Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592

    Kosova dhe raporti Enver Hoxha-Tito-Stalin

    Kosova dhe raporti Enver Hoxha-Tito-Stalin

    Stipe Mesiē*

    Kjo pjesė ėshtė shkėputur nga njė intervistė qė presidenti kroat Stepjan Mesiē, i ka dhėnė dy netė mė parė kryeredaktorit tė KTV-Koha Vizion, nė Prishtinė, Adriatik Kelmendi. Nė kėtė pjesė tė intervistės z.Mesiē, flet per marrėveshjet e Enver Hoxhės me Titon, pėr Kosovėn, nė pėrgjigje tė pyetjes sė z.Kelmendi: Si ndikoi lidhja e Enver Hoxhės me Stalinin, qė shqiptarėt ta humbin Kosovėn? Pjesa ėshtė dėrguar pėr botim nė gazetėn “Shekulli” nga kryeredaktori i KTV-Koha Vizion, Adriatik Kelmendi.


    Duhet pak tė shikojmė edhe historikisht, se ēfarė ka ndodhur me Kosovėn. Nė Kosovė, gjithmonė shqiptarėt kanė qenė shumicė. Pushtetet janė ndėrruar, ka qenė pushteti turk, ka qenė pushteti i mbretėrisė jugosllave, ka qenė pushteti serb. Kosova ka pasur autonomi tė lartė nė kohėn e Titos.
    Unė mendoj se ka qenė njė autonomi gati sa statuti i Republikės Federale. Dhe mė pas vjen Millosheviēi, i cili ua merr tė gjitha shqiptarėve, tė gjitha ato qė kanė arritur. Sepse, para Luftės sė Dytė Botėrore shqiptarėt nuk kanė pasur tė drejtėn e pėrdorimit tė gjuhės, nuk kanė pasur kurrfarė tė drejtash. Nuk kanė pasur gazetat e veta, shkollat e veta. Kanė qenė si fiset indiane, nėn pushtetin e dikurshėm anglez. Pastaj, pas Luftės sė Dytė Botėrore... sepse shqiptarėt kanė marrė pjesė nė anėn e luftės antifashiste... atyre askush nuk ua ka dhuruar autonominė... ata me luftėn nė anėn antifashiste e kanė fituar autonominė. Dhe kanė fituar tė drejtat, prej ēerdheve deri nė akademi. Kėtė askush nuk e ka dhuruar. Kėtė e kanė merituar.
    Unė e di marrėveshjen ndėrmjet Titos dhe Enver Hoxhės, ku kėta tė dy kanė rėnė dakord qė shqiptarėve tė Kosovės t’u bėhet thirrje pėr kryengritje. Atėherė u ėshtė thėnė, qė kur tė pėrfundojė Lufta e Dytė Botėrore, statusi i Kosovės do tė zgjidhet me referendum. Por, pastaj erdhėm deri te mosmarrėveshja ndėrmjet Titos dhe Stalinit. Enver Hoxha qėndroi nė anėn e Stalinit dhe ai referendum nuk ėshtė mbajtur kurrė.
    Mirėpo, Kosova e fitoi autonominė, e cila praktikisht ka qenė e barabartė me republikėn. Kosova u bė element konstituiv i Federatės dhe i jepte presidencės sė federatės, nė tė cilėn kam qenė edhe unė, numėr tė njėjtė tė anėtarėve, sikur republikat.
    Por, pas Titos, erdhi Millosheviēi, i cili ua mori tė gjitha kėto, i cili ua hoqi autonominė, i cili i largoi tė gjithė nga puna. Nė fund sjell njė vendim, me tė cilin duhej tė eliminoheshin shqiptarėt nga Kosova dhe tė vendoseshin atje serbėt nga Kroacia. Pra, ky ėshtė njė gjenocid. Por, me veprimin e Aleancės sė NATO-s, shqiptarėt u kthyen nė Kosovė, krijuan tė gjitha organet e pushtetit, tė gjithė mekanizmat shtetėrorė. Kosova sot ka Kryetarin, Qeverinė dhe Kuvendin e vet. Dhe tani, Beogradi ka me kė tė bisedojė. Dhe unė pres, qė me ndihmėn ndėrkombėtare, do tė zgjidhet edhe ēėshtja e Kosovės...

    * President i Kroacisė

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Citim Postuar mė parė nga GL_Branch
    Kosova dhe raporti Enver Hoxha-Tito-Stalin

    Stipe Mesiē, President i Kroacise




    Duhet pak tė shikojmė edhe historikisht, se ēfarė ka ndodhur me Kosovėn. Nė Kosovė, gjithmonė shqiptarėt kanė qenė shumicė. Pushtetet janė ndėrruar, ka qenė pushteti turk, ka qenė pushteti i mbretėrisė jugosllave, ka qenė pushteti serb. Kosova ka pasur autonomi tė lartė nė kohėn e Titos.
    Unė mendoj se ka qenė njė autonomi gati sa statuti i Republikės Federale. Dhe mė pas vjen Millosheviēi, i cili ua merr tė gjitha shqiptarėve, tė gjitha ato qė kanė arritur. Sepse, para Luftės sė Dytė Botėrore shqiptarėt nuk kanė pasur tė drejtėn e pėrdorimit tė gjuhės, nuk kanė pasur kurrfarė tė drejtash. Nuk kanė pasur gazetat e veta, shkollat e veta. Kanė qenė si fiset indiane, nėn pushtetin e dikurshėm anglez .
    Keto qe i ka thene Stipe Mesiq (politikan i imi i preferuar) per Kosoven ne kohen e Titos, te njejtat ua kam thene edhe une nje pjese te "bajraktarve" te forumit tone.

    Trimat e rreme mu sulen, me quajten titist, me quajten antikombtar. Jo qe besonin ne ate qe thonin, por sojit te tyre egoist dhe interesgji u pengon puna dhe mundi i tjerve qe kane be per Kosoven e lire, shtet te barabart me te gjitha shtetet fqinje.

    Nga shkalla e pare, nuk kalohet ne te dhjeten. Duhet shkele mbi to nje nga nje per ta arrite majen. Kosova gjate gjithe shekullit XX ka ece neper ato shkalle perplot me rreziqe e sakrifica. Tashi eshte duke triumfu me fitore, me Kosoven e lire dhe shtet te pavarur.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anėtarėsuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Citim Postuar mė parė nga ideus
    Keto qe i ka thene Stipe Mesiq (politikan i imi i preferuar) per Kosoven ne kohen e Titos, te njejtat ua kam thene edhe une nje pjese te "bajraktarve" te forumit tone.

    Trimat e rreme mu sulen, me quajten titist, me quajten antikombtar. Jo qe besonin ne ate qe thonin, por sojit te tyre egoist dhe interesgji u pengon puna dhe mundi i tjerve qe kane be per Kosoven e lire, shtet te barabart me te gjitha shtetet fqinje.

    Nga shkalla e pare, nuk kalohet ne te dhjeten. Duhet shkele mbi to nje nga nje per ta arrite majen. Kosova gjate gjithe shekullit XX ka ece neper ato shkalle perplot me rreziqe e sakrifica. Tashi eshte duke triumfu me fitore, me Kosoven e lire dhe shtet te pavarur.

    Ti e paske thene mire por gjithashtu per fat te mire qe ty s`te ka degjuar edhe i Gjithnderuari ENVER i cili ka qene shahisti me i mire politik i kohes se tij!

Tema tė Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovė
    Nga Statovci nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Kombin shqiptar 7 milionėsh nė Ballkan e kanė mbuluar retė e zeza
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •