Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anėtarėsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770

    Donald Suxho volejbollisti shqiptar i vitit 2005 nė SHBA

    COLORADO SPRINGS, Colo. - -. Komiteti Olimpik i Kombetar Amerikan , ka deklaruar zyrtarisht se ka shpallur spotistet me te mire te vitit 2005. Ky komitet, i cili eshte pjese e Departmentit te Shtetit per Kulturen e Sportin, ka zgjedhur titullin "2005 SportsMan", "2005 SportsWoman", "2005 Paralympian"," 2005 Team", per t'i nderuar sportistet amerikan me ēmimin me te lart "Year of Honors" , ēmim ky qe ndahet per ēdo vit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, per sportistin e sportisten me te mire amerikane ne te gjitha disiplinat sportive, ne nivelin kombetar. Gjithashtu me kete ēmim thuhet se nderohen per ēdo vit edhe ekipe, trajner dhe psecialist te sportit amerikan ne nivel kombetar. Sportisti, sportistja ose ekipi qe nderohet me ēmimin amerikan "Year of Honors", per merita e kontribut te lart ne arritjen e rezultateve te spikatuara ne arenen nderkombetare, shperblehet me nje medalje te art dhe me nje shume parash(dollaresh) po nga ky komitet



    Nje zyrtar i lart i Komitetit Olimpik i Kombtetar Amerikan, i tha gazetes METROPOL, se ēdo viti USOC(inicialet e Komiteti Olimpik i Kombtetar Amerikan) shpall ne baze te nje perzgjedhje te bere nga specialiste, analiste, mjeshter te sportit nga i gjithe territori i SHBA-es, per sportitet e ekipet me te mira ne rang kombetar e nderkombetar . Emri i ēdo sportisti te zgjedhur per fitimin e ketij ēmimi seleksionohet me pare ne baze te nje ballote(votimi) e cila votohet ne fund viti dhe shpallet ne fillim te vitit te ri, nga nje bord drjetoresh, personalite zyrtare te njohura, specialist te sportit ne SHBA.

    Vitin e kaluar 2004- s.p.sh. kete ēmim e fituan emera te medhenje te sportit boteror, si notari i fameshem Michael Phelps, gjimnasti Carly Patterson, dhe ekipi "U.S. Olympic Softball Team." Ndersa, ajo ēka gazeten tone, e ka nxitur me kete rast te njoh edhe opinionin shqiptare me fituesit e ketij ēmimi nga me te lartet e me prestigjozet ne sportin amerikan, eshte fakti i patjetersuar se per her te pare ne historine e tij kete ēmimi, mesojme se e ka fitur per vitin 2005 edhe nje sportist shqiptar. Éshte , pikerishte volejbollisti shqiptaro amerikan - ish volejbollisti i ekipit kombetar shqiptar ne volejboll dhe i ekipit te qytetit te Korēes, Donald Suxho. Ai eshte shpalluar volejbollsti me i mire ne Amerike, dhe eshte nderuar me titullin "2005 SportsMan" medaljen e arte "Year of Honors" - "Viti i Nderit". Madje eshte teper intersante se Komiteti Olimpik i Kombtetar Amerikan ne shpalljen e sportitit shqiptaro - amerikan, ne listen e fituesve ka shenuar se ai eshte shqiptar nga Korēa - Shqiperi. Ēka na bene edhe me krenar, edhe ne shqiptareve, per kete arrtije te madhe te nje shqiptari ne Amerike. Ku siē dihet ketu, medohet se jetojn e punojn rreth gjysem milioni shqiptar, te emigruar ne kohe e rrethana te ndryshme.

    Kete vit Komiteti Olimpik i Kombtetar Amerikan e ndau kete ēmim per 34 - sportista dhe 36 - sportiste, 10 - ekipe paraolimpike, 25 - skuadra sportive : Futboll amerikan e europian, basketboll, volejboll, bejsboll, gara me kuaj, not, gjimnastik, atletik dhe sporte te tjera

  2. #2
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anėtarėsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770
    I pari Shqiptar qe luan me perzgjedhjen voljebollistve e me te mire te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.



    Sot, gjerat kane ndryshuar aq dukshem, e sidomos ne keta dhjete vitet e fundit, sa qe nuk flitet me per nje udhtim turistik te sportisteve, artistve e shkollareve Shqiptar jashte shtetit, por per arritje fantastike. Éshte koha kur shqiptaret dhe emri i tyre nga nje enderr eshte kthyer ne nje realitet. Flamuri Kuq e Zi, tash, po valvitet krenar e dinjitoz ne te gjitha viset shqiptare, ne arenat e mbar botes, ne lufte, ne sport, kulture historigrafi, muzike arte e tjer. Shqiptaret ne sport arriten te gjunjezoin ne futboll teresisht Greqine e Rusine.



    Shqiperia dhe shqiptaret, triumfoin ne fushat e gjelberta, te stadiumeve me ne ze te botes prej nga: Italia, Franca e Gjermania . Mrekulline e ketyre njerezve te mrekullueshem, sportiste, muzikante, poete, shkrimtare, gazetare, historian, shkencetar, intelektual te njohur, ne shkollat e qyterimit , nuk e bejne politikanet apo ushtaraket e korruptuar e te papergjegjeshem, te cilet, sot, ose jane shitur tek Greqia, ose jane hipnotizuar nga kompleksi i inferioritetit ndaj Greqise, me pasurin perrallore te vene nepermjet Greqise ne Shqiperi. Mrekulline e bejne te gjithe ata shqiptare qe jane krenar se jane shqiptare edhe ne fund te botes, kudo i thone vetes se jemi shqiptare dhe ngren lart emrin e shqiptarve ne bote. Ai ndihet fuqishem si ne Shqiperi zyrtare ashtu edhe ne Kosove dhe ne Kosoven Lindore, Maqedoni e Mal te Zi, apo edhe kudo ne bote ku ka shqiptare. Sot jemi deshimtar te gjithe te jehones te thirrjeve Shqiperi, Shqiperi; Nga Kosova ne Ēameri, Shqipria eshte nji!.



    E ndersa ndonje far "shqiptari" ne Greqi, i friksuar ne plac nga ksefonomobia greke, mbeshtillet me flamurin grek e mohon kombin e tij, kjo gje nuk ndodh kurr, ne Amerike, e ne disa vende te tjera te Europes. Nje shembull qe frymezon ēdo Shqiptar eshte edhe ky i sportisitit korēar shqiptaro -amerikanit, Donald Suxho. Ai po mahnit sportin amerikan te volejbollit per djemet dhe eshte nje nder volejbollistet e famshem te USC - Universitetit te Karolines se Veriut. Ne vitin e pare te tij u fut si ndihmes stervites me skuadren e djemeve te ketij universiteti.



    Donald Suxho nje i ri korēar 26 vjeēar, ka fituar disa tituj dhe medalje nderi, ne rang kombetar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ai ka fituar ēmimin "AVCA National Player of the Year" ,"MPSF Player" "Year Honors" "Trojan senior in 2000" e tjer. Prej vitit 1999 deri 2000, duke luajtur me seleksionin e volejbollistve me te mire amerikan" All-American"Suxho, theu rekordin me 164 shytime dhe ne kater sesone qe ka qene gjuajtesi me i mire ne Amerike. Ai i veshur ngjyrat e Shtetetve te Bashkuara te Amerikes, luan per perfaqesuesen e volejbollistve amerikan te zgjedhur tek "2003 - Men's World Cup".



    Gjate vitit 2001 - 02, Suxho transferohet e luan ne Europe me skuadren profesiniste polake "Azs/Pzu Olstyn" duke marr me vete ēmimin "Player of the Month" nje nder ēmimet me te rendesishme ne sportin e volejbollit ne Poloni dhe zgjidhet nje nder yjet e volebollit polak. Me 2002 ne sesonin veror u rikthye ne ligen e pare te volejbollit amerikan AVP me skuadren "Trojan Chris Guigliano". Suxho ne Karolinen e Jugut u be trainer i skuadres se vajzave "Southern California Volleyball Club" duke marr pjes ne edicionin e 17-te te vlojebollit ne det ne Manhattan Beach (Calif.).



    Suxho nje shqiptar autokton ka filluar te luaj voleboll ne rolin e gjuajtesit ne Republiken e Shqiperise me perzgjedhjen e ketij vendi ne periudhen 1995-96 dhe te te rinjeve shqiptar ne volejboll 1991-96. Donald Suxho e ka filluar pergatitjen e tij ne shkollen e mesme Koēi Bako ne Korēe. Ne Shqiperi ata e therrisnin""Best Setter" titull i fituar ne kampionatin Ballkanik te te rinjeve ku ai dhe seleksioni shqiptare ngriten lart flamurin kuq e zi duke fituar titullin e kampionit te Ballkanit ne volejboll. Ai gjithashtu, ka luajtur per skuadren koraēare "Skenderbeu" nga viti 1991 deri me 1996 kur trainer e i saj ishte babai i tij nje volebollist i njohur ne Shqiperi Petraq Suxho - ndihmes stervites i seleksionit te rinjeve shqiptare ne 1996 kur u shpallen kampion te Ballkanit.



    http://www.usavolleyball.org/Nationa...DCUProster.asp

  3. #3
    Kercimtari numer NJO Maska e cool_dancer
    Anėtarėsuar
    03-08-2003
    Postime
    179
    kam shikur donaldin per reprezentacionin e SHBA-ve gjat lojerave olimpike ne greqi

    esht vollibollist i shkelqyer
    haj millanishte
    June 16, World cup 1st round: ARGENTINA-surbia 6:0

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •