nga Ibn el-Kajjim





Imami dhe Shejhu i Islamit, Ibn el-Kajjim ka thënë në el-Feua’id [f.31-32]:



“Zoti, më i Larti, i thërret në Kur’an robërit e Vet që ta njohin Atë në dy mënyra:



a] Të shikuarit në punën e bërë [të Zoti, në krijimin]
b] të menduarit mbi vargjet e [e recituara] Tij, të medituarit mbi to



Prej këtu, shenjat e para vështrohen dhe dëshmohen, ndërsa shenjat e dyta recitohen dhe kuptohen.



Përsa i përket llojit të parë, ato janë sikurse në thënien e Tij, “Vërtet! Në krijimin e qiejve dhe tokës, dhe në ndërrimin e natës dhe ditës, dhe në anijet që lundrojnë nëpër det me atë që është në dobi të njerëzimit” [Bekare: 164], deri në fund të ajetit. Dhe thënia e Tij, “Vërtet! Në krijimin e qiejve dhe tokës, dhe në ndërrimin e natës dhe ditës, ka shenja për njerëzit që kuptojnë” [Aali Imran: 190]. Dhe këtë e hasim shpesh në Kur’an.



Përsa i përket llojit të dytë, ato janë sikurse në thënien e Tij, “A nuk e përfillin ata Kur’anin [me kujdes]? [en-Nisa: 82]. Dhe po ashtu thënia e Tij, “A nuk menduan ata thellë mbi Fjalën [Kur’anin]?” [el-Mu’minun: 68]. Dhe po ashtu në thënien e Tij, “[Ky është] një Libër [Kur’ani] përplot bekime, të cilin Ne ta kemi zbritur, që ata të mendojnë për vargjet e tija, dhe që të përkujtojnë ata që kanë mend.” [Sad: 29]



Këtë po ashtu e hasim shpesh në Kur’an.



Përsa i përket punëve të bëra [në krijimin], ato japin dëshmi për veprimet [që janë ekzekutuar në to], dhe veprimet [sipas radhës] japin dëshmi për Cilësitë. Ngase ai [objekti] që është bërë, jep dëshmi për zbatonjësin e veprimit [që e bëri atë], dhe kjo sipas radhës e bën të nevojshme ekzistencën e zbatonjësit të veprimit, fuqinë e tij, vullnetin, dhe diturinë.



Kjo është për shkak të pamundësisë së ndodhjes të ndonjë veprimi – që bëhet më zgjedhje – nga një gjë e paqenë apo nga diçka që ekziston por që s’ka fuqi, jetë, dije dhe vullnet.3



--------------------------------------------------------------------------------
3. Dobia1: Ateizmi është një nga pavërtetësitë më të mëdha bashkëkohore

Në atë që është thënë më lart nga Shejh ul-Islam Ibn el-Kajjim, gjendet një dëshmi bindëse kundër argumentit ateistik [dhe evolucionar]. Dhe në sqarimin e asaj që është thënë nga Ibn el-Kajjim, themi: Sikur një ateist të merrte ndonjë objekt të përditshëm [apo të merrte ndonjë fenomen ose proces natyror] dhe të mendonte për disa çaste, ndoshta do t’i bëhej e qartë realiteti i një "Krijuesi". Le ta marrim një libër për shembull:

Së pari, ky objekt, në dhe prej vetes së tij, si edhe ekzistenca e dukshme e tij, është dëshmi në veten e vet për atë, apo sendin, apo qenien që e ka shkaktuar atë, apo që ka qenë përgjegjës për bërjen e tij në formën e tij të qartë. Nuk ka mundësi që të gjykuarit e shëndoshë të cilitdo njeri ta mohojë këtë, qoftë ai që ka jetuar 3000 vite më parë në vendet e largëta të shkretëtirës së Saharës, apo në kohërat e sotshme në xhunglën e Amazonit, apo në qendër të qytetit të Nju Jorkut, apo madje edhe nëse ndokush do të jetonte 1000 vite prej tash. Elementi më themelor i të gjykuarit tregon në atë se ky deduksion është i vërtetë dhe i vlefshëm për cilindo send, objekt, gjë apo qenie; i gjallë apo i pajetë, i bërë nga njeriu apo ndryshe.

Së dyti, vetë paraqitja fizike e këtij objekti, në dhe prej vetes së vet, është dëshmi se ai [objekti] ka kaluar nëpër një proces apo procese të shumta dhe i është nënshtruar një plani të kalkuluar, të shpikur, të organizuar dhe inteligjent, para se të vinte në ekzistencë apo në gjendjen e tanishme të tij. Dhe që këtej e tërë kjo jep dëshmi për “veprime” të ndryshme që janë zbatuar me qëllim që ky objekt të sillet në gjendjen e tanishme fizike të tij. Ose këto “veprime” ishin veprime të rastësishme që ndodhin rastësisht, ose ato janë kalkuluar dhe shpikur. Të gjykuarit e shëndoshë, madje edhe parimet shkencore, nuk e pranojnë se diçka që është e çrregullt kalon në diçka që është e rregullt me të qëlluar apo rastësisht.

Së treti, dy deduksionet e mësipërme, të cilat përgjithësisht janë të vlefshme dhe në përputhje me të gjykuarit e shendoshë, të lidhura më arsyen dhe mendjen e shëndoshë, dhe të cilat refuzohen vetëm për shkak të arrogancës apo marrëzisë, tregojnë në [1] ekzistencën e entitetit apo qenies e cila është përgjegjëse për objektin në gjendjen e tij të tanishme [në rastin tonë një libër] dhe [2] cilësitë e ndryshme të këtij entiteti që e ka shkaktuar dhe plotësuar atë. Këto cilësi, të cilat njihen nga mendja e shëndoshë dhe nga domosdoshmëria, përfshijnë:

a] Diturinë: Entiteti që ka qenë përgjegjës për këtë “libër” duhet medoemos të ketë pasur dituri për një vistër të tërë disiplinash, dmth botimin, petëzimin, prerjen, formatizimin, dhe kështu me radhë. Mirëpo, shumë shpesh mund të ndodhë që të ketë shumë entitete që bashkëpunojnë me qëllim që të plotësohet kjo punë e bërë, dhe të gjithë ata kanë dituri lidhur me disiplinat e tyre përkatëse. Për shembull: Përmbajtja e këtij libri është në përgjegjësi të autorit i cili ka njohuri speciale mbi subjektin, pastaj botuesi, pastaj tipografi, e kështu me radhë. Kështu që “libri” tregon në praninë e një vistri të tërë shkencash dhe disiplinash të ndryshme.

b] Fuqia apo Mundësia: Entiteti që ka qenë përgjegjës për këtë “libër” duhet të ketë pasur fuqinë apo mundësinë për ta zbatuar këtë “punë”.

c] Vullneti: Entiteti që ka qenë përgjegjës për këtë “libër” duhet të ketë pasur vullnet, me qëllim që të zgjedhë për t’ia filluar kësaj “pune” në rend të parë, posaçërisht mënyrën në të cilën e ka bërë, dhe të prodhojë prodhimin e përpunuar në mënyrën që është.

Veç këtyre tre cilësive esenciale të mësipërme, gjithashtu është e mundshme, me anë të të menduarit, që të deduktohen cilësi dhe kualitete tjera të "entitetit". Për shembull: Përmbajtja tematike e librit, në shembullin tonë, e qartëson qëllimin apo synimin e entitetit në vendosjen se a të shkruhet apo botohet "libri", dhe ne mund të vazhdojmë në këtë mënyrë gjersa të përfitojmë më shumë informata lidhur me "entitetin" që është përgjegjës për këtë punë të bërë. Në dritën e kësaj, shpjegimi me rastësi përjashtohet si një shpjegim, meqë rastësia nuk posedon "dituri" apo "vullnet" [këtë nuk mund ta bëjë nga vetë natyre e vet!]

Gjykimi i mësipërm është përgjithësisht i vlefshëm dhe mund të aplikohet nga kushdo dhe në cilëndo kohë, në cilindo vend apo lokacion, me çfarëdo objekti, të gjallë apo të pajetë. Dhe kjo është një ndër dëshmitë vendimtare të "Krijuesit". Dhe çfarëdo forme tjetër e të gjykuarit apo të shpjeguarit për të mohuar ekzistencën e "Krijuesit", gjithmonë do të jetë

a] hamendje e thjeshtë e ndërtuar në supozim, gjë që është spekulim teorik;
b] apo e ndërtuar rreth një niveli domethënës apo ndodhisë së rastësishme;
c] apo bazuar në argumente emocionale më parë sesa në ato logjike;
d] apo bazuar në përjetime të këqija personale;
e] apo bazuar në mundësinë e individit për të parë apo gjetur shpjegime për realitete të caktuara veças nga ato që janë formuar në atë që gjendet në pikat "a" deri në "d" më lart.
--------------------------------------------------------------------------------

Atëherë, në shumëllojshmërinë [e madhe] dhe tiparet e dallueshme dhe të veçanta të të gjitha gjërave rreth nesh, gjendet dëshmia për vullnetin e Bërësit. Dhe se veprimi i tij s'është diçka që ndodh nga natyra [pa zgjedhje], në kuptimin që ajo ndodh vetëm njëherë dhe pastaj nuk përsëritet më4…" Mbarim i fragmentit të parë nga Ibn el-Kajjim.


--------------------------------------------------------------------------------
Pra nuk ka dyshim në lidhje me Shpikësin dhe Krijuesin. Referoju seksionit "Shtojca të Fragmentit të Parë", që gjendet më poshtë. Kjo formë e argumentimit, e cila hedh poshtë përfshirjen e rastësisë, shqyrtohet më poshtë dhe gjithashtu kjo është diçka në të cilën Dijetarët shpesh aludojnë.

Dhe në Kur'an Zoti fton njerëzimin që të mendojnë në punën e bërë të Tij dhe prej tyre të kuptojnë se punët e Tija vërtet tregojnë më një siguri absolute në ekzistencën e Krijuesit dhe Formuesit, të cilin ata janë të obliguar ta njohin dhe ta dhurojnë.

4. Kjo po ashtu është një pikë që përmban një përgënjeshtrim të teorisë së evolucionit, e cila pohon se shumëllojshmëria në krijimin është rezultat i mutacionit të rastësishëm që ka zënë vend përgjatë kohës dhe e cila ka çuar në paraqitjen e llojeve të reja apo evolucion të llojeve të reja. Dhe e tërë kjo është pavërtetësi, meqë baza e kësaj teorie mbështetet në rastësi, pa marrë parasysh se si mund t'i parashtrojnë të dhënat e tyre evolucionistët e mahnitshëm, të këndshëm, bindës, arrogantë dhe kokëfortë. Dhe asgjë inteligjente dhe komplekse s'është krijuar rastësisht…le ta sintetizojnë mohuesit arrogantë një krah të mizës me mutacion të rastësishëm dhe ndodhi të rastësishme…nëse e flasin të vërtetën.

--------------------------------------------------------------------------------

Ajo në çka është aluduar nga Ibn el-Kajjim me anë të disa fjalëve, mund të zgjerohet në këtë që vijon:



Dëshmitë racionale5

E para: Mundësitë intelektuale nuk janë më shumë se tre



Kushdo që nuk e pranon ekzistencën e Zotit [dmth Krijuesit] dhe Zotërimin e tij mbi gjithësinë, atëherë është e mundshme që të përdoren dëshmi kundër të tij, të atilla që ai s'do të ketë zgjedhje veçse t'u nënshtrohet atyre, apo përndryshe të lihen të gjitha ndjenjat e inteligjencës dhe të hyhet në çmenduri dhe në natyrën e çoroditur. Pra, atij që e refuzon këtë i thuhet:



Të gjitha gjërat që janë të mundshme në ekzistencë nuk bien në asgjë tjetër pos në njëren nga tre çështjet:



1] Se të gjitha gjërat e krijuara erdhën në ekzistencë vetvetiu, rastësisht pa ndonjë Shpikës apo Krijues. Kjo është e pamundshme, dhe intelekti e refuzon dhe e hedh poshtë këtë vendosmërisht, nga nevoja. Dhe po ashtu dihet me siguri se kushdo që mendon kësisoj, ai është më afër çmendurisë sesa gjendjes normale dhe mendjes së shëndoshë. Kjo ngase çdo person i arsyeshëm e di se s'është e mundur për ndonjë gjë që të vijë në ekzistencë pa diçka që do ta binte në ekzistencë atë, apo pa një shpikës. Që këtej, çdo ndodhi, apo gjë, apo çështje, kërkon që ta sjellë atë në ekzistencë. S'ka mundësi që kjo të refuzohet. Ekzistenca e ndonjë sendi pa një shpikës është e pamundshme dhe s'është veçse pavërtetësi - me anë të perceptimit ndijor dhe instiktit natyror.



2] Apo të gjitha gjërat e krijuara komplekse erdhën në ekzistencë dhe e krijuan vetveten - dhe kjo gjithashtu është e pamundshme nga nevoja intelektit. Çdo person i arsyeshëm është i vendosur se një gjë s'mund ta sjellë vetveten në ekzistencë e as ta krijojë vetveten. Meqë më përpara se ekzistenca e tij është mosqenia, si mund që ajo të jetë krijues i vetvetes?



3] Apo të gjitha gjërat e krijuara, në përgjithësinë e tyre, më e larta dhe më e ulëta prej tyre, me doemos e kanë një Shpikës i cili kontrollon çështjet e të krijuarit, të poseduarit dhe të rregulluarit, dhe kjo s'është tjetër veçse Zoti i Plotfuqishëm, Krijuesi i çdo gjëje, Ai që rregullon dhe sistemon të gjitha çështjet, Kontrolluesi i të gjitha çështjeve. Për këtë arsye Zoti, më i Larti, e përmend këtë dëshmi absolute racionale: "A mos u krijuan ata nga asgjëja apo ata vetë ishin krijuesit?" [Tur: 35]. Dhe për këtë shkak Xhubeir bin ***'em qe prekur tepër nga kjo kur ai e dëgjoi Pejgamberin [sallallahu alejhi ue selam] duke e recituar atë. Ai tha: "Kam dëgjuar Pejgamberin duke recituar në namazin e Akshamit suren e Turit, dhe kur ai e mbërriti këtë varg: "A mos u krijuan ata nga asgjëja apo ata vetë ishin krijuesit? Apo a mos i krijuan ata qiejt dhe tokën? Jo, por ata nuk janë të bindur. Apo a mos janë tek ata thesaret e Zotit tënd? Apo a mos janë ata tiranë me autoritet që të bëjnë çfarë të duan?" [Tur: 35-37]; zemra ime gati pushoi së rrahuri." [Transmetuar nga Buhari, Kitab ut-Tefsir] dhe në një transmetim tjetër: "Kjo ishte hera e parë që Imani u fiksua në zemrën time." [Transmetuar nga Buhari, Kitab ul-Maghazi].



--------------------------------------------------------------------------------
5. Materialet në këtë seksion janë nxjerrur dhe modifikuar nga teza e doktoraturës së Seid bin Uehf el-Kahtanit, "el-Hikme Fid-Da'ueh Ilallah" [f.348-356]. Këtij teksti i janë shtuar shtojca dhe sqarime.
--------------------------------------------------------------------------------

Që këtej, krijimi me doemos ka krijues, dhe çfarëdo "sendi i fabrikuar" e ka "Fabrikuesin" dhe kjo çështje është mirë e njohur për të gjithë individët me intelekt të shëndoshë.




E dyta: Mosqenia nuk krijon ndonjë gjë


Dhe kjo po ashtu njihet nga intelekti dhe mendja e shëndoshë, që do të thotë se gjëja e paqenë nuk krijon ndonjë gjë. Meqë ajo që është e paqenë s'mund të krijojë, me doemos. Dhe kur një person inteligjent të mendojë për të gjitha çështjet e krijimit të cilat shfaqen dhe ndodhin, e që nuk kanë qenë në ekzistencë para asaj kohe, siç është ajo që ndodh me njerëzit dhe shtazët, dhe gjithashtu edhe në kohë, ditën dhe natën; po ashtu me diellin, hënën, planetet dhe yjet, dhe po ashtu të gjitha ngjarjet që zënë vend në baza ditore, në tokë, në det, në qiell, në mesin e njerëzve, mes shtazëve dhe kështu me radhë, atëherë intelekti i shëndoshë do të jetë i prerë se e tërë kjo s'është bërë nga një gjë e paqenë, domethënë prej asgjëje dhe nga asgjëja. Më saktë, kjo është nga puna e bërë e Zotit, më të Lartit.




E treta: [Nëna] Natyra nuk posedon fuqi [për të krijuar] dhe ajo që nuk posedon diçka s'mund t'ua jep atë të tjerëve



Përgjithësisht është rënë dakord nga të gjithë personat me intelekt të shëndoshë dhe formim të fortë mental se prej personit të varfër nuk kërkohet pasuri dhe prej personit injorant nuk kërkohet dije, meqë ai i cili nuk posedon diçka s'mund t'ua japë atë të tjerëve.



Prej këtu, kushdo që pohon se natyra e ka krijuar atë apo se ajo ka krijuar ndonjë gjë, atëherë ai ka kundërshtuar intelektin dhe të vërtetën, e ka humbur fromimin mental dhe si pasojë ai ka nevojë për një themelim mental. Kjo ngase çdo gjë në ekzistencë tregon në faktin se Krijuesi i saj ka dituri, urtësi, dhe furnizon e mban, udhëzon e mbron, si dhe tregon mëshirë. Se Ai është unik dhe i vetëm [në sundimin e vet]. Për sa i përket "natyrës", ajo nuk ka fuqi madje as mbi një atom.



Njerëzit kanë dituri, vullnet, fuqi, mundësi dhe përkundër kësaj s'janë në gjendje të krijojnë madje edhe një mizë - "O njerëz! Ja një shembull, veni veshin pra: Vërtet ata të cilët i lutni krahas Zotit s'mund të krijojnë asnjë mizë, edhe nëse të gjithë bëhen bashkë për këtë qëllim. E nëse miza ua rrëmben atyre ndonjë send, ata s'do të kenë mundësi që ta lirojnë atë prej mizës. Të dobët janë të dy, edhe lutësi edhe i luturi." [el-Haxh: 73]



Pra, kur kështu qëndron puna me njerëzit që s'kanë mundësi për këtë, atëherë "natyra" si një tërësi dhe si një entitet, e cila as nuk sheh as nuk dëgjon, e as nuk posedon dituri as mundësi, vështirë që do të jetë në gjendje ta bëjë këtë.



Që këtej, nga intelekti i shëndoshë kërkohet që Shpikësi dhe Krijuesi të ketë të gjitha cilësitë e përsosurisë, në kuptimin absolut, në kuptimin se Ai a] është i pavarur dhe që s'ka nevojë për askë që është veç Tij; b] është i pari që s'ka fillim; c] është i fundit që s'ka mbarim; d] nuk është i kufizuar me kohë; e] apo me vend; f] është i aftë, ka mundësi mbi atë që dëshiron; g] dhe është në dijeni për secilën çështje që ka ndodhur, që do të ndodhë, dhe nëse ajo që nuk ka ndodhur do të ndodhte, si do të ndodhte ajo.



Të gjitha këto karakteristika janë të përshtatshme vetëm për një Krijues, që është i përsosur në çdo aspekt. Kjo nënkupton pavërtetësinë e materialistëve, meqë materia dhe esenca fizike e saj, pjesërisht apo e tëra, s'mund të përshkruhet me ndonjë nga këto!




E katërta: Rastësia nuk ka kontroll mbi jetën


Ateistët besojnë në ndodhitë e rastësishme dhe se të gjitha gjërat e krijuara kanë arritur në gjendjen në të cilën janë me anë të rastësisë, jo me qëllim, vullnet, dhe kontroll.



Kështu që të tillit i thuhet: “Prej nga e merr kjo botë dhe kjo gjithësi rregullin e vet dhe rregullimin e përsosur? Si mund që e tërë kjo t'i përshkruhet rastësisë dhe supozimit? Dhe si janë bashkuar të gjitha këto pjesë individuale [atome, qeliza, etj.] dhe si janë bërë pjesë të organizmave tjerë, duke e ditur saktësisht pozitën e tyre të caktuar dhe cilat janë rolet e tyre të përcaktuara? Rastësisht?”



Shembulli i njeriut të tillë është mu sikurse ai që pohon se fjalori i Websterit është krijuar në formë libri, me rend të përsosur alfabetik nga një shpërthim në një fabrikë. Apo si ai që hedh miliona letra individuale në një kuti të madhe, e përzien atë dhe pas disa orvatjeve ai më në fund e nxjerr "Enciklopedinë Britanika". Me siguri se ai që orvatet të sqarojë plotësisht gjithësinë dhe tërë atë që gjendet në të, me tërë kompleksitetin dhe mjeshtërinë e saj, është i çmendur dhe sa më shpejt që do ta vizitonte psikiatrin aq më mirë.



Allahu, më i Larti, thotë: “Çka! A mos keni ndonjë dyshim në lidhje me Zotin, Krijuesin e qiejve dhe tokës?” [Ibrahim: 10].6



--------------------------------------------------------------------------------
6. Dobia3: Kotësia e modelit të sintezës së rastësishme evolucionare

Dhe mu këtu demaskojmë arsyetimin e shtrembër të evolucionistëve në orvatjen për ta përdorur modelin e sintezës së rastësishme për të provuar se diçka kuptimplotë dhe e rregullt mund të krijohet rastësisht. Shpesh kjo merr formë të një programi kompjuterik i cili selekton shkronjat me një formë të aldoritmit të rastësishëm. Është e lejuar që të udhëhiqet të krijuarit e një rendi shkronjash, të cilat vazhdimisht ndërrohen dhe zëvendësohen gjersa të gjendet një “i barabartë”. Kjo është kur ajo të korrespondojë me një fjalë në gjuhën Angleze/Shqipe apo që gjendet në fjalor dhe e cila, kushtimisht, është së paku gjashtë letra e gjatë. Ky model në parim është defektiv dhe në vend të kësaj kjo dëshmon ekzistencën e një Krijuesi, më parë sesa atë çka evolucionistët kanë menduar me të. Kjo ngase modeli i tyre supozon para-ekzistencën e asaj që i jep kuptimin dhe konceptin fjalës që është prodhuar rastësisht. Për të ilustruar këtë, imagjinoni se fjala e parë e prodhuar është “majmun”. Tash, rendi i shkronjave në fjalën “majmun” do të thotë vetëm majmun ngase dikush apo diçka e ka bërë këtë rend të shkronjave të korrespondojë me dhe të tregojë në shtazën e caktuar të cilën ne e njohim si "majmun". Dhe kjo po ashtu është për të gjithë emrat abstrakt dhe jo-abstrakt, dhe po ashtu për foljet. Me fjalë tjera, modeli supozon para-ekzistencën e njëfarë forme të inteligjencës, e cila i ka dhënë kuptim dhe domethënie shprehjeve dhe fjalëve. Kjo po ashtu supozon ekzistencën e atyre realiteteve, qoftë abstrakte apo konkrete, të cilat janë të identifikueshme me fjalën që është prodhuar rastësisht[!!].

Sikur të ishte model përfaqësimi i realiteteve të vërteta – siç konsiderohet nga evolucionistët – atëherë pa marrë parasysh se çfarë fjale është prodhuar, kjo në fakt do të ishte e pakuptimt, sepse në modelin evolutiv dhe peshoren kohore, ajo që ne do ta quanim “inteligjencë”, apo “kuptueshmëri”, apo “gjuhë”, s’do të ekzistonte, në mënyrën që një pjesë e caktuar e fjalës të mund të identifikohej me emrat abstrakt apo konkret! Prej këtu, ky model është ilustrim i ekzistencës së Krijuesit i cili krijon, formon, modelon gjëra dhe u jep atyre kuptime, role, dhe cilësi. E ndërlidhur me këtë është degjenerimi i gjuhës, mirëpo ky s’është vendi për këtë lloj diskutimi, por diskutimi i degjenerimit të gjuhës po ashtu e shkatërron plotësisht teorinë e evolucionit.

--------------------------------------------------------------------------------


E pesta: Debatet racionale

Kjo ilustrohet me incidentin e njohur, ku përfshihet Ebu Hanife [v.150H], në të cilin ai debaton me disa ateistë. Ata i thanë atij: “Cila është dëshmia për ekzistencën e një Krijuesi?” Ai i pyeti ata: “Çfarë thuani për ndonjë i cili ju thotë se ka parë një anije me ngarkesë pa kapiten dhe ekuipazh në mes të shtrëngatës së tërbuar, por duke lundruar mirë drejt një porti të sigurt [në këtë mënyrë duke e shpëtuar veten]? A e pranon intelekti juaj këtë?” Ata thanë: “Të gjykuarit tonë nuk e pranon këtë.” Ebu Hanife më pas komentoi: “Nëse të gjykuarit e juaj nuk e pranon tregimin e anijes pa ekuipazh udhëheqës, atëherë si e pranoni lëvizjen e një universi të tërë me të gjitha kushtet ndryshuese të tija dhe natyrën komplekse pa një Krijues me përgjegjësi të plotë?” [Der’et et-Te’arud el-Akl uen-Nakl 3/127].




E gjashta: Origjina e shkaqeve



Realiteti i jashtëm dhe intelekti i shendoshë dëshmon për faktin se kur njeriu ka hapur sytë e vet [nga lindja e më tej], ai kurrë s’ka vrojtuar ndonjë ndodhi përveçse ajo të ketë pasur një shkak, dhe ngjashëm ai kurrë s’ka dëshmuar diçka të re përveçse ajo të ketë pasur një shpikës. Dhe në llogari të kësaj vazhdoi vrojtimin përgjatë jetës së tij, duke u bërë kjo një realitet të cilën s’mund ta kundërshtojë intelekti i shëndoshë. Kjo refuzohet dhe kundërshtohet vetëm nga një intelekt i shuar apo nga ai i cili së paku është i mangët. Dhe i tilli është sikur shembulli i një fëmije i cili thyen një kupë apo një pjatë dhe pastaj thotë, duke u arsyetuar, “ajo vetë është thyer”[!!]. Vërtet, ky shembull ilustron kufijtë e skajshëm të intelektit të një atesisti, atij që thotë “është krijuar vetë”, apo “është krijuar nga asgjëja”, apo “e ka krijuar asgjëja”, dhe kështu me radhë.



Është transmetuar se kur është pyetur një beduin për dëshminë e ekzistencës së një Krijuesi, ai ka thënë: “Bajga e devesë jep dëshmi për [ekzistencën e] devenë, dhe gjurmët në tokë tregojnë në ekzistencën e udhëtarit. Qiejt kanë zbukurim [yjet] dhe toka ka shtigjet e veta. Detet kanë valë, nata është errësirë dhe dita është e ndriçuar. A nuk jep e tërë kjo dëshmi për më të Mirin dhe më të Butin dhe Atë që është i informuar për çdo gjë?” [Rijadh un-Nadireh f.257].



Për sa i përket pohimit të ateistëve se sikur çdo gjë të kishte shkak apo shpikës, atëherë çka e solli Zotin në ekzistencë? Dhe kjo pyetje qëndron jashtë vendit dhe logjikisht nuk parashtrohet. Kjo ngase mendja e ateistit ka menduar për këtë pyetje sepse ai ka bërë analogji mes krijimit [dhe ligjet e parimet me të cilat krijimi drejtohet dhe mbahet] dhe Krijuesit e Shpikësit i cili e ka nxjerrur krijimin në ekzistencë. Këto të dyja janë krejtësisht të ndryshme. Dhe prej këtu, kjo pyetje nuk parashtrohet fare në rend të parë. Në krijim çdo gjë e ka një shkak, sepse kjo është mënyra të cilën Zoti e ka përcaktuar, dhe Ai është shpikësi i të gjitha shkaqeve. Për shembull, shiu bën që toka të pasurohet dhe kjo bëhet shkak që bimët të rriten, por retë bënë që shiu të bjerë, kurse vetë era ishte përgjegjëse për grumbullimin dhe formimin e reve, dhe prej detit dhe efekteve të diellit retë qenë formuar së pari. Pra, tash ne kemi dy entitete të jashtme gjer tek shiu: diellin dhe erën. Çka ka qenë shkaku i erës dhe çka e solli diellin. Dhe kështu me radhë, ne mund të bëjmë këtë analizë për çdo gjë dhe për mënyrën në të cilën funksionojnë krijimi dhe fenomenet në të. Mirëpo, në secilin rast ne përfundimisht do të vijmë në situatën kur në s’do të mund të shkojmë më tutje pa e pranuar ekzistencën e një Shpikësi dhe Krijuesi, atij që është i pari pa fillim dhe i fundit pa mbarim. Ai që s’është i krijuar, por vetë është Krijuesi. Dhe në këtë stad ne thjesht do të ktheheshim në pikën e parë në këtë seksion, që do të thotë se mundësitë intelektuale [për shpjegimin e ekzistencës] nuk janë më shumë se tre.




E shtata: Të menduarit në Krijimin tregon në disa cilësi të Krijuesit


Dhe çdo gjë që ne shohim përreth nesh është shenjë treguese e “diturisë”, “fuqisë” dhe “vullnetit” siç parapriu më lart – krahas “urtësisë”.



Shembulli më i qartë i kësaj është krijimi dhe zhvillimi i njeriut dhe proceset tepër komplekse të përfshira në këtë, fazat e ndryshme që përshkohen nga embrioni në zhvillim dhe plotësimi përfundimtar i tij në një qenie njerëzore. Kjo temë preket gjerësisht në Kur’an s'i përkujtues për njerëzimin, për origjinën e tij dhe si një numërim i dobive të ndryshme dhe mirësive të dhëna nga Zoti, s'i dhe për Mjeshtërinë dhe Aftësinë e madhe të Tij, dhe për diturinë e tij të plotë e të përsosur s'i dhe për urtësinë e madhe te Tij, e kështu me radhë.



"A nuk e sheh njeriu se ne e krijuam atë nga Nutfeh [zbrazjet e farave të përziera të mashkullit dhe femrës]. Vë re! Ai [qëndron si] kundërshtar i hapët. Dhe ai na solli neve shembull dhe harroi krijim e tij. Ai thotë: “Kush do t’ju japë jetë këtyre eshtrave kur ato të jenë kalbur dhe të jenë bërë pluhur?” Thuaj: [O Muhamed] “U jep jetë Ai që i krijoi për herë të parë! Dhe Ai është i Gjithdijshëm për çdo krijesë!” Ai i cili krijon për ju zjarrin nga druri i gjelbër, dhe vë re!: Ju ndezni me të. A s’është Ai i cili krijoi qiejt dhe tokën i aftë që të krijojë të ngjashmit me ta? Po, vërtet! Ai është Krijuesi Suprem. Vërtet, urdhëri i Tij, kur Ai dëshiron ndonjë gjë, është vetëm që Ai të thotë “Ji!”, dhe ajo bëhet! I lartësuar është Ai mbi gjithë atë çka i shoqërojnë Atij dhe në duart e të cilit është sundimi i të gjitha gjërave, dhe Atij do t’i ktheheni. [Ja-Sin: 77:83].



Ajo që vijon në fragmentin e dytë paraqet një shpjegim të detajuar lidhur me këtë pikë.



Kjo është vetëm një përzgjedhje e vogël e dëshmivë racionale, të cilat tregojnë në ekzistencën e Krijuesit, një Shpikësi dhe Kontrolluesi, dhe ato janë bindëse, vendimtare dhe s’mund të mohohen përveç nga intelekti i mangët.



Për sa i përket argumenteve të përmedura kundër ekzistencës së Krijuesit, ato janë të dobëta, asgjë më të forta se shtëpia e merimangës. Dhe kushdo që e kupton si duhet atë që parapriu, do të jetë në gjendje t’i paraqesë ato si të kota në mënyrën më të thjeshtë dhe me qartësi të të folurit!!


Ibn el-Kajjim vazhdoi:



"…Dhe ajo që ekziston [në punën e bërë] nga komoditetet e ndryshme lehtësuese, arsyet themelore [prapa ndodhive], dhe synimet e lavdëruara [përbrenda krijimit] jep dëshmi për urtësinë e [Krijuesit] të Lartësuar.



Dhe ajo çka ekziston nga dobitë e ndryshme, aspektet e butësisë dhe dashamirësisë, si dhe të bujarisë – e tërë kjo jep dëshmi për mëshirën e Tij.



Dhe ajo që ekziston nga fisnikërimi, pajtimi [mes njerëzve] e maturia, jep dëshmi për dashurinë e Tij.



Dhe ajo që ekziston nga nënvleftësimi, përçmimi [i njerëzve dhe popujve], duke i distancuar ata [nga Vetvetja e Tij] dhe braktisja [e tyre] jep dëshmi për urrejtjen dhe mospëlqimin e Tij.



Dhe ajo që ekziston nga inicimi i diçkaje nga gjendja e saj e mangësisë së plotë, dobësisë dhe më pas transformimi pasues i saj në diçka të plotësuar dhe të përsosur jep dëshmi për ndodhinë e Ringjalljes [për Gjykim].



Dhe ajo që ekziston nga gjendjet e ndryshme [dhe stadet (e zhvillimit)] të bimëve dhe shtazëve, dhe rrjedhja e ujërave [që rigjallërojnë dhe sjellin në jetë] është dëshmi që tregon në besueshmërinë e Ringjalljes.



Dhe ajo që ekziston nga paraqitja e efekteve të mëshirës dhe dhurimit të mirësive krijimit të tij jep dëshmi për korrektësinë e pejgamberllëkut.



Dhe ajo që ekziston prej aspekteve të ndryshme të përsosurisë [në punën e bërë të Zotit], e cila po të mos ishte prezente do ta paraqiste atë të mangët, jep dëshmi se ai i cili i ka dhuruar këto elemente të përsosurisë është Vetë më meritor për to…" Mbarim i fragmentit të dytë nga Ibn el-Kajjim.



Në atë që ka përmendur Ibn el-Kajjim, nga cilësitë dhe kualitetet e ndryshme që janë konfirmuar për Shpikësin dhe Krijuesin me anë të të menduarit dhe medituarit në krijimin dhe në atë që gjendet aty, janë disa pika që duhet përmendur:



E para: Një konfirmim i asaj që tashmë ka paraprirë "… në mesin e Cilësive të Zotit ka aso që nganjëherë mund të njihen apo pranohen nga intelekti, siç është të diturit se ai është "i ditur", se ai është "i aftë" dhe se ai është "i gjallë", mu ashtu siç Ai na udhëzon në këtë në thënien e Tij: "A nuk e di Ai që ka krijuar? [Mulk: 14]… Dhe ngjashëm, "dashuria", "kënaqësia", "hidhërimi" mund të konfirmohen nga intelekti, po ashtu epërsia dhe lartësia e Tij mbi krijimin, dhe të qenit e Tij i dalluar nga krijimi janë prej atyre çështjeve që mund të njihen me anë të intelektit…" siç është thënë nga Shejh ul-Islam Ibn Tejmije [et-Tedmurije, f.149]. Prej këtu, intelekti – kur të përdoret me vend – mund të udhëzojë në diçka nga dituria mbi Krijuesin. Mirëpo, që të arrihet deri te kjo dituri në këtë çështje dhe të përdoret kjo si një metodologji në vete është gabim, meqë baza në lidhje me Emrat dhe Cilësitë e Zotit është se ata janë të kufizuar në tekst nga Libri dhe Suneti. Dhe mu këtu gjendet gabimi i disa njerëzve në atë se ata e kanë bërë bazë për diturinë mbi Zotin të jetë ajo që mund të dëshmohet me intelekt, dhe më pas këtë e kanë bërë metodologji. Ajo që sqarohet këtu është se ka mundësi për intelektin e shëndoshë që t'i njohë disa Cilësi themelore të Zotit, dhe se Zoti e ka bërë këtë pjesë të natyrës, por kjo në dhe prej vetes së vet s'është bazë për diturinë mbi Zotin.


E dyta: Përgënjeshtrim i asaj që shpesh përdoret nga ateistët si argument për të mohuar ekzistencë e Zotit. Dhe kjo është pohimi i tyre se s'ka drejtësi dhe mëshirë në tokë dhe për banuesit e saj, dhe se vuajtjet dhe vdekjet e shumta, më anë të katastrofave natyrore dhe sëmundjeve dhe kështu me radhë, kurrë s'mund të jetë mënyra e atij që supozohet të ketë krijuar robërit e Tij – vetëm që më pas t'i shkatërrojë ata.



Dhe përgjigja në këtë është se argumenti ateistik gjithmonë përdor vetëm disa kuptime të jashtme në përjashtim të shumë tjerave, të cilat sikur të përfshiheshin do të jepnin një fotografi krejtësisht të ndryshme.



Në atë që Ibn el-Kajjim ka sqaruar më lart ka mjaft shenja në Krijimin për të treguar favorizimin e pamatshëm dhe dobitë të cilat i gëzon njerëzimi, komoditetet që u janë dhënë dhe kënaqësitë e shumta që i përjetojnë. Sikur njeriu të mendonte mbi këto, ai do të rraskapitej, dhe akoma s'do të ishte në gjendje të numërojë madje edhe një pjesëz të imët të tyre. Siç thotë Zoti: "Dhe po të pëpiqeshit për t'i numëruar mirësitë e Zotit, kurrë s'do të ishit në gjendje t'i numëronit ato. Vërtet! Zoti është që fal shumë, më i Mëshirshmi." [en-Nehl: 18].



Që këtej, është e padrejtë që të merret ajo çka shihet nga vuajtjet dhe dënimet dhe që kjo të përdoret si arsyetim, dhe ne themi si një arsyetim, jo si argument, me qëllim që të mohohet Krijuesi. Kjo ngase ky argument i veçantë është emocional, jo racional. Dhe kjo ilustron pamundësinë e ateistit për të kuptuar cilësitë dhe kualitetet e ndryshme me të cilat karakterizohet Krijuesi – që të gjitha duke qenë shenjë e përsosurisë, madhështisë dhe fuqisë së Tij, gjurmët e së cilave lehtë mund të vërehen. Pra Krijuesi dënon dhe po ashtu fal. Ai ka fuqi të frikshme dhe gjithashtu ka mëshirë me tepri. Dhe çdo gjë që ndodh, ajo është nga dituria e Tij e përsosur, nga urtësia dhe drejtësia. Mirëpo ateisti, nga injoranca e tij, nuk e çmon e as që njeh këtë, dhe kjo sepse – për shkak të thjeshtësisë [apo tejkompleksitetit] të intelektit të tij – ai nuk i pranon dëshmitë e forta për një Shpikës dhe Krijues, dhe pastaj bazuar në përvojën e tij të kufizuar në tokë gjatë kohëzgjatjes së jetës së tij të shkurtër, ai bën analogji dhe i përshkruan Krijuesit mangësi të asaj që gjendet në krijimin.




Ibn el-Kajjim vazhdoi:


“…Që këtej, punët e bëra [të Zotit] janë në mesin e gjërave që japin dëshmitë më të qarta për Cilësitë e Tij dhe vërtetësinë e asaj që i Dërguari na informoi në lidhje me Të. Puna e bërë e Zotit dëshmon për vërtetësinë e shenjave që merren në provim dhe tregojnë në [përshtatjen dhe korrektësinë e] të kërkuarit dëshminë në shenjat në punën e bërë [të Zotit].



I Lartësuari ka thënë: ”Ne do t’ua tregojmë atyre Shenjat Tona në gjithësi dhe në vetën e tyre gjersa t’u bëhet e qartë atyre se ky [Kur’ani] është e vërteta.” [Fussilet: 53]



Që do të thotë se Kur’ani është e vërteta. Pra, Ai e ka bërë të njohur se Ai me siguri do t’ua tregojë atyre shenjat që vërehen dhe dëshmohen, gjë e cila do t’ua bëjë të qartë atyre se Shenjat e Tij të cilat recitohen janë të vërteta…” Mbarim i fragmentit nga Ibn el-Kajjim.



Mu ashtu siç intelekti tregon në ekzistencën e një Shpikësi dhe Krijuesi, atëherë e vërteta e informatës së sjellur nga të Dërguarit [në lidhje me Krijuesin] njihet me atë çka intelekti i shëndoshë dhe natyra e njeriut përfshijnë nga dituria mbi Krijuesin dhe obligimin e të nënshtruarit Atij me anë të vrojtimit dhe të të menduarit. Për këtë shkak, një pjesë bukur e madhe e Kur’anit përmban përshkrim të disa nga fenomenet e mëdha natyrore dhe thërret në të menduar të thellë dhe meditim mbi këto shenja: Temat si zanafilla e gjithësisë, formimi i reve dhe shiut, zhvillimi i embrionit njerëzor, kodrat dhe roli i tyre, formimi i natës dhe ditës, alternimi i natyrës sferike të tokës, dhe shumë gjëra tjera të cilat preken/përmenden.



Dhe me kalimin e kohës, ndërsa njerëzimi avancon në dituri dhe në mundësitë e veta të studijimit të asaj që është përreth tij në botën natyrore, shenjat e Zotit në krijimin, në qiej dhe në tokë janë zbuluar dhe kuptuar, të gjitha prej të cilave udhëzojnë në Atë dhe aftësinë krijuese të Tij dhe në Uluhijetin e Tij. Për këtë shkak, Zoti i thërret njerëzit që kanë mend që të mendojnë dhe të jenë të vëmendshëm: “Vërtet! Në krijimin e qiejve dhe tokës, dhe në ndërrimin e natës dhe ditës ka shenja për njerëzit që kuptojnë” [Aali Imran: 190]; “Dhe nga shenjat e Tij është gjumi të cilin e bëni natën dhe ditën, dhe kërkimi juaj i mirësive të Tij. Vërtet, në këtë ka shenja për njerëzit që dëgjojnë” [er-Rum: 23]; “A nuk e shiqojnë ata qiellin që është mbi ta, sesi Ne e kemi bërë dhe zbukuruar atë, dhe sesi në të s’ka çarje? Dhe tokën! Ne e kemi shtrirë dhe në të kemi vendosur kodra të qëndrueshme, dhe në të kemi prodhuar çdo lloj bime të këndshme. Një përkujtim për çdo rob që i kthehet Zotit [dmth ai që beson në Alahun dhe bën vepra në dëgjueshmëri ndaj Tij, dhe përherë kërkon falje prej Tij]. Dhe ne zbritëm ujin e bekuar [shiun] prej qiellit, e më pas Ne prodhojmë kopshte dhe drithë [çdo lloj i të korrurrave] që mblidhet.” [Kaf: 6-9].



Dhe tërë kjo dituri tregon në korrektësinë e asaj që sollën të Dërguarit, që do të thotë besimi në një Krijues suprem dhe në një Perëndi [objekt adhurimi], i cili e nxorri krijimin në ekzistencë, jo për të luajtur kot apo për kalim kohe, por me një qëllim. Ngase, nëse më e vogla prej qelizave e ka vendin e vet dhe qëllimin e caktuar, madje edhe më themelorja e objekteve të prodhuara nga njeriu ka një qëllim, atëherë s’është veçse marrëzi që vetë njerëzimi të mos ketë një qëllim dhe një synim përfundimtar.



“Dhe Ne nuk i krijuam qiejt dhe tokën, dhe tërë atë që është mes tyre, vetëm sa për t’u argëtuar” [ed-Dukhan: 38]; “A mos menduat se Ne ju kemi krijuar kot [pa ndonjë qëllim] dhe se s’do të ktheheni tek Ne?” [el-Mu’minun: 115]; “A nuk menduan ata thellë [në vetveten e tyre] për vetveten e tyre [sesi Zoti i ka krijuar ata prej asgjëje, dhe ngjashëm Ai do t’i ringjallë ata]? Zoti nuk i ka krijuar qiejt dhe tokën, dhe tërë atë që është mes tyre, përveç me të vërtetën dhe për një afat të caktuar. Dhë vërtet shumë nga njerëzimi e mohojnë Takimin me Zotin e tyre” [er-Rum: 8]; “Dhe ne nuk i krijuam qiejt dhe tokën dhe tërë atë që është mes tyre pa ndonjë qëllim! Kështu mendojnë ata që nuk besojnë! Atëherë, mjerë ata që mohojnë [Monoteizmin Islam] e që do të dënohen me zjarr!” [Sad: 27].



Ibn el-Kajjim thotë: “Pra, s’është me vend që Ai [Allahu] t’i lë robërit e Tij pa ndonjë qëllim, të braktisur, pa i mësuar ata se çfarë u bën dëm apo dobi atyre në jetët e tyre të përditshme dhe në Jetën e Përtejme. Kjo do të ishte padrejtësi për Rububijetin7 e Tij dhe përshkrim i Zotit me diçka që nuk i ka hije Atij.”8



--------------------------------------------------------------------------------
7. Rububije: Term që tregon në sovranitetin dhe mbretërimin e Shpikësit dhe Krijuesit - Zotit mbi qiejt dhe tokën dhe çfarëdo që ka mes tyre. Folja ‘rabba’ në arabisht [dhe emri rabb, që përkthehet si Zot] është e derivuar nga kjo, që do të thotë: ‘të kultivosh, të realizosh, të krijosh, të posedosh dhe rregullosh, të kontrollosh dhe bashkosh të gjitha elementet e domosdoshme për ekzistencën dhe mirëqenien e diçkaje apo dikujt’. Kjo ngërthen në vete tre aspekte: Kreativitetin: Zoti Vetë bën çdo gjë prej asgjëje; Posedimin: Zoti posedon çdo gjë; Administrimin: Zoti pa ndihmën e ndokujt kontrollon, drejton çdo gjë që Ai krijon dhë tërë atë që Ai posedon. Disa nga dëshmitë për këtë janë:

Ai [Allahu] ka krijimin [cilësinë e të krijuarit] dhe e Tij është komanda dhe administrimi. I Bekuar qoftë Zoti i të gjitha botrave [A’raf: 54]

Allahu është Rabbi yt. Ai posedon çdo gjë dhe ata që i lutni krahas Tij nuk posedojnë madje asnjë fije në bërthamën e hurmës [Fatir: 13]

8. el-Medarixh us-Salikin të Ibn el-Kajjim [3/31]
--------------------------------------------------------------------------------

Ai po ashtu thotë: “Kushdo që e kupton ashtu siç duhet emrin më i Mëshirshmi, e di se kjo më shumë kërkon dërgimin e lajmëtarëve dhe shpalljen e librave sesa zbritjen e shiut, rritjen e barishteve dhe mbirjen e farave [nga toka]. Varësia [e njerëzimit] në mëshirën e Zotit për atë prej së cilës sigurohet jeta me anë të zemrave, është më e madhe se varësia [e njerëzimit] në mëshirën e Zotit për atë me të cilën trupat e sigurojnë jetën.”9



--------------------------------------------------------------------------------
9. Ibid. [1/32]

--------------------------------------------------------------------------------

Dhe për këtë shkak në shenjat e Zotit që vërehen dhe dëshmohen ka një të dhënë për të vërtetën e asaj që quhen shenjat e Zotit, të cilat dëgjohen dhe recitohen – kjo është një njohje e Shpikësit dhe Krijuesit, i Emrave dhe Cilësive të Tij, dhe e të drejtës së Tij për t’u falënderuar dhe adhuruar – në kuptimin gjithpërfshirës – me zemër, gjuhë dhe gjymtyrë – dhe shmangien nga e gjithë ajo që adhurohet krahas Tij nga entitetet e prekshme dhe abstrakte. Dhe ky është Teuhidi në cilin thirrën të Dërguarit dhe për të cilin janë zbritur Librat.



“O njerëz! Adhurojeni Zotin [Allahun] tuaj, i Cili ju krijoi juve dhe ata që ishin para jush ashtu që të bëheni të devotshëm. I Cili e ka bërë tokën një vend-pushim për ju dhe qiellin si kupë, dhe që zbret ujë nga qielli dhe me këtë sjell fruta si furnizim për ju. Pra, mos i bëni rivalë Zotit [në adhurim] derisa ju e dini [se vetëm Ai meriton të adhurohet]. Dhe nëse ju [paganët Arabë, Çifutët, dhe të Krishterët] jeni në dyshim në lidhje me atë që Ne ia kemi zbritur [dmth Kur’anin] robit tonë [Muhamedit], atëherë bëjeni një Sure [kaptinë] të ngjashme [me të Kur'anit] dhe thirrni dëshmitarët [përkrahësit dhe ndihmuesit] krahas Zotit, nëse jeni të vërtetë. E nëse nuk e bëni këtë, dhe këtë kurrë s’mund ta bëni, atëherë kini frikë Zjarrin, lëndë djegëse të të cilit janë njerëzit dhe gurët, që është përgatitur për mosbesimtarët.” [el-Bekare: 21-24]



Dhe ky është qëllimi dhe synimi për të cilin qe krijuar njerëzimi, jo thjesht vetëm që të besojnë në një Krijues të përgjithshëm, por që të veçohet Krijuesi, Zoti, më i Larti, me të gjitha format e adhurimit, qofshin ato vepra të zemrës [dashuria, frika, shpresa, mbështetja etj.] ato të gjuhës [përkujtimi, lutja] dhe ato të gjymtyrëve [namazi, sakrifica etj]. Dhe mu për këtë arsye shenjat e Zotit që vrojtohen dhe dëshmohen janë dëshmi kundër paganëve dhe mosbesimtarëve Çifutë dhe të Krishterë, jo dëshmi në favor të tyre në pohimin e tyre për mosekzistencën e një Krijuesi.



Ibn Kethir tha në lidhje me këtë ajet: "A nuk shikojnë ata në sundimin e qiejve dhe tokës dhe të gjitha gjërat që Zoti ka krijuar, dhe se mund të jetë afër përfundimi i jetëve të tyre. Në cilën porosi pas kësaj do të besojnë ata? [el-A'raf: 185] - "[Domethënia] A nuk shikojnë ata që i refuzojnë shenjat tona në sundimin e Zotit dhe zotërimin e Tij dhe kontrollin mbi qiejt dhe tokën dhe çfarëdo që Ai ka krijuar ashtu që të mendojnë mbi këtë, të meditojnë mbi këtë dhe të kuptojnë se Ai është i Cili s'ka të barabartë, apo të ngjashëm, dhe se kjo është punë e Atij krahas të Cilit askush nuk e meriton adhurimin dhe devocionin e sinqertë. Dhe që si rezultat i kësaj ata të besojnë në Të, të besojnë në të Dërguarin e Tij dhe të pedohen e t'i kthehen bindjes ndaj Tij dhe t'i braktisin rivalët [në adhurim] dhe idhujt e ndryshëm, dhe që ata të jenë të vetëdijshëm se afati i tyre është duke përfunduar dhe se ata mund të vdesin dhe zhduken duke qenë në mosbesimin e tyre, dhe kështu ata avancojnë drejt dënimit të Zotit dhe ashpërsisë së qortimit të Tij."




Ibn el-Kajjim vazhdoi:



"…Pastaj Ai bëri me dije se dëshmia e Tij është e mjaftueshme [për të treguar] në korrektësinë e komunikimit të Tij me anë të shenjave dhe dëshmive të ndryshme që Ai i ka vendosur për të treguar në vërtetësinë e të Dërguarit të Tij.



Ngase shenjat janë dëshmitarë për vërtetësinë e Tij, dhe Vetë Ai është dëshmitar për vërtetësinë e të Dërguarit të Tij me anë të shenjave të Tij.



Prej këtu, Ai është dëshmitari dhe Ai është për të cilin dëshmohet; Ai është dëshmia dhe Ai për të cilin dëshmia provon. Kështu, Ai është dëshmi për të drejtën e Vet, për Veten e Vet, ashtu siç është thënë nga disa që kanë aftësi njohëse ['arifinë]: "Si mund të kërkoj dëshmi për atë i cili është dëshmi për çdo gjë [tjetër]?" Sepse çfarëdo dëshmie që kërkoni për Të, ekzistenca e Tij është më evidente se vetë dëshmia10. Mu për këtë arsye të Dërguarit u thanë popujve të tyre: "Çka! A mos po dyshoni në lidhje me Zotin?" [Ibrahim: 10]. Ngase Ai është më i njohur se cilado gjë e njohur dhe më evident se cilado dëshmi. Në fakt, gjërat njihen përmes Tij edhe pse Ai njihet përmes tyre, dhe përmes mënyrave deduktive [të diturisë mbi Të] nga veprimet dhe gjykimet e Tij." Mbarim i fragmentit nga Ibn el-Kajjim.



--------------------------------------------------------------------------------
10. dmth në dritën e asaj që parapriu.

--------------------------------------------------------------------------------

Të kuptuarit vendimtar


Është me vend që e gjithë kjo të përmbyllet me fjalët vijuese të Ibn el-Kajjim, të cilat në të vërtetë sqarojnë qëllimin dhe synimin e këtij shtjellimi në arritjen e diturisë mbi Zotin. Ai ka thënë:



"…Dhe për shkak të kësaj, dituria mbi Zotin i ka dy shtigje të gjera: E para: Të menduarit dhe meditimi mbi të gjitha vargjet e Kur'anit dhe të arriturit e njohurisë specifike [në lidhje me to] me anë të Zotit dhe të Dërguarit e Tij; E dyta: Të menduarit në shenjat e Tij të cilat vrojtohen dhe dëshmohen, dhe të menduarit për urtësinë e Tij në to, fuqinë e Tij, butësinë e Tij dhe dashamirësinë, drejtësinë e Tij dhe në vendosjen e drejtësisë në krijimin nga ana e Tij.