Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Antarsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,380

    Historia ndryshe e kufijve t Shqipris s vogl

    Historia ndryshe e kufijve t Shqipris s vogl

    far drame pr Shqiprin?! Ajo, pr t ciln kan luftuar...politikan t aft, aventurier, ushtarak dhe popull i panjohur, tashm t dergjet si nj gj koti.

    Ben Andoni


    Por, bash n tekstet tona, thjesht theksi patetik q i vihet ksaj ngjarje t madhe, q gjithsesi na la t pavarur n kt bot (flitet pr ndarjen e kufijve), i ka br njerzit q t jen indiferent. Shum indiferent. N fakt, nuk ka qen kshtu. Eduard Grey, ministri i jashtm britanik, n nj audienc q i kishte dhn diplomatit t shquar Mehmet Konica (flasim pr dhjetvjearin e dyt t shekullit t shkuar), nuk begenisi q ta priste at as lehtsisht konform protokollit m t thjeshtKur, Konica i mnur (vllai i Konics s thart), ksaj indiferencedo ti shtonte po me t njjtn indiference- se n vendin e tij ishte nj minier ari, athere puna do t ndryshonte. Me shum polites, diplomati britanik, nj nga figurat m t shquara t kohs dhe nj nga protagonistt e vendosjes s kufirit t Shqipris, do e pyeste dhe do e pyeste pa fundshqiptarin e menur, duke i krkuar vazhdimisht detaje. Ishte von, shqiptari kishte arritur q ti prezantonte shtjen shqiptare. N fund, do t mjaftohej, me nj polites t msuar mir n administratn osmane, ku kishte shrbyer prej kohsh se n Shqipri nuk ekzistonte nj minier e till



    Si rrodhn ngjarjet

    Ashtu si ndodhn ngjarjet, duhet t kujtojm se Konferenca e Londrs e vitit 1913 ishte ajo q vendosi njher e mir pr kufijt e Shqipris. M mir, projektoi ndryshimin m t madh historik t shqiptarve. Deri m athere, kalojm nj vit m par, Turqia pothuaj kishte dhn shpirt. T vetmet kontakte t saj ishin disa pjes n territorin grek, q i lejonin asaj kontaktet me Shqiprin. Ishte tepr von pr t smurin e Bosforit, q t ngrihej nga shtrati i lngimit. E nse ekzistenca e mtejshme e Turqis ishte vetm shtje kohe, duhet thn se koha kishte kahe tjetr pr Greqin, Serbin, Malin e Zi dhe Bullgarin, q n agonin e Turqis ishin shtojcat besnike t interesave t Fuqive t Mdha. Po sikur t mos mjaftonte e gjitha kjo, po reflektohej n t gjith qiellin evropian Lufta e Par Botrore. I vetmi fat i Shqipris ishte q Austro-Hungaria nuk mund t lejonte zgjerimin e mtejshm t sllavve n Ballkan. Pr historiant nuk ka shum dyshime. Ky ishte momenti q ishte bekuar nga Zoti pr Shqiptart. Diplomati i vjetr i Perandoris, Ismail Qemali, n ardhjen e tij n Shqipri u ndihmua direkt nga rumunt ( i dhan anijen q do e sillte n Shqipri) dhe austriakt (Konti Bertold, ishte m i fundit njeri q takoi Ismail Qemali, nga ku mori garancit). N teatrin shqiptar, ndrkoh shfaqja kishte filluar. Trupat ballkanike kishin pushtuar pothuaj t gjith Shqiprin, e cila merrte frym vetm n nj siprfaqje t ngusht n mes t Vlors-Lushnjes-Beratit. Koha do t tregonte q kjo ngutje nuk kishte qen aspak e kot. Me realitetet e reja, Fuqit Ballkanike shkuan me nj imazh tjetr n sqetull n Konferencn e Londrs s 1912. I ngrati delegacioni shqiptar, fal kmbnguljes s Duks s Orleanit, mundi t aj rrethimin grek n det dhe t ishte i fundit n Konferencn, q ndrkoh kishte filluar punimet. Nga nj vark, q i merr n mol, celuloidi i kohs ka fiksuar fytyrat pa shum shpres t delegatve shqiptar. Kur mbrritn n Londr do t shikonin se para Greit, ishin disa projekte, por kuptoheshin se Projekti Rus dhe Austro-hungarez ishin m t rndsishmit. Vazhdim i ktyre projekteve ishin dhe nj erek dyzine projektesh t tjera si ai grek, sllav dhe shqiptar..q po t bashkoheshin t pest bashk- nuk do t gjeje kurrkund- gati asgj t prbashkt. Rust e gjykonin Shqiprin nga Mati n Vjos, duke i ln serbve daljen n Shngjin dhe n DurrsPjesa m e madhe e tokave shqiptare mbeteshin natyrshm jasht. Gjithsesi, sikleti nuk mbaronte ktu, ngaq Shqipria do t ishte nj provinc autonome nn kujdesin e Turqis.
    Por Austro-hungareztishin ndryshe. Ata njihnin vetm kufijt e 1878, por pr fatin e shqiptarve, llogarisnin brnda vendit, pjesn m t madhe t Kosovs, Ohrin, rrethinat e Shkupit, Manastirin, Janinn, amrin dhe deri n Prevez. Vjena synonte q t mbijetonte parimi i vendosjes s kufijve n tokat e kombsive t ndryshme. N krahun e saj, Gjermania dhe Italia e mbshtetn kt projekt.
    Serbt synonin t futeshin deri n Durrs, kurse kishin pretendime kudo n Shqipri, me argumentin q banort vendas i quanin turq t shqiptarizuar dhe pr faktin se n t gjith vendin kishte kisha serbeMali i Zi krkonte Shkodrn, sepse e quante jetike pr ekzistencn e saj fizike. Sipas sllavve, Shqipria e tyre tashm ishte nga Tirana n Vlor. Grekt, n ekstremin tjetr, nuk kishin t ngopur dhe ishin absurd, sepse prfshinin n projektet e tyre dhe argumenta ekonomik. Ata krkonin q t ishte Thesalija, Janina, amria brnda territorit t tyre dhe ktyre tu bashkngjitej dhe Himara e Gjirokastra, pasi kto zona mund t jetonin lirisht vetm me lidhjet me Greqin. Kjo e fundit, prmes ktyre zonave, krkonte, ashtu si edhe me Korn, q t krijonin zona tampon, pr ti pasur n do moment nse do t sulmoheshin ndonjher nga shqiptart.
    Projekti shqiptar u hartua me shum ngut, por dhe me shum maturi dhe synonte q t hidhte posht argumentat e fqinjve. Shqiptart kmbngulnin tek kufijt me baz kombsin dhe pasjen parasysh t faktorve gjeografik dhe ekonomik. Nga ana tjetr, me plot t drejt, delegacioni shqiptar u mbrojt energjikisht dhe argumenti kryesor, i prdorur ishte se po t zbatohej varianti rus: Shqipria mbeste pa burime ekonomike. Kjo e bri, Konferencn q t arsyetonte se Shkodra, Durrsi, Tirana, nj pjes e Dibrs dhe Mirdita ti merrej serbve dhe malazezve. Lufta e fqinjve, nga ana tjetr, nuk kishte qen e kot, sepse jasht Shqipris mbeti Kosova, Ohri, Struga, Manastiri. N jug, shqiptart u hoqn nga kthetrat grekve: Korn, Gjirokastrn, Delvinn, Himarn, Llogoran dhe Prmetin dhe kufiri shkonte deri n qytetet shqiptare t Janins, dhe deri n amri. Nga kjo konferenc doln dhe dy komisionet, q do t merreshin me kufijt e shqiptarve, respektivisht n veri dhe jug, ndrsa nj mbret duhet t drejtonte Shqiprin. Episodi m atraktiv pr konferencn ishte veshja e Is Boletinit dhe audienca e tij e famshme me Eduart Grey, q pasi e qsndisi se e kishin armatosur rojet e tiji premtoi se do e fuste Mitrovicn e tij n Shqipri. Kam ardh pr ttan Shqipnin dhe jo pr qytetin tim, iu prgjigj burri, duke nxjerr befasisht alltin e dyt.
    Qindra kilometra m tutje, shqiptart kishin filluar absurdin. Mirditort pretendonin se ishin m mir me serbt. Kurse n jug, kishte vende q thoshin se ishin grek. Por..nuk kishte kohtopograft nuk mund t vendosnin m pr kufijt sepse erdhi Viti i mbrapsht i lufts s madhe t popujve.



    Epilog
    Shum vite m pasm 1923 mbrriti komisioni q do t caktonte realisht kufijt e Shqipris s Jugut. Ai kryesohej nga Gjenerali Telini dhe nj major Britanik. Bajram Fevziu shoqronte delegacionin, atbot me pozicionin e Shefit t Shtabit t Prgjithshm dhe deputet i Kolonjs. Gjeneral Telini do t vdiste n detyr..n ekstremin jugor t ShqiprisM pas fabula dihet. Shqyrtimi i kufijve t mtejshm t Shqipris s Jugut mbeti pezull, derisa u caktua n bisedimet direkte Shqiptaro-Greke m 1927. Do t ishte Mehmet Konica q do e prcillte trupin e Telinit m 1923. Askush nuk e msoi ndonjher muhabetin q bri ai kok m kok me Sr Eduart Greypr Shqiprin dhe miniern e saj hipotetike t arit.


    ABC nr.28-Ben Andoni
    16.03.2006
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Antarsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,380

    Si ishte Shqipria e Madhe

    Si ishte Shqipria e Madhe

    Vshtrim pr potencialin ekonomik t viseve q iu shkputn shtetit shqiptar n vitin 1913. Dhe, pasojat e coptimit. Ky sht titulli i shkrimit, q studiuesi i njohur i historis ka prgatitur pr ABC-n dhe ku tregon sesa i kushtoi Shqipris ndarja e frikshme e vitit 1913.

    Prof. Dr. Marenglen Verli*
    Instituti i Historis

    Potenciali ekonomik

    Ndr elementt q tregojn drejtprdrejt ose trthorazi pr potencialin ekonomik t nj vendi dhe t banorve t tij, jan padyshim siprfaqja e tij, pozita gjeografike, siprfaqja dhe cilsia e toks bujqsore (e lidhur kjo edhe me rrjetin hidrografik dhe klimn), pasurit e nntoks, niveli i infrastrukturs rrugore, prmasat e urbanizimit, struktura e degve t ekonomis, prmasat dhe bilanci i tregtis s jashtme, standardi i jetess, prodhimi dhe t ardhurat e prgjithshme, rezervat valutore, ose (n t kaluarn) rezerva e thesarizuar e monedhave t punuara nga metale t muara etj. Natyrisht kan pesh numri i popullsis, mosha mesatare e saj, kualifikimi etj.
    Nga nj kndvshtrim sado i prcipt del se potenciali ekonomik i viseve q iu shkputn shtetit t pavarur shqiptar n vitin 1913 ishte i konsiderueshm dhe n shum aspekte superior, krahasuar jo vetm me viset q u prfshin n Shqiprin politike, por edhe me rajone t tjera t Ballkanit. Le t shikojm disa elemente t ktij potenciali.



    Siprfaqja dhe Popullsia

    Trojet shqiptare n vitin 1912 shtriheshin t paktn n 55-60 mij km2 e sipas disa autorve n 70-75 mij km2. me coptimin e Shqipris n vitin 1913 mbeti jasht saj rreth gjysma e trojeve, prkatsisht Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit, viset e Dibrs, t Pollogut etj, t Maqedonis s Sotme Perndimore, viset e amris etj, si edhe vise t shkputura m par si Ulqini me rrethina, viset perndimore t ish-Sanxhakut t Nishit etj.
    N kto vise (pa llogaritur humbjet n fund t viteve 70 t shek.XIX si pasoj e luftrave dhe e vendimeve t Kongresit t Berlinit), ku shqiptart prbnin mesatarisht 75-80% t popullsis dhe n vise t tjera periferike ku ata, edhe pse nuk ishin shumic, prbnin nj prqindje t madhe t popullsis, me nj mesatare prej 27%, pra n t gjitha kto vise, t cilat arrinin s bashku nj siprfaqe prej mbi 40 mij km2, jetonte m shum se gjysma e kombit shqiptar. sht i njohur fakti se n 28 000 km2 t Shqipris s pavarur, n vitin 1912 jetonin 703 mij shqiptar (n nj popullsi t prgjithshme prej 740 mij banorsh), n viset e aneksuara nga Serbia, Mali i Zi dhe Greqia mbetn rreth 850-900 mij, e ndoshta edhe 1 milion shqiptar. (Zija Shkodra, n monografin Qyteti shqiptar gjat Rilindjes Kombtare, popullsin e Shqipris n fund t shek.XIX e vlerson 2 milion banor n 75 000 km2, nga t cilt mbi 2/3, n trojet shqiptare dhe pjesa tjetr n viset periferike). Kurse n Historin e Shqipris,botim i vitit 1984, shifrat minimale pr numrin e shqiptarve n vitin 1912 japin t paktn 1 452 000 banor. Sipas ktij botimi n rreth 20 000 km2 t trojeve shqiptare t aneksuara nga Serbia, 4 000 km2 t aneksuara nga Greqia dhe 2 000 km2 t aneksuara nga Mali i Zi, jetonin 550 mij shqiptar dhe rreth 160 mij minoritar serb, maqedon e grek. Kurse n viset periferike jetonin rreth 200 000 shqiptar krahas 535 mij pjestarve t kombeve t tjera. N kuadr t katr vilajeteve t cilsuara shqiptare, prkatsisht t Shkodrs, Shkupit, Manastirit dhe Janins, pa llogaritur Sanxhakun e Selfixhes n Vilajetin e Manastirit, q nuk kishte shqiptar, n vitin 1912 jetonin 2 354 200 banor, nga t cilt 1 452 000 ose 61,7% e gjith popullsis ishin shqiptar. Shifrat e siprprmendura tregojn se kombi shqiptar nga ana sasiore nuk dallohej nga kombet fqinje. Sipas t dhnave t kohs n fund t shek. XIX Bullgaria kishte 96 000 km2 dhe 3,3 milion banor, Serbia 48 000 km2 dhe 2,37 milion banor, Greqia 65 000 km2 dhe 2,4 milion banor, kurse Mali i Zi 9 000 km2 dhe 227 mij banor.

    Pozita gjeografike

    Territoret jasht Shqipris politike, t aneksuara nga Serbia, Greqia dhe Mali i Zi prbnin rajonet lindore, veriore dhe jugore t trevave shqiptare, t cilt kishin qen gjithnj ura lidhse ndrmjet t gjitha viseve dhe kombit shqiptar, veanrisht t viseve perndimore bregdetare me viset qendrore e jugore t Ballkanit e m gjer. Ato kishin shrbyer pr komunikimin njerzor gjithfarsh, ekonomik, kulturor, politik etj., midis shqiptarve dhe popujve a kombeve t tjer fqinj, me interes t ndrsjell n shkmbim t vlerave materiale e shpirtrore. Madje ato kishin shrbyer edhe si ndrlidhse t ktyre popujve me Evropn perndimore. Duke qen prgjithsisht vise me reliev t but, ato prbnin bazn e fondit t toks bujqsore pr trevat shqiptare, vlera e s cils ishte veanrisht e lart pr shkak t nj rrjeti hidrografik dhe t nj klime t prshtatshme. Njhersh ky reliev ishte pa probleme edhe pr mjetet e komunikimit apo t transportit t asaj kohe. Prmes tre koridoreve, apo linjave horizontale, prej shekujsh komunikohej me bregdetin Adriatik e Jon.
    Prmes Tivarit-Ulqinit dhe Lezhs, Shkodra e fuqishme tregtare gjat shek. XIX shkmbente (duke ndjekur disa drejtime, por veanrisht rrugn prgjat Drinit) me Prizrenin dhe gjith Kosovn, me rreze q shkonin edhe m tej, deri n Nish e Tetov. Shkputja e Ulqinit dhe e Tivarit, por edhe e Sanxhakut t Nishit, ishte goditje fatale pr rrugn e veriut. (Sigurisht kishte edhe faktor t tjer, si hapja e kanalit t Suezit, ndrtimi i hekurudhs Selanik-Mitrovic, rritja e pasiguris etj.). T gjitha kto ndodhn gjat 40 viteve t fundit t shek. XIX.
    Drejtimi i dyt ishte Durrs-Elbasan, me bigzimin Dibr-Ohr, m tej me zgjatimin drejt Manastirit etj., rrezja e t cilit shkonte deri n Bullgari. Kjo rrug u shkurtua n vitin 1913 n mnyr drastike, duke mbetur nj arterie q vdiste n Qafn e Thans.
    Drejtimi i tret niste nga bregdeti i amris, me port kryesor Prevezn, dhe prfshinte Janinn, Korn, Kosturin, Follorinn e m tej, me rreze deri n Thesali, duke pasur caqe t vetat Selanikun dhe Stambollin. Ky korridor psoi goditjen fatale n vitin 1913, kur jo vetm u humbn skela, por edhe rruga nga Saranda drejt brendsis, e ndrprer nga kufiri, mbeti nje segment qorr pa vijimsi deri n Kor.
    Pas vitit 1874 u forcua drejtimi i ri vertikal veri-jug prgjat linjs hekurudhore Mitrovic, Prishtin, Ferizaj-Shkup, por ai nuk do t kompensonte shkatrrimin e korridoreve t siprprmendura dhe, madje pas vitit 1913 do t ndikonte n coptimin e tregut unik shqiptar.

    Siprfaqja bujqsore

    Duke qen prgjithsisht me terren t but, viset q iu shkputn Shqipris n vitin 1913 ishin baza e kombit shqiptar pr tokn bujqsore. N vitin 1912 n trevat shqiptare ende brenda kufijve t Perandoris Osmane llogariteshin si tok bujqsore rreth 1 milion ha tok, pa prfshir ktu siprfaqet n Serbi, Bosnj e Thesali, pronsin e t cilave shqiptart e humbn pjesrisht qysh n gjysmn e par t shek.XIX dhe sidomos pas ndryshimeve kufitare n fund t viteve 70 t shek.XIX, q, sipas t dhnave jo t drejtprdrejta, duhet t kishin qen diku midis 100-200 mij hektarve. (sht fjala pr tokat n pronsi t shqiptarve n Sanxhakun e Nishit, t aneksuara nga Serbia, si edhe pr pasuri t tjera n viset q u prfshin n kufijt e Malit t Zi dhe t Greqis, sipas vendimeve t Kongresit t Berlinit). Nse brenda Shqipris s pavarur t vitit 1913 mbetn afrsisht 350 mij ha tok bujqsore, jasht saj mbetn t paktn 2 her m tepr. Vetm n Kosov, n kufijt e saj t sotm konvencional, gjendeshin rreth 400 mij ha tok bujqsore, kurse n trevat e tjera shqiptare t prfshira n Serbi e n Mal t Zi (m pas n Jugosllavi) dhe n viset periferike ishin n pronsi t shqiptarve edhe rreth 200 mij ha t tjer. Po kshtu dhjetra mijra ha tok bujqsore n pronsi t shqiptarve ndodheshin n amri, n viset midis Janins, Konics, Kosturit, Follorins etj.
    Nse toks bujqsore n trevat shqiptare (e cila duhet theksuar se prgjithsisht ishte n duart e shqiptarve) i shtohen edhe siprfaqet n pronsi t shqiptarve n viset e tjera periferike, si edhe pronat e tyre t shpronsuara arbitrarisht n fund t viteve 70 t shek.XIX n vendet e Perandoris Osmane q u kaluan tri monarkive ballkanike fqinje, nga disa llogaritje, q nuk pretendohet t ken saktsi t plot, del se shqiptart n Ballkan n vitet para Lidhjes s Prizrenit kishin rreth 1,2 - 1,3 milion ha tok bujqsore dhe, gjithsesi, n vitin 1912 zotronin ende rreth 1 milion ha. Kjo siprfaqe kishte kapacitet t prodhonte, llogaritur me rendimentet e kohs (5 kv/ha), rreth 0,5 milion ton drithra, sasi kjo e mjaftueshme pr t ushqyer nj popullsi prej 3-4 milionsh (sipas konsumit t athershm t drithrave pr banor). Ndonse pr shkak t prqindjes s konsiderueshme t djerrinave, veanrisht t toks n pronsin ifligare (deri 50%), form pronsie kjo q n viset shqiptare shtrihej n rreth 620 000 ha, shifra e prodhimit t drithrave e llogaritur potencialisht nuk realizohej, prsri sasia e realizuar i plotsonte nevojat e popullsis n kto treva pr ushqim.
    Tokat bujqsore t shqiptarve, t cilat mbetn jasht Shqipris, jo vetm ishin me siprfaqe 2-3 her m t madhe se tokat q u prfshin n kt shtet, por prgjithsisht ato ishin pr at koh m t bonifikuarat dhe me vlera m t larta prodhuese. Siprfaqet bujqsore n Kosov dhe n viset e tjera ishin prodhuese drithi mbi nevojat e konsumit. Me vlera eksportuese paraqitej edhe blegtoria dhe disa produkte t tjera t ekonomis fshatare. Prodhimet e disa llojeve t frutave, ku veohej molla, t duhanit etj., gjithashtu ishin t prmasave ballkanike.

    Rrjeti rrugor

    Viset q iu shkputn Shqipris kishin edhe potenciale t tjera me vlera ekonomike t mdha. N ato vise mbeti nj rrjet rrugor qerresh e karvanesh mjaft i plot sipas parametrave ballkanik (e favorizonte edhe terreni), mbeti gati gjysma e rrugve detare, mbeti edhe e vetmja linj hekurudhore n segmentin Shkup-Mitrovic, q kalonte prmes viseve shqiptare. Vetm rrug qerresh t shndrrueshme lehtsisht n trase pr automobila llogaritet t ken mbetur jasht kufijve rreth 2 600 km. Gjat Lufts s Par Botrore vetm brenda 28 mij km2 t shtetit shqiptar t njohur, ushtrit pushtuese patn mundsi t improvizonin rreth 1 000 km rrug pr nevojat e tyre, madje edhe nj rrjet dekovili prej 350 km. T mos harrojm se n trojet q i mbetn Shqipris mbizotronte nj terren mjaft i thyer malor n krahasim me viset e coptuara.

    Qytetet

    N vitin 1913 jasht Shqipris mbetn edhe nj pjes e madhe e qyteteve. N viset e coptuara gjendeshin 25 nga gjithsej 56 qendrat urbane, ose 46% e tyre (16 ndr 32 qytetet m t rndsishme), rreth gjysma e popullsis qytetare (51%) prej 352 mij banorsh, gjithashtu m shum se gjysma e skelave dhe e limaneve shqiptare.
    Ndr qytetet kryesore q mbetn jasht kufijve t shtetit shqiptar ishin Prizreni, Peja, Gjakova, Prishtina, Tetova, Dibra etj., dhe, madje, qendrat kryesore t 3 ndr 4 vilajetet shqiptare, prkatsisht Shkupi, Manastiri dhe Janina. Edhe pse me popullsi mjaft t przier, kto qendra banoheshin n masn mbi 50% nga shqiptart, si n Shkup, ose ata ishin m shum se do popullsi tjetr, si n Manastir dhe Janin. Shqiptart gjithashtu ishin pronart kryesor, ose kishin n duar n nj mas t madhe ekonomin e ktyre qyteteve.
    Jasht kufijve t Shqipris mbetn t paktn 12 skela ose limane shqiptare nga 22 t tilla, q prballonin 2/3 e lvizjes tregtare (rreth 30 milion franga). Disa nga kto skela, ndoshta 6, si Tivari, Ulqini e Salahora (Arta) etj., ishin humbur qysh n vitet 70 t shek. XIX. T tjera si Preveza, e cila bnte dyfishin e xhiros tregtare t Vlors, ose 1/3 e xhiros s gjith porteve shqiptare jugore, humbn n vitin 1913. Sipas prof. Z. Shkodrs n vitin 1912 lvizja e jashtme tregtare e disa skelave arrinte n rreth 50 milion fr. (Sipas dokumentacionit t kohs n shek.XIX skelat kryesore ishin Tivari, Ulqini, Lezha, Shngjini, Durrsi, Kavaja, Vlora, Porto Palermo, Saranda, Preveza, Salahor (Art), Gumenic, gjithashtu Valdanosi (gji n veri t Ulqinit), gjiri i Kruit, Porto Milena, Oboti, Vivari i Butrintit, Sajadha, Spalanca, Kataktos etj.).
    Nga ky bilanc, sado i prcipt, del qart se n viset q u bn pre e coptimit, mbeti nj pjes e rndsishme e tregut t prbashkt kombtar, t konsoliduar gjat gjysms s par t shek.XIX e n lulzim deri n vitet 60-70, por me shum pesh n rajon edhe m pas, me gjith goditjet q psoi pas hapjes s linjave t reja t komunikimit rajonal e m gjer, si ishte vnia n pun e Kanalit t Suezit (1869) dhe ndrtimi i hekurudhs Selanik-Mitrovic (1874). Pasojat e shkaktuara nga hapja e korridoreve t reja t lvizjes s mallrave, bashk me thellimin e rnies s gjithanshme t Perandoris Osmane dhe t rritjes s pasiguris pr do biznes t kohs, ndikuan n rregullimin e drejtimeve t vjetra t tregtis dhe paksuan vlerat portuale t bregdetit shqiptar, si edhe tregtin tranzite t trevave shqiptare q kishte aty bazn e nisjes.
    N viset e shkputura prej Shqipris mbeti m shum se gjysma e 16 921 njsive zejtaro-tregtare, prkatsisht 8 548 njsi (ku ushtroheshin rreth 80 zeje), si edhe m shum se gjysma e 50 ndrmarrjeve t para industriale. (Sipas Historis s Shqipris, botim i vitit 1984, n Shqipri, n vitin 1913 kishte 33 ndrmarrje prodhimi mbi baza kapitaliste. Shkupi me 20 njsi t tilla dhe Shkodra me 12-15 njsi, kishin rol udhheqs n drejtimin e ri t ekonomis. Qytete si Prishtina me 5-6 njsi, Tetova me 2 dhe me mbi 20 punishte manifakture, Ulqini me kantieret pr anije, Preveza, Elbasani etj., me nga nj njsi, sidoqoft rreshtoheshin pas tyre).
    Ndonse n prodhimin e ekonomis s qytetit mbizotronin zejet e prpunimit t metaleve, kryesisht pr objekte me funksione zbukurimi ose prdorimi vetjak, prpunimi i lkurve, si edhe prodhimi i veshjeve dhe i produkteve ushqimore, kto deg siguronin t ardhura t konsiderueshme n kuadrin e gjith degve t ekonomis. Administrimi osman n kt koh pengonte zhvillimin e ekonomis dhe ngadalsoi mjaft hapat q qen hedhur n fillim t shek.XIX, kur n pashallqet e mdha, me politik m racionale dhe veanrisht me shpenzimin n vend t t ardhurave kryesore t vjela nga tatimet, u arritn t tilla maja, sa q p.sh. Shkodra t kishte 40 000 banor (fund shekulli e gjeti me 25 000), Prizreni 25 000 banor etj., ndrkoh q Beogradi dhe Athina ishin mjaft m t vogla. (Sipas prof. Z. Shkodrs edhe n fillim t shek.XX Shkodra vazhdonte t kishte 40 000 banor dhe 2 500 dyqane, Prizreni 30 000 banor dhe 1 427 dyqane, Gjakova 12 000 banor dhe 1 000 dyqane, Peja 15 000 banor dhe 660 dyqane, Vushtria 3 600 banor dhe 130 dyqane, Prishtina 12 000 banor dhe 512 dyqane, Tetova 9 750 banor dhe 573 dyqane, Dibra 11 000 banor dhe 462 dyqane, Ohri 16 000 banor dhe 510 dyqane, Lezha 4 000 banor dhe 127 dyqane, Durrsi 5 000 banor dhe 321 dyqane, Kavaja 5 000 banor dhe 447 dyqane, Tirana 15 000 banor dhe 700 dyqane, Elbasani 11 000 banor dhe 800 dyqane, Kora 13 000 banor dhe 800 dyqane, Berati 15 000 banor dhe 1 000 dyqane, Vlora 7 000 banor dhe 242 dyqane, Gjirokastra 12 000 banor dhe 410 dyqane, Janina 18 000 banor dhe 1 300 dyqane, Preveza 8 000 banor dhe 180 dyqane, Mitrovica 3 500 banor dhe 365 dyqane, Struga 3 550 banor dhe 236 dyqane etj.).
    Por edhe pse dhjetvjeart e fundit i kishin shtuar problemet pr shqiptart dhe koniunkturat ndrkombtare ekonomiko-politike kishin ndikuar negativisht duke frenuar ritmet e zhvillimit, edhe pse struktura e degve t ekonomis nuk ishte m bashkkohore, edhe pse bilanci i tregtis s jashtme nga portet shqiptare erdhi duke u br gjithnj e m pasiv dhe n shpenzimet e jetess s popullsis ndikonin dukshm drgesat e emigrantve (n 1912 rreth 14-16 milion franga. n vitin 1912 vetm n ShBA, nga vinte nj pjes e konsiderueshme e drgesave, llogaritet t ken jetuar rreth 50 000 shqiptar), ose pjesrisht konsumi i monedhave t arta t thesarizuara etj., prsri potenciali ekonomik i viseve q iu shkputn Shtetit t pavarur shqiptar qe i madh dhe mund t thuhet padyshim se ato ishin pjesa m e begat e viseve shqiptare sipas parametrave t kohs.


    Pasurit minerale

    Ndr begatit e siprprmendura nuk jan llogaritur pasurit minerale nntoksore t viseve shqiptare. N kt koh shfrytzohej vetm sera e Selenics dhe kromet n Rrafshin e Siriniqit. Vlera e pasurive minerale t Kosovs dhe t viseve t tjera t shkputura nga shteti shqiptar u mua pak m von. Rezervat energjitike t ktyre viseve, me bazn e tyre n Kosov (100 000 000 tonelata linjit sipas vlersimeve t viteve 70 t shek.XX), gjithashtu polimetalet me baz plumb-zinkun, kromitet etj., etj., t cilat kan prbr 50-60% e m shum t rezervave t Federats Jugosllave pr kto pasuri t nntoks, treguan se viset shqiptare t shkputura arbitrarisht n vitin 1913 dhe veanrisht Kosova ishin dhe u vlersuan si trevat me nntokn m t pasur n Ballkanin Qendror e Perndimor dhe nj ndr rajonet m t pasura t Evrops e t Bots.

    Tatimet

    Pr potencialin ekonomik t viseve t shkputura nga shteti shqiptar do t dshmonte edhe sasia e tatimeve q mblidhte administrata osmane. N mesin e viteve 90 t shek.XX, nga taksat themelore t shtetit n vilajetin e Janins (527 000 banor) nxirreshin 28,5 milion grosh (vetm 8 milion shpenzoheshin n vend) n vilajetin e Manastirit (840 000 banor) 46,7 milion grosh (9,7 milion shpenzoheshin n vend), n vilajetin e Kosovs (1 milion banor) 53 milion grosh (43 milion shpenzoheshin n vend), kurse n vilajetin e Shkodrs (300 mij banor) vetm 4,3 milion grosh (1,7 milion shpenzoheshin n vend). Kshtu, si shihet, n tre vilajetet, q u thrrmuan n interes t shteteve fqinje n shumicn e territorit t tyre, nxirreshin prmes taksave prkatsisht 7 her, 10 her dhe 13 her m tepr tatime se sa n vilajetin e Shkodrs. Edhe pse nuk kam pasur n duar t dhna t hollsishme pr sasin e tatimeve q nxirreshin nga viset q mbetn jasht Shqipris n vitin 1913, sht e qart, nga krahasimi i treguesve t tjer t siprprmendur, se n ato vise nxirrej s paku gjysma e tatimeve t t gjith trevave shqiptare.

    Thesaret monetare

    S fundi pr begatin e viseve t shkputura dshmon edhe sasia e monedhave t thesarizuara, q n kushte zhvillimi normal do t ishte nj kapital i mir pr investime. Pr fat t keq, n munges edhe n kt rast t t dhnave, duhet t prdorim llogaritje jo t drejtprdrejta q vlersojn edhe treguesit e tjer ekonomik t njohur. Vetm n Shqiprin e pavarur m 1922, pikrisht pas 15 vjet destabiliteti e luftrash t egra, ekonomisti i Lidhjes s Kombeve Alber Kalme ka vlersuar ekzistencn e 60-100 milion fr. n gjendje monedhash me vler. Mund t arsyetohet se n vitin 1912 shifra ka qen m e madhe. E njjta situat duhet pranuar edhe pr Kosovn dhe viset e tjera t coptuara. Pr shifrat e monedhave q gjendeshin atje n duart e popullsis vetm mund t hamendsohet, por sidoqoft ato skan qen kurr m t vogla se n Shqiprin e vitit 1913.

    Pasojat e coptimit
    Coptimi i vitit 1912 ka qen fatal pr kombin shqiptar. Dmet dhe pasojat negative ishin t rnda n t dy kraht e kufijve: Kombi shqiptar n trsi humbi troje, njerz, vlera ekonomike, u dobsua n peshn e tij politike e ushtarake etj., dhe u rrezikua qenia e tij. Atij iu prish tregu unik, iu uln dukshm ritmet e zhvillimit ekonomik, u b argat i tipit kolonial ndaj fuqive t ndryshme, nn ndikimin ose pushtimin e t cilve hyri (Itali, Serbi). Pr pasoj u desh t prballohej nj konsum i madh energjish dhe mjetesh q t sigurohej vetm qenia e tij dhe rrjedhimisht u imponua nj prapambetje dhe varfri e dhimbshme.
    N kt kuadr shteti shqiptar u izolua ekonomikisht. Duke mos pasur m pozitn e bazs s tranzitit tregtar me Ballkanin Qendror, ai nuk kishte m mundsin e akumulimit t mparshm t kapitalit, t thithjes s teknologjis, t prvojs etj., etj., q t zhvillonte me parametrat normal t kohs industrin dhe degt e tjera prioritare ekonomike me rentabilitet. Shqipris iu krijuan probleme deri pr ushqimin e popullsis (sigurohej vetm 50-70% e ushqimeve), madje iu paksua ndjeshm edhe fondi blegtoral i trashguar. (P.sh. Luma nga rreth 500 000 bagti t imta q kishte si krahin n vitin 1912, pr shkak t humbjes s bazs kullosore dimrore n vitin 1939 zotronte vetm 50 000 krer).
    veanrisht pas vitit 1912 n gjendje izolimi t thell mbetn viset malore lindore t Shqipris.
    Shteti i cunguar shqiptar gjithashtu humbi dy nga tre korridoret horizontale t komunikimit me viset e tjera t Ballkanit e m tej dhe iu rrgjua i treti q niste nga Durrsi.
    Edhe m tepr probleme patn viset shqiptare t aneksuara. Politika specifike shoviniste e njohur, solli atje shpronsime masive n pronsin agrare, por jo vetm agrare... (t mos ndalemi n shpronsimin e 381 000 ha, gjat viteve 1918-1941 n viset shqiptare veriore e lindore t prfshira n Jugosllavi, nga t cilat 192 000 ha vetm n Kosov etj.). Varfrimi i shqiptarve me do mjet, me trysni, dhun, tatime e lloj-lloj arbitraritetesh u b pr gati nj shekull politik zyrtare e Beogradit dhe e Athins pr viset prkatse t aneksuara.
    Shprngulja ishte nj element tjetr i politiks s siprprmendur, q zvogloi ndjeshm popullsin shqiptare n ato vise dhe forcat e saj prodhuese (300 000 t shprngulur deri n LDB dhe me gjith t dbuarit e Sanxhakut t Nishit, rreth 1 milion deri n vitin 1966). Me kt rast nga popullsia aktive e vendit humbn mijra zejtar, tregtar etj., si edhe profesionist t vyer. Vise t tra periferike u spastruan etnikisht. Shembujt jan t shumt. Dukshm ndryshoi edhe struktura etnike e qyteteve shqiptare.
    Pasoj tjetr e coptimit pr Kosovn dhe pr viset e tjera shqiptare lindore ishte humbja e porteve detare t prdorura tradicionalisht dhe integrimi i dhunshm i tyre sipas interesave t pushtetmbajtsve sllav, ka jo vetm solli humbje ekonomike t pallogaritshme por edhe filloi t strukturoj ekonomin n deg, q, kur u b bilanci i 90 vjetve q pasuan, doli t kishin qen jorentabl. Qytetet e kufizuara artificialisht nga trevat e veta tradicionale ekonomike, si p.sh. qytetet e Rrafshit t Dukagjinit, Dibra etj., kaluan disa dhjetvjear rnie ekonomike. Pasuria e popullsis shqiptare n to, por edhe prgjithsisht n viset e coptuara, n mnyra t ndryshme u shkri masivisht deri n nivelin e rezervave monetare. Psikoza e pasiguris hoqi edhe dshirn pr investime, ka oi n thellimin e dallimeve me fqinjt. Shqiptart nn sundimin e huaj u kthyen n popullsi t dors s dyt. Ata ishin paracaktuar pr tiu nnshtruar dhuns shekullore shkombtarizuese, pr t mbetur prapa n fushn e arsimit e t kulturs kombtare.
    T gjitha kto, q natyrisht lidhen me politikn e institucionalizuar shtetrore t Beogradit dhe t Athins, solln edhe acarimin e marrdhnieve nacionale, me pasoja t ndrsjella n dm t stabilitetit, t mirkuptimit e t bashkpunimit ballkanik.

    Prfundimi
    N se do t ishte realizuar pavarsia pr t gjith kombin shqiptar, do t ishin krijuar mundsi t mdha prparimi. Nj shembull jo t plot patn dhn dy pashallqet e mdha, gati autonome, rreth nj shekull m par. Vetm vendosja e rendit dhe e siguris dhe shpenzimi n vend i shumics s t ardhurave t realizuara, patn dhn aso kohe arritje t dukshme. sht e qart se potencialet ekonomike si komb i kemi. sht detyr e qarqeve drejtuese kombtare, kudo n viset ku jetojn shqiptart, ti rikthejn elementt e munguar q shtrojn rrugn e integrimit dhe t zhvillimit ekonomik, arsimor, kulturor etj. natyrshm ky sht i vetmi drejtim q on n plotsimin e aspiratave kombtare.

    Drejtor i Institutit t Historis. Titulli sht i redaksis

    ABC nr.28-Prof. Dr. Marenglen Verli
    16.03.2006
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Tema t Ngjashme

  1. Hyseni: Kadare kundr bashkimit t Shqipris etnike
    Nga Brari n forumin shtja kombtare
    Prgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  2. Projektet greko-serbe pr pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi n forumin shtja kombtare
    Prgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  3. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 1915
    Nga ORIONI n forumin Historia shqiptare
    Prgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  4. Historia E Shqiptareve, Nga Iliret E Lashte, Ne Eren E Islamit
    Nga ORIONI n forumin Historia shqiptare
    Prgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 13:02
  5. Informacion i prgjithshm mbi Republikn e Shqipris
    Nga bastardi n forumin Historia shqiptare
    Prgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2004, 16:05

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •