Druvari : Mirėdita zonjushe.
Administratorja : Miredita zoteri.
Druvari : Desha tė regjistrohem nė forum, ju lutem.
Administratorja (duke i hedhur njė vėshtrim mėdyshės) : Po, zotėri, mund tė regjistroheni.
Druvari : Falemnderit. Duhet tė plotėsoj ndonjė gjė ?
Administratorja : Sigurisht. Forumi ynė ėshtė ndėr mė tė njohurit nė botė, dhe ne bėjmė shumė kujdes nė pranimin e kandidatėve.
Druvari : Ju kuptoj. Fundja, gjithandej ėshtė bėrė njėlloj. Mosbesimi ėshtė kthyer njė natyrė e dytė. Ku ėshtė formulari, ju lutem ?
Administratorja : Urdhėroni, zotėri. Mund ta plotėsoni kėtu mėnjanė.
(pas pak minutash, druvari i zgjat asaj formularin e plotėsuar)
Administratorja : Ah, po shoh qė profesioni juaj qenka druvar, e ēuditshme kjo.
Druvari : Po, zonjushe, druvar qė punon me dru. Mė pėlqen shumė ky profesion.
Administratorja : Ju kuptoj, por mė duket se jeni adresuar gabim. Forumi ynė ka standarte tė larta pėrsa u pėrket profesioneve, dhe me sa di unė, profesioni druvar nuk ėshtė parashikuar kėtu. Mė vjen keq.
Druvari : Ah, nuk e dija zonjushe. Le tė themi qė jam druvar por qė kohėn e lirė e kalon me libra, ju e dini, librat janė material druri.
Administratorja : Kjo nuk mė kishte vajtur nė mendje. Dakort, po e pranoj formularin. Fundja, nė forumin tonė, ne jemi shumė tolerantė.
Druvari : Oh, ju lutem, nuk ka vend pėr tolerancė kėtu. Ju e dini, toleranca ka dy anė : shpėrfilljen ose mėshirėn. Nė majė nuk rrihet, e pamundur tė zėsh vend atje.
Administratorja : Ēdoni tė thoni me kėtė ? Ju lutem, pak mė qartė
Druvari : Po ja, zonjushe, toleranca ėshtė kur ju lejoni diēka qė nuk e besoni ju vetė, kur ju e dini qė tjetri ka po aq tė drejtė sa dhe ju nė ushtrimin e tė thėnurit apo tė tė bėrit tė diēkaje, me kusht, sigurisht, qė interesat e tyre tė ndėrthuren.
Administratorja : Qė interesat tona tė ndėrthuren ? Nuk e kuptoj kėtė
Druvari : Shumė e thjeshtė. Nqs ju merreni me diēka qė nuk ka asnjė lidhje me atė ēka bėn njė tjetėr, atėherė nocioni tolerancė as qė ka kuptim, ato nuk ndėrhyjnė tek njėri-tjetri. Ja tė marrim njė shembull : unė jam duke prerė dru nė malin tim dhe duke zbritur qė andej me trupat e prerė, mė dalin nė rrugė pėrpara dhe duke iu marrė fryma, mė thonė qė nusja e Rrahmanit ka vendosur tė vishet nė tė zeza kur ndodhet nė shtėpi tė vet dhe me tė bardha kur del nga shtėpia. Dhe mė kėrkojnė mendimin tim se a duhet toleruar kjo apo jo ? E ētu them unė tjetėr atyre pėrveēse qė kjo punė nuk futet tek bathėt e mia.
Administratorja : Ehė e lezetshme kjo
Druvari : Kėshtu mendoj. E pra, mos vallė qenkam tolerant unė kundrejt nuses sė Rrahmanit ? Aspak, thjesht shpėrfillės.
Administratorja : Po mėshira atėherė, ku vendoset ajo ?
Druvari : Mėshira ėshtė nė krahun tjetėr. Ju e dini, njė mal ka dy shpate. Dhe mė falni nqs e pėrmend si shpesh fjalėn mal, sepse ai ėshtė vendi im i punės, jetoj me tė. Pra, po thoshim qė mėshira kėrcen dhe hyn nė skenė sapo qė shpėrfillja tė zhduket dhe unė tė filloj tė rrudhė pak vetullat. Ju e dini, nga shpėrfillja kalojmė nė pėrfillje. Pra, nė konsideratė. Tė marrim njė shembull tjetėr ? Ok, le tė themi qė Rrahmani dėshiron qė edhe gratė e tjera tė fshatit tė bėjnė si gruaja e tij, pėrndryshe ai do tė vrasė veten. Sipas tij, kjo e bėn fshatin mė tė lidhur, mė tė bukur, dhe mė tė fortė pėrballė Rrahmanėve tė fshatrave pėrreth tė cilėt, pėr ēudi, kanė dėshirė tė kundėrtėn : qė gratė e tyre tė vishen me tė bardha jashtė dhe me tė zeza brenda. Dhe kjo nuk ėshtė pak.
Administratorja : Po, e pastaj ēfarė ngjet ?
Druvari : Atėherė, mua mė duket se nuk mund tė jem shpėrfillės, sepse ka qėlluar qė gruaja ime tė jetė nga njė fshat ku ngjyra blu e ēelur vlerėsohet shumė. Prandaj, menjėherė e shoh qė mė kap mėshira. Por, pėr kė ? Pėr Rrahmanin tonė, sigurisht, sepse, tė rrimė shtrembėr e tė flasim drejt, ai ėshtė njė njeri shumė i mirė, por pakėz i goditur nga koka. Dhe atėherė, ētė bėj unė ? Ta lė Rrahmanin tia heqė vetes ? Jo, jo, as qė bėhet fjalė. Po si tė dal nga ky hall ? Ti them gruas bėj siē tė them unė ? Nuk mendoj se ėshtė tolerancė kjo, pasi e thashė mė lart, gruaja ime vjen nga njė fshat tjetėr me zakone tė tjera.
Administratorja : Hmm vėrtetė e vėshtirė.
Druvari : E pra, unė jam i detyruar qė nga mėshira pėr Rrahmanin dhe nga toleranca ndaj gruas sime, unė e hedh lumin duke kaluar nė shpėrfillje, me njė fjalė, duke ia kaluar topin gruas sime. Grua, bėj si tė duash, ke Rrahman ditėziun nga njėra anė, dhe rrobat aq tė bukura blu qė i ke blerė sa sbėn nga ana tjetėr. Bėj ēbėj, unė po ngjitem nė mal sepse dimri nuk po del sivjet, dhe shtėpia do tė ngrohtė.
Administratorja : Ahaaaa me sa mora vesh, toleranca qenka vetėm fjalė librash. Ēudi vėrtetė, sepse unė mendoja qė isha megjithė mend tolerante nė forumin tonė ku vijnė nga e gjithė bota. Siē duket, nuk qenkam fare e tillė.
Druvari : Po, keni tė drejtė, ju nuk jeni aspak e tillė, ju jeni thjesht jashtė sistemit tė vlerės sė tolerancės. As tolerante, as intolerante.
Administratorja : Dakort, por nė punėn time jam e detyruar tė vė disa kufinj, disa rregulla, dhe nuk mund tė lejoj qė emri i mirė i kėtij forumi tė nėpėrkėmbet lehtė.
Druvari : Po, e vėrtetė, rregullat duhen, por nqs ju i zbatoni ato pikė pėr pikė, detyrimisht qė ju nuk jeni tolerante. E thamė, kjo hyn vetėm atėherė kur interesat tuaja janė tė prekura. Ndryshe, ju nuk keni ētė bėni tjetėr pėrveēse ti bini violinės.
Administratorja : Violinės ?! E nga e dini ju qė unė i bie asaj ?
Druvari : Oh, mė falni, ėshtė thjesht njė shprehje nga anėt tona, nuk ka lidhje me juve drejtpėrdrejt.
Administratorja : Nuk e kisha dėgjuar kėtė shprehje mė parė. Ēudi, nuk ma merrte mendja qė violina ishte kaq e njohur andej nga ju.
Druvari : Ja qė edhe ne druvarėt e fshatit ia themi pakėz nė muzikė, por kjo ska lidhje me ēpo flasim.
Administratorja : Ok, zotėri, mendoj qė ju mund tė merrni pjesė nė forumin tonė. Oh, mė kuptoni, keqkuptimi po na ndjek kėmba-kėmbės. Me tė thėnė ju mund, menjėherė kėtu futet fuqia ime e krijimit tė mundėsive, e pėr pasojė e gjykimit tim tė lirė pėr tė qenė ose jo tolerante. Dhe nuk e di pse dreqin nė kėtė moment mė pėrzihen kėto dy shpatet e malit qė thamė
Druvari : Eshtė thjesht ngaqė nuk jeni mėsuar, zonjushe. Por do tė vijė me kohėn.
Administratorja : Ashtu shpresoj dhe unė. E pėrndryshe, mirė shkojnė punėt me tregtinė e drurit ?
Druvari : Shumė mirė, falemnderit. Nė kėto kohė, ėshtė bėrė i pazėvendėsueshėm. E keni dėgjuar ju shprehjen jepi dru kokės ? Ja kėshtu, padashur jam bėrė i njohur nė fshat dhe mė gjerė, dhe prandaj erdha kėtu tė shkėmbej pėrvojėn time me druvarėt e tjerė tė botės.
Administratorja : Po ne nuk kemi vetėm druvarė kėtu, madje ato janė fare tė paktė nė numėr. Ne kemi kėtu politikanė tė dėgjuar, poetė tė mėdhenj, tė dashuruar, tė pėrvėluar, tė pėrcėlluar, tė djegur, e tė shkrumbuar, tek-tuk dhe ndonjė ēift bashkėjetuesish tepėr tolerantė ndaj njėri-tjetrit.
Druvari : Oh, tani po e shoh qė ardhja ime kėtu mė paska vajtur dėm.
Administratorja : Jo, zotėri, jo, kėtu nuk do tė zhgėnjeheni, por ju lutem, le tė jetė e thėnė midis nesh, nuk kam shumė dėshirė tė ma diskutojnė fjalėn, mė kupton ?
Druvari : Sepse pėrndryshe
Administratorja : nė djall tė venė tė gjitha filozofirat e tua mbi tolerancėn ! Jam njeri dhe unė, dua qė edhe unė tė ndihem pak si administratore, dhe ėshtė normale apo jo ?
Druvari : Krejt normale, zonjushe. Por druvarėt janė mėsuar tė lirė, ato nuk kanė nevojė pėr tė parė parashikimin e kohės nė lajmet e orės tetė, por thjesht ngrejnė kokėn nė mėngjes dhe e dinė ēkohė do tė bėjė. Dhe sipas rastit, ose marrin sėpatėn e dalin nė bjeshkė, ose rrinė ashtu ngrohtė para zjarrit duke menduar pėr ditėt qė kanė shkuar
Administratorja : Mirė se erdhėt nė forumin tonė, druvar.
Druvari : Mirė se ju gjeta, administratore, por ku janė druvarėt e tjerė ? Mezi pres ti takoj
Administratorja : Kanė vajtur nė mal, dhe do tė rrinė ca kohė atje. Ndėrkohė, mė kanė lėnė mua qė ta ngre telefonin herė pas here, ju e dini, reklamat e blah blah blah
Druvari : Ok, po kthehem edhe unė nė mal, zonjushe. Nuk po ju shqetėsoj, kėtu ju gjeta e kėtu po ju lė
Administratorja : Qofshi mirė, druvar.
Druvari : Gjithashtu dhe ju, administratore.
Dialog i zhvilluar midis njė druvari dhe administratores sė Forumit Davios nė Zwicėr, nė njė ditė tė ftohtė dimri.
Ēdo ngjashmėri me persona realė ėshtė krejt e rastit.
Krijoni Kontakt