Close
Faqja 0 prej 29 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 573
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Antarsuar
    24-03-2004
    Postime
    986

    Identiteti evropian i shqiptarve

    Nj esse mbi identitetin shqiptar nga Ismail Kadare

    Sprov

    1

    N shkurt t vitit 2006, kryekomisioneri i Kshillit t Evrops, Baroso, fluturoi me avion pr n Tiran, pr nnshkrimin e Marrveshjes s Shqipris s vogl me kontinentin e madh evropian.
    Disa vite m par fjala marrveshje e prdorur pr Evropn, do t ishte fatale n Shqipri, madje aq fort, saq do t onte n burg ose n pushkatim cilindo. Pr Evropn ishte e prshtatshme vetm nj fjal, ajo e kundrta me marrveshjen, pra mosmarrveshja. Mosmarrveshje e plot, e palodhshme, e prjetshme.
    Ky ishte urdhri numr nj i kohs. Programi i pandryshueshm komunist. Thn ndryshe: verdikti kundr Shqipris.
    N dhjetor t vitit 1990, ky verdikt u shkel me kmb e u thye. Fjalt e duam Shqiprin si Evropa, ishin t parat q gjmuan n trajtn e nj himni, e nj programi t ri. E bashk me to, disa jav m pas, shtatorja e njeriut m antievropian q kishte njohur ky vend, u thye e u zvarrit gjithashtu.
    Q nga ajo koh Evropa, m sakt Evropa atlantike nuk pushoi s qeni xanxa kryesore pr shqiptart.
    M 1997, kur pr turpin ton, shteti shqiptar ra, ishte Evropa q na u gjend n fatkeqsi. Sna erdhi ashtu si e kishim pritur: me viza, para dhe, Zoti e di far, por me arm dhe topa, pr t na pajtuar me njri-tjetrin. Prpara se Evropa me NATO-n t merrnin kt vendim t madh, disa her u ngrit dyshimi se mos shqiptart e ndrkryer, ashtu t armatosur si ishin, t qllonin trupat ndrhyrse.
    Pr fat t mir, kjo nuk ndodhi. Midis marrzis, populli shqiptar e bri s paku nj gj t menur. N vendin ku mosprekja e kufirit prej izmes s ushtarit t huaj, ishte kthyer n mit, asnj arm, qoft edhe pr zakon, nuk u shkreh kundr ushtris euroatlantike. Ishte hera e par q n historin shqiptare ndodhte nj gj e till. Ajo ishte nj dshmi e madhe: dshmi prekse, se at ushtri q po zbarkonte nga deti dhe nga ajri, shqiptart e quajtn si t tyren.
    Vetvetishm midis kaosit, pa retorik integruese, pa u shtyr prej askujt, shqiptart treguan qart se ndiheshin evropian. Ata nnshkruan kshtu nj akt monumental: rigjetjen e Evrops s humbur.
    Dy vite m pas, si nj prgjigje e mirkuptimit, ndodhi e pabesueshmja. E njjta ushtri euroatlantike, me avion, raketa e bombardime, ndrhyri pr lirimin e Shqipris s jashtme, Kosovs.
    U duk sikur kontinenti mm, i penduar pr harresn e gjat, po kujtohej m n fund pr popullin e braktisur.


    2

    Nse marrdhniet e Evrops me m trillanin e tre gadishujve t saj jugor, Ballkanin, mund t thuhej se ishin kundrthnse, ato me shtetin e vogl shqiptar, e kaprcenin do prfytyrim.
    Prpara se t kujtojm tepr shkurt kronikn historike, le t sjellim ndr mend vitet e tranzicionit, ato q i mbajn mend t gjith.
    Fill pas dehjes s par pr Evropn, madje mu midis dalldisjes pr t, nuk u b e qart asnjher se far e shtyu qeverin e par demokratike t bnte nj lvizje kundrthnse. Krejt si nj shpend i verbr, nj drgat shqiptare fluturoi me avion pr n Xhedal, fluturim pas t cilit Shqipria u gdhi n Lign Islamike.
    Opozita e majt bri njfar zhurme, kundrshtuese, q u quajt me t drejt e pasinqert, ngaq kur ajo vet erdhi n pushtet, nuk bri asgj pr ta rishqyrtuar antarsimin ende t paratifikuar n Parlament. Kjo u shpjegua dymnyrash. E para, se opozits, s akuzuar, pr shkak t liderve t saj, si grekofile, i interesonte nj ngjyrim i tejshquar islamik pr tu mjegulluar filogreqizmi i saj. E dyta, hotelet e shtrenjta t Dubait, t shoqruar, ndoshta, nga dhurata t shtrenjta, ishin mjaft joshse gjithashtu pr t majtn.
    Kur u duk se, pas ksaj turbullire, njfar konsensusi u arrit midis dy krahve kryesor politik, t djathts dhe t majts, lidhur me Evropn, kur u duk se u kaprcye disi edhe xhelozia e secils pal, q futjen n Evrop ta kryente ajo e kurrsesi pala tjetr; shkurt, kur u duk m n fund se dritza e shumpritur n ann tjetr t tunelit po shfaqej, n vend t kthjellimit t strategjis politike shqiptare, ca re t zeza e mbuluan horizontin.
    Ishin ca hamendje prher e m shqetsuese, ca si mdyshje kinse filozofike, kinse hamletiane: jemi apo sjemi evropian. T jemi a t mos jemi t till. sht Shqipria Evrop, a ssht Evrop. sht Lindje a Perndim. sht m shum Perndim se Lindje. sht m shum myslimane se e krishtere. sht edhe ashtu edhe kshtu. Ssht as ashtu, as kshtu etj., etj.
    U dukn si prartje komike n fillim. Ndrkaq, hamendjet e hamletizmat sa vente shtoheshin. Le ta themi m mir haptas at q kemi fshehur. Prse t hiqemi ata q sjemi? Prse, hiqemi si evropian, kur dihet q sjemi t till? Shkurt, prse t na vij turp nga identiteti yn joevropian?
    Sa m shum q nnshkrimi i marrveshjes s Shqipris shtetrore me Evropn afrohej, aq m fort ndiheshin murmurimat. Sa m shum q afrohej caktimi i statusit t Kosovs, me fjal t tjera, besimi i Evrops e i Ameriks se Kosova mund t hynte si shtet i pavarur n familjen kontinentale, aq m kmbngulse bhej krrokama se shqiptart ishin si mish i huaj, pra i padashur, pr Evropn.
    Sishte mbushur as java e fillimit t bisedimeve t Vjens pr statusin e Kosovs, e skishin kaluar ve disa or q avioni i kryekomisionerit evropian Baroso, ishte ulur n aeroportin e Tirans, kur murmurimat disi kaotike u shtuan. Ato u shfaqn madje edhe atje ku priteshin m pak, si pr shembull, n ndonj deklarim t akademikut nga Kosova, Rexhep Qosja. Thelbi i shkrimit t tij Identiteti kombtar dhe vetdija fetare, sht prpjekje pr t treguar se shqiptart vetm prgjysm i prkasin qytetrimit evropian. Sipas Qosjes shqiptart skan pse t shtiren si evropian, ngaq ata i takojn qytetrimit islamik hi m pak se qytetrimit t krishter.
    I turbullt, i cekt dhe i pasakt, akademiku bie n kundrshtim me veten dhe shkrimet e tij t mparshme ku ai me t drejt, ka qen ithtar i vendosur i tezs se atdheu sht nj, e fet jan tri, pra, nuk jan fet ato q kushtzojn identitetin por tjetr gj. E megjithat, kur vjen puna pr t vrtetuar evropianizmin e munguar shqiptar, Qosja prdor pikrisht fjalt islamik dhe i krishter thua se nj shqiptar i krishter mund t jet evropian, por nj shqiptar mysliman, kurrsesi!
    Por keqkuptimet n shkrimin e Qosjes nuk jan vetm kto. Prve nervozizmit t paprligjur ndaj asaj tradite kulturore q ka qen lidhur me katolicizmin e hershm shqiptar, nervozizm q nuk l pa prekur mbajtjen e portretit t Nn Terezs n institucionet e Kosovs, n kto shkrime spikat dika e errt dhe e rrezikshme: ndarja e identitetit shqiptar.
    Muzika ngjan si e njohur.
    Askush nuk mund t jet aq naiv sa t mos e kuptoj se nj identitet i ndar sht nj komb i ndar. Askush smund t jet aq i ngatht nga mendja q t mos e kuptoj se prjashtimi i gjysms ose shumics s kombit shqiptar nga identiteti evropian, do t thot prjashtim nga Evropa. Dhe prjashtimi nga Evropa nuk sht larg dbimit nga Evropa.
    Ky nuk sht as prfundim teorik e as filozofik. Kombi shqiptar, prpara se ta lexoj n libra e ka ndier n mishin e tij kt lemeri. Shprnguljet me dhun kan hyr n vetdijen e traumatizuar t disa brezave shqiptar.
    Kto shprngulje nuk ran si rrufe n qiell t pastr. Ato ishin prgatitur pr nj koh t gjat nga zyra kriminelsh, nga ushtarak sadist, nga akademik t zinj si Vasa ubrullovii, nga mendsia e nj popullsie t tr t dehur prej etheve shoviniste.
    N kt prgatitje, po ta hulumtosh tani do t gjesh paradigmat e vjetra: Njra prej tyre sht identiteti joevropian i shqiptarve. Shqiptart, turq t ardhur nga Anadolli. Shqiptart, mysliman, mish i huaj pr Evropn e krishtere. Shqiptart, rrezik pr qytetrimin evropian. Shqiptart duhen mbajtur t tkurrur, t thyer n mes. Na lini ne ta bjm kt pun.
    Gjith strategjia e Millosheviit pr t marr dritn jeshile nga Evropa pr zhbrjen e s paku gjysms s kombit shqiptar, atij q skishte identitet evropian, domethn t shqiptarve m besim mysliman, bazohej n besimin e tij t verbr se Evropa do t binte n kt kurth gjenocidar.
    Ne e dim ndodhi. Evropa dhe SHBA-ja nuk ran n kurth dhe kjo sht nj nga aktet m t ndritshme t qytetrimit perndimor.

    3

    Prpara se ti kthehemi tezave pr identitetin e prgjysmuar shqiptar, le t hamendsojm nj ast se ndoshta mbrojtsit e tyre kan t drejt. Me fjal t tjera t shtrojm pyetjen se mos vall gjith kto vite, madje disa shekuj me radh nuk e paskshim ditur kemi qen? Ose e kemi ditur gabim? Mos na kan gnjyer poett, nga De Rada te Naim Frashri, q t kujtojm se jemi ata q sjemi? Dhe prap mund t vazhdonim. Mos vall m 1990, kemi lshuar britmn e gabuar E duam Shqiprin si Evropa? Mos vall ajo duhej t ishte: E duam si Evropa, por e duam edhe si Azia, ose Hi m pak se Azia? Shkurt mos jemi ata q sjemi?
    E gjith kjo nuk sht aspak pr t qeshur. Prartje t tilla, n prag t afrimit t portave t Evrops, prpara se t ishin komike, jan thellsisht tragjike. Si t tilla, ato krkojn nj prgjigje t qart, serioze dhe pse jo, t prer. N raste t tilla parimi kryesor sht se nj popull sht ai q sht dhe ska nevoj as pr pudr zbukurimi e as pr bloz prmuese.
    Letrat e Shqipris jan t qarta.
    Populli shqiptar nuk ka identitet gjysmak, t shtir apo t fshehur pas lajlelulesh mashtruese. Identiteti i tij sht gjithashtu i qart, pavarsisht se dikush nuk dshiron ta shoh, e dikujt nuk i intereson ta shoh.
    Gjeografia, gjja m kokfort n bot, dshmon e para evropianitetin shqiptar. Zelli i atyre q me do kusht duan ta zbehin disi edhe kt fakt kokfort, arrin disa her t krijoj prshtypjen se Shqipria sht n skaj t Evrops dhe fill pas saj nis Turqia, ose Azia. Ndrkaq, kur hedh syt n hart vren se gjer n at kufi shtrihen s paku tri shtete t tjera: Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria. Pr t mos prmendur at q quhet Turqia evropiane.
    Popullsia shqiptare, ashtu si e gjith kontinentit evropian, sht e bardh. Ashtu si gjuha, ajo quhet, n rastin m t favorshm, pasardhse e ilirve, n m t pafavorshmet, e trako-ilirve. Historia e Shqipris, ashtu si e gjith gadishullit, gjer n pushtimin otoman, sht pjes e kroniks mesdhetare evropiane. S paku tri qytete kryesore t saj, me jet t pandrprer, Durrsi, Shkodra dhe Berati, kan afrsisht nj mosh me Romn. Lidhjet ekonomike e ushtarake, ligjet rregulluese (statutet) e qyteteve, t rrugve e porteve detar jan t nj natyre me ato t kontinentit. Gjurmt arkeologjike greko-iliro-romake, teatro e amfiteatro gjenden gjithashtu kudo. Historia e mesjets shqiptare sipas veprs monumentale t Milan Shuflait, jepet n nj tablo t plot me principatat, kryezott, aleancat, krushqit e natyrisht grindjet e pashembullta, tradita e t cilave ka mbrritur e pazbehur aspak gjer n ditt tona.
    Gjergj Kastrioti Sknderbeu, heroi kombtar shqiptar, prmendja e t cilit ishte e ndaluar n Shqipri pr pes shekuj, pr shkak t sundimit otoman, u b s pari nj mit evropian, (mbi nj mij vepra historike e artistike, t shkruara pr t), prpara se Evropa tia rikthente Shqipris n shekullin XX.
    Letrsia e hershme shqipe, letrsi dygjuhshe, shqip e latinisht, si n shumicn e vendeve evropiane, u zhvillua n t njjtin nivel pr gati tre shekuj. Emra t mdhenj t saj si Pjetr Budi, Frang Bardhi, Pjetr Bogdani i botonin veprat e tyre dygjuhshe n kryeqendrat kulturore evropiane, pr ti sjell fshehtazi n Shqipri, ku shkrimi dhe shtypshkrimi shqip ishin t ndaluara.
    N kushtet dramatike t ndalimit, m 1908, nj komision i kryesuar nga Gjergj Fishta dhe Mithat Frashri, me shpalljen e alfabetit latin si alfabet zyrtar t shqiptarve, dhan nj kumt t qart t evropianizmit shqiptar. Kjo ndodhte n prag t agut, pas nj nate t gjat pesshekullore, kur mendjet ishin ende t turbullta, dhe alfabeti latin n Ballkan ishte tepr i rrall.
    Me kt mall tragjik pr Evropn e humbur, Shqipria mbrriti n vitin 1912, vit i liris s saj. M 28 nntor u shpall pavarsia, dhe nga zgafellat e kombit u nxor flamuri i mom mbretror me shkab dykrenore, nj nga emblemat e mdha, e cila, prej bots romako-bizantine i kishte kaluar Evrops e kishte zn vend n qendr t heraldiks s saj. Kontinenti nn, n nj vrull fisnikrie ua njohu at shenj shqiptarve. Por gjestet e Evrops do t ishin m pas tepr t kursyera pr ta.


    4

    Ishte e natyrshme q krahas ksaj historie filoevropiane, e kundrta e saj do t rrugtonte paralelisht me t: kundrevropianizmi. Ai ishte i pashmangshm sidomos gjat pushtimit pesshekullor osman. Programi kryesor i perandoris, misioni i saj i shpallur ishte pushtimi dhe shkatrrimi i Evrops mbar. Merrej me mend se sa e egr do t ishte kjo perandori me trojet e porsapushtuara t kontinentit armik.
    Dhe egrsia nuk vonoi. Pas nnshtrimit fizik nisi ai shpirtror. U lan n kmb kishat, por u ndaluan shkollat dhe gjuha e shkruar. Me sa duket qysh ather u kuptua se kishat, duke qen dyllojshe, katolike dhe ortodokse, ishin m pak t rrezikshme se gjuha, e cila ishte nj. Shum shpejt nj besim i ri, do tu shtohej t parve, feja myslimane me xhamit e saj. Por gjuha do t ishte prap nj, ashtu si ishte identiteti i popullit.
    Ky i fundit, qysh ather, natyrshm e zuri vendin e vet mbi tre besimet kryesore t shqiptarve. Qllonte q brenda nj familjeje t gjllinin prbri besimi katolik dhe mysliman, t ndar midis vllezrve. Nisur nga kjo, sduhej ndonj filozofi pr t kuptuar se fet mund t ishin t ndryshme, por identiteti, ashtu si lidhja gjinore, mbetej gjithmon nj. Kishim pasur nj atdhe pr t tre besimet dhe kjo sdo t ndryshonte, dhe kjo smund t ndryshonte kurr.
    Nostalgjikt e sotm t perandoris otomane duket se e kan harruar ka ndodhur n at koh. Edhe sikur shtypje e ploj t tmerrshme t mos kishte pasur, do t mjaftonte tragjedia e ndalimit t shkollave pr disa shekuj rresht, pr t kapur prmasat e s keqes.
    Shqipria, ashtu si gjith vendet e gadishullit, u dmtua rnd. U dmtua e u tret trupi i saj, por po aq i lemerishm ishte gjymtimi i trurit nga terri i gjat i padijes. E ve ksaj ndrprerjeje ogurzez do t mjaftonte t kujtonim nxnsit dhe msuesit e masakruar, kur kapeshin duke msuar shkrim e kndim, n bodrumet e fshehta, pr t kuptuar se prse gjuha shqipe u ngrit m pas n statusin e martirit dhe prse zuri vendin e nj tempulli.
    Lufta pr zbehjen e identitetit shqiptar dhe zvendsimi me at otoman, ishte e lodhshme dhe e prditshme. Perandoria, ashtu si kudo n Ballkan, u prpoq t krijonte t tjera zakone, stil, vese, arkitektur, veshje, muzik dhe letrsi. Diku ia dilte e diku kurrsesi. Letrsia e bejtexhinjve, pr shembull, njfar brumi i przier shqiptaro-turk, u thye prfundimisht, si nj sajes prej qerpii prej murit hijernd e monumental, ndonse t ftoht, t tradits s letrsis dygjuhshe shqiptaro-latine.
    Gjat kohs s komunizmit u bn shum prpjekje pr ta rehabilituar kt letrsi, me qllimin meskin pr tia kundrvn letrsis tradicionale mesjetare, sidomos asaj katolike, q regjimit nuk i plqente kurrsesi. Mirpo kur studiuesit e morn npr duar, e pan se prve q ishte qesharake pr nga niveli, ajo ishte thellsisht e pamoralshme.
    E paraqitur kinse si letrsi me probleme shoqrore-klasore e erotike (me gjasme tepr e guximshme pr kohn), u pa se si ana shoqrore, si ajo erotike, ishin tepr t dyshimta. Kjo e fundit, pr shembull, sishte aspak erotizm normal, por i mbushur me motive ashiksh e dylbersh. Gjer ktu edhe mund t pranohej, madje mund t quhej tepr e prparuar, pr t mos thn q Shqipria mund ta paraqiste sot si dshmi t habitshme t vizionit t saj t emancipuar pr homoseksualizmin, dy shekuj prpara Evrops s sotme!
    Por kjo pun ishte m e ndrlikuar. E ashtuquajtura letrsi erotike, n nj pjes t madhe t saj sishte gj tjetr vese bejte dhe lavde pr pedofilin. Ne i dgjojm kto kng ende sot, por shtiremi sikur nuk i marrim vesh thon. Ato gjmojn disa her npr lokalet e nats, madje, n programet televizive, e ne prap shtiremi se nuk i kuptojm.
    Mjafton njfar prqendrimi n kto tekste e kto melodi, mjaftojn dshmit e shkruara t kohs, pr t kuptuar se cili sht thelbi i ksaj nnkulture, t futur kontraband, nn pasaportn e artit popullor. unat e vegjl, adoleshentt, dylber me shallvare mndafshi e vetulla t hequra, nga njra an dhe ashikt e moshuar, lalt me mustaqe, q pshertinin t dergjur pr ta, nga ana tjetr, ishin personazhet kryesore t ktyre idileve t neveritshme.
    Ende nuk dihet nga kishte buisur kjo kundrkultur, q jo vetm me shqiptart, por me asnj popull ballkanas skishte lidhje. N thelb ajo bartte brenda saj nj program t fshehur zhburrrimi e zvetnimi moral t pashembullt. Nuk duheshin ve disa breza unash e lalsh t till q jo liria, por vet ideja e liris t perndonte prgjithmon.
    Kundr ksaj lyre q sdije emr ti vije, u ngrit Rilindja Kombtare Shqiptare. Me programin e saj t qart evropianist, me kthjelltsin e mendimit, strategjin burrrore dhe idet iluministe, ajo e mnjanoi si nj rreck at kinse kultur q po rrihte ti zinte frymn Shqipris.
    Pas trheqjes s shtetit osman nga gadishulli, lufta midis identitetit t lodhur shqiptar dhe ktij kinse identiteti lngaraq, u duk se do t prfundonte shpejt. Ky i fundit se kishte m prkrahjen e shtetit pushtues, kurse identiteti shqiptar, si nj luan i zgjidhur nga zinxhiri, dukej se mund t fshinte do penges q do ti dilte prpara.
    Por nuk ndodhi ashtu.
    Fill pas ardhjes s mbretit gjerman Vilhelm Vidit, i drguari protestant i Evrops, n vendin me tri fe, rebelimi i Haxhi Qamilit ishte nj ogur i keq. I nisur si mllef kundrevropian ai prfundoi n trbim antishqiptar. Nn daullet dhe klithmat Dum Babn!, q do t thoshte, as m pak as m shum: Duam robrin! hordhit e haxhiqamilistve digjnin flamurin shqiptar, mbyllnin shkollat shqipe, masakronin nxns e msues, si dikur.
    Ky rebelim egrshan u shfaq kshtu befas si krah i armatosur i asaj dergjjeje t prgjumur shallvaresh e pshertimash, q shqiptart nuk e kishin marr seriozisht.


    5

    Nga burrat e shtetit, mbreti Zog ishte nj ndr ata q m s shumti u shqetsua nga nj prsritje e mundshme e haxhiqamilizimit. Prpjekjet e tij, shpeshher t dshpruara, pr nj shtet shqiptar evropian, binin ndesh me fytyrn reale t Shqipris. Shqipria ishte e vonuar. E prve voness, ajo kishte nj penges tjetr. Ndrsa n vendet e tjera feja zotruese e krishtere ndihmonte pr ndarjen nga tradita otomane, n Shqipri, ajo tradit mund t strehohej pikrisht pas fes zotruese, myslimanizmit. (Parazit t shumt do ti ngjiteshin ksaj feje, sidomos n shekullin e njzet, duke prfshir edhe t fundit, at m t rrezikshmin, terrorizmin.) Por jemi ende n fillim t shekullit.
    Faik Konica, qysh pa u prmbysur perandoria, u drejtoi nj thirrje muhamedanve shqiptar. Thirrja ishte profetike: otomant po rrzoheshin, do t bnin myslimant shqiptar?
    Konica dhe gjith mendjet e ndritura t kohs e kuptonin se shtja e myslimanizmit shqiptar, ishte n t vrtet shtja e ekzistencs s Shqipris. Vetm me t krishtert Shqipria nuk mund t bhej. Ndaj programi i nj Shqiprie evropiane, ishte i pandar nga ai i nj myslimanizmi kombtar e njhersh evropian.
    Shqiptart ishin familjarizuar ndrkaq me iden se identiteti shqiptar, duke qen nj, qndronte vetvetiu mbi t tre besimet e tyre. T tre ata ishin njlloj t ligjshm dhe do fryrje e njrit n dmtim t tjetrit, do ta prishte drejtpeshimin historik. Pra do t kishte tre prbrs t nj identiteti dhe jo nj identitet i ndar m tresh.
    Natyrisht q kjo shtje e zgjidhur parimisht e filozofikisht, gjat kohs kur ende Shqipria nuk ekzistonte si shtet m vete, paraqitej m e ndrlikuar n kushtet e pavarsis. Mbreti Zog, i cili u ndesh me t, do ta kuptonte se nj shtet shqiptar n Evrop nuk mund t mbahej n kmb jasht zakoneve t kontinentit: aleancave, traktateve e gjeostrategjis, me fjal t tjera, jasht kushtzimit evropian. Pr ta prshtatur vendin me kto zakone t reja, ai e quajti t ngutshme nxjerrjen e ligjeve dhe dekreteve q rregullonin marrdhniet e t tre besimeve me shtetin. Merrej me mend q nj vend t rndsishm do t zinin shtjet e besimit mysliman. Ndr to, kryesorja ishte ndarja e tij me mrsin e shtetit t pernduar osman. Kshtu ai nxori dekrete q disa her u dukn tejet t guximshme e t parakohshme, si ai pr ndalimin e qylafit turk pr burrat, ose t ferexhes pr grat. Dekreti i tij m befasues ishte ai i ndryshimit t lutjes n gjunj. Duke u nisur nga nj nyje e Kanunit t mom, q ndalonte rreptsisht rnien n gjunj t burrave, e q nj burr t gjunjzuar e quante t vdekur moralisht, mbreti, nprmjet Bashksis Islame, urdhroi myslimant shqiptar t faleshin kndej e tutje pa e ulur dinjitetin shqiptar, domethn n kmb!
    Dhe ashtu u b. Mund t dukej se mbreti Zog, n prpjekje pr krijimin e myslimanit evropian, po kryente ca bma q mund t dukeshin donkishoteske. Por sishte fare ashtu. N t njjtn koh afrsisht, sado e habitshme t dukej, n Turqi, n brthamn e ish-perandoris s rroposur, po prparonte ideja e nj Turqie evropiane.
    Po vrtetohej ideja e rilindsve se myslimanizmi shqiptar nuk do t ishte penges pr rrugtimin e Shqipris drejt Evrops.
    Ndrkaq, n hapsirn shqiptare, q kishte mbetur jasht kufijve shtetror, po ndodhte nj zhdrivillim i kundrt. Rrethet shoviniste n vendet fqinje, kryesisht n Jugosllavi, e kuptuan shum shpejt se mund ta shfrytzonin myslimanizmin kundr identitetit shqiptar. Si vende t krishtera q ishin, do t ngjante e logjikshme q ato t prpiqeshin t dobsonin myslimanizmin te shqiptart. Por, pr nj paradoks t madh, ato bn t kundrtn. Dukej qart se ajo q i shqetsonte ata nuk ishte myslimanizmi, por identiteti shqiptar. Ndaj n mnyr t ethshme shpresonin q me an t fes ti merrnin frymn identitetit.
    Strategjia e tyre ishte afatgjat. Sa m shum q shqiptart t ngjanin jo si shqiptar me besime t ndryshme, por thjesht si mysliman pa komb, aq m t huaj do t dukeshin n syt e Evrops. Dhe kshtu, Evropa, e msuar me zakonin e mbrapsht q popujt mysliman ti prftonte m leht si koloni, se sa si popuj sovran, t till do ti prftonte dhe shqiptart, gjersa ti harronte.
    Shqipria zyrtare ndrkaq ishte penges pr kt harrim. Mbreti Zog sikur ta ndiente t keqen, vazhdonte me dshprim evropianizmin e ngutshm t vendit. Por nj ngjarje e beft do t ndrlikonte gjithka: pushtimi italian.
    Nga dshprimi dhe zia si nj ngushllim i papritur do t ishte bashkimi i Kosovs me Shqiprin. Por hareja pr kt sdo t vazhdonte gjat. Pushtimin fashist do ta zvendsonte diktatura komuniste, m sakt nj diktatur dyfishe; shqiptare dhe serbe, e para mbi vendin am, e dyta mbi Kosovn.
    Procesi i evropianizimit jo vetm u ndrpre, por urrejtja kundr Evrops, u b baza e strategjis komuniste. Kjo urrejtje ishte dhurata m e muar q komunizmi shqiptar u bri jugosllavve. Shqipria u nda prsri nga Evropa, kt her edhe m tragjikisht.
    M 1947-n, Enver Hoxha, t vetmen sprov historike q shkroi ia kushtoi himnizimit t Haxhi Qamilit. Urrejtja kundrevropiane u shkri me at kundrshqiptare si trupi me hijen e vet.
    ndrra jugosllave po njmendsohej nprmjet Enver Hoxhs. Dhe ndodhi ajo q pritej, Evropa e harroi Shqiprin.
    Me duar t lira tashm, jugosllavt iu turrn identitetit shqiptar.


    6

    Rretheve shoviniste n Jugosllavi dukej se iu erdhi dita. Armiqsimi i Shqipris komuniste me Evropn ishte argumenti m i mir pr ta, pr ti paraqitur edhe shqiptart e Jugosllavis si kundrevropian.
    Thelbi i strategjis jugosllave mbetej i pandryshuar: t tkurrej, t shkonte drejt tretjes shtati i ktij populli, q edhe pa kt, ishte mpakur pa pushim. Ai nuk po e kaprcente dot shifrn fatale, nj milion, n kohn q popujt e tjer ishin katrfishuar e disa her tetfishuar.
    Pra, thelbi mbetej statusi i gjymtuar i Shqipris. Njfar gjenocidi i ftoht, i vazhdueshm. Pyetja, a ka shqiptar normal, thn ndryshe shqiptar q ishin vrtet shqiptar, kishte prgjigje mohuese. Nga jugu, nga rrethet shoviniste greke vinte ideja e mbrapsht se ortodokst n Ballkan, prve sllavve, ishin t gjith grek, pra rrjedhimisht nuk kishte, madje nuk mund t kishte shqiptar ortodoks. Ata q hiqeshin t till, nuk ishin ve grek, q rastsisht kishin mbetur brenda kufijve t Shqipris dhe q flisnin gjuhn shqipe, natyrisht prkohsisht!
    T dehur nga kjo ide, jugosllavt po josheshin nga nj neps edhe m i madh: ti shkputnin kombit t vjetr, nj cop m t madhe: myslimant. Ndryshe nga mnyra greke, q kujtonin se marrzin e tyre mund ta arrinin me ca shpallje e ca mallkime shkronjash, si dikur, sllavt e kuptonin se procesi do t ishte i gjat dhe i mundimshm. Meqense sdukej asnj shpres se shqiptart do ta zvendsonin identitetin e tyre me at sllav, e vetmja mnyr mbetej ajo e trthorta, prdorimi i nj identiteti t tret.
    Pas heqjes s ortodoksve dhe myslimanve, trupit skeletik t kombit, nuk do ti mbetej vese pakica katolike, e vetmja pr t ciln ndonj fqinj tjetr, ta zm Italia, nuk po tregonte ndonj padurim gllabrimi. Por pakics, sado rrnjse t ishte do ti gjendej zgjidhja. E bashk me t do t prfundonte kshtu problemi shqiptar.
    Pr t njmendsuar ndrrn e tyre makabre, jugosllavt kishin nevoj pr prvojn otomane. Kshtu qysh n vitet 50, ata filluan programin e shprnguljes me dhun t shqiptarve drejt Turqis. E bn kt si nj test n syt e Evrops dhe t kampit socialist, pa u shqetsuar prej askujt, madje as prej atij q hiqej si miku i shqiptarve e q n t vrtet ishte armiku i tyre m i madh, Stalinit.
    Zvendsimi i gjuhs shqipe prej turqishtes po nxitej edhe m fort, e bashk me t, paksimi i shkollave pr shqiptart. Politika e vjetr osmane: mjaft i keni xhamit, sju duhen shkollat, po prparonte si n ethe. Krahas gjuhs, i gjith ngjyrimi kombtar po zbehej me shpejtsi. Muzika po orientalizohej m fort se m par, veshjet e famshme tradicionale, ato q edhe gjat periudhs s gjat otomane ishin ruajtur, po zvendsoheshin, jo prej veshjeve t kohs si kudo, por me petka arabe q nuk ishin njohur kurr n kt vend.
    Jugosllavia, kjo primadon e bots s tret, po i ofronte ksaj bote popullsin m t padshiruar t saj, shqiptart. Ajo prpiqej q kta t ngjanin sa m pak evropian e aq m shum afrikano-verior e aziatik. Kshtu, kur t vinte asti fatal, q ajo e prgatiti me aq kujdes, ti thoshte Evrops, se ajo nuk po zhbnte nj popull normal t ktij kontinenti, por nj nnpopull.
    E gjith kjo ethe shkombtarizimi shoqrohej nga propaganda pr rrezikun e krijimit t nj pyke t myslimanizmit n brinjt e Evrops. Parashikoheshin skenar ogurzinj me trekndsha islamik, me qendra terroriste, fundamentaliste, me xhihad version ballkanik etj., etj.
    E gjith kjo n pritje t astit fatal, kur rebelimi shqiptar do t shprthente. Ai rebelim do t paraqitej si luft pr islamin, e jo si luft pr liri. Si luft kundr krishterimit serb e jo kundr krimit serb. Shkurt, si luft kundr qytetrimit evropian, n emr t nj tjetr qytetrimi.
    Nuk ishte e leht pr shqiptart e Kosovs tu shmangeshin ktyre kurtheve. Por ata ia doln dhe kjo ishte nj merit e tyre e jashtzakonshme. Ata i treguan gjith bots se luftonin n radh t par pr liri. Dhe prap pr liri. Ata i treguan Evrops se skishin asgj kundr krishterimit serb, e aq m pak atij evropian, ngaq krishterimi ishte gjithashtu besim i tyre, vllam i vjetr i myslimanizmit, madje krishterimi shqiptar ishte m i mom se ai sllav.
    N aste t vshtira, popujve u ndriohet mendja n mnyr t ethshme. Nj shekull m par, n ag t shkputjes nga osmant, Rilindja Shqiptare e flakroi mendimin shqiptar, duke hedhur iden e harmonis fetare n interes t liris e t kombit. Nj shekull m pas, kundr propagands serbe q kmbngulte ti jepte shqiptart si turq apo aziatik t ardhur von n Ballkan, dhjetra-mijra t rinj mysliman shqiptar m 1981-shin e 1991-shin, krkuan rrnjt e krishterimit t hershm shqiptar, aspak pr arsye fetare, por thjesht pr t treguar se populli i tyre kishte qen ngulitur n Kosov shum shekuj prpara sllavve.
    Gjmimi i bombave sipr Jugosllavis ishte njkohsisht nj lajm i madh. Nj lajm nga ata q i vinin Shqipris nj her n nj mij vite, e Evrops vet, nj her n shekull. Ishte lufta e par e Aleancs Atlantike, e njkohsisht e para luft pr shkaqe morale, n kontinent. Dhe sishte vetm kaq. Ishte hera e par q koalicioni i madh euroatlantik, q identifikohej s shumti si krahu i armatosur i qytetrimit t krishter perndimor, kishte hyr n luft pr mbrojtjen e nj populli me shumic myslimane, kundr nj tjetri q krkonte t prligjte krimin pas kryqit. Evropa dhe SHBA-ja nuk i krkuan popullit shqiptar as ndrrim feje dhe asgj tjetr t ksaj natyre. E mbrojtn ashtu si ishte, shqiptar n radh t par, trefetarsh pastaj. Me kt luft, q ndiqej dit pas dite e or pas ore nga mbar planeti toksor, Evropa atlantike po emanciponte, ve t tjerash, vetveten.
    T gjendur befas n qendr t historis evropiane, a mund t thuhet se shqiptart i kapn prmasat e asaj q po ndodhte?
    Vshtir t thuash jo, por po aq vshtir t thuash po.


    7

    N kohn e tanishme, viti 2006, shtja e raporteve t shqiptarve me kontinentin nn, sht ende n zhvillim e sipr. T ndrgjegjshm pr nj pjes t gjrave, shqiptart paraqiten po aq t pandrgjegjshm pr t tjerat.
    Ssht fjala vetm pr mosmirnjohjen q shfaqet aty-ktu. Pr qirinjt e shuar fill pas kaprcimit t tmerrit dhe pr nervozizmin kundr katedrales, q askush nuk ua krkoi si shprblim pr asgj. E bashk me katedralen, murmurima e panjerzishme kundr Rugovs t porsaikur, q me funeralin e tij i bri nj shrbim t fundit Kosovs. (Ka gjas q prania e fuqishme evropiane n kt mort t ket rizgjuar ca demon t vjetr.)
    sht folur shpesh pr at pjes t Shqipris q, ndonse sguxon t dal haptas, sht kundr Evrops. sht folur pr mafien dhe krimin e organizuar, q duke mos njohur komb e atdhe, skan si t ajn kryet pr to. sht folur pr politikan t korruptuar, q ashtu si mafia tmerrohen nga ligjet e demokracis e nga standardet e Ballkanit evropian. sht folur pr fjalimet antiamerikane n parlamentin shqiptar m 1997-n, q kan shkaktuar, me siguri, lot nostalgjik, n syt e stalinistve shqiptar. Jan t njohura udhtimet gjysm t fshehta t politikanve shqiptar t t dy krahve, n vende, disa her t cilsuara si terroriste, me qeveri t dyshimta, q si duan as popujt e vet, e me t cilat sna lidh asgj.
    T gjitha kto dihen. E keqja sht se kujtesa e politiks shqiptare sht e shkurtr dhe, ve ksaj, disa nga politikant tan, dinakrin e tyre e kujtojn pr zgjuarsi.
    sht e kuptueshme q dhe haxhiqamilizmi dhe komunizmi shqiptar do t linin pas vetes nj frym t smur kundrevropiane. sht e kuptueshme q shum njerz do t ndihen keq n familjen e sotme t popujve.
    Problemi i mirkuptimit ose moskuptimit shqiptar me kontinentin, sht n thelb mirkuptimi ose moskuptimi me vetveten.
    Raportet me Evropn smund t jen vese t qarta e pa dyfytyrsi. Mesazhi i Evrops m 1997-n dhe 1999-n, ishte i qart. Ajo na quante t vett ashtu si ishim, me at identitet q kishim. E vetmja krkes e saj ishte ajo q iu b gjith popujve t tjer t ish-Lindjes komuniste: emancipimi, demokracia.
    Trillet, nazet dhe dyshimet nuk jan pa nj burim. Nj pjes vijn nga keqkuptimet tona t vjetra, nj pjes nga dredhit e sotme. Ende disa vite m par ishin t kuptueshme. Por n pranver t ktij viti, ato jan t teprta.
    Pengesat q sna ln, ose na duket se sna ln, ti afrohemi Evrops, prpara se ti krkojm jasht, duhet ti krkojm brenda nesh. Nuk sht penges asnjra nga fet, e sidomos nuk sht myslimanizmi ndaj t cilit dyshimi ngjan m i leht.
    sht thn me t drejt se t tri besimet jan t barasligjshm n Shqipri. Duke mos qen penges asnjri, po aq mund t thuhet se asnjri ssht lokomotiv q na trheq drejt Evrops. N pengojn, ata pengojn t tre bashk, e, n trheqin, kt e bjn t tre njlloj.
    Nj shqiptar mysliman, sht po aq i natyrshm si shqiptar dhe si evropian, sa nj katolik, e po aq sa nj ortodoks.
    N acarimet e shpesh n prpjekjet me turqit osman, shqiptart mysliman ishin n vijn e par. Feja e njjt me pushtuesin, nuk ua mjegulloi iden e liris. Bilbilenjt, ata q n mnyr aq t padenj u prgojuan n Kuvendin shqiptar m 2006-n, ishin nj nga familjet martire, 13 djem oficer t s cils u varn brenda dits nga pushtuesi me t njjtn f.
    E njjta gj ka ndodhur me shqiptart ortodoks. Martirt e vijs s par kundr trysnis mizore t shovinizmit fqinj, ishin pikrisht ata. Papa Kristo Negovani, At Stath Melani, Petro Nini Luarasi, jan vetm disa nga emrat e mdhenj q feja e njjt me kundrshtarin nuk ua zbehu pr asnj ast iden e liris.
    Rexhep Qosja ka t drejt kur thot se nse shqiptart do t kishin ruajtur besimin fillestar, rikthimi i tyre n Evrop do t kishte qen m i leht. Por kjo keqardhje e tij, nse mund ta quanim kshtu, bie ndesh me kmbnguljen se gjysma jon i prket ndrkaq qytetrimit lindor. Me kt pranohet ngadhnjimi i vonuar i shtetit osman. Me kt pranohet se n gjith gadishullin ballkanik i vetmi popull q u thye, qoft edhe prgjysm, ishim ne.
    N qoft se kjo do t ishte e vrtet, ne do t ishim t detyruar ta pranonim. Por kjo, pr fat, nuk sht kurrsesi ashtu.
    Si u tha m lart, kombet nuk ndryshohen as nga pushtimet e as nga konvertimet.
    Nostalgjia e trthort q po shfaqet sot tek ne pr otomanizmin nuk sht vetm e habitshme. Ajo sht n radh t par poshtruese. E po ashtu fantazma e Haxhi Qamilit, q prher e m shpesh shfaqet n trojet shqiptare. Shtatorja q iu ngrit n qendr t Tirans, m 2001, nj shefi otoman, i shpallur si kinse themeluesi i qytetit, ka qen fyerja m e madhe pr kryeqytetin e shtetit, pr historin dhe ndrgjegjen shqiptare. Vetm nj popull q nuk e meriton lirin mund ti ngrej shtatore pushtuesit t vet.
    Bashkia e Tirans, e drejtuar n at koh nga haxhi qamilt, si i cilsoi me t drejt arkitekti Maks Velo, e ngriti at shtatore natn dhe pa lajmruar asknd, si keqbrsit. Banort e pallateve rreth sheshit ku ajo ende ngrihet sot, e mbajn mend njeriun q printe vallen rrotull shtatores at nat. Ky njeri mban nj nga postet m t rndsishme n qeverin e sotme.
    Kjo shtatore sht mishrimi i korrupsionit politik dhe moral t shkalls m t errt. Historiant e kan shpallur t rrem kt kinse themelues. Emri i Tirans si vend vendbanimi, sht shum m i vjetr se koha e ktij pashai.
    Klisheja krejtsisht e gabuar e prftimit t Shqipris si vend ndrmjets, nj sandui midis Lindjes dhe Perndimit, nj qytetrim as ashtu, as kshtu, thn ndryshe nj vend i as-as-it, sna bn kurrfar nderi. S pari, sepse nuk sht e vrtet, s dyti, sepse t lakmosh nj cilsim t till, sht njlloj si t vetshpallesh gjysmak, q n shqip midis t tjerash do t thot tarrallak.
    Ideja e prhapur andej-kndej, dhe fatkeqsisht e prkrahur nga Qosja, se fati yn historik sht i paracaktuar pr t sendrtuar zbutjen e kundrshtimeve midis Lindjes dhe Perndimit, t kujton nj nga njollat historis shqiptare, kapardisjen e Shqipris komuniste pr kinse misionin e saj planetar pr mbrojtjen e marksizm-leninizmit.
    Ide t tilla delirante, ato me t cilat, Shqipria, pr nj koh t gjat, u b gazi i bots, u kan ardhur n maj t hunds shqiptarve. Por jo politikanve tan. Me sa duket, reflekset e vjetra t zyrave t Enver dhe Nexhmije Hoxhs, iu vijn n mendjet e tyre prej mitomansh.
    Jan kto, me sa duket, q shkaktojn oroditjen kryesore n politikn shqiptare. Nj pjes e madhe e politikanve flasin gjith ditn pr Evropn dhe Perndimin, por mendjen, me sa duket, e kan nga Lindja. Nga Lindja n t gjith gamn q ajo ngrthen: Lindja e Mesme, ish-lindja sovjetike, e po t mos mjaftoj kjo, edhe ajo kineze maoiste. Jan kto reflekse, q i shtyjn kta politikan, q, n vend q t prqendrohen n shtjet e ngutshme madhore prpara t cilave ndodhet kombi shqiptar: mirqenia, hyrja n Evrop dhe statusi i Kosovs, fillojn e joshen nga fantazira pa kuptim, pr t cilat nuk kan as mundsi, as shtat e as tagr moral nga populli i vet. T brengosesh se si do t pajtohet Perndimi me Lindjen, t kinse ndrhysh, pr shembull, n kinse rolin e ndrmjetsit, n mosmarrveshjet SHBA - Iran, pr energjin brthamore, kjo, n rastin m t thjesht quhet ndrr n diell, kurse n rastin m t keq, e ka emrin korrupsion politik.
    Misioni i shqiptarve n kt planet, fati apo e thnia e tyre, sht nj dhe i pandryshueshm: mbrojtja e interesave t vendit t tyre, q quhet Shqipri dhe i popullit t tyre q mban emrin shqiptar.
    Programi i do populli t qytetruar sht ky dhe vetm ky. Miqsit, aleancat, strategjit, kan lidhje me t dhe vetm me t. Ky nuk sht etnoegoizm. Kur do popull n mnyr t natyrshme, njerzore e demokratike e kryen kt mision ndaj vetes, ai e ka kryer at ndaj gjith njerzimit.
    Ky sht thelbi i ides evropiane, fundaja mbi t ciln ngrihet Bashkimi Evropian, ai q ndryshe quhet Evropa e Kombeve.
    Ne nuk e kemi shpikur Shqiprin, ashtu si kan dashur t na mbushin mendjen disa. Ne nuk e kemi shpikur as ngulitjen e saj n Evrop, si kan dashur t na mbushin mendjen ca t tjer. Humbja dhe rigjetja e kontinentit nn, nuk t bn m pak evropian se t tjert. Prkundrazi, ajo t bn m shum.
    N mbyllje t ksaj sprove, le t prpiqemi ta shohim at q ka ndodhur, nga nj kamera e largt, nga ato q t japin mundsi ti skajosh gjrat n nj tablo sa m t prgjithshme.
    sht nj kontinent q shekuj m par sht quajtur Evrop. sht nj gadishull jugor i saj, ai m i ndritshmi dikur, dhe m i errti pastaj, me emrin Ballkan. Ishte nj perandori q u shfaq prbri, perandoria osmane, me nj program e nj ndrr t mbrapsht: t zhduk nga faqja e dheut Evropn. Ndodh kacafytja e madhe midis t dyve. Gjat saj, perandoria e re i shkul s vjetrs gadishullin ballkanik, djepin e qytetrimit t saj. Pes shekuj m pas, gadishulli n fjal, n mes t t cilit ndodhet Shqipria, shpton nga kthetrat e osmanve. Perandoria e tyre bie. Kthimi i Ballkanit te kontinenti nn sht i gjat, i mundimshm.
    Dhe ja epilogu: popujt e Ballkanit, jan vn n radh prpara Portave t Evrops. Prbri, sht Turqia, brthama e dikurshme e perandoris s tmerrshme. Pr pes shekuj ka kujtuar se popujt ballkanas, pasi ia ka zhvatur Evrops, po i on si trofe, drejt kontinentit t vet. Por po na shohin syt? Nj gj tejet t pabesueshme. Ka vrtet nj trofe, por jo ashtu si sht kujtuar. Sjan popujt ballkanas q Turqia po i on si robr drejt Azis, por prkundrazi, jan ata, q po sjellin si trofe nj hanme t vjetr: Turqin.
    Natyrisht q Turqia nuk sht robin, n kuptimin e mirfillt. Natyrisht q ajo po e krkon vet, madje me kmbngulje t pranohet n Evrop. Natyrisht q ajo, ndrsa lshonte krcnime e mallkime kundr Evrops, fshehtazi joshej prej saj. Dhe ky ka qen ngadhnjimi i madh i Evrops.
    Ana e fsheht e historis, shfaqet ktu n formn m tronditse. Pyetja: kush u thye prej kujt, ngrihet me gjith peshn e saj.
    Dy rrjedha t historis kan ecur paralelisht. N at t jashtmen, perandoria osmane, godiste, fitonte, robronte. Por n nj rrjedh t brendshme, t fsheht, ajo goditej, humbte, robrohej.
    Popujt e Ballkanit bashkrisht ishin aktort e ksaj lufte. Ishin ata q, vit pas viti e shekull pas shekulli, bashk me energjin e tyre, bashk me zyrtart e lart, gjeneralt, guvernatort dhe aventuriert, q ia dhan pa kursim, i ngjitn perandoris joshjen evropiane. Historia e pushtuesit t pushtuar, si n rastin e Roms me Greqin, n njfar mnyre u prsrit.
    Rrjedhimisht, asnj nga popujt e Ballkanit nuk u thye. E aq m pak shqiptart. Nse ka pasur pr ta nj fat historik t paracaktuar, ai sht i ndryshm nga ai i ndrmjetsit.
    Popujve ballkanas, e midis tyre shqiptarve, pa e ditur as ata vet, madje pa e ditur as Evropa, fati u caktoi t jen komando t Evrops, mu n qendr t bots osmane. Si t till ata kan qen prher, ndonse me dhembje, n rrnjt e Evrops. E qenia me dhembje nuk sht kurr nj munges, prkundrazi.

    FUND

    Botohet me shkurtime. Teksti i plot do t vihet n qarkullim s shpejti nga shtpia botuese Onufri.
    Ndryshuar pr her t fundit nga Albo : 30-03-2006 m 12:13
    O malet' e Shqipris, q mbani kryet prpjet,
    Tmerr e frik prhapni, prpini qiejt e ret!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Antarsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,120
    Ne kete teme shihen e dihen edhe njihen shqiptaret e shqipfolesit!

    Shqiptari i shkrete neper shekuj, pranoi copa e arrna te huaja te largeta, te kulturave e besimeve te imponuara indirekt-fshehtazi (edhe te vetkenaqej direkt-haptazi) - vetem sa te ekzistoje, te vetkenaqej me shume ndoshta me arrna te huaja kulturash, si pjelle pushtimesh - sa qe: po te doje sot triumfalisht, te pastrohej ne ndergjegjen e tij - si ndergjegje shqiptare (po te duhej praktikisht te prehen ato copa e arrna kulture sikur me nje teh besimi ne vetveten shqiptare - si pak do te mbetej mish e gjak i gjalle shqiptari, ne trupin e tij te ndergjegjes se paster! Gjerat elementare, te shqiptarizmes se shendetshme, duhet te shtrohen haptazi, realisht, se vetem E Verteta, eshte ajo fuqia qe te mbane gjalle!

    Gjithe ky operacion permes tehut te ndergjegjes se paster, i takon secilit ballkanasit - por secili ben punen e tij (dikush i futur e mbetur, dikush i lau duart edhe nga vet shpresat per tu treguar origjinal, sipas identitetit te tij), por ketu eshte ne pyetje 'operacioni shqiptar', si dhe sa eshte i afte, i vetguximshem vetvetiu - shqiptari ta operoj MENDJEN vetveten e trupit te tij IDENTITETIAL laraman copash e arrnash kulturave te huaja! TA KUPTOJ BINDSHEM se gjuha e gershetuar, me kulture, doke e zakone origjinale shqiptare (se kemi kombe ku gjuha i lidhe si njerez te ndryshem historikisht, kulturalisht e etnogjenetikisht) - shqiptari - sa nuk eshte bere vone, te vetoperohet e te drejtohet ne origjinen e tij!

    Duhet ta vetkuptojme se: u tehuajsuam - pak nga zori, pak nga interesi, pak nga qejfi, pak nga andja e egoizmi, pak nga tradhetia, pak nga naiviteti... sa qe keto 'te pakta', u bene aq shume e teper, sa qe sot mund ta pyeti vetveten secili shqiptar - sa jam une shqiptar, per te mos pyetur - kush jam une ne te vertete!?

    Anipse, shpresa vdes e fundmja, ka gjasa, qe shqiptari i sotem, ta kete guximin
    ta tregoj vetveten origjinale te identitetit - shqiptar evropian!

    Ne kete teme njihen shqiptaret e paster guximtare me vetii shqiponjash!
    Ndryshuar pr her t fundit nga ZANOR : 27-03-2006 m 16:07

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Antarsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Pr z.Kadaren & co

    Antimuslimani.

    Po pija nji kafe me nji mik timin e bised mbas bisede ra
    fjala tek karikaturat pr profetin Muhamed a.s.
    E drejta e shprehjes apo respektimi i t drejtave t t
    tjerve?
    Cila ka ma randsi? Pyeti miku im. N t drejtn e fjals e
    t shprehjes n perendim, hyn edhe e drejta e botimit t
    revistave pornografike, vazhdoi ai , por nuk besoj se
    perendimort do t mirprisnin n kto botime t zinte vend
    imazhi lakuriq i p.sh Nn Terezs apo i shn Maris. Un
    personalisht do t isha krejt kundr ksaj ultsije. Un do
    i ndryja n burg keso gazetarsh langaraq q n kt rast
    do t fyenin shum rnd besimtart katolik vazhdoi i
    irituar miku im.
    Mori edhe nj kafe tjetr mbasi t parn e kaprdiu me dy
    hurfa. Hajt… kta perendimort se u paska perendu truni, e
    n fund t fundit nuk dashkan t pyeskan pr ndjenjat e
    muslimanve, po kta anal-istat ton n Shqipri cfar kan
    q jan cuar n bisht kundr muslimanizmit?
    Ishte shum i nxehur dhe po e ngrinte zrin miku im sa
    njerzit prreth filluan t kthejn kokn.
    Lre i thash se bisedojm nji her tjetr. T pijme kafet
    e le t ikim. A e din se cfar shkruante Lesi te “Koha
    Jon” kundr muslimanve? Po tek “Shekulli” a e din se
    far…? Po tek…
    E mi numroi nj mori gazetash e anal-istash q kan koh
    q vec se fyejn Islamin e besimtart musliman. Ishte shum
    i revoltuar por kishte t drejt.
    E prcolla deri tek stacioni i trenit aty afr, e kundr
    dshires s tij u ndam. Them kundr dshires s tij, pasi
    e pash q kishte nevoj t fliste, t shfrynte. Dhe kishte
    t drejt.
    Kur i dhash dorn m tha se do t m shkruante nj e-mail
    pr te plotsue ka la pa than. T nesmen kur hapa
    kompiuterin, pash se me t vrtet m kish shkruar.
    M kishte shkruar tekstualisht kshtu:

    I dashtun mik!
    Meq nuk m le t vazhdoja bisedn po t shkruaj dika q
    un mendoj rreth antimuslimanve n vendin ton.
    Shih si e mendoj un nji antimusliman:
    Antimusliman mund t jet vetm nji ateist i ndyr.
    Antimuslimani asht edhe antikristian, antibudist,
    antiifut, antihinduist e gjithka tjetr. Antimuslimani
    mund t ket qen dje spiju i sigurimit. Mund t jet sot
    asfalist, udbist, kgbist etj.
    Antimuslimani asht qenie e prudnuar, me turi prej derri,
    tru prej gomari e zemer qeni. Ai mund t jet i biri i
    ndonj putaneje brigadjere n kooperativ. Mund t jet i
    biri i ndonj spijuni lagje a fshati, servil i operativit
    t zons. Mund t jet janullatist. Mundet me qen omonist
    a pbdnjist. Mund t jet minoritar grek a vllah. Mund
    t kapardiset nepr studio televizive duke pir duhan me
    llull thua se asht anglez e jo ve skraparli me mbiemr t
    ndyr. Antimuslimani mund t ket pr mbiemr emrin e
    ndonj kryeqyteti, psh atij t Maqedonise. Mund t jet
    piktor, ish i burgosur, i rrahur n rrug por prap
    antimusliman. Antimuslimani mund t quhet fardo, psh mund
    t quhet Kio, Frrok, Nikoll, Pre, Broz, Moisi, Fatos por
    edhe Ismail, Sknder, Sadik a dika tjetr.
    Mund t ket e t mos ket fis e far. Mund t jet kopil.
    Mund t ket vetm motra e vllazn prej nane, etj-etj.
    Antimuslimani mund t jet homoseksual apo i trhequr nga
    incesti. Mund t jet marksist, komunist, nihilist-
    masturbist, paneuropianist, ballkanist etj.
    Antimuslimani asht askushi. Zero. Shkarp. Ballgam-glbaz.
    Ai asht pleh, horr,derr…

    T fala T .H.


    M erdh keq me t vrtet pr te. Ma shum u mrzita kur
    mendova se kshtu mund t ndjehen shum musliman t
    devotshm n Shqipri, burra e gra, djem e vajza t
    ndershm, shqiptar t vler. Askush, mendova nuk duhet
    lejuar t fyej e nprkamb besimtart musliman.
    Ata(muslimant) kah ana tjetr duhet t msojn me i dal
    zot vedit. Ata nuk duhet me harrue se i prkasin nj feje
    t ndritshme, t zbritur n tok nga vet Allahu i
    madhnueshm prmes t zgjedurit t Tij profetit Muhamed
    a.s. paqa e Zotit mbi te.

    Adnan Ramadani

  4. #4
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Nuk e kam te qarte pse keqinterpretohem shkrimet e Kadarese.. Une e percjelle cdo fjale te shkruar nga Kadare, dhe ne asnje nga shkrimet e tija nuk ka shkele mbi identitetin kombtar.

    Kadare po bene perpjekje t'i ngris shqiptaret deri ne vendin ku e kane, ne Evropen e bashkuar. Ne shkrimin e siperm Kadare me te drejte pak faj ia hedhe Evropes qe na la anash, pak faj na ve neve, ne fund te dyja i arsyeton me zgjatje dore per "pajtim" e ndihme ne ngjarjet e dekades se fundit te shekullit XX ne trojet shqiptare.

    Shqiperia dhe shqiptaret nuk kan kohe t'i ndegjojne qirrjet e Rexhep Qosjes perderisa qytetrimin e nje shoqrie e percepton nga bindjet fetare, duke lene anash ato kombtare, kulturen e nje kombi, duke harru historine dhe duke dale edhe nga shtrirja gjeografike e tokave shqiptare. Qosja me shkrimet e tij jo qe bene perpjekje ta ruaj ndonje identitet tek shqiptaret, por ne nje menyre ai po bene perpjekje te na le pa kurrfar identiteti.

    Mysliman, katolik, ortodoks, bektashian, te gjithe kane nje identitet kombetar, shqiptar.

    Perderisa Evropa ne ditet e sotme po na njeh historine, identitetin dhe ne nje menyre po na pranon si evropian, eshte e pa llogjikshme qe njerz sikur Qosja te ngriten ne bisht e te qojne pluhur per qytetrime te ndryshme, identitete te shpikura e cka jo.

    Ketu eshte llogjika, keta jane shqiptaret evropian:


    Ismail Kadare
    Popullsia shqiptare, ashtu si e gjith kontinentit evropian, sht e bardh. Ashtu si gjuha, ajo quhet, n rastin m t favorshm, pasardhse e ilirve, n m t pafavorshmet, e trako-ilirve. Historia e Shqipris, ashtu si e gjith gadishullit, gjer n pushtimin otoman, sht pjes e kroniks mesdhetare evropiane. S paku tri qytete kryesore t saj, me jet t pandrprer, Durrsi, Shkodra dhe Berati, kan afrsisht nj mosh me Romn. Lidhjet ekonomike e ushtarake, ligjet rregulluese (statutet) e qyteteve, t rrugve e porteve detar jan t nj natyre me ato t kontinentit. Gjurmt arkeologjike greko-iliro-romake, teatro e amfiteatro gjenden gjithashtu kudo. Historia e mesjets shqiptare sipas veprs monumentale t Milan Shuflait, jepet n nj tablo t plot me principatat, kryezott, aleancat, krushqit e natyrisht grindjet e pashembullta, tradita e t cilave ka mbrritur e pazbehur aspak gjer n ditt tona.
    Gjergj Kastrioti Sknderbeu, heroi kombtar shqiptar, prmendja e t cilit ishte e ndaluar n Shqipri pr pes shekuj, pr shkak t sundimit otoman, u b s pari nj mit evropian, (mbi nj mij vepra historike e artistike, t shkruara pr t), prpara se Evropa t’ia rikthente Shqipris n shekullin XX.
    Ndryshuar pr her t fundit nga ideus : 28-03-2006 m 08:40

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Antarsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    MYSLIMANIZMI DHE ANTIMYSLIMANIZMI


    Me thene se jemi fetare te medhenj , ate ne
    shqiptaret nuk e kemi dhe nuk do ta kemi
    kurre . Po me thne te drejten nje fare
    respekti e kemi per gjakun , traditen , fene
    qe na kane lane te paret tane brez pas brezi .
    Kurre nuk kemi pase ndasi fetare te ekstremeve
    , kurre nuk na ka penguar ndarja ne te
    krishtere dhe myslimane per te ecur perpara ,
    kurre feja nuk eshte bere pengese qe ne te
    bashkohemi dhe te mbrojme familjen , te
    ardhmen dhe atdheun .
    Ne Shqiperi fete nuk kane patur kurre synime
    vellavrasese , ato kane bashkepunuar dhe
    bashkejetuar ne paqe dhe miresi , ato jane
    ulur ne kuvend sebashku sa here fatet e
    kombit jane vene ne rrezik . Ato njerez ose ato
    grupime njerezish qe sot bejne propaganda per
    nderrime masive te fese dhe bejne provokacione
    nga me te kamufluarat per sherre dhe
    luftra kunder myslimanizmit s,jane gje tjeter
    vecse mund ti quajme me nje emer qe do
    te thote antimyslimane .
    Antimyslimanet jane ne brendesi te tyre ne
    rradhe te pare antishqiptare dhe per sa vijon
    jane truthare , bastarde , sahanlepires , te
    felliqur , bij qe e shite shume lire , puthadore
    te antishqiptarizmit me te terbuar qe ekziston
    ne rruzullin tokesor . Ato nuk ngjallin aspak
    presion apo frike tek ne qe nuk I biem ne
    qafe zotit apo robit kudo qe jane , ato duhet
    te bejne hesape me haxhinj se ndryshe nuk do
    te kete Greqi apo pocaqi ne bote qe do t,ju
    beje derman .
    Askush nga ne qe kemi respekt per islamin
    dhe edukaten e tij nuk jemi mesuar qe te
    shajme apo te ofendojme fete e tjera , ne
    familje na kane porositur me pase respekt per
    fene e tjetrit , ne shoqeri kemi ulur koken
    kur ndonje shok I ndonje feje tjeter ka bere
    ndonje gabim qofte me dashje , qofte pa dashje ,
    duke patur si perkrenare te perbashket
    shqiptarizmin . Jeta vete po na meson se
    toleranca e tepert mund te merret dhe si
    shenje dobesie dhe si shenje paburrerie dhe si
    shenje nenshtrimi . GABOHENI RENDE ZOTERINJ
    ANTIMYSLIMANE ! Nqs ju , qe deri dje ishit
    qente e komunizmit dhe sot jeni borizanet e
    antimyslimanizmit edhe ne dime si t’u prgjigjemi.
    Por ju e dini se shpirti I myslimanit te
    vertete nuk eshte shpirt egersire, por shpirt I
    gjere sa fushat ku ai lindi dhe u zhvillua
    ne shekuj . Shpirti I myslimanit nuk eshte
    shpirti i inkuzitorit katolik te mesjetes , nuk
    eshte shpirti ortodoks ruso –grek , nuk eshte
    shpirti hitlerian I luftes se dyte boterore ,
    nuk eshte shpirti I droges , prostitucionit , krimit
    familjar , degjenerimit shoqeror .
    Ai eshte shpirti I butesise qe predikon paqen
    dhe dashurine midis njerezve, por kur butesia
    nuk ndjehet rehat ajo duron deri aty ku nuk
    mban me dhe pastaj kthehet ne nje reagim q
    ndoshta s’ka ndalim deri kur te arrihet triumfi
    perfundimtar .
    ANTIMYSLIMANE ju dhe profesoret tuaj qofshin te
    cdo lloj matrikulle nuk na ndalni dot as diten
    e bukur te Bajramit , as muajn e madhnueshem te
    Ramazanit , as festat e tjera te cilat ne
    mundohemi me I respektuar aq sa kemi mundesi
    dhe energji . Ju nuk do te mundni dot te
    ndryshoni me urdher peshku apo greku , pape apo
    zape fene e mbi 80% te popullsise . Populli
    vete ndoshta nje dite te perendise , ndoshta
    ndoshta ndoshta …… do te dije te perzgjedhe
    dhe te vendose per fatet e tij ne raport
    me fene .
    Myslimanizmi do te predikoje gjer diten e
    betejes paqe dhe dashuri midis njerezve kudo ku
    jane dhe te cdo besimi qe ndodhen , diten e
    shenueme te triumfit te jeni te sigurte se ai
    do te fitoje dhe do te jetoje njerezimi ne paqe
    te plote .
    Antimyslimane ! Kurre mos ushqeni deshiren per
    diten e betejes se jeni te humbur dhe te
    turperuar . Ky eshte edhe mesazhi I zotit ne
    qiell, ALLAHUT me te madh vet .



    DYLEJMAN MILA
    MEXHID YVEJSI ;GJAKOV

  6. #6
    dr
    Antarsuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Prishtin
    Postime
    13
    Per te dhene vlesime dhe opinjone per Kadarene eshte nje pune e madhe dhe me pergjegjesi.Ne nje emisoin televiziv TV Besa ne Prizeren nje imam te cilin une e rrespektoi shume tha:Ismail Kadare dhe Alfred Mojsiu jane me te keqinje se vete Slobodan Millosheviqi per shqipetaret.Ne aresyetimin e kesaj thenje imami e vleresoi se Kadare po i avansueka katoliket ndersa Mojsiu paska thene ne Angli para studenteve se pak me grrethe lekuren e shqiptari qet gjak te ktishteri.Une i rrespektoi Mojsiun dhe Kadarene shum.Kadare ne nje interviste ne gazeten Koha e jone pat thene:Katoliket,pavaresisht se jane me te paket ne numer,perfaqesojne fene e pare te shqiptareve.Si te tille ata kane nje zbritje vertikale ne historine dhe kulturen shqiptare te pashembullt.Si te tille ata i kane shene kombit shqiptar simbole dhe shenja themelore nga Gjergj Kastrioti te Nene Tereza.Shkurt ate jane ura me e vjeter asnje here e shembur qe lidhe Shqiperine me Evropen.Kush eshte ai burre apo burrneshe shqipetare qe mund ta mohon kete Kadare.
    Ndryshuar pr her t fundit nga Albo : 30-03-2006 m 12:13

  7. #7
    Citim Postuar m par nga Mihill Shala
    Kush eshte ai burre apo burrneshe shqipetare qe mund ta mohon kete Kadare.
    Kadareja diku ka shkruar - Emri im eshte mysliman, por un s'kam asgje te perbashket me myslimanizmin. Ne si shqiptar e kuptojme shume mire Ismail Kadaren, por a e kuptojn te huajt. Si t'ia mbushim mendjen ne Evropes qe jemi katolike kur ne s'kemi kulture katolike. Le te shprehen si te duan intelektuale te ndryshem shqiptare, por bota e di qe ne e bejme thjesht per sevilizem.
    Llogjikisht asnjeri s'duhet ti imponoje fene dikujt tjeter. Kjo eshte baza e lirise ne nje shtet.
    Ne fakt Shqiperia eshte Shqiperi; ajo nuk eshte as Greqi, as Turqi, as Gjermani(Ne Evrope 20% e popullsise eshte afrikane, ndersa ne shqiptaret nuk jemi perzier akoma me rraca te ngjyrave te tjera).Dalngadale njerzit do e gjejne vete rrugen nga do shkojne. Ne fund te fundit te treja keto shtete ne te njejten rruge jane, jane territor Evropian. Ne duhet te kapemi pas atij qe na perkrah dhe qe kemi interesa.Nqs Evropa na konsideron toke te sajen ajo duhet te na ndihmoje, jo te na burgose.

  8. #8
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Antarsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar m par nga Ismail Kadare
    Popullsia shqiptare, ashtu si e gjith kontinentit evropian, sht e bardh. Ashtu si gjuha, ajo quhet, n rastin m t favorshm, pasardhse e ilirve, n m t pafavorshmet, e trako-ilirve.
    Kjo dhe vetem kjo e ben Shqiptarin, Shqiptar. Sa per Europian ne kuptimin e sotem te fjales (bashkesi post-Katolike Kelto-Gjermanike-Vikinge-Latine) nuk i pershtatemi dot per shkak se nuk jemi asnje nga keto gjera. Ndoshta eshte me mire keshtu. Le ti mbetemi besnik vizionit te Jeronim De Rades: Rrace pellazgjike nen nje cati. Jo me kot shkruan Kadareja. E njeh mire De Raden the sojin e tij.

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Antarsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Mjaft u morret me sabriun e gjore se ai duket qe eshte trurrjedhur i ziu. Tipa si ai i gjen vetem pas kompjuterit e kurre nuk i has neper rruget e Tiranes.

    Ceshtja eshte se si ta forcojme identitetin shqiptaro/evropian qe ndajme ne te gjithe shqiptaret e paster, si ta bejme me relevant ne jeten e perditshme dhe si tju a transmetojme femijve tane ne menyre sa me te paster qe ata neser mos ti quajne femijte e tyre me emra si Muharrem apo Klaudia, por Enkelejd dhe Teuta. Kemi nevoje per nje rishfaqje te forte te identitetit dhe tradites sone qe nga Iliret e deri tek Rilindja Kombetare. Kemi nevoje te rimesojme rreth madheshtise se Budit, Bogdanit, Buzukut, Barletit, Gj, Kastriotit, De RAdes,I. Qemalit, N. Frasherit, Zogut, Nolit , H. Prishtines, Fishtes, Konices, Koliqit, G.Bojaxhiut dhe Kadarese. Keta jane mishi, gjaku dhe indi i asaj qe quhet SHQIPTARI. Keta jane ata qe e bejne gjakun tone te kuq, ata qe na bejne te na dridhet mishi dhe te ne fergelloje zemra kur shohim flamurin tone dhe fjalen Shqiperi ne harte. Nuk dua qe te behemi superpatriote dhe nacionaliste pafund, dua thjesht te dime nga vijme, dhe ku shkojme. Dua thjesht te dime qe jemi qysh 2 vjet banore te kesaj pjese jugore qe quhet Evrope dhe ketij trualli evropian do ti perkasim perjetesisht.

  10. #10
    Freedom Maska e Bianconero
    Antarsuar
    07-11-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    263
    Citim Postuar m par nga Brari
    mire eshte qe ketu te vendoset dhe Shkrimi i Qoses me kte teme.. pra temen e Identitetit..

    Le ta bej dikush kte e ti degjojme dy kumonat..kur thot populli liridashes hasian..
    Identiteti kombetar dhe vetedija fetare

    Nga Rexhep QOSJA

    Nuk ka dyshim se perkatesia trifetare e shqiptareve e ben me te pasur, me te perbere identitetin e tyre kombetar. Kete e deshmojne te dhena te panumerta te kultures materiale dhe shpirterore te popullit shqiptar. Por, nuk ka dyshim se perkatesia trifetare, perpos se e ben me te pasur dhe me te perbere, mund ta beje edhe me te plagosshem identitetin kombetar shqiptar, natyrisht, ne qofte se ndonjera prej ketyre feve do te favorizohej vecan prej institucioneve politike e shteterore, sic behet kohe pas kohe sot.

    Ne jeten tone politike shume shpesh mund te degjohen shprehje, c'eshte e verteta edhe gjate historise me shpesh te deshmuara sesa te mohuara, per bashkejetesen e harmonishme te pjesetareve te te tri feve. Dhe, kjo, kryesisht, eshte e vertete. Por, kjo e vertete shume e deshiruar nuk do te duhej te behej pengese per te verejtur se ne jeten fetare shqiptare sot po shfaqen disa dukuri, po zhvillohen disa veprimtari dhe po krijohet vetedije e tejtheksuar fetare me ndikim me pak e me shume cintegrues ne jeten shoqerore, prandaj edhe me ndikim te mundshem me pak a me shume shperberes ndaj identitetit kombetar.

    Jam i vetedijshem se cfare kundershtimesh te pezmatueshme mund te shkaktoje pohimi i ketille, por jam i vetedijshem se kundershtimet e tilla, sado te pezmatueshme qofshin, nuk do te duhej te behen arsye qe te heshtet e verteta.

    Nuk thuhet kot se te vertetat, sado te hidhura qofshin, jane me te dobishme sesa genjeshtrat e kendshme.

    Kur flitet per bashkejetesen e harmonishme te te tri feve ne jeten e popullit shqiptar, kjo nuk do te thote se fete ne jeten e tij vetvetiu ishin faktor i njesise se tij shpirterore, prandaj as faktor i konsolidimit kombetar sic ishte feja ne jeten e, ta themi, polakeve, ruseve, italianeve, spanjolleve, turqve. Duke qene pjesetare te nje feje apo, kryesisht, te nje feje, popujt e lartpermendur do te arrijne me lehte e me shpejte te ngrihen ne shkalle kombi dhe te funksionojne si kombe me njesi shpirterore. Nuk eshte perkatesia trifetare arsyeja e vetme, as, madje, arsyeja kryesore, pse shqiptaret me vone se shume popuj evropiane do te krijojne vetedije kombetare dhe do te ngrihen ne shkalle kombi. Por, perkatesia trifetare, qe percaktonte jo vetem vetedijen e shqiptareve ndaj vetes, por edhe qendrimet e te huajve, evropianeve, ndaj tyre, ishte nje prej arsyeve te nje vonese te tille. Perpjekjet e themeluesve dhe drejtuesve te Rilindjes Kombetare per t'i zbutur sa me shume perkushtimet fetare te bashkekombasve, pa dyshim, kishin arsye te forta ne ate kohe.

    Njera prej dukurive me te verejtshme ne jeten shoqerore te shqiptareve sot, pa dyshim, eshte shprehja e lire e vetedijes fetare aq e penguar ne kohen e komunizmit dhe kjo shprehje e lire e vetedijes fetare eshte fryt i cmuar i zhvillimit te demokracise ne jeten tone. Por, nuk eshte aspak e veshtire qe te verehet se shprehja e vetedijes fetare, kur e kur, po sendertohet permes tejshquarjes, tejtheksimit te saj. Shprehja dhe tejshquarja, tejtheksimi ndryshojne shume mes vete sepse nenkuptojne permbajtje dhe shkalle te ndryshme te ndjenjes. Ne qofte se, prandaj, shprehja e vetedijes fetare eshte nje e drejte themelore qe gezon mirekuptimin e pergjithshem, tejshquarja e saj e tejkalon te drejten themelore njerezore, behet menyre e propagandes dhe shpesh nuk mund ta gezoje ate mirekuptim te pergjithshem. Popujt e medhenj evropiane, qe kane krijuar aq te mira, por qe kane prodhuar edhe disa te keqija ne kontinent, i kane provuar heret pasojat e tejshquarjes se vetedijes fetare. Lufterat fetare ishin te keqijat me te medha qe kishte sjelle ajo tejshquarje e vetedijes fetare. Per kete arsye, popujt e medhenj evropiane do t'i ndajne heret fene dhe shtetin, fene dhe politiken dhe do t'i ndajne jo vetem per shkak te synimeve te prijesve fetare qe ta kene fjalen kryesore, vendimtare, edhe ne punet shteterore e politike, por edhe per shkak te tejshquarjes se vetedijes fetare e cila, si e tille, ushtronte ndikim cintegrues ne shoqeri.

    Pasojat e tejshquarjes se vetedijes fetare, natyrisht kurre sa ne Evrope, jane hetuar edhe ne historine e popullit shqiptar, madje, edhe ne kohen e Rilindjes Kombetare. Per kete arsye rilindesit me te shquar do te bejne beteje intelektuale per uljen e vetedijes se tejshquar ne shkallen e vetedijes se natyrshme fetare apo, madje, edhe kunder saj. Kunderklerikalizmi i rilindesve nuk permban qendrim kunderfetar apo, madje, afetar, sepse numri me i madh i tyre ishin besimtare me pak a me shume te perkushtuar ndaj fese; kunderklerikalizmi i tyre i njohur, ne te vertete, ishte veprimtari kunder vetedijes se tejshquar fetare, qe e pengonte zhvillimin dhe konsolidimin e vetedijes kombetare, qe ushtronte ndikim cintegrues ne procesin e integrimit kombetar dhe te njesise shpirterore te popullit shqiptar. As mendimi i njohur, fuqidhenes, tashme historik, i Vaso Pashes: fe e shqiptareve eshte shqiptaria, nuk do te duhej te kuptohej si shprehje e fare bindjeje te tij kunderfetare apo afetare. Ky eshte nje mendim teper i rendesishem, me ndikim kombetar mobilizues ne kohen e Rilindjes, por jo i parendesishem edhe ne kohen tone. Me te thuhet kjo: me e rendesishme se vetedija fetare e shqiptareve, eshte vetedija e tyre kombetare. Jo fe e atdhe, po atdhe e fe. Fete jane shume, kurse Atdheu eshte nje. Mendimi programatik fe e shqiptareve eshte shqiptaria i detyrohet bindjes se Vaso Pashes dhe rilindesve te tjere se vetedija e tejshquar fetare ne kohen e perpjekjeve per krijimin e konsolidimin e vetedijes kombetare dhe krijimin e shtetit kombetar mund te behet faktor shperberes ndaj identitetit kombetar, prandaj edhe ndaj njesise shpirterore te popullit shqiptar. Deshmi jo te pakta per kete u sillte jeta e tyre nen pushtimin e Perandorise Otomane. Varferia e skajshme ishte arsyeja pse numri me i madh i bashkekombasve te tyre largoheshin pergjithnje prej Atdheut, por perkushtimet e skajshme fetare ishin arsyeja kryesore pse disa prej tyre ckombezoheshin duke u quajtur greke, turq apo, madje, latine!

    Koha e ckombezimeve te tilla per arsye fetare ne historine e popullit shqiptar ndoshta ka marre fund, por, tani, si duket, po rifillon koha e tejshquarjeve te vetedijes fetare, e shfrytezimit te fese per nevoja politike dhe e favorizimit te njeres fe nga institucione politike e shteterore! Shembujt nuk jane te pakte dhe shembujt nuk jane te njellojte. Dhe, kjo tejshquarje e vetedijes fetare ka filluar nder shqiptaret e besimit mysliman ne Maqedoni dhe ne Kosove dhe ngadale-ngadale ka kaluar edhe ne Shqiperi, ka filluar nder shqiptaret myslimane dhe po vazhdohet nder shqiptaret e krishtere, sidomos katolike.

    Tejshquarja e vetedijes fetare myslimane dhe katolike ne jeten e popullit shqiptar po behet sot ne menyra te ndryshme, por vetem tejshquarja e vetedijes fetare katolike po favorizohet edhe prej disa vetjeve dhe disa institucioneve politike dhe shteterore vendore ne Kosove e ne Shqiperi natyrisht nen ndikimin e disa institucioneve fetare e shteterore te huaja e, sidomos, te disa mediave te huaja te cilat per Ballkanin vazhdojne te shkruajne si per nje "paradhome te Orientit barbar" dhe si "kategori me e ulet e qyteterimit". Ne kete tejshquarje te vetedijes fetare myslimane e katolike marrin pjese edhe krijues te fushave te ndryshme artistike e shkencore, ne menyre te vecante shkrimtare, duke luajtur rol perkrahes ndaj nje feje si ne Kosove, ashtu edhe ne Shqiperi. Shkruhen vepra letrare dhe publicistike te pershkuara prej vetedijes se tejshquar fetare, kurse ripunohen vepra te djeshme, kryesisht romane, duke iu shtuar pjese ose kapituj me permbajtje fetare. Vepra te tilla letrare te pershkuara prej vetedijes se tejshquar fetare, zakonisht, nuk shkruajne, dhe ripunime te tilla te veprave te djeshme, zakonisht, nuk bejne kundershtaret po sejmenet e komunizmit ne Shqiperi dhe ne Kosove.

    Nje shkrimtari, keto dite, po i merret per merite shqiptimi i fjalise, natyrisht pas permbysjes se komunizmit, se shqiptaret i takojne qyteterimit perendimor dhe, vetem, perendimor! Pohime te tilla jane shqiptuar ne Kosove shume here pas demonstratave te rinise studentore dhe shkollore te vitit 1981, ne te cilat kerkohej qe Kosova te njihej Republike; dhe, pohime te tilla jane shqiptuar, para se gjithash, per te kundershtuar propaganden e mediave serbe, ne te cilat thuhej se nder shqiptaret zhvillohet fundamentalizmi islamik! E verteta se nder shqiptaret nuk kishte fundamentalizem islamik, nderkaq, ne asnje rast nuk e permbante edhe pohimin se shqiptaret i takojne vetem qyteterimit perendimor. Jo. Pohimi propagandistik, gjithnje e me i perseritur si pohim konjuktural prej disa intelektualesh dhe prej disa perfaqesuesish te institucioneve politike, se shqiptaret i takojne qyteterimit te Perendimit, dhe vetem te Perendimit, as nuk e thote te verteten shkencore, as nuk i kontribuon bashkejeteses se harmonishme te feve ne jeten tone. Nuk e thote te verteten as pohimi tjeter, po ashtu, se pari i shqiptuar prej disa intelektualeve, se feja myslimane e numrit me te madh te shqiptareve eshte pengese per integrimin e Shqiperise (e tani, edhe te Kosoves) ne Bashkimin Evropian. Eshte e vertete, nderkaq, se sikur t'i kishin takuar qyteterimit perendimor, dhe vetem qyteterimit perendimor, mund te besohet se shqiptaret nuk do te pesonin cka kane pesuar prej vitit 1878 e deri ne vitin 1999 dhe ceshtja e tyre kombetare do te ishte zgjidhur atehere kur jane zgjidhur ceshtje te tjera kombetare ne Ballkan: ceshtja greke, ceshtja rumune, ceshtja bullgare, ceshtja serbe. Sikur t'i takonin qyteterimit perendimor, dhe vetem perendimor, shqiptaret nuk do te perjetonin ndarjen ne kater shtete po do t'iu njihej e drejta e jetes ne nje shtet.

    Shqiptaret, ne te vertete, u takojne dy qyteterimeve: qyteterimit perendimor dhe qyteterimit lindor. Dhe, kjo eshte plotesisht e kuptueshme. Duke jetuar ne udhekryqin mes Lindjes e Perendimit, duke qene te pushtuar kur prej fuqive perendimore e kur prej fuqive lindore, duke qene te ndikuar prej qyteterimit te krishtere dhe prej qyteterimit islamik shqiptaret kane marre cka kane dashur dhe cka nuk kane dashur, kane marre me deshire dhe kane marre me dhune. Kultura e tyre, qyteterimi i tyre eshte bere keshtu bashkim i te dy kulturave, i te dy qyteterimeve.

    Te dhenat qe deshmojne se shqiptaret i takojne qyteterimit islamik hic me pak se qyteterimit te krishtere jane te shumta dhe jane te ndryshme. Dhe, keshtu mund te thuhet jo pse mbi dy te tretat e popullit shqiptar i takojne fese myslimane, por pse permbajtja e qyteterimit shqiptar ne mase te madhe eshte permbajtje e qyteterimit islamik. Dhe, kete e deshmojne te dhena historike, etnografike, kulturore, gjuhesore e te tjera. Menyra e jetes e pjeses me te madhe te popullit shqiptar, arkitektura e qyteteve dhe e fshatrave, objektet e kultit, veshjet popullore, kenget dhe vallet popullore, kuzhina, ceremonite rreth lindjes dhe rreth marteses, ritualet e varrimit, adetet dhe zakonet, deshmojne, per me teper, se qyteterimi islamik eshte me i shtrire ne jeten e shqiptareve sesa qyteterimi i krishtere. Pavaresisht sa gezohet a sa deshperohet kush per kete qe thuhet, te verteten nuk mund ta ndryshojme. Te thuash tani se shqiptaret jane popull qe i takon qyteterimit perendimor e te mos thuash se i takon edhe qyteterimit lindor eshte e sigurt se do te thuash nje te pavertete, prej se ciles shqiptuesi i saj mund te kete, ndoshta, ndonje leverdi sot, por prej se ciles as shkenca shqiptare, as vete shqiptaret kurrfare dobie nuk mund te kene. Te thuash tani se portreti shpirteror i shqiptareve eshte portret shpirteror i krishtere do te thote te behesh nje propagandist fetar a politik fetar, qe nuk e thote te verteten dhe nuk i kontribuon bashkejeteses se harmonishme te te tri feve ne jeten e shqiptareve.

    Dhe, te thuash, se feja myslimane, si fe e shumices se shqiptareve, eshte pengese per integrimin e Shqiperise (e, tani, edhe te Kosoves) ne Bashkimin Evropian, do te thote te behesh propagandist fetar a politik fetar, qe nuk e thote te verteten dhe nuk i kontribuon bashkejeteses se harmonishme fetare te shqiptareve. Gatishmeria e Bashkimit Evropian per te njohur Maqedonine kandidate per pranim, kurse per te bere marreveshjet e ashtuquajtura te stabilizim-asocimit me Turqine dhe me Bosnjen e Hercegovinen, vetem sa deshmon se pohimi i sipertheksuar i disa intelektualeve dhe politikaneve tane, kryesisht i frymezuar nga leverdi vetjake, nuk eshte i vertete, as qellimmire, sepse eshte vetem propagandistik. Pengesat ne te cilat ka hasur Shqiperia ne procesin e integrimit evropian, ne te vertete nuk jane pengesa qe asaj ia ka vene Bashkimi Evropian, po pengesa qe asaj ia ka vene klasa e vete politike me sjelljet e asaj politike! Kush i percjell sadopak shkrimet e shtypit evropian per Shqiperine dhe kush i degjon sadopak deklaratat e politikaneve e shtetareve evropiane per politiken shqiptare do ta kete plotesisht te qarte se jo perberja fetare e shqiptareve, po prapangelja e trasheguar ne zhvillimin ekonomik, niveli i pakenaqshem ne konsolidimin e institucioneve demokratike, krimi i organizuar, korrupsioni i pershtrire dhe, ne lidhje me te gjitha keto e mbi te gjitha keto, konflikti teper i vrazhde mes dy aneve te klases politike, qe prodhon konflikte dhe ushtron ndikim cintegrues ne shoqerine pergjithesisht jane arsyet pse Shqiperia, njerisht, mbetet pas vendeve te tjera te rajonit ne procesin aq te deshiruar te integrimit ne Bashkimin Evropian.

    Rrenjet e kulturave dhe te qyteterimeve te popujve jane te thella: ato shtrihen thelle ne kohe dhe jane materiale e shpirterore. Ne kohen e globalizmit eshte e vertete se ato rrenje po dobesohen: njerezit ne krejt planetin jetojne gjithnje e me njesoj, argetohen gjithnje e me njesoj, mendojne e flasin per gjera gjithnje e me te perbashketa, por eshte gjithaq e vertete se ajo jete gjithnje e me e njejte, ajo veshje gjithnje e me e njejte, ai argetim gjithnje e me i njejte, ai mendim dhe ajo shprehje per gjera gjithnje e me te perbashketa nuk jane fetare, nuk jane as te krishtera, as islamike, as induse, as hebraike, sepse jane planetare. A do te jete me mire a me keq per njerezimin pse procesi i globalizimit ben keso rrafshimesh do ta tregoje ardhmeria. Ajo qe mund te thuhet sigurt qe tani eshte: procesi i globalizimit do t'i rregjoje identitetet kulturore kombetare - kete pasuri te madhe e te pazevendesueshme te planetit.

    Per te gjitha arsyet e siperthena mund te thuhet se tejshquarjet, tejtheksimet e vetedijes fetare, si myslimane ashtu edhe te krishtere, e, sidomos favorizimi i ndonjeres prej tyre nga ana e institucioneve politike a shteterore, jane veprime dhe gjykime te anshme me ndikim te mundshem shperberes ndaj identitetit kombetar te shqiptareve dhe ndaj proceseve integruese shqiptare.

    Pikerisht per arsye se qyteterimi shqiptar eshte qyteterim, njekohesisht, i krishtere dhe islamik, dhe pikerisht pse shqiptaret u takojne tri feve, intelektualit, politikanit dhe shtetarit shqiptar me pare se shkrimtarit meksikan, Karlos Fuentes, i takon te thote cka thote Karlos Fuentes. E ai, mbasi permend gjuhen spanishte ne te cilen shkruan dhe qyteterimet sic jane qyteterimi i Mesdheut, qyteterimi i indianeve, qyteterimi i zezakeve, qyteterimi i krishtere, qyteterimi islamik dhe qyteterime te tjera, thote se ne asnje menyre nuk mund te pajtohet me tezen e Samuell Hantingtonit mbi konfliktin e qyteterimeve: "nuk mund ta pranoj tezen mbi konfliktin e qyteterimeve, sepse te gjitha ato qe permenda jane qyteterime te miat dhe ato nuk mund te jene ne konflikt ne shpirtin tim. Ato i flasin njera-tjetres dhe ato jane ne marreveshje njera me tjetren".

    Ne qofte se, megjithate, mund te jete dikush qe nuk mund t'i shqiptoje mendimet e humanistit Karlos Fuentes mbi dialoget dhe marreveshjet e vetekuptueshme te qyteterimeve, atehere ai do te duhej te mos harronte se, si e thone antropologet dhe etnologet moderne, "nuk ka kultura te larta e te uleta; ka vetem kultura te ndryshme qe, secila ne menyren e vet, i plotesojne nevojat dhe deshirat e pjesetareve te tyre".

    E shpjeguar dhe e vleresuar nga aspekti i konkluzioneve te ketyre antropologeve dhe etnologeve ligjerata e paradokohshme e Presidentit Alfred Moisiu, ne Universitetin e Oksfordit del e papranueshme: ne nentekst ajo e permban favorizimin e krishterimit si fe superiore ne krahasim me fene myslimane! Nuk jam i gatshem te besoj se perdallimi i tille mes ketyre dy feve eshte mendesi e tij. Paraqitjet e tij, sjelljet e tij te kujdesshme ndaj bashkesive fetare ne Shqiperi, gjykimet e tij te matura sikur e perjashtojne kete mundesi. Por, ja, ligjerata eshte mbajtur dhe, si e tille, inkuadrohet apo, te shprehem me qarte dikush mund ta inkuadroje ne ballafaqimet e sotme kunderhistorike intelektuale mes dy feve te medha: mes krishterimit dhe myslimanizmit.

    Dhe, c'mund te thuhet me tej per marredheniet e politikes e te feve ne jeten shqiptare sot? C'mund te thuhet per perpjekjet e disa intelektualeve dhe te disa politikaneve, ne Shqiperi e ne Kosove, qe populli shqiptar te distancohet nga gjeografia e vet, duke shquar elementet e tij gjoja joballkanike dhe duke iu pataqitur Evropes cka ne thelb nuk eshte? Mund te thuhet edhe shume cka, pa dyshim. Prandaj po them edhe dicka.

    Gjithe ato qe po ndodhin e po thuhen ne fushe te feve; dhe gjithe ato qe po thuhen e po behen ne fushe te politikes ndaj feve; dhe gjithe ato qe po behen e po thuhen ne fushe te politikes kombetare ne pergjithesi viteve te fundit sikur nxisin pyetje: e kemi pranuar idene e modernitetit si ide shoqerore dhe politike? E kemi te qarte vendin e feve ne jeten tone kombetare? E kemi percaktuar mire strategjine e politikes kombetare? Nje pergjigje, per dike, ndoshta, shume e diskutueshme, qe mund t'iu jepet ketyre tri pyetjeve, eshte e mbajtur ne pyetjen e katert: mos po harrojme se pozita gjeostrategjike e tokave ne te cilat kemi jetuar e do te jetojme dhe perberja trifetare e popullit duhet te na bejne te mendojme se fati i yne historik eshte i paracaktuar per te sendertuar zbutjen e kundershtimeve mes Lindjes e Perendimit dhe per te bere sintezen e qyteterimeve te tyre?

    Korrieri, 10 Shkurt 2006
    Mekat qe talenti nuk eshte semundje ngjitese, sepse kesisoj nuk do te kishim kaq shume budallenj neper kembe.

    Frederik Rreshpja

  11. #11
    Kadare eshte i madh,s'ka fjale.

    Qosja ka thene se ky eshte shkrimtari me i madh Shqipetar.

    Vec se...kur kemi te bejme me c'eshtje si kjo,Kadare eshte teper i vogel perballe Qosjes.

    p.s:

    Traboini,

    kur te flasish per Qosjen,te lutem,mos fol i mveshur me kemishen katolike.As ate partiake.

    lunesta!

    Listes tuaj te rilindasve do t'i shtoj edhe emrin e rilindasit Qosja.Kur ne shqiptarve qe jetonim jashte kufirit te shtetit ame na ishin fikur te gjitha dritat,ishte vepra dhe fjala e Qosjes qe na bente drite.

  12. #12
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Antarsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    M duket se nj dit ju pro Kadare me ca t tjer do ta mbroni edhe tezn e dikurshme t z.Kadares,kur shkruajti se: shqiptart n ballkan po shtohen si minjt.

    Shkrimi z.Kadares sht nj shkrim mjaft sharllatan,i nivelit t ult dhe i qllimshm pr t keq. Shkurt ky shkrim dmton identitetin kombtar shqiptar.Nuk e kam ditur deri m tani se paska identitet europian pa gjuh bile t unifikuar europiane, apo ndoshta z.Kadare po e prgaditka nj gjuh t till pr shqiptart.

    z.Kadare qdohere n shkrimet e veta ka sulmuar muslimanizmin dhe nacionalizmin shqiptar, ca haptazi ,ca n mnyrn e vet t stilit dhe t tuipit dinak.Kadareja n t shumtn e rasteve kalon n ideologjin enveriste sepse sikur Enveri ashtu dhe "i madhi"Kadare ka shkruar se Shqipria ka armi ,duke i prmend n disa raste edhe emrat e nacionalistve t shquar shqiptar.Kte e shprehu dhe e bri duke iu drejtuar me nj letr t veqant EKREM BARDHS.

    Kadare e ka sinqerisht apo prsri me hipokrizi?

    Teza e dikurshme e Kadares se"po nuk u bn shqiptart t krishter nuk i do Europa sht tez e shqiptarve q duan konvertim t muslimanve n t krishter".N nj mnyr kt e pohon edhe tani i cili me spjegimin e tanishm pohon se paska qen N POZITAT SERBE.Por me heshtjen ndaj Greqis tregon se mbetet n pozitat GREKOF

    Historia e njerzimit ,prfshir edhe fen ,nuk mund t bhet e ribhet sa her u teket hartuesve t skemave konjukturale.

    Ua ruajt perndia "t madhi"z.Kadaren s bashku me prkrahsit e tij t tipit :
    greko- bizantin e sllavo-ortodoks.

    Sabri Selmani

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Antarsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,120
    ore secili ka mendimin e qellimin e vet

    o sabri, po flas me ty e te marrin vesh tjeret...

    ata dy burra siper teje, Kadare e Qosja nuk besoj te jene profetet
    secilin njeri e mbron VEPRA E VET, poashtu edhe e fundose negativja e secilit person te kesaj bote
    secili njeri i gjalle ne kete bote ka gabime, bile edhe vet profetet me te medhenj!

    Vetem Zoti eshte i pagabueshem!

    Edhe gabimet e Kadarese e Qosjes i dijme, as nuk jane Dy Majat e Kombit dhe as nuk jane dy yje te kombit krejt krejt krejt te paster - engjuj nuk ka - POR, qellimi i tyre
    ndaj kombit, eshte largpames e nuk mund te vleresohet I KEQ, (cfaredo qe te thone te dyte) as nga armiqet me te egjer!

    Njeriu qe pretendon se eshte i vertete - duhet ta thot TE VERTETEN: s'je ti i vetmi qe shprehesh ashtu, e kuptojme pezmin tend e te fese, por ai me shume eshte pezmi i fese, se sa yti, qe hiqesh si katakomb fetar e on pluhur panevoje, se krejt ate qe din ti, e dijme shume shqiptare edhe me mire se ti!

    Keto dy shkrime te Kadarese e Qosjes, jane provime kombetare, ku te dyte e japin PROVIMIN PARA KOMBIT MESUES. Dallimi ne mes tyre eshte: Kadare anon krejtesisht kah feja e vjeter jona, po as nuk e kruan bash bute, e Qosja jep diagonale dyanesore, me ndikim, qe eshte krejt e vertete. Ndjeje kulturen, kengen, vallen, theksin aziatik - e Kadare t'i kepute penjt me shkurt, e Qosja t'i len pejte me te gjate te manevrosh me logjiken e shendoshe - gjeje vetveten.
    Me realist eshte Qosja, anipse me i rralle, brum me i shtrire, jo aq i dendur ne mendime te forta, e me diplomat fjale eshte Kadare, qe ta jep diagnozen e kjarte e serte: do te vdesesh, o do te shpetosh! N'da grrithu, e vraje veten - o qesh e prite vdekjen burrerisht! Ai shqiptar qe i ka studjuar te dyte, i njeh me mire!

    Po nje dije ti e te gjithe shqiptaret: 1966 - 2006, kater dekada, e shih sa potencial kadrovik kemi sot edhe te shtypur ne te dy anet e kufirit vllazeror (secila politike ne menyren e vet, e te dyjat gati si nje brumi) - PO sikur t'i kishim pase keto mundesi zhvillimi intelektual, gjate mbi pese shekuj roberie nen turqit, e mbi pese shekuj roberie nen romaket (para tyre), e mbi tete shekuj (870 vjet) nen bizantin e sllavet - ku do te ishim na sot? Mesiguri do te ishim nder kombet me te forta europiane e aziatike (duke aluduar ne genin e menurise e guximit shqiptar, ne inteligjencen e shqiptarit e guximin e tij luftarak).

    Nuk jane pa qellim tre fete me te forta te botes, brenda popullit shqiptar. Na dogjen e poqen pushtuesit per afro tremije vjet (qe i dijme pakez, lere lashtesine deri ne antikuitet), gjithcka te mire, na moren deri tek shpirti - athua nuk kishin mundesi pushtuesit, te mos na i jepnin edhe keto tre fete tona? Po kishin, por deshten te na lene ne pese shtete e tre fe, te coptuar, arrna gjeografike, secili pushtues sipas interesave te veta! Pyetja eshte: sa e kuptojne shqiptaret kete histeri? Shume sish, por tu ka mbeltuar ne shpirt e mendje me shekuj e periudha historike edhe po te tentosh ta nxierresh jasht shpirti - krishtin e allahun, e t'i adhurosh shqip, si me emra, si me besime - duhet ta nxierresh edhe lukthin jasht!
    Jane pjeke e nuk hiqen, vetem mund te krasiten degesh me ndonje diktature te forte (si ajo enveriste), po perseri fara e besimeve nuk zhduket. Secili besim ka menyren e vet te predikimit e aplikimit fetar, e secili mundohet te jete me afer Zotit, Krijuesit o po edhe secili ka te metat e veta, sepse perderisa Librat e Shenjte, paskan zbritur nga Qielli, athua nuk ka fuqi Ai Krijuesi edhe t'i aplikoj e t'i mbroje tok me fete, po ka mbetur sabriu e gjoni e anastasi - qe t'i mbroje?!

    Krejt qellimi yne eshte tek identiteti shqiptar: a eshte europian apo aziatiko-afrikan, ku eshte Toka e Shqipes ne harte? A ben si ajo: vithet tek burri e kryet ne gjini? Jo, vetemsa e mashtron vetveten, se nje dite del dui sa kapui! A do te kishte ndodhur masakra e Srebernice 10-12 mije boshnjake per tre dite te zhduken ne gazera, ne sy te botes moderne - po te mos ishin musliman? Kurre, nuk do te ndodhte ashtu. Ceshtja eshte: o ngat fese e pa atdhe, o ne atdhe e lere fene rahat, beso si gjithe bota, se e dijme sa na ndihmon ne keto momente historike! E kur te behesh fuqi e superfuqi, edhe fese ia ben me sy! Po as ajo nuk to te thot se - ti je me afer ne preher te Zotit!!!

    Identitet shqiptar - europian!

    ''o kohera o kulla te vjetra
    ka kund shpirt pa te meta?''

    Kerkoj falje se nuk thashe gati asgje...hm as gabimet orthografike s'i paskam ndreqe...nejse mendime te lira e te rreshketa...
    Ndryshuar pr her t fundit nga ZANOR : 29-03-2006 m 06:38

  14. #14
    Ismail Kadare sht m i madhi i letrave shqipe. Kjo nuk diskutohet!.Gjithmon mund t msojm prej tij prandaj ,kjo tm edhe po t jet gjithmon n forum sht e nevojshme. Duke e lexuar Kadaren e duke u marr me t ,e njohim Historin ton ,Kulturn ton,Krenarin ton shum m mir.
    Pra , duke studjuar Kadaren , studjojm vetn ton qenien shqiptare n prgjithsi.
    Ndryshuar pr her t fundit nga faiksmajli : 29-03-2006 m 11:48

  15. #15
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Antarsuar
    07-11-2002
    Mosha
    45
    Postime
    3,394
    Debat shume i mire ky midis Kadarese dhe Qosjes, dy prej intelektualeve me te medhenje te gjalle shqiptare.

    Une mendoj se qe te dy pjeserisht kane te drejte. Mendoj qe Qosja ka te drejte kur thote qe qyteterimi yne kombetar ka ngjashmeri me ate te Lindjes se Afert dhe te Mesme, edhe per vet afersine gjeografike qe kemi, mirepo qyteterimi yne nuk eshte qyteterim islam, sepse ka qene keshtu edhe para se te ekzistonte islami, e edhe para se nje pjese e kombit te islamizohej, bashke me faktin tjeter qe e njejta ngjashmeri ekziston ne gjithe Ballkanin, jo vetem tek shqiptaret por edhe tek greket, bullgaret, serbet, italianet jugore, e deri te kroatet, dhe ketu Kadare ka te drejte, se qyteterimi yne eshte prape me shume europiane e nuk eshte islam. Ngjashmerite duken fare qarte si ne mentalitet e menyren e jeteses, ashtu edhe ne art, muzike, kuzhine etj..
    Ndryshuar pr her t fundit nga dodoni : 29-03-2006 m 22:57
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Antarsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    E Enjte, 30 Mars 2006


    PAPA NE SHTEPINE E SHQIPTAREVE .

    Papa Gjon Pali i dyte, njeriu qe besonte ne mrekullite, ishte dhe mbetet vete mrekullia e koheve tona. Kurre me pare ndonje lider nuk ia ka dale qe te flase para turmave gjigante si ai, kurre me pare ndonje lider nuk ka ditur te projektoje me kaq force imazhet e tij ne zemrat dhe mendjet e njerezve. Papati i Gjon Palit te Dyte pati si fill perbashkues paqen dhe bashkejetesen. Ne nje kulture si kjo e jona, e mesuar qe te djege me nxitim cdo argument si mode kalimtare, pesoi metamorfoze perballe karizmes se njeriut qe vinte nga Lindja e Ftohte. Fjalet e tij kane eksploruar boten bashkekohore duke medituar mbi te kaluaren dhe duke ofruar nje shprese per te ardhmen.

    Ati i shenjte diti si pakkush te gjeje nje vije te komunikimit direkt, te hapur e te thjeshte me besimtaret e ne pergjithesi me njerezit moderne. Nga ftesa e tij per te mos patur frike kur ai ju shfaq botes nga sheshi i Shen Pjetrit ne vitin 1978 deri ne momentet e fundit ku dhimbja dhe vuajtja u kthyen ne vlere universale duke sfiduar ligjet e konsumizmit e te aparences, njerezimi mbare njohu nje ekzistence e cila kthehet ne liber jete e nga i cili marrin pergjigje pyetjet tona me te thella e me te fshehta. Me shpirt profetik, i vemendshem ndaj shenjave te kohes, Gjon Pali i Dyte, njeri europian, revokon me force rrenjet e thella kristiane te kontinentit te vjeter duke e konsideruar ate atdheun e perbashket te te gjithe europianeve, shpetimin e tyre.

    Ne nje bisede te ndezur me nje gazetare te njohur, ai pati thene: Vendi im, Polonia, eshte denuar me vdekje shpeshhere, por ka mbijetuar duke u mbledhur rreth vetvetes e duke u mbeshtetur fort ne rrenjet e perbashketa kulturore. Europa eshte nje, pati ngritur zerin ne fund te bisedes. Kjo vlen edhe per Shqiperine, te ciles ne prill te vitit 1980, ai do ti drejtohej nga Otrantoja per ti dhene shprese, per ti bere te njohur komunitetit nderkomtar martirizimin e saj, e mbi te gjitha komunisteve shqiptare qe izolimi qe ata ndertuan nuk e kishte ndare Shqiperine nga Vatikani, nga Perendimi.

    Nga filozofia e tij filluan te tendosen telat me gjemba derisa u keputen, te shemben muret e ndarjes, te triumfojne te drejtat e njeriut, te bien paragjykimet per te ndryshmin. Nga mendimi i tij na shfaqet nje Europe ne ndryshim, ne kerkim te nje identiteti te ri, nje Europe qe do te jete edhe sfida e mijevjecarit te trete.
    Gjon Pali ka nje vit qe u mungon syve te mbare njerezimit, por zemrat dine ti jene besnike. E kemi pare duke brohoritur nder nje milion te rinj ne Torvergata, duke ecur mendueshem perballe murit te loteve ne Izrael, duke medituar me qetesi ne xhamine e Damaskut, duke perkedhelur varrin e Indira Gandit, duke fermentuar lirine e vendit te tij ne Varshave, duke sfiduar ne emer te dinjitetit njerezor diktatoret, duke puthur token shqiptare pas nje zhuritjeje shekullore.

    Papa ne Shqiperi eshte nje kapitull i ndritur i historise sone.
    Pese shekuj me pare, Papa Pikolomini do te nisej drejt Shqiperise per tu takuar me mbrojtesin e cilivizimit perendimor, Gjergj Kastriotin, por fati nuk deshi ndersa ne prill te vitit 1993 pasaardhesi i Tij erdhi per ta rifutur Shqiperine ne Perendim, per te bekuar demokracine e re qe sapo kishte lindur. Me gjuhen e dashurise, ai na le mesazhe te vyera tolerance e ndertimi te shtetit te se drejtes, kujtojme fjalet e tij: Njeriu dhe Zoti nuk jane nje alternative dhe nuk konkurrojne njeri tjetrin.

    Perkundrazi, njeriu ka nje dinjitet te larte,tamam sic i ka hije nje krijese te bere sipas imazhit te Zotit. Njohja e kesaj vlere te cdo njeriu, do te beje qe edhe ekonomia te gjeje ekuilibrin e drejte ndermjet arsyeve te aftesive dhe spikatjes se solidaritetit dhe do ta coje keshtu impenjimin politik me nje kerkese pergjegjesie ndaj se mires se perbashket, duke ndjekur gjithmone kerkesat e respektimit ndaj etikes dhe moralit. Ai e pasuroi kujtesen tone me imazhet e paharrueshme te takimeve me shpirtin e kombit tone, Nene Terezen, venerimi ndaj se ciles u duk me lumturimin e saj ne vitin 2003.

    Pikerisht perballe fondamentalizmit fetar dhe intolerances, Karol Voitila ka insistuar me forcen e shpirtit dhe te fjales qe besimi i vertete eshte kunder cdo lloj radikalizimi dhe abuzimi ne emer te Zotit. Nuk mund te kete vdekje ne emer te Zotit. Kete mesazh, ai e ka perseritur pa u lodhur e me te eshte fuqizuar per te rrezuar barrierat shekullore te urrejtjes e konkurrencen ndermjet besimeve me lutjen qe tek adhurimi i perbashket ndaj Hyut, njerezit e besimeve te gjejne motive bashkepunimi per paqen, drejtesine, lirine e progresin.
    Kudo qe Voitila eshte shfaqur, ka tingelluar fort Apeli ne mbrojtje te dinjitetit te njeriut apo shtytja qe te kemi ne zemer fatet e te pambrojturve mbi te cilet rendon logjika e perfitimit.

    Papa Karol, pra, ia doli qe te behej zedhenes i te drejtave pertej cdo kufiri kulturor, social ekonomik e fetar. Ne kete kontekst, ish presidenti Berisha, sot kryeminister i vendit, nga sheshi Skenderbej, ne vitin 1993, pa asnje ekuivok, tha: Kisha polake i dha Selise se Shenjte papen sllav, misionarin e madh, qe me forcen e mbipushtetshme te ideve dhe parimeve dha kontribut paresor ne rrezimin e perdes se hekurt, dhe sot po me kete arme ai lufton dhe perpiqet te rrafshoje murin e parave qe rrezikon ta zevendesoje kete perde. Prandaj dhe Papa Voitila eshte Papa i shpreses dhe ringjalljes.

    Njeriu qe vinte nga VADOVICE, i quajtur Karol Voitila, peshkatari i njerezve, i kerrusur nga dhimbjet hyri drejt e ne histori me madheshti, ndonese ishte i pervunjte, duke na pasuruar te gjithve. Ne shqiptareve vecanerisht na la porosi: Mesoni artin e dialogut dhe te degjuarit, qofte edhe kur ky art eshte i lodhshem. Ky eshte cmimi i lirise. Ky eshte sekreti i progresit te vertete moral dhe civil. Per udhekryqet tona na la kumtin: MOS KINI FRIKE!.

    Ju faleminderit!

    Nga Bujar Leskaj *

    *Minister i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve. Fjala e mbajtur dje ne hotel Sheraton ne konferencen me teme Papa Gjon Pali ne shtepine e shqiptareve.

    KJ

  17. #17
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Antarsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar m par nga Sabriu

    z.Kadare qdohere n shkrimet e veta ka sulmuar muslimanizmin dhe nacionalizmin shqiptar, ca haptazi ,ca n mnyrn e vet t stilit dhe t tuipit dinak.
    Problemi eshte se myslimani i mire eshte Shqiptar i vaket. Pse? Sepse e ka besnikerine e vet te dyzuar nga popullit Mysliman (ymetit) dhe popullit Shqiptar.
    Prandaj islami eshte pengese per krijimin dhe zhvillimin e kombit mbi baza jo-fetare, sic e para-shikuan Eterit tane te shek te 19te. Keshtu qe Kadareja ve ne dukje kete konflikt. Nuk eshte sulm ndaj Myslimaneve, eshte thjesht konstatim.

  18. #18
    Manitu Maska e kiniku
    Antarsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos t na vij cudi se cdo frymor nga vete natyra priret t kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Rexhep Q.

    "Kur flitet per bashkejetesen e harmonishme te te tri feve ne jeten e popullit shqiptar, kjo nuk do te thote se fete ne jeten e tij vetvetiu ishin faktor i njesise se tij shpirterore, prandaj as faktor i konsolidimit kombetar sic ishte feja ne jeten e, ta themi, polakeve, ruseve, italianeve, spanjolleve, turqve"


    he-he.

    Kur Shqiptaret e lidhjes s Prizrenit krkonin nga Berlini, nga Bizmarku, ky iu thot: Kombi Shqiptar, nuk ka komb Shqiptar, ju jeni Turq. Ne duam ta largojme nga Europa, ju e keni perqafuar. Kam frig se aspiratat e Qosjes tejkalojn mundsit\aftsit e tij.

    Dikur ishim mbrojtes t Europes, sot jemi vrima e zeze e saj. Degradim se jo mahi. Shqiptari nuk ka identitet Europian, nuk e ka as E-n e Europes, pervec gjeografikisht. Shiqoni vetem temen "Cfare do t thot t jesh Shqiptar" ku qarte shihet nj krenari e pa-fre n kufi me veteledhatim. Me vjen t printoj ket teme dhe t masturboj dikund ne bunkeret e rivieres Shqiptare me shkrimet e Shqiptarve. Aq me ndezin.

    Europianizmi nuk do t thot antena satelitore e dy or pornografi pas ores 23 duke then "Shiqo Qafirat". Europianzimi sht standard q cdo Europian e trashegon nga gjyshrit e tij filozofe, jo nga gjysherit fisnik qoban me shpirt t pasur bujar dhe me kanun t madhit Lek n njrn dor e n tjeren duke krruar testiset. Fundja, pr Europen mund t flasin vtm nipat ton dhe at nese...
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  19. #19
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Antarsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Kiniku manipulon deklaraten e Bizmarkut,

    Ky rezon , kiniketj si duket qenkan ndonje misionar argat i i evrops se MYKUR krishtere e cila dit e nat ka punuar punon dhe do t punoj pr farosjen e popullit ton,ti rezon & co,pa dyshim se nuk jeni shqiptar,ti o je ndonj vlleh i flliqur apo ndonj grek i pist,t cilt tentojn t nxisin prarje fetare mes shqiptarve,ku populli shqiptar ka nj tradit shekullore me toleranc fetare fal shumics muslimane!!Sa i prket asaj evropes tnde "qytetruese" ajo evrop e jotja mesjetare ,barbare ajo mohonte t ekzistonte nj komb shqiptar ,nuk harrjm deklaratat e Europianit mesjetar Bizmarkut i cili thonte se kombi shqiptar nuk egziston ,dhe ajo evrop e "civilizuar " i ndante tokat e shqiptarve kristosllave greke dhe serbo -malazias.

    Abdi Baleta kur potencon se prania e faktorit musliman n Shqipri ka qen faktor shptimtar ,prmend edhe Arsa Millatovicin,armikun e madh t shqiptarve,i cili thot :"shqiptart me prqafimin e fes Islame i shptuan sllavizimit"

    Pra Islami ishte ai q e shptoj kt popull nga shkombtarizimi dhe asimilimi.
    Prveq ksaj edhe shum autor t huaj e kan mbshtetur kt tez kshtu sipas I.Irwwin,R .Falaschi, W:Sawis,Roberto Maroko della Rocca etj:"Islamizmi i shqiptarve ka
    qen nj prit kundr presijonit sllav , ashtu sikundr m par pranimi i katolocizmit ka qen e ngjashme kundr Greqizimit t sjell nga Ortodoksoia Bizantine.
    T njejtt historian pohojn se:"Shum katolok n vete prqafuan fen e re .Dukej q arsyeja e tyre ishte frika dhe urrejtja q ushqenin pr sllavt .Me kthimin n fen Islame ata u bn aleate t barabart me Turqit dhe pr kt fituan sigurin kundr fuqive sllave,t krishtere."

    rrezon,kinik etj,, qenkeni me t vrtet TURPI I KRISHTIT.

  20. #20
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Antarsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar m par nga Sabriu

    Abdi Baleta kur potencon se prania e faktorit musliman n Shqipri ka qen faktor shptimtar ,prmend edhe Arsa Millatovicin,armikun e madh t shqiptarve,i cili thot :"shqiptart me prqafimin e fes Islame i shptuan sllavizimit".
    Ai Sllavi nuk ka si ta thote ate pasi, nqs eshte sllav nacionalist, atehere mendon qe Shqipot ne fakt jane Sllave. Pra s'kishte c'te sllavizohej. Fatkeqsisht, Sllavet e Greket e Ruset ende mendojne si Turqit. Ti je c'fe ke! Eshte nje konceptim idiot, shume me i prapambetur sesa konceptimi i vetes te bariut te thjeshte shqipfoles (e me vone ShqiptAR) nder shekuj.

    Asimilimi ndodh vetem ne zonat kufitare. Nqs je dakort me Bajge-lehtin atehere ti potencon qe Kosova eshte zone kufitare, historikisht Serbe, e me pakice popullate Shqiptare.

Faqja 0 prej 29 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema t Ngjashme

  1. Premisa t gabuara
    Nga Arrnubi n forumin Komuniteti musliman
    Prgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Identiteti Shqiptar
    Nga ILovePejaa n forumin shtja kombtare
    Prgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-04-2011, 15:47
  3. Rexhep Qosja: T vrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB n forumin shtja kombtare
    Prgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Identiteti Kosovar dhe Bashkimi i Kosovs me Shqiprin
    Nga dodoni n forumin shtja kombtare
    Prgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 11:43

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •