PAGĖZIMI DHE MARTESAT SHQIPTARE


Nga Beqir ELSHANI






Pagėzimi i fėmijėve shqiptarė


Kaloi koha kur Bibla dhe Kur“ani lexoheshin nė gjuhėt origjinale. Tani kėta libra tė shenjtė botohen tė pėrkthyera edhe nė gjuhėn shqipe. Sot lipset qė populli shqiptar t“i pagėzojė fėmijėt me emra vetjakė shqiptarė. Gjuha shqipe, jo vetėm qė ėshtė njė ndėr gjuhėt mė tė vjetra nė Ballkan dhe nė Evropė, por ka edhe fushė tė gjerė antroponimike. Shqiptarėt le tė shkojnė edhe nė xhami, edhe nė kishė, por tė obligohen qė fėmijėt e tyre tė pagėzohen me emra vetjak tė gjuhės dhe kulturės shqiptare, sepse mbi tė gjitha siē shkruan Vaso Pashė Shkodrani: "Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria".

Institucionet fetare duhet tė bashkėpunojnė me Institutin Albanologjik nė Prishtinė rreth pagėzimit tė fėmijėve me emra tė antroponimisė shqiptare. Si ndihmės literature ėshtė edhe libri me emra shqiptarė i botuar nga autorėt Qamil Batalli dhe Hasan Hasani: "Si t“i pagėzojmė fėmijėt". Ky libėr i ēmuar duhet tė shpėrndahet edhe nė diasporėn shqiptare, dhe sa mė shumė tė pėrhapet nė familjet shqiptare. Librin "Si t“i pagėzojmė fėmijėt", ėshtė kėnaqsi tė ketė ēdo familje shqiptare, i cili njėherit kryen funksionin e leksikonit nga fusha e antroponimisė sė trashėgimisė ilire-shqiptare. Psh. Vetėm nga emri i mbretit ilir Genci mund tė pėrfitohen emra tė ndryshėm, siē janė: Genti, dhe Gentiani tė gjinisė mashkullore, kurse Genta e Gentiana tė gjinisė femėrore. Pastaj nga emri i vjetėr i qytetit ilir Theranda, mund tė pėrfitohen emra tė ndryshėm po aq edhe tė bukur: Erandi dhe Eranda. Jo vetėm kaq, por emrat e gjuhės shqipe janė elastik, qė vetėm nga emri i pėrgjithshėm drita tė gjinisė femėrore mund tė krijohen emra tė ndryshėm tė pėrveēėm, siē janė: Drita, Dritare tė gjinisė femėrore dhe Dritani, Dritoni, Dritėro tė gjinisė mashkullore.

Dėshirohet qė fėmijėt e prindėrve shqiptarė tė kenė emra tė trashėgimisė kulturore shqiptare, pa marr parasysh bindjet e tyre fetare; nė mėnyrė qė emri Drita dhe Dritani tė jetė i barabartė pėr tė gjithė fėmijėt e ardhshėm shqiptarė pa dallim feje. Eshtė fjala vetėm pėr pagėzim me emra tė fjalorit tė gjuhės shqipe, pa i cenuar normat fetare. Pagėzimi i fėmijėve shqiptarė me emra tė trashėgimisė autoktone iliro-shqiptare ėshtė detyrė e shenjtė ndaj gjuhės dhe ndaj atdheut. Kundėrshtimi fanatik i pagėzimit me emra shqipe, njėherit dth. kundėrshtim me Biblėn dhe Kur“anin shqip.

Ne kemi patur raste kur disa fėmijė shqiptarė ankoheshin tek prindėrit e tyre: pėrse nuk quhen Teuta, Agim apo Dardan, por Osman dhe Zarife, ose Pjetėr dhe Katarina. Me anėn e kėtyre emrave jashtė leksikut tė gjuhės shqipe tek fėmijėt shqiptarė krijohet njė kompleks me pasoja psikologjike. Mjafton tė shikojmė mbiemrat fisnor shqiptarė, siē janė: Krasniqi, Berisha, Kuqi, Thaēi, Kastrati, Kodra, Gashi etj. janė shumė tė vjetėr dhe me burime autoktone shqiptare - pa dallim feje. Nė bazė tė mibemrave vetiakė shqiptarė tė njerėzve ne mund tė konstatojmė mė lehtė pėrkatėsinė kombėtare, sidomos nė diasporėn shqiptare. Gjatė mėsimit tė gjuhės suedeze mėsuesja praktikonte qė nė tabelė tė shkruante emra tė ndryshėm tė nxėnėsve sipas pėrkatėsisė sė tyre kombėtare, ku nė klasė ishim dy shqiptarė me pėrkatėsi tė ndryshme fetare, atėherė ne detyroheshim qė tė tregonim emra vetijak shqiptarė, dhe jo fetare siē janė: Vjosa, Lindita, Gėzimi, Artani etj. Pėr ēdo kritikė ėshtė edhe pagėzimi me emrat e personaliteteve tė ndryshme botėrore, siē janė: Elvis, Indira, Elizabeta, Robert, etj. Qė janė krejtėsisht tė huaja dhe kumbojnė si emra karrieristė tė kozmopolitizmit.



Sa i pėrketė emrave historikė tė kulturės, letėrsisisė dhe historisė kombėtare, siē janė tė: Naim Frashėrit, Mihail Gramenos, Bajram Currit, Adem Jasharit, Fehmi Lladrovcit etj. janė emra personalitetesh tė shquara kombėtare qė populli shqiptar i nderon, me emėrtimin e rrugėve tė qyteteve, objekteve shkollore, klubeve si dhe shumė institucioneve tė ndryshme kulturore. Duhet tė kemi parasysh dashurinė e tyre tė madhe ndaj Nėnės Shqipėri, prandaj dėshirohet qė fėmijėt tė pagėzohen vetėm me emra tė gjuhės dhe kulturės shqiptare. Konkretisht porosia ime e fundit qė do t“ju lerė fėmijėve tė mi ėshtė qė emri im Beqir tė nderohet si personalitet familjar, por jo ta trashėgohet, sepse nuk i pėrket fjalorit tė gjuhės shqipe; kurse emrat e fėmijėve tė mi, pėr tė cilėt kam bėrė njė luftė kundėr ndikimit fetar: Arben, Dritan, Dardan, Adriatik dhe Genta janė emra shqiptarė, ndaj mund tė trashėgohen brez pas brezi. Kujtoni fjalėt e poetit tė madh, Naim Frashėrit:


Gjuha jonė sa e mirė, sa e ėmbėl, sa e gjerė, sa e lehtė sa e lirė, sa e bukur, sa e vlerė.


Vetėm me kėto vargje atdhedashurie obligojnė qė ēdo shqiptari t“i dali zot ēėshtjes sonė tė madhe kombėtare. Pagėzimi i fėmijėve tė porsalindur me emra bashkėkohorė shqiptar, njėherit dth. emancipim kombėtar tė cilėn kuzhina serbe me ēdo mjet e ka penguar.



Plisi i bardhė dhe tungjatjeta


Shovenizmi serb shkoi aq larg saqė kėndoi hymne raciste kundėr pasthirmės tradicionale tungjatjeta - qė ėshtė pėrshėndetje karakteristike shqiptare, po aq e vjetėr, siē ėshtė vetė plisi i bardhė dhe kostumi ynė kombėtar. Policia jugosllave nė bashkėveprim me burokracinė shqiptare, e cila nė Kosovė njihet si viti i inkuizicionit serb, bėri edhe njė lojė tė ndytė duke denuar dhe larguar shumė tė rinjė shqiptarė nga shkolla dhe puna vetėm pse e bartnin plisin e tyre tė bardhė tradicional. Nė anėn tjetėr, gjersa nė Beograd fotografitė e Titos shkarraviteshin dhe pėrfundonin nėpėr nevojtoret e qytetit; nė Kosovė bėhej tmerr dhe panik po qe se nė librin shkollor tė nxėnėsit nuk figuronte fotografia e Titos. Ky ishte njė lloj karremi inkuizicionist pėr torturimin psiqik tė popullit shumė tė vuajtur shqiptar me pėrmasa tragjike, ku si pasojė e torturimit psiqik ra viktimė nxėnėsja e shkollės fillore nė Gjilan. Kjo ėshtė njė dukuri e rrallė nė botė qė pėr shkak tė mungesės sė fotografisė sė "qenit", siē e quante populli shqiptar nė atė kohė, ia larguan babain nga puna, ku pas kėsaj e bija bėn vetvrasje.



Kjo tregon edhe mosangazhimin e personelit pedagogjik, qė sipas normave pedagogjike ta pengonte komitetin komunal (inkuizicionin e kuq) qė tė ndėrhynte nė procesin mėsimor tė shkollės. Pra vet shkollat duke treguar tolerancė ndaj komitetit satrap komunal ishin fajtor pėr shkeljen e etikės dhe normave pedagogjike, edhe pse ishte gjysmėvjetori dytė i vitit shkollor, gjė qė ėshtė normale qė librat gjatė pėrdorimit dėmtohen. Ky ishte njė nga mjetet e torturimit fashist nė mėnyrė qė nxėnėsit e shkollave fillore dhe tė mesme tė Kosovės tė jetonin nėn ankthin e frigės dhe tmerrit sipas diktatit tė LKJ-sė. Ngjashėm veprohej edhe me anėn e lojės shoviniste tė Serbisė, e cila burgoste rininė shqiptare me plisa tė bardhė. Kėshtu qė rinia shqiptare mund tė dilte me ēfarėdo kapele nė rrugė, pos plisit tė bardhė, meqė kjo nuk i pėlqente Serbisė, por edhe burokracisė sė Kosovės nė pushtet. Ashtu siē nuk munden serbėt tė shikojnė diellin me sy, po ashtu edhe nuk mund ta shikojnė plisin e bardhė tradicional shqiptar.


Sa i pėrketė plisit tė bardhė tradicional sot, shqiptarėt e Kosovės nė krahasim me shqiptarėt e shtetit amė janė mė tė qėndrueshėm. Duket sikur disa shqiptarė po "evropianizohen" duke flakur plisin e bardhė dhe kjo ėshtė gjė e gabuar. Po kėshtu disa tė rinjė shqiptarė pėr interesa tė ngushta komerciale e ndėrrojnė emrin e tyre me anėn e sė cilės i shkelin normat e etikės kombėtare dhe fetare, dhe kjo ndodh mė sė shpeshti nė Greqi, atje ku rrėnjėt e fundamentalizmit ortodoks janė mė tendencioze. Poashtu nė Kosovė dhe nė Shqiperi me ndikim tė fesė islame disa vajza shqiptare rivishen me ferexhe. Ku po na shpie ky fanatizėm i zymtė? Ne kemi veshjen tonė tradicionale shqiptare. Xhelozia ndaj ferexhes domethėnė mohimi i veshjes popullore shqiptare, mohim i traditės kombėtare shqiptare qė ėshtė trashėgim qysh nga tė parėt tanė. Kjo dukuri e fanatizmit bie nė sy edhe nė diasporėn shqiptare, ku gravitojnė shumė tė reja shqiptare tė veshura, apo tė mbuluara me ferexhe tė zymta fetare.


Kėtu mund tė ndihmojnė edhe organet fetare shqiptare duke ua transmetuar tė rinjėve shqiptarė se ne kemi veshjen tonė tradicionale shqiptare sa tė pasur, po aq edhe tė mrekullueshme tė cilėn tėrė bota na e ka lakmi. Mė nė fund, ne jemi qytetarė evropianė dhe duhet tė vishemi nė stilin evropian. Kam patur raste kur unė njė nėnes me foshnje ia lirova vendin nė autobus duke pandehur se ėshtė qytetare arabe, pėrkundrazi ajo mė falenderoi shqip. Ajo grua ishte e re, shqiptare, banon nė Malme tė Suedisė dhe tė vishet me rroba tė fanatizmit fetar, tė bėnė qė nga habia tė flasėsh me vetveten. Dikur asaj i kisha dhėnė mėsim nė shkollėn fillore, prandaj mė kishte njohur. Kjo dukuri dallohet edhe tek disa tė reja suedeze, apo polake tė cilat i nėnshtrohen ndikimit tė bashkėshortit me fe myslimane dhe rivishen me ferexhe. Nuk ka gjė mė e tmerrshme se femra suedeze tė mbulohet me shami pėr hir tė bashkėshortit tė fesė islame, gjersa nė Kosovė femra shqiptare kaherė e ka flakur ferexhen.


Tungjatjeta, apo merhaba, ėshtė ēėshtja sot! Nuk ėshtė fjala pėr pėrshėndetjen reciproke "merhaba" nė mes tė shqiptarėve, boshnjakėve dhe arabėve, por shqiptarėt nė mes veti. Nėse shqiptarėt nė vendlindje dhe nė diasporė vazhdojnė ende tė pėrshėndeten me pasthirrmėn orientale "merhaba", atėherė pėrshėndetja jonė tradicionale shqiptare "tungjatjeta" do tė shuhet. Kjo dukuri duhet evituar dhe shqiptarėt tė pėrshėndeten shqip - tungjatjeta, pa marrė parasysh pikėpamjet e tyre fetare si dhe vendin ku jetojnė. Pėrshėndetja jonė tradicionale shqiptare tungjatjeta ėshtė jo vetėm autoktone dhe e vjetėr, por edhe aq e bukur dhe poetike qė dth. "t“u zgjattė jeta". Shumė suedezė janė kurreshtarė pėr tė mėsuar se si pėrshėndetet shqip, por edhe kuptimin e fjalės tungjatjeta.


Toleranca dhe martesat shqiptare


Martesat shqiptare me fe tė ndryshme nuk duhet tė pengohen. Mbi tė gjitha duhet tė respektohet dashuria e tyre reciproke. Familjet shqiptare duhet tė kultivojnė traditėn e miqėsisė shqiptare, qoftė myslimane, katolike, apo ortodokse. Nėse neve nuk na pengon martesa e disa tė rinjėve shqiptarė me suedeze dhe gjermane, por edhe martesa nė Kanadanė e largėt, sidomos tė veja etj, atėherė pse tė mos pranojmė martesėn mbrenda shqiptare me fe tė ndryshme - martesė qė ka mbėshtetje autoktone dhe flitet vetėm shqip; kur dihet se nė historikun tonė shqiptarėt janė tolerantė ndaj fesė. Ka raste kur fundamentalizmi i disa prindėrve vie nė atė shkallė qė ta mohojė - anatemojė bijėn po qe se martohet me djaloshin shqiptar tė fesė katolike - myslimane. Pėrkundrazi qė pėr ato familje me qėndrime ekstreme ku pärėsore ėshtė feja, pastaj kombi. "Historikisht - shkruan shkrimtari ynė Petro Marko - identitetin e vet shqiptari nuk e ka mbėshtetur edhe aq te feja se sa te gjuha, historia, origjina dhe humusi kulturor i pėrbashkėt. Ndaj edhe mes bashkėsive fetare s“ka pasur probleme madhore. Prandaj edhe Shqiperia nuk mund tė quhet vend musliman, as ortodoks, as katolik. Eshtė Shqiperi"


Gjatė aksionit tė Pajtimit Kombėtar nė Kosovė qė i printe plaku dhe intelektuali kombėtar prof. Anton Ēetta, populli shqiptar fare nuk ka dyshuar nė bindjen fetare tė Anton Ēettės, por ka treguar respekt. ashtu siē ka treguar respekt edhe ndaj Plakut tė Maleve - Bajram Currit. Ē“prej kohės sė Bajram Currit dhe gjer mė sot askush nuk ka pasur respekt dhe nderim mė tė madh nga populli shqiptar sikur prof. Anton Ēetta.