Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kompozitori Pjetėr Gaci

    Pėrvjetori i heshtur i Pjetėr Gacit


    A. Dushi

    Shkodėr- Mbushen sot 75 vjet nga lindja e njė prej kompozitorėve mė tė shquar tė muzikės shqiptare, “Artistit tė Popullit” Pjetėr Gaci. Rastėsisht, data e lindjes sė tij, 27 marsi pėrputhet dhe me datėn e vdekjes sė mjeshtrit tė muzikės, i cili u nda nga jeta mė 27 mars tė vitit 1995. Kompozitori i mbi 300 veprave muzikore si kėngė popullore, muzikė e lehtė dhe pėr fėmijė, vepra sinfonike si kanatata, opera, operetta, tabllo koreografike, romanca, muzikė filmash etj. ėshtė lėnė nė harresė. Pjetėr Gaci ėshtė ndėr ato emra me tė cilėt muzika shqiptare krenohet kudo, dhe harresa e kėsaj figure, kontributi i tė cilit nė muzikėn shqiptare ėshtė tepėr i madh dhe i pamohueshėm, ėshtė e pajustifikueshme. Ashtu si dhe vitin e kaluar nė 10 vjetorin e vdekjes sė tij, edhe kėtė vit qė pėrkon me 75- vjetorin e tij tė lindjes, asnjė aktivitet pėrkujtimor nuk ėshtė menduar, pėr nderimin e kėsaj figure qė la pas njė pasuri tė ēmuar muzikore, me vlera tė mėdha. Lihet nė harresė kompozitori dhe njėkohėsisht poeti i kėngės himn “Pėr ty Atdhe “ , i operave “ Toka Jonė” e “Pėrtej Mjegullės”, i kėngėve “Shqiponjė e lirė”, “Gryka e Kaēanikut”, “Ky merak”, “ Qytetit tim”, “Lahutari”, etj. Ai ėshtė autori i koncerteve pėr violinė e orkestėr, duke u bėrė kompozitori i parė shqiptar nė historinė e artit muzikor shqiptar qė krijoji vepra tė tilla, tė cilat janė tė, pėrhershme nė repertorin e violinistėve shqiptarė jo vetėm nė Shqipėtri por dhe nė botė, i romancave “Fushave”, “Elegji”, etj. Pjetėr Gaci u diplomua nė konservatorin e Moskės pėr violinė, vegėl tė cilėn e deshi aq shumė dhe nuk e lėshoi nga dora. E veēanta e krijimtarisė sė Pjetėr Gacit ėshtė se ai lėvroi me sukses tė gjitha zhanret e muzikės.




    27/03/2006

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pjeter Gaci

    Pjetėr Gaci ėshtė kompozitori shkodran, violinisti virtuoz dhe pedagogu i muzikės klasike. Ishte pedagog nė Liceun Artistik dhe mė pas nė Institutin e Lartė tė Arteve. Rrugėn e artit e filloi si violinist dhe u bė themeluesi i muzikės violinistike shqiptare. Arriti maja me kompozimin e kėngės, si te “Pėr ty atdhe” dhe “Gryka e Kaēanikut”.

    Pjetėr Gaci u lind nė fshatin Shtiraj tė rrethit tė Shkodrės mė 27 mars tė vitit 1931. Nė Shkodėr kreu arsimin fillor. Studimet pėr violinė i nisi nė Liceun Artistik "Jordan Misja" nė vitet 1948-1952, pėr t'i vazhduar nė Konservatorin e Moskės “P. I. Ēajkovski” nė tė cilin edhe u diplomua nė pranverė tė vitit 1967.

    Nė vitin 1967, bėhet drejtor i cirkut tė Tiranės, i Estradės dhe i Teatrit tė Kukullave tė qytetit. Nė vitin 1970, ėshtė kompozitor nė krijimtari tė lirė dhe pas vitit 1976 vendoset pėrfundimisht nė Shkodėr, ku krahas kompozimit u pėrkujdes edhe pėr klasėn e violinės nė shkollėn e mesme artistike "Prenk Jakova" tė kėtij qyteti.

    Ai ka meritėn tė ketė kompozuar tė parin koncert pėr violinė nė historinė e muzikės shqiptarė, tė parėn baladė pėr violinė dhe piano, si dhe tė jetė anėtar i Trios sė parė instrumentale (pranė TOB, 1956).

    Prirja kryesore nė krijimtarinė e tij do tė mbetet muzika vokale, nė tė cilėn ka lėnė shembuj tė paharruar veprash qė nga kėnga e deri tek opera, si opera "Toka jonė", "Pėrtej mjegullės", kantata "O moj Shqipni, e mjera Shqipni", "Pėr ty Atdhe" . Nė vitin 1989, Pjetėr Gacit iu akordua titulli "Artist i Popullit". Ndahet nga jeta ne 27 mars 1995.

    https://www.teksteshqip.com/pjet-r-gaci/biografia
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 20-09-2017 mė 11:26

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Pjeter Gaci

    Kompozitori I Hymnit " Per Ty Atdhe "



    Perjetesi !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 20-09-2017 mė 10:46

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Pjeter Gaci

    Versioni qe s'do rresht kurre se degjuari ! Emocion I papershkrueshem ....... Inva Brilante !



    MIRENJOHJE & RESPEKT per Mjeshtrin e Madh PJETER GACI per kete kenge thesar te paēmuar qe I dhuroi Kombit !

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Pjeter Gaci


  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Pjeter Gaci

    “Kėtė e kam shkrue pėr gruen tande”, e vėrteta prapa kėngės “Ky marak"

    Muza qė ka inspiruar njė prej kėngėve mė tė bukura tė dashurisė (“Ky marak” nga Pjetėr Gaci), ishte njė prej femrave mė tė bukura shkodrane, nė vitet ’70 tė shekullit tė kaluar. Por, kjo “dashuri” qė ngjan me “Elegjinė e Marienbadit” tė Gėtes – “vlerė e lartė njerėzore dhe aspak tė pėrlyer prej banaliteteve tė pėrditshme” – shpėrfaq kulturėn dhe humanizmin shqiptar qė po tretet.

    Pjetėr Gaci veē e ka parė muzėn nė rrugė (“Kur kalon rrugės me naze/ si lule zambak/ ndalu pak e hidhma synin/ se kam zanė marak”), ndėrsa nuk e ka publikuar kėngėn pa e marrė lejen e burrit tė muzės (me tė cilin po ashtu nuk ka ndenjur kurrė).

    Pėr ta kuptuar kėtė ndjesi dhe historinė prapa kėngės, lexojeni njė pjesė tė rrėfimit profesorit, dramaturgut dhe shkrimtarit Stefan Ēapaliku, nga vepra “Secili ēmendet simbas mėnyrės sė vet”!
    “Nuk e nxirrte qė nuk e nxirrte zotni Pjetri kėngėn nė publik, pa ia treguar mė sė pari tė shoqit tė asaj zonje e pa marrė leje prej tij, edhe pse askund nė kėngė nuk permendej emri i saj.
    – Unė jam Pjetėr Gaci, – i doli pėrpara njė mėngjes tė shoqit tė muzės sė vet, – dhe unė e di se kush jeni.
    – Unė, e di se kush jeni ju, – iu pėrgjigj zotėria.
    Atėherė Pjetri i kėrkoi vetėm pesė minuta pėr tė kthyer sė bashku te shtėpia e vet. U ul nė piano dhe ia kėndoi kėngėn.
    – Ja, kėtė desha me ta tregue, – i tha, – dhe ti je i pari qė e dėgjon. Kėtė kangė e kam shkrue pėr gruen tande e nė qoftė se ti thue mos me e nxjerrė, unė tash e fshij e tė kėrkoj tė falun pėr guximin.
    Duhet tė ketė ndejė me kryet ulė ai farė burri. Ndoshta edhe ai tjetri. Por jo.
    Pauza nuk kish zgjatė shumė.
    -Unė po ndjehem i nderuem, mor zotni Pjetėr, pėr kėto fjalė e kėtė muzikė tė bukur qė ia paske kushtue sime shoqe. Tė falemnderės, – i ka zgjatė dorėn dhe ka dalė”! /Telegrafi/
    InspirimiPjetėr GaciShkodra

    http://www.kultplus.com/muzika/kete-...nges-ky-marak/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 24-02-2018 mė 10:39

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Pjeter Gaci

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 24-02-2018 mė 10:44

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,316
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Pėrvjetori i heshtur i Pjetėr Gacit

    Pjetėr Gaci, artisti i sinqertė qė shkroi vetėm muzikė

    ZEF ĒOBA

    27 marsi i vitit 1931 ėshtė data kur Pjetėr Gaci hyri nė jetė dhe me talentin e pėrkushtimin e tij, i dha kulturės sonė muzikore njėrin prej emrave mė tė dashur e mė tė nderuar tė artit tonė muzikor. Nga fshati Shirq ku lindi, qė nė moshė tė njomė kur ishte 3 vjeē, familja e tij u zhvendos pėr tė jetuar nė Shirokė, nė njė vend piktoresk e pikė turistike shumė e frekuentuar, ku shkodranėt kanė shkuar pėrherė pėr tė pushuar, pėr t’u zbavitur e argėtuar.

    I ati, njė rapsod i talentuar, qe i pari, i cili, herė me lahutė, herė me ēifteli dhe me zėrin e tij, ndikoi nė ndjenjat e holla dhe nė prirjet muzikore. Pjetri, fėmijė i vėmendshėm e me njė talent tė rrallė, do tė shkruante nė ndėrgjegje e nė memorie tė parat brendi e pėrmbajtje tė ēmuara e tė rėndėsishme, nga kodi i eposit dhe folklorit tonė. Nė Shirokė, nė kontakt me grupet shoqėrore qė shkonin pėr t’u argėtuar, ka rast tė njohė e tė marrė nė dorė veglat muzikore si mandolinėn, fizarmonikėn e violinėn.

    Tingujt e mrekullonin. Duart e vogla filluan t’i rrėshqisnin nė tastierė herė tė njėrit e herė tė tjetrit instrument, duke radhitur tinguj e bėrė melodi. Kėshtu tėrhoqi vėmendjen e artistėve dhe hyri nė shkollė nė Shkodėr, e prirjet e forta muzikore i hapėn rrugėn pėr nė Liceun Artistik tė Tiranės, ku ndjek me sukses mėsimet nė klasėn e violinės. Me mbarimin e kėsaj shkolle, nė tė cilėn talenti i tij ka spikatur dukshėm, nė vitin 1952 dėrgohet nė Konservatorin Ēajkovski nė Moskė, pėr tė vazhduar studimet e larta nė specialitetin e violinės. Kėtu zgjeron nė mėnyrė tė ndjeshme dijenitė e tija, duke u aftėsuar nė disiplina tė ndryshme tė kėtij arti.

    Ambienti qė e rrethonte dhe jeta artistike tepėr e pasur nė kėtė qytet me tradita tė mėdha nė artet e kultivuara, si dhe njohja me shumė personalitete artistike tė kalibrit botėrorė, do tė kenė njė ndikim tė fuqishėm tė djaloshit me trup tė shkurtėr, por me botė tė madhe, Pjetėr Gaci, tek i cili po kultivohej ndjenja e pėrgjegjėsisė dhe e detyrimit artistik.

    Ishte bashkuar nė shoqėri me Ēesk Zadejėn, Rifat Teqen, Avni Mulėn, Tish Dainė, Lukė Kaēen, Milto Vakon, Mentor Xhemalin e tė tjerė muzikantė tė talentuar pėr tė vazhduar studimet, por ndėrkohė zhvillonin edhe aktivitete duke marrė pjesė me koncerte nė jetėn artistike. “Pėr herė tė parė e pashė Pjetrin – shprehet bashkėshortja zonja Tamara Gaci nė kujtimet e saja – nė Sallėn e Koncerteve tė Konservatorit tė Moskės. Isha nė sallė nė mes tė publikut.

    Pjetri luajti romancėn e Rahmaninovit. Kėtė pjesė e kisha dėgjuar nė mjaft interpretime tė ndryshme, por interpretimi i kėtij djaloshi shqiptar ishte aq i ngrohtė, aq i ndjeshėm, saqė me lojėn e tij iu transmetoi dėgjuesve atė muzikė si magji. Kur Pjetri uli violinėn, shpėrthyen duartrokitjet. Nuk i rezistova dėshirės t’i shtrėngoja dorėn dhe ta pėrgėzoj, e ta falėnderoj violinistin pėr kėnaqėsinė e ēastit magjik qė na krijoi me violinėn e tij”.

    Nė vitin 1956 kthehet nė atdhe e me plot pėrkushtim dhe pėrgjegjėsi obligohet pėr tė pėrligjė dhuntitė e tij muzikore me shumė pasion e frymėzim. Nuk pati interpretim apo pentagram tė mbushur me nota nga violinisti dhe kompozitori ynė i mirėnjohur, qė nuk ėshtė pėrjetuar thellė artistikisht. Ndjenja dhe emocioni pėrshkon dukshėm vargun e tingujve tė prodhuar nga shpirti dhe mendja e kėtij artisti. Aq qartė ėshtė pėrligjur nė muzikėn e tij ndjenja dhe emocioni, saqė asimilimi i situatės artistike nga dėgjuesit ėshtė plotėsisht i mundshėm nga tė gjithė dhe pa koment. Angazhohet mjaft gjerė nė punė: nė skenė del e debuton si violinist, nė klasė bėn mėsime tė paharruara nga nxėnėsit e tij, e ndėrkohė mendimi krijues e fantazia i ndizet nga pasione tė fuqishme.

    Nė vitin 1959 i jep muzikės shqiptare tė parėn vepėr koncertore instrumentale, “Koncertin pėr violinė e orkestėr”, vepėr tė cilėn nė debutimin e parė e luajti vetė po atė vit, me sukses e atmosferė tė paharruar pėr pjesėmarrėsit. Pjetėr Gaci, me punėn e tij krijuese, hyn nė jetėn artistike tė vendit, duke debutuar me sukses tė plotė nė shumė gjini tė artit muzikorė. Merr pjesė nė Festivalet e Kėngės nė Radio Televizion, ku ėshtė nderuar me shumė ēmime.

    Spikasin kėngėt “Tė lumtur tė dua” nderuar me ēmim tė tretė nė vitin 1964, “Kur bie fyelli, ēiftelia” me ēmim tė tretė nė vitin 1966, “Shqiponjė e lirė” me ēmim tė parė nė vitin 1966, “Bie borė” nė vitin 1968, “Vitet e zjarrta” me ēmim tė dytė nė vitin 1969, “Kur vjen pranvera” me ēmim tė parė nė vitin 1972, “Poeti partizan” me ēmim tė dytė nė vitin 1973 etj. Tė paharruara do tė mbeten kėngėt: “Jeho”, nderuar me ēmimin e tretė nė Festivalet e Kėngės Popullore; “Pėr ty atdhe”, nderuar me ēmimin e parė nė konkursin e 20-vjetorit tė ēlirimit, “Lahutari” interpretuar nga Ansambli i Kėngėve dhe valleve nderuar me ēmimin e Dekadės sė Majit nė vitin 1973; “Lulėkuqja” interpretuar nga Teatri i Operės dhe Baletit edhe kjo nderuar me ēmimin e Dekadės sė Majit.

    Nė vitin 1976 i kushtoi qytetit tė tij tė dashur, Shkodrės, kėngėn “Qytetit tim”, e cila u nderua me ēmim tė parė nė Festivalin e Kėngės nė Shkodėr. Kėngėt qė kompozoi nė stil tė mirėfilltė popullor shquhen pėr vlera tė theksuara origjinale. Mes tė tjerave, tė tilla janė kėngėt shumė tė njohura, “Kėnga e Kaēanikut”, kompozuar nė vitin 1980 dhe “Si lule zambak” apo siē njihet “Kėnga e marakut”, kompozuar nė vitin 1986.

    Nė jehonat e kamufluara tė botės sė tij tė pasur nė punė krijuese, kultura muzikore shqiptare njohu pėrtėritje dhe rilindje, sepse produkti artistik i krijimtarisė sė Pjetėr Gacit ėshtė i frymėzuar nga ndjenjat e njeriut tė lindur dhe tė ushqyer nė kuptimin mė tė plotė tė fjalės, nė patosin legjendar dhe lirikėn fisnike tė botės shqiptare.

    Kompozoi nė kėtė frymė shumė miniatura pėr violinė e pianoforte, njė lėndė me shumė vlera pėr mėsimin e violinės, romanca vokale, Baladė pėr Violinė, Baladė pėr pianoforte, Perpeto mobile, Vallet simfonike 1, 2, 3. Kompozon muzikėn pėr operėn “Pėrtej mjegullės”, interpretuar nė vitin 1971 nga trupa e Teatrit tė Operės dhe Baletit, Koncertino pėr violinė nė vitin 1977 dhe nė vitin 1981 Teatri i Operės dhe Baletit vuri nė skenė operėn “Toka jonė”, tė cilėn Pjetėr Gaci e kompozoi me libret tė Ndrekė Lucės.

    Artistė tė gjinive tė tjera tė artit i kėrkojnė bashkėpunim dhe me frymėzim kompozon muzikė pėr skenėn koreografike “Kreshnikėt e lirisė” realizuar nga Ansambli i Kėngėve dhe Valleve, muzikėn pėr dramėn “Baca i Gjetajve”, realizuar nga trupa e teatrit “Migjeni” Shkodėr, muzikėn e filmave “Prita” dhe “Lisa nė dėborė”(nė bashkėpunim me Zef Ēoba) etj. Bota e fėmijėve nuk ėshtė e pranishme vetėm nė repertorin e pasur instrumental, por edhe nė kėngėt herė tė menduara e me pėrmbajtje tė thellė si “Na llogaritni edhe ne”, e herė gazmore si “Tik tak ora”.

    Gjatė viteve qė punoi nė kryeqytet, Pjetėr Gaci kishte njohje me njė rreth tė gjerė artistėsh qė e admironin nga tė gjitha gjinitė e artit, miq e bashkėpunėtorė, me tė cilėt jetonte ēdo ditė me preokupimet e punės sė tij krijuese. Por nė vitin 1975 goditet rėndė nga institucionet e diktaturės, sepse dėbohet nga kryeqyteti. Transferohet fillimisht nė Vlorė e mė pas me kėrkesė tė tij nė Shkodėr, ku fillon punė mėsues i violinės nė Shkollėn e Mesme tė Muzikės “Prenk Jakova”.

    Nė vitin 1976 del nė profesion tė lirė. Nė Shkodėr mirėpritet nga artistėt muzikantė, poetė, regjisorė, piktorė dhe ndjen ngrohtėsinė dhe dashurinė e opinionit publik. Tė gjithė e ēmojnė pėr talentin dhe virtytet e tija tė larta njerėzore si thjeshtėsinė, zemėrgjerėsinė dhe pėrkushtimin profesional. Nė vitin 1986 bashkėpunon nė Shkodėr me Zef Ēobėn pėr “KONCERT ME KENGE TE REJA SHKODRANE”, pėr tė pėrmbushur mė mirė kėrkesat e publikut. Pjetėr Gaci udhėhoqi me sukses shumė veprimtari tė rėndėsishme artistike e festivale, si dhe ansamble artistike nė turne brenda dhe jashtė vendit. Pėr punėn e palodhur ka marrė shumė vlerėsime dhe ėshtė nderuar me urdhrin “Naim Frashėri” tė klasit tė parė, ēmimin e Republikės tė Shkallės sė Parė me kėngėn “Pėr ty atdhe” nė vitin 1970, ėshtė nderuar me titullin “Artist i merituar” nė vitin 1979, dhe nė vitin 1989 me titullin “Artist i popullit”.

    Pėrmes kompozimeve tė Pjetėr Gacit, muzika jonė pati arritje tė rėndėsishme drejt vlerave profesionale e qytetėrimit muzikor. Nė tė dallohet identiteti dhe origjinaliteti i muzikės sonė kombėtare, frymėzimi dhe qartėsia e mjeteve artistike tė pėrdorura nė funksion dhe unitet tė plotė me pėrmbajtjen dhe brendinė e secilės vepėr. Pjetėr Gaci nė krijimtarinė e tij tė pasur ka fiksuar momente tė sinqerta artistike, rezultat i vlerave tė jetuara thellėsisht nė procesin krijues.

    Muzika e tij tė emocionon dhe tė jep mesazhe tė qarta, sepse ėshtė produkt i realizuar natyrshėm i jetuar dhe jo i kėrkuar. Pjetėr Gaci shkroi muzikė dhe vetėm muzikė. Ai ėshtė melodist i kalibrit tė veēantė me origjinalitet tė spikatur, melodi tė cilėn e zhvillon natyrshėm pa asnjė ndėrlikim tė tepėrt. Katalogu i pasur i veprave tė tij ka njė amplitudė tė gjerė, duke filluar nga krijimet nė stil tė mirėfilltė tė kėngėve popullore qytetare, provė kjo e kaluar me sukses absolut, duke vazhduar me kėngėt e muzikės sė lehtė sė cilės i fali shumė realizime brilante, megjithė kohėn delikate qė kalonte lėvrimi i kėsaj gjinie nė ato vite, pėr tė vazhduar me repertorin violinistik me shumė vlerė, instrument tė cilin e zotėronte dhe njihte mirė, e deri te vallet simfonike, muzika vokale e operistike.

    Pjetėr Gaci depėrtoi tek artdashėsit dhe admiruesit e artit muzikor sepse me gjenialitetin e tij krijues e intuitėn, arriti tė komunikojė me mjete tė qarta e tė thjeshta artistike, pa pėrdorur situata artificiale. Falė punės sė tij, arriti tė bėhet ndėr emrat mė tė dashur e tė njohur, e mė me shumė popullaritet ndėr artistėt shqiptarė.

    Pa dyshim, ai ishte artisti qė nė jetėn e tij ka pėrligjur misionin e muzikantit pasionant, nė fėmijėri si nxėnės i magjepsur nga misteri i tingujve, mė pas si violinist, pedagog edukator e kompozitor i shquar. 27 marsi ėshtė data qė pėrcaktoi fillimin dhe pėrfundimin e njė cikli prej 64 vitesh jetė. 27 marsi i vitit 1995 ishte dita e stuhisė qė na rrėmbeu violinistin, pedagogun, kompozitorin dhe mikun tonė tė paharruar.

    Pa e tepruar humbjen e ndjenė tė gjithė, tė gjitha moshat, e nė mėnyrė tė veēantė artistėt dhe muzikantėt, miqtė e tij tė shumtė qė u mblodhėn pėr t’i dhėnė lamtumirėn nė pasdreken e 28 marsit, kur papritur natyra filloi tė shpėrndajė nga lart flokėt e bardhė e tė ftohtė tė dėborės, pėr tė na kujtuar ēastin magjepsės e tė frymėzuar me tingujt e bukur tė kėngės “Bjen borė, bjen borė pa pushim”. Por kėsaj here kjo borė po binte pėr tė mbuluar me bardhėsi banesėn e fundit tė muzikantit tonė tė paharruar Pjetėr Gaci.

    U dhembi shpirti atė ditė njerėzve tė pėrgjegjshėm pėr artin dhe kulturėn tonė, e cila kishte dhe ka tepėr nevojė pėr njerėz si ai, nė shėrbim tė identitetit tonė kulturor, shkollės sonė muzikore e dinjitetit tonė kombėtar. Pikėrisht pėr kėtė, ky institucion i rėndėsishėm i kulturės nė Shkodėr, duke marrė emrin “Pjetėr Gaci”, dimensionon mirė kuptimin e aktivitetit tė tij, sepse nė tingujt e muzikės sė Pjetėr Gacit ndihet vuajtja dhe qėndresa, lirika dhe epika, dhimbja dhe gėzimi, kaq tė pranishėm nė jetėn shqiptare, kurdoherė tė shprehura shqip, qartė, thjesht dhe me madhėshti.

    Panorama

Tema tė Ngjashme

  1. Kompozitori: Flamur Shehu
    Nga sirena_adria nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 04-12-2021, 08:33
  2. Kompozitori Enver Shėngjergji
    Nga Albo nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-02-2021, 00:25
  3. Pjeter Gaci
    Nga sirena_adria nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 24-02-2018, 10:41
  4. Kompozitori Aleksandėr Lalo
    Nga Albo nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 25-11-2017, 13:08
  5. “Emri, qytetaria e vepra e nje kompozitori”
    Nga HELEN OF TROY nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-02-2010, 13:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •