Incident i rëndë në Mitrovicë

Plagoset 19-vjeçari serb, nisin protestat


MITROVICË

Një incident i rëndë rikthen tensiont në Mitrovicë. Një djalosh serb u plagos dje në urën e qytetit të ndarë mes serbëve dhe shqiptarëve dhe mijëra serbë u mblodhën në vendngjarje për të protestuar lidhur me këtë ngjarje. Agjencia e lajmeve Reurtes njoftoi se djaloshi ishte sulmuar nga disa persona që vinin nga zona jugore e qytetit, e cila është e banuar kryesisht nga kosovarët. Ndërsa, sipas burimeve të tjera, 19-vjeçari serb, Milan Ilinçiç, ishte sulmuar nga tre shqiptarë që kishin hyrë në zonën veriore. “Djali ishte i plagosur rëndë për shkak të goditjes në stomak”, tha drejtori i spitalit, Milan Ivanoviç. Serbët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë protestat dhe se do të kërkojnë më shumë garanci për jetën e tyre. Incidenti i fundit duket se do të shkaktojë shumë tensione në qytetin e ndarë në një kohë shumë delikate për të ardhmen e Kosovës. Incidenti ndodhi në kohë kur një ndër ndërmjetësit për çështjen e statusit të Kosovës, Albert Rohan, vizitonte Prishtinën. Mitrovica, qytet që ndodhet në zonën veriore të Kosovës, ndahet nga lumi i Ibrit në zonën shqiptarë në jug dhe atë serbe në veri. Kjo ka qenë një ndër zonat më të nxehta në Kosovën e pasluftës. Trazirat e vitit 2004 në këtë vend shkaktuan vdekjen e 19 personave dhe shkatërruan një pjesë të madhe të pronave serve. Ushtarët e NATO-s dhe policia e UNMIK-t vendosi të lehtësojë disi kontrolet në urën e qytetit vitin e kaluar me shpresën se tensionet nuk do të riktheheshin më në nivele të larta në këtë qytet. Por, incidenti i fundit duket se do të ndikojë në negociatatqë kanë nisur pët statusin e Kosovës. Pakica serbe ka kërkuar garanci të mëdha për jetën e tyre në zonat më problematike. Ata kanë deklaruar se nuk janë aspak të sigurt për momentin dhe incidentin i fundit duket se do të luajë në favor të tyre.

Gazeta Shqiptare
29 Mars 2006