet rreth shqiptarėve te po e njėjta fushė gjuhėsore.

    Ndoshta veprės do t’i shėrbente nė fillim njė prezantim ca mė i thuktė i teorive ekzistuese tė nacionalizmit, pėr hir tė lexuesit qė ndoshta nuk e preferon kėtė literaturė si ushqim tė pėrditshėm . Ndonėse autori e bėn njė pėrpjekje tė mirėsjellshme nė kėtė drejtim nė fq. 1935, krijohet pėrshtypja qė ai kėtė e bėn shkarazi dhe detyrimisht, dhe druaj qė rezultati, mjerisht, e pasqyron kėtė qasje.

    Me rastin e shtjellimit e shtjellimit tė nacionalizmit, sado shkurtazi, u ndjehet mungesa e klasikėve, p.sh. mungon perspektiva sociobiologjike e Pjer Van Der Bergut (1978), ashtu sikur edhe referenca e shkėlqyeshme e Pal Brasit (1979) rreth garės sė elitave dhe ndikimit tė tyre nė formimin e njė kombi; mungesa e kėsaj tė fundit tė habit, aq mė tepėr pasi vėshtrimi i Dr. Ferajt ėshtė bukur i fokusuar mu te proēeset kombformuese dhe kombruajtėse te radhėt e elitave.

    Njė tjetėr cen tė Skicės e shkakton pikėrisht ai qė e bėn atė mė interesant, stili qėllimisht provokues. Autori ėshtė vėrtet i ēliruar krejt nga vėrshimet e neologjizmave banale tė tipit “neosllavokomunistėt rusobizantinė”, tė cilat po e rėndojnė pa masė literaturėn mė tė re shqiptare nė kėtė lėmi e nė lėmitė e pėrafėrta, por stili i tij sfidues e shtynė atė drejt pėrdorimit tė termave tė tjerė po aq problematikė, pėrdorimi i tė cilėve ka konotacion mė tepėr politik se sa shkencor, si p.sh. “serbofil”, “grekoman” etj., ndonėse ma ha mendja edhe mua qė ato mund tė pėrdoren lirisht nė amfiteatrin shqiptar, mė duket qė pėrdorimi i tyre nė njė nivel ēfarė aspiron Skica kėrkon megjithatė arsyetime ca mė tė shkoqitura.

    Do tė ndalem tashti te ajo qė mė duket e meta mė e madhe e Skicės, te paraqitja statistike qė i bėhet atykėtu proēeseve dinamike tė historisė. Mė qė duket se kjo e metė e ka burimin e vet tė natyrshėm te zelli i autorit pėr ta fiskuar njė model tė qėndrueshėm skematik tė tė dy traditave tė supozuara.

    Kjo e metė vėrehet qė nė fillim, kur autori e operacionalizon kategorinė komb nė periudha kur ai nuk aplikohet dot shkencėrisht. Skica si vepėr mė duket qė ēalon mė sė shumti atėhere kur Dr. Feraj pėrpiqet t’i klasifikojė nėpėr sirtarė e sotėm aktorėt historikė; kjo ėshtė sikur tė pėrpiqesh me ēdo kusht ta trusėsh njė cilindėr nė njė vrimė katrore.

    Me kriteret e sotme kombėtare, Skėndėrbeu, Dushani dhe henriku i VIII do ta kishin tė vėshtirė ta nxjerrin pasaportėn, pasi secili prej tyre ose ish i martuar me tjetėr kombėsi, ose e kish tė paktėn njėrin prind tė huaj.

    Edhe mė problematik del p.sh. etiketimi i aktorėve tė pėrveēėm si pjestarė tė kėsaj a tė asaj vije. Kėshtu p.sh. ėshtė e vėrtetė historike se Gjergj Kastrioti ka hyrė nė histori si prijės i epopesė antiosmane, por ėshtė po aq e vėrtetė historike se ai ka lidhur edhe paqe me Sulltanin, pėr ta siguruar pikėrisht atė qė Ferajt i duket se e ka vėnė vazhdimisht nė rrezik Shqipėrinė.

    Pra, aktorėt dinin edhe ta ndėrronin pllakėn; ndoshta jo aq shpesh sa duhej, por, mė duket, mjaft sa pėr t’i sjellė ca kokėēarja modelit tė Dr. Ferajt. Ndėrkohė, pėr tė na ngatėrruar edhe mė keq, shumė nga ata qė iu vėrsulėn egėrsisht Shqipėrisė me jataganin perandorak nė dorė qenė, si psh Ballaban Badhera, pikėrisht nga dyert e konvertuara shqiptare, nga rradhėt e vijės qė Feraj na udhėzon ta vėshtrojmė si nacionaliste.

    Nėse vemė edhe njė hap mė tej, do tė vėrejmė qė krerėt e kryengritjeve shqiptare shpesh herė niseshin nga pandehma se, me thyerjen e Turqisė, ata do ta sundonin mbarė Siujdhesėn Ilirike; mjafton t’i pėrmendim synimet e tė birit tė Kastriotit dhe tė nipit, apo mburrjet e pater Pjetėr Bogdanit para gjeneral Piklominit pėr “ushtrinė e tij” me “30 mijė vetė”, pėr t’i marrur me mend ambiciet e tyre tė pathėna. Me faktet nė dorė, vėrtetė mund tė konstatojmė se idetė e tyre nuk ishin gjithaq tė realizueshme. Mundet qė qėndron edhe fakti se efektet konkrete tė kryengritjeve vajtėn nė dėm tė popullit. Por, a mjafton kjo pėr t’i vėnė nė dyshim pa njė, pa dy, si tradhėtarė edhe njerėzit prapa tyre, edhe qėllimet e motivet e tyre?

    Skėnderbeu, me rastin e blickrigut pėr rikthim tė pronave atėrore, i theu njė numėr tė hordhive turke. Nėqoftėse ai nga kjo e nxorri pėrfundimin, vėrtetė fundekrye tė gabuar, se s’qenka gjė puna e turkut, se me ndihmėn e Romės do tė bėhem sundimtar i Ballkanit, se sapo tė zbarkojnė ushtritė e premtuara tė kryqėzatės, me mua si mbret tė kurorėzuar nga dora e Papės, atėhere unė qebesa do tė ēliroj edhe Jerusalemin –a mjaftoka kjo pėr ta kualifikuar atė sot si “sllavofil”?

    Nėqoftėse pėrgjegja ėshtė po, atėhere e kemi damkosur qė mė parė ēdo veprim qė ėshtė me rrezik; nė fund tė fundit, ky lloj mendimi e ul tiraninė kėmbėkryq nė fron, pasi askush nuk do tė guxonte ta sfidojė atė nga droja e ēekiēit moral tė sė ardhmes. Nė pėrgjithėsi, problemi me kėtė lloj rezonimi ėshtė se bazohet mbi kualifikime posteriori. Nė njė botė tė formuar sipas parimeve tė tilla, kushdo qė humbet rrezikon tė kualifikohet pashmangshėm si tradhėtar nga pasardhėsit.

    Nėse e pasojmė me konseguencė deri nė fund, ky rezonim na shpien deri te rezultatit absurd qė ēdo fitimtar ta bėjmė tė drejtė, e ēdo tė mundur tradhėtar. Sikur tė fitonte Kastrioti, ai do ta bėnte superfuqi kombin shqiptar, ashtu si dikur Leka i Madh, dhe do tė ishte “luftėtar i vėrtetė i lirisė”; pasi humbi, vija e tij paska qenė “sllavofile”.

    Qysh tani po e dėgjoj kundėrshtimin, prandaj le tė them menjėherė: edhe e kundėrta e kėsaj, trajtimi vetėm dhe vetėm i motiveve prapa njė dukurie, shpien po ashtu nė qorrsokak. Hitleri kish ambicie t’ia shtronte botėn nėn kėmbė popullit gjerman, por e ktheu vendin nė gėrmadha.

    Pėrkundėr pėrshtashmėrisė sė vet ideopolitike pėrsa i pėrket motivit, Hitlerin mund ta quajmė lirisht nacionalistin mė dėshtak gjerman tė gjithė kohėrave. Vlerėsimi i drejtė pėr ēdo historian, pra edhe pėr historianin e idesė, bėhet duke e studiuar “trininė e shenjtė”: kontekstin dhe dinamikėn e kohės, motivet dhe ambiciet prapa lėvixjeve tė ndryshme, si dhe rezultatin konkret.

    Nė pėrfundim, dua tė shpreh edhe njė herė befasinė time me faktin qė Skica nuk e ka gjetur, pėr mendimin tim, atė pritje tė bujshme e triumfale qė ėshtė dashur patjetėr ta gjejė njė vepėr sintetike e pėrmasave tė kėtilla.

    Skica ėshtė origjinal, nė kuptimin burimor tė fjalės. Trajtimi i periudhės sė Rilindjes, dhe shumica e pasazheve pėr enverizmin, pėrbėjnė vlera tė paēmueshme pėr shkencėn shqiptare, por edhe pėr secilin qė aspiron tė ketė mendim tė shkolluar pėr historinė dhe politikėn shqiptare.

    Nėqoftėse mėsimi pėr dy vijat nuk aplikohet dot nė periudhėn parakombėtare, ai mund tė aplikohet fare lehtė nė periudhėn qė prej Rilindjes e deri te shoqėria e sotme shqiptare.

    Shumė nga pandehmat e Dr. Ferajt po i vėrteton koha me saktėsi rrėnqethėse. Lufta nė Kosovė na e ka pėrkujtuar edhe njė herė rėndėsinė kyēe tė faktorit jashtėballkanik. Trazirat nė Shqipėri, zgjatjet tashmė rituale tė lejės sė qėndrimit pėr kontigjentin ushtarak grek nė Tiranė dhe kumtesat e qeverisė sė re pėr gjoja rishikimin e rolit tė Shqipėrisė nė Konferencėn Islamike po e vėrtetojnė – sėrisht! – si profeci biblike ekzistencėn e rrymės panballkanike ndėr shqiptarėt, tė mbarsur me rreziqe tė reja.

    Shpresoj qė heshtja e padrejtė dhe e padenjė qė e ka mbėshtjellur kėtė vepėr dhe autorin e saj, Dr. Hysamedin Feraj ka tė bėjė me botimin rishtazi tė veprės; por druaj qė ajo varet nga fakti se shumė vetė mund tė jenė ndjerė tė provokuar nga ajo, nga naiviteti, keqkuptimi ose ngase e kanė mizėn nėn kapele.

    Kur ēuni i pėrrallės bėrtet qė “mbreti qenka lakuriq”, tė tjerėt reagojnė dhe mbreti ikėn. Nė botėn e vėrtetė ēunin do ta izolonte heshtja.

    Ja, si kjo heshtja rreth veprės sė zotit Feraj.

  2. #22
    Freedom Maska e Bianconero
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    263
    Politika e ''shfajesimit'' te pushtuesit jo me pak se 500 vjecar ndiqet me se miri nga disa kerma arabo-hale. Tipa si ky ''Sabriu'' jane me plot kuptimin e fjales, PLEHRA. ''Gojore-dhenesi'' i Baletes nuk le artikull antishqiptar pa sjelle ne forum, sa qe e ndoti krejt.

    Jam i zhgenjyer nga te lehurat e njerit nder te medhenjte e letrave shqipe, K... Trebeshines, gjithsesi le te beje orgji me Abdiun, Sabriun si dhe me vepren e tij. Gjergjin e nderon gjithe bota, ndersa shqip-halo-folesit vjellin mbi te!

    Persa i perket fese se Gjergj Kastriotit, per mua eshte problemi me i lehte qe mund te egzistoje. Rendesi ka vepra e tij si dhe te qenurit shqiptar. Rendesi ka qe luftoi 25 vjet per paraardhesit e Sabriut sepse te paret i ka pase shqiptare edhe pse ky eshte turkofil qe vetquhet ''Mr Dituria'', kur ne fakt me koke ''kacoje'' s'ke ku e gjene.
    Mekat qe talenti nuk eshte semundje ngjitese, sepse kesisoj nuk do te kishim kaq shume budallenj neper kembe.

    Frederik Rreshpja

  3. #23
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    "skica E Mendimit Politik "vė Nė Vėshtirėsi Injorantėt E Cmirėzinjėt



    Shkruan: Ramadan Osmani – Rexhepi, Suedi



    Me rastin e daljes nga shtypi tė librit tė dr. Hysamedin Ferajt “Skicė e mendimit politik shqiptar”, Tiranė 1998

    Tė nderuar bashkėatdhetarė





    Qė nė fillim dėshiroj t’i pėrshėndes ata qė morėn iniciativėn e kėtij takimi tė sotėm. Nė dorė tė parė dua t’i pėrshėndes z. Sabri Novosellėn e z. Shefki Osekun. Nė dorė tė dytė dua t’ju pėrshėndes juve qė e keni bėrė tė mundur kėtė takim, nė tė cilin sė bashku, nė mėnyrė krejt modeste, do tė pėrpiqemi ta nderojmė shkaktarin kryesor tė kėtij takimi, e qė ėshtė zoti Hysamedin Feraj, kampion i ri i ēėshtjes sonė kombėtare.

    Ajo qė na pikėllon tė gjithėve ėshtė kjo: “Skicė e mendimit politik shqiptar” e kemi nė mesin tonė, por jo krijuesin e saj, i cili, gjykuar nga parathėnia e veprės, ka harxhuar me qindra e mijėra netė pėr tė na e prezantuar nė gjenden e tanishme.

    Mungesėn e dr. Ferajt nuk mund ta plotėsoj askush dhe, mė sė paku ne qė jemi mbledhur kėtu. Megjithatė, jam i sigurt se, si inisiatorėt e kėsaj ndėrmarrjeje ashtu edhe ne tė tjerėt, e ndjejmė veten tė nderuar qė si zoti Feraj u bė shkaktar tė shihemi nė shoqatėn “BESA” tė Trelleborgut, dhe tė flasim pėr mendimin politik shqiptar.

    Duke qenė se jam humanist dhe gjuhėtar, nuk do tė marr guxim t’u mundoj me gjykimet e mia mbi librin qė e kam para vetes. Kjo thjesht nga fakti, sepse libri nė fjalė sapo ka arritur nė Suedi dhe, pėr shkak tė kohės kaq tė shkurtėr, unė nuk arrita qė “Skicė e mendimit politik shqiptar” ta lexoj me seriozitetin qė e meriton tė lexohet njė vepėr e tillė.

    Megjithatė, edhe si humanist, edhe si gjuhėtar, edhe si mėsues, po edhe si shqiptar, dua tė konstatoj se kurrė mė parė nuk na janė dashur libra tė kėtilla si kjo “Skicė e mendimit politik shqiptar” e dr. Ferajt.

    S’ka dyshim se populli ynė ka qenė ngushtė edhe pas vdekjes sė Skėnderbeut, kur njė e katėrta e shqiptarėve e lėshuan atdheun e tyre dhe u shpėrngulėn nė Itali (tė pėrmendim kalimthi se tokat ku u vendosėn shqiptarėt e asaj kohe ishin prona private tė feudalėve katallanė, pra spanjollė, tė cilėt mė me qejf ua lėshonin ardhacakėve shqiptarė se sa fshatarėve italianė).

    Populli ynė ka qenė ngusht edhe gjatė robėrisė osmane. Megjithatė, gjatė kėsaj robėrie tė gjatė, nga radhėt e veta i nxorri arkitektė si Sinani, pashallarė si Mehmet Aliun e Egjyptit, Aliun e Tepelenės dhe Bushatlinjtė e Shkodrės.

    Populli shqiptar ishte ngushtė edhe gjatė Kryengritjes sė Madhe, kur shumica e liderve tė tij, pos Hasan Prishtinės sė Madh, ia ngulėn thikėn prapa shpinės, por, megjithatė populli shqiptar ia arriti t’i sigurojė vetvetes gjysmėn e territorit tė vet etnik.

    Populli shqiptar ishte ngusht edhe gjatė Luftės sė Dytė botėrore, kur nuk e sumuan vetėm italianėt, gjermanėt, serbėt e bullgarėt por edhe sivėllezėrit e tyre, partizanėt shqiptarė.

    Populli shqiptar ishte ngusht edhe pastaj, gjatė diktaturės sė proletariatit, kur gjysma e kombit mbeti nėn robėrinė sllave dhe gjysma tjetėr mbeti nėn robėrinė greke.

    Megjithatė, ai kurrė s’ka qenė mė ngushtė se sot. Dikur ai goditej larg, nė trevat qė i kishin mbetur nė periferi, pra goditej nė margjina, kurse tani po goditet nė zemėr, nė kryeqytetin e Shqipėrisė dhe, shqiptarėt, pėrkundėr kapacitetit tė tyre intelektual e shpirtėror, janė katandisur nė njė moēal tė thellė.

    Pėr herė tė parė nė ecjen e tyre, ata kanė ēuar dorė nga atdheu, nga nderi, nga krenaria. Gjatė kėtyre 5-16 muajve qė shkuan, ata ndėrruan tri herė qeveri dhe tė tri herėt zgjodhėn kryeministra e qeveri joshqiptare!?

    Ja, ky ėshtė shkaku se pse na duhet libra si “Skicė e mendimit politik shqiptar” e dr. Hysamedin Ferajt. Them “libra”, sepse libri sido qė ta ketė emrin, e ka njė mesazh dhe nuk zėvendėsohet as me CD-pllaka, as me videokaseta. Libri ėshtė si kroi i mirė i bjeshkės, sa mė shumė qė tė pijmė, aq mė shumė na shtohet etja....

    Shkaqet, bashkėudhėtarė tė nderuar, se pse dr. Feraj e ka shtruar tezėn e tij si “skicė” e jo si diēka mė tė madhe, ėshtė ēėshtja irelevante. Kryesorja ėshtė se si ai i ėshtė qepur njė teme vendimtare dhe si autori, ashtu edhe ne, lexuesit e tij, e dijmė se mendimi i mirėfilltė politik shqiptar fillon me rilindasit: jeronim De Rada, Thimi Mitkon, Vaso Pashėn e Sami Frashėrin, dhe vazhdon pastaj me Faik Konicėn, Aleksandėr Drenovėn, Luigj Gurakuqin, Mit’hat Frashėrin, Shahin Kolonjėn, Fan Nolin dhe hasan Prishtinėn.

    Edhe pse ai zė fill para Lidhjes Shqiptarė tė Prizrenit, ky mendim fillon tė kristalizohet pas daljes sė Faik Konicės nė skenėn kulturore dhe politike. Ky personalitet i madh i kulturės shqiptare, nė fillim i afėrt me Ismail Qemalin pastaj armik i pėrbetuar i tij, arrin tė rekrutojė thuajse shumicėn e intelektualėve shqiptarė dhe i boton tė gjitha polemikat e tyre nė revistėn e paharruar, “Albania”.

    Qė nga kjo kohė, e deri nė agun e Luftės sė Parė Botėrore, mendimi politik shqiptar, edhe pse i gjymtė nė ecjen e tij, ėshtė relativisht i lirė dhe radikal. Ka aty artikuj kritik, ka polemika, ka reportazhe shoqėrore, ka thirrje pėr kryengritje, ka thirrje pėr paqė, ka sharje, ka fyerje, ka gjithēka.

    Kryesorja, ėshtė se aty njė jaz i madh qė i ndanė aktorėt e mendimit politik shqiptar nė dy blloqe kryesore, tė cilėt, me rrjedhėn e kohės, ndahen pastaj nė skėndėrbegas dhe vazalistė, nė sllavo-fil e turkofilė, nė zogistė e nolistė, etj.

    Kjo ecje vazhdon deri sa pėlcet Lufta e Dytė Botėrore. Me triumfin e Partisė Komuniste Shqiptare mendimi politik shqiptar rraset nė qivur dhe pėrfundon nė njė varrezėtė madhe, e cila na kujton varrezat e dikurshme egjyptiane, ku tė gjitha pllakat janė pa emėr e tė parėndėsishme me pėrjashtim tė obelisqeve perandorake qė janė shumė tė gjatė, shumė tė rrallė dhe shumė tė pakėt.

    Qė nga kjo kohė, pėr 45 vjet me radhė, nė hapėsirat e mendimit politik shqiptar vėrtiten si lugetėr Marksi, Engelsi, Vladimir Iliē Lenini, Stalini dhe Enver Hoxha. Tė futesh nė atė botė i papėrgatitur, ėshtė njė tmerr i vėrtetė. Por tė futesh nė atė botė me njė libėr, siē e kemi sot, ėshtė njėlloj si tė futesh nė njė strofull tė gjarpėrinjve me njė shkop nė dorė dhe, papra, me atė shkop, t’i godasėsh gjarpėrinjtė e tėrbuar.

    Ky detaj po ma kujton agun e viteve 60-tė kur unė sapo isha kthyer nga trevat e Kosovės Lindore dhe isha punėsuar si gazetar i Rilindjes. Banoja nė njė lagje tė re qė kufizonte me stacionin hekurudhor dhe ndaja banesėn me njė tė ri gjakovar, qė mė vonė do tė bėhej doktor i shkencave.

    Kolegu im simpatik e dėgjonte Radio Tiranėn natė pėr natė. Asnjė emision nuk e lėshonte dhe, saherė qė e gjente ndonjė artikull interesant, ma sillte nė gji. I lexoja ata artikuj me interesim tė madh, duke konstatuar se nuk dallonin aspak njėri prej tjetrit: tė gjithė fillonin me disa citate tė gjata tė klasikėve tė marksizmit.

    Herė pas here kėto citate zgjateshin nė disa faqe. Tė gjithė ata ishin tė ngjashėm me njėri-tjetrin si kokrat e qershive mes vete. Tė gjithė ata ishin shkruar me njė gjuhė, qė mua mė dukej mė e ngatėrruar se kinezēja. Mė nė fund ēova dorė prej tyre, gjė qė e dėshpėroi mikun tim.

    Njė shprehje e urtė popullore thotė sa vijon: kėshtu ėshtė kur kėrkon sy prej qorrit. Duke mos patur as mė tė voglėn ide sa ē’ka fshihej nė kutinė e Pandorės. Intelektualėt, studjuesit e politikanėt shqiptarė nga Kosova ranė nė kurthėn e Lėvizjes Antishqiptare dhe brodhėn me dekada nėpėr errėsirė.Gjithnjė duke pritur se qorri do t’ju jepte sy.

    Ndonėse kėtu nuk ėshtė vendi i pėrshtatshėm pėr tė ngritur atė temė, megjithatė, mund tė konstatojmė se ky gabim, kjo mjegullirė, ka qenė njė vetėvrasje e madhe politike.

    Tė bindur se tė gjithė ata artikuj qė i shkruanin cincarėt dhe loparėt e Dropullit janė kryevepra shkencore, me qindra e mijėra kosovarė ranė viktimė tė njė komploti tė madh.

    Flijuan rininė e tyre, flijuan familjen e tyre pėr tė mėsuar 45 vjet mė vonė se shkencat dhe premtimet qė u jepnin minoritarėt grekė, ishin qyfyre tė Nastradin Hoxhės. Ata as qė e kishin hallin e Kosovės, as qė e kishin hallin e trevave tė shkėputura prej saj.

    Halli i minoritarėve grekė e bullgarė ishte se si t’i qepen aparatit shtetėror shqiptar dhe ta shembin Shqipėrinė, pėr sė brendshmi, me themel.

    Tė nderuar bashkėatdhetar!

    Nė vitin 1984, pak kohė para se tė njihesha me z. Sabri Novosella, kisha marrė pjesė nė njė seminar qė do t’i shqyrtonte Lėvizjet Kombėtare nė botė. Gjatė atyre 14 ditėvesa zgjati seminari, pata rastin tė dėgjoj shumė ligjėrues tė njohur e tė panjohur nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Argjentina, Brazili, Algjeria, Egjipti, India, Irani, Malejzia, Japonia dhe Kili.

    Tė gjithė ata zhvilluan tezat dhe mendimet e tyre rreth raporteve qė ekzistojnė midis familjes, fisit dhe kombit. Jo popullit, po kombit.

    Duke folur pėr lojalitetin e individit kundrejt familjes, klanit dhe kombit, thuajse tė gjithė ligjėruesit e cekėn se njė shoqėri ku individi e do mė shumė familjen se klanin, aty klani ėshtė i dobėt dhe shanset e tij pėr tė mbijetuar janė tė dobėta.

    Sa mė shumė qė zihen familjet, aq mė i rrezikuar do tė jetė klani. Thuajse e njėjta gjė vlen pėr kombin. Ata e cekėn se njė shoqėri ku individi e do mė shumė klanin e tij se kombin, aty kombi ėshtė mė i dobėt dhe shanset e tij pėr tė mbijetuar janė tė dobta.

    Nga sa po shohim sot, besnikėria e popullit shqiptar ka ngecur diku mes familjes dhe kombit. Shqiptarėt, tė indoktrinuar 45 vjet me radhė, janė shumė lojalė ndaj familjes sė vet, por pak ose aspak me kombin e tyre.

    Shqiptarėt nė pėrgjithėsi, janė shumė krenarė pėr ta mbrojtur nderin, por jo dhe kombin. Pas asaj qė pėrjetuan 50 vjet me radhė, shqiptarėt brengosen vetėm pėr fatin e barkut tė tyre. Tė gjitha atributet e tjera qė e bėjnė shtetin shtet, si patriotizmi, flamuri, krenaria kombėtare etj., janė ishuj tė panjohur nė gjeografinė e popullit shqiptar.

    Kėto janė, para disa nga aspektet qė duhet tė na shtyjnė ta lexojmė librin qė e kemi pėrpara. “Skica” e zotit Feraj mbėrthen mendimin politik shqiptar qė nga mosha e tij mė e vjetėr e deri nė ēastet e sotme, duke shtuar nė pjesėn e parė konceptet, metodat dhe teoritė ekzistuese rreth mendimit politik.

    Nė pjesėn e dytė autori i qaset ēėshtjes kombėtare dhe dy traditave kryesore qė kanė mbizotėruar nė hapėsirėn politike shqiptare. Kjo pjesė, pjesa kyēe e veprės, e trajton lindjen e nacionalizmave ballkanikė dhe relacionet e tyre me eksponentėt e nacionalizmit , pėrkatėsisht antinacionalizmit shqiptar.

    Nė pjesėn e tretė tė librit, dr, Feraj i qaset stalinizmit, sepse kjo ideologji ishte platforma mė e fuqishme e lėvizjes antikombėtare shqiptare.

    Pjesėn e katėrt tė librit autori ia kushtuar enverizmit, pjellės mė tė ulėt qė ka dalė nga stalla staliniste.

    Unė, Ramadan Rexhepi – Osmani, s’ka nevojė t’ju flas mbi dėmet qė i ka shkaktuar kjo ideologji antikombėtare. Rezultatet e asaj sėmundjeje ngjitėse po i shohim nė parlamentin shqiptar, nė studjot e TVSH-sė, nė faqet e shtypit qė po del nė Shqipėri, nė skafet, gomonet dhe fytyrat e atyre qė po e braktisin vullnetarisht atdheun e tyre dhe posaēėrisht, nė pullazet, shtėpiat dhe pronat e demoluara tė fshatarėsisė kosovare.

    Dhe nė fund, do tė dėhsiroja t’ua them nja dy fjalė rreth misionit tė kėtij libri nė Shqipėri, Kosovė e diasporė. Ashtu si na e ka nisur dr. Feraj “Skicė e menimit politik shqiptar” nuk ėshtė ndonjė abetare politike por njė vepėr shkencore.

    “Skicėn” e dr. Ferajt do ta lexojnė nja 200-300 intelektualė shqiptarė, por jo dhe ata qė kanė mė sė shumti nevojė pėr tė. Por kjo nuk guxon t’u demoralizojė as juve, as neve.

    Pėrkundrazi, kjo na obligon qė ta lexojmė mė mirė e mirė kėtė libėr dhe esencėn e tij, brumin e tij t’ia transemtojmė popullit me fjalė mė tė thjeshta nėpėr shoqata, nėpėr oda tė ndėnjes, por edhe nė takime politike.

    Pėr vete, dėshiroj qė ky libėr tė mos mbetet vetėm si njė libėr i rrallė i bibliotekės kombėtare, por tė jetė njė udhėrrėfyes nė tė ardhmen tonė.

    Lus grupin inisiator qė ta pėrurojė zotėri Hysamedin Ferajn pėr punėn e tij atdhetare dhe t’i dėshiroj atij jetė tė gjatė.

    Juve, nga ana tjetėr, u lus qė tė mos i kurseni ato 80 korona sa kushton ky libėr sepse, duke i ndihmuar shkrimtarėt tonė kombėtarė ne e forcojmė vetveten.



    Rrofshi sa malet, dhe mė falni nėse kjo fjalė e rastit doli si e gjatė!

  4. #24
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    E pranoke vete qe ky qe paska shkrujt kete liber qenka antishqiptar. Por atehere zoti Sabri, aka Mr Dituria per cfare politike flet ky libri i mesiperm ? Shqiptari cfare duhet te nxjerri mesim nga ky liber nese ti e kategorizon tek pikepamjet antishqiptare ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #25
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311
    Citim Postuar mė parė nga King_Gentius
    Personalisht nuk njoh shqiptare qe e urrejne Skenderbeun, por e di qe ka shqipfoles muslimane qe shpirterisht ndjehen me afer Turqve/Bosniakeve/ndoshta Arabeve se sa me shqiptaret e krishtere, dhe e kan inat Skenderbeun. Ka mundesi qe keta te jene nga minoriteti turk i Kosoves/Maqedonise po ben vaki jane edhe shqiptare.
    Nuk mund te jene shqiptare King!! Nje shqiptare i vertet, ne enet e gjakut te te cilit, rrjedh gjak shqiptari, nuk e urren Gjergjin.
    Ata qe urrejne Gjergjin jane te shitur para lindjes se tyre...jane te perzier me lesh turku me crast kane trasheguar edhe ajetet turke.
    Mua s'me cudisin sjelljet antiskenderbe te turqeve. Askush dhe askund nuk lavderohet dhe nuk nderohet heroi i huaj nga i cili kane pesuar disfata te njepasnjeshme.

  6. #26
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Disa fjalė me rastin e promovimit tė librit tė dr. Hysamedin Feraj: “Skicė e mendimit politik shqiptar



    Shkruan: dr. Zija Lleshi, Suedi





    Nė fillim dėshiroj tė pėrshėndes dhe tė falenderoj kryeredaktorin e revistės “Drita” kėtu nė Suedi, z. Shefki Oseku, pėr iniciativėn qė ka ndėrmarrė pėr promovimin e kėtij libri dhe ftesėn qė mė ka dėrguar me kėtė rast. Njėherit shprehi keqardhje qė autori i librit “Skicė e mendimit politik shqiptar”, dr. Hysamedin Feraj, nuk ėshtė i pranishėm sot kėtu, me shpresė se njė ditė do ta kemi nderin ta pėrshėndesim nė mesin tonė.

    Ky ėshtė momenti i shėnuar kulturor i cili na ka tubuar nė kėtė numėr tė madh dhe qė tregon se, derisa partitė politike shpesh pėrēajnė, kultura ėshtė ajo qė bashkon, madje kultura bashkon edhe atėhere kur diskutohet pėr vetė partitė dhe pėr mendimin politik.

    Libri i cili sot promovohet “Skicė e mendimit politik shqiptar” e autorit dr. Hysamedin Feraj, politolog, ėshtė njė vepėr shumė e rėndėsishme shkencore sė pari pėr vetė kėtė lėmi shkencore tė cilės deri tani na i ka munguar njė studim i tillė, por gjithashtu ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė pėr vetė interesin e kombit tonė, meqė fati i kombit ėshtė aq shumė i lidhur ngushtė me kėtė lloj tė mendimit dhe me kėtė lloj tė tė menduarit.

    Unė jam i ftuar (350 km larg) dhe i prezentuar si fizikan, ēfarė edhe jam, qė sė bashku me tė ftuarit tjera dhe me tė pranishmit sot kėtu, tė gjithė bashkarisht ta bėjmė momentin sa mė tė shėnuar, kurse, unė librit do t’i referohem me disa fjalė si intelektual dhe personalisht e jo profesionalisht, thjeshtė pra si lexuesi mė i rėndomtė.

    Si fizikan mund tė them vetėm kėtė se libri nė fjalė ka njė vėllim tepėr tė madh (361 faqe) dhe njė densitet (ky nocion po ashtu fizik) gjithashtu shumė tė madh, nė kuptimin e mendimeve, tė ideve, tė fjalorit e tė shprehjes sė pasur tė autorit.

    Pėr nga pesha dhe pėr nga niveli autori nė kėtė vepėr shqyrton njė lėndė tepėr tė rėndė nė njė nivel shumė tė lartė shkencor prandaj, vetvetiu, kjo vepėr kėrkon njė analizė shkencore e profesionale shumė mė tė specializuar se qė mund ta bėjmė ne kėtu. Por si shqiptar i pėrvuajtur, si jeni ju tė gjithė, jeta mė ka imponuar dhe ka nxitur interesimin tim edhe pėr kėtė lloj literature duke me bindur pa mėshirshėm se nuk ka as bukė e as kripė, as ujė (po mendoj nė ato puse ku okupatori serb sot nė Kosovė po i hedh kafshėt tė cilat po i mbytė mė parė), as ajėr (gjithė ai kundėrmim nė Kosovė nga kufomat e shqiptarėve tė masakruar nga okupatori serb!), e asnjė lloj shkence tė mirėfilltė, pra, as matematikė e as fizikė pa liri dhe pavarėsi.

    Gjaku qė shqiptarėt sot po derdhin nė Kosovė nė luftėn pėr liri dhe pavarėsi ne, tė gjithė shqiptarėve, na ka imponuar qė temat politike tė shndėrrohen nė tema ditore numėr njė. Kėtė interesim po e nxit edhe mė tepėr ramja e komunizmit e cila e ka pėrforcuar edhe mė shumė nacionalizmin nė botė. Kėto fakte pa dyshim i ka pasė parasysh edhe vetė autori dr. Hysamedin Feraj, i cili nė pjesėn e parė tė librit paraqet teoritė dhe konceptet themelore tė mendimit politik pėr tė dėshmuar, nė radhė tė parė, metodat dhe vėshtrimin e vetė objektiv shkencor nė analizėn qė i bėnė kėtij mendimi, por nė anėn tjetėr, qė kjo paraqitje t’u ndihmojė lexuesve tė shumtė ta kuptojnė mirė, mė nė fund, edhe vet autorin, sidomos nė ato raste, nė tė cilat konkludimet e tij janė tė ndryshme, madje ndonjėherė edhe tė kundėrta me kuptimet dhe parafytyrimet tona, qė ėshtė ky njė takt i veēantė i autorit me tė cilin ai shpreh respektin e vetė ndaj lexuesit.

    Kjo vepėr qė, siē thotė autori, ėshtė rezultat i punės kėrkimore dhjetėvjeēare tė tij, me pėrjashtim tė njė kapitulli tė vogėl tė shtuar. Punimi nė fjalė, pra ėshtė teza e tij me tjetėr titull e mbrojtur (janar 1997) nė disertacionin e doktoraturės.

    Libri pėrmban edhe tri pjesė tė tjera: dy traditat themelore, stalinizmi si burim i enverizmit, enverizmi. Vet sasia e kėtyre temave tė numėrta, qė, nga ana tjetėr janė po ashtu shumė tė ndėrlikuara, tregon se autori i ka hyrė njė pune tejet tė vėshtirė dhe tė mundimshme shkencore e cila nė shumė aspekte ėshtė multidisciplinare.

    Faktikisht autori nė kėtė vepėr studjon dhe zbėrthen tėrėsinė e mendimit politik nė tė gjitha periudhat qė nga lindja e tij e deri te, inkluzivisht , enverizmi. Pas njė parapėrgatitje tė themeltė e tė gjatė, autori i qaset kėsaj pune kaq tė vėshtirė me seriozitetin mė tė madh tė njė hulumtuesi shkencor dhe me pėrgjegjėsinė mė tė madhe morale e njerėzore, si thotė vetė autori, “pėr idetė, qėndrimet, dhe interpretimet e parashtruara”.

    Nga kjo peshė e pėrgjegjėsisė, autori shumė mė herėt shkoqitet nga mėnyra e mėparshme e tė menduarit tė vetė dogmatik tė trashėguar e tė kultivuar nė mjedisin e vet shoqėror e politik dhe i afrohet mėnyrės sė re tė tė menduarit tė mpreftė kritik e racional me njė shikim tė rinjė tė distancuar e tė kthjelltė tė njė fuqie pėrdalluese tė re objektive. Shembė ai nė vete nga themeli kuptimet e idetė e veta, e madje, edhe mitet dhe idolet e veta tė vjetra (E. Hoxha) dhe filloi tė dyshojė nė ēdo gjė e tė kėrkojė argumente pėr ēdo gjė.

    Njė botė e tėrė e re tani u gjetė para tij. Filloi ai mė pastaj tė studjojė mendimin politik shqiptar qė nga lindja e tij dhe tė bėjė njė ndėrtim tė ri llogjik tė historisė sė ideve politike shqiptare pėr periudhėn gati njėmijėvjeēare i cili do tė ishte i qėndrueshėm nė kohė. Meqė i shembi tė vetat, me tė cilat edhe pse fuqishėm prapėseprapė nuk qėndroi gjatė i lidhur, autori nuk nguron t’i lėkundė apo edhe t’i shembė edhe shumė kuptime, parafytyrime madje edhe heronjtė e mite tona (Skėndėrbeu, A. Frahsėri, I. Boletini, P. Bogdani etj.).

    Mjafton qė ato tė mos pėrputhen me definacionin. Nė fakt, ideja e parė e autorit ishte ajo qė mė vonė mbeti e fundit, tė studjojė e tė gjejė pėrgjigje nė kėtė: a ėshtė enverizmi nacionalizėm shqiptar? Dhe, siē ngjanė jo rrallėherė nė shkencė, fundi e sjell studjuesin qė nė fillim, nė nisje tė ideve dhe rrymave tė para tė mendimit politik shqiptar, nė shek. IX.

    Nė studimet e deritanishme shkencore tė mendimit politik shqiptar ka pasė mosdije, paqartėsi e anarki vlersimesh, por ka pasė edhe forcė tė detyrueshme , argumentum baculinum (dėshmia me dajak). Asnjėherė mė parė nuk ka ngjarė e kundėrta. Dhe, pėrderisa politika dhe pushteti nuk do tė jenė nėn mbikqyrjen dhe kontrollin e rreptė tė vlerėsimit rigoroz tė shkencės dhe tė kulturės, mund tė thuhet se edhe mendimi politik nuk do tė jetė i lirė, e as studimi i kėtij mendimi, sikur qė nuk do tė jenė krejtėsisht tė lirė as Shqipėria dhe as shqiptarėt.

    Kjo bėn qė kjo vepėr dhe vepra tė tjera tė ngjashme tė reja tė jenė shumė tė kėrkuara nga lexuesit. Sepse nuk ėshtė vetėm “shkolla ajo qė na mėson” (F. L. fq. 331), por, pasi individėt t’i kenė kryer tė gjitha nivelet shkollore janė vetė kėta njerėz ata tė cilėt duhet ta mėsojnė shkollėn dhe ta reformojnė atė, qoftė edhe atėhere kur ėshtė fjala pėr mendimin politik shqiptar.

    Ndėr veēoritė kryesore tė kėtij libri konsideroj kėtė fakt, pra, se ky nuk ėshtė libėr i dalur nga kabinetet apo laboratoriumet partiake tė mendimit dogmatik, tė cilat si tė vetmet ekzistonin deri tani, dhe as nuk ėshtė ndonjė trajtim folklorik apo literar i ēėshtjes kombėtare, me tė cilat po ashtu, janė ngopur lexuesit, por ėshtė produkt i njė mendimi tė lirė dhe racional tė lartė shkencor dhe rezultat i njė analize tė thellė tė ēėshtjeve nė shqyrtim, tė studjuara pėr herė tė parė nga ky kėndvėshtrim nė tėrėsinė kohore tė tyre njėmijėvjeēare.

    Pėrsos kėsaj libri paraqitet nė njė kohė tė konflikteve dhe furtunave partiake me gjakderdhje nė Shqipėri nė luftėn pėr pushtet, prandaj ėshtė mirė qė pėr tė kaluarėn tė flitet me argumentin e shkencės dhe tė bėhet me dije pėrgjegjėsia para historisė se, nė mos jo sot, atėhere gjithėsesi jo mė larg se nesėr, kėshtu, me argumente e fakte shkencore do tė flitet pėr tė sotmen.

    Nė kėtė aspekt, nga e sotmja e lexuesit dhe nga e djeshmja autori i librit sfidon dhe do tė zgjojė lavdata e debate tė ashpra, kritika e polemika tė rrepta, do tė ketė pėrkrahje dhe kundėrshtime, do tė ketė qasje tė ndėrshme shkencore sikur edhe politizime dhe pėrpjekje pėr shfrytėzim pėr interesa partiake. Por, para sė gjithash, ky libėr gjithsesi do ta nxitė dhe do ta avancojė fuqishėm mendimin politik shqiptar, nė bazė tė metodės “me libėr kundėr librit”, si metodė e vetme akademike e lejueshme dhe e pranueshme, qė ėshtė edhe njė vlerė tjetėr e veēantė e kėtij libri drejt begatimit tė trezorit shkencor me kėsi lloj vepra.

    Nacionalizmin kėtu autori e trajton nga definicioni i Ernest Gellnerit tė zgjeruar nga Hobsbaum. Sipas Gellnerit “nacionalizmi ėshtė parim politik sipas tė cilit njėsia politike duhet tė jetė kongruente me njėsinė ndėrkombėtare”.

    Kėtė definicion Hosbaum e pasuron duke e zgjeruar dhe duke e trajtuar kėtė parim si parim kryesor politik, parim mbi tė gjitha parimet. Nacionalizmi shqiptar nė kėtė vepėr njėherit ėshtė edhe objekt i studimit edhe instrumenti kryesor i autorit me tė cilin kriter ai analizon dhe vlerėson deri nė imtėsitė mė tė vogla si dhe klasifikon mendimin politik shqiptar e madje kuantifikon distancėn nė mes rrymave politike shqiptare (fq. 188).

    Tėrė mendimin politik shqiptar gjatė historisė njėmijėvjeēare autori e shikon tė ndarė nė dy tradita themelore tė dallueshme qartė njėra-nga tjetra: 1.) tradita e bashkėpunimit me sundimtarėt fqinjė ballkanas sllavė e grekė kundėr sundimtarėve tė tjerė jashtėballkanikė, dhe 2.) tradita e bashkėpunimit me popujt jashtėballkanikė kundėr sundimtarėve ballkanas, sllavė e grekė.

    Kjo ėshtė teza bosht e me kryesore e autorit, i cili mandej nė kėto dy vertikale historike klasifikon dhe bėn gjashtė prerje horizontale sipas periudhave tė ndryshme vendimtare historike qė nga shekulli IX deri nė shekullin XX – gjashtė ndarje tė mėdha siē i quan autori.

    Secila prej kėtyre ndarjeve, nė bazė tė ideve dhe sjelljeve qė pėrmbajnė i takon njėrės apo tjetrės traditė. Nė ndarjen e gjashtė autori fut bashkarisht nė tė njėjtin grup zogistėt, nolistėt dhe komunistėt (kėta mė sė paku duronin njėri-tjetrin) pėrballė rrymės tjetėr, rrymės irredentiste qė ėshtė nacionaliste e pastėr.

    Nė shekullin e XIX nga kėto dy tradita lindėn rrymat e ndryshme politike qė u quajtėn “serbofile” e “grekomane” si dhe ato “turkomane” e “nacionaliste” shqiptare. Shqiptarėt pėr shkak tė pozitės sė tyre gjatė historisė kanė pėrjetuar shumė okupime.

    Karakteristikat kryesore tė okupuesve shqiptarė gjatė shekujve autori i ka shkoqitur dhe i ka pėrpunuar jashtėzakonisht mirė dhe nė bazė tė tyre dr. Feraj parashtron tezat kryesore tė tij.

    Sipas dr. Feraj, Perandoria bizantine krahas konvertimit tė dhunshėm nė besimin nė kishė tė lindjes, sllavizonte dhe greqizonte brutalisht shqiptarėt dhe kėshtu kėrcėnonte vet ekzistencėn e shqiptarėve. Ndėrkaq Perandoria Osmane sillte Islamizmin, por nuk asimilonte shqiptarėt. Pėrsos kėtyre sy dallimeve nė sferėn shpirtėrore e ekzistenciale dallim i madh i okupuesve ishte e dhe nė sferėn e ndėrrimeve demografike.

    Perandoria Romake dhe Perandoria Osmane ishin tranzite, ndėrsa sllavizimi ndėrronte strukturėn kombėtare dhe vendosej pėrgjithmonė nė trevat ballkanike. Nė kėtė situatė, shkruan dr. Feraj, shtrirja e Perandorisė Osmane nė Ballkan e ka ruajtur substancėn etnike shqiptare, pėrkundėr tė kėqijave tė tjera qė i ka shkaktuar.

    Kjo situatė e pėrhershme e shqiptarėve nė mes tė rrezikut nga zhdukja masive qė nga koha e bizantit, tė cilės sė pari ortodoksonin dhe mė pastaj sllavizonin dhe greqizonin, dhe Perandorisė Osmane, si mė pak e rrezikshme, prandaj edhe mė e pranueshme, ėshtė njėherit edhe “metafizika” politike e shqiptarėve. Sepse, sipas dr. Feraj, shqiptarėt asnjėherė nė histori nuk janė ndodhur nė situatė pėr tė zgjedhur nė mes tė mirės dhe tė keqes, nė mes lirisė dhe pushtimit , por vetėm nė mes tė keqes dhe tė keqes mė tė vogėl.

    Nga kjo autori nxjerrė guximshėm tezėn, nė fillim paradoksale, se tė gjithė shqiptarėt nacionalizmi nuk ka lindur nga lufta e shqiptarėve kundėr pushtuesit, veēse ka lindur nga bashkėpunimi me pushtuesit, por me atė mė pak tė rrezikshėm, pra me armiqtė dhe pushtuesit jashtėballkanikė kundėr armiqve dhe pushtuesve asimilues ballkanas sllavė e grekė, me synimin qė nė fund tė lirohemi nga tė gjithė pushtuesit.

    Edhe pse idetė e para pėr nacionalizmin dhe pėr kombin shqiptar hasėn nė shumė dokumente e shkrime publicistike te Rilindasit, sipas autorit themelues qė paraqitėn nė mėnyrė sistematike dhe programatike e metodologjike idenė e kombit dhe vetėdijen nacionaliste shqiptare janė Pashko Vasa (ish-guvernator i pėrgjithshėm i Libanit) nė dy essetė e tij “Shqypnia dhe shqyptarėt” (1879) dhe “E vėrteta pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt” (1879) si dhe Sami Frashėri nė essenė “Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė dhe ē’do tė jetė?” njėzetė vjet mė vonė.

    Pas pavarėsisė sipas nacionalizmit shqiptar, shteti shqiptar kondicionohet dhe nuk do tė mundet tė forcohet politikisht e as tė zhvillohet ekonomikisht pa u bashkuar edhe me pjesėt e tjera tė kombit edhe tė territorit shqiptar. Prandaj nacionalizmi shqiptar ka pėr parim kryesor politik veprimtarinė politike, duke pėrfshirė edhe luftėn e armatosur, ky i fundit kriter mė dallues i tij, pėr tė realizuar pėrputhjen e kufijve tė njesisė politike me njėsinė kombėtare.

  7. #27
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Un prap se marr vesh pse ky perserit pjese here pas here. Cna ka gjet. Sajo ndonje rrene te ndryshme cdo here te pakten. Me postime te tilla nuk mund te besh dot debat ne asnje vije llogjike. Nese ka nje fare kuptimi debati Skenderbeu Katolik-Orthodhoks a ku di un, debate te tilla mbi Skenderbeun e Fan Nolin apo figura te tjera qe jane BOSHTI i shqiperise nuk ka kuptim te besh debat ishin antikombetar apo jo.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #28
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Sabriu
    Pas leximit tė “Skicė e mendimit politik shqiptar”, ky respekt mė ėshtė forcuar edhe mė. E them me plot gojėn qė “Skicė e mendimit politik shqiptar” ėshtė njėra ndėr punimet mė sfiduese dhe mė interesante qė ėshtė shkruar ndonjėherė nė lėmin e politologjisė shqiptare.

    Tri syresh janė vlerat parėsore tė “Skicė e mendimit politik shqiptar” tė zotit H. Feraj.

    Sė dyti, gjuha: formulimi konciz i zotit Feraj te “Skicė e mendimit politik shqiptar” i ka qėruar gjithandej me konsekuencė tė gjitha ngarkesat ideologjike, krahinore e religjioze, e besa edhe ato kuazipatriotike e folklorike, qė shfaqen ende, si sėmundje e pėrzgjatur foshnjėrie, te politologjia shqiptare.

    Sė treti, guximi dhe qasja shkencore pa kompromis. Te Hysamedin Feraj nuk ka mėshirė pėr lopėt e shenjta, gjatė ndėrtimit tė modelit tė vet kuptimor, i cili shkon diametralisht kundėr tė gjitha pėrsiatjeve tė derisotshme zyrtare dhe gjysėm zyrtare tė shqiptarėve rreth vetvetes zoti Feraj nuk zbrapset as para tabuve mė tė paprekshme tė shoqėrisė shqiptare.

    Kėto tri vlera, nė kombinim, e kthejnė “Skicėn e mendimit politik shqiptar” nė domosdoshmėri kategorike pėr kėdo qė synon tė formojė mendim tė plotė pėr historinė e idesė politike te shqiptarėt.

    “Shembulli qė e qartėson me kthjelltėsinė mė tė madhe kėtė kuptim tė termit serbofil ėshtė Isa Boletini..... Isa Boletini ėshtė rasti mė i dokumentuar i zbatimit tė programeve politike serbe e malazeze ndaj shqiptarėve si vegėl e lojtar i lojės politike tė qeverive serbe e malazeze ndaj shqiptarėve.... (fusnota, fq. 124).

    Ose: “Skėndėrbeu, Pjetėr Bogdani etj., u ndodhėn jo thjeshtė krahas Perėndimit, por krahas sllavėve, krahas serbėve e rusėve, krahas armiqve kryesorė sipas konceptit nacionalist shqiptar, nė luftė kundėr Perandorisė osmane” (fusnota, fq. 83).


    Ose, ca mė mirė: “..... Skėndėrbeu....., nuk ishte luftėtar i vėėrtetė pėr liri kundėr tė gjithė pushtuesve, por pėrkundrazi, ishte i prirė pėr bashkėpunim me pushtuesit mė tė rrezikshėm, pushtuesit sllavė, kundėr njė pushtuesi tjetėr, pushtuesit osman....” (fusnota, fq. 84).

    Teza kaq provokative nuk janė thėnė kurrė nga ndonjė studjues shqiptar. .
    Studiues Shqiptar????? Feraj? Nje ferre eshte ky, por pa gjemba. Sepse cdo shqiptar me nje pike gjaku shqiptari pallavra te tilla sensaciolizmi i shumezon me zero. Isa Boletini, Gjergj Kastrioti, Pjeter Bogdani jane armiq? (Se po the u ndodhen krahas armiqve, dmth jane armiq.) Dhe sa per informacionin e ferres, emri eshte GJERGJ KASTRIOTI, Skenderbeu eshte nje titull i dhene nga otomanet, dhe me ate titull ua nxorri syte Gjergji per 25 vjet.

    Ky "pseudo-historiani" jo-shqiptar ka kaq gabime historike dhe mekate nacionaliste ne shkrimin e tij, sa nuk di ku t'i kap e ku t'i le. Por po kapem shpejt e shpejt me nje thenje te tille, qe shqiptaret nuk zgjodhen te keqen e vogel, dmth pushtimin nga nje perandori pa efekte shkombetarizimi, por preferuan te keqen e madhe, dmth ambicjet e fqinjeve. Injoranca e ketij aludimi nuk ka kufi. E para e punes, kategorikisht nuk eshte e vertete qe Gjergj Kastrioti, apo Pjeter Bogdani, apo Isa Boletini ndermoren akte te tilla, perkundrazi. Por c'eshte me kryesorja ky individ nuk e ka idene e organizimit te P.O, dhe aq me keq konsekuencat qe pesoi Ballkani, dhe me specifikisht, Shqiperia si rrjedhoje.

    Perandoria Otomane nuk kishte nje identitet kombetar, por ishte theokraci islamike. Si e tille baza e kodit ligjor zyrtar i Perandorise ishte Sharia. Eshte per kete arsye qe identitetet perkatese nacionaliste nuk i interesonin perandorise. Popullesia e perandorise u nda ne zimmis (qe do te thote mbrojtje per jo-myslymanet, te krishteret dhe cifutet, per sa kohe sa ishin dakort te pranonin dominimin e Islamit, te paguanin taksat dhe te kishin nje status ligjor dhe social inferior ne krahasim me myslymanet.) Disa nga ligjet diskriminuese ishin permasat te pri-aprovuara te objekteve fetare (me te vogla se ato myslymane), stili, ngjyra dhe tekstile perkatese per veshjen e popullesise jo-myslymane.

    Zimmis nuk u lejohej te mbanin kuaj apo arme. Dhe per me teper, ne gjyqe te ndryshme, deshmia e nje zimmi ishte ne nje pozite te disfavorshme ne krahasim me ate te nje myslymane. (Keto ishin rregullat e perandorise.)

    Zimmis u ndane ne millete, qe do te thote komb fetar. Mileti Orthodoks, (me i madhi ne numer nga jo-myslymanet) mileti cifut, dhe mileti armenian (qe kishin Patriarkun e tyre ne Konstandinopole, dhe nen kete milet binin dhe katoliket e perandorise.) Myslymanet ishin de facto milleti i katert. Ishte pikerisht kjo ndarje ne linja fetare e Ballkanit (specifikisht) qe pati shume pasoja, per me teper negative per Shqiperine. Mileti ishte nje term ku ethniciteti nuk luan rol, por thjesht nje kualifikim fetar i popullesise. Si rrjedhoje, me kalimin e kohes, te pakten ne Shqiperi, popullesia orthodokse (grekofone dhe albanofone) kategorikohej si greke, nga e cila vuajme problemet qe kemi sot kur bie fjala per ceshtjen e Epirit. Gjithashtu, gjate shkembimit te popullesise pas luftes se pare Boterore, shqiptaret orthodoks te Camerise nuk u debuan, apo u shkembyen, por ishin camet myslymane (qe nga vendasit apo nga vete perkufizimi i perandorise ishin aka turq) qe vuajten.

    Nuk dua te vazhdoj me gjate per jenicerizmin dhe te tjera efekte te perandorise. Por dua te them kaq, qe kur perendimi (pas luftrave 30 vjecare fetare) vendosi ne Traktatin e Westfalise krijimin e identiteteve kombetare ne Europe jo vetem ne baze te fese (Perandia e Shenjte Romane) por ne baze te ethnicitetit perkates, dhe atribute te tjera te perbashketa ekonomike, sociale, historike dhe kulturore, ne nje kohe kur nocioni komb-shtate lindi dhe mori krahe ne Europe, shqiptaret ishin "pis-milet." (Eshte disi ironik fakti qe Konferenca e Lezhes se Gjergj Kastriotit ishte thelbesisht e ngjashme me Traktatin e Westfalise dhe 200 vjete me pare.)

    Une mund t'i fal perandorise otomane perdhunimin, vrasjet, djegjet, rrembimin e djemve per t'i bere jenicere, taksat e dreqi me te bire, por nuk do te falja kurre erresiren 5-shekullore te Shqiperise (dhe Ballkanit) nderkohe qe Europa mori krahe gjate Rilindjes, Iluminizmit, dhe revolucioneve te tjera (ekonomike dhe ideologjike.) Nderkohe qe mesjeta (quajtur ndryshe "Dark Ages") e Europes fillon fundin e saj ne shek. 13, Mesjeta (koha e erret) e Shqiperise fillon fundin ne 1912, ne Nentorin e Dyte, ku Ismail Qemali ngriti Flamurin e Gjergj Kastriotit, kur ai i dha krahe serish shqiponjes, edhe pse nje shqiponje e lodhur ndershekuj, kur ai i dha jete endres se shqiptare, per te shqyer zinxhiret e roberise otomane.

    Ti Sabri, i sjell me endje te madhe keto lloj artikujsh anti-shqiptare. Ke mbushur forumin me teza te tilla, ashtu si tek helmi qe ke derdhur tek tema e Nolit.
    Ky eshte paralajmerimi i dyte dhe i fundit. Nqs vazhdon te sjellesh ne forum plehra te tilla, do perjashtohesh. Ky eshte forum shqiptar, idete dhe shkrimet e tua perbejne ne thelb apostasi te shqiptarizmit, dhe per kete nuk do tolerohen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 21-04-2006 mė 15:22

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    Shum bukur ke fol Lioness.

  10. #30
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    “Zoti zbriti pėr tė parė qytetin dhe kullėn
    (e Babelit) qė kishin ndėrtuar njerėzit dhe tha: -

    “Kėta tė gjithė, pra, janė njė popull dhe flasin

    njė gjuhė tė pėrbashkėt ..... tė zbresim dhe tė

    ngatėrrojmė gjuhėn e tyre qė ata tė

    mos e kuptojnė njėri – tjetrin”.



    Libri i Zanafillės. 11-5,6.

  11. #31
    sabrimoviē sofistikohuni ca propagandisht or tipa se na hapėt barkun, keni mbet pa fonde kto kohė? ala ke frojdi e? si thu

  12. #32
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Skenderbeu i ka pranuar 3 fe, ndoshta e dini ndoshta jo por akoma me duket se pini qumesht, vetem debate jeni duke bere asgje tjeter SKENDERBEU eshte figura me e madhe Shqipetare dhe ju jeni duke perzitur fete dhe SKENDERBEUN me fe ka qene si te gjithe Shqipetaret flasi per kohen para 600 apo 700 vjete katolik nuk ka pas Shqipetare musliman apo ortodoks, por dihet turku dhe greku i ka bere.dhe tani ēdo njeri e ka nga nje fe, por te paret tane dihet se nga feja kane qene te gjithe katolik dhe nuk ka asgje te keqe ketu, duhet te dime origjinen tone kjo eshte historia jone shekullore nuk jame kundra aty Shqipetari ēfare fe ka, ne kur bejm darsma nuk ngrejme flamur fejesh por flamurin kombetar Shqipetare.Kombi eshte nje kurse fete jane te shumta edhe zoti ka dhene nje kombe dhe shume fe interesant kjo.fund
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dibrani2006 : 22-04-2006 mė 07:20

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e arber x
    Anėtarėsuar
    02-03-2005
    Postime
    51
    Citim Postuar mė parė nga Sabriu
    “Zoti zbriti pėr tė parė qytetin dhe kullėn
    (e Babelit) qė kishin ndėrtuar njerėzit dhe tha: -

    “Kėta tė gjithė, pra, janė njė popull dhe flasin

    njė gjuhė tė pėrbashkėt ..... tė zbresim dhe tė

    ngatėrrojmė gjuhėn e tyre qė ata tė

    mos e kuptojnė njėri – tjetrin”.



    Libri i Zanafillės. 11-5,6.
    Mos indirekt po ankohesh qe spo te kupton njeri???
    Still waters run deep............www.studime-londer.co.uk

  14. #34
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Ata qe e shofin Skenderbeun si armik ose anti-shqiptar jan vetem ekstremistet fetare qe skan gjake Shqiptare. Jan ata qe e urrejn sepse Skenderbeu ne gjith Evropen njihet si shpetusi i Evropes kur Turqia ishte ne kulmin me te larte te fuqise. Skenderbeu e turpen historine Turke dhe Perandorine Turke gjithashtu i thyen ndjenjat dhe esktremizve!


    Keta ekstremist kan inat qe Skenderbeu nuk e pranoi fene Islame edhe pse u rrembye me zorre si shume femije te tjere dhe feja me zorre asnjeher nuk pranoet nga askush.
    Skenderbeu po te ishte Muslimane nuk do te kthehej ne Shqiperi per ta shpetuar, por do kthehej si pushtues me ushtrin Osmane! Ai beri te kunderten e la Turqine dhe u kthye mbrapa ne Shqiperi ku gjith Shqiptaret ishin katolike.





    Ai qe eshte Shqiptar i vertet nuk e quan Skenderbeun anti-shqiptar.
    Keto gjera degjoen vetem nga historiane Turq dhe ektremistet e Islamit. Keto fakte fallso kaloen tek budallenjt Shqiptare qe jan ekstremist fetare dhe e urrejn Skenderbeun per arsye fetare dhe jo per arsye historike!

    Eshte thjesht propagande Turke dhe Islamike jo qe ta hedhin posht Skenderbeun por qe ta quajn ate luftetare Islamik. Nuk duan ta quajn hero i Shqiperise por hero i Islamizmit!



    Kurr mos i besoni Turqit dhe faktet qe nxjerin ekstremistet fetare!

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    Para nja dy muajsh po bisedoja me nje Boshnjak (musliman). Ai me tha, ju shqiptaret muslimane jeni tradhtare te vellazerise islame se ju admironi Skenderbeun, qe ishte kasap i madh i clirimtareve muslimane (turqve)

  16. #36
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    kam frike se do me hidheni ne gryke por libri i hysamedin feraj konkretizon hapur skenat e erreta qe shumica e njerezeve per shekuj nuk i dinin. nje fjale e urte thote "e verteta nuk harrohet".

    i heq kapelen z. feraj per kete veper kumptimplote dhe kurajoze.

  17. #37
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Citim Postuar mė parė nga Davius
    11 dhjetor 2005 /TN

    Nuhi Ismajli

    Figura e kryeheroit kombėtar shqiptar Gjergj Kastriotit – Skėnderbeut, qė nga ditėt e para tė lavdisė sė tij e gjer mė sot, ka frymėzuar vepra tė shumta e tė larmishme tė fushave tė ndryshme tė krijimtarisė sė autorėve shqiptarė e botėrorė.
    .



    KUSH DHE PSE E PO NXJERR SOT SKĖNDERBEUN NĖ MEJDAN?

    Hysamedin Feraj


    Debati i sotėm pėr Skėndertbeun nuk ka asnjė lidhje me Skėnderbeun real, por me pėrdorimin dhe pėrdoruesit e tij. Skėnderbeu real mund tė pėrdoret dhe ėshtė pėrdorė pėr politika shumė tė ndryshme dhe tė kundėrta. Skėnderbeu ka bėrė luftė kundėr fuqisė mė tė madhe tė kohės, kundėr superfuqisė botėrore. Prandaj ai mund tė pėrdoret si shembull i luftės kundėr superfuqive dhe tė bėhet thirrje “hajde t’i shpallim luftė fuqisė mė tė madhe tė kohės tonė, SHBA-ave, si Skėnderbeu fuqisė mė tė madhe tė kohės sė tij. Kush ėshtė kundėr kėsaj politike ėshtė kundėr Skėnderbeut!’. Kėshtu u pėrdor, pėr shembull, nga Enver Hoxha pėr t’iu shpallė luftė dy superfuqive. Skėnderbu u bashku me papatin kundėr rilindjes europiane dhe Europės moderne. Prandaj ai mund tė pėrdoret si shembull pėr luftėn kundėr modernitetit europian dhe tė bėhet thirrje ‘hajde t’i bashkohemi reaksionit europian kundėr rrymave moderne e modernizuese europiane si Skėnderbeu qė u bashkua me Papėn nė luftėn kunėr pėrpjekjeve europiane pėr ndarjen e kishės nga shteti, sekularizimin, rilindjen, humanizimin, iluminimin dhe sot pasmodernizimin!’. Kėshtu mund tė pėrdoret sot nė luftėn ndaj filozofive europiane pasmoderne, pėr shtrirjen e tė drejtave dhe lirive njerėzore nė grupet sociale, kulturore etj., tė shtypura nga modernja. Kush ėshtė kundėr kėsaj politike ėshtė kundėr Skėnderbeut. Skėnderbeu ka vrarė masivisht shqiptarėt qė ishin kthyer nė fenė islame. Prandaj Skėnderbeu mund tė pėrdoret pėr tė bėrė thirrje qė tė masakrohen masivisht pakicat fetare siē masakroi Skėnderbeut fshatarėt mysliman tė rrethit tė Krujės. Kush ėshtė kundėr kėsaj politike ėshtė kundėr Skėnderbeut! Skėnderbeu e ka ndėrruar fenė disa herė dhe mund tė bėhet thirrje ta ndėrrojmė fenė pėrditė ‘si Skėnderbeu!’. Kush ėshtė kundėr kėsaj sjelljeje ndaj fesė ėshtė kundėr Skėnderbeut! Skėndėrbeu ka luftuar pėr lirinė e atdheut kundėr islamikėve dhe tė krishterėve. Prandaj sot mund tė bėhet thirrje tė luftohet pėr lirinė e atdheut pavarėsisht nga feja. Kush ėshtė kundėr kėsaj politike ėshtė kundėr Skėnderbeut! Skėnderbeu u pėrpoqė tė krijojė e forcojė shtetin shqiptar. Prandaj sot duhet tė pėrpiqemi pėr krijimin dhe forcimin e shtetit shqiptar. Kush ėshtė kundėr kėsaj politike ėshtė kundėr Skėnderbeut!


    Skėnderbeu...

    Siē shihet mundėsitė e instrumentalizimit dhe pėrdorimit tė Skėnderbeut pėr politikėn e ditės janė tė shumėta, gati tė pafundme. Prandaj debati i sotėm pėr Skėndėrbeun nuk ka asnjė lidhje me vlerėsimin ose pėrshkrimin e Skėnderbut real, por me vlerėsimin e pėrdoruesve tė sotėm tė Skėnderbut. Debati pėr Skėnderbeun nuk ka lidhje me Skėnderbeun por me dy politika qė u propopzohen sot shqiptarėve: njėra, shqiptarocentrike, qė vė nė qendėr shqiptarėt dhe gjithēka tjetėr e sheh nė shėrbim tė kombit shqiptar; tjetra, katolikocentrike, qė vė nė qendėr fenė katolike ndėrsa kombin shqiptar e sheh nė shėrbim tė katolicizmit botėror. Rryma katolikocentrike u propozon shqiptarėve tė kthehen nė katolik. Kaq ėshtė programi i tyre politik. Ky ėshtė qėllim normal i kishės katolike kudo nė botė dhe Vatikanit: tė kthej sa mė shumė njerėz nė kėtė botė nė fenė katolike. Tė tjerat pastaj janė mjete pėr arritjen e kėtij qėllimi. Skėnderbeu pėr ta ėshtė mjet, vegėl: Skėnderbeu pėrdoret pėr t’ua mbushė mendjen shqiptarėve tė kthehen nė katolik. Ndjenjat kombėtare tė shqiptarėve preken si mjet pėr t’i shty tė kthehen nė katolik. Dijet manipulohen qė t’i shtyjnė tė kthehen nė katolik. Situata politike e shqiptarėve manipulohet pėr t’i shty tė kthehen nė katolik. P.sh. bėhen pėrpjekje ta kuptojnė situatėn e vet sikur janė para alternativės tė zgjedhin: ose katolik dhe bashkim kombėtar, ose jokatolik dhe as bashkim kombėtar. Kėshtu ndjenja kombėtare pėrdoret nė shėrbim tė kthimit nė katolik pavarėsisht vullnetit, dėshirės dhe zgjedhjes sė tyre tė lirė. Pavarėsiht edhe se nuk ndodhen nė kėtė situatė. Gjithė kėto aspekte, mjete kur shkruhen, kur shkruhet pėr secilėn duket sikur ka njė debat tė madh, interesant, tė larmishėm etj. Nė fakt ėshtė fare e thjeshtė, vetėm njė kėrkesė: kthehuni nė katolik. Kombi, pavarėsia, bashkimi, Skėnderbeu, Nėnė Tereza pėr ta s’kanė asnjė rėndėsi veēse si vegla. Rryma katolikocentrike nuk interesohet as pėr ndjenjat dhe mendimet e katolikėve shqiptar. Qendra e saj ėshtė kthimi i shqiptarėve jokatolik nė katolik, ndėrsa vetė katolikėt nuk vlerėsohen ndryshe vetėm se si vegla pėr kthimin nė katolik tė tė tjerėve. Kjo rrymėė bėn qartė dallimin ndėrmjet dy grupeve katolikėsh shqiptar: katolikėt qė kanė vėnė fenė mbi kombin osa kundėr kombit - tė cilėt i vlerėson lartė; dhe katolikėt qė kanė vėnė kombin mbi fenė - tė cilėt i urren. Nė kėtė tė fundit pėrfshihen katolik tė tillė si Pashko Vasa, Fishta, Mjeda etj. Deri tani vlerėsohej Bajraktari i Mirditės, por nuk ėshtė ēudi tė filloi tė urrehet sapo tė bėhet gjėrėsisht e ditur se edhe ai ka luftuar krah Sulltanit dhe ka pasė titullin pasha me tre tuje. Ndjenjat e popullsisė shqiptare katolike po ashtu nuk kanė rėndėsi. Kėshtu p.sh. katoliku Skėnderbe vlerėsohet lartė nga rryma masonike, por nuk ėshtė vlerėsuar kėshtu nga shqiptarėt katolik si popullsi. Katoliku Dukagjin nuk vlersohet nga masonikėt edhe pse ėshtė vlerėsuar nga popullsia shqiptare katolike (dhe jokatolike). Ku shihet kjo? Nė faktin se tė dy kanė lėnė nga njė Kanun. Nė popullsinė katolike shqiptare Kanuni i Skėndėrbeut nuk ka pasė asnjė respekt a ndikim. Ndėrsa Kanuni i Lekės ka qenė gjithė jeta e tyre (juridike, morale, kulturore, civile etj.). Por ndjenjat e popullsisė katolike shqiptare, autoriteti i padikutueshėm i shprehjes ‘Kėshtu e ka lėnė Leka’ etj., nuk kanė rėndėsi pėr katolikcentrikėt sepse qėllimi nuk janė katolikėt shqiptar, por kthimi i sa mė shumė njerėzve nė katolik (si statistikė, si shifra jo si njerėz me ndjenja, me shpirtė, me histori etj., - sepse kėto janė kombėtare). Mirėpo dihet se Skėnderbeu dhe Dukagjinėt nuk kanė shkuar aq mirė - se p.sh. Skėnderbeu iu nėnshtrua Vatikanit pa marrė parasysh rrjedhojat pėr vendin dhe popullin e vet, ndėrsa Dukagjinasit menduan pėr vendin e popullin shqiptar pavarėsisht ambicieve tė Vatikanit, Skėndėrbeu kish miqėsi familjare e politike me serbėt, dėrsa Dukagjinasit jo etj., – aq sa Vatikani gati i shkishėroi pse kundėrshtonin politikėn shkatrrimtare tė Skėnderbeut. Pra, dukagjinasit nuk i ka dashtė shumė Vatikani dhe i ka dashtė populli; Skėnderbeun nuk e ka dashtė aq shumė populli por e ka dashtė Vatikani. Rryma e sotme katolike do tė harroj Dulagjinasit dhe tė glorifikoj Skėnderbeun krejt pavarėsisht ndjenjave tė popullsisė katolike shqiptare.


    Rryma katolikocentrike ėshtė bėrė vegėl e nacionalshovinizmav e serb e grekė. Pavarėsisht se qėllimi kryesor i katolikocentrikėve mund tė jetė kthimi i sa mė shumė njerėzve nė katolik, nė kontekstin e sotėm rajonal e shqiptar, mė shumė se kėtij qėllimi i shėrben nacionalizmit serb. Sot nacionalizmi serb e quan tė humbur Kosovėn pavarėsinė e sė cilės nuk mund ta ndaloj. Nacionalizmi i sotėm serb ėshtė nacionalizmi pasvarėsisė sė Kosovės. Mbas pavarėsisė sė Kosovės nacionalizmi serb dėshiron dhe punon pėr konfliktimin brenda shqiptarėve. Me kėtė pengon bashkimin kombėtar dhe krijimin e njė shteti e kombi seriozisht rival e konkurues, ruan mundėsinė e futjes nė konflikt tė dy shteteve tė vogla shqiptare dhe sundimin mbi tė dyja, argumenton aftėsinė e vet parashikuese se pavarėsia e Kosovės shton pasigurinė e grindjet nė rajon, se shqiptarėt e Kosovės e Shqipėrisė nuk shkojnė mirė as me njėri-tjetrin, se ndoshta Serbia duhet rikthyer nė Kosovė. Tani, rryma katolikocentrike e di se gjasat pėr rikthimin masiv tė shqiptarėve nė katolik janė zero, duke e ditė se shqiptarėt katolikė janė njė pakicė fetare e parėndėsishme dhe mbi tė gjitha kur edhe brenda katolikėve shqiptar masonėt katolikocentrikė janė njė pakicė e vogėl. Ēka synohet prej tyre ėshtė krijimi i njė klime acarimi, stresi nė radhėt e shqiptarėve dhe, aq sė tė munden, tė nxisin vija konflikti ndėrmjet shqiptarėve siē kėrkohet nga nacionalizmi serb. P.sh. njė prej veglave tė masonerisė katolikocentrike, K. Myftaraj, i referohet drejtpėrdrejtė udhėzimit tė Koshtunicės pėr kthimin e konfliktit nga serbo-shqiptar nė brenda-shqiptar dhe menjhėrė mbas kėsaj vetė Myftaraj kėrkon fillimin e luftės Gegni-Toskni. Propaganda qė filloi nė kėtė drejtim ėshtė shpifje dhe logjikisht kontradiktore gati deri nė humoristike. Kėshtu p.sh. vetė e vė fenė mbi kombin, pastaj kėrkon qė nė emėr tė kombit shqiptarėt tė kthehen nė katolik! Myftaraj lavdėron Skėnderbeun katolik dhe kėrkon qė shqiptarėt tė kthehen nė protestan sipas shembullit ...tė Skendėrbeut e Nėnė Terezės! Me kthimin nė katolik shqiptarėve u premtohen shumė tė mira, ndėrsa shqiptarėt shohin se kjo rrymėė nuk ka asnjė ndjenjė respekti pėr ndjenjat e katolikėve qė janė! etj. Por propaganda e nacional-shovinizmit serb pėr periudhėn post-pavarėsi e Kosovės nuk shqetėsohet pėr saktėsinė faktike apo logjike, sa pėr arritjen e qėllimit: tensionin, acarimin, stresin dhe konfliktin brenda-shqiptar. Tė tjerat e dinė vetė serbėt. Kjo veprimtari u shtua nė prag tė vitit 2005 sepse mendohet se Kosova mund tė marrė pavarėsinė. Fakti se u shtua ėshtė mobilizimi i dy gazetave mė tė mėdha tė afėrta me PD-nė: ‘TemA’ e Mero Bazes dhe ‘55’ e Fahri Balliut. Deri tani rryma katolikocentrike ka qenė propagandar kreysisht nė gazeta lokale, ndėrsa tani janė mobilizuar gazetat kryesore dhe propagandistėt kryesor tė PD-sė, Mero Bazse dhe Fahri Balliu. Kėsaj rrymėė serbofile katolikocentrike iu kundėrvu, si gjithnjė, qė nė fillim Abdi Baleta. Mero i nxori nė mejdan... Skėnderbeun! Kėshtu, rikthimi tek skėnderbeu s’kishte ndonjė lidhje konfliktin e sotėm qė ėshtė ndėrmjet nacionalizmit shqiptar, pėrfaqėsuar nga Baleta, dhe nacionalshovinizmit serb pėrfaqėsuar nga PD dhe Mero Baze e Fahri Balliu. Por Skėnderbeu mund tė pėrdoret pėr gjithēka dhe Mero vendosi ta pėrdorė nė shėrbim tė nacionalshovinizmit serb. Edhe diskutimi i Baletės nuk ka asnjėlidhje me Sekdėnrbeun real por me pėrdorimin e tij nga Baze dhe tė tjerėt nė shėrbim tė nacionalshovinizmit serb kundėr tė cilit del Baleta. Se si mund tė pėrdore dhe ėshtė pėrdorė Skėnderbeu ėshtė njė ēėshtje e gjatė, e cila ėshtė trajtuar para pesė vitesh nė artikullin “Mbi debatin pėr Skėnderbeun” botuar nė “Rimėkėmbja” janar-shkurt 2000. Ky artikull do tė ribotohet kėtu si pėrgjigje nė ēėshtjet e debatit tė rikthyer pėr tė. Artikulli do tė jepet pa ndryshime, ndonėse shumė aspekte tė prekura nė tė ndėrkohė janė vėrtetuar e rivėrtetuar nga shkrime shkencore, dhe asnjė nuk ėshtė cėnuar shkencėrisht. Do tė ribotohet ashtu, pa ndryshime, edhe sepse shumė vetė e kėrkojnė, ose ankoheshin se nuk e gjejnė. Ky do tė jetė njė rast edhe pėr ta.



    .

  18. #38
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Dėshmi tjetėr e vetėdijės mbifetare etnike tė Skėnderbeut

    Gjergj Kastrioti, jo vetėm i tė krishterėve, edhe i myslimanėve


    Gazmend SHPUZA


    Skėnderbeu, nė kushtet e hapjes sė Shqipėrisė, i pėrditėsuar si emblemė, si garanci e pėrfshirjes sonė nė Evropė, pėrfaqėson njė dukuri historike madhore tė pėrmasave jo vetėm kombėtare, por dhe nė shkallė evropiane dhe mė gjerė. Ai ndihmon fuqishėm pėr krijimin e hapėsirave tė mėdha tė komunikimit tė bartėsve tė tij me botėn moderne. Politizimi dhe ideologjizimi i kėsaj figure madhore nė tė kaluarėn dhe, jo mė pak, sot nuk ka arritur dhe nuk do tė arrijė dhe nė tė ardhmen ta zhveshė atė nga tiparet e tij, sa reale po aq dhe universale.
    Epoka e Skėnderbeut pėrfaqėson njė nga elementėt kyē qė pėrbėn boshtin e vetidentifikimit kolektiv tė shqiptarėve, qė i kanė bėrė ata tė ndjehen njė komb i vetėm. Fakti qė kujtimi i Skėnderbeut si hero kombėtar u ruajt prej mė se pesė shekujsh nė kujtesėn kolektive tė shqiptarėve, nė shumicė mbizotėruese myslimanė, ėshtė tepėr domethėnės. Si tė tillė, ata, pėrfshi dhe tė krishterėt, e zhveshėn nga aureola fetare me tė cilėn u pėrpoqėn dhe pėrpiqen ta paraqesin klerikėt si ata tė krishterė dhe ata myslimanė. Prandaj jeta dhe vepra e Skėnderbeut ruan njė rėndėsi tė madhe aktuale
    Nėse nė mendjet e shqiptarėve nuk do tė kishte zėnė vend pėrfytyrimi si hero kombėtar, i vėnė nė diskutim nga shumė anė, miti i Gjergj Kastriotit – Skėnderbeut do tė ishte krejtėsisht jashtė funksionit tė vet tė pretenduar dhe teorikisht. Ai nuk do tė kishte mbijetuar po tė mos qėndronte mbi ndarjet fetare tė bartėsve tė kėtij miti pa dallim besimi.
    Vlerėsimin e Skėnderbeut si hero kombėtar dhe jo si hero fetar nė mėnyrė lapidare dhe bindėse e ka dhėnė njė prift si Patėr Gjergj Fishta. Me rastin e 450-vjetorit ai shkruante: “Kangėt e poetėve e legjendat e rapsoditė e populllit e shfaqin Skėnderbeun vetėm si njė fatos feje; por para synit tė historiakut e tė vrojtarit tė paanshėm Skėndebeu ėshtė fatosi i lirisė dhe i pavarėsisė sė kombeve, tue qenė qė dėshira e lirisė qe ajo qė ma sė pari e shtyni atė burrė tė pėrmendun me rrokė armėt pėr Shqipninė. Skėnderbeu me atė trimni e rreptėsi, me tė cilėn luftoi kundėr turqve, qė ishin myslimanė, luftoi edhe kundėr venedikasve qė ishin tė krishtenė. Prandaj tė gjithė shqiptarėt e vėrtetė, pa ndėrlikim partie a besimi, do ta nderojnė Skėnderbeun si njė fatos tė kombit e do t’u bahet nam me kremtue emnin e punėn e tij. Skėnderbeu ėshtė ideali i lirisė e i pavarėsisė sė Shqipėrisė.”
    Karakterizimi fishtian u kundėrvihet pėrpjekjeve qė bėhen dhe sot e kėsaj ditė pėr ta minimizuar dhe reduktuar rėndėsinė, madhėshtinė e figurės legjendare tė Skėnderbeut nė rrafsh kombėtar dhe ndėrkombėtar. Trajtimi tėrėsisht nė rrafsh fetar dhe, pėr rrjedhim, mohimi i karakterit kombėtar dhe humanist i luftrave tė Skėnderbeut nuk ka tė bėjė vetėm me debatin shkencor. Nuk mund tė pėrligjen pėrpjekjet qė bėhen pėr ta parcelizuar fetarisht Skėnderbeun me pretendimin se gjithė kjo do tė lehtėsonte integrimin e Shqipėrisė nė Europė. Tė gjitha kėto mendime qė qarkullojnė sot tek ne, poshtė e pėrpjetė edhe nė rrethe akademike, nuk bėjnė gjė tjetėr veēse tė dėshmojnė katėrcipėrisht, se platforma e Rilindjes Kombėtare Shqiptare dhe qėndrimi jo vetėm atdhetar, por dhe shkencor i saj ndaj epokės sė Skėnderbeut mbeten aktuale dhe sot e kėsaj ditė. I rritur midis feve, u bė pėr rilindasit simbol i karkaterit mbifetar e afetar qė duhej tė kishte kultura shqiptare. “Patriotizmi fetar” qė po shfaqet sot, nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse rikthim te njė mendėsi parakombėtare, e papėrshtatshme e, madje e dėmshme pėr njėsimin kombėtar tė shqiptarėve. Ai kontraston haptazi me vlerėsimet objektive tė njė pater Gjergj Fishte.
    “Fetarizimi”, “krishterizimi”, “antiislamizimi” i luftės kundėrosmane tė popullit shqiptar nė shek. XV nėn udhėheqjen e Skėnderbeut, pėrbėn, pavarėsisht nga pėrdorimi i fesė nė tė dy kampet ndėrluftuese tė kohės, njė shtrembėrim tė sė vėrtetės historike. Pėr tė vėnė nė pah kėtė tė vėrtetė kemi dhe dėshmi tė cilat nė tė kaluarėn u amplifikuan pėr arsyet politike dhe ideologjike qė dihen. Porse, gjithėsesi, sot ato nuk mund tė lihen mė njė anė.
    Nga pėrvoja e gjatė e pėrpjekjeve pėr tė siguruar ndihmat e domosdoshme nga shtetet italiane dhe sidomos nga Papati pėr luftėn e pėrbashkėt, heroi ynė kombėtar, duke qenė vetė i ritit ortodoks, qė njihte pėr tė parė feje Papėn (sepse Patriku i Stambollit qe vėnė nė shėrbim tė sulltan Memetit tė Dytė) dhe i rritur pranė oborrit tė sulltanit, nė njė mjedis mysliman, (ai u kthye dhe nė bektashi), kishte arritur, sipas dokumenteve tė kohės, nė disa pėrfundime qė dėshmonin se ai nuk ishte njė i krishterė dhe aq i devotshėm sa ta justifikonte titullin “atlet i Krishtit”.
    Mė 14 shkurt 1467, dokumenton studiuesi i pėrkushtuar i biografit tė Skėnderbeut, Marin Barlecit, historiani rumun Francisk Pall, ēka kumtohet pėr herė tė parė nė shqip mė 1967, Heroi i Krujės “i dėshpėruar” i deklaronte njė kardinali, se “s’ka marrė nga Papa asnjė grosh”. Nga ana tjetėr, Ambasadori i Milanos nė Vatikan raportonte se Skėnderbeu me pėrqeshje deklaronte se “tani e tutje ai donte tė bėnte luftė kundėr kishės e jo kundėr turkut”. Nė pėrfundim tė vizitės sė tij te Papa, Skėnderbeu do tė deklaronte se “nuk besonte qė mund tė gjendej mizori mė e madhe nė botė sesa te kėta priftėrinj”. Pohime si ato, qė u rreshtuan mė sipėr, sado qė tė merren me rezervė, dėshmojnė bindshėm qė motivet fetare nė luftėn e Skėnderbeut qenė nė rrafsh tė fundit. Edhe aq sa mund tė vijnė nė shprehje, ato qenė diktuar jo nga karakteri i luftės qė ai udhėhoqi, por nga besmi qė kishin armiqtė kryesor tė vendit tonė dhe nga nevoja e sigurimit tė aleatėve. Kėta, pas rėnies sė Stambollit nė duart e turqve nuk mund tė kėrkoheshin te krerėt e Kishės Lindore e cila i qe nėnshtruar sulltanėve.
    Dėshmi tjetėr e vetėdijės mbifetare etnike tė Skėnderbeut dhe tė bashkėluftėtarėve tė tij ėshtė dhe historicizmi tė cilit i drejtohej ai, epirotizmi i tij. Skėnderbeu, nga sa na dėshmon Papa Piu II nė kujtimet e tij, dhe, siē dihet tashmė nga tė gjithė, nė njė letėr drejtuar princit tė Tarantos, Jan Antonit, pranon me shumė krenari prejardhjen epirote tė popullit tė vet. Me kėtė deklaratė ai, me sa dimė, ėshtė i pari qė shpreh pa mėdyshje dhe pėrkatėsinė e tij etnike, duke lėnė mė njė anė etnonimin arbėresh. Asokohe ky emėrtim kishte marrė karakter sektar sepse me tė identifikoheshin vetėm arbėreshėt katolikė. Skėnderbeu dhe tė tjerė mė pas e patėn tė qartė se ky pėrcaktim si i tillė, tashmė pėrjashtonte prej tij jo vetėm arbėreshėt ortodoksė por dhe arbėreshėt qė kishin nisur tė islamizoheshin, prandaj duhej braktisur. Megjithėse fama qė kishte fituar nė ballė tė luftės sė popullit tė vet pėr liri ishte shumė mė e madhe se sa ajo qė kishte fituar nė radhėt e ushtrisė sė sulltanit, Gjergj Kastrioti e ruajti emrin e turqizuar Skėnder. Ai ishte i vetėdijshėm pėr ndryshimet nė pikėpamje fetare qė kishin filluar dhe po thelloheshin nė gjirin e popullit tė tij. Prandaj, megjithė vlerėsimin e lartė qė i bėnte Evropa e krishterė, duke e shpallur si “atlet tė Krishtit”, ai nuk mendoi dhe as nuk mori mundimin deri sa vdiq ta kristianizonte apo ta evropianizonte emrin qė kishte marrė nė mesin e turqve e tė nėnshkruante Aleksandėr. Neoarbėreshėt nėn shembullin e Skėnderbeut, me vetpėrcaktimin epirot u ngritėn mbi konceptet fetare tė pėrcaktimeve etnike tė Mesjetės dhe pėrqafuan koncepte moderne mbifetare. Kjo ishte shprehje e njė vetėdije tė lartė etnike, e njė ndėrgjegjeje tė spikatur historike. Ishte vetė realiteti pasarbėresh, me larminė e tij fetare, i cili kėrkonte nė kushtet e mbizotėrimit tė politikave teokratike njė zgjidhje pozitive nė pėrputhje me tė. Kishat ortodokse dhe perandoritė ballkanike, duke vėnė shenjėn e barazimit midis besimit dhe kombėsisė i konsideronin paraardhėsit tanė turq, grek, latinė dhe sllavė. Nė kėto rrethana, tė cilat i vunė neoarbėreshėt pėrballė rrezikut qė tė humbisnin njėsinė e tyre etnike, iu drejtuan trashėgimisė historike qė nga kohėt e lashta. Ajo ofronte mundėsi zgjidhjeje tė larmishme dhe zgjidhjen mė tė pėrshtatshme e bėri Skėnderbeu.
    Roli i traditės skėnderbeiane nė pėrballimin e politikave kishtare dhe shtetėrore teokratike ballkanike pėr kapėrcimin e njė krize plotėsisht tė mundshme tė identitetit etnik kombėtar nga paraardhėsit tanė shprehet qartė dhe bindshėm nė tė gjithė kėtė proces.
    Paraardhėsit tanė, qė nga Skėnderbeu dhe humanistėt mė pas, duke u ngritur mbi kritere teokratike i kapėrcyen me sukses tė plotė rrjedhimet qė sillte mungesa e njė kishe nacionale. Shqiptarėt u bashkuan pėr rreth Skėnderbeut pa dallim besimi, e pėrsėrisim, nė se ishin tė krishterė latinė, tė krishterė bizantinė, pravosllavė dhe unitė apo edhe tė sapokthyer nė islamė. Konsekuent nė qėndrimet e veta Gjergj Kastrioti qe i gatshėm qė pėr hirėėė tė interesave tė atdheut tė luftonte dhe luftoi kundėr vėllezėrve tė njė feje. Prandaj, pėr tė gjitha sa u tha mė sipėr dhe pėrkundrejt epitetit “atlet i Krishtit”, tė dhėnė nga autoritetet mė tė larta tė kishės katolike, pėr motive tė caktuara, Princi i Epirit, Kryezoti i Shqipėrisė ėshtė pėrjetėsuar, si Hero Kombėtar nė njė popullsi me shumicė mbizotėruese myslimane dhe ndryshe nuk mund tė ndodhte.
    Pėrballė kėtij realiteti historik madhor para kryesive tė bashkėsive fetare tė shqiptarėve nė shtetin amė, nė Kosovė, nė Maqedoni, nė Mal tė Zi dhe nė Diasporė del detyra qė tė reflektojnė thellė dhe tė bėhen interpretė autentikė tė ndėrgjegjes kombėtare tė besimtarėve qė udhėheqin nė lutjet e tyre pėrpara Zotit.
    Mė sė parit, qėndrimi i deritanishėm i krerėve tė bashkėsive islame, i cili pranon, pa diskutim Gjergj Kastriotin si Hero Kombėtar ėshtė i pamjaftueshėm. Ai duhet tė pajtohet plotėsisht me ndjenjat e besimtarėve myslimanė ndaj Heroit tė vet Kombėtar, ēka vlen tė shprehet qartė dhe hapur. Edhe pėrpjekjet pėr “privatizimin” e Skėnderbeut, fetarisht, nga pėrfaqėsues tė bashkėsive tė krishtera, katolike dhe ortodokse, kudo qė ndodhen, duke iu kundėrvėnė hapur karakterizimit tė Patėr Gjergjit, e vėnė nė pikėpyetje figurėn e tij si hero kombėtar, e cėnojnė rendė imazhin e vėrtetė tė tij si tė tillė.
    I pakuptueshėm nė kėtė drejtim mbetet, pėr mendimin tonė, qėndrimi i heshtur i komunitetit bektashian ndaj Skėnderbeut. Ai ėshtė shumė larg mėsimeve tė shenjtorit tė bektashizmit shqiptar, Naim Frashėrit. Qerbelaja e Naimit nuk mund tė kuptohet pa Historinė e tij tė Skėnderbeut.
    Memoriali i ngritur me rastin e 500-vjetorit tė vdekjes sė Gjergj Kastriotit, pikėrisht sepse qėndron mbi themelet e njė kishe tė kthyer nė xhami dhe, nuk e teprojmė tė themi, se qėndron edhe mbi themelet e njė tempulli pagan pranė mureve tė lashtė tė Lisit tė ilirėve, zotave tė tė cilėve u ka kėnduar aq bukur Dom Ndre Mjeda, ėshtė dhe do tė mbetet njė faltore e shenjtė kombėtare pėr tė gjithė shqiptarėt pa dallim besimi. Ai memorial mbetet faltore e fesė sė shqiptarėve, shqiptarisė, tė cilėn e hyjnizoi dhe e hymnizoi Pashko Vasa nė vitet e lavdishme tė Lidhjes sė Prizrenit. Ceremonitė fetare tė kryera deri mė tani te ky monument i atdhetarizmit tė mbarė shqiptarėve kėrkojnė ta privatizojnė tempullin e pėrbashkėt tė tė gjithė shqiptarėve dhe tė tėhuajsojnė prej tij shumicėn e tyre. Veprime tė kėtij lloji pėr parcelizimin fetar tė heroit kombėtar i shėrbejnė pėrēarjes kombėtare tė shqiptarėve.
    Ceremonitė fetare, lutje, mesha, dua, mevlude dhe tė tjera nė nderim tė heroit kombėtar tė shqiptarėve, epirotit Gjergj Kastrioti Skėnderbeut, e kanė vendin e vet nė tė gjitha faltoret e shqiptarėve, nė tė gjitha tempujt fetar, nė xhami, kisha e teqe, pa dallim, dhe pse jo dhe nė tė gjitha tempujt e kulturėės.
    Vendimi i ministrit tė Kulturės tė disa viteve mė parė, zotit Teodor Laēo pėr tė ndaluar ceremoni tė tilla separatiste nė vendvarrimin e heroit tė Krujės nė Lezhė nuk kishte pse tė anullohej. Ai mbetet njė vendim plotėsisht i drejtė, nė radhė tė pare, pėr tė gjitha arsyet qė u pėrpoqėm tė parashtronim mė sipėr dhe jo sepse u bė nėn trysninė e rivaliteteve midis krerėve tė kishave pėr tė kryer ceremonitė e tyre nė tė, pėr ta privatizuar kėtė pronė tė pėrbashkėt tė kombit shqiptar.
    Krerėt e bashkėsive fetare shqiptare mund tė vijnė tė gjithė nė kėtė faltore tė pėrbashkėt pėrkrah njėri-tjetrit dhe tė hyjnizojnė nė gjuhėn shqipe Atin e kombit shqiptar, shenjtin e shqiptarisė, jo vetėm tė tė krishterėve, por dhe tė myslimanėve. Ata mund t’i drejtohen pėr kėtė qėllim jo vetėm Naimit, jo vetėm pater Gjergjit, por tė gjithė poetėve tanė rilindas dhe pasrilindas. Si thirrjet pėr ta konsideruar Skėnderbeun thjesht si njė “atlet tė Krishtit”, si trajtesat “shkencore” tė nivelit pasuniversitar pėr shkurorėzimin e vijės politike tė “skėnderbegasve” pėrballė vijės, tė pretenduar, “nacionaliste” tė “vasalistėve”, apo dhe kėrkesat pėr destruktimin e mitit tė tij, ēojnė nė njė pikė. Ata, pa dashur e ndoshta mė shumė me dashje, mėtojnė, nė fund tė fundit, ta privojnė popullin shqiptar nga heroi i vet kombėtar. Ne e kemi realisht njė hero tė tillė tė pėrmasave evropiane, pa pasur nevojė ta mitologjizojmė atė, dhe nuk mund tė lejohet t’i bihet mohit apo edhe tė pėrbaltet me njė mėnyrė apo me njė tjetėr. Sulmet ndaj mitit tė Skėnderbeut pėr destruktimin e tij, me pretendimin pėr njė tė ashtuquajtur rishikim kritik tė thelbit tė tij nuk mund tė shėrbejnė tjetėr veēse pėr mohimin e tij, pėr pėrēarjen e shqiptarėve. Skėnderbeu mbetet mishėrim i idealit patriotik, i idealit tė unitetit kombėtar, i virtyteve tė popullit tė vet. Prandaj nė vitin jubilar tė lindjes sė tij, siē na mėson dhe Fishta i madh, ėshtė nė nderin e tė gjithė “shqiptarėvet tė vėrtetė”, “pa ndėrlikim partie a besimi” ta nderojnė Skėnderbeun “si njė fatos tė kombit” si “ideali i lirisė e i pavarėsisė sė Shqipėrisė.” Thirrja e Fishtės u drejtohet mė sė pari krerėve fetarė tė tė gjitha besimeve. Skėnderbeu objektivisht, i shėrben fuqimisht pėrfshirjes sė popullit tonė nė rrjedhat demokratizuese moderne evropiane, tė cilave ai u pėrkiste tėrėsisht qysh nė fillimet e tyre, qė para afro 600 vjetėve, jo vetėm me luftėn e tij por dhe me pikėpamjet moderne pėr kombin. Pėrvoja skėnderbegiane na mėson qė pėrfshirja, integrimi i shqiptarėve si komb nė Europė nuk mund tė arrihet mbi baza fetare.

  19. #39
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Njė Skėnderbe "turk"
    http://www.revistaklan.com/material.php?id=260


    Me sytė e njė historiani turk, heroi kombėtar shqiptar krejtėsisht i ēmitizuar. Jo mė prijėsi i kryengritjeve dhe burri i shtetit. Por njė luftatar idhnak, hakmarrės dhe dredharak qė e luftonte Turqinė vetėm pėr shkak tė interesave tė veta



    Qė Skėnderbeu nuk ka qenė ai kalorėsi i ēartur i rrėfenjave tė moēme, qė me njė tė ngritur tė shpatės kėpuste dhjetėra koka turqish, kjo ėshtė njė gjė qė e dinė tė gjithė. Edhe qė ai nuk u morr peng i vogėl pėr tė jetuar 29 vjet nė oborrin e sulltanit, ashtu siē e duan legjendat, por qė pėrkundrazi me pėrjashtim tė disa periudhave tė shkurtra ka jetuar nė Shqipėri, edhe kjo tashmė ėshtė e shkruar nė tekstet historike. Po sikur nė vend tė njė heroi qė pėrveē luftrave mbrojtėse ka edhe meritėn e krijimit tė tė parit shtet tė mirėfilltė shqiptar tė lexonim se bėhej fjalė vetėm pėr njė luftėtar idhnak, qė luftonte pėr ēėshtje fetare po aq sa pėr hakmarrje dhe plaēkitje? Atėherė do tė duhej tė shfletonin historinė e perandorisė turke. Ku njė figurė si ajo e heroit tonė kombėtar Gjergj Kastrioti Skėnderbeu do tė zinte njė vend tė vogėl, njė vend fare periferik. Tė njėjtin vend qė zinin edhe zotėrimet e tij nė krahasim me pėrpasat e perandorisė osmane. Por pėrveē vendit tė vogėl qė do tė zinte historia e Skėnderbeut brenda historisė osmane, ajo qė do tė na habiste mė tepėr do tė ishin vetė faktet historike, do tė zbulonim njė Skenderbej kaq tė ndryshėm jo vetėm nga historia e Barletit por edhe nga historia pa mitizime e teksteve tė shkollės. Do tė zbulonim njė Skenderbej si ai qė pėrshkruan historiani turk Sulejman Kulēe, njė pjesė e veprės sė tė cilit tashmė ėshtė e botuar edhe nė shqip nė librin "Shqipėria nė historinė osmane". Nė njė frymė krejt tjetėr nga ajo qė ka shoqėruar ēdo tekst shqiptar, aty mund tė lexosh tė gjitha bėmat luftarake tė Skenderbeut tashmė jo si njė hero kombėtar qė luftonte pėr njė shtet por pėr luftrat e njė njeriu, vėrtet trim, qė e nisi luftėn pėr njė inat thjesht personal ndaj sulltanit, qė lidhi aleanca tė dyshimta me katolikėt e Venedikut dhe qė vdiq pasi forca e tij ishte dobėsuar. Njė portret pra i njė tė vdekshmi tė thjeshtė qė mbart gjithė veset e virtytet e rracės njerėzore dhe jo i njė mbinjeriu. Dhe pėr ta bėrė ndoshta mė njerėzor, apo thjesht pėr t'i ulur vlerat, siē nuk e ka bėrė asnjė historian, gjatė gjithė kohės Sulejman Kylēe e quan Gjergj Kastriot Skenderbeun thjesht Iskander. Si tė ishte njė ushtar i thjeshtė.

    Pėrpara se Skėnderbeu tė bėhej luftėtari i madh qė do ta njihnin tė gjithė, ai do tė kalonte njėfarė kohe si pjesė e ushtrisė turke, do tė stėrvitej aty dhe do tė njihte taktikat e saj, gjė e cila nė tė ardhmen do ta ndihmonte tė kishte mė tepėr sukses nė ekspeditat e tij ushtarake. Pėr historianin turk Sulejman Kylēe, historia ėshtė pak a shumė e ngjashme me atė letrare tė Barletit, sipas tė cilės Skėnderbeu sė bashku me tė vėllezėrit iu dorėzuan sulltanit. Kurse historiani turk shkruan se dorėzimi i djemve tė Gjon Kastriotit, princit tė Mirditės (nė tė vėrtetė tė Matit, me qendėr Krujėn), ndodhi kur ai u nėnshtrua pa kundėrshtim pėrpara ngadhėnjimeve tė Muratit II nė Shqipėri. Prandaj, sipas rregullit tė asaj saj kohe atij iu morrėn peng katėr djemtė e tij dhe u dėrguan nė kryeqytetin e Turqisė osmane, Edrene, nė vitin 1422.

    Gjergj Kastrioti qė ishte mė i vogėl dhe mė i zjarrtė se vėllezėrit e tij kishte lindur mė 1414. Kylēe shkruan se sulltani e mbajti nė njė vend me djemtė e tij dhe u kujdes nė mėnyrė tė veēantė pėr edukimin dhe arsimin e tij: dhe emrin ia ngjiti Iskander, sipas emrit turqisht tė Lekės sė Madh. Nė saraje ai qėndroi deri nė moshėn madhore ku thuhet tė ketė rėnė nė sy si njeri mjaft i zgjuar dhe i zoti, gjė qė do ta bėnte t'i besoheshin detyra tė ndryshme shtetėrore. Ende 18 vjeē, iu dha posti i sanxhakbeut. Nė emėr tė ushtrisė sė sulltani, ai mori pjesė nė disa luftra, ku nė mėnyrė tė veēantė si luftėtar spikati nė betejat e zhvilluara nė Turqi dhe nė Siri.

    Sulejman Kylēe e pėrshkruan Skėnderbeun e tij si njeri mjaft ambicioz, idhnak e hakmarrės. Dhe ishin pikėrisht kėto arsyet qė do ta shtynin tė prishej me Turqinė, mė pak fjalė sipas historianit turk tė "tradhtonte" sulltanin. Si "mollė sherri" nė kėtė rast kishte shėrbyer Kruja: pas vdekjes sė Gjon Kastriotit, qė ishte sanxhakbej i Krujės dhe qė me anė tė influencės sė qeverisė osmane kishte fituar njė famė tė madhe, vendi i tij kishte mbetur vakant. Skėnderi, pasi tė tre vėllezėrit qė ishin pranė sulltanit i kishin vdekur kohė mė parė (historianė tė ndryshėm japin variantin e helmimit) tanimė e llogariste veten kandidat pėr vendin e tė atit, e quante veten trashėgimtarin e ligjshėm tė Krujės. Pėr shkak se deri nė atė kohė ai i kishte shėrbyer sulltanit nė disa detyra civile dhe ushtarake, duke fituar kėshtu simpatinė e tij, as qė i shkonte ndėr mend se mund tė mos e emėronin nė vend tė tė atit. Nė atė kohė ai ishte 25 - 26 vjeē.

    Historiani turk shkruan se sulltani, duke e njohur karakterin e Iskanderit nuk e gjeti me vend kėtė emėrim: ndoshta edhe pėr arsye se kishte tė tjera plane pėr tė, nė dobi tė shtetit turk. Dėrgoi nė Krujė njė tjetėr sanxhakbej dhe kur Iskanderi e mori vesh kėtė punė, u zemėrua sė tepėrmi duke e quajtur si njė poshtėėrim qė po i bėhej. Dhe qė nga ky moment nisi tė pėrgjonte rastin pėr tė kundėrvepruar. Historiani turk Kylēe nuk flet fare pėr betejėn e Nishit prej nga ku Skėnderbeu u largua sė bashku me treqind kalorėsit shqiptarė. Nė vend tė kėsaj ai shkruan se rasti erdhi kur armata turke ndodhej nė More dhe Skėnderi qė ndodhej aty zhvilloi bisedime e u mor vesh me parėsinė shqiptare, qė kishte ardhur pėr t'u bashkuar me armatėn e sulltanit dhe pėrgatiti planin e kryengritjes. Njė natė hyri nė ēadrėn e nishanxhiut (shkruesi i fermaneve tė sulltanit) dhe i kėrkoi tė shkruante njė ferman nė emėr tė tij pėr sanxhakun e tė atit. I kėrcėnuar ai shkroi ē'iu kėrkua dhe ia dorėzoi Skėnderit, i cili menjėherė sapo mori fermanin vrau nishanxhiun dhe iku bashkė me shqiptarėt qė ishin nė armatėn turke.

    Historiani turk shkruan se, kur Skėnderi arriti nė Dibėr, u bashkua me parėsinė shqiptare qė e priste dhe shkoi nė Krujė. La njerėzit e tij jashtė kalasė dhe vetė vajti e i tregoi fermanin sanxhakbeut duke i marrė kėshtu ēelėsat e kalasė. Puna e parė e tij ishte tė fuste nė kala njerėzit e tij dhe nė njė moment tė caktuar tė vriste rojen turke tė kalasė si dhe sanxhakbeun. "Ja!", - shkruan historiani turk Kylēe, -"Flamuri i kryengritjes qė u shpalos nė kėtė mėnyrė u valėvit pėr shumė vjet me radhė. Kjo ngjarje qė ndodhi nė kohėn e pėrhapjes dhe tė vendosjes sė turqve nė Ballkan, dalėngadalė doli nė plan tė parė: sepse princat e Toskėrisė dhe Gegėrisė, vojvoda i Malit tė Zi, qeveria e Venedikut dhe Papa u morėn vesh dhe u bashkuan me Skėnderin".

    Pastaj e gjithė ajo qė nga historianėt trajtohet si njė kryengritje e madhe e pėrgjithshme kundėr Turqisė, nė librin e historianit turk Sulejman Kulēe ėshtė thjesht njė varg luftrash dhe betejash tė Skendėrbeut me ushtritė e sulltanit. Nė libėr rrėfehet se herėn e parė kundėr Skėnderbeut u dėrgua Evrenoz Aglu Isa beu, i cili mori dhe sasi plaēke dhe skllevėr dhe rrugės pėr kthim zbuloi se grykat ishin zėnė: mezi shpėtoi pas njė lufte tė rreptė dhe u kthye nė Edrene nė vitin 1437. Dhjetė vjet mė vonė, sulltani u shtrėngua vetė tė nisej nė luftė kundėr Skėnderit ndėrsa me vete kishte marrė edhe trashėgimtarin Mehmetin. Kur arriti nė Krujė dhe e rrethoi, prishi kanalet e ujit tė kalasė. Historiani turk shkruan se pas kėsaj shtrėngese Kruja u pushtua, por Skėnnderi nuk u kap pasi qe tėrhequr nė male. Me afrimin e stinės sė dimrit sulltanit iu desh tė largohej dhe nė kthim ai i propozoi Skėnderbeut paqen, por propozimi i tij u rrėzua. "Gjatė rrugės armata e tij u bastis nga Skėnderi", shkruan historiani turk teksa rrėfen se njė marrėveshje mes dy palėve u arrit nė vitin 1451, kur me vdekjen e sulltan Muratit nė fron hipi i biri, Mehmeti II i cili morri emrin Fatih, (ngjadhėnjimtar) i cili bashkė me gjithė delegacionet qė erdhėn ta uronin pėr postin, pranoi edhe tė dėrguarin e Skėnderbeut me tė cilin bėri njė armėpushim trevjeēar, kohė gjatė tė cilės do tė merrej me pushtimin e Stambollit. Vitet e mėvonshme sulltani do tė merrej me tė tjera luftra: nė Serbi, Bosnjė Hercegovinė, Serbi, Kosovė, Greqi. "Kaluan dhjetė vjet", shkruan Kylēe, "qė kur Fatihu u kurorėzua mbret dhe Skėnderi i pėrballonte gjithnjė me fitore ushtritė e tij ndėrsa nė botėn e krishterė numėrohej i vetmi hero". Por jo gjithēka do vazhdonte kaq mirė: pas njė beteje nė Berat ku Skėnderi sipas historianit turk kishte humbur pesė mijė luftėtarė dhe komandantėt e tij mė tė zotė, ai nisi dredhitė: bėri sikur nga ushtria e tij ishte larguar njė Moze nga Dibra (bėhet fjalė pėr Moisi Golemin) dhe e dėrgoi nė Stamboll ku ai i kėrkoi sulltanit t'i jepej njė ushtri prej 15 mijė vetėsh pėr tė sjellė kokėn e Skėnderit. Sulltani u bind dhe i besoi armatėn, por kur u gjend nė Dibrėn e poshtme Moisi Golemi kaloi nė anėn e Skėnderbeut dhe ushtrinė osmane e shpartalluan.

    Nė tė njėjtėn mėnyrė me Moisi Golemin, historiani Kylēe trajton edhe atė qė njihet si tradhtia e Hamza Kastriotit, ku ky i fundit nuk paska tradhtuar tė ungjin por besimin e sulltanit i cili e kishte dėrguar nė krye tė njė ekspedite me 11 mijė kėmbėsorė dhe 6 mijė kalorės pėr pushtimin e Shqipėrisė. "Edhe kjo tradhti e Hamzait", shkruan ai, -"I kushtoi shumė shtetit turk...". Pas kėsaj beteje, ku Skėnderbeu kishte marrė peng njė sanxhakbej, Sulltani u detyrua qė pėr lirimin e robit t'i ofronte atij njė tjetėr paqe, sė bashku me 15 mijė dukatė florinj. Historiani turk shkruan se kohėn e kėsaj paqeje Skėnderbeu e shfrytėzoi pėr ekspeditat ushtarake nė Itali ku luftoi kundėr Karlit VII tė Francės nė pėrkrahje tė mbretit Ferdinand tė Napolit kurse Sulltani Mehmeti pushtoi Morenė dhe Durrėsin duke i dhėnė njė gusht Venedikut qė ishte i lidhur me Skėnderin. Kjo paqe nuk zgjati mė shumė se tre vjet dhe sipas Kylēes u prish pėr shkak tė aleancave tė Skėnderbeut me Papa Piun II, i cili po bėnte planet e njė kryqėzate antiosmane. Pas kėsaj rifilluan betejat. Pas dėshtimeve tė para turke, sulltani dėrgoi kundėr Skėnderbeut Ballaban beun, qė kishte ndihmuar nė pushtimin e Stambollit. Historiani turk shkruan se luftrat e Skėnderbeut me Ballabanin nuk ishin tė thjeshta pėr t'u fituar. Nė pėrpjekje me tė Skėnderbeu humbi tetė nga komandantėt e tij mė tė mirė kurse nė njė betejė tė dytė u plagos edhe vetė, por ushtria e tij nuk u mund. Pas kėsaj, sulltan Fatihu u nis vetė nė luftė kundėr Skėnderbeut i cili sipas historianit Kylēe kur dėgjoi pėr kėtė inkursion tė ushtrisė otomane u largua nga qendra e tij, Kruja. Kishte filluar fushata qė nė historinė skėnderbegiane njihet me emrin "Rrethimi i dytė i Krujės".

    Faktin qė ushtria e Skėnderbeut po dobėsohej nga ky "rrethim" nuk pėrmendet vetėm nga historiani turk Kylēe, por edhe nga dėshmitė e mbledhura tė Itali. Por ndryshe nga historiani turk, dėshmitė italiane tregojnė se lajmet pėr disfatat shqiptare kishin mbizotėruar vetėm nė fillim: shumė shpejt nė Romė erdhėn lajme tė kundėrta qė tregonin se ushtria shqiptare nuk ishte dėrrmuar, se Kruja nuk ishte pushtuar nga sulltani. Kylēe flet pėr shpartallime tė ushtrisė turke nga ana e Skėnderbeut me anė tė sulmeve qė ai i quan "bastisje", por vetėm sa i pėrmend. Pasi nė stilin e gjithė kronikanėve apo dhe historianėve turq, nuk merret me dėshtimet. Pėrkundrazi, pėrshkruan se si sulltan Fatihu ndaj Krujės ndoqi taktikėn e izolimit: ndėrtoi njė kala tė re nė Elbasan nė anė tė sė cilės i preu rrugėn Skėnderbeut pastaj dogji njė qytet qė ky i fundit e kishte ndėrtuar pranė Durrėsit. Pa pėrmendur fare udhėtimin e dėshtuar tė Skėnderbeut nė Itali nė kėrkim tė aleatėve, pa folur mė pas as pėr atė qė quhet "rrethimi i tretė i Krujės", Kylēe shkruan se "Skėnderi i cili pa pėrgatitjet turke, e kuptoi se nuk do tė ketė sukses; la ēdo gjė tė tij dhe u tėrhoq nė drejtim tė Lezhės. Qendrėn e tij, Krujėn qė e mbrojti pėr 25 vjet, ia la venedikasve... Skėnderi tanimė i kishte mbushur 63 vjetėt". Sipas historianit turk, pėr shtatė vite me radhė, Skėnderbeu duhet tė ketė jetuar nė Lezhė ndėrsa ka vdekur rreth moshės 70 vjeēare. Krejt ndryshe nga ē'e ka dėshmuar Gjon Muzaka i cili nė kujtimet e tij ka shkruar se "Zotin Skėnderbe e kapėn ethet nė Lezhė dhe aty vdiq, mė 1466, nė moshėn 63 vjeēare". Dhe ē'ėshtė mė e rėndėsishmja nuk ishte aspak i tėrhequr nga pafuqia pėr t'u bėrė ballė dyndjeve turke, pėrkundrazi, ishte duke bėrė planet pėr sulmin ndaj kalasė sė Elbasanit ku gjendej garnizoni turk.

    Detajet qė kanė tė bėjnė me betejat nuk janė tė vetmet ndryshime mes historisė "turke" tė Skėnderbeut dhe asaj "shqiptare. Ajo qė ėshtė mė thelbėsorja ėshtė vetė fryma. "Skėnderi nė Shqipėri e varte ēdo turk qė i binte nė dorė. Megjithatė gjaku i derdhur nuk qe pėr asnjė qėllim tė shenjtė", shkruan historiani turk ndėrsa pohon qė nė kėtė rast bėhet fjalė pėr njė komandant me vlerė: "Por jo aq sa thuhet... Tek ai mungoi zgjuarsia, dituria, pikėpamjet e Fatihut dhe zotėsia pėr tė mėkėmbur njė shtet tė ri". Nė fakt nė asnjė rresht historiani turk nuk flet pėr Besėlidhjen e Lezhės, nuk flet as pėr marrėdhėniet me shtetet evropiane... E megjithatė nė fund detyrohet tė pranojė sė paku se "Iskanderi ka qenė njė hero, njė komandant me vlerė". Vetėm kaq. Sepse Skėnderbeu i tij ishte thjesht njė njeri, aspak i mbinatyrshėm.



    Njė histori brenda perandorisė

    "Shqipėria nė historinė osmane" ėshtė botuar nė Izmrir nė vitin 1944. Autori i tij Sulejman Kylēe me origjinė shqiptare nga Luma, ka qenė adjutant i Shemsi Pashės, boshnjak shqiptar, besnik i sulltan Hamitit II dhe i emėrruar prej tij komandant divizioni me detyrė pėr tė ruajtur qetėsinė nė Kosovė. Vetė autori, i cili ka mbaruar Akademinė Ushtarake tė Stambollit dhe ka qėndruar nė Shqipėri me detyra tė rėndėsishme qė nga viti 1905 deri nė ikjen pėrfundimtare tė turqve nga Shqipėria nė vitin 1913. Dhe megjithėse librin e ka botuar nė vitin '44, Kylēe nuk ėshtė aspak i zhveshur nga koncepti perandorak nė tė shikuarin e gjėrave.

    Pėrmbajtja e librit ėshtė kontrolluar edhe nga mareshall Fevzi Ēakmak Pasha, kryetar i Shtatmadhėrisė sė Republikės Turke, i cili gjithashtu ka qėndruar nė Shqipėri deri nė fund tė luftės ballkanike. Nė shqip libri ėshtė pėrgatitur pėr botim dhe ėshtė pajisur me shėnime nga Zyber Hasan Bakiu.

  20. #40
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    SKĖNDERBEU LUFTOI PĖR MBROJTJEN E ATDHEUT APO TĖ KRISHTERIMIT?


    Ali M. BASHA

    “Kangėt e poetve e legjendat e rapsoditė e popullit e ēfaqin Skanderbegun vetėm si nji fatos fejet, por para synit t’historikut e t’vrojtarit t’paanshėm Skanderbegu ėshtė fatos i liris e i pavarsis s’kombeve, tuj kenė q* dishiri i liris qe aj q* ma s’parit e shtyni at burrė t’pėrmendun me rrokė armėt pėr Shqypni. Skanderbegu me at trimni e rreptsi me t’cillėn luftoj kundra turqve, q* ishin musliman, luftoj edhe kundra venedikasve, q* ishin t’kshtenė...”

    Patėr Gjegj Fishta[1]



    Njė miku im, historian i shquar, mė pat thanė dikur se bashkėsia muslimane shqiptare, nė raste tė veēanta, duhet tė organizojė ndonjė ceremoni fetare pėr Skėnderbeun, i cili ka qenė “Prodhimi ma hyjnuer i racės shqyptare”[2] dhe kėtė mund ta realizojė p.sh. me ndonjė rast pėrvjetori nė kujtim tė tij, mund tė zbresė ndonjė hatme e nuk e di se ēfarė. Me kartėn e tij nuk duhen lėnė tė tjerėt tė luajnė si tė duan. Ai ka qenė sa musliman, aq edhe i krishterė, por mbi tė gjitha ai ka qenė atdhetar – pėrfundoi miku sugjerimin e vet.

    Gjendja e krijuar pas njė periudhe gati gjysėmshekullore tė ateizmit nė pushtet, po shfrytėzohet nga forca tė interesuara pėr njė trajtim tė shtrembėr tė dukurive dhe tė historisė fetare nė vendin tonė. Nė kėto ujėra bėjnė pjesė edhe qėndrimet qė mbahen ndaj Heroit Kombėtar tė mbarė popullit shqiptar, pa dallim besimi, Gjergj Kastriotit, Skėnderbeut. Kėtu duhet evidentuar se kemi tė bėjmė me qėndrime intolerante, qė lidhen me trajtimin sektar, fetar tė figurės sė tij, nė kundėrshtim me tė vėrtetat historike. Pozicionet e kundėrta qė mbahen, duke e reduktuar trajtimin dhe paraqitjen e tij nė atė tė heroit fetar, thjesht si “atlet tė Krishtit” nga njėra anė, dhe mohimi i atdhetarizmit tė tij, nga ana tjetėr, bashkohen nė njė pikė: nė zhvlerėsimin e figurės sė tij madhore, jo vetėm nė rrafsh kombėtar, por edhe mė gjerė.

    Duke u analizuar nė kėtė prizėm, janė tė pavend, tė paragjykuara dhe keqdashėse pėr vendin tonė pretendimet pėr ta paraqitur Skėnderbeun, nė radhė tė parė, si “mbrojtės tė krishtėrimit”, duke mėnjanuar e lėnė nė hije atė qė ėshtė kryesorja – mbrojtjen qė ai i bėri atdheut tė tij.

    Heronjtė kombėtarė shqiptarė shpeshherė janė pėrdorur nga ato fuqi tė mėdha, qė kanė influencuar politikat shqiptare, sikur t’i kishin heronj tė dalė nga populli i vet. E parė nė kėtė prizėm edhe nė kohėt qė po kalojmė, propagandistė tė ndryshėm, qė nuk pėrfaqėsojnė interesat e vendit tonė, pėrpiqen ta identifikojnė, propagandojnė dhe “privatizojnė” Skėnderbeun si “shenjtin” e tyre.

    Dihet se figura e Skėnderbeut u pėrdor nga propaganda e regjimit komunist si simbol “progresi” kundėr “regresit oriental”; por miti i Skėnderbeut u pėrdor edhe nga fuqitė pėrėndimore pėr qėllime tė paragjykuara qė nė themelimin e shtetit tė ri shqiptar. Kėshtu, kur fuqitė europiane vendosėn qė tė krijonin Shqipėrinė e vitit 1913, pasi kishin bėrė ndarjen e tokave shqiptare mes fqinjėve grabitqarė, ata e patėn parė me vend qė kėtij populli me shumicė muslimane, mund t’i caktonin pėr ta sunduar edhe mbretėr tė krishterė.[3] Madje pati nga kandidatėt nė fjalė, qė i ripagėzuan fėmijėt e vet me emrat Skėnder dhe Donika.[4] Tė tjerė europianė, pretendentė pėr fronin shqiptar si spanjolli Don Juan de Alandro Perez e emėroi veten Gjon Kastrioti (si i ati i Skėnderbeut).[5] Kėshtu, pėr tė mos u zgjatur me kėtė ēėshtje, tė gjithė kandidatėt nė njė formė a nė njė tjetėr pėrpiqeshin tė “argumentonin” lidhjet e tyre me vendin tonė nėpėrmjet “afėrsisė” qė kishin me Heroin tonė Kombėtar. Veprime qė nė ato kohė kishin regjisorėt dhe prapavijėn e tyre. Por pranimi apo mospranimi nga ana e popullit shqiptar i njė mbreti tė huaj, nuk duhet trajtuar nė asnjė mėnyrė si ēėshtje ksenofobie apo ksenomanie. Kandidatėt e shumtė pėr fronin e Shqipėrisė, me kombėsi nga mė tė ndryshmet si: turke, arabe, spanjolle, italiane, gjermane, rumune etj., me fe katolike, ortodokse, muslimane e protestante nuk bėnin gjė tjetėr, veēse pėrfaqėsonin interesa e synime tė ndryshme tė shteteve tė huaja apo, pse jo, edhe tė blloqeve ushtarake nė prag tė Luftės sė Parė Botėrore.

    Por pėr ne shqiptarėt, Skėnderbeu nuk duhet dhe logjikisht nuk mund tė prezantojė, modelet e tė tjerėve, qofshin grekė, italianė, sllavė (katolikė apo ortodoksė). Pak rėndėsi ka nėse ai ishte musliman apo i krishterė si individ, apo se si janė interpretuar apo manipuluar faktet, por ai nė asnjė mėnyrė nuk mund tė pranohet si “mbrojtės i krishterimit kundėr islamit”[6], apo si “simbol i vėllazėrisė shqiptaro-serbe”, sepse “Shqyptari nuk e dijti vedin kurr pėr ma shqyptąr se nė kohėn e kėtij kreshniku, megjithėse pėrherė ndėr lufta” [7]. Prandaj, nėse Skėnderbeu do tė pranohej si i tillė, ai nuk do tė ngelej mė hero i shqiptarėve, por thjesht njė kukull historike nė duar tė Serbisė, Kishės sė Romės apo Athinės, venecianėve, Napolit etj., gjė qė sė paku do tė thotė jo vetėm falsifikim i tė vėrtetave historike, por edhe shkatėrrim i historisė sė kombit tonė.

    Patriotėt shqiptarė, qė e prezantuan Skėnderbeun mes shqiptarėsh gjatė fillimeve tė shekullit 20-tė, panė tek ai Heroin Kombėtar tė shqiptarėve dhe jo heroin kryqtar, apo heroin shqiptar me origjinė serbe. Kėshtu, Skėnderbeu naimian ėshtė Hero Kombėtar qė lufton kundėr pushtuesit turk dhe nė tė njėjtėn kohė ėshtė vigjilent nė mbrojtje tė Shqipėrisė ndaj intrigave tė Europės sė krishterė. Naimi me pendėn e vet u ritregoi shqiptarėve njė Skėnderbe “tė harruar” nga historia e shkruar me paragjykime, Skėnderbe qė do tė ishte kampion i shqiptarizmit. Nė poemėn naimiane, Skėnderbeu nuk portretizohet si bir i Papės, “as atlet i krishterimit”, as si serb. Ai nė idealin naimian na shfaqet si pėllumb lirie, shpresė pėr kombin. Skėnderbeu i Naimit, si me thėnė, ėshtė njė version i ringjallur shqiptar i Imam Hysejnit qė lufton tė mallkuarin ‘Jezid’ (nė rastin tonė: turqit), nė Qerbelanė e shenjtė, nė rastin tonė –Kruja.

    Edhe Sami Frashėri, dijetar i madh dhe ideolog nga mė tė shquarit e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare – vėlla i Naimit, e ka paraqitur Skėnderbeun mes shqiptarėsh si viktimė e konspiracioneve dhe intrigave tė Papės e mbretėrve tė krishterė tė Evropės sė asaj kohe, tė cilėt nga njėra anė e inkurajonin nė luftėn e tij mbrojtėse ndaj turqve dhe, nga ana tjetėr, nuk i dhanė asnjė ndihmė.[8]

    Skėnderbeu jetoi nė shekullin e 15-tė, ne jetojmė nė shekullin e 21-tė. Ē’pėrfaqėson Skėnderbeu pėr ne pas kaq shekujsh? Ai ka jetuar e jeton nė vazhdimėsi midis nesh. Problemi pėr tė cilin ai luftoi shekuj mė parė, ka qenė ai qė patėm ne gjatė Rilindjes sonė, por edhe nė vazhdim: Davidi i reckosur me njė hobe nė dorė qė luftoi kundėr Goliathit – sipas shprehjes sė F. Nolit – tė armatosur deri nė dhėmbė dhe tė tillė pas turqve kanė ardhur tek ne edhe tė tjerė. Ai fitoi dhe ne fituam.

    Mė 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin e Skėnderbeut[9] nė Vlorė dhe e shpalli Pavarėsinė e vendit. Skėnderbeu ka qenė frymėzuesi i shqiptarėve brenda e jashtė kufinjve kudo qė ndodheshin gjatė viteve tė para tė mundimshme, qė kanė shoqėruar vendin tonė nė vazhdimėsi.

    Shpeshherė nė masmedian e shkruar, natyrisht, pėr propagandė, shtrohet pyetja: Cila ka qenė feja e Skėnderbeut? A ka qenė ai njė i krishterė i muslimanizuar, apo njė musliman i krishterizuar (gazeta “Dita” dt. 1 korrik 2001) dhe mė tepėr anohet se ai gjatė gjithė jetės paska mbajtur marrėdhėnie tė ngushta me kishėn dhe me papėn. Kėshtu, Papa Piu II dhe Papa Pali II e kanė cilėsuar luftėtarin me dashuri si “Shpata e krishterimit”, “Shtylla e Kishės sė shenjtė”etj. etj. Megjithė kėtė ka edhe studiues tė njohur tė periudhės sė Skėnderbeut, siē janė p.sh. “Foigti dhe Falmerajeri, tė cilėt na thonė se papėt i ndihmuan Skėnderbeut vetėm me bekime apostolike dhe me ligjėrata panegjirike” [10]– gjė pėr tė cilėn ka pasur diskutime. Nuk ėshtė qėllimi ynė tė merremi me kėto kontestime apo konfirmime. Ka, gjithashtu, edhe historianė tė njohur qė nė vlerėsimin pėr tė zėnė nė gojė vetėm kontributin qė ka dhėnė pėr lirinė e kombit tė vet: “Gjergj Kastrioti ėshtė njė nga kryeluftėtarėt mė tė mbaruar, mė faqebardhė dhe mė tė mėdhenj tė botės. Sa ishte i gjallė, e ruajti lirinė e kombit. Kėtė nuk mundi t’ua linte si trashėgim stėrnipėrve, ashtu si nuk muntnė as tė dy bashkatdhetarėt e tij tė dėgjuar, Pirrua dhe Ali Pasha. Po kėta i kapėrceu jo vetėm nė madhėshtinė morale, por edhe nė fatmirėsinė qė u hoq nga fusha e veprimeve midis famės dhe shkėlqimit, si mundės i kurorėzuar me dafina, i cili u thye vetėm prej vdekjes”.[11]

    Por duhet evidentuar edhe fakti se nė rrethet e historianėve tanė njihen njėkohėsisht edhe pohimet e tij kur ka qenė tek Papa dhe ka dalė prej andej i pezmatuar dhe i zhgėnjyer, tė paktėn pėr tri aspekte dhe konkretisht se: a) Ata nuk e besonin, sepse ai ishte shqiptar; b) Qėllimi pėrfundimtar i Venedikut ishte pushtimi i Krujės[12], por “ai do t’ia japė atė mė parė me gjithė ēka sulltanit”; dhe ē) “Mė parė do tė kishte dashur tė bėnte luftė me Kishėn se sa me turkun”.[13]

    Madje Edwin E. Jacques, nė librin e tij me titull “Shqiptarėt” ka edhe njė nėntitull tė tillė: “Tradhtia e aleatėve tė krishterė ndaj Skėnderbeut”[14]



    Diskutimet pėr ta zgjidhur kėtė rebus janė nga mė tė ndryshmet. Sillen citime nga studiues tė njohur nga mė tė dėgjuarit nė lėmin e historisė. Kėshtu, pyetjes sė mėsipėrme ja se si i pėrgjigjet historiani amerikan, Edwin Jacques: “Nė kuadrin e thėnieve dhe tė kundėrthėnieve mbi tė, ėshtė e dobishme qė tė shqyrtojmė nėse Skėnderbeu ishte vėrtet i shtyrė nga bindjet fetare apo, siē pretendojnė disa, ai e pėrdori besimin thjesht si njė mjet pėr arritjen e pavarėsisė sė Shqipėrisė. Fetih Pasha, njė ish-ministėr i Turqisė nė Beograd, pohoi se nė kohėn kur Skėnderbeu komandonte njė forcė ushtarake nė Anadoll (Azi e Vogėl), “arkivat dėshmojnė se ai ishte njė musliman i mirė. Mirėpo, pas vdekjes sė tė atit, nė 1432-in, sulltani ia dha principatėn e Krujės njė tjetri, nė vend qė t’ia ofronte atij vendin e tė jatit. Qė prej asaj kohe, ai u bashkua fshehurazi me kishėn romane, me shpresė qė tė gjente njė mjet pėr realizimin e qėllimeve tė veta”[15]. Njė mendim tė tillė e kanė shprehur edhe shumė muslimanė tė tjerė, madje njėri prej tyre e ka quajtur Skėnderbeun me tallje “Gjenerali i Kryqit” duke deklaruar se Skėnderbeu nuk luftoi kurrė pėr kryqin, por pėr atdheun e tij; ai nuk luftoi kundėr fesė islame, por kundėr turqve”.[16]

    Pėr masat e krishterizuara tė Europės, islami dhe krishterimi, ashtu si ortodoksia dhe katolicizmi, apo mė vonė katolicizmi dhe protestanizmi, ishin mė shumė dy sisteme tė ndryshme tė riteve religjioze. Prandaj nė Europėn e krishterė mesjetare, ndėrrimi i fesė nuk ishte ndonjė problem i madh teologjik pėr shumicėn e njerėzve tė thjeshtė, tė cilėt nuk i kujtonin dhe nuk trajtonin islamin dhe krishterimin si dy religjione tė kundėrta nė doktrina[17]. Duke u nisur nga kjo, Fan Noli ka shkruar pėr babain e Skėnderbeut se “nė ēėshtjen e fesė, Gjon Kastrioti ishte shqiptar i kulluar. Ai nuk ishte ithtar fanatik i ndonjė feje, por e ndėrronte kėtė sipas politikės si ditės. Ai ishte katolik roman, si aleat i Venedikut, mė 1407, ortodoks grek, si aleat i Stefan Llazareviqit tė Serbisė; prej 1419 deri mė 1426 musliman, si aleat i Muratit II, prej 1430 deri mė 1438, pėrsėri katolik roman si aleat e qytetar nderi i Venedikut dhe i Raguzės...”[18].

    Dhe mė vonė, nė njė ribotim tė ripunuar tė “Historia e Skėnderbeut” – Kryzotit tė Arbėrisė (1405-1468), mendimin e sipėrm Noli e riparaqit duke shfaqur tė njėjtin mendim edhe pėr tė bijtė e Gjon Kastriotit: “Qė tė gjithė, si Gjon Kastrioti ashtu dhe tė bijtė, pėr tė shpėtuar nga katastrofa e motit 1430, u konvertuan muhamedanė pėr sy e faqe. Sipas dėshmimeve tė papės Pius II dhe tė kronikanit raguzan, Lukari, Gjon Kastrioti vetė mori njė emėr musliman dhe u quajt Hamza (A thua ėshtė rastėsi qė edhe i nipi i tij nga djali ėshtė thirrur Hamza?! –shėnimi im A. B.). Nga kjo merret vesh qė ishte shqiptar i kulluar dhe e ndėrronte fenė sipas politikės sė ditės ... Gjerq Kastrioti, si edhe tė vėllezėrit, merrte pjesė nė shpeditat turke afėr kufirit tė Shqipėrisė me trumba shqiptare bashibozuke brenda nė ushtrinė feudale turke, dhe jo nė ushtrinė e rregullt tė jeniēerėve. Ndryshimi ėshtė kėtu: Jeniēerėt me oficerėt e tyre shėrbenin nė ushtri gjer sa mplakeshin dhe pastaj lėshoheshin nė pension. Bashibozukėt, feudalėt, edhe aliatėt shėrbenin sa kohė kishte luftė. Dhe pastaj kėtheheshin nė shtėpi ku qėndronin gjersa tė thirreshin pėr ndonjė shpeditė tjetėr. Midis turqve nė periudhat e shpeditave, Gjergj Kastrioti, si muhamedan, mori mbiemrin Skėnderbe, po kur kthehej nė shtėpi, pėr vakancat nė periudhėn e armisticave (armėpushimeve), bėhej prapė i krishterė. Kėshtu venecianėt e pranuan si aleat edhe qytetar honorar mė 1438, duke ditur qė ishte i krishterė, por raguzanėt e refuzuan mė 1438, se e kujtonin muhamedan”,[19] dhe, “Nė qoftė se i biri qė ėshtė bėrė turk e musulman merr urdhra nga sulltani pėr tė plaēkitur tokat e Republikės, Kastrioti kėrkon qė tė mos mbajė pėrgjegjėsi ai vetė pėr kėtė gjė”[20] dhe si pėrfundim mund tė paraqesim konkluzionin e Fan Nolit se “Tani nuk ėshtė e nevojshme tė supozohet se Skėnderbeu u bė musliman me pahir nė pallatin e sulltanit. Ka mė tepėr tė ngjarė qė ai ta ketė bėrė njė gjė tė tillė nėn fuqinė e butė bindėse tė t’et, qė u bė “turk dhe musliman”, ashtu siē na thotė Piu II – nė njė vend tė harruar tė librit tė tij...”[21]. Po kėshtu edhe studiuesi i njohur pėr shkrimet e rėndėsishme qė ka bėrė nė lidhje me historinė e Shqipėrisė, veēanėrisht pėr historikun e katolicizmit nė Shqipėri si dhe tė formimit tė fiseve e tė dinastive shqiptare etj., Dr. Milan Shuflaj, nuk e zė nė gojė fare “rikthimin e Skėnderbeut nė katolicizėm”, por thotė: “...ndėrkaq i biri i tij, Gjergji, i cili, duke qenė peng i turqve (para vitit 1428), kaloi nė fenė islame dhe mori emrin Skėnderbeg, bėhet dinasti mė i fuqishėm i Shqipėrisė”[22]

    Siē dihet, para kohės sė Skėnderbeut kishte filluar procesi i islamizimit, tė paktėn, siē e konfirmon Fan Noli, qė nga koha e Balshajve[23], dhe vazhdoi mė vonė me intensitet. Kėshtu, p.sh. edhe vetė Skėnderbeu nė rrethin e tij, pėrveē tė nipit – djalit tė vėllait, Hamzait, ka pasur edhe njerėz tė tjerė tė ndryshuar, madje disa prej tė cilėve sapo kishte vdekur Skėnderbeu, qoftė nga gjaku i tij, apo nga njerėzit e sė shoqes, se “Pjesat e Shqipėrisė tė zaptuara prej turqve, u vunė nėn qeverimin e njė tė nipi prej motre tė Skėnderbeut, i cili ishte kthyer muhamedan e rronte pranė sulltanit”[24], “Arianiti – vjehrri i Skėnderbeut – (Arajniti ose Araniti) i Kaninės kish tre bij dhe nėntė bija; njė nga tė bijat, Vojsava, u martua me Gjon Ēernoviēin e Malit tė Zi dhe i biri i saj, i kthyer muhamedan dhe i emėruar Skėnderbe Ēernoviē, zaptoi Malin e Zi me ndihmėn e sulltanit; njė tjatėr bijė, Helena, u martua me Gjergj Dukagjinin dhe bijtė e saj tė gjithė u kthyen nė muhamedanė...”[25]

    Duhet evidentuar se shpresa e vetme pėr tė, ishte mbėshtetja tek Pėrėndia, pavarėsisht nga besimi qė kishte: “Mė 1450, Skėnderbeu u neverit prej papės, prej fuqive europiane, prej shokėve tė tij, me njė ushtri tė demoralizuar nga paniku dhe s’i mbetej tjatėr shpresė veē Pėrėndisė”.[26]

    Pėr ta pėrfunduar ēėshtjen e vlerėsimit tė atdhedashurisė sė Skėnderbeut, tė cilin duhet ta vlerėsojmė pėr ēka realizoi dhe jo ta pėrdorim pėr dėshirat e disa misionarėve apo institucioneve, qė e cilėsojnė atė si “Mburojė tė krishterimit”etj., po sjellim vlerėsimin e bėrė nga At Gjergj Fishta, mė 19 kallnuer 1917 nė shkrimin “Skėnderbegu dhe shqiptarėt”, ku theksohet se “Mbas katėrqind e pesėdhjetė vjetėsh u kremtue pėr t’parėn herė n’Shqypni dita e dekės s’ Skanderbegut. Kjo e kremte ėshtė nji shej i mirė: ėshtė shej se shpirti ase ndiesit e Skanderbegut kan fillue me u ngjallė ndėr zemra t’shqyptarėve. Kangėt e poetve e legjendat e rapsoditė e popullit e ēfaqin Skanderbegun vetėm si nji fatos fejet, por para synit t’historikut e t’vrojtarit t’paanshėm Skanderbegu ėshtė fatos i liris e i pavarsis s’kombeve, tuj kenė q* dishiri i liris qe aj q* ma s’parit e shtyni at burrė t’pėrmendun me rrokė armėt pėr Shqypni. Skanderbegu me at trimni e rreptsi me t’cillėn luftoj kundra turqve, q* ishin musliman, luftoj edhe kundra venedikasve, q* ishin t’kshtenė. Prandaj t’gjithė shqyptarėt e vėrtetė pa ndėrlikim partiet e besimit, do ta nderojnė Skanderbegun si nji fatos t’komit, e do t’u bahet nam me kremtue emnin e punėn e tij. Skėnderbegu ėshtė ideali i liris e i pavarsis s’Shqypnis”.[27] Mė qartė dhe mė troē nuk ka se si thuhet e vėrteta dhe jo nga njė njeri sidokudo, por nga goja e Gjergj Fishtės, tė cilit, pėr shkak tė pozitės, profesionit qė i kushtoi jetėn, nuk do t’ia merrnim pėr tė madhe, nėse do tė bashkohej me korin e Kishės pėr kėtė ēėshtje, por ai ban dallimin e “kangėve tė poetėve dhe legjendat e rapsoditė nga analiza e historianit dhe e vrojtarit t’ paanshėm”, pra prej tij nuk kemi asnjė pėrpjekje pėr t’iu shmangur tė vėrtetės, pėrkundrazi e thotė atė troē.

    Barleti lavdėron bukurinė trupore tė Kastriotėve, Topiajve e Arianitėve, duke evidentuar se prej kėsaj race shumė tė bukur, me gjak tė nxehtė dinarik, dolėn kalorės tė pėrmendur nė luftėrat e kufinjve e pastaj kundra turqve. Prodhimi mė hyjnor i kėtij seleksioni, luftėtari mė i tmerrshėm qė krijoi pėrgjithėsisht pėrleshja e Europės me turqit ėshtė Gjergj Kastrioti, Skėnderbeu.

    Skėnderbeu, figura mė e pėrkryer e popullit tonė, mbetet i pavdekshėm nė toponime, nė kėngė, nė tregime legjendare e nė ligje (Kanuni i Skėnderbeut), si hero jo vetėm i matjanėve, i dibranėve e i krutanėve, por i tėrė shqiptarėve, pa dallim krahinor, fetar e shoqėror. Emri i tij jeton nė Mat (fusha e Skėnderbeut), nė disa shkėmbinj, njėri prej tė cilėve mban emrin “Gjurma e atit tė Skanderbegut”[28] etj. Gjatė shekujve tė zotėrimit fetar islam nuk u krijua nė vendin tonė njė antiskėnderbe. Siē e ka vėnė re dom Nikollė Mazrreku, Skėnderbeu dhe Lekė Dukagjini nuk u konsideruan kaurra[29], ndėrsa Karamahmut Bushatlliu krenohej duke e quajtur veten pasardhės i Skėnderbeut dhe kėrkonte ta ndiqte atė[30]. Shpirti liridashės i Gjergj Kastriotit ndjehej edhe nė Pashallikun e Janinės.[31] Bushatllinjtė dhe Ali pashė Tepelena, duke u siguruar tė krishterėve liri fetare, i lanė Lėvizjes Kombėtare njė trashėgimi tė vyer.

    Epokės skėnderbeiane nuk mund t’i drejtohesh duke e reduktuar rėndėsinė dhe karakterin e luftės sė shqiptarėve, tė udhėhequr nga njė Hero Kombėtar, si Skėnderbeu, tė rritur, midis feve, nė njė luftė me karakter fetar tė “kryqit” kundėr “gjysmėhėnės”. Vetė Gjergj Kastrioti, jo vetėm qė nuk ėshtė shprehur pėr njė karakter tė tillė tė minimizuar tė luftės tė udhėhequr prej tij, pėrkundrazi, ai e ka bėrė plotėsisht tė qartė me vepra se do tė luftonte kundėr kujtdo qė do tė cėnonte interesat e atdheut tė tij, pavarėsisht se nė cilėn shenjė fetare fshihej rreziku. Megjithėse u ndodhėn midis dy rreziqeve dhe u detyruan tė luftonin nė dy fronte, edhe kundėr njė fuqie islame, siē qe Perandoria Osmane, edhe kundėr njė fuqie tė krishterė, siē qe Republika e Venedikut, nė ato kohė shqiptarėt qenė nė gjendje tė pėrcaktonin drejt pėrparėsinė e drejtimit kryesor tė luftės sė tyre pėr liri dhe historia e njeh Skėnderbeun si njė komandant trim, i cili gjithmonė ka kėrkuar prej luftėtarėve tė tij: “ta ndanin fenė nga armiqtė me pretendimet e tyre tė padrejta...”[32]

    Nė kėto 500 e sa vjet figura e Skėnderbeut dhe vepra e tij, siē dihet dhe siē pranohet, janė gjendur, jo rrallė, nė pikėn e kryqėzimit tė vlerėsimeve tė ndryshme, shpesh kontradiktore, sa glorifikuese, po aq dhe reduktuese, minizuese e, madje, deri edhe nėnvleftėsuese e mohuese. Nė rastin mė tė mirė, Skėnderbeu ėshtė parė, pėrgjithėsisht, nga historiografia e huaj, si “kordhėtar” i madh, si luftėtar pėr “lirinė”, pėr “krishtėrimin”, kundėr “Islamit dhe Lindjes”. Nė tė gjitha kėto raste ai nuk ėshtė marrė sa dhe si duhet i lidhur me mjedisin shqiptar dhe me sfondin konkret historiko-shoqėror tė tij. Kėtyre vlerėsimeve, gjithėsesi, tė cunguara (pa bėrė fjalė pėr pikėpamjet e gabuara e tė shtrembėruara dhe, madje, edhe tendencioze, qė nuk kanė munguar), historiografia shqiptare u ka vėnė pėrballė, nė mėnyrė tė argumentuar, jo vetėm figurėn e njė strategu tė madh ushtarak dhe atė tė luftėtarit pėr liri, por edhe atė tė njė burrė shteti tė pėrmasave europiane. Ndryshe nga qėndrimet e pėrmendura mė parė, ajo ka provuar dhe ka nxjerrė nė pah karakterin shqiptar, ēlirimtar tė luftės sė Skėnderbeut, ndihmesėn madhore tė luftės sė popullit shqiptar, nėn udhėheqjen e tij, nė mbrojtje tė qytetėrimit pėrėndimor, tė Rilindjes europiane.[33]

    Pesha dhe roli i motiveve fetare tė luftės sė shqiptarėve nė shekullin e 15-tė ose janė minimizuar, ose edhe janė injoruar (pėr motive, nė pamje tė parė, tė pashpjegueshme, po tė kihet parasysh njė autor si Athanas Gegaj, prift).[34] Edhe atėherė kur janė mbivlerėsuar kėto motive tė dorės sė dytė, qoftė edhe nga njė personalitet si peshkop Noli, nė rrafsh tė parė, nė fund tė fundit, ėshtė vėnė nė pah karakteri kombėtar i kėsaj epoke.[35] Kjo vlen edhe pėr humanistin Marin Barleti, prift dhe pėr Frang Bardhin, peshkop, i cili u ngrit me forcė nė mbrojtje tė kombėsisė, tė shqiptarėsisė sė Skėnderbeut.[36] Historiografia e sotme shqiptare ka zbėrthyer e dokumentuar nė rrugė shkencore karakterin kombėtar tė personalitetit tė Gjergj Kastrioti-Skėnderbeut dhe tė mbarė luftės sė udhėhequr prej tij.

    Vetė Heroi ynė Kombėtar na shfaqet krenar dhe i nderuar pėr preardhjen e tij. Nė letrėn qė i dėrgoi Princit tė Tarantit mė 31 tetor 1460 do tė shkruante: “Nė qoftė se kronikat tona nuk gėnjejnė, ta dini se ne quhemi epirotė (Skėnderbeu i konsideronte shqiptarėt pasardhės tė Pirros e tė Lekės sė Madh, kėshtu edhe Merkurr Bua)[37], dhe, nė kohėra tė ndryshme, stėrgjyshėrit tanė kanė kaluar nė vendin qė ju mbani sot dhe kanė bėrė me romakėt luftime tė mėdha, nga tė cilat, siē e gjejmė (tė shkruar), mė tė shumtėn e herės kanė dalė me nder se sa me turp”.[38] Nė Commentarii Skėnderbeu shton: “Tė parėt tanė qenė epirotė: Prej tyre doli Pirroja, hovin e tė cilit Romakėt mezi mundėn ta pėrballonin dhe i cili pushtoi me armė Taranton dhe shumė vende tė tjera tė Italisė. S’ke sesi u vė pėrballė burrave tė fortė epirotė tarantinėt, racė e ndyrė dhe e lindur pėr tė lidhur vistra cironkash”[39]

    Pikėpamjet qė i reduktojnė pėrmasat e figurės sė Skėnderbeut nė atė tė njė heroi fetar, nuk kanė zėnė vend tek autorėt shqiptarė. Njė vlerėsim i tillė kaq i ngushtė dhe sektar i bie ndesh faktit tjetėr qė shumica mbizotėruese e popullsisė shqiptare u islamizua pas vendosjes sė sundimit osman.

    Pėrfytyrimin e Skėnderbeut si hero kombėtar, tė zhveshur, pėrgjithėsisht, nga veshja fetare, e kishin mbarė Rilindasit, qofshin ata arbėreshė, me De Radėn nė krye (ndonjė pėrjashtim midis tyre nė kėtė pikė mund tė bėhet pėr Bilotėn), si dhe tė gjithė tė tjerėt nė Shqipėri. Edhe autorėt e besimit tė krishterė tek ne, qofshin edhe klerikė, qė nga Fishta, siē e cituam, dhe Mjeda, panė te Skėnderbeu njė Hero Kombėtar. Fishta u drejtohet shpeshherė nipave tė Gjergj Kastriotit, pa dallim besimi. Vėnia nė pah, nga ana e ndonjėrit, nė ndonjė rast e pėrkatėsisė fetare qė Skėnderbeu pati kur lindi dhe kur vdiq, nuk e ndryshon fare kėndin e vėshtrimit dhe tė vlerėsimit tė tij, kryekėput, si Hero Kombėtar.

    Pėrkundrejt pėrpjekjeve pėr ta reduktuar personalitetin e tij nė njė kuadėr tepėr tė ngushtė pėr tė, tė njė luftėtari fetar, tė njė kryqtari, tė njė “kondotieri” kėto vite tė fundit, nė kundėrshtim me tė vėrtetėn historike dhe me mendimin mė tė pėrgjithshėm shkencor vendės dhe tė huaj, vėrehen si prirje pėr tė mohuar karakterin kombėtar tė jetės dhe tė veprimtarisė sė heroit tė Krujės, pretendohet se ai me luftėn e tij, na paska sakrifikuar, siē dėgjojmė tė thuhet, edhe kombin.

    Kėto vėshtrime tė quajtura “tė reja”, por qė nuk janė gjė tjetėr veēse njė kthim nė “teza” tė kahershme, faktikisht, tė vjetėruara, janė nė kundėrshtim tė hapur me pėrfytyrimin e rilindasve pėr historinė skėnderbeiane dhe, pėr mė tepėr, ato nuk pėrputhen me realitetin historik. Kjo epokė nuk duhet marrė e shkėputur, por duhet parė si dukuri ligjėsore e historisė shqiptare, si hallkė ndėrlidhėse me historinė e vendeve tė Ballkanit, tė Lindjes sė Afėrme dhe tė Europės Pėrėndimore.

    Karakteri kombėtar i epokės skėnderbeiane, i argumentuar nga historiografia shqiptare, mbetet aktual, pavarėsisht pėrpjekjeve, tė cilat vėshtirė se mund tė merren nė konsideratė pėr tė mohuar rėndėsinė e luftėrave tė Skėnderbeut apo pėr t’i vlerėsuar ato negativisht. Ky karakterizim u kundėrvihet edhe pėrpjekjeve qė bėhen sot e kėsaj ditė pėr ta minimizuar dhe reduktuar rėndėsinė dhe madhėshtinė e figurės legjendare tė Skėnderbeut nė rrafsh kombėtar dhe ndėrkombėtar. Trajtimi tėrėsisht nė rrafsh fetar dhe, pėr rrjedhim, mohimi i karakterit kombėtar dhe humanist i luftėrave tė Skėnderbeut, nuk ka tė bėjė vetėm me debatin shkencor.

    Theksimi i motiveve fetare tė luftės sė shqiptarėve nė shekullin e 15-tė, cilėsimi i Skėnderbeut thjesht si njė “kampion i krishtėrimit”, pėr hirėė tė nevojave tė politikės dhe tė diplomacisė, tė ashtuquajtura tė ditės, nuk e pėrligjin veten. Po ashtu, nuk e pėrligj veten asnjė pėrpjekje qė bėhet pėr ta parcelizuar fetarisht Skėnderbeun me pretendimin se gjithė kjo do tė lehtėsonte integrimin e Shqipėrisė nė Europė. Tė gjitha kėto mendime qė qarkullojnė sot tek ne poshtė e pėrpjetė, nuk bėjnė gjė tjetėr veēse dėshmojnė katėrcipėrisht se platforma e Rilindjes Kombėtare Shqiptare dhe qėndrimi i saj ndaj epokės sė Skėnderbeut, mbeten nė rend tė ditės dhe sot e kėsaj ditė. Skėnderbeu, i rritur midis feve, u bė pėr rilindasit simbol i karakterit mbifetar qė duhej tė kishte kultura shqiptare, ndryshe kombi nuk bashkohej. Ky patriotizėm fetar qė po shfaqet sot, nuk ėshtė gjė tjetėr, siē ėshtė pranuar me tė drejtė, veēse njė rikthim te njė mendėsi parakombėtare.

    Pra, trajtimi i trashėgimisė historike kombėtare kryekėput mbi kritere fetare ėshtė tepėr i ngushtė dhe i njėanshėm dhe tejet i dėmshėm, pėr tė mos thėnė mė shumė, pėr gjykimin dhe vlerėsimin e realitetit shqiptar qysh nga shekulli 15-tė e mė tej. Nė trajtimin e epokės skėnderbeiane qysh nga koha e saj e deri sot, duhen pasur mirė parasysh ndryshimet qė kanė ndodhur nė pėrbėrjen fetare tė popullsisė. Pėrndryshe, njė shtrim i tillė i cunguar nė rrafsh fetar i kėtij problemi historik, nuk i ndihmon sot zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare mbarėshqiptare.[40]

    Sė fundi duam tė evidentojmė se nga njė kėndvėshtrim objektiv, ėshtė pėr tė ardhur keq qė pothuajse tė gjithė kronikanėt e hershėm tė kėsaj epoke heroike kanė qenė klerikė tė flaktė e tė dėgjuar dhe kjo ėshtė njė nga shkaqet qė ka sjellė ngjyrime e propagandė kėmbėngulėse kristiane rreth figurės e bėmave tė tij. Pėrshkrimet e tyre nė mėnyrė tė pashmangshme, kanė ngjyrime tė forta pėr shkak tė bindjeve tė tyre fetare. Historianėt Giovio, Lavardin, Duponcet e tė tjerė mbushin faqe tė tėra me fjalime e letra tė devotshme tė Skėnderbeut. Sikur kėto tė ishin autentike, do tė mund tė depėrtonim, pėrmes historianit, tek vetė luftėtari. Njė studiues gjerman mbėshtet pohimin se ato fjalime tė devotshme kanė mė shumė tingėllim prej historianėsh priftėrinj, sesa prej Skėnderbeu luftėtar.[41] Prandaj ne me tė drejtė, duke e mbyllur kėtė shkrim pėr figurėn madhore tė Heroit tonė Kombėtar, duke marrė nė konsideratė mbishtresat e vėna rreth figurės sė tij, na shkon mendja te njė diferencim qė bėn njėri nga ideologėt tanė tė mėdhenj tė Rilindjes sonė Kombėtare, Sami Frashėri, ndėrmjet gjeografisė e historisė: “Historia ėshtė mė e gjėrė se gjeografia, sepse nė histori kundėrthėniet janė tė shumta. Njė pjesė e historisė ėshtė rrenė e thjeshtė, e cila, me kalimin e kohės dhe me pėrsėritjen e pėrhershme, merret si e vėrtetė... Sa mė shumė qė tė ndryshojnė burimet e saj, po aq ndryshon edhe interpretimi. Ngjarjet i ndryshojnė herė me qėllim e herė duke gabuar, ashtu qė vėshtirė ėshtė qė nė mesin e tyre tė gjendet ajo qė ėshtė e vėrtetė... Ėshtė detyrė e atyre qė merren me histori qė tė mos marrin gjithnjė si tė vėrtetė atė qė shkruhet nė libėr, pa i analizuar ngjarjet, pa i verifikuar burimet...” [42]



    Bibliografia e pėrdorur:



    I.Periodikė dhe konferenca shkencore:

    1)Studime historike. Viti 1967, nr. 4.

    2)Zani i Naltė, prill, 1936.

    3)Universi. Nr. 1, 2000

    4)Konferenca e dytė e Studimeve Albanologjike. Vėll. I, Tiranė, 1969.

    5)Simpozium pėr Skėnderbeun, Prishtinė, 1969.



    II.Vėllime:

    1) Edwin E. Jacques. Shqiptarėt.I. Kartė e pendė. 1995.

    2)Eqrem bėj Vlora. Kujtime. Vėllimi i parė. 1885-1912.

    3)Fan Noli. Histori e Skėnderbeut (Gjerq Kastrioti (Skėnderbeu), mbreti i shqiptarėve 1412 – 1468. Botim i vitit 1921. Nė F. S. Noli. Vepra 4.

    4)Gazmend Shpuza. Kuvendime pėr historinė kombėtare. Dituria, Tiranė, 2000.

    5)Gjerq Kastrioti (Skėnderbeu) prej peshkop Fan Stilian Nolit – doktor i shkencave filozofike. Nė F. S. Noli. Vepra 4.

    8)Histori e Skėnderbeut, kryezotit tė Arbėrisė (1405-1468). E shkroi peshkopi Fan S. Noli. E botoi Federata pan-shqiptare Vatra. Boston, Massachusetts. 1950. Nė F. S. Noli; Vepra 4.

    9)Kahreman Ulqini. Faktorė kulturorė e fetarė – Shkodėr, 1999.

    10)P. Marin Sirdani O.F.M. Shqypnija e Shqyptarėt (Botim i dytė). Shkodėr –shtypshkronja “A.Gj. Fishta” – 1941.

    11)Milan Shuflaj. Serbėt dhe shqiptarėt. Bargjini. Tiranė, 2002.

    12)Pėrndritje. Lajmėtari, 2000.

    13)Sami Frashėri. Vepra. Vėll. 9-tė. Logos – A. Personalitetet Shqiptare nė “Kamusu Al ‘Alam” tė Sami Frashėrit. Logos – A. Shkup, 1994.

    14)Tajar Zavalani. Histori e Shqipėrisė.



    --------------------------------------------------------------------------------

    [1] Shih librin “Pėrndritje”, Lajmėtari, 2000, fq. 60.

    [2] Milan Shuflaj. Cituar sipas P. Marin Sirdani O.F.M. Shqypnija e Shqyptarėt (Botim i dytė). Shkodėr –shtypshkronja “A.Gj. Fishta” – 1941. Fq. 18.

    [3] Numri i kandidatėve pėr fronin e Shqipėrisė, sipas shtypit tė kohės arrinte nė rreth 17. Ndėrmjet tyre kishte muslimanė e tė krishterė. Pėrsa u pėrket tė krishterėve qė ishin kandidatė pėr fronin e Shqipėrisė nė ato kohė, mund tė pėrmendim: Alandro Kastrioti, si pasardhės i Skėnderbeut; Alber Gjika, i mbėshtetur nga Italia dhe nga njė pjesė e klerit katolik shqiptar; duka Monpansie, francezėt; italianėt, duka i Abrucos dhe markezi i Auletas, princi danez Aksel, princi gjerman fon Vyrtenberg, madje dhe pėrfaqėsuesi i Britanisė sė Madhe nė Egjipt, Kitēener dhe princi gjerman Vilhelm fon Vid, nip i mbretėreshės sė Gjermanisė dhe kushėri i mbretit tė Greqisė, etj. (Pėr mė tepėr pėr kėtė ēėshtje shiko: Gazmend Shpuza. Kuvendime pėr historinė kombėtare. Dituria, 2000, fq. 156.)

    [4] Ėshtė fjala pėr Princ Vidin. Ai kishte dy fėmijė, njė djalė dhe njė vajzė. Pėr nder tė atdheut tė tyre tė ri, fėmijėt u ripagėzuan me emra shqiptarė: Skėnder dhe Donika. Shiko: Tajar Zavalani. Histori e Shqipėrisėė – mendimi shqiptar. Phoenix & Shtėpia e Librit, 1998.fq. 237. Ndėrsa kapiteni Heaton Armstrong – sekretar i Princ Vidit, ēėshtjen e ndėrrimit tė emrit tė djalit kėrthi tė Princ Vidit, Viktorit, e shtron sikur gjoja u quajt njėzėri Skėnderbe nga shqiptarėt, sipas mbretit dhe Heroit tė tyre Kombėtar, Gjergj Katriotit (!?). Shiko: Kapiten Heaton Armstrong. Gjashtė muaj mbretėri, 1914. Onufri, 2001. fq.46.

    [5] Eqrem bėj Vlora qė e ka takuar personalisht don Alandron, ka shkruar pėr tė:

    Ne e njihnim Parisin dhe qėndrimi nė “Ville lumiere” nuk na dha asgjė tė re. Vetėm njė takim kėtu ka lėnė mbresa tė thella nė kujtesėn time, sepse ai ka njė lidhje tė ēuditshme me ngritjen pėr herė tė parė tė flamurit kombėtar nė Shqipėri. Ne deomos qė i bėmė njė vizitė nė Paris don Alandro Kastriotit nė shtėpinė e tij, njė vilė e bukur nė Jugendstil. Mua mė interesonte veēanėrisht biblioteka e mbushur me libra shumė tė bukur dhe tė rrallė albanologjikė, si dhe koleksioni i tij i madh i gravurave. Por, pėr fat tė keq, pas vdekjes sė don Alandros, kjo bibliotekė humbi. Njė pjesė u shpėrnda nga sekretari i tij shqiptar, Leka, njė pjesė u shit apo u vodh. Me rėndėsi tė madhe ka qenė sidomos njė listė me dokumente tė ndryshme tė Arkivit Shtetėror tė Barcelonės, ku bėhej fjalė pėr Shqipėrinė.

    Don Alandro ka qenė njė burrė i kultivuar dhe i arsimuar dhe e vetmja gjė qė e bėnte disi qesharak, ishte mania e tij, thuajse fėminore, pėr t’u quajtur shqiptar (Ai kėtė e shpjegonte kėshtu: Njė stėrgjysh i don Alandros kishte qenė nėnmbret spanjoll i Napolit nė vitin 1600 dhe ishte martuar me njė vajzė tė shtėpisė sė Kastriotėve, markezėn Auleta. Prej andej rridhte don Alandro. Po pėrse ai befas i ndjente veten mė tepėr shqiptar sesa spanjoll, kėtė nuk e di. Mua mė tregoi se kjo stėrgjyshe i qenka shfaqur njėherė nė ėndėrr dhe e paska urdhėruar: “Lufto pėr pavarėsinė e Shqipėrisė dhe do tė bėhesh mbret”. Dhe atėherė ai filloi tė luftojė) dhe pėr tė bėrė diēka tė madhe pėr Shqipėrinė qė tė kishte, kėshtu, tė drejtė mbi fronin shqiptar... Don Alandro na ftoi pėr darkė nė vilėn e madhe, si pallat, te njė kushėriri i tij, ku na njohu me shoqėrinė “e lartė”, tė pranishme. Pasi pėrfundoi darka, njė shėrbėtor solli njė kuti kadifeje tė kuqe mbi njė tabaka argjendi dhe e vendosi para don Alandros, i cili u ngrit dhe me ca lėvizje teatrale (fundja ishte spanjoll dhe nuk mund tė bėnte pa luajtur pakėz komedi) na mbajti njė fjalė tė bukur pėr ndjenjat e tij atdhetare pėr Shqipėrinė qė i kishte trashėguar prej tė parėve dhe, duke pėrfunduar, tha: “Unė jam plak njeri dhe nuk e di nėse do tė jetoj deri nė ditėn qė Shqipėria do tė shpallet e pavarur. Vetėm qė jam i bindur qė ajo ditė po afrohet me hapa vigane”. Pastaj ai hapi kutinė e kadifenjtė, nxorri prej andej njė flamur shqiptar – njė shqiponjė e zezė dykrenore nė fushė tė kuqe dhe ma dha mua: “Ditėn qė do tė plotėsohet ėndrra ime, po ju ngarkoj ta ngrini kėtė flamur dhe tė mendoni pėr mua”. Unė e mora flamurin shumė serioz, duke e mposhtur me vėshtirėsi gazin dhe mė pak fjalė e falėnderova atė pėr besimin dhe interesin qė tregonte pėr Shqipėrinė. Pesė vjet rresht e ruajta unė kėtė flamur nė dhomėn time tė gjumit, varur nė njė gozhdė anash krevatit, derisa erdhi vėrtet dita qė kishte profetizuar don Alandroja i gjorė dhe, krejt papritur e krejt rastėsisht, ky flamur u ngrit vėrtet si simbol i pavarėsisė sė Shqipėrisė. Pėr mė tepėr shiko: Bota shqiptare. Eqrem bėj Vlora. Kujtime. Vėllimi i parė 1885-1912.





    [6] Nė njė artikull tė gazetės “Rilindja”, mė 21 mars 1936 shtroheshin disa ēėshtje qė binin nė kundėrshtim me relitetin islam nė vendin tonė. Aty shqyrtohej shtrembėt edhe kjo ēėshtje. Nė pėrgjigje pėr kėtė ēėshtje “Zani i Naltė”, shkruante: “Skėnderbeu nuk ka luftue pėr kryq, por pėr atdhe; nuk ka luftue kundėr fesė islame, por kundėr turqve. Duhet tė dihet se vetė Skėnderbeu ka qenė muhamedan (musliman – shėnimi im: A. B.), e nuk ka themel ajo qė thuhet se ai u ba i krishtenė, sepse, po tė bahesh i krishtenė, shqiptarėt s’kishin me e dijtė emnin “Skėnderbej” (ndoshta koha do tė kishte bėrė punėn e vet duke e fshirė nga kujtesa e njerzve – shėnimi im: A.B.). Mė anė tjetėr, krah pėr krah me Skėnderbeun, ka qenė edhe nipi i tij, Hamza bėj Kastrioti, pėr tė cilin askush nuk ka pretendue se e la fenė islame...” Pėr mė tepėr shiko: Zani i Naltė. Prill, 1936, fq. 107-108.

    [7] P. Marin Sirdani O.F.M. Vepėr e cituar. Fq. 18.

    [8] Skėnderbeu “Duke qenė njė njeri jashtzakonisht trim, i aftė dhe me pėrvojė luftarake, Papa dhe mbretėrit e tjerė tė krishterė tė Europės, me qėllim qė ta pėrdorin si mbrojtės, e trimėronin dhe e stimulonin atė pėr tė luftuar kundėr turqve osmanllinj. Ndonėse i premtonin se do t’i shkonin mbrapa dhe se do t’i ndihmonin, kėtė nuk e bėnė kurrė...”. Shih: Sami Frashėri. Vepra, vėll. 9 – Personalitetet shqiptare nė “Kamus Al-Alam” tė Sami Frashėrit. Zėri “Shqiptarėt”. Logos Shkup – 1994 fq. 30. Ndėrsa kur pėrshkruan Skėnderbeun, thotė: “Mbretėrit e krishterė tė Europės, e, sidomos, Papa dhe mbreti i Hungarisė, duke konsideruar se Skėnderbeu do tė jetė njė digė hekuri kundėr Perandorisė Osmane dhe pasi qė e futėn nė zjarr Skėnderbeun, bėnin sehir (vėshtronin) nga larg...”. Po aty fq. 126.



    [9] “Si erdhi, pastaj, Skėnderbeu nė qytetin e Krujės urdhėroi qė tė hiqnin flamurin e turkut dhe tė vinin tė tijin, me shqiponjėn e zezė me dy krerė nė fushė tė kuqe”. F. Noli, Vepra 4. fq. 345.

    [10] Johan Filip Falmerajeri (1790-1860). Vėll. IX, fq. 88; Voigt. Vėll. III, fq. 54. Cituar sipas: Fan Noli, Vepra vėll. 4, fq. 227.

    [11] Po aty. Fq. 596.

    [12] Dokumentet veneciane vėrtetojnė se Republika e Venedikut u pėrpoq tė gjente njė njeri qė tė vriste Skėnderbeun duke e shpėrblyer me njė pension tė pėrjetshėm. (Shih: Ljubich Listine, vėll. IX, fq. 268-269. Dokumenti i datės 4 maj 1448. Sipas F. Noli. Vepra 4, fq. 612).

    [13] “...Atmosfera e mosbesimit nuk do tė zhduket nė marrėdhėniet shqiptaro-venedikase as nė periudhėn e fundit tė veprimtarisė sė Skėnderbeut, kur edhe vetė Venediku ishte i preokupuar pėr shpėtimin e zotėrimeve tė veta pėrballė invazionit otoman, qė po bėhej gjithnjė e mė kanosės. Tė dy palėt e njihnin plotėsisht gjendjen e nderė qė ekzistonte nė marrėdhėniet e tyre. Kjo pasqyrohet shumė mirė nga letra e 31 korrikut 1464 qė ambasadori milanez nė Venedik i shkruante dukės sė Milanos nė tė cilėn tregonte se nga ana e Anton Venierit, kėshilltar i Dukės sė Venedikut, kishte marrė kėtė pėrgjigje: “Ne nuk i besojmė atij (Skėnderbeut) pėr asgjė, sepse ėshtė shqiptar dhe ėshtė tradhėtar dhe i lig” (J. Radonic. Gjuragj Kastrioti Skanderbeg i Arbanija, u XV vjeku. Beograd, 1942; nr. 274). Nga ana tjetėr, nga njė letėr e 24 janarit 1467 e ambasadorėve milanezė nė Romė, Lorezo Da Pesaro dhe Agostini de Rossi informohemi se “edhe ai, Skėnderbeu, shumė qartė e kuptoi se qėllimi i asaj Sinjorie (Venedikut) priret ta pushtojė atė qytet (Krujėn) dhe thotė se mė parė do t’ia jap atė me gjithė ēka mbetet sulltanit” (F. Pall. I rapporti italo-albanesi intorno alla metą del secolo XV; nė arch. Stor. Prov. Napol. IV, 1965; Napoli, 1966; nr. LXXII).

    Skėnderbeu shkoi nė Itali nė ēastet mė tė vėshtira pėr Shqipėrinė, i shoqėruar nga pak njerėz me pamjen e “njė njeriu shumė tė thjeshtė”. Qėndrimi i tij formonte njė kontrast shumė tė fortė me atė qė mbante ndaj rrezikut turk klasa sunduese europiane, qėndrimin e sė cilės aq mirė e ka shprehur nė pranverė tė vitit 1465 vėzhguesi i vėmendshėm i kėtyre ngjarjeve, Gerardo de Collis: “Zotėrinjtė e tė krishterėve, tė cilėt kanė nxjerrė tė holla nga popujt e tyre, sipas pretekstit tė kėsaj ndėrmarrjeje (luftės antiturke) dhe pastaj i kanė futur nė xhep pėr dobinė e tyre” (J. Radomir. Gjuragj... vepėr e cituar; nr. 293). Papa Pali II, u pėrpoq me anė tė justifikimeve boshe dhe, pas ceremonive zyrtare, tė fshihte qėndrimin e tij tė vėrtetė dhe tė largonte sa mė parė Skėnderbeun nga Roma. Bile bėri qė tė largohej nė njė mėnyrė qė e ofendonte Heroin Shqiptar nė dinjitetin e tij njerėzor. Pas njė qėndrimi prej dy muajsh, Skėnderbeu mė nė fund u nis duke e kuptuar nė mėnyrė tė plotė e pėrfundimtare qėndrimin e vėrtetė qė mbahej ndaj tij, duke marrė me vete ndjenja tė thella pėrbuzjeje dhe urrejtjeje, ndjenja qė ai i shprehu nė ēastin e largimit nga Roma duke thėnė: “Mė parė do tė donte tė bėnte luftė me Kishėn se sa me turqit” (P. Fall. I rapporti...vepėr e cituar; nr. LXXVII) dhe se “nuk besonte se mund tė gjendej mizori mė e madhe nė botė se sa nė kėta priftėrinj” (Po aty; nr. LXXIII). Pėr mė gjėrė pėr kėtė ēėshtje shih: Kasėm Biēoku. Mbi disa aspekte tė marrėdhėnieve tė Skėnderbeut me shtetet kryesore italiane nė fitet e fundit tė eprimtarisė sė tij. Studime Historike. Viti 1967; nr. 4, fq. 51; 57; 60.

    [14] Shih: Edwin E. Jacques. Shqiptarėt vėll. I. Kartė e pendė. 1995. fq. 266-269.

    [15] Dukagjin – Zadeh 1920, 5,6. Sipas: Edwin E. Jacques. Vepėr e cituar Fq.278.

    [16] Pėr mė gjėrė shiko: Po aty.

    [17] Shih: A.K. Bogdan; Historia e shqiptarėve nga ilirėt e lashtė nė erėn e Islamit; nė revistėn “Univers”, nr. 1, 2001; fq.57

    [18] F. S. Noli, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu 1405-1468, Tiranė, 1967, fq. 64. Vepra 4; fq. 244-245. Tiranė, 1989.

    [19] Po aty. Fq. 500, 506.

    [20] Po aty, fq. 246. Shif edhe fq. 257.

    [21] Pius II, Asia and Europa, kap. XV, fq. 337; sht. Nr. 28. Po aty fq. 256.

    [22] Milan Shuflaj. Serbėt dhe shqiptarėt. Bargjini. Tiranė. 2002. Fq. 27.

    [23] F. S. Noli, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu 1405-1468, Tiranė, 1967, Vepra 4; fq. 201-201

    [24] Po aty; fq. 199.

    [25] Po aty, fq. 147.

    [26]Po aty, fq. 137.

    [27] Pėrndritje; Lajmėtari, 2000, fq. 60.

    [28] Shiko: Milan Shuflaj. Vepėr e cituar. Bargjini. Tiranė. 2002. Fq.245-246.

    [29] Shih: N. Barcolla, Skandali “Cordignano” dhe mbrojtja e kombit shqiptar; Tiranė, 1941. fq. 242.

    [30] Shih: S.N. Naēi, Pashallėku i Shkodrės nėn sundimin e Bushatllinjve (1757-1796 ), Tiranė, 1964, fq. 166, 242.

    [31] Shih: .N. Burileanu, I romeni di Albania, Bologna, 1912, fq. 250. Sipas Kahreman Ulqini. Faktorė kulturorė e fetarė. Shkodėr, 1999, fq. 51.

    [32] Sipas: Edwin E. Jacques. Vepėr e cituar. Fq. 278.

    [33] Shih: Konferenca e Dytė e Studimeve Albanologjike, vėll. I, Tiranė, 1969. Simpozium pėr Skėnderbeun, Prishtinė, 1969.

    [34] A. Gegaj, L’Albanie et l’Invasion turque au XV siecle; Louvian, 1937; po ai, Arbėria dhe Gjergj Kastrioti 1405-1468, “Eurorilindja”, Tiranė, 1995. Sipas G. Shpuza. Kuvendime pėr historinė kombėtare, “Dituria”, 2000, fq. 69.

    [35] F. S. Noli, Histori e Skėnderbeut”, Boston, 1921; Dj. Kortcha, “Tri pyetje nga jeta e Skėnderbeut”, Tiranė, 1923.

    [36] Shih: Gazmend Shpuza, Pėrfytyrimi naimian pėr Skėnderbeun si hero kombėtar. Nė Seminarin XVII ndėrkombėtar pėr gjuhėn, letėrsinė dhe kulturėn shqiptare, pėrmbledhje e ligjėratave, referimeve, kumtesave dhe diskutimeve. Tiranė, 16 – 31 gusht 1995. Eurorilindja, Tiranė, 1995, fq. 685-698.

    [37] C.N. Sathas, Documents inedits relatifs a l’histoire de la Grece au Moyen Age. Tome I, Paris, 1880, fq. XXVII. Sipas K. Ulqini. Faktorė kulturorė e fetarė, Shkodėr, 1999. Fq. 38.

    [38] Skėnderbeu Princit tė Tarantos, te Makushevi; Monumenta Slavorum, vėll. II fq. 123, sht. 31. Fan Noli. Vepra; vėll. 4. Shkrime historike.Tiranė, 1989, fq. 308.

    [39] Fan Noli; vepra e pėrmendur, fq. 321.

    [40] Pėr mė tepėr pėr kėtė ēėshtje shiko: Gazmend Shpuza. Kuvendime pėr historinė kombėtare. Dituria, Tiranė, 2000, fq. 62-78.

    [41] Hammer-Purgstall 1835, 2:346. Sipas: Edwin E. Jacques. Vepėr e cituar. Fq. 279.



    [42] Sami Frashėri. Vepra. Vėll. 9-tė. Logos – A. Personalitetet Shqiptare nė Kamusu Al Alam tė Sami Frashėrit. Logos – A. Shkup, 1994. Fq.12-13.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastrioti ndikoi ne rrugen e qyteterimit europian
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-06-2006, 17:35
  2. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu dhe Kosova
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 02:19
  3. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  4. Major Gjergj Vata
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 20:31
  5. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •