FORUMI SOCIAL BOTEROR, NE KRIZE.

Ne Karaci te Pakistanit nisi dje punimet Forumi Social Boteror. Kjo eshte pjesa e trete e forumit, qe per here te pare organizohet ne menyre policentrike, pra ne vende te ndryshme. Forumi i pare u organizua ne Karakas te Venezueles, i pasuar nga forumi ne Bamako, kryeqyteti i Malit. Forumi Social Boteror u inicua ne vitin 2001 nga nje sere iniciativash te shoqerise civile si antipod i Forumit Ekonomik Boteror, qe zhvillohet cdo vit ne Davos te Zvicres.

Nen moton Nje bote tjeter eshte e mundur, ky forum synon te paraqese alternativa ndaj globalizimit, i cili konsiderohet si i padrejte dhe kapitalist. Deri tani forumi shpesh here eshte zhvilluar ne qytetin e themelimit te kesaj iniciative, ne Porto Alegre te Brazilit. Nje perjashtim ka qene mbledhja e tij ne vitin 2004 ne Mumbai te Indise, nje takim ky mjaft i suksesshem.

I inkurajuar prej ketij takimi kete vit u vendos, qe forumi te decentralizohet. Nderkaq duhet se eshte perforcuar edhe bindja, qe forma policentrike e organizimit nuk perben rrezik per shperberjen e kesaj inciative. Ne Nairobi u mblodh nje keshill nderkombetar, qe organizon forumin. Monopolet e pushtetit te multimilionereve dhe miliardereve te botes, shfrytezimi i punetoreve, biopirateria, mungesa e ujit per te varferit, shtypja e gruas, puna e femijeve, prostitucioni i detyruar, kontrabanda me arme gama tematike ne Forumin Social Boteror eshte zgjeruar vazhdimisht.

Axhenda eshte e njejte edhe sivjet. Edhe pse forumet ne vitin 2006 zhvillohen ne pjese te ndryshme te kontinetit dhe ne qarqe te ndryshme kulturore, problemet strukturore dhe pasojat e padrejtesise, te dhunes dhe te shtypjes jane kudo njelloj, thote Jyrgen Reihel, anetar i Keshillit Nderkombetar te Forumit Social Boteror. Te pakten kjo eshte bere edhe me e qarte permes decentralizmit te forumit. Keto jane fenomene, qe i kemi kudo ne bote.

Artikulimi i ketyre problemeve nuk ishte i ndryshem edhe ne forumin e Malit krahasuar me ato te meparshmet ne Brazil apo Indi e ne vende te tjera. Ky eshte nje rezultat i rendesishem, nje tjeter pervoje eshte, qe keto forume influencojne ne demokratizimin e shoqerive. Megjithate zabtimi ne praktike dhe ne vend i idese se policentrizmit, organizimi i tij ne vende te ndryshme dhe ne menyre autonome mund te krijoje edhe veshtiresi qe i tejkalojne kapcitetet e forumit.

Kete duket se po e kupton nderkohe edhe Keshilli Nderkombetar i forumit, sic thekson zoti Reihel: Pjesemarresit ankohen se per shembull ne Bamako ka pasur fare pak mundesi per punen me shtypin. Kjo pasi kemi te bejme me nje eveniment me permasa te gjera, qe jo cdo vend e perballon kirjimin e kushteve te pershtatshme.
Kjo mangesi kuptohet qe i humbet efektin ketij aktiviteti. Gjate forumit ne do te diskutojme edhe per aspekte te tilla. Ndaj ka shume mundesi qe se shpejti forumi te rikthehet ne vendin e origjines, pra ne Porto Alegre te Brazilit, nje qytet qe konsideriohet si model sa u perket strukturave lokale.

Por debati per vendin e organizimit te forumit nuk eshte i vetmi problem i organizatoreve. Nje nga problemet qe rendon mjaft tek organizatoret e Forumit Social Boteror eshte rritja e vazhdueshme e influences se politikaneve dhe qeverive ndaj forumit, ndonese ky eshte themeluar si alternative ndaj formave autoritare te sundimit.

Keshilli sic ve ne dukje zoti Reihel eshte i preokupuar per kete: Keshilli sheh ketu nje rrezik. Ka nderkohe nje diskutim mjaft interesant se cfare roli duhet te luajne politikanet. Sepse premisa fillestare ishte qe ky te jete nje forum i shoqerise civile, ne te cilin politikanet duhet te mbeten jashte.

Por nderkohe ne varesi edhe nga vendi ku ai organizohet duhet qe ai te jete vendi i dialogut, dhe ne asnje menyre nje forum, ne te cilin mund te nderhyje ndonje linje apo tendence politike.
Lidhur me ate nese ky forum ne sfondin e te tilla problemeve eshte ne krize dhe mund te rrezikohet e ardhmja e tij, mendimet jane te ndara. Por Jyrgen Reihel thote: Ne do te kemi nevoje per Forumin Social Boteror per aq kohe sa OKB ja eshte e dobet, per aq kohe sa organizatat e medha nderkombetare, qe rregullojne bashkepunimin ekonomik e financiar nuk perbejne alternative solide ndaj pales shteterore dhe nuk nderhyjne per vendosjen e rregullave me orientim human.