Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Gustave Flaubert

    Letra nė ēantėn e qėndisur

    Gustav Floberi e takoi pėr herė t ė parė Loise Colet nė vitin 1846, kur ajo po pozonte nė studion e skulptorit
    Jems Pradier, nė Quai Voltaire. Duket se mes tyre kishte shkrepur njė shkėndijė. Njė dite pas takimit, Floberi dhe Colet, bėnė njė shėtitje tė gjatė nė “Bois de Boulogne”. Dhe mė pas, njė darke nė apartamentin e saj, ku ai kaloi natėn. Ajo ishte njė natė e veēantė pėr ta, njė natė qė i lidhi fort pas dashurisė, lidhje qė zbuloi pėr adhuruesit e lėrsisė vite mė vonė njė varg letrash ku shfaqet bota e pazakontė e njė shkrimtari tė madh.
    Letrat qė Flober i shkroi Louise Colet ruajnė kujtimet e njė “dashurie tė pamundur pėr ta jetuar”, pėrpirė nga ndjenjat e ndezura tė dashurisė dhe pasioni i shkrimtarit pėr artin e tė shkruarit.
    Shkrimatri i tregon mikeshės sė tij tė zemrės brengėn e dashurisė, i rrėfen fshehtėsitė dhe drithėrimat e shpirtit qė dashuron, vėshtirėsitė qė ai has gjatė shkrimit tė “Zonjės Bovari”, vuajtjet dhe nganjėherė edhe zhgėnjimet nga miqėsitė, fryma e kohės dhe nga jeta nė tėrėsi. Nė letėrkėmbimet e tij shpėrfaqet autori, pėrshkruhet qenia e tij me pėrjetime tė brendshme mė shumė se sa dukje dhe shpallje tė jashtme nė publik.
    Gjithashtu mes rreshtave shkrimtari gjen arsye pėr tė shkruar mbi punėn, udhėtimet, projektet, miqėsitė, konceptet mbi letėrsinė, vėshtirėsitė e artit tė tė shkruarit, si dhe na jep portrete tė shkrimatrėve bashkėkohorė me tė.
    Letrat e tij janė njė pasuri e madhe, lartėsia e mendimit qė ato shprehin, spontaniteti dhe stili, e bėjnė kėtė letėrkėmbim njė nga mė tė bukurit e letėrsisė.
    Flober, i cili nuk besonte nė gjininė letrare, mendonte se durimi dhe kėmbėngulja mjaftonin pėr t’iu kushtuar punės sė gjatė e tė vėshtirė tė shkrimtarit. Nė kėtė mėnyrė ai i largohej traditės sė shkrimatrit tė frymėzuar. “Le t’i ruhemi asaj pėrndezjeje qė quhet frymėzim, ku hyn mė shumė shqetėsim njerėzor sa sa forcė muskulare..”, shkruan Flober nė njė prej letrave tė tij, tė cilat janė pėrmbledhur nė njė libėr, i sjellė nė shqip me titullin “Letra dashurie” me perkthimin e Adriana Koxhajt, botuar nga shtėpia botuese “Ideart”.

    Prej tij kemi shkėputur kėto tre letra, qė po i botojmė nė faqet letrare tė “Milosaos” me lejen e botuesit, Arjan Leka.

    E martė mbrėma, mesnatė, 4 Gusht 1846.

    Njė gjysmė dite mė parė ishim ende tok; dje, si tani, tė mbaja nė krahėt e mi… a e mban mend?
    Sa larg mė duket! Sonte nata ėshtė e ngrohtė dhe e butė; poshtė dritares sime lisi i madh prej erės fėrgėllon, unė kokėn ngre dhe shoh hėnėn tek soditet pėrmbi lumė. Tani qė po tė shkruaj papuēet e tua tė vogla i kam kėtu, para syve, i vėshtroj. U mbylla brenda dhe krejt i vetmuar sapo rregullova gjithēka tė dhuruar prej teje; letrat e tua i kam nė ēantėn e qėndisur, do t’i lexoj pėrsėri sapo tė mbyll letrėn time. Nuk desha tė kėpus nga fletėt e mia; ato janė tė zbukuruara anash me ngjyrė tė zezė; asgjė e trishtuar most ė ardhtė prej meje! Veē gėzim do tė desha tė tė ngjallja dhe me lumturi tė patrazuar dhe tė parreshtur tė tė rrethoja, si shpėrblesė pėr gjithēka qė mė ke falur me dashurinė tėnde fisnike. Druaj mos dukem i ftohtė, i akullt, egoist, dhe vetėm Zoti e di se ē’po mė ngjet kėtė ēast. Sa kujtime ! dhe sa ėndje ! E sa tė bukura qenė ato dy shėtitjet tona me pajton, sidomos ajo e dyta nėn shkrepėtima! Sjell ndėr mend ngjyrėn e pemėve, ndriēuar prej fenerėve, dhe lėkundjet e karrocės; ne qemė vetėm pėr vetėm, tė lumtur. Sodisja pamjen tėnde nėpėr natė; dhe shihja edhe pse qe errėsirė; sytė e tu ndritnin gjithė fytyrėn. Mė duket se po shkruaj keq; Ti do ta lexosh ftohtė; s’po shkruaj asgjė nga ato qė dua tė tė them. Frazat e mia pėrpiqen si psherėtima; pėr t’i kuptuar duhet mbushur ai boshllėk qė ndan njėrėn nga tjetra; do ta bėsh apo jo? A do tė ėndėrritėsh pas ēdo shkronje, pas ēdo shenje shkrimi? Si unė, qė duke vėshtruar papuēet e tua bojė kafe pėrfytyroj lėvizjet e kėmbėve tė tua tek i veshin ato… shamia ėshtė ende brenda […]
    Nėna mė priste te stacioni; ajo qante tek mė shihte duke ardhur. Ti qaje tek mė shihje duke ikur. Tė mjerėt ne, s’mund tė lėmė njė vend pa shkaktuar lotė nė tė dy kahet. Sa grotesk i errėt. Kėtu gjeta sėrish lėndinat e blerta, drurėt e lartė dhe ujin qė gurron ashtu si kur u nisa. Librat e mi i gjeta tė hapur aty ku i lashė; asgjė s’ka ndryshuar. Na vjen turp prej natyrės; Qetėsia e saj pikėllon krenarinė tonė. Tek e fundit, le tė mos mendojmė as pėr tė ardhmen, as pėr ne tė dy, as pėr gjė tjetėr. Tė mendosh, do tė thotė tė vuash. Le tė na marrė era e zemrės sonė, pėrsa kohė ajo do tė ngrejė velat; le tė na shtyjė si t’ia ketė ėnda dhe sa pėr pengesat… punė e madhe! Do ta shohim…
    […] Sapo u ndamė, teksa largohesha, mendimi im drejt teje fluturonte. Ai rendte mė shpejt se tymi i lokomotivės qė linim pas (krahasim gjithė pasion, falmė qė po tė shkruaj kaq pak). Hajde tani, shpejt njė puthje, e di ti se si, nga ato qė thotė Aristoteli, edhe njė, edhe njė tė puthur tjetėr, pastaj nė gushė, aty ku mė pėlqen mua, mbi lėkurėn tėnde tė butė, mbi gjoksin tėnd, ku zemrėn time vė.
    Lamtumirė, lamtumirė.
    Po tė dėrgoj gjithė dashurinė time qė ti do.

    E shtunė, 8 Gusht 1846.

    … Qė nė ēastin kur i thamė shoqi-shoqit tė dua, ti pyet veten se nga vjen stepja ime pėr tė shtuar"pėrgjithmonė". Pėrse? Ja qė unė parashoh tė ardhmen; para syve mė del gjithmonė kundėrteza. Kurrė s'kam parė njė fėmijė pa menduar se ai do tė mplaket, as njė djep pa menduar njė varr. Soditja e njė gruaje lakuriq mė bėn tė ėndėrroj skeletin e saj. Kjo bėn qė shfaqjet e gėzueshme mė trishtojnė ndėrsa shfaqjet e trishtuara mė prekin disi.Qaj tepėr pėrbrenda qė tė derdh lotė pėrjashta; njė lexim mė prek mė shumė se njė fatkeqėsi e vėrtetė.
    Kur kisha familje shpesh pata ururar tė mos e kasha, pėr tė qenė i lirė, qė tė jetoja nė Kinė ose te njerėzit e egėr. Ani qė nuk e kam mė vjen keq dhe kapem pas mureve, ku hija e saj ende ka mbetur. Tė tjerė do tė krenoheshin me dashurinė qė ti mė fal, sedra e tyre do tė kėnaqej dhe egoizmi i tyre prej mashkulli do tė dėfrente deri te skutat mė tė brendshme; po zemra mė kėputet pasi kalojnė ēastet e vluara; sepse i them vetes: Ajo mė dashuron ndėrsa unė; qė e dashuroj gjithashtu nuk e dua aq; Sikur tė mos mė kishte njohur, do t'ia kisha kursyer gjithė lotėt qė ajo derdh! Falmė pėr kėtė, nė emėr tė gjithēkaje qė ke bėrė qė unė tė shijoj dehjen.
    Por parandiej njė fatkeqėsi tė madhe pėr ty. Kam frikė se mos zbulojnė letra te mia, se mos merret vesh gjithēka. Dėshpėrohem pėr ty.
    …Kėtė muaj do tė vij tė tė takoj, do tė rri njė ditė tė tėrė. Pa u mbushur dy javė, madje dymbėdhjetė ditė do tė jem i yti. Sapo Fidiasi tė mė shkruajė, unė do tė vrapoj; kėshtu e kemi lėnė. A i shkoi zemėrimi, tė mirit Fidias? A e mori vesh domethėnien e dhuratės? Mundohu ta kuptojė se ia bėmė pėr tė qeshur dhe ėndėrruar, si dhe pėr t'i kthyer pak kėnaqėsi nga ajo qė ai na ngjalli.
    […]Ēfarėdo qė thonė, nė thelb tė natyrės sime ėshtė akrobacia. Nė fėmijėrinė dhe rininė time ndieja njė dashuri tė shfrenuar pėr skenėn. Ndoshta do tė isha aktor i madh sikur zoti tė mė kish lindur mė tė varfėr; Edhe tani mbi gjithēka dua formėn, mjaft tė jetė e bukur dhe asgjė mė tepėr. Gratė me zemėr tė zjarrtė dhe shpirt tejet tė veēantė nuk e kuptojnė kėtė fe tė bukurisė, qė lė mėnjanė ndjenjėn. Atyre u duhet shkaku, qėllimi. Ndėrsa unė admiroj xhinglat njėsoj si arin. Poezia e xhinglave ėshtė madje mė e epėrme nė trishtimin e saj. Nė botė, pėr mua, ka veē vargje tė bukur, fraza tė mirėthurura, tė melodishme, me kumbim tė ėmbėl, perėndim tė bukur tė diellit, ndriēim tė hėnės, peizazhe tė ngjyruara, statuja antike dhe koka tė theksuara. Pėrtej, asgjė. […]
    Ora shėnoi 11 e natės. Lamtumirė, po e mbyll letrėn. Eshtė ēasti kur gjithēka fle, unė vetmitari hap sirtarin ku rrinė thesaret e mia. Sodis papuēet e tua, shaminė, flokėt, portretin tėnd, lexoj pėrsėri letrat, thith aromėn e tyre prej myshku. Sikur ta dije se ē'ndiej tani !…natėn zemra me fėrgėllon, njė vesė dashurie mbi tė ka pikuar!
    Njėmijė puthje, mijėra, kudo, kudo.

    Mesnatė, 9 Gusht 1946

    Qielli ėshtė i kthjellėt; hėna vezullon. Dėgjoj varkėtarėt tė kėndojnė, duke ngritur spirancėn pėr t’u nisur me valėn qė do tė vijė. S’ka re, as erė. Lumi ngjan bardhėllor nėn dritėn e hėnės, ndėrsa i zi sterrė nė errėsirė; Fluturat lodrojnė rreth e qark qirinjve dhe erėmimi i natės mė vjen prej kanatave tė hapur. Po ti, a po fle? Apo mos po rri nė dritare? A e kujton atė qė pėr ty mendon? Endėrron? Ē’ngjyrė ėshtė ėndrra jote? Kanė kaluar tetė ditė nga shėtitja jonė e bukur nė pyllin e Bulonjės. Ē’hendek i madh qė prej asaj dite.
    ... Kėtė mėngjes e prita postierin njė orė te stacioni. Ky postieri vonestar dhe budalla, me atė jakė tė kuqe, pa e ditur, i bėn zemrat tė fėrgėllojnė! Faleminderit pėr letrėn tėnde, por mos mė duaj kaq se mė bėn keq; lėrmė mua tė tė dua; ti nuk e di se tė duash me tepri na sjell tė dyve fatkeqėsi; ėshtė si puna e fėmijėve qė i pėrkėdhelin tepėr kur janė tė vegjėl dhe ata vdesin tė rinj; jeta nuk ėshtė bėrė pėr kėtė; lumturia ėshtė pėrēudnim! Ata qė e kėrkojnė janė tė dėnuar.
    Dje dhe pardje nėna ime ka qenė nė njė gjendje tė tmerrshme, kishte halucinacione vdekjendjellėse. Kohėn e kalova pranė saj. Ti s’e di se ē’do tė thotė tė mbash i vetėm peshėn e njė dėshpėrimi tė tillė. Po t’u duk vetja si mė fatmjera e grave, kujto kėto rrjeshta.
    Para se tė tė njihja, isha i qetė, isha qetėsuar tė themi. Po hyja nė njė periudhė burrėrie pėr nga shėndeti moral. Rinia ime kishte ikur. Sėmundja e nervave qė mė mbajti pėrgjatė dy vjetėsh ishte pėrfundimi i saj, ndėrsa rezultati logjik mbyllja. Pėr tė pasur atė qė unė pata, u desh qė diēka tė shkonte nė mėnyrė tragjike nėpėr kutizėn e trurit tim. Pastaj gjithēka u shėrua; kisha parė qartazi gjėrat dhe veten time, ēka s’ndodh shpesh... Kuptova, ndava dhe klasifikova gjithēka aq mirė sa s’isha ndjerė ndonjėherė mė i qetė, ndėrkohė qė tė gjithė mendonin se isha pėr tė mė qarė hallin. Ti erdhe nė majė tė gishtave dhe e travoze gjithė kėtė. Llumi i ndenjur zjeu sėrish, liqeni i zemrės sime fėrgėlloi. Porse stuhia pėr oqeanet ėshtė. Po u turbulluan pellgjet vjen erė e keqe. Tė dua pa t’i them kėto. Po munde, harromė. Shkule shpirtin me duart e tua dhe eci pėrsipėr pėr tė fshirė gjurmėn time. Hajde, mos u zemėro...
    Gjithnjė them me vete se jam unė ai qė do tė shkaktojė fatkeqėsinė tėnde, se pa mua jeta jote nuk do tė ishte turbulluar, se do tė vijė dita kur ne do tė ndahemi (dhe qė pėrpara zemėrohem). Atėhere pėshtjellimi i jetės mė vjen gjer nė buzė dhe ndjej njė neveri tė habitshme pėr veten time dhe njė dhembshuri prej tė krishteri pėr ty.
    Herė tjetėr, dje pėr shėmbull, pasi mbylla letrėn time, mendimi yt kėndon, buzėqesh, ngjyrohet e vallėzon si zjarr i hareshėm qė dėrgon ngjyra larushane dhe njė ėmbėlsi pėrshkuese. Lėvizja e gojės tėnde kur flet shėmbėllen nė kujtimin tim plot hijeshi, nur, e parezistueshme, provokuese; buzėt e tua, trėndafil i njomė, thėrresin puthjen, e tėrheqin drejt vetes me njė dėshirė qė s’e ka shoqen.
    Ti mė flet pėr punė; po, duaje Artin. Nga tė gjitha mashtrimet, ai ėshtė mė pak gėnjeshtar. Mundohu ta duash me njė dashuri tė veēantė, tė zjarrtė, tė devotshme.
    Lamtumirė jeta ime, dashuria ime, tė dėrgoj mijėra tė puthura. Me tė mė shkruar Fidiasi, unė do tė vij. Kėtė dimėr s’ka mundėsi pėr t’u takuar; por unė do tė vij nė Paris pėr tri javė tė paktėn; lamtumirė. Tė pėrqafoj aje ku dua dhe ku kam dashur.
    Mijėra tė puthura; Oh! Jepmė dhe ti njė tė tillė! Jepmė!

    "Milosao"

  2. #2
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Jane vertet meshkujt kaq romantike apo vetem neper libra? Po garipet? lol

    Me pelqyen!
    Summertime, and the livin' is easy...

  3. #3
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Gustave Flaubert - Madame Bovary

    Prsh te gjitheve!!!
    Atehere kerkoj ndihme nder jush,kush mund ta kete lexuar vepren e GUSTAV FLOBERT - Madam Bovari (Zonja Bavari).Nuk lash vend pa e kerkuar dhe gjeta ne bibliotek nje kopjo te 'telendisur' vetem qe nuk mund te lexohet se eshte fije fije dhe i mungojne shume faqe.Ato qe kane mbetur jane te grisura ne kulm.keshtu qe nqs mund te me ndihmoni,me permbajtjen e ketij libri.Nuk eshte kjo per deshiren time por kam nje Pune projekti per te dorezuar pas disa javesh dhe nuk kam bere ende asgje.

    Flm te gjitheve.Perla
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-10-2007
    Vendndodhja
    ne syte e tu qe adhurojne syte e mi.ne buzet e tua,qe puthin te miat cdo cast.ne frymen tende,se eshte dhe imja.ne gjakun tend,qe vlon per mua.zemra ime,Land.
    Postime
    783

    Smile

    domethene ti do te dish permbledhjen e gjithe librit me nje postim??????????

  5. #5
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    ne fakt pretendoja nje permbledhje jo shume te gjate(nga ata qe kane pas kenaqesine ta lexojne) per te ditur me shume personazhet,konfliktet qe dominojne ne veper dhe perfundimin.pasi strukturen e subjektit do ta zhvilloj vete.

    flm.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-10-2007
    Vendndodhja
    ne syte e tu qe adhurojne syte e mi.ne buzet e tua,qe puthin te miat cdo cast.ne frymen tende,se eshte dhe imja.ne gjakun tend,qe vlon per mua.zemra ime,Land.
    Postime
    783

    Smile

    Citim Postuar mė parė nga [Perla] Lexo Postimin
    ne fakt pretendoja nje permbledhje jo shume te gjate(nga ata qe kane pas kenaqesine ta lexojne) per te ditur me shume personazhet,konfliktet qe dominojne ne veper dhe perfundimin.pasi strukturen e subjektit do ta zhvilloj vete.

    flm.
    po. me gjithe qejf.por do te jete pak e gjate.te vjen keq te mos ta shkruaj te gjithe ne nje postim?

  7. #7
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    sa te mundesh. te flm,me ndihmon shume. gjithe te mirat
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-10-2007
    Vendndodhja
    ne syte e tu qe adhurojne syte e mi.ne buzet e tua,qe puthin te miat cdo cast.ne frymen tende,se eshte dhe imja.ne gjakun tend,qe vlon per mua.zemra ime,Land.
    Postime
    783

    Smile

    Citim Postuar mė parė nga [Perla] Lexo Postimin
    sa te mundesh. te flm,me ndihmon shume. gjithe te mirat
    perla.te kam derguar nje mesazh privat.shpresoj te te ndihmoje.suksese.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    toronto
    Postime
    75

    Zonja Bovary

    Pershendetje,

    Ketu ke nje permbledhje te mrekullueshme me personazhe e shume detaje te tjera ne anglisht. Me mire se kaq behesh dembel pastaj.
    Gjithsesi une te keshilloj qe ta lexosh librin edhe kur ta kesh mbaruar detyren pasi eshte nje nga klasiket e letersise qe ne kohen tone e lexonim pa ndalur poshte bankave te shkolles.

    http://en.wikipedia.org/wiki/Madame_Bovary
    :j

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar landleli pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #10
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    thnx. problemi eshte se nuk ka ribotime. kjo eshte per te ardhur keq. pena e te madhit Flober eshte e mrekullueshme kete e di mjaft mire,ta lexosh eshte kenaqesi.sh flm.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [Perla] : 06-11-2007 mė 18:17
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  12. #11
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Gustave Flaubert

    Edhe njė puthje nė buzėt e tua si trėndafil



    Gustave Flaubert




    Standing Nude with Garden Background Amedeo ModiglianiE premte mbrėma, mesnatė, 4-5 shtator 1846

    …Gratė nuk e kuptojnė se mund tė dashurosh nė shkallė tė ndryshme; ato flasin shumė pėr shpirtin, por trupi nuk u ndahet nga zemra, sepse ato e shohin gjithė dashurinė nė aktin trupor. Mund tė adhurosh njė grua dhe tė bėsh dashuri ēdo mbrėmje me vajza ose tė kesh njė tjetėr tė dashur, qė gjithashtu e dashuron. Mė duket e ēuditshme, por megjithatė ėshtė e vėrtetė. Hajde mos u ngrys; nuk e kam fjalėn pėr veten time; unė jetoj si njė murg. Ama gjer tė mėrkurėn!



    E diel, ora 11 e mbrėmjes, 6 shtator 1846

    …Hajde, qesh, pra, siē thotė Fidiasi. Nesėr ėshtė dashuria e madhe, dehja, ti dhe unė. Do tė shoh nesėr sytė e tu tė digjen nga njė zjarr i ėmbėl, gojėn tėnde tė purpurt, ku do tė ve timen dhe prej nga do tė marr psherėtimat e gjoksit tėnd, supet e tua lakuriq, erėmimin e tė cilėve gjithė afsh do ta thith.

    Mė ngjan se me siguri do tė bėjė kohė e bukur dhe dielli do tė jetė i fortė. Mendimi pėr ty ėshtė njė dritarez prej nga mė vjen pakėz dritė dhe ajėr, ndėrsa ti beson se kur mė jepet rasti, unė nuk vėrsulem pėrpara pėr tė marrė frymė dhe jetuar! Rreth meje gjithēka ėshtė e errėt dhe e trishtuar; nėna ime ėshtė ne gjendje tejet tė keqe, ēka ia vesh bustit tė mikut tonė qė e ka tronditur. Kurrė s’e kam parė kaq tė dėshpėruar! Jo, ti s’ke parė tė tilla dhembje, mikja ime, jo, kurrė. Zoti tė ruajt! Dhe nėse duhet tė provosh dhimbje, Zoti t’i dhėntė ndryshe nga kėto.



    E shtunė mbrėma, 12 shtator 1846

    .. .Po, qė prej sė mėrkurės tė dua nė njė mėnyrė tjetėr; mė duket sikur jemi mė tė lidhur, mė tė afėrt, sikur mė pak gjėra nga bota e jashtme mund tė ndikojnė nė lidhjen tonė; qė, edhe sikur tė mos piqemi pėr njė kohė tė gjatė, kjo s’do tė thotė gjė dhe sė fundmi

    (a mendon edhe ti kėshtu?) dashuria jonė ėshtė bėrė mė serioze, duke humbur pamjen e jashtme. A do ta dish shkakun? Se mbi tė gjitha kemi qenė tė vėrtetė; se i jemi dhėnė natyrės pa art, pa u turbulluar, si fėmijėt e gjorė tė padjallėzuar qė e kanė sefte. Po kėshtu, prej saj unė s’mora hidhėrim, por njė ngrohtėsi shumė tė kėndshme qė mė mban nė njė ėndėrrim epshndjellės… Megjithatė, kėtė mbrėmje iu vura punės, ama me shumė mundim… tė punojmė sa mė mirė, pastaj do tė piqemi hera-herės, kur tė mundemi; do t’i japim njėri-tjetrit njė vrullimė tė mirė ajri, do tė ngihemi sa tė vdesim; pastaj do t’i kthehemi agjėrimit. Kush e di? Ndoshta ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė shkruar si duhet e pėr t’u dashur shumė. Kush mund tė na sigurojė se, duke jetuar gjithnjė sė toku, nuk do tė lodhemi nga njėri-tjetri? Do tė ketė dyshime, mbase edhe xhelozi; prej kėtej zemėrime, zėnka. Do tė vazhdojmė tė takohemi nga kokėfortėsia apo zakoni dhe jo nga dėshira, si tani. Megjithatė s’e besoj kėtė. Ti je tejet e mirė, ėmbėlake, tejet e pėrkushtuar, ndryshe nga gratė e tjera qė janė aq egoiste, aq tė ashpra me burrin qė dashurojnė.





    E diel mbrėma, 13 shtator 1846

    …Ndihem i trishtuar, i mėrzitur, tejet i tendosur. Po mė mbėrthen, si para dy vjetėsh, njė ndjeshmėri therėse. Gjithēka mė bėn keq dhe mė copėton zemrėn, e cila mė rrahu fort prej dy letrave tė tua tė fundit. Sa mallėngjehem prej tyre, kur teksa i hap erzina e letrės, mė vjen nė hundė, ndėrsa erėmimi i frazave tė tua ledhatuese mė depėrton nė zemėr.

    Kursemė; ndiej marramenth prej dashurisė tėnde! Duhet tė jemi tė bindur se nuk mund tė jetojmė tok. Duhet t’i jepesh njė jete mė pak tė spikatshme, mė tė j cekėt. Do tė doja tė tė takoja, ta bėja zakon kėtė, nė mėnyrė qė shėmbėlltyra ime tė mos tė tė djegė e ngushėllojė, por tė ngrohė dhe dėshpėrojė.

    Dje, nėna ime ishte nė dhomėn time kur unė po pastrohesha. Mbante mbesėn nė krahė. Mė sollėn letrėn tėnde; e mori, pa shkrimin dhe tha si me gjysmė tallje, sikur i drejtohej fėmijės, si gjysmė seriozisht: “Do tė doja tė dija, se ēka aty brenda!” Ia ktheva me njė tė buzėqeshje prej budallai, qė doja ta ktheja nė qesharake, pėr t’i hequr idenė e ēdo hamendjeje serioze. Nuk e di nėse ajo dyshon pėr diēka; ndoshta po. Rregullsia e postierit ėshtė diēka e mrekullueshme.

    Duhet tė tė qortoj pėr diēka qė mė lėndon dhe skandalizon, pėr merakun tėnd tė pakėt nė lidhje me Artin. Mirė pėr lavdinė, s’kam kundėrshtim qė nuk merakosesh; por jo pėr Artin, qė ėshtė e vetmja gjė e vėrtetė dhe e mirė nė jetė! A mund ta krahasosh atė me njė dashuri tokėsore? A mund tė parapėlqesh adhurimin e njė bukurie tė pėrkohshme ndaj kultit tė sė vėrtetės?

    Po mirė, po e them, vetėm kėtė gjė kam tė mirė! (vetėm kėtė ēmoj te vetja): admirimin. Ti pėrzien te Bukuria njė sėrė gjėrash tė huaja, tė dobishmen, tė kėndshmen, e ku e di unė se ēfarė. Thuaji Filozofit tė tė shpjegojė idenė mbi tė Bukurėn teorike, siē e ka thėnė nė veprėn e tij tė 1819-s dhe ashtu siē e ndiej unė; do tė kuvendojmė prapė pėr kėtė herėn tjetėr. Tani po lexoj njė dramė indiane Sakuntala dhe po mėsoj greqisht; s’po ecėn shumė greqishtja ime e gjorė, fytyra jote vjen gjithnjė e rri midis librit dhe syve tė mi…



    Natėn e sė martės pėr tė mėrkurė, 15 shtator 1846

    Bėhu e arsyeshme, puno, shkruaj diēka tė madhe, tė bukur, tė pėrkorė, tė ashpėr, diēka qė tė jetė e ngrohtė pėrbrenda dhe madhėshtore nė sipėrfaqe, me tė cilėn tė krenohem, dhe unė, nga thellėsia e folezės sime, kur ta marr vesh se ata aty do tė tė duartrokasin, do tė them me vete: “E ka shkruar duke menduar pėr mua!”

    Pėrse e largon aq ashpėr tė mirin Filozof, i cili e ka kuptuar dhe tė qorton pėr kėtė? Ē’tė ka bėrė i gjori qė e trajton keq? Mos i harro miqtė; dil me ta si mė parė. S’dua tė heq asgjė, mė kupton? Pėrkundrazi dua tė tė shtoj diēka. O sa qesha me pėrshkrimin e hyrjes sė Berangesė sė Dymasė, kur ai pa zonjėn nė kėmishė. Sa simpatik ky Dyma! Dhe ēfarė zakonesh tė bukura! A e di se atij njeriu, nėse i mungon stili nė shkrimet e tij, e ka mėrishėm brenda vetes? Ai vetė do tė jepte njė karakter tejet tė bukur, por sa keq qė njė organizim kaq i shkėlqyer tė bjerė kaq poshtė! mekanika! mekanika! bėj me ēmim sa mė tė lirė, pėr njė numėr sa mė tė madh konsumatorėsh. Nuk lexohej aq kur shkruante Anxhelėn. Tė gjithė e lexojnė tani, pėr arsye se pinė mė shpesh Medok tė zakonshėm, se Lafit. Le tė themi sa tė duam, popullorėsia e turpshme vete gjer te Arti; ajo popullorėsi te vepra e tij ėshtė si numėr.

    Po punoj mjaft; gjithė ditėn greqisht dhe latinisht, nė mbrėmje Lindjen! Megjithėse po merrem, nuk pėrparoj fare. Nuk e kam mendjen tė lirė; ajo ngjitet gjithnjė nė katin tėnd dhe varet nė dritare pėr tė parė nga xhami se ē’ndodh aty; nesėr do tė mė vijė njė kolltuk nga Parisi; do tė ulem pėr herė tė parė duke tė shkruar ty. Kjo do t’i sjellė fat gjithēkaje qė do tė shkruaj mė pas. Lamtumirė e dashur, kokėn nė gjoksin tėnd e vė dhe gjumi mė zė.





    Kruase, 26 korrik 1851

    Po ju shkruaj, sepse “zemra mė shtyn t’ju them ndonjė fjalė tė mire”, mikja ime e dashur. Po tė mundja t’ju bėja tė lumtur, do ta bėja me kėnaqėsi; do tė ishte mė se e udhės…

    Lexoni dhe mos ėndėrroni. Kridhuni nė studime tė gjata; s’ka mė mirė se tė mėsohesh vazhdimisht me punė ngulmuese. Prej saj del njė opium topitės pėr shpirtin. Nėpėr telashe mizore kalova, nė zbrazėti rrotull u solla, i trallisur prej mėrzitjes. Prej kėsaj shpėton falė durimit dhe krenarisė; provojeni.

    Do tė doja tė ishit nė gjendje sa pėr t’u takuar prapė me qetėsi. Mė pėlqen shoqėria juaj kur nuk ėshtė e stuhishme. Stuhitė qė tė pėlqejnė aq shumė nė rini, tė mėrziten nė moshėn e pjekurisė…

    Ju s’po mė thoni asgjė pėr ato qė mė interesojnė mė shumė; planet tuaja. Ende s’jeni e pėrqendruar nė diēka; e ndiej…

    Sė shpejti do t’ju takoj nė Paris, po tė jesh (do tė qėndronit nė Angli njė muaj, apo jo?). Them se do tė jem nė Paris nga fundi i javės qė vjen. Rreth fundit tė gushtit do tė shkoj nė Angli: ime mė dėshiron ta shoqėroj. Mė mėrzit kjo shkėputje. Sė fundmi!… Po tė jeni ende aty, do t’ju bėj njė vizitė. Do tė pėrpiqemi tė jemi tė kėnaqur prej njėri-tjetrit. Nė Paris do t’ju kthej dy dorėshkrimet qė mė patėt besuar. Do t’ua kthej, por vetėm juve nė dorė, medaljen prej bronzi qė e pranova njė herė e njė kohė nga dobėsia, por qė s’duhet ta mbaj. Ėshtė e fėmijės suaj…





    Kruase, natėn e sė enjtes, ora l, fund tetori 1851

    …Sa mė shumė jeton, aq mė shumė vuan. Pėr tė ndrequr jetėn a nuk u shpikėn, qė me krijimin e botės, botė imagjinare, opiumi, duhani, likeret e fortė dhe eteri? Mjekėt nxjerrin si shkak se prej tyre mund tė vdesėsh. Tamam pėr kėtė ėshtė fjala. Ju nuk ndjeni urrejtjen e mjaftueshme pėr jetėn dhe gjithēka lidhur me tė. Do tė mė kuptonit mė mirė nėse viheni nė vendin tim dhe, nė vend tė ashpėrsisė pa arsye, do tė shikonit njė pėrdėllim mallėngjyes, prekės dhe bujar.

    Do tė mendoni se jam i keq apo egoist, se mendoj dhe dua vetėm veten time. Por s’jam mė shumė se tė tjerėt; ndoshta mė pak nėse mė lejohet tė lavdėroj veten.

    Gjithsesi ju do tė mė jepni meritėn e tė qenit tė vėrtetė. Mė shumė e ndiej se e shpreh, sepse ēdo lloj patosi nė stilin tim e kam vėnė nė plan tė dytė; ai rri aty pa bėrė zė. Secili sipas aftėsisė sė tij. Njė njeri i plakur si puna ime, shumė vetmitar, nervoz sa mė bie tė fikėt, i turbulluar prej pasionesh tė pėrmbajtura, plot dyshime nga brenda dhe jashtė, nuk ėshtė ai qė duhet tė dashurosh. Unė ju dua siē mundem, keq, jo aq, e di, e di pėr atė Zot!…

    Megjithatė ka ditė te mira, ēaste tė ėmbla. Mė pėlqen shoqėria juaj, trupi juaj, po e dashur Luizė, trupi yt kur mbėshtetur nė krahun tim, ti bėn kokėn pak prapa dhe unė gushėn ta puth. Mos qaj mė, mos mendo as pėr tė shkuarėn, as pėr tė ardhmen, por pėr tė sotmen. “Cila ėshtė detyra jote? Kėrkesa e ēdo dite,” ka thėnė Gėte. Plotėsoje kėtė kėrkesė dhe do ta kesh zemrėn e qetė.

    Shihe jetėn nga sipėr, ngjitu nė njė kullė (gjithsesi themeli do tė kėrcasė, zėre se ėshtė i qėndrueshėm); atėherė ti s’do tė shikosh gjė pėrreth teje veēse hapėsirė tė kaltėr qiellore. Kur s’do tė jetė e kaltėr, do tė jetė mjegull; ē’rėndėsi ka, nėse gjithēka zhduket e mbytur aty nėpėr tisin e qetė. Duhet ta ēmosh njė grua pa t’i shkruash tė kėtilla gjėra.

    Ndihem i brengosur, i zemėruar. Romani im mezi ka filluar; Stili ėshtė i thatė ndėrsa fraza s’ia del dot nė krye. Ēfarė rremi i rėndė na qenkėsh kjo penė, sa rrjedhė e vrullshme uji na qenkėsh mendimi pėr ta ēarė me kėtė penė. Dėshpėrohem shumė qe kjo po mė zbavit pa masė. Kalova kėshtu sot njė ditė tė mbarė, me dritaren hapur, diellin qė binte mbi lumė dhe me qetėsinė mė tė madhe. Shkrova njė faqe, nisa dhe tri tė tjera. Shpresoj tė ngec, pas nja dy javėsh; por ngjyrimi ku po futem ėshtė aq i ri pėr mua, sa po mė lė pa mend.



    Kruase, fillim nėntori 1851. E hėnė mbrėma

    Sekreti i gjithēkaje qė ju habit tek unė, e dashur Luizė, qėndron nė tė shkuarėn e jetės sime tė brendshme, tė cilėn askush nuk e njeh. I vetmi njeri besnik qė kam pasur, gjendet prej katėr vjetėsh nė varrezat e fshatit…

    Pyes veten se pėrse e shtoj numrin e njerėzve tė paaftė (apo njerėzve tė talentuar; ėshtė sinonimi) dhe torturohem nė njė mori ēėshtjesh tė vogla, pėr tė cilat, qė mė parė, ngre supet nga mėshira. Ėshtė gjė e bukur tė jesh shkrimtar i madh, t’i vesh njerėzit nė tigan, t’i pjekėsh me frazėn tėnde dhe t’i kthesh si gėshtenjat. Aty duhet tė kesh krenari tė shfrenuar pėr tė ndjerė se rėndon mbi njerėzimin me tėrė peshėn e mendimit. Por pėr ta bėrė kėtė duhet tė kesh diēka pėr tė thėnė. Ndėrsa unė do t’ju pohoj se mė duket se s’kam ndonjė gjė tė pathėnė prej tė tjerėve apo pėr ta thėnė mė mirė. Nė kėtė jetė qė ju mė predikoni, do tė humbisja atė pak qė kam; pėr t’i pėlqyer popullit do tė merrja pasionet e tij dhe do tė zbrisja nė shkallaren e tij. Mė mirė tė rrish pranė zjarrit tė tij, tė

    bėsh Art vetėm pėr vete, siē luajmė me kunja druri. Tek e fundit, Arti nuk ėshtė mė serioz se kjo lojė. Ndoshta gjithēka ėshtė shaka pa fund. I trembem asaj dhe kur tė kthejmė faqen do tė ēuditemi shumė kur tė mėsojmė se pėrgjigjja e gjėegjėzės qe aq e thjeshtė. Mes gjithė kėsaj, libri im mezi ecėn. Po bėj dėm goxha letėr. Sa korrigjime! Fraza vjen shumė ngadalė. Ē’dreq stili paskam zgjedhur! Mallkuar qofshin subjektet e thjeshta! Sikur ta dini sa po torturohem, do tė ndjenit mėshirė…Kur tė jem nė udhė tė mbarė do tė ndiej kėnaqėsi, por e kam tė vėshtirė, kam nisur tė mėsoj nga pak greqisht dhe tė lexoj Shekspirin.



    Paris, dhjetor, 1851, mesditė

    Urimet mė te mira pėr trashėgiminė. Jam shumė i kėnaqur. Sidomos kur tė marrėsh paratė, mos mendo tė paguash borxhet dhe mos ia trego njeriu. Po tė dėrgoj Revistėn dhe njė letėr nga Bujeja, qė e mbaj ka nja pesė a gjashtė ditė. E kishte futur nė zarfin tim dhe unė harroja gjithnjė ta merrja me vete…

    http://www.standard.al/edhe-nje-puth...-si-trendafil/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Tema tė Ngjashme

  1. Gustave Courbet
    Nga E=mc² nė forumin Arti botėror
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 24-04-2009, 18:42
  2. Erotika e Gustave Klimt, frikė dhe pasion
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Arti botėror
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 05:20
  3. Flaubert dhe letrat e dashurisė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 18:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •