Pėrvjetori i heshtur i Pjetėr Gacit
A. Dushi
Shkodėr- Mbushen sot 75 vjet nga lindja e njė prej kompozitorėve mė tė shquar tė muzikės shqiptare, Artistit tė Popullit Pjetėr Gaci. Rastėsisht, data e lindjes sė tij, 27 marsi pėrputhet dhe me datėn e vdekjes sė mjeshtrit tė muzikės, i cili u nda nga jeta mė 27 mars tė vitit 1995. Kompozitori i mbi 300 veprave muzikore si kėngė popullore, muzikė e lehtė dhe pėr fėmijė, vepra sinfonike si kanatata, opera, operetta, tabllo koreografike, romanca, muzikė filmash etj. ėshtė lėnė nė harresė. Pjetėr Gaci ėshtė ndėr ato emra me tė cilėt muzika shqiptare krenohet kudo, dhe harresa e kėsaj figure, kontributi i tė cilit nė muzikėn shqiptare ėshtė tepėr i madh dhe i pamohueshėm, ėshtė e pajustifikueshme. Ashtu si dhe vitin e kaluar nė 10 vjetorin e vdekjes sė tij, edhe kėtė vit qė pėrkon me 75- vjetorin e tij tė lindjes, asnjė aktivitet pėrkujtimor nuk ėshtė menduar, pėr nderimin e kėsaj figure qė la pas njė pasuri tė ēmuar muzikore, me vlera tė mėdha. Lihet nė harresė kompozitori dhe njėkohėsisht poeti i kėngės himn Pėr ty Atdhe , i operave Toka Jonė e Pėrtej Mjegullės, i kėngėve Shqiponjė e lirė, Gryka e Kaēanikut, Ky merak, Qytetit tim, Lahutari, etj. Ai ėshtė autori i koncerteve pėr violinė e orkestėr, duke u bėrė kompozitori i parė shqiptar nė historinė e artit muzikor shqiptar qė krijoji vepra tė tilla, tė cilat janė tė, pėrhershme nė repertorin e violinistėve shqiptarė jo vetėm nė Shqipėtri por dhe nė botė, i romancave Fushave, Elegji, etj. Pjetėr Gaci u diplomua nė konservatorin e Moskės pėr violinė, vegėl tė cilėn e deshi aq shumė dhe nuk e lėshoi nga dora. E veēanta e krijimtarisė sė Pjetėr Gacit ėshtė se ai lėvroi me sukses tė gjitha zhanret e muzikės.
27/03/2006
Krijoni Kontakt