Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    Dialog mbi tolerancėn

    Druvari : Mirėdita zonjushe.
    Administratorja : Miredita zoteri.
    Druvari : Desha tė regjistrohem nė forum, ju lutem.
    Administratorja (duke i hedhur njė vėshtrim mėdyshės) : Po, zotėri, mund tė regjistroheni.
    Druvari : Falemnderit. Duhet tė plotėsoj ndonjė gjė ?
    Administratorja : Sigurisht. Forumi ynė ėshtė ndėr mė tė njohurit nė botė, dhe ne bėjmė shumė kujdes nė pranimin e kandidatėve.
    Druvari : Ju kuptoj. Fundja, gjithandej ėshtė bėrė njėlloj. Mosbesimi ėshtė kthyer njė natyrė e dytė. Ku ėshtė formulari, ju lutem ?
    Administratorja : Urdhėroni, zotėri. Mund ta plotėsoni kėtu mėnjanė.

    (pas pak minutash, druvari i zgjat asaj formularin e plotėsuar)

    Administratorja : Ah, po shoh qė profesioni juaj qenka ‘druvar’, e ēuditshme kjo.
    Druvari : Po, zonjushe, druvar qė punon me dru. Mė pėlqen shumė ky profesion.
    Administratorja : Ju kuptoj, por mė duket se jeni adresuar gabim. Forumi ynė ka standarte tė larta pėrsa u pėrket profesioneve, dhe me sa di unė, profesioni ‘druvar’ nuk ėshtė parashikuar kėtu. Mė vjen keq.
    Druvari : Ah, nuk e dija zonjushe. Le tė themi qė jam druvar por qė kohėn e lirė e kalon me libra, ju e dini, librat janė material druri.
    Administratorja : Kjo nuk mė kishte vajtur nė mendje. Dakort, po e pranoj formularin. Fundja, nė forumin tonė, ne jemi shumė tolerantė.
    Druvari : Oh, ju lutem, nuk ka vend pėr tolerancė kėtu. Ju e dini, toleranca ka dy anė : shpėrfilljen ose mėshirėn. Nė majė nuk rrihet, e pamundur tė zėsh vend atje.
    Administratorja : Ē’doni tė thoni me kėtė ? Ju lutem, pak mė qartė…
    Druvari : Po ja, zonjushe, toleranca ėshtė kur ju lejoni diēka qė nuk e besoni ju vetė, kur ju e dini qė tjetri ka po aq tė drejtė sa dhe ju nė ushtrimin e tė thėnurit apo tė tė bėrit tė diēkaje, me kusht, sigurisht, qė interesat e tyre tė ndėrthuren.
    Administratorja : Qė interesat tona tė ndėrthuren ? Nuk e kuptoj kėtė…
    Druvari : Shumė e thjeshtė. Nqs ju merreni me diēka qė nuk ka asnjė lidhje me atė ēka bėn njė tjetėr, atėherė nocioni ‘tolerancė’ as qė ka kuptim, ato nuk ndėrhyjnė tek njėri-tjetri. Ja tė marrim njė shembull : unė jam duke prerė dru nė malin tim dhe duke zbritur qė andej me trupat e prerė, mė dalin nė rrugė pėrpara dhe duke iu marrė fryma, mė thonė qė nusja e Rrahmanit ka vendosur tė vishet nė tė zeza kur ndodhet nė shtėpi tė vet dhe me tė bardha kur del nga shtėpia. Dhe mė kėrkojnė mendimin tim se a duhet toleruar kjo apo jo ? E ē’tu them unė tjetėr atyre pėrveēse qė kjo punė nuk futet tek bathėt e mia.
    Administratorja : Ehė… e lezetshme kjo…
    Druvari : Kėshtu mendoj. E pra, mos vallė qenkam tolerant unė kundrejt nuses sė Rrahmanit ? Aspak, thjesht shpėrfillės.
    Administratorja : Po mėshira atėherė, ku vendoset ajo ?
    Druvari : Mėshira ėshtė nė krahun tjetėr. Ju e dini, njė mal ka dy shpate. Dhe mė falni nqs e pėrmend si shpesh fjalėn ‘mal’, sepse ai ėshtė vendi im i punės, jetoj me tė. Pra, po thoshim qė mėshira kėrcen dhe hyn nė skenė sapo qė shpėrfillja tė zhduket dhe unė tė filloj tė rrudhė pak vetullat. Ju e dini, nga shpėrfillja kalojmė nė pėrfillje. Pra, nė konsideratė. Tė marrim njė shembull tjetėr ? Ok, le tė themi qė Rrahmani dėshiron qė edhe gratė e tjera tė fshatit tė bėjnė si gruaja e tij, pėrndryshe ai do tė vrasė veten. Sipas tij, kjo e bėn fshatin mė tė lidhur, mė tė bukur, dhe mė tė fortė pėrballė Rrahmanėve tė fshatrave pėrreth tė cilėt, pėr ēudi, kanė dėshirė tė kundėrtėn : qė gratė e tyre tė vishen me tė bardha jashtė dhe me tė zeza brenda. Dhe kjo nuk ėshtė pak.
    Administratorja : Po, e pastaj ēfarė ngjet ?
    Druvari : Atėherė, mua mė duket se nuk mund tė jem shpėrfillės, sepse ka qėlluar qė gruaja ime tė jetė nga njė fshat ku ngjyra blu e ēelur vlerėsohet shumė. Prandaj, menjėherė e shoh qė mė kap mėshira. Por, pėr kė ? Pėr Rrahmanin tonė, sigurisht, sepse, tė rrimė shtrembėr e tė flasim drejt, ai ėshtė njė njeri shumė i mirė, por pakėz i goditur nga koka. Dhe atėherė, ē’tė bėj unė ? Ta lė Rrahmanin t’ia heqė vetes ? Jo, jo, as qė bėhet fjalė. Po si tė dal nga ky hall ? T’i them gruas bėj siē tė them unė ? Nuk mendoj se ėshtė tolerancė kjo, pasi e thashė mė lart, gruaja ime vjen nga njė fshat tjetėr me zakone tė tjera.
    Administratorja : Hmm… vėrtetė e vėshtirė.
    Druvari : E pra, unė jam i detyruar qė nga mėshira pėr Rrahmanin dhe nga toleranca ndaj gruas sime, unė e hedh lumin duke kaluar nė shpėrfillje, me njė fjalė, duke ia kaluar topin gruas sime. Grua, bėj si tė duash, ke Rrahman ditėziun nga njėra anė, dhe rrobat aq tė bukura blu qė i ke blerė sa s’bėn nga ana tjetėr. Bėj ē’bėj, unė po ngjitem nė mal sepse dimri nuk po del sivjet, dhe shtėpia do tė ngrohtė.
    Administratorja : Ahaaaa… me sa mora vesh, toleranca qenka vetėm fjalė librash. Ēudi vėrtetė, sepse unė mendoja qė isha megjithė mend tolerante nė forumin tonė ku vijnė nga e gjithė bota. Siē duket, nuk qenkam fare e tillė.
    Druvari : Po, keni tė drejtė, ju nuk jeni aspak e tillė, ju jeni thjesht jashtė sistemit tė vlerės sė tolerancės. As tolerante, as intolerante.
    Administratorja : Dakort, por nė punėn time jam e detyruar tė vė disa kufinj, disa rregulla, dhe nuk mund tė lejoj qė emri i mirė i kėtij forumi tė nėpėrkėmbet lehtė.
    Druvari : Po, e vėrtetė, rregullat duhen, por nqs ju i zbatoni ato pikė pėr pikė, detyrimisht qė ju nuk jeni tolerante. E thamė, kjo hyn vetėm atėherė kur interesat tuaja janė tė prekura. Ndryshe, ju nuk keni ē’tė bėni tjetėr pėrveēse t’i bini violinės.
    Administratorja : Violinės ?! E nga e dini ju qė unė i bie asaj ?
    Druvari : Oh, mė falni, ėshtė thjesht njė shprehje nga anėt tona, nuk ka lidhje me juve drejtpėrdrejt.
    Administratorja : Nuk e kisha dėgjuar kėtė shprehje mė parė. Ēudi, nuk ma merrte mendja qė violina ishte kaq e njohur andej nga ju.
    Druvari : Ja qė edhe ne druvarėt e fshatit ia themi pakėz nė muzikė, por kjo s’ka lidhje me ē’po flasim.
    Administratorja : Ok, zotėri, mendoj qė ju mund tė merrni pjesė nė forumin tonė. Oh, mė kuptoni, keqkuptimi po na ndjek kėmba-kėmbės. Me tė thėnė ‘ju mund’, menjėherė kėtu futet fuqia ime e krijimit tė mundėsive, e pėr pasojė e gjykimit tim tė lirė pėr tė qenė ose jo ‘tolerante’. Dhe nuk e di pse dreqin nė kėtė moment mė pėrzihen kėto dy shpatet e malit qė thamė…
    Druvari : Eshtė thjesht ngaqė nuk jeni mėsuar, zonjushe. Por do tė vijė me kohėn.
    Administratorja : Ashtu shpresoj dhe unė. E pėrndryshe, mirė shkojnė punėt me tregtinė e drurit ?
    Druvari : Shumė mirė, falemnderit. Nė kėto kohė, ėshtė bėrė i pazėvendėsueshėm. E keni dėgjuar ju shprehjen ‘jepi dru kokės’ ? Ja kėshtu, padashur jam bėrė i njohur nė fshat dhe mė gjerė, dhe prandaj erdha kėtu tė shkėmbej pėrvojėn time me druvarėt e tjerė tė botės.
    Administratorja : Po ne nuk kemi vetėm druvarė kėtu, madje ato janė fare tė paktė nė numėr. Ne kemi kėtu politikanė tė dėgjuar, poetė tė mėdhenj, tė dashuruar, tė pėrvėluar, tė pėrcėlluar, tė djegur, e tė shkrumbuar, tek-tuk dhe ndonjė ēift bashkėjetuesish tepėr ‘tolerantė’ ndaj njėri-tjetrit.
    Druvari : Oh, tani po e shoh qė ardhja ime kėtu mė paska vajtur dėm.
    Administratorja : Jo, zotėri, jo, kėtu nuk do tė zhgėnjeheni, por ju lutem, le tė jetė e thėnė midis nesh, nuk kam shumė dėshirė tė ma diskutojnė fjalėn, mė kupton ?
    Druvari : Sepse pėrndryshe…
    Administratorja : …nė djall tė venė tė gjitha ‘filozofirat’ e tua mbi tolerancėn ! Jam njeri dhe unė, dua qė edhe unė tė ndihem pak si administratore, dhe ėshtė normale apo jo ?
    Druvari : Krejt normale, zonjushe. Por druvarėt janė mėsuar tė lirė, ato nuk kanė nevojė pėr tė parė parashikimin e kohės nė lajmet e orės tetė, por thjesht ngrejnė kokėn nė mėngjes dhe e dinė ē’kohė do tė bėjė. Dhe sipas rastit, ose marrin sėpatėn e dalin nė bjeshkė, ose rrinė ashtu ngrohtė para zjarrit duke menduar pėr ditėt qė kanė shkuar…
    Administratorja : Mirė se erdhėt nė forumin tonė, druvar.
    Druvari : Mirė se ju gjeta, administratore, por ku janė druvarėt e tjerė ? Mezi pres t’i takoj…
    Administratorja : Kanė vajtur nė mal, dhe do tė rrinė ca kohė atje. Ndėrkohė, mė kanė lėnė mua qė ta ngre telefonin herė pas here, ju e dini, reklamat e blah blah blah…
    Druvari : Ok, po kthehem edhe unė nė mal, zonjushe. Nuk po ju shqetėsoj, kėtu ju gjeta e kėtu po ju lė…
    Administratorja : Qofshi mirė, druvar.
    Druvari : Gjithashtu dhe ju, administratore.


    Dialog i zhvilluar midis njė druvari dhe administratores sė Forumit Davios nė Zwicėr, nė njė ditė tė ftohtė dimri.

    Ēdo ngjashmėri me persona realė ėshtė krejt e rastit.

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    Dialog II, mbi tolerancėn, kuptohet...

    Zonjėza nga Qyteti : Atėherė, le tė prezantohemi. Unė jam Zonjėza nga Qyteti. Ka shumė qė mė drejtohen me Zonjė, por nė fakt jam Zonjėzė, ose siē i thonė katundarėt me edukatė, zonjushė.
    Shoku nga Fshati : Kurse unė jam Shoku nga Fshati. E di, e di, e kam tė vėshtirė ta mbaj kėtė emėr, por ja qė njerėzia kėtė punė kanė, vetėm tė ngjesin bishta. Tani jam mėsuar me kėtė dhe nuk mė bėn mė pėrshtypje. Po ju, i treti, ju kush jeni ?
    Dituri Gjithja : Unė jam Dituriu, ai pra, ai qė i di tė gjitha.
    Shoku nga Fshati : Mos ! Zonjėzė, mė duket kemi kėtu pranė Zotin dora vetė !
    Zonjėza nga Qyteti : Jo ore jo, mos u ngutni. Zoti ka vajtur tė bėjė ushqimet pėr kėtė javė, e pashė vetė tek doli nga shtėpia.
    Dituri Gjithja : Jo miq jo, e kisha fjalėn, qė jam Dituri Gjithja, kėshtu e kam emrin qysh nga lindja. Ma ka vėnė emrin gjyshja, ka kthyer mbrapsht emrin e vet Gjithe Dituria.
    Shoku nga Fshati : Ahaaaaa… po thuaj ore, desh e besova unė qė po flisja me Zotin. Ju e dini qė ne katundarėt kur bie shi, ngrejmė sytė nga qielli dhe ia luajmė syrin Zotit qė sivjet do kemi shumė misėr dhe lakra.
    Zonjėza nga Qyteti : Mirė, mirė, i lėmė kėto. Pėr ē’do tė flasim sonte ?
    Shoku nga Fshati : Unė them pėr filozofi. Ne nga katundi vdesim pėr njė ēikė filozofi. Kur zbres nė qytet me autobusin e Rustemit, gjysma e autobusit flet pėr Niēen, dhe gjysma fle. Kėta qė flenė, ne i quajmė « tė pagdhendurit ».
    Dituri Gjithja : Jo, jo, unė them tė flasim pėr « Ndikimin e sektit japonez ‘katamatsu’ nė pėrēarjen e kombit tonė ». Mė duket shumė aktuale kjo temė.
    Shoku nga Fshati : Po ju Zonjėzė nga Qyteti, si mendoni ju ?
    Zonjėza nga Qyteti : Ndėrsa unė nuk jam dakort as me njėrin, as me tjetrin. Unė them tė flasim pėr Kumingun, shkrimtar i madh i hemisferės veriore andej nga hyn dielli. Jeni dakort tė dy ?

    (Po, po, dakort jemi, thanė tė dy njėzėri)

    Zonjėza nga Qyteti : Ok, po filloj unė e para qė tė hap temėn. Kumingu ishte njė shkrimtar shumė i madh, ai shkruante shumė bukur, unė e dua shumė atė, mua mė pėlqen jashtėzakonisht…
    Shoku nga Fshati : … dhe veē kėsaj, mendoj qė ai ishte dhe filozof. Siē dhe Sokrati pėr shembull. Do tė ishte aq bukur tė bėnim njė studim mbi lidhjet e Sokratit me filozofinė e shekullit tė XX-tė, edhe me Kumingun madje. Ju e dini, asgjė nuk ėshtė e pamundur sot. Molla mund tė shartohet me rrush dhe tė dalin kajsia. Ose gjeli mund tė mbarsė njė lopė dhe tė dalė njė struc. Ē’nuk po na shohin sytė.
    Dituri Gjithja : Keni shumė tė drejtė. Ē’nuk po na shohin sytė vėrtetė. Po ja, qė e tėrė bota tė na ketė halė nė sy, kjo duhet tė dihet mirė. Sepse pėrndryshe, ē’punė ka sekti « katamatsu » me popullin tonė mijėra vjeēar, trim e liridashės (dikur), qė sot nuk di tė flasė shqip, qė ėshtė europianizuar, qė ka dalė nga shinat e shqiptarisė, qė…
    Shoku nga Fshati : Dituri Gjithja, tė lutem boll me kėto, se e dini ēfarė ? Po flisnim pėr Kumingun. Atėherė, ju lutem, thoni nja dy fjalė pėr tė.
    Dituri Gjithja : Po, ja tani. Ju nuk e dini, por ky Kumingu ka patur lidhje, pėrveē Sokratit, dhe me kėtė sektin japonez. Nuk e dini ju, por kjo nuk do tė thotė qė nuk ekziston. Kam shfletuar tė gjitha bibliotekat e Gjermanisė dhe Amerikės, kam pyetur dėshmitarė okularė, e plot e plot tė dhėna tė tjera. Prandaj, unė them qė Kumingu ėshtė antishqiptar…
    Zonjėza nga Qyteti : Jo, jo, kėtė nuk ua lejoj nė asnjė mėnyrė. Pėr mua, Kumingu mund tė jetė dhe ufo por antishqiptar jo. Bile ai e donte shumė Shqipėrinė. Ka shkruar dhe disa vargje pėr tė :

    bin-
    te
    shi,
    bo-

    as-
    pak,
    dhe
    unė
    ec-
    ja
    rru-
    gė-
    ve

    bu-
    ku-
    me
    njė
    zo-
    nju-
    shė

    bu-
    kur
    nga
    Shqi-
    pė-
    ria.

    E shihni, ka folur shumė bukur pėr Shqipėrinė.
    Shoku nga Fshati : Shumė e bukur vėrtetė.
    Dituri Gjithja : Po, por pse ka thėnė ai njė zonjushė ? Unė e dija qė ai ishte homoseksual, tė gjithė perėndimorėt janė tė tillė, medet pėr ne, kuku ēfarė na ka gjetur…
    Zonjėza nga Qyteti : Dėgjoni, mė mirė e lėmė, sepse nuk po merremi vesh fare. Unė u mundova t’ju flas pėr dikėnd vėrtetė tė shquar, dhe ky Dituri Gjithja na ēan veshėt me pėrralla, e ky tjetri, Shoku nga Fshati, i bie fyellit nė anėn tjetėr me filozofėt e vet, mė mirė ta mbyllim.
    Shoku nga Fshati : Ashtu them dhe unė, mirė e keni.
    Dituri Gjithja : Po, por mė pėrpara tė miratojmė njė rezolutė nė pėrkrahje tė partisė « Nėpėrkėmbja », e vetmja parti shqiptare e formuar nė Shqipėri dhe jashtė saj.

    Ja tė na rrojė Partia !


    (Dialog tė shurdhėrish ndėrmjet tre tolerantėsh, dialog i tipit « Njėri thumbit, tjetri patkoit ».)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga oiseau en vol : 30-03-2006 mė 07:48

  3. #3
    Iku dhe nje dite Maska e F_LASKU
    Anėtarėsuar
    16-07-2005
    Postime
    182
    Sa te dashur dhe te mirepritur jane tek njerezit ata qe i thone shkurt dhe qart gjerat qe mendojne.
    Sa te padurueshem jane tjeret qe dicka qe mund ta thone per nje minut pershembull, e thone per dhjete minuta.Duhet jesh tolerant i madh ti degjosh.
    Per dashuri jap jeten,per liri jap dashurine

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nga ke humbur more Oiseau? Si eshte koha andej?

    Dialog shume i gjate per te qene serioz, dhe shume serioz per te qene komik. Me duket se nuk jam mesuar me te tilla dialogje. "Druvari" eshte personazh i goditur (ne disa kuptime), te tjeret mund te ishin me reale po te kishe me teper fantazi.

    Meqenese harxhova disa minuta duke e lexuar nuk me rrihet pa bere koment.

    Interesante por jo e plote ajo qe shkruhet per tolerancen:
    Ju e dini, toleranca ka dy anė : shpėrfilljen ose mėshirėn.
    Mali ka dy ane, ate qe duket dhe ate qe nuk duket, por mund te kete me teper se dy shpate. Ne fakt nuk mjafton qe te shohesh ne anen qe duket dy shpate per te kuptuar qe te kete ndonje edhe ne anen qe nuk duket (sepse ka nje ane qe nuk duket perderisa asnje druvar nuk qendron dot ne maje fare), pasi mund te mendosh qe ana qe nuk duket nuk permban asgje te re veēse vazhdimin e nje shpati te dukshem, ose mund te mos mendosh fare. ...

    Nga kjo ana ku ndodhem une do doja te bertisja per ke nuk e ka degjuar se toleranca ka te pakten nje ane te trete, qe eshte respekti. Respekt per ate qe thote dikush, qe sjell ose pranimin e saj ose perpjekjen per t'iu pergjigjur ne menyre te ndershme nese nuk je dakort. Por respekti ka kufijte e vete. Dhenia e respektit dikujt ose diēkaje qe nuk e meriton, eshte mosrespekt ndaj vetes. Merita eshte relative, mund te humbase ku fillon injoranca por patjeter duhet te humbase ku nuk ka ndershmeri. Pikerisht ketu kalojme tek shperfillja dhe meshira dhe ndonje ane tjeter qe mund te identifikojne ata qe do kene meshiren/shperfilljen ose pse jo respektin e duhur per te vazhduar kete teme.

    si ben zogu, sikur po aplikon tek "royal academy"
    Ti do beje sikur do votoje pro pranimit apo jo?

    Shenim 1 Tek poezia mungon nje ra, e qellimshme ose jo.

    Shenim 2 Duhet perpjekje per ta mbajtur temen ne teme. Je i sigurte qe nuk duhet te ishte nga forumi i Artit ose Letersise? Tek stilet e rinj me mendime te vjetra, apo tek stilet e vjetra me mendime te reja?

    Shenim 3 Pa ofenduar kend, respekti ne kete rast mund te kete qene respekt per kohen, respekt qe detyrimisht duhej te fyente kohen.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    Dialog III...

    Klienti : Ufff… jam i kėputur, nuk e di, kėtė javė kam punuar shumė, dhe pėr mė tepėr shokėt donin tė dilnin nė mbrėmje…
    Roja : Shumė mirė kanė bėrė qė tė kanė marrur me vete. Duhet nganjėherė…
    Klienti : Po, ka mundėsi. Duhet nganjėherė thjesht pėr tė mos u harruar nga shokėt.
    Roja : Po argėtohesh ?
    Klienti : Po, po, falemnderit. Kalon bukur kėndej. Ka plot njerėz qė lodrojnė, kėrcejnė, kėndojnė, flenė, dashurojnė, shumė bukur mė duket.
    Roja : Ehhh, rinia…
    Klienti : Por mė duket sikur jemi pak ngushtė sonte… Sikur nuk jemi dhe aq tė lirshėm, kėshtu ėshtė gjithmonė ?
    Roja : Po, po, kohėt e fundit kemi patur shumė klientė, pak tė lėvizshėm por nė pėrgjithėsi kalojmė mirė.
    Klienti : Keni shumė qė punoni kėtu ?
    Roja : Oh, ja do bėhen tre vjet tashmė. Kemi pronar shumė tė mirė, ia vlen tė punosh pėr tė.
    Klienti : Doni tė thoni « me tė » ?
    Roja : Pse si thashė ?
    Klienti : Thatė « me tė ».
    Roja : Mė falni atėherė, njė lapsus.
    Klienti : Nuk besoj tė keni shumė punė, njerėzit duken tė urtė e secili nė punėn e vet.
    Roja : Po, po, rrallė ndėrhyj. Ju e dini, ne nuk lejojmė qė tė kalohet masa asnjėherė.
    Klienti : Po pse nuk thoni ju atėherė qė qenkeni moderator ?
    Roja : Nga modestia, kuptohet. Njerėzve iu duket sikur po mburrem kur ju them qė jam moderator kėtu. Por nė fakt, atė punė bėj. Moderoj njerėzit.
    Klienti : Njerėzit kanė prirje, nė fakt, ta kalojnė shpesh herė masėn. Dhe nė njė sallė si kjo, ky kalim mase do tė ishte njė katastrofė e vėrtetė. Pronari i vendit ka menduar shumė mirė t’ju pajtojė si moderator, dmth si roje.
    Roja : E ē’nuk kam bėrė tė fitoj njė post si ky ! Mė ėshtė dashur tė aplikoj disa herė, tė ndėrhyj me letra rekomandimi, t’i futem nė zyrė vetė pronarit e t’i them troē qė unė e dua kėtė vend pune. Ai e ka parė vendosmėrinė time dhe mė nė fund ka pranuar.
    Klienti : Mirė, jam kureshtar tė di, ato pak raste kur klientėt e kalojnė masėn, pse e bėjnė ata njė gjė tė tillė ?
    Roja : Dėgjoni, ne jetojmė nė njė demokraci dhe njeriu ėshtė i lirė tė bėjė ē’tė dėshirojė. Ka njerėz qė abuzojnė me kėtė liri. Ja pėr shembull, njė ditė ishte njėri qė kishte pirė shumė dhe ngacmonte ēupat qė ndodheshin nė sallė nė atė ēast. Iu afrova dhe i thashė me mirėsjellje qė po qe se do tė vazhdonte, do ta nxirrnim jashtė. Ēka dhe u bė. Ai tipi kishte qenė vėrtetė i pabindur. Njė ditė tjetėr, njė ēupė e kemi pėrjashtuar thjesht ngaqė ajo kėrcente njė lloj vallėzimi qė nuk pėrdoret mė kėtu. Kėshtu do shefi. Pa po tė kishte qenė pėr mua, nuk shihja ndonjė gjė tė keqe. Ehhh… jeta…
    Klienti : Ju kuptoj shumė mirė, fundja ju nuk mund tė bėni nė kokėn tuaj. Toleranca ėshtė brenda kufinjve qė ju ka vėnė shefi juaj, apo jo ?
    Roja : Po, le tė themi kėshtu.
    Klienti : Mė falni nqs nuk ka lidhje me ē’po flasim, por kam mėsuar dikur qė ēiftėzimi i njė boshti me njė vrimė mund tė bėhet nė tre mėnyra : me hapėsirė, me hapėsirė tė ndėrmjetme dhe me shtrėngim. Me hapėsirė ishte ai ēiftėzim ku boshti kishte gjithmonė diametėr mė tė vogėl sesa vrima. Por shikoni, kėtu ka njė kleēkė : thuhet nė kėtė rast qė ndėrmjet vrimės dhe boshtit ka njė hapėsirė, ose njė tolerancė. Por, a ka kuptim tė flitet pėr tolerancė kur boshtit nuk ia kemi lejuar mundėsinė qė ai tė zmadhojė diametrin ? Dhe kėtu do tė ishte ajo qė do tė shihnim sa tolerante do tė ishte vrima. Por ē’ndodh ? Boshti i shkretė rri aq sa e kemi prodhuar qė mė pėrpara, pra pa asnjė lloj tė drejte pėr t’iu afruar sadopak diametrit tė vrimės. Atėherė, unė mendoj qė kėtu nuk mund tė flasim pėr tolerancė tė mirėfilltė.
    E dyta, me hapėsirė tė ndėrmjetme : kėtu fillon e rregullohet pak ēėshtja. Ky ėshtė rasti kur boshtit i lejohet nganjėherė, ama nganjėherė, tė kalojė diametrin e vrimės dhe ta shtrėngojė kėtė tė fundit t’i bėjė pak vend. Ēka vrimės nuk i pėlqen nė fakt kjo. Atėherė boshti kėmbėngul, ai mendon qė kur i erdhi njė herė nė shteg tė « detyrojė » vrimėn, pse tė mos e bėjė xhanėm ? A nuk kishte duruar ai aq shumė pėr njė gjė tė tillė ? Vrima hidhet e pėrdridhet, e pakėnaqur qė i ra mbi krye kjo « gjėmė ». A nuk kishte qenė ajo gjithmonė qė vendoste kush duhej tė hynte dhe kush jo ? E kėshtu, ky ėshtė njė rast ku boshti mund tė ketė fatin tė bjerė mbi njė vrimė « tolerante » ose mbi njė vrimė vėrtetė « kokėshkėmb ».
    Roja : Ehė, mė pėlqen kjo…
    Klienti : Po, dhe e treta ėshtė « me shtrėngim ». Ky ėshtė njė rast flagrant, nė fakt. Kėtu rolet janė pėrmbysur. Ėshtė boshti ai tani qė bėn ēmos ta « thyejė » vrimėn. Ai ėshtė prodhuar posaēėrisht me diametėr mė tė madh sesa vrima, dhe kėsaj rradhe, vrimės, do apo s’do ajo, i duhet tė jetė « tolerante ». Me njė fjalė, tė detyrojnė tė jesh tolerante. Boshti dėshiron dhe bėn gjithēka tė hyjė nė kėtė vrimė, e cila dukshėm, nuk ėshtė e gatshme ta pranojė atė. Atėherė, si do i bėhet hallit ? Po ja, kemi harruar ēekiēin. I bekuar nė fakt ky ēekiēi, sepse pa tė, boshti nuk do ia arrinte kurrė. Atėherė ai godet, pak nga pak e nganjėherė me furi, derisa tė bėj vend nė vrimėn. Por kujdes ! Nuk mund tė pretendosh pėr tė ēiftėzuar ēdo lloj vrime dhe boshti. Ju nuk mund tė futni njė shtyllė betoni nė njė vrimė gjilpėre. E pamundur kjo. Ėshtė bėrė nė atė formė qė vrima tė jetė sadopak « tolerante », dmth qė ekziston njė mundėsi e vogėl qė boshti, me ca goditje, tė hyjė nė tė.
    Roja : Vėrtetė ngela i habitur nga ē’mė thatė. Nuk e di nė ka lidhje me punėn time, por qenka vėrtetė e bukur historia e ēiftėzimeve.
    Klienti : Po, po, dhe duhet thėnė qė ne patėm fatin e madh kėtu tė mos kishim dhe njė tė tretė, pėrndryshe nuk do tė kishim folur kaq hapur.
    Roja : Pse, ē’do tė pengonte i treti ?
    Klienti : Po ja, ka njerėz qė mendojnė qė nqs kemi mė shumė se dy veta, atėherė kjo quhet bisedė, dhe jo dialog. Bile kanė filluar t’i vėnė emra dhe « trialog », « « katėrlog », e me rradhė deri tek « shumėllogjet ». Por, nė fakt, unė mendoj krejt ndryshe.
    Roja : Po, dhe a mund ta dimė mendimin tuaj ?
    Klienti : Jua thashė, patėm fatin e mirė tė jemi vetėm pėr vetėm dhe tė bėjmė njė dialog tė mirėfilltė. Sepse, mė ka rastisur shpesh qė tė bėjė ndonjė dialog me disa vetė njėherėsh. E kam fjalėn qė shpesh, dhe pothuaj gjithmonė, ndodh qė kur tre veta janė duke folur pėr diēka, ai qė merr fjalėn flet gjithmonė vetėm me njėrin prej tyre, sepse tjetri ėshtė ose duke kruar hundėt, ose duke shikuar dritat shumėngjyrėshe tė sallės. Nė fakt, ai nuk ėshtė aty ndėrsa kėta dy tė tjerėt flasin. Pastaj, me tė marrė fjalėn ky i fundit, jam ose unė qė e dėgjoj ose ai tjetri me tė cilin po dialogoja pak mė parė. Pra, asnjėherė nuk gjenden tė tre nė tė njėjtin vend. Dhe kjo ndodh kur njerėzit dėgjojnė vetėm nga njėri vesh, ēka pėr hir tė sė vėrtetės, duhet thėnė qė tė gjithė njerėzit dėgjojnė vetėm nga njė vesh. Madje, keni vėnė re ju qė edhe kur ulen nė tavolinė, tre apo katėr persona, ato bėjnė pak fjalė nė fillim nė kėmbė pėr tė caktuar vendet. Kėtė e bėjnė qė secili tė ketė anėn e veshit qė dėgjon nga ai qė ato dėshirojnė tė dėgjojnė. Pak e trishtė, por ja qė kėshtu ėshtė.
    Roja : Ahaaa… tani po e kuptoj mė mirė fjalėn dialog. Me sa mora vesh, ka dialog edhe kur tė gjithė flasin nė tė njėjtėn kohė. Dmth nqs nė njė tavolinė gjenden shtatė vetė, ka tė paktėn tre dialogje, i shtati me siguri duhet tė jetė duke dialoguar me veten mbi dialogjet e tė tjerėve.
    Klienti : Pikėrisht, e keni kuptuar shumė drejt.
    Roja : Nuk kisha dėgjuar nga kėto mė parė. Kam kaluar njė shėrbim tė shkėlqyer. Njerėzit kėrcenin, pinin, flisnin, ndonjė dhe flinte, dhe nuk mė ėshtė dashur fare tė ndėrhyj. Po si quheni ju, se as qė u prezantuam…
    Klienti : Mė quajnė Boshtuk Sangfaim. Po ju ?
    Roja : Pinsemens de la Fléchette.
    Klienti : Kalofshi mirė, de la Fléchette.
    Roja : Gjithashtu dhe ju, Sangfaim.


    Dialog i zhvilluar nė portėn e hyrjes sė diskotekės « No potere, no rrėmujė, only qejf », nė qytetin Nullepart tė Babelistanit.

  6. #6
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    Kėsaj rradhe... mono(dja)llog

    E ēuditshme, thashė me vete. E pabesueshme madje. On croit rźver ! Qė njė forum francez mbarėkombėtar tė interesohet kaq shumė pėr gjendjen sociale tė Shqipėrisė, edhe kjo s’mė kishte vajtur nė mendje. Hapa forumin bavardagesansfrontičres.fr dhe shoh qė kjo temė ishte mė e gjalla. Nuk priste posti postin. Francezė tė shumtė nga e gjithė bota shkrinin talentin e tyre analizues mbi sistemin social nė Shqipėri. U bėra kureshtar. Fillova tė lexoja.

    Po ja, thoshte njė francez qė punonte si dredhės zinxhirash nė Indi, Shqipėria nuk mund tė vazhdojė mė kėshtu sepse atje nuk punohet aq sa nė vendet e tjera. Shqiptarėt nuk mund tė jenė kaq tė zgjuar saqė tė rrinė me duar nė xhepa dhe tė shkojnė tė firmosin ndihmėn qė u jep shteti. E pamundur kjo. Mua po mė bie bretku nė punė duke dridhur zinxhirat kėtu nė Indi e ata dashkan tė jetojnė pa i bėrė pis duart. Nuk ka kėshtu. Fjalė me mend. Mė pėlqeu ky shkrues.

    Njė tjetėr, anti-imperialist i orėve tė para, thoshte qė shumė mirė bėjnė shqiptarėt qė nuk punojnė, sepse kėshtu ata nuk shfrytėzohen siē nė vendet kapitaliste me Amerikėn nė krye. Rroftė Shqipėria ! thoshte ai. Mu mbushėn sytė me lotė. Sa bukur, thashė me vete. Njerėz si ky na duhen neve. Shqipėria, flamurmbajtjėsja e luftės kundėr anglo-amerikano-sionizmit nė botė, pėrfundonte ai.

    Jo ore jo, dale pak, ndėrhynte tjetri. Nuk ėshtė ashtu. Ishte njė vajzė qė punonte nė Korenė e Jugut, ku kishte gjetur shumė mirėkuptim, pasiqė Franca atje ishte shumė e dashur. Neve kėtu punojmė, thoshte ajo, punojmė dhe lodhemi aq sa na del shpirti, dhe nuk kemi asgjė tė garantuar. Por kemi lirinė ama. Ne mund tė bėjmė ē’tė duam, mund tė bėhemi gjithēka. Nė Shqipėri nuk ka liri, thoshte ajo. As pėr meshkuj as pėr femra. As dhe pėr fėmijė xhanėm. Ata dinė vetėm tė shtrijnė dorėn dhe tė jetojnė pėr kokėrr tė qejfit pa e lagur fare. Nuk bėn kėshtu. Herėt apo vonė, Shqipėria do tė thyejė hundėt. Oh Zot, bėj qė tė mos i dalė fjala, thashė me vete unė.

    Postet vėrshonin e vėrshonin, dhe pėr ēudi, nėpėr kėto poste nuk shihja pikėpyetje, pikėēuditėse, presje, apo viza ndarėse. Jo, jo, vetėm PIKA. Pikė kėtu e pikė atje, nuk kishin tė sosur. Vetėm fjali dėftore. Fjali tė tipit : « Unė shkoj nė shkollė. » ose « Ne hėngrėm bukė e marmalatė. » Eshtė e vėshtirė tė lexosh njė fjalim tėrė pika. Sikur ta pret hovin. Nejse.

    Nga fundi i diskutimit « unė me murin, muri me njė mur tjetėr, dhe muri tjetėr me murojat », ia beh administratorja e forumit. Njė franceze elegante, e imėt dhe tėrė vėmendje nė veprimet e saj. Pasi i bėri njė pasqyrė tė shkėlqyer gjendjes socio-ekonomiko tė Shqipėrisė, ajo parashtroi idetė e saj. Ja pėr shembull, thoshte ajo, pse tė mos vdesin njėherė tė gjithė Shqiptarėt atje nė Shqipėri, dhe pastaj ata tė plotėsojnė njė formular ku tė shprehin dėshirėn pėr tė punuar. Nqs ėshtė i motivuar, ai le tė ringjallet me dekret qeverie. Tė tjerėt tė rrinė atje derisa tu mbushet mendja. Pse ku jemi ne, tha ajo, qė tė biem erė Calvin Klein pa ia bėrė ēap kazmės. Ide e padėgjuar mė parė, por vura re qė u shkonte shumė pėrshtat pjesėmarrėsve. Ēėshtja ishte kaq e ngutshme, puna nuk priste. Shqipėria duhej shpėtuar me ēdo kusht. Eskimezėt kishin hyrė nė « grevė hurmash » pėr qė Shqipėria tė bėjė diēka. Japonezėt ishin si tė ēoroditur nga lėvizjet e shpeshta tė bursės sė Tokios. U bėnė ca palo shqiptarė tė trondisin botėn, pika qė s’na bie neve dhe atyre, pėrfundonte njė gazetė e Hokaidos.

    U ngrita. Mbylla forumin, pasi e vura nė favoritet e mia, i bindur qė do t’i rikthehesha pėrsėri. E pse jo ? A nuk jetoja unė nė Shqipėri ? Mua mė duheshin mendimet e Francezėve mbi vendin tim. Nuk jam aq mospėrfillės.

    Sa pėr tolerancėn, koha nuk ishte e saj. Duheshin marrė vendime. Tolerancė dhe vendim kanė qenė gjithmonė njė ēift si mos mė keq. Toleranca e tėrheq jorganin gjithmonė nga vetja, e vendimi nuk lėshon pe pėr qamet. Mė kujtohet njėherė, kur isha mė i ri, nė njė sallė televizori tė pėrbashkėt, hyra brenda dhe nuk kishte asnjeri. Fillova tė ulesha nėpėr tė gjitha karriket. Provo kėtė e provo atė, derisa gjeta pikėn optimale tė shikimit. Drita, kėndi i vėshtrimit, hutimi nga tė tjerėt, ndjenja rehat, tė gjitha kėto llogariteshin. E mbajta mend dhe gjithmonė ulesha aty. Derisa televizori filloi tė thithte gjithnjė e mė shumė shikues. E pastaj, mė duhej tė ulesha ku tė kishte njė vend bosh, madje duke u thėnė tė tjerėve tė shtyheshin pak se nuk po arrija as tė prekja nė dėrrasėn e vendeve. E kėshtu, toleranca…

  7. #7
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anėtarėsuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Postet vėrshonin e vėrshonin, dhe pėr ēudi, nėpėr kėto poste nuk shihja pikėpyetje, pikėēuditėse, presje, apo viza ndarėse. Jo, jo, vetėm PIKA. Pikė kėtu e pikė atje, nuk kishin tė sosur

    Mire se te lexoj prap Zogu

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anėtarėsuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    Citim: F Lasku: Sa te dashur dhe te mirepritur jane tek njerezit ata qe i thone shkurt dhe qart gjerat qe mendojne.
    Sa te padurueshem jane tjeret qe dicka qe mund ta thone per nje minut pershembull, e thone per dhjete minuta.Duhet jesh tolerant i madh ti degjosh.


    hahahahaha F Lasku, shummmmmm e vertet eshte kjo qe ke then. Shum nuk me pelqejn ata tipa qe p.sh nje ngjarje qe duhet trreguar per 2 min, ata e trregojn per 10 min. Ktu automatikisht trregon qe aj person eshte ka genjen (shpif) diqka.

  9. #9
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    Kungulli - emėr, gjinia mashkullore, njėjės por ekziston dhe nė shumės...

    Po sikur kėsaj rradhe tė shikonim tolerancėn e mendjes sonė ? E dimė kėtė, tolerancė vjen nga latinishtja tolerantia, dhe kjo e fundit nga tolerare, qė shqip do tė thotė « tė durosh ». Pra toleranca do tė ishte durim. Unė jam tolerant ndaj asaj, do tė thoshte qė unė jam i durueshėm ndaj diēkaje qė nė thelb duhet tė jetė e padurueshme. Atėherė, i bie qė toleranca hyn nė skenė nė njė marrėdhėnie kundėrshtie. Durimi i sė padurueshmes, ja toleranca.

    Duke e lidhur me fjalinė e parė tė kėtij shkrimi, mund tė jemi tolerantė dhe ndaj vetes. Dmth kur ne durojmė veten tonė, vete e cila, nė momentin e tolerimit, do tė ishte e padurueshme. Kur kthehet e padurueshme vetja jonė ? Atėherė kur ne jemi kthyer tė vetėdijshėm qė kjo vete po shkon nė njė drejtim tjetėr nga ē’lejonim deri atėherė. Pra caqet kapėrcehen. Paradoks : ne e dimė shumė mirė qė e kemi kaluar masėn, dhe nė tė njėjtėn kohė mundohemi tė jemi tė durueshėm ndaj kėsaj gjėje. Si arrihet kjo ? Duke zgjeruar caqet e pranimit tė vetes. Mė shkoqur : deri para pak pėr shembull, unė nuk duroja qė tė pėrdorja fjalėn « njeri kot ». Dhe kisha tė drejtė, nuk ka njeri « kot ». Mirėpo, ditėn kur njė "tutkun" apo "tutkall" mė kryqėzoi rrugėn, qysh prej asaj dite u detyrova t'i thyej pak caqet qė i kisha vėnė vetes.

    Mirėpo, duke qenė se unė e kisha mundėsinė pėr kėtė, atėherė kjo tregon qė tekefundit kjo nuk ishte e padurueshme. Sepse tani e tutje unė e duroj fare mirė kėtė. Atėherė, ku qėndron kufiri ndėrmjet sė padurueshmes dhe sė durueshmes ? Kurrkush nuk e di kėtė. Jo se jemi injorantė por ky kufi ėshtė mjegull. I paqartė. Por megjithatė, disa e dinė mė mirė lehtėsinė me tė cilėn i kalojnė kėto caqe, dhe disa tė tjerė jo.

    Pėr tė parė tolerancėn, pra durimin, e mendjes sonė, duhet parė sa e gatshme ėshtė ajo pėr tu zgjatur si llastik. Dihet qė diēka nuk mund tė zgjatet pafundėsisht, pėrndryshe kėputet. Edhe vetė universi nuk ėshtė i pafundėm. Ėshtė provuar qė universi ynė ėshtė njė grumbull i shpėrndarė galaktikash dhe se ai ka caqet e veta. Pėrtej kėtyre caqeve, universi nuk ekziston. Njėlloj dhe me mendjen tonė. Duron dhe duron dhe pastaj ajo lėshon. Mirėpo, duhet saktėsuar ēfarė ėshtė ajo nga ku vjen zgjatja e mendjes. Ēfarė forcash veprojnė mbi tė qė e detyrojnė atė tė tėrhiqet deri nė kėputje. E kemi dėgjuar pėr shembull shpesh shprehjen : « Atij i janė kėputur fijet », me njė fjalė truri i tij nuk punon mė, dhe ėshtė si njė orė e ēakėrdisur.

    Atėherė, pėr tė parė pra objektin e tėrheqjes, na duhet tė merremi dhe tu drejtohemi fjalėve. Mendja nuk ėshtė diēka qė mund ta kapim pėr dy cepash dhe ta tėrheqim deri sa ta kėpusim. Por fjala ėshtė ajo qė e bėn kėtė punė. Pra, duhen gjetur fjalė « tėrheqėse », « zgjatėse », « kėputėse », « shkatėrruese », shkurt, fjalė tė ēmendura. Ēmendėse dhe tė ēmendura nė tė njėjtėn kohė. Ku gjenden kėto fjalė ? Atje ku bėhet sikur flitet. Jo atje ku flitet, sepse kėtu, fjala ėshtė gjithmonė nė vendin e vet. Por atje ku bėhet sikur flitet, kėtu duhen kėrkuar caqet e mendjes sonė, dhe pėr rrjedhojė kėtu duket durimi ose toleranca jonė.

    Fjalėt pėrgjithėsisht formojnė fjali. Pėrgjithėsisht sepse nganjėherė ato nuk formojnė asgjė. Ose tekefundit njė mish-mash. Gjellė shumė e preferuar pėr « kungujt ». Diku nė njė faqe interneti, njėri pyeste nė gjuhėn e tij (frėngjisht) se ku ndodhej Franca nė hartė. Nuk mu « durua ». U regjistrova shpejt dhe shkrova vetėm kėtė : « Pėr tė ditur ku ndodhet Franca nė hartė duhet mėsuar sė pari ku ndodhet harta nė Francė. ». Dhe e mbylla me kaq.

    Me njė fjalė, mendja jonė ose pėr materialistėt e pėrjetshėm, truri ynė, nuk ėshtė pafundėsisht i zgjatshėm. Vjen njė moment ku ai kėputet, ku ai e humbet « durimin », dmth ku ai bėhet intolerant. Pra, nuk ėshtė e thėnė qė toleranca tė jetė e lidhur vetėm me tjetrin, por edhe me veten tonė. Kėtė, ka shumė qė nuk e marrin parasysh.

    Pėr ta mbyllur, njė ditė, duke kaluar pranė njė are tė mbjellur me gjithfarėlloj kulturash bujqėsore, mbarė e mbrapsht nė fakt, bujku kishte qėlluar njė pseudo-bujk, dėgjova njė dialog tė ēuditshėm midis dy kungujsh :

    Kungulli 1 : Si u gdhive shoku im ?
    Kungulli 2 : Unė mirė, e ti ?
    Kungulli 1 : Mirė, falemnderit.
    Kungulli 2 : Dėgjo, pse na thonė kunguj neve, kėtė se kuptoj. Nuk na u hoq qė nuk na u hoq kjo fjalė. Pse na kanė kaq inat xhanėm ?
    Kungulli 1 : Nuk e di mirė, por thonė ngaqė kemi gjethe shumė tė mėdhaja dhe qė rritemi nėn hije. Sikur nuk e durojmė shumė diellin.
    Kungulli 2 : Ahaaa… prandaj na thonė kungull i papjekur ! Tė na marrin tė keqen, tė na marrin ! Ne kunguj jemi vėrtetė, por ama ne rrimė tė bashkuar ndėrmjet vetes sonė, nuk pėrzihemi me bostanin dhe pjeprin. Kur e merr fjalėn njė kungull nga tanėt, e dimė shumė mirė qė ai do tė flasė si kungull, sepse ke parė ti, kėto kohėt e fundit kanė dalur ca raca tė ēuditshme as bostan as pjepėr, as mollė as dardhė, as mish as peshk…
    Kungulli 1 : Po, kungulli im i dashur, mirė e ke. Mė mirė t’i qėndrojmė besnik kungullitetit sesa tė mos marrim mė vesh kush ėshtė kush. Por e di ē’ke ti, t’i lėmė kėto se u bė vonė, ne kunguj jemi fundja, s’marrim shumė vesh, mė mirė tė hedhim gjethet tona pėrsipėr dhe tė piqemi ngadalė nėn hije, po u poqėm ama… se edhe kjo nuk ėshtė e sigurtė. Eja, meqė mu kujtua, eja mė mirė luajmė lojėn e kungulleshkės...

  10. #10
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    Dyshe, qenia, mesi ; Tek, qenia, qoshja : pėrndryshe vate durimi...

    Mulla Omeri : Hmmm...
    Papo Stafidhi : Nuk ju pėlqen ?
    Mulla Omeri : Jo, jo, nuk e kam aty, por po mendoja pėr mesin.
    Papo Stafidhi : E ke fjalėn pėr belin ?
    Mulla Omeri : E kujt ?
    Papo Stafidhi : Tė femrės pra…
    Mulla Omeri : Oh, jo, ku tė vete mendja dhe ty…
    Papo Stafidhi : Epo tani, edhe na vete…
    Mulla Omeri : Jo, nė fakt po mendoja pėr mesin e bisedės.
    Papo Stafidhi : Domethėnė ?
    Mulla Omeri : Po ja, e filluam mirė, dihet qė do ta pėrfundojmė mirė, por nuk po e kuptoj ku dreqin do tė zihemi, nga mesi, nga treēereku, apo pak mė kėndej, se mė tutje sikur ėshtė afėr fundit, apo jo ?
    Papo Stafidhi : Mirė e ke menduar mulla efendi, je shumė i hollė.
    Mulla Omeri : Hahaha… shkolla e hyqymetit papo Stafidhi, shkolla e hyqymetit i ka kėto…
    Papo Stafidhi : Dhe ti do tė thuash qė neve tė pis miletit nuk ditkemi gjė, kėshtu ?
    Mulla Omeri : Jo, nuk them kėtė, por ju i dini pėr sė prapthi.
    Papo Stafidhi : Oh, jo, kėtė nuk mund ta kaloj, jeni ju ato qė mėsoni pėr sė mbrapshti, nga 325 kaloni nė 324 e me rradhė, e kėshtu nė faqen 1 keni kuptuar gjithēka.
    Mulla Omeri : Mė mirė kėshtu sesa ju qė prisni 478 faqe pėr tė kuptuar atė ēka ne e kuptojmė nė faqen 1, kjo ėshtė afėr mendsh.
    Papo Stafidhi : Nuk e di, mulla Ymeri, kam pėrshtypjen qė ndaj nga kreu dhe fundi fryn shumė erė, andej i kam parė gjithmonė furtunat mė tė forta.
    Mulla Omeri : Po, por kjo ndodh vetėm kur zihesh me veten tėnde, kurse kur je me njė tjetėr, mesi ėshtė thėllim, acar, nuk dilet pėrjashta. Le qė edhe tė duash, nuk tė lėnė tė tjerėt.
    Papo Stafidhi : Po mirė, mulla, kam dėgjuar qė shumė ju bien juve nė qafė pėr kėtė qejfin e mesit. Bėni ē’bėni, veni nga veni, dhe hop… nė mes qė nė mes rrini. Nuk e kuptoj kėtė dėshirėn tuaj pėr sherr.
    Mulla Omeri : Sherr i thėnēin…
    Papo Stafidhi : I thėnēin, por ama fusni tė tjerėt nė sherr.
    Mulla Omeri : Ah, po, kėtu keni tė drejtė.
    Papo Stafidhi : Kurse ne tė rrasozezės jemi ndryshe nga ju tė rrasobardhės, ndryshojmė nga gjysma e dytė.
    Mulla Omeri : Po, por kėtė pak kush e di, ose nuk ju shkon nė mendje…
    Papo Stafidhi : … qė ua kemi hequr ne…
    Mulla Omeri : …me pallavrat tona…
    Papo Stafidhi : … qė nuk na lėnė pa bukė gjithmonė.
    Mulla Omeri : Rrofsh e qofsh o papo Stafidhi !
    Papo Stafidhi : Qofsh me ymėr o mulla Omeri !
    Mulla Omeri : Zenepe ! Pa jepja pak asaj kėngės…
    Papo Stafidhi : …dhe tunde pak mesin, se edhe ne rrasozezot vdesim pėr njė ēikė mes, jo vetėm kėto rrasobardhot…
    Mulla Omeri : Mirė, Zenepe, mirė, qenke sėmurė, ska gjė, njėherė tjetėr... Ku e lamė ?
    Papo Stafidhi : Pakėz mbi mesin…
    Mulla Omeri : Po, po thosha qė mesi ka qenė gjithmonė njė histori mė vete.
    Papo Stafidhi : Ku tė dyja skajet janė tė barazlarguara nga ai.
    Mulla Omeri : Dmth, edhe kur nuk e kemi ndėrmend tė ndezim gjakrat, jemi tė detyruar…
    Papo Stafidhi :… nga mesi sigurisht.
    Mulla Omeri : Papo, tė tė pyes pėr diēka ?
    Papo Stafidhi : Urdhėro, mulla efendi.
    Mulla Omeri : Nė ē’moshė e keni bėrė pėr herė tė parė ?
    Papo Stafidhi : Kė kėshtu ? Meshėn ?
    Mulla Omeri : Jo, ore jo, lėri psallmet e palljet, jemi nė pushim tė madh kėtu, nuk e sheh ?
    Papo Stafidhi : Po ēfarė pra, se nuk po e kuptoj.
    Mulla Omeri : Kalimin e mesit, pa prekur qoshet… e rreshtave tė karrikeve.
    Papo Stafidhi : Ah, isha i vogėl, bashkė me nėnėn, madje ajo ma ngjiti virusin…
    Mulla Omeri : Kurse unė, qysh ditėn kur babai mė dėrgoi pėr tė ruajtur lopėt, atje e kam bėrė pėr herė tė parė…
    Papo Stafidhi : Ē’ke bėrė more ditėzi, qė Perėndia tė faltė…
    Mulla Omeri : Atje kam pėllitur pėr herė tė parė, imitoja lopėn e Hafizit kur kau i Qatipit i fėrkonte faqen.
    Papo Stafidhi : Eh ē’na gjeti neve more mulla efendi, halli hallit nuk i ngjan…
    Mulla Omeri : Ama shkojmė mirė bashkė…
    Papo Stafidhi : … sidomos kohėt e fundit.
    Mulla Omeri : Nuk e kuptoj.
    Papo Stafidhi : Kohėt e fundit po flasin shumė pėr ne, por vetėm fjalė tė mira. Unė jam i mirė pėr mua, por i keq pėr ty, sipas atyre. Dhe ti je i keq pėr mua dhe i mirė pėr veten tėnde, gjithmonė sipas atyre.
    Mulla Omeri : Rezultati : ne bėjmė qejf, populli argėtohet, ne nė mes e ata nė qoshe, hidh njėri e prit tjetri, kanė qėlluar tė gjithė tė fuqishėm, nuk u shkon asnjėherė huq. Dielli nuk na vret shumė, na bėjnė hije ATA, mendjendriturit qė i kemi zdritur.
    Papo Stafidhi : Sa mirė po e thua, mulla. Nuk tė dija kaq tė menēur.
    Mulla Omeri : Hyqymeti papo, hyqymeti, mos e harro kėtė.
    Papo Stafidhi : Ika unė, nuk pėrzihem me politikė.
    Mulla Omeri : Ika dhe unė, shihemi njė herė tjetėr.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dialog me Hėnen
    Nga Milingona nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-02-2011, 11:27
  2. Lehmann: Ndoshta ne e kemi pėrdorur shumė lehtė fjalėn dialog
    Nga iliria e para nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-11-2006, 05:49
  3. Konferenca Nderfetare mbi Koegzistencen Paqesore dhe Dialog
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-07-2006, 06:57
  4. Serbė e shqiptarė, dialog nė njė dokumentar
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-01-2006, 20:37
  5. Kryepeshkopi Janullatos prononcohet per tolerancen fetare
    Nga Agim Bardhi nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-09-2004, 05:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •