Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 7 prej 7
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    In Your Mind!
    Mosha
    41
    Postime
    2,289
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime

    Ceshtja e lirise Ndertrinitare

    Ky studim eshte i pershtatur per ata qe merren me filozofi dhe teologji ne nivel shkencor. Por kjo nuk do te thote se te tjeret nuk kane te drejte apo aftesi ta lexojne kete studim. Eshte e nevojshme te fillohet edhe ne gjuhen shqipe njohja e disa problematikave me te cilat merret reflektimi filozofiko-teologjik sot.



    -------------------------------------------------------------------

    SHKURTIMET


    • Trilogjia e Hans Urs von Balthasar

    H III/1,2 Herrlichkeit. Eine theologische Ästhetik III/1,2. Im Raum der Metaphysik: Neuzeit.
    H III/2,2 Herrlichkeit. Eine theologische Ästhetik III/2,2. Neuer Bund.
    THD II/2 Theodramatik II/2. Die Personen des Spiels: Die Personen in Christus.
    THD III Theodramatik III. Die Handlung.
    THD IV Theodramatik IV. Das Endspiel.
    THL II Theologik II. Wahrheit Gottes.









    ------------------------------------------------------------------



    TENSIONI (DIE SPANNUNG) PĖRSHKUES AB ORIGINE MES LIRISĖ DHE DĖGJESĖS NDĖR VEHTJET HYJNORE TRINITARE SIPAS HANS URS VON BALTHASAR


    1.1. Tensioni obediencial(1) nė dritėn e lirisė ndėrtrinitare
    duke u nisur nga lindja e Birit

    Janė tashmė tė bollshėm studimet qė kanė nxjerrė nė pah rėndėsinė e teologjisė sė shėn Gjonit dhe tė asaj paoline si sfond biblik tė reflektimit balthasarian(2). Nė dritėn e kėtij komponenti teologjik tė von Balthasar nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptohet pikėnisja e tij pėr sa i pėrket temės sė ndėgjesės sė lirė brenda marrėdhėnjeve trinitare. Pėr temėn tonė, parqitet si pikėnisje fillimi i Prologut tė Gjonit ungjilltar si shprehje tensioni dhe dinamiciteti tė pranishėm nė marrėdhėnjen mes Atit dhe Birit.
    Kėshtu tingėllon rreshti qė e hap Prologun: «chhņóVóóhņVņQó » (Gjn 1, 1), pėrkthyer nė versionet tona si: «Nė fillim ishte Fjala e Fjala ishte pranė Hyjit». Ajo qė egzegjetikisht e - si rrjedhojė – teologjikisht tėrheq vėmendjen ėshtė pikėrisht parafjala ņV qė saktėsisht e pėrkthyer do tė thotė “drejt” ose “kah”. Nė kėtė rrethanė qėllimi ynė nuk ėshtė qė tė ndalohemi nė njė analizė egzegjetike, gjė qė ua lėmė ekspertėve nė lėndė, por qė tė shqyrtojmė se si dhe sa rėndėsi ka njė aspekt i tillė nė refletikimin e teologut tonė. Gjithsesi ėshtė e domosdoshme tė eksplicitohet menjėherė karakteri dinamik i parafjalės ņV Sipas Gjonit, Logos i Hyjit ėshtė i drejtuar kah Ati nė njė qėndrim pranimi dhe vetėdhurimi, gjė qė bėn tė lidhė kėtė rresht me Gjn 17, 10: «Gjithēka ėshtė e imja ėshtė e jotja e ēka ėshtė e jotja ėshtė e imja». Tė drejtuarit e Birit kah (ņV) Ati nėnkupton njėkohėsisht tė drejtuarit e Atit ndaj tij. Tė drejtuarit reciprok i Atit dhe i Birit ėshtė nė tė njėjtėn kohė njė tendencė e anasjelltė pėr njė marrėdhėnje ndėrpersonale, marrėdhėnje nė tė cilėn Ati i komunikon Birit “gjithēka” tė vetėn dhe Biri, ashtu sikurse lirisht i komunikohet, po ashtu edhe nė liri pranon, pėrkundrazi duke marrė “gjithēkanė” e Atit merr prej tij edhe lirinė. Nė kėtė vetėkomunikim (Selbstmitteilung)(3) tė Atit, si princip i hyjnisė, e ka vendin edhe lindja e amshuar e Birit qė von Balthasar, duke marrė shkas nga teoria kenotike e Sergej Bulgakov, e quan «vetėshpronėsim (Selbstenteignung)» tė Atit duke eksplicituar se «nga qė Ati shpronėsohet rrėnjėsisht nga hyjnia e tij dhe ia transpronėson Birit: ai nuk e “ndan me” Birin atė, por pjesėtarizon Birin duke i komunikuar tėrėsisht tė Tijėn […]. Ati, qė nuk mund tė jetė i menduar (arianisht) si ekzistues “pėrpara” kėtij vetėdhurimi (Selbsthingabe), ėshtė kjo lėvizje dhurimi (Hingabebewegung) pa mbajtur diēka pėr vete sipas ndonjė llogoritjeje»(4). Duke iu dhuruar Birit, duke e lindur, Ati vendos nė kėtė mėnyrė edhe njė distancė ndėrhyjnore, distancė qė njėkohėsisht pėrmban nė vete njė tension (Spannung), sepse kėrkon njė “tė drejtuar” reciprok dhe tė vazhdueshėm kah njėri-tjetri mes Atit dhe Birit. Kjo llojė distance, ama, nuk ėshtė vetem shprehje e kėtij tensioni trinitar, por edhe vendi i gjitha tensioneve e distancave tė tjera (deri ne mishėrim dhe kryq) qė e shoqėrojnė jetėn ndėrhyjnore. Prandaj, shton Balthasar, «ky akt hyjnor, qė lind Birin, si mundėsi tė dytė pėr tė pasur pjesė nė Hyjninė identike si dhe pėr tė qenė vetė ajo, ėshtė vendosja e njė distance absolute dhe tė pafund, brenda sė cilės tė gjitha distancat e tjera tė mundshme […] janė tė pėrmbyllura dhe tė pėrfshira»(5). Nė kėtė objektivizim tė substancės subjektive, marrėdhėnjet ndėrhyjnore themelohen mbi njė bazė thellėsisht ontologjike, pėrkundrazi, nė kėtė kėndvėshtrim, ata vetė janė marrėdhėnje ontologjike. Nė kėtė mėnyrė ėshtė vėnė tashmė baza e ēdo dhurimi hyjnor, nga qė Ati refuzon tė jetuarit e hyjnisė sė tij ekskluzivisht nė vetvete, por ia komunikon esencialisht Birit nė dashuri. Kėshtu qė ėshtė e ligjshme tė mendohet se «nė dashurinė e Atit gjindet njė mohim absolut i tė qenurit tė tij Hyj vetėm pėr vetveten, njė shkėputje e tė qenurit Hyj dhe nė kėtė kuptim njė (hyjnore) pa-hyjni (tė dashurisė natyrisht), qė nuk duhet tė ngatėrrohet nė asnjė mėnyre me pa-hyjninė [ateizmin, sh.p.] ndėrbotėrore, mundėsinė e sė cilės, ama, gjithsesi e themelon (duke e tejkaluar)»(6). Nė dhurimin e Atit, Biri ėshtė dhe mbetet sigurisht si pranues, por njė pranim i tillė nuk ėshtė thjeshtė pasivitet, gjė qė do tė ēonte drejt humnerės sė subordinacionizmit. Qėndrimi i Birit nuk mund tė jetė tjetėr pėrveēse ai i mirėnjohjes dhe i gadishmėrisė ndaj Atit, ku gadishmėria shpreh falenderimin e Birit qoftė pėr tė qenurit e tij hyjnor qė i ėshtė dhėnė, qoftė (si rrjedhojė!) edhe pėr misionin e tij tė mėtejshėm. Ėshtė nė brendėsinė e shpronėsimit tė Atit vendi ku gjindet e pėrmbyllur edhe gadishmėria e Birit, si qėndrim pa llogaritje dhe falas. Balthasar pohon mbi kėtė pikė duke thėnė se «pėrgjigjja e Birit ndaj zotėrimit tė dhuruar tė njėsubstancialitetit tė hyjnisė mund tė jetė vetėm falenderimi (euharistia) i amshuar ndaj burimit atėror, njė falenderim i pa-interes dhe i pa-llogaritje, ashtu siē ishte edhe dhurimi i parė i Atit»(7). Tani reflektimi i hapet edhe aspektit pneumatologjik, pra ndaj rolit tė Shpirtit Shenjt nė kėtė ndėrkomunikim esencial(8) mes Atit dhe Birit. Para sė gjithash, thamė, nė kėtė vetėdhurim tė Atit ndaj Birit bėhet fjalė pėr njė qėndrim dinamik nė dashuri. Ēdo tentativė mbylljeje vetėm “ndėr dy” tė kėsaj dashurie, bėn qė tė bie poshtė qė nga fillimi edhe mundėsia e hapjes trinitare ndaj krijimit, kotėsohet kėshtu e dhėna themelore brenda sė cilės lėviz teologjia: Zbulimi. Ėshtė pikėrisht nė kėtė drejtim ku pėr von Balthasar del nė pah roli i Shpirtit, si mbėshtetje e kėtij dhurimi nė dashuri. Dhe sqaron Balthasar: «Duke dalur nga tė dy, si “Ne” e tyre subsistente, merr frymė “Shpirti” i pėrbashkėt qė duke mbajtur njėkohėsisht tė hapur diferencėn (si esencė dashurie) e vulos dhe, si “njė” Shpirt i tė dyve, u shėrben si urė»(9). Shpirti, nė Trininė imanente, shfaqet si njėsimi i brendshėm i Atit dhe i Birit e nė tė njėjtėn kohė si mbajtėsi i distancės sė tyre. Nė fakt, nėse Ati duke lindur Birin vendos nė tė njėjtėn kohė edhe kėtė distancė nė Shpirtin qė mundėson njė dallim ndėrpersonal, atėherė edhe Biri do tė mund tė mbesė nė qėndrimin e tij pranues nė tė njėjtin Shpirt.
    Duke u kthyer tani tek ajo qė thamė pak mė sipėr, duhet thėnė se, durata e hyjnisė qė Ati i bėn Birit, pėrmbyll nė vete edhe mungesėn e dėshirės sė Atit pėr tė qenė autarkik. Pėrballė Atit qė «e jep nga vetja krejt hyjninė e tij»(10) mund tė flitet tashmė pėr njė “kenosis” ndėrhyjnore qė do tė jetė baza e gjitha “kenosis” tė mėvonshėm. Prandaj, thotė teologu zvicėrian, «ndėrkohė qė Ati shprehet dhe jepet pa mbajtur pėr vete asgjė, ai nuk humbet, nuk konsumohet brenda dhurimit, ashtu sikurse ai nuk mban diēka tė vetėn pėr vetveten, qysh se ai ėshtė esenca e tėrė e Hyjit nė kėtė dhurim, kėshtu qė nė tė tregohet e tėrė fuqia e pafundme dhe njėkohėsisht e gjithė pafuqia e Hyjit, i cili nuk mund tė jetė Hyj ndryshe pėrveēse nė kėtė “Kenosis” ndėrhyjnor»(11). Reflektimi qė von Balthasar zhvillon kėtu, shtyn tė supozohet edhe dhurimi i Birit ndaj Atit pėr botėn. Nėse ėshtė e vėrtetė qė Biri mbetet nė njė qėndrim euharistik pranimi pėrballė Atit qė i dhurohet atij, njėkohėsisht hapet edhe udha e pranimit tė vullnetit tė Atit, pra pranimi i misionit tė tė dhuruarit tė tij. Edhe Biri, ashtu sikurse Ati, nuk mban asgjė pėr vetveten si pronėsi tė tijėn. Kėshtu «nė kėtė brendėsi gjindet tashmė fakti se ēdo dėrgim tjetėr i mundshėm i Birit nė botė (processio si missio deri nė Kryq) pėrfshihet brenda kėtij falenderimi, gjithnjė origjinar, pėr njė botė tė krijuar vetėm brenda “lindjes” sė Birit, njė botė pra qė i pėrket, qė ėshtė e formuar vetėm nė drejtim tė tij dhe qė vetėm nė tė ėshtė e “rikapitullueshme”»(12). Pranimi i dhurimit tė Atit nė mirėnjohje nga ana e Birit, shpreh nga njėra anė “po” e tij pėr tė pasur hyjninė dhe, nga tjetra, pikėrisht nė kėtė dhėnje falenderimi, ėshtė e pėrmbyllur edhe “po” e tė dėrguarit (missio) nė botė. Prandaj, thotė Balthasar, kjo koincidencė (Entsprechung) «dhurimi lindės dhe gadishmėrie mirėnjohėse (pėr ēdo falje) […] ėshtė mėnyra e tė qenurit absolut qė shprehet si njė “ne”: identiteti i dhuratės-qė-dhurohet dhe i dhuratės-qė-pranohet me mirėnjohje, pėr faktin se ėshtė dhuratė absolute, e cila mund tė jetė vetvetja vetėm nėse dėshmon diferencėn e pafund tė Atit dhe Birit, nėse e mban tė hapur […] pėr tė qenė brenda diferencės jo vetėm prezupozimi, por tashmė njėsimi i dashurisė sė patejkalueshme»(13).
    Me sa u tha mė sipėr, teologu zvicėrian don t’i bėjė ballė ēdo tentative kotėsimi apo moskonsiderimi tė dramaticitetit qė shoqėron Atin nė lindjen e Birit. Nė fakt, me referimin qė i bėn konceptit paradoksal tė “fuqisė sė pafuqishme” (ohnmächtige Machtt(14)), Balthasar don tė pėrjashtojė ēdo konceptim teologjik qė ēon nė njė konsiderim sipėrfaqėsor vetėdhurimin e Atit sikurse ai tė ishte fryti i njė pėrdorimi despotik tė gjithpushtetėsisė sė tij. Pėrkundrazi, konceptimi i njė Hyji tė gjithėpushtetshėm, nė kuptimin “i fortė qė mundet gjithēka”, duket se shmanget krejtėsisht nga Autori ynė i cili nė gjithėpushtetėsinė e Hyjit don tė shohė ushtrimin maksimum tė dashurisė sė tij si themel i vėrtetė dhe i vetėm i lirisė sepse, pikėrisht ėshtė njė Hyj i aftė tė dhurohet totalisht. Nė kėtė drejtim, pėr von Balthasar, «objeksioni se lindja e Birit ėshtė pėr Atin pa rrezikim, si rrjedhojė “jo dramatik”, ėshtė i papėrfillshėm; pikėrisht fakti se njė botė plot me rrezikime mund tė krijohet vetėm brenda processio tė Birit (dhe tė pėrzgjatjes sė tij si “mision”) tregon se ēdo rrezikim i Hyjit ėshtė i pėrqafuar nga fuqia e pafuqishme (ohnmächtigen Macht) e vetėdhurimit tė Hyjit dhe qė vetėm duke u nisur prej saj mundėsohet ēdo rrezikim»(15).
    Nė kėtė pikė rezulton i nevojshėm rikonsiderimi i aspektit pneumatologjik qė e kemi pėrmendur shkurtimisht mė sipėr dhe tė cilin absolutisht nuk mund ta anashkalojmė meqė qėllimi ynė ėshtė ai i zhvillimit tė njė reflektimi mbi Trininė tė menduar qoftė imanentisht qoftė ekonomikisht (krh. Infra, Shėnimin 2). Kemi vėnė re se si Shpirti Shenjt konsiderohet nga von Balthasar si “ne” i Atit dhe i Birit nė vetėdhurimin e Atit. Por nėse ky “ne” i Trinisė imanente ėshtė Shpirti meqė roli i tij ėshtė ai i njėsimit nė dashuri, pra ai i ndėrmjetėsuesit sė distancės sė pafundme mes Atit e Birit dhe nėse kjo distancė ėshtė vendi nė tė cilin pėrmbyllen tė gjitha distancat e tjera tė mundshme deri me braktisjen nė kryq, atėher Shpirti nuk mund tė jetė i menduar ndryshe, pėrveēse si ndėrmjetėsues qoftė mes Atit e Birit ne imanencė, qoftė mes Birit e Atit nė dėrgimin e Birit nė botė. “Po” e pranimit tė hyjnisė e thėnė nga biri ndaj Atit nė mirėnjohjė, ėshtė njė “po” e amshueshme qė pėrfshin nė vete edhe vetėdhurimin e Birit ndaj Atit pėr botėn. Pikėrisht kjo “po” pėrplotėsohet nė Shpirtin Shenjt. Pėr atė arsye, nė mbarė dėgjesėn e Birit ndaj Atit, Shpirti ka misionin e mbėshtetjes dhe tė pėrplotėsimit tė ēdo vendimi ndėrtrinitar qyshse ėshtė ndėrmjetėsuesi mes atij qė lirisht disponon (Ati) dhe atij qė gjithashtu lirisht bindet (Biri). Kėtu ėshtė i nevojshėm njė kapėrcim nė THDII/2, ku teologu zvicėrian kishte saktėsuar se «nė lirinė e pranimit tė misionit Biri qė bindet mund tė jetė plotėsisht njė me Atin qė e dėrgon; por aty ku del nė pah diferenca mes disponimit dhe bindjes, nevojshmėrisht bėhet i dukshėm edhe ndėrmjetėsimi shpėrblyes mes Atit dhe Birit, qė vetėm Shpirtit Shenjt mund t’i pėrkasė»(16). Kėsaj mėnyre tė tė konsideruarit tė Shpirtit, i vjen pas si rrjedhojė domosdoshmėrisht pyetja mbi processio e tij (tė Shpirtit). Balthasar i bėn ballė kėsaj tematike, nė mėnyrė tė drejtė pėr sė drejtė, nė THL II, ku trajton temėn e njė «themeli burues tė hyjnisė (der Quellgrund der Gottheit)»(17) nga i cili e ka origjinėn e tij tė amshueshme edhe Logos. Ky themel burues i hyjnisė nuk ėshtė “baza e errėt”(18) schellingiane anonime nga e cila rrjedhin tre vehtjet hyjnore dhe aq mė pak ėshtė “Hyji para Hyjit”(19) pareysonian. Ai ėshtė, pėr von Balthasar, vetė personi i Atit «i cili, edhe pse i padukshėm, ėshtė nė gjendje tė pėrfaqėsohet nė “pasqyrė” dhe nė “formėn” (Gestalt) e Birit tė tij»(20). Ky pėrfaqėsim kėrkon njė sintoni nė themel mes pėrfaqėsuesit dhe tė pėrfaqėsuarit. Nė kėtė pikė von Balthasar pėrdor njė term tjetėr qė pėr reflektimin e tij rezulton i njė rėndėsie tė veēantė dhe ėshtė termi “pėrputhje” (Entsprechung) i pėrdorur nė pjesoren e foljes “pėrputh” (entsprechen), d.m.th. “tė pėrputhshme” (entsprechend) qė tregon shumė mė shumė sesa njė sintoni kalimtare. Duke pėrdorur pjesoren, Autori ynė don tė theksojė njėsinė ontologjiko-fenomenologjike mes tė pėrfaqėsuarit qė nuk shihet dhe pėrfaqėsuesit tė dukshėm. Saktėson Balthasar: «qė dikush tė mund tė flasė dhe tė pėrfaqėsohet, presupozon njė mundėsi tė pėrputhshme dhe njė vullnet tė pėrputhshėm tė tė shprehurit dhe tė tė komunikimit, “motiv” i tė cilit mund tė jetė kėtu vetėm Dashuria. Por motivi ėshtė njėkohėsisht edhe pėrmbajtja e asaj qė komunikohet: ajo qė i pėrket Atit dhe nė Logos bėhet e dukshme, ėshtė akoma dhe njė herė Dashuria nė tė gjitha dimensionet e saja hyjnore dhe si rrjedhojė nė tė gjitha pasojat qė dalin nga kėtu pėr njė krijim tė mundshėm tė lirė»(21). Ajo qė von Balthasar synon tė theksojė kėtu ėshtė nė fund tė fundit konceptimi i Hyjit esencialisht si dashuri, dashuri ama jo thjesht pėr sa i pėrket Hyjit nė vetvete, por nė raport me llogjikėn e tij hyjnore qė ėshtė Logos i tij i konsideruar sipas teologjisė sė shėn Gjonit. Kėshtu sqaron mė tej teologu svicėrian duke eksplicituar: «Nėse pra Logos nė Hyjin pėrkufizohet si vendi, nė tė cilin zhvillohet njė llogjikė hyjnore, kjo llogjikė – pa pasur nevojė, si e tillė, tė shkatėrrohet – mund tė pėrkufizohet vetėm si njė llogjikė e dashurisė. Ajo e shpreh dashurinė e themelit burues (des Quellgrunds), qė nė tė buron, jo vetėm si formė e jashtme, por edhe si “esencialiteti” i saj i brendshėm»(22). Qėllimi kryesor i von Balthasar, sipas mendimit tonė, ėshtė ai i vėnjes sė njė ekuilibri mes asaj qė kishte ekspozuar nė THD III mbi processio e Birit si njė vetėdhurim i Atit dhe si vendosje e njė distance ndėrhyjnore, pra njė tė ndryshėm (objektiv) nga vetvejtja dhe asaj qė Logos i Hyjit ėshtė: qysh se ai nuk ėshtė thjeshtė objektivizimi i eksteriorizimit subjektiv tė Atit, por ėshtė vetė esenca e tij hyjnore. Nė kėtė tension qė themelohet nė dashurinė e Atit i cili vetėdhurohet ndodhet nė tė njėjtėn kohė ekspiracioni i Shpirtit si njėsimi mes prejardhjes dhe pikėarritjes sė Logos. Nė kėtė kėndvėshtrim pėrjashtohet rreziku i njė prius dhe i njė posterius i prejardhjes sė vehtjeve hyjnore. Sqaron mė tej Balthasar: «saktėsisht prej kėtij themeli (Grund), qė nuk ėshtė thjeshtė objektivizim i njė subjektivi, por e pėrfaqėson nė pasqyrimin ose figurėn (Abbildung) e tij, nuk mund tė mjaftojė thjeshtė njė shprehje, por duhet edhe tė figurojė lėvizjen e vetėshprehjes nė dashuri pa arsye, duhet pra ta pėrplotėsojė sė bashku, sė bashku me themelin burues (Quellgrund) qė vėn Logos-in; gjė qė tregon se Logos zotėron sė bashku me prej-nga (Von-her) edhe njė kah (Zu-hin): lindja nė dashuri falas e atij qė ne, tė mangėt pėr sa i pėrket njė emėrimi tė qartė, e emėrojmė Shpirt shenjt tė Hyjit»(23).
    Gjindemi kėtu pėrballė njė prej fletėve spekulativisht mė tė thella tė von Balthasar, ku, krahas reflektimit trinitar pėr sa u pėrket rrjedhjeve (processio) tė vehtjeve hyjnore, i jepet njė zgjidhje e mundshme teologjike edhe problemit ekumenik (kujtoj se jemi kėtu para 29. 06. 1995!) tė Filioque(24), gjė qė nė kėtė seli nuk mund ta analizojmė detalisht.


    1.2. “Ur-Kenose” ndėrtrinitar
    nė raport me dėrgimin e Birit nė botė

    Si rrjedhojė llogjike e asaj qė trajtuam deri nė kėtė pikė, mbetet tani pėr tė nxjerrur nė pah mėnyrėn nė tė cilėn von Balthasar artikullon misterin e Kenosis tė menduar nė nivelin ndėrtrinitar, duke mbajtur gjithnjė ekuilibrin e duhur mes Trinisė imanente e Trinisė ekonomike. Siē ka theksuar Martinelli(25), rezulton i vėshtirė tashmė pėrcaktimi i njė bibliografie tė saktė nė veprėn balthasariane mbi kėtė tematikė, qė paraqitet e trajtuar nė faza tė ndryshme tė mendimit tė tij. Gjithsesi, njė tematizim eksplicit e gjejmė nė H III/2,2(26) dhe nė Mysterium Paschale(27). Pėr Autorin tonė bėhet fjalė qė tė mendohet qė nė nivelin ndėrtrinitar mundėsia – nė fund tė fundit – e teodramatikės sė kryqit si shprehje e «atij vetėdhurimi tė amshueshėm dhe absolut qė e tregon vetė Hyjin nė vetvete si dashuri absolute, duke u nisur nga i cili sqarohet “vetėdhurimi i lirė si Dashuri” ndaj botės»(28). Ēėshtja ėshtė, me fjalė tė tjera, ajo e tė referuarit zbulimit tė Hyjit ndaj botės nė Krishtin dhe nė vdekjen e tij, duke u sforcuar tė mendohet e gjitha si njė vendim ndėrtrinitar. Ėshtė ajo qė Balthasar ekpliciton qė nė H III/2,2 kur thotė: «duhet tė kėrkohet me tė vėrtetė njė vendim hyjnor, qė si i tillė tregon braktisjen e “forma Dei” dhe pėr kėtė arsye duhet tė merret tė paktėn mundimi i tė menduarit se si mund tė jetė e mundur njė braktisje e tillė pėr atė Hyj, tė cilit nuk mund t’i referojmė asnjė llojė ndryshimi kreatyral dhe asnjė vuajtje e bindje kreatyrale»(29).
    Mbas paraqitjes sė kėsaj nevoje pėr njė reflektim imanentisht trinitar mbi Kenosis, Balthasar ka si preokupim tė veēantė pėrcaktimin e pikėnisjes sė njė reflektimi tė tillė. Qysh me shprehjen “vendim hyjnor” (göttlicher Entschluss) mund tė krijohet njė farė ideje se cila mund tė jetė kjo pikėnisje. Nė fakt, vendimi, edhe pse nuk ėshtė shprehja e saj maksimale, pėrmbyll brenda vetes lirinė, gjė qė, pėr von Balthasar, do tė thotė mundėsi zgjedhjeje mes shumė mėnyrave tė tė qenurit. Ėshtė pikėrisht brenda llogjikės sė lirisė vendi ku teologu zvicėrian sheh mundėsinė e ekzistencės brenda Trinisė, tė njė Kenosis absolutisht parėsor (nė kuptimin i parė) dhe qė i themelon tė gjithė tė tjerėt. Kėshtu shprehet Autori ynė mbi kėtė pikė: «Qė nga fillimi i kėsaj tentative tė tė menduarit do tė jetė e nevojshme tė supozohet nė Hyjin njė liri e pakonceptueshme qė i lejon tė bėjė mė shumė dhe tė jetė ndryshe nga aq sa krijesa (nė bazė tė konceptit tė saj mbi Hyjin) mund tė mendojė pėr tė»(30).
    Ajo qė vihet re nga kjo pikėnisje nuk ėshtė vetėm liria nė Hyjin, por fakti se brenda kėsaj lirie – pėr von Balthasar – pėrmbyllet pamundėsia e njė skematizimi kreatyral i Hyjit. Tingėllon kėtu i pranishėm sfondi anselmian i id quo maius cogitari nequit(31) si tejkalim i pafund nga ana e Hyjit i gjithė asaj qė krijesa mund tė mendojė apo tė thojė pėr tė, pra si “kurr i pėrfshishėm” (nie umfassend). Nė qarkun teologjik, kjo pikėnisje rezulton e njė rėndėsie tė veēantė pėr von Balthasar, sepse i lejon kėtij tė fundit ta mendojė misterin e Kenosis si njė vendim tė lirė ndėrtrinitar tė Hyjit, ashtu sikurse mė poshtė sqaron ai vetė duke afirmuar se «asnjė nevojshmėri dhe asnjė ligj filozofik nuk mund tė na autorizojė tė nxjerrim nga struktura e botės sė krijuar vendimin tejet tė lirė tė hirit tė kenosis sė Hyjit apo tė bėjmė prej tij njė ligj tė botės […]. Por ėshtė vetėm dashuria tejet e lirė e tija qė mund tė shtyjė Hyjin qoftė pėr tė krijuar njė botė qoftė pėr ta shėlbuar nė njė mėnyrė aq tė mrekullueshme»(32). Nyja kryesore qė Balthasar kėrkon tė zgjidhė ėshtė ajo e njė reflektimi qė tė ketė si pikėnisje dhe si qendėr tė vetėn jo botėn e krijuar pėr tė arritur pastaj, nė njė moment tė dytė, Hyjin, por vetė Hyjin nė dritėn e tė cilit mund tė reflektohet teologjikisht mbi botėn e krijuar. Nė kėtė kėndvėshtrim teologu zvicėrian mundohet gjithnjė tė nxjerrė nė pah lirinė e Hyjit tė pakufizuar kurrė nga ndonjė nevojshmėri kreatyrale, por gjithmonė e jetuar brenda njė llogjike dashurie. Prandaj edhe nėse «dalja ad extra e misterit ndėrtrinitar na zbulon diēka tė ligjit imanent tė Trinisė gjithsesi nė asnjė rast nuk ėshtė e mundshme tė nxirret nga ky ligj i brendshėm njė nevojshmėri e asaj daljeje»(33). Megjithatė, nė kėto faqe tė H III/2,2, mbas kėsaj hyrjeje tė shkurtėr, Balthasar thellon reflektimin duke u nisur nga Trinia ekonomike. Do tė jetė THD III, vepra nė tė cilėn Autori ynė do tė ēojė pėrpara njė reflektim gjithnjė e mė tė thellė, mbi Kenosis tė menduar nė nivelin ndėrtrinitar imanent, duke marrė shkas edhe nga sa kishtė theksuar nė veprėn mbi misterin e Pashkėve, Mysterium Paschale. Nė kėtė reflektim mbi Kenosis imanentisht ndėrtrinitar, von Balthasar niset nga akti i lindjes sė Birit si akt njėkohėsisht lindės dhe vetėdhurues i Atit (Shih Infra). Ky vetėdhurim total i Atit nė lindjen e Birit ėshtė vendi teologjik nė tė cilin teologu zvicėrian themelon reflektimin e tij mbi Kenosis, duke pėrkufizuar: «vetėshqiptimi (Selbstaussprache) i Atit nė lindjen e Birit mund tė emėrohet, me Bulgakov, si Kenosis e parė ndėrhyjnore qė i pėrqafon nga ēdo anė tė tjerat»(34). Njė karakteristikė parėsore e kėtij Kenosis del nė pah qartė se ėshtė dhurimi i Atit ndaj Birit qė pėrmbyll edhe gadishmėrinė e Birit pėr tė pranuar, sikurse kemi parė edhe nė paragrafin e mėsipėrm, nė mirėnjohje dhe falenderim (euharistia) dhuratėn e Atit. Ky qėndrim mirėnjohės i Birit ndaj Atit shfaq sė bashku me gadishmėrinė pėr tė marrė edhe tė qenurit i hapur pėr t’u dhuruar. Mbi kėtė linjė rezulton, pėr von Balthasar, themelimi i mundėsisė qysh nė nivel ndėrtrinitar imanent i Kenosis tė tjera pėr faktin se dhurata e hyjnisė ndėrkomunikohet brenda marrėdhėnjes Atė-Bir dhe vuloset nga Shpirti. Kėshtu, pohon Autori: «ky Kenosis i parė shtrihet prej vetvetes nė mbarė Trininė qysh se Biri nuk mund tė ishte ndryshe i tė njėjtės substancė(35) me Atin pėrveēse nė vetėshpronėsimin e tij [tė Atit shp] dhe qysh se “Ne” i tyre, Shpirti, gjithashtu mund tė jetė Hyj vetėm nėse ai “personalisht” vulos kėtė vetėshpronėsim, identik nė Atin dhe nė Birin, me dėshirėn qė asgjė tė mos jetė “pėr vetveten”, por vetėm komunikim dhe dhuratė e dashurisė mes Atit dhe Birit»(36).
    Nė kėtė mėnyrė ėshtė vėnė nga Autori ynė baza e konceptimit tė Kenosis qė nė nivel trinitar imanent. Ky llojė reflektimi, nga njėra anė lejon tė konsiderohet nė kėtė dritė Kenosis kristologjike dhe, nga ana tjetėr, thekson bashkėpjesėmarrjen trinitare nė kėtė Kenosis. Nėn kėtė kėndvėshtrim, teologu zvicėrian bėn dallimin mes tre Kenosis: «me kėtė Kenosis tė parė (Ur-Kenose) janė rrėnjėsisht tė mundėsuar Kenosis tė tjerė tė Hyjit nė botė, qė janė rrjedhoja tė qarta tė tij: i pari si “vetėkufizim” i Hyjit trinitar nė sajė tė lirisė sė dhuruar krijesave, i dyti si “vetėkufizim” mė i thellė i tė njėjtit Hyj trinitar nėpėrmjet besėlidhjes sė tij e cila, nga ana e Hyjit, ėshtė si parim e pashlyeshme, le tė ndodhė me Izraelin ēfarė tė ndodhė dhe, i treti jo vetėm kristologjik, por tėrėsisht trinitar, nė sajė tė mishėrimit vetėm tė Birit, i cili tani shfaq qartazi sjelljen e tij rrėnjėsisht euharistike nė “pro nobis” tė Kryqit dhe tė Ringjalljes pėr botėn»(37). Me kėtė pohim von Balthasar bėn kalimin nga reflektimi mbi Trininė imanente nė atė mbi Trininė ekonomike, ose mė mirė, mbi hapjen e Trinisė ndaj ndryshueshmėrisė sė botės me krijimin e saj, me besėlidhjen e tij me tė dhe me mishėrimin deri nė Kryq e Ringjallje.
    Tė mundohemi tani pėr tė parė artikullimin njėsues tė tre Kenosis(38). Para sė gjithash duhet thėnė se vetėdhurimi i Atit dhe i Birit bėn tė mundshme vėnjen nė akt tė diēkaje totalisht tė ndryshme nga hyjnia dhe qė nė tė njėjtėn kohė e ka nė tė bazėn e saj: krijimi. Kemi parė qė nga paragrafi i mėsipėrm se njė hapje e tillė e hyjnisė ndaj totalisht tė ndryshmes nga vetėvetja e gjen vendin e saj nė distancėn (Abstand) e pafundme tė vėnė mes Atit dhe Birit e nė bashkimin e tyre nė “Ne” e Shpirtit. Pastaj, vendimi i lirė qė rrjedh ekskluzivisht nga dashuria trinitare pėr tė bėrė njė besėlidhje me krijimin, besėlidhje qė e ka themelin e saj tė fundit nė marrėdhėnjet hyjnore ndėrpersonale, d.m.th. se njė besėlidhje e tillė, qysh se ėshtė njė marrėdhėnje e vėnė mes Hyjit dhe botės, bėhet e pashlyeshme. Nė vend tė tretė, rikthehet nė fjalė reflektimi mbi qėndrimin euharistik tė Birit, i cili duke e ditur veten substancialisht tė dhuruar, qėndron nga ana e tij gjithnjė nė njė gjendje vetėdhurimi ndaj Atit nė mėnyrė tė tillė qė Ati mund tė disponojė me tė si tė dojė deri nė pikėn nė tė cilėn «nuk “mendon se duhet ta mbajė” Birin, por e “dorėzon” (tradere: Gjn 19, 11)»(39). Ama, duke disponuar kėshtu me Birin, Ati jep edhe vetveten nė tė, qyshse gjithēka tė tijėn ia kishte dhėnė Birit ab origine (prej fillimit). Nė kėtė mėnyrė, nga secila anė qė tė dėshirohet tė niset reflektimi duke marrė shkas nga ky konceptim balthasarian i Kenosis, do tė nevojitet tė bėhet gjithnjė duke u lėvizur brenda dimensionit trinitar qė bėhėt, pikėrisht, artikullimi njėsues i gjithė kėtyre momenteve. Kjo prespektivė bėhet akoma mė e qartė atėher kur teologu zvicėrian reflekton nė kėto terme nė nivelin kristologjik duke iu referuar misionit ndėrbotėror tė Birit. Ama, pėr tė kuptuar mė mirė gjithė kėtė aspekt, ėshtė tani e nevojshme t’i referohemi shkurtimisht qoftė Mysterium Paschale qoftė edhe THD II/2. Para sė gjithash, nė bazė tė asaj qė kemi vėrtetuar deri tani, ėshtė pėr t’u riafermuar nė mėnyrė eksplicite qė misioni i Birit ėshtė i pėrmbyllur nė Kenosis ndėrtrinitare si hapje e Trinisė ndaj botės sė krijuar. Pėr kėtė teologu zvicėrian i referohet himnit tė Fil. duke pohuar se «himni i Fil 2, qė flet pėr dėgjesėn deri nė kryq si pasojė e asgjėsimit dhe e pėruljes sė Birit, gjen korrispondentin e vet nė “mandatum a Patre” tė shėn Gjonit (10, 18; 12, 49-50; 14, 31), qė Jezusi e ndjek “sic facio”»(40). Kėtu Balthasar vėn lidhjen mes Kenosis tė Birit dhe tė dėrguarit (mandatum) e tij nga ana e Atit. Pika kyē, ama, pėr njė reflektim trinitar, rezulton tė jetė pėr Autorin tonė ajo e dėgjesės. Ėshtė nė dėgjesėn e Birit ndaj Atit vendi teologjik nė tė cilin Balthasar sheh jo vetėm lirinė e Birit, por edhe njėsimin (Einheit) e tij intim me Atin, drama e tė cilit do tė pėrjetohet nė ekstremet e saja nė momentin e dorėzimit (άV) mbi kryq ku Biri jeton braktisjen e tij mė tė thellė(41). Aty, mbi kryq, vendi ku Biri pėrjeton braktisjen e tij totale si pasojė e “PO” sė tij fillestare ndaj Atit, shėndrit nė maksimum pėrfshirja e Hyjit nė besėlidhjen me botėn e krijuar ku masa e Hyjit nuk pret mė asnjė llojė mase njerėzore, qysh se i tejkalon tė gjitha. Pohon Balthasar: «vuajtja dhe vdekja e tij nuk ėshtė ēfarėdo llojė mundimi, por njė super-veprim, qė ai sigurisht nuk e kren si veprimet e tija tė mėparshme duke u nisur nga qendra aktive e shpirtit tė tij, por njė veprim nė tė cilin ai presupozon tė aktualizojė “PO”-nė ndaj Hyjit pėrtej ēdo mase njerėzore»(42).
    Temėn e braktisjes si pasojė e dėgjesės sė Jezusit, pėrkatėse Kenosis, e gjejmė qysh nė H III/2,2, ku braktisja konsiderohet nga Autori ynė deri e pėrmbyllur nė dėgjesė. Pėr Jezusin «njė gjė e tillė […] ėshtė e mundshme vetėm nėse mbarė struktura ontologjike dhe kronologjike ėshtė e pėrfshirė nga akti i lirė i dėgjesės sė Kenosis»(43).
    Nga aq sa kemi theksuar deri kėtu, del nė pah nga njėra anė struktura trinitare e Kenosis dhe, nga ana tjetėr, pikėrisht pėr kėtė, del nė pah dėgjesa si marrėdhėnje aktive e Birit me Atin. E gjithė kjo do tė konsiderohet tani e themeluar nė dashuri, si element njėsues mes dėgjesės dhe lirisė nė marrėdhėnjet trinitare ndėrpersonale.


    1.3. Dashuria si themel i marrėdhėnjeve trinitare ndėrpersonale

    E lidhur ngusht me temėn e Ur-Kenose ndėrtrinitare rezulton tė jetė pėr von Balthasar edhe ajo e dashurisė si mundėsim i tė njėjtit vetėdhurim reciprok ndėrtrinitar. Nėn kėtė kėndvėshtrim shfaqen dy elementė parėsorė qė duhet tė eksplicitohen qysh prej fillimit: ai i Ur-Kenose i konsideruar si pėrplotėsim, pra si pozitivitet, dhe ai ontologjik si «pėrfshirje reciproke dashurie dhe qenjeje»(44) qė teologu zvicėrian kėrkon t’i paraqesė. Nė rastin e parė, sikurse e kemi parė tashmė, bėhet fjalė pėr vetėdorėzimin e esencės hyjnore ndaj Birit nga ana e Atit nė aktin e lindjes sė tij. Tani, ky komunikim esence, nėse nga njėra anė tregon “pėruljen” e Atit ndaj Birit si njė dhurim kenotik, nga ana tjetėr ėshtė edhe tė shfaqurit e njė plotėsie qenjeje pikėrisht pėr vetė faktin se ėshtė qenje e mundėsuar pėr vetėdhurim. Ky vizion dhe kjo llogjikė mendimi mbi marrėdhėnjen mes Atit e Birit mund tė kuptohet, sipas von Balthasar, vetėm nėse «merret guximi tė flitet pėr njė “Kenosis” tė parė ndėrtrinitar, i cili nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrveēse vetėboshatisja pozitive e Hyjit nė dorėzimin e tėrė esencės hyjnore nė procesionet (processio)»(45). Nėn dritėn e kėtij konsiderimi pozitiv tė “Kenosis tė parė” (Ur-Kenose), mundėsohet pėr Balthasar elementi i dytė, d. m. th. konceptimi i qenjes dhe i dashurisė si pėrmbyllje reciproke, pėrkundrazi dashuria konsiderohet nga teologu ynė si tejkaluese e qenjes nė kuptimin e umfassender (mė e gjerė). Prandaj, pohon Balthasar, «nėse mbetet e vėrtetė se njė dashuri e plotė presupozon edhe njė njohje tė pėrsosur […] gjithsesi hapja e paparamendueshme e Atit ndaj Birit i detyrohet edhe njė dashurie qė nė mendje shkon pėrtej qenjes dhe vetėnjohjes sė saj. “Nė kėtė mėnyrė dashuria ėshtė mė e gjerė (umfassender) se vetė qenja, ėshtė ‘trascendenti absolut’, qė pėrmbledh realitetin e qenjes, tė sė vėrtetės dhe tė sė mirė”»(46). Nė kėtė drejtim, sipas gjykimit tonė, rezulton i qartė fakti se nė von Balthasar mund tė flitet pėr njė ontologji tė dashurisė, qysh se pėr teologun zvicėrian dashuria nuk ėshtė vetėm mundėsi hapjeje nė vetėdhurimin atėror, por ėshtė vetė baza mbi tė cilėn themelohen qoftė vetėdhurimi fillestar i Atit qoftė edhe pranimi e rikthimi (restitutio) i Birit, pra tė dhuruarit e tij total ndaj Atit. Ky totalitet qenjeje i shfaqur nė lindjen e Birit si njė boshatisje e Atit nė llogjikėn e dashurisė, teologjikisht artikullohet kėshtu nga Balthasar: «tė tė shfaqurit dhe tė tė thėnit kulminojnė nė tė dhuruarit absolut, deri nė atė pikė saqė ēdo pėr-vete ėshtė e tejkaluar qė prej gjithmonė nė njė pėr-ty; tė mendohet ndryshe pėr Atin do tė ishte arianizėm. Ky dhurim absolut mund tė jetė vetėm “lindje” (brenda identitetit tė Hyjit), rezultati i tė cilit mund tė jetė vetėm pranim total dhe rikthim total ndaj burimit. Kėshtu “dashuria” e rikthimit nuk mund tė jetė mė e paktė se ajo e lindjes»(47). Qėllimi teologjik primar i von Balthasar duket se ėshtė – nė kėtė kontekst – ai i tė vėnit tė dashurisė, nė nivel ndėrtrinitar, si themeli i gjithēkasė duke u nisur nga tė dhuruarit reciprok tė Atit dhe Birit deri nė arritjen e vendimit pėr dėrgimin e Birit nė botė si hapje definitive e Trinisė ndaj krijimit dhe si sipėrmarrje e tij (krijimit) nė sferėn e saj hyjnore. Pikėrisht dashurisė Autori ynė ia cakton diferencėn ontologjike(48) dhe, njėkohėsisht, shkėlqimin e vetė qenjes sė Hyjit si Bukuri(49). Pėr teologun zvicėrian, vetėm dashuria ėshtė e aftė tė jetė mirėnjohėse pėrballė dhurimit tė qenjes «nė» liri pėr faktin se «dashuria e don qenjen a priori, sepse ajo e din qė asnjė shkencė nuk do tė mund kurrė tė vijė mbi gjurmėn e arsyes dhe themelit tė qenjes-nė-pėrgjithėsi tė qenjes. Ajo [dashuria, shp.] e pranon atė si dhuratė tė lirė dhe i pėrgjigjet me mirėnjohje tė lirė»(50). Pėr t’u vėnė re ėshtė kėtu lidhja e ngushtė qė Autori ynė vėn mes qenjes, lirisė dhe dashurisė si marrėdhėnje, vendim dhe veprim qė karakterizojnė tė qenurit person. Nė fakt, nėse “tė qenurit” pėr Atin do tė thotė (si Atė) marrėdhėnje substanciale me Birin tė cilit i komunikon vetė esencėn e tij hyjnore, pėr Birin do tė thotė liri nė pranimin e saj dhe ne rikthimin e saj. Ky raport reciprok mes tė dyve kulminon nė Shpirtin Shenjt si dashuri qė bėn tė aktualizueshme vetėdorėzimin e anasjelltė. Nėse dashuria e nėnkuptuar nė kėtė mėnyrė ėshtė pėr von Blathasar themeli i marrėdhėnjeve ndėrtrinitare nė nivel imanent qė lejon hapėsirėn e diferencės ndėrhyjnore, atėherė ėshtė po dashuria ajo qė bėn tė mundshme edhe ekzistencėn e njė alteriteti totalisht tė ndryshėm nga Hyji por qė pikėrisht nė alteritetin e kėtij tė fundit pasqyrohet. Nė kėtė kontekst teologjik tė marrėdhėnjeve ndėrtrinitare tė karakterizuara nga njė dashuri falas, Balthasar fut edhe marrėdhėnjen Trini – krijim. Pohon Autori: «nėse nė identitetin e Hyjit gjindet Tjetri, qė ėshtė njėkohėsisht imazh i Atit dhe me kėtė gjithashtu imazh i parė (Urbild) i gjithė krijimit, nėse nė kėtė identitet gjindet Shpirti, dashuri e lirė dhe grafulluese e Njėrit dhe e Tjetrit, atėherė “tjetri” i krijimit, i drejtuar sipas modelit tė Tjetrit hyjnor, dhe qenja e tij nė pėrgjithėsi qė ia detyron vetveten liberalitetit hyjnor, shtyhet nė njė marrėdhėnjė pozitive me Hyjin»(51). Nga kėtu rrjedh nevoja pėr ta menduar dashurinė si themel i marrėdhėnjeve hyjnore ndėrpersonale edhe nė Trininė ekonomike. Njė reflektim i tillė ėshtė i mundėsuar duke u nisur nga vet Biri qė ėshtė ‘vendi’ i takimit, ose mė mirė, ėshtė ai vetė pakti i vėnė nga Hyji trini me krijimin. Nė kėtė pikėpamje ėshtė e rėndėsishme tė vihet re pėrdorimi i shpeshtė qė Balthasar bėn tė shprehjes “dėgjesė dashurie” duke iu referuar Birit nė marrėdhėnjen e tij me Atin. “Po” e amshueshme e Birit drejtuar Atit nė pranimin e hyjnisė, siē kemi parė nė §1, bėhet hapėsira qė lejon pranimin e gjithė vullnetit tė Atit, pra bėhet “po” e karakterit gjithepėrfshirės tė “po” tė tjera tė Birit. Kjo “po” shpreh para sė gjithash (pikėrisht nė sajė tė dhuratės sė hyjnisė qė Biri pranon nė hapje tė plotė) lidhjen ndėrtrinitare mes Atit dhe Birit. Ky bėhet, sipas Balthasar, presupozimi i tė njėjtės lidhje edhe nė hapjen ndaj botės, nė mishėrim deri nė kryq. Gadishmėria qė shoqėron Birin nė mbarė ekzistencėn e tij edhe tokėsore, sipas teologut zvicėrian, «lind nė tė nga misioni qė ia ka dhėnė Ati, i themeluar nė lindjen e tij nga Ati dhe mė thellė nė diferencėn […] brenda kėtij misioni mes jetės (qė e parapėrgatit) dhe “orės” (qė pret)»(52). Por kjo “ora” shpreh – pėr von Balthasar – (duke pasur si sfond teologjik ungjillin e Gjonit) tensionin (Spannung) e Birit ndaj kryqit ku “pushteti i errėsirave” bėhet mė shumė se kurrė impunues nė misionin e tij nė botė. Qyshse ėshtė ama “i pranuar mbi vete”, edhe ky moment, sipas Autorit tonė, pėrmbyllet nė gadishmėrinė dėgjuese fillestare tė Birit, pra shfaq qenjen e tij tė lirė nė dėgjesė ndaj Atit. Sqaron Balthasar: «edhe pse “ora”, mė saktėsisht “pushteti i errėsirave” (Lk 22, 53) qė impunohet nė thellėsi, i pėrket si asnjė tjetėr misionit tė Birit, ajo pohohet nga ai si parim, cilado tė jetė pėrmbajtja e saj, dhe ai e merr mbi vete, nuk i impunohet nga jashtė»(53). Prej kėtu del nė pah njėkohėsisht liria e Birit nė sipėrmarrjen e misionit dhe gadishmėria e tij ndaj Atit e pėrfshirė nė kėtė liri. Nė mėnyrė paradoksale, gjithsesi nuk mund tė pėrjashtohet pamundėsia e pėrplotėsimit tė kėtij misioni qoftė nėse i referohemi lirisė qoftė nėse i referohemi dėgjesės. Kundėrshtimi mes hyjnores dhe jo-hyjnores, qė edhe kjo sipėrmerret nga Biri drejtuar kah “ora” e pėrplotėsimit, sipas Balthasar, mund tė tejkalohet vetėm nga njė mbi-impunim (Überauferlegung) tė pranuar nė dashuri paraprakisht nga Biri. Ėshtė lidhja substanciale me Atin nė kėtė dashuri qė bėn tė mundshme dėgjesėn deri dhe pėrtej “orės”. Pohon Balthasar: «qysh se ajo [“ora” shp.] ėshtė e njė cilėsie krejt tė ndryshme nga sa ka ndėrhyrė deri atėherė, duke kėrkuar njė sipėrmarrje tė brendshme tė jo-hyjnores dhe anti-hyjnores, dhe duke qenė identifikuar me atė errėsirė hyjnore tek e cila, nėpėrmjet “jo” sė tij, arrin mėkatari, sipėrmarrja e orės mund tė pėrjetohet vetėm si njė mbi-kėrkim (Überforderung) total i atj qė ėshtė esencialisht i lidhur me Atin nė “dėgjesėn e dashurisė” (Liebesgehorsam)»(54). Lidhur ngusht me dashurinė trinitare, von Balthasar koncepton edhe hidhėrimin e Hyjit si mos-durim i kundėrvėnjes ndaj kėsaj dashurie pėr faktin se ėshtė tentivė dhunimi i drejtė pėr sė drejtė i esencės sė tij hyjnore. Jo vetėm kaq, por nė kundėrvėnjen ndaj dashurisė hyjnore Balthasar shqyrton teologjikisht mosdėgjesėn dramatike tė krijimit ndaj Hyjit, qysh se kjo mosdėgjesė shėnon anėn e kundėrt tė mbarė ekzistencės sė Birit pėrballė Atit e karakterizuar pikėrisht nga dėgjesa e dashurisė. Saktėson Autori: «ekzaktėsisht dashuria qė shfaqet deri nė themel nė zemrėn e Hyjit tregon vendosmėrinė absolute tė kundėrvėnjes sė saj kundėr gjithė asaj qė dhunon dashurinė; e ekzaktėsisht forma trinitare e kėtij zbulimi tė dashurisė nė Jezu Krishtin na lejon ta shohim si tė nevojshėm njėsimin e dashurisė dhe tė hidhėrimit. Hidhėrimi i Jezusit qė shpėrthen nė pjesė tė ndryshme, ndizet gjithėkund ku, nė kundėrshtim me misionin e tij dhe me detyrimet qė nga ai rrjedhojnė, fyhet dashuria e Atit qė nė atė shfaqet, d. m. th. Shpirti Shenjt trinitar»(55).
    Duke u rikthyer mbi atė qė thamė pak mė sipėr mbi “dėgjesėn e dashurisė”, na mbetet akoma pėr t’u konsideruar ngjarja e pashkėve nėn dritėn e marrėdhėnjeve ndėrtrinitare. Dy konceptet bazė qė nėn njė sintezė estreme mund tė nxirren nga reflektimi balthasarian mbi kėtė temė janė: «largėsia estreme» (die äußerste Entfernung) qė pėrshkon marrėdhėnjen mes Atit dhe Birit dhe «intimateti ekstrem» (die äußerste Intimität) si mosbarazim total me tė parin. Pėr teologun zvicėrian, nėse largėsia ekstreme ėshtė e vėnė pėr shkak tė sipėrmarrjes sė mėkatit nga ana e Birit, nga ana tjetėr, intimateti ekstrem, pikėrisht falė dėgjesės sė tij tė dashurisė, nuk ėshtė njė element i ri-fituar, por ėshtė aq sa gjithmonė ka qenė mes Atit dhe Birit. Dėgjesa e dashurisė mbetet pėr von Balthasar vazhdimisht elementi nė bazė tė cilit duhet tė mendohet qoftė distanca e pafundme mes Atit e Birit qoftė njėsimi i tyre nė Shpirtin Shenjt. Kėshtu qė, njė koncept i tillė fiton nė Autorin tonė njė karakter tė thellė marrėdhėnjeje ontologjike. Thotė Balthasar nė lidhje me kėtė: «largėsia ekstreme (die äußerste Entfernung) mes Atit dhe Birit, e vuajtur pėr shkak tė sipėrmarrjes sė mėkatit, kthehet nė intimitet ekstrem (zur äußersten Intimität), por ky intimitet ishte qė gjithmonė, sepse largėsia kishte qenė vepra e dėgjesės sė dashurisė trinitare, nė reciprocitetin e tė cilės Ati dhe Biri ishin gjithmonė njė gjė e vetme nė Shpirtin»(56). Brenda realitetit tė dėgjesės sė dashurisė von Balthasar vėn edhe ngjarjen e ringjalljes. Pėrkundrazi, shton mė tej teologu zvicėrian, «brenda identitetit – qė mbahet brenda Trinisė imanente – tė dėgjesės sė dashurisė absolute tė Birit, i cili, ekonomikisht, shkon para deri nė braktisjen estreme pėrtej edhe vetė vetmisė sė mėkatit, vėrtetohet kthimi pėr sė mbrapshti mė rrėnjėsor: nga vdekja e amshuar nė jetėn e amshuar, nga vdekja absolute e shpirtit nė dritėn e tij absolute, nga largėsia dhe boshatisja mė e pafitueshme nė afėrsinė mė tė paimagjinueshme»(57). Nga kjo del nė pah lidhja e ngushtė e vendosur mes kryqit dhe ringjalljes falė faktit se janė tė menduar (qoftė kryqi qoftė ringjallja) nė dritėn e marrėdhėnjeve trinitare. Prandaj, nė njė llogjikė tė plotė teologjike, teologu zvicėrian mund tė arrijė tė pohojė se «i Ringjalluri ėshtė i Kryqėzuari»(58). Por, pėrtej kėsaj qė u tha, shfaqet kėtu edhe lidhja mes Trinisė imanente dhe Trinisė ekonomike. Nė sfond mund tė shihet problematika e Grundaxiom rahneriane qė thotė: «Trinia ‘ekonomike’ ėshtė Trinia ‘imanente’ dhe anasjelltas»(59). Nyja e kėsaj problematike rezulton tė jetė fakti se Rahner i mbahet kėndvėshtrimit tė njė antropologjie trascendentale mė tendencėn e pėrjashtimit (nėpėrmjet “anasjelltas”- umgekehrt) tė dallimit (jo tė ndarjes!) mes Trinisė ekonomike dhe Trinisė imanente gjė qė, si rrjedhojė, sjell nė mos-konsiderimin e tejkalimit (eksedencės), qė ėshtė veti e Hyjit trini, edhe tė vetė Zbulimit qysh se ėshtė pikėrisht kjo eksedencė me tė cilėn Hyji paraqitet nė Zbulim. Ėshtė ajo qė Balthasar (shih sipėr shėnimin 40) kishte kapur qysh nė THD II/2 ku theksonte pasojėn qė njė aksiomė e tillė mbante me vete, duke sqaruar qė: «duke folur krishterisht, Trinia ekonomike duket sigurisht njė pėrkthim i asaj imanente, kjo ama, si themel mbajtės i asaj tė parės, nuk mund tė jetė saktėsisht dhe thjesht e identifikuar me tė parėn. Pėrndryshe trinia imanente dhe e amshuar e Hyjit rrezikon tė shpėrbėhet nė ekonomiken; me fjalė mė tė qarta, Hyji rrezikon tė gėlltitet nė procesin e botės dhe tė mos mund tė kthehet nė vetvete pėrveēse nėpėrmjet kėtij procesi»(60). Pėr Balthasar mbetet njė pikė e palėvizshme ajo e konceptimit dhe e mbajtjes sė palėkundshme tė dallimit mes Trinisė imanente dhe Trinisė ekonomike duke e menduar Imanenten si presupozim tė Ekonomikes. Kjo temė rimerret dhe sqarohet mė pėrtej edhe nė kontekstin tonė. Prandaj, me Balthasar mund tė themi se edhe drama e dėgjesės sė dashurisė sė Birit pėrballė Atit, «nuk e pėrfshin mitologjikisht Trininė imanente nė paracaktimin e botės, por e lartėson kėtė paracaktim nė Trininė ekonomike, presupozimi i sė cilės ėshtė dhe mbetet Trinia imanente nė kuptimin qė distanca e amshuar dhe e shenjtė e Birit nga Ati nė Shpirtin Shenjt ėshtė themeli i faktit se distanca mėkatare mund tė jetė e vėnė nė tė, nga ajo e tejkaluar dhe nga ajo e fituar»(61).
    Analiza qė kemi bėrė deri kėtu, nuk mund tė mos na shtyjė ta pyesim veten akoma edhe mė thellė mbi lirinė, qė nė nivel imanent ndėrtrinitar, themelon nė dashuri, mundėsinė e hapjes mes Atit dhe Birit. Sipas mendimit tonė, kjo temė duhet tė artikullohet edhe me atė qė von Balthasar quan “tė lihet tė ndodhė” (geschehen(62) lassen) si njė “absolutisht mirė qė tjetri tė ekzistojė”. Ėshtė ajo qė do tė mundohemi tė bėjmė nė paragrafin qė vijon i cili si vepėr referimi do tė ketė THD IV. Do tė mundohemi - edhe nė nivel prespektive kėrkimi (prandaj edhe Nė vend tė pėrfundimit) – qė kėtė ēėshtje ta biem deri nė njė tematizim tė vėrtetė me mundėsi thellimi tė mėtejshėm.


    1.4. Nė vend tė pėrfundimit: pozitiviteti i qenjes sė tjetrit si ngjarje e lirisė

    Pasi qė kemi arritur nė kėtė pikė, tematika jonė kėrkon njė thellim mė tė thellė pėr sa i pėrket artikullimit balthasarian tė qenjes-ndodhurit(geschehen)-lirisė. Duke qėndruar gjithnjė brenda reflektimit teologjik tė Autorit tonė na paraqitet gati e detyruar njė pyetje: nė vetėdhurimin e plotė tė Atit ndaj Birit, si duhet tė mendohet pozicioni i Atit (dhe si rrjedhojė ai i Birit) pėrballė mos-qenjes, ose mė mirė pėrballė asgjėsė? Natyrisht njė pyetje e tillė mban nė vete gjithė tensionin e vetėdijes sė kufirit jashtė tė cilit mendja njerėzore nuk mund tė dalė duke spekulluar mbi Hyjin Trini, por nė tė njėjtėn kohė dhe gati si paradoks, vetė ngjarja e Zbulimit tė kėtij Hyji-trin, fton, brenda njė llogjike feje dinamike, pėr tė shkuar gjithnjė pėrtej asaj qė mendja njerėzore mund tė arrijė nga vetvetja. Me kėtė, duam tė theksojmė qė nė fillim tė kėtij paragrafi, faktin se gjatė reflektimit qė vijon mė poshtė, mund tė gjindemi pėrballė ndonjė pasazhi tė teksteve tė teologut zvicėrian thellėsisht kėrkues, pasazh qė thotė e qė nė tė njėjtėn kohė nuk thotė, gati si pėr tė stimuluar atė qė Autorit i shtron pyetje, pėr tė reflektuar dhe pėr tė rrezikuar edhe nė mėnyrė tė pamvarur (atje ku mendimi nuk rrezikon, nuk ėshtė i lirė!), duke ofruar ama gjithmnjė elementėt e duhur pėr njė mendim tė tillė. Kėshtu, nė kėtė pikė tė kėrkimit tonė, bėhet – mė shumė se kurrė – urdhėrore motoja teologjike e franēeskanit Duns Scoto: “ora et cogita, cogita et ora”.

    Me njė sfond jo pak kritik, von Balthasar lėviz duke u nisur nga ai reflektim teologjik i krishterė qė, duke dashur ta mendojė Hyjin vetėm brenda kategorisė sė “qenjes nė vetvete subsistente”, nuk konsideron nė mėnyrė tė mjaftueshme aspektin e tė ndodhurit (Geschehen). Thotė Autori: «teologjia e krishterė ka mbetur nė mėnyrė tė palėvizshme e ndalur nė idenė qė Hyji i cili zbulohet nė Jezu Krishtin subsiston nė vetvete si qenje apo esencė e amshuar, gjė qė ėshtė njėkohėsisht njė ndodhje e amshuar (pra jo kohore), dhe nė idenė se nuk ėshtė e mundur tė mos merret parasysh as edhe pėr njė ēast tė vetėm konsiderimi ontologjik i kėtij tė ndodhuri tė amshueshėm»(63). Pėr Balthasar, dallimi mes traktateve De Deo Uno dhe De Deo Trino, duke u nisur nga teologjia neotestamentare, nuk mund tė qėndrojė nė kėmbė pėrveēse nė karakterin e tyre (traktateve) apologjetik(64), sepse «duke u nisur nga Besėlidhja e Re, do tė duhet thėnė se zbulimi i Hyjit i aktualizuar nė Jezu Krishtin ėshtė njė zbulim parėsisht trinitar»(65). Kjo llojė nevojshmėrie rrjedh nga fakti se «Jezusi nuk flet pėr Hyjin nė pėrgjithėsi, por na tregon Atin dhe na dhuron Shpirtin Shenjt»(66), pra zbulon njė qenje dinamike dhe ndėrpersonale tė Hyjit. Konsiderimi teologjik i dinamicitetit tė qenjes sė Hyjit, bėn, pėr von Balthasar, qė tė merret seriozisht dhe qė tė mendohet nė domethėnjen e tij tė thellė tė ndodhurit (Geschehen) trinitar duke e mbajtur tė njėsuar nė mėnyrė tė pazgjidhshme me reflektimin mbi qenjen. Kėshtu sqaron Balthasar: «gjithsesi tė ndodhurit (Geschehen) trinitar ėshtė shumė mė shumė sesa njė koordinim apo njė dispozicion pa rregulla, qyshse shprehjet si “pėr tė gjeneruar”(67) apo “pėr tė lindur” apo “pėr tė rrjedhur ose pėr tė bėrė qė tė rrjedhė” apo “pėr tė frymėzuar” shprehin veprime tė amshuara, pra njė verifikim real; ne duhet tė vendosemi qė t’i shohim tė bashkuar kėta dy koncepte qė nga paraqitja e jashtme duken tė papajtueshėm: qenje e amshuar apo absolute dhe tė ndodhurit»(68). Nga kėtu rrjedh pėr Autorin tonė nevoja e sqarimit tė termit qė ai pėrdor, duke bėrė njė dallim mes Geschehen (qė ka domethėnjen e dyfishtė tė tė ndodhurit dhe tė bėrit apo tė shndėrruarit) dhe Werden( qė ka kuptimin vetėm tė tė bėrit apo tė shndėrruarit)(69). I pari nuk tregon njė ndryshim tė qenjes nga ēka nuk ėshtė drejt tė kundėrtės, por mė tepėr tregon njė dinamicitet nė brendėsinė e asaj qė aktualisht qenja ėshtė; ndėrsa i dyti tregon njė kalim drejt diēkaje tė re qė aktualisht qenja nuk ėshtė. Prandaj, sqaron Balthasar, «njė tė shndėrruar apo tė ndodhur (Geschehen), qė nuk ėshtė tė shndėrruarit (Werden) nė kuptimin ndėrbotėror, sepse nuk ėshtė njė lindje i atij qė njė herė nuk ishte (ky do tė ishte arianizėm), por qartazi ėshtė diēka qė themelon idenė, mundėsinė dhe realitetin e brendshėm tė njė tė shndėrruari (Werden). Tė shndėrruarit (Werden) ndėrbotėror ėshtė njė imazh i tė ndodhurit (Geschehen) tė amshuar nė Hyjin, qė si i tillė – duhet tė pėrsėritet – ėshtė identik me qenjen ose esencėn e amshuar»(70). Kyēi i ēėshtjes, siē shihet haptazi, ėshtė ai ontologjik, qė nuk duhet ngatėrruar me Metafizikėn statike tė Skolastikės apo me atė klasiken. Fjala ėshtė kėtu pėr njė ontologji trinitare qė si e tillė, nė bazė tė mendimit tė von Balthasar, paraqitet si njė pėrmbyllje reciproke nė Hyjin mes tė qenurit dhe tė ndodhurit apo tė shndėrruarit (nė kuptimin e Geschehen) qysh se ėshtė e pamundur qė dikush tė shndėrrohet apo tė ndodhė nėse nuk ėshtė dhe dikush nuk ėshtė nėsė nuk ka ndodhur qenja e tij, nė kuptimin e qenjes si vitalitet, si gjallėri. Sipas kėsaj llogjike duhet thėnė se nė Hyjin gjindet njė lėvizje si tė shndėrruarit apo tė ndodhurit (Geschehen), qė shpreh edhe jashta Tij qenjen e tij. Nė kėtė mėnyrė, qenja e Hyjit si substancė ėshtė e drejtuar kah transsubstanciacioni qoftė nė kuptimin e bashkimit(71) qoftė nė kuptimin e tė shprehurit nga jashtė, prandaj kėrkon njė tjetėrsi (Verschiedenheit) e cila nuk ekziston ndryshe pėrveēse nga dhe me tė, kėrkon pra tė jetė e menduar trinitarisht. Nė kėtė mėnyrė atėherė, pandryshueshmėria e Hyjit dhe tė shndėrruarit (gjithnjė nė kuptimin e Geshehen) e tij «patjetėr mund tė njėsohen»(72) nė Logos qysh se, shton Balthasar, «Logos nuk ekziston ndryshe pėrveēse me Atin dhe me Shpirtin, dhe shpreh nga jashta si “ex-pressio” hyjnore tėrė jetėn trinitare»(73). Nga kėtu rrjedh nevoja qė qenja e Hyjit tė mendohet si bashkė-qenje (Mitsein), «meqė nė Hyjin ēdo hipostazė ėshtė vetėvetja vetėm pėr faktin se lėn dhe bėn tė jenė tė jerat nė tė njėjtin substancialitet konkret, dhe e gjithė kjo […] nė njė afirmim dhe mirėnjohje tė pafund qoftė tė vetė-qenjes qoftė tė bashkė-qenjes»(74). Ky ndėrkomunikim ontologjik ėshtė i mundėsuar qė tė ndodhė vetėm brenda vetė qenjes, qysh se «jashtė qenjes gjindet nga ana e jashtme vetėm asgjėja»(75). Nė brendėsi tė kėsaj llogjike duhet tė kuptohet edhe lindja e tjetėrsisė nė Hyjin, d.m.th. si ndėrmarrėdhėnje ontologjike hyjnore, ndėrmarrėdhėnje e cila ėshtė e jetuar nė dashuri dhe nė liri absolute pėr faktin se «lindja nė Hyjin ėshtė […] lirim i paprapėsueshėm i tė lindurit ndaj vetvetes, i cili bėhet pėr gjithmonė pjesėmarrės i gjithė lirisė hyjnore; e meqė lindja ėshtė e pa kohė, rikthimi mirėnjohės i Birit tek Ati ėshtė qė prej gjithmonė i amshuar sikurse nisja e tij»(76). Ky kėndvėshtrim e sjell Autorin tonė nė pohimin – pėr kėrkimin tonė – qėndror tė kėtyre fletėve tė THD IV: «ėshtė absolutisht mirė qė tjetri tė ekzistojė (Es ist absolut gut, dass es das Andare gibt)»(77). Kėtu ėshtė pika nė tė cilėn na duhet tė ndalohemi mė gjatė pėr tė kuptuar sa mė thellė rėndėsinė e veēantė tė kėtij pohimi dhe, nė tė njėjtėn kohė, tė mundohemi ta thellojmė mė tej. Na duket se Balthasar, nė kėtė pikė, e lėn “bisedėn” e tij tė hapur, gati tė pezulluar, pėr t’i dhėnė mundėsinė qė tė vazhdojė reflektimin edhe mė tej e nė mėnyrė autonome atij qė i afrohet veprės sė tij teologjike. Prandaj pyetja me tė cilėn kemi hapur kėtė paragraf na shtyn tani qė tė gėrmojmė edhe mė thellė pėr tė pasur mundėsinė qė tė themi diēka mbi lidhjen mes qenjes, asgjėsė (jo-qenjes) dhe lirisė. Ajo qė stimulon mendimin balthasarian pėr t’u futur nė kėtė drejtim duket se ėshtė vepra sintetike e August Brunner(78) i cili e themelon reflektimin e tij mbi Trininė duke u nisur nga doktrina e ndėrpersonalitetit hyjnor. Sipas Brunner, mes vehtjeve hyjnore komunikohet ajo qė disponohet, d.m.th. qenja, meqė «e padisponueshmja […] nuk e lėn veten tė dhurohet»(79); por dhurata e kėsaj qenjeje nuk mund tė jetė diēka tjetėr jashtė vetė qenjes sė Hyjit qė «ėshtė dashuri»(80). Vetėm dashuria (qė nė Hyjin ėshtė esencė!) sjell nė hapjen e plotė ndaj dhuratės sė qenjes, prandaj, aty ku «Hyji pėrkufizohet si dashuri ai duhet tė jetė nė vetėvetė njė dhurim i plotė i vetėvetes, tė cilit (dhurim) nga ana e tė Dashurit nuk ėshtė e mundur t’i jepet pėrgjigje pėrveēse me po aq mirėnjohje, gadishmėri, dhurim»(81). Nė kėtė «dhurim tė plotė» ndėrpersonal, shfaqet(82) qenja absolute e Atit, shfaqet pra fakti se Ati “ėshtė”, dhe pikėrisht sepse “ėshtė” jepet, pėrkundrazi vetėm pėr shkak se jepet “ėshtė”, sepse e kundėrta e tė dhėnit koincidon «me shpėrthimin nė vetvete tė vetvetes: me boshllėkun, me asgjėnė»(83). Nė tė dhėnurit e tij total «pa mbajtur diēka pėr vete sipas ndonjė llogoritjeje»(84), Ati e don Tjetrin, Birin. Nė aktin e lindjes sė Birit, qysh se ėshtė njė akt dhurimi (Hingabe) total nė liri absolute, pėr Atin ėshtė edhe njė dalje totale nga vetvetja dhe njė pėrulje nė kontakt me asgjėnė(85), asgjėja e nėnkuptuar si ajo qė Ati nuk ėshtė. Akoma mė rrėnjėsisht! Ati pranon ta marrė mbi vete asgjėnė dhe, nė kėtė sipėrmarrje tė asgjėsė dhe falė vetėdhurimit ndaj Birit, e themelon qė nė nivel ndėrtrinitar imanent sipėrmarrjen, nga ana e Birit, tė asgjėsė sė mėkatit dhe fitoren mbi tė nėpėrmjet tė qenurit tė tij ai qė ėshtė. Nė kėtė kėndvėshtrim, bashkėpjesėmarrja trinitare nė misionin e Birit nė botė ėshtė e themeluar qė nė Trininė imanente. Tani, nė aktin aktiv tė lindjes sė Birit, ėshtė i pėrfshirė edhe akti pasiv nė tė cilin Biri i pėrgjigjet Atit me «njė tė lėnė tė jetė (Geschehenlassen)»(86), Biri pra e len veten qė tė jetė nga Ati si njė ngjarje (Geschehen), prandaj pėrjetimi i asgjėsė nga ana e Atit, nga njėra anė nuk ėshtė shlyerja e qenjes sė tij, por nga ana tjetėr ėshtė njė kenosis burimor i thellė dhe i vėrtetė si kontakt me asgjėnė, ama jo pėr t’iu dhėnė asgjėsė, gjė qė do tė ēonte nė njė koincidencė me tė; ndėrsa koincidenca ėshtė nė lindjen e Birit. Tani nė kėtė pranim mirėnjohės (mbi tė cilin kemi folur gjerėsisht mė sipėr) dalja e Atit nga vetvetja plotėsohet «me njė […] vetėdhurim tė barabartė» nga ana e Birit, vetėdhurim qė ėshtė njėkohėsisht, pikėrisht rikthim(87). Por edhe Biri, nė rikthimin dhe vetėdhurimin e vetėvetes Atit, kalon nėpėrmjet kėtij kontakti me asgjėnė, «edhe ai agjėsohet lirisht, duke e pėrshkuar edhe Ai greminėn e jo-qenjes sė tij duke u gjetur kėshtu, pėrballė dhe nė Atin, ashtu siē ėshtė Ai: Biri»(88), si fryt i njė dhurimi reciprok. Ky dhurim, pėr Balthasar, «nuk mund tė motivohet nga asgjė tjetėr pėrveēse nga vetėvetja, pra dashuri pa arsye, ku liria dhe nevojshmėria koincidojnė, por edhe identiteti (meqė ai qė don jep gjithēka ka tė vetėn dhe asgjė tjetėr) dhe alteriteti duhet tė jenė njė gjė e vetme (pėrndryshe ai qė don do tė donte vetėm vetėveten)»(89). Gjithsesi diferenca mes Atit dhe Birit mbetet, por pikėrisht pėr kėtė dhurim tė anasjelltė nė dashuri, nuk mund tė jetė llogjika e fundit. Ky dhurim reciprok, ngjarje e lirisė absolute e mundshme vetėm nė nivel ndėrtrinitar imanent, ėshtė nė vetvetė dhe bėhet edhe nė nivel ekonomik pėrballė krijimit mahnitja ndaj mrekullisė sė qenjes. Prandaj, thotė Balthasar, kjo diferencė «pa u eliminuar, duhet tė lartėsohet nė njė identitet tė ri dashurie tė dhėnė dhe tė marrur, qė duhet t’u shfaqet atyre qė duan si mrekullia gjithmonė e re e dashurisė sė tyre tė anasjelltė; prandaj nė Hyjin gjinden “admirimi dhe pohimi i amshuar e i mahnitshėm i alteritetit reciprok nė njėsimin e qenjes” dhe “risia e amshuar nė njė palėvizshmėri tejetkohore tė pėrsosur»(90).


    [vazhdon]

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    In Your Mind!
    Mosha
    41
    Postime
    2,289
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    SHENIMET E BERA NE TEKST


    1. Pėr mungesi te njė terminologjie teologjike standarte nė gjuhėn shqipe, jam i detyruar tė pėrdor shpesh format latine dhe ato gjermane. Kėto raste do tė shoqėrohen me njė sqarim sintetik nėpėrmjet shėnimeve nė fund tė faqes. “Tension”, term i pėrdorur nga von Balthasar nė pėrkthimin letrar gjerman “Spannung”, tregon dinamicitet: pra Vehtjet hyjnore tė drejtuara nė vetėdhurim njėra ndaj tjetrės. “Spannung”, ama, pėrdoret nga von Balthasar edhe pėr tė nėnkuptuar dramaticitetin e marrėdhėnjeve ndėrtrinitare si “nė vetvete” (immanente ose ad intra) ashtu edhe “jashta vetes” nė Zbulimin hyjnor (economica ose ad extra). “Obediencial”, nga fjala “Öbedienz” e kaluar nė gjermanisht nga latinishtja “Obedientia”, bindje, dėgjesė.
    2. Ndėr tė tjerėt, njė shembull mjaft i dokumentuar ėshtė studimi i GIOVANNI MARCHESI, La cristologia trinitaria di Hans Urs von Balthasar. Gesł Cristo pienezza della rivelazione e della salvezza, 2ed, Queriniana, Brescia 2003 (pėkthimi nga italishtja e pjesėve te cituara ėshtė i yni), ku autori bėn njė kėrkim sistematik nė gjithė veprėn teologjike balthasariane duke u sforcuar tė tregojė binarėt qė e drejtojnė vazhdimisht mendimin e teologut zvicėrian. Nė Hyrje (saktėsisht ff. 11-77) Marchesi mundohet tė nxjerrė nė pah jo vetėm motivimet teologjike, por edhe ato historiko – biografike tė von Balthasar, qė e bėjnė kėtė tė fundit tė zgjedhė Gjonin dhe Palin si thelb pėr mendimin e tij teologjik.
    3. Termi “vetėkomunikim” (Selbstmitteilung) nuk ka kuptimin vetėm verbal, por edhe ekzistencial. Ati flet, e kur flet komunikon vetėveten, vetėdhurohet.
    4. THD III, ff. 300-301. Pėrkthimi i teksteve tė cituara nga origjinali gjermanisht ėshtė i yni.
    5. THD III, f. 301.
    6. Idem. Pjesėt ndėr kllapa tė rrumbullakta nė tekst. Gjindemi nė kėto fletė, sikurse me tė drejtė pohon Martinelli, pėrballė «shprehjeve mė tė guximshme tė autorit tonė pėr sa i pėket Kenosis dhe procesioneve ndėrtrinitare» (PAOLO MARTINELLI, La morte di Cristo come rivelazione dell’amore trinitario nella teologia di Hans Urs von Balthasar, Jaca Book, Milano 1996, p. 343. Krh. Idem, shėnimin 146, ku Martinelli paraqet njė bibliografi tė gjerė edhe me studime kritike mbi kėtė aspekt tė teologjisė balthasariane).
    7. Idem.
    8. Termi ėshtė kėtu i pėrdorur nė domethėnjen e tij ontologjike.
    9. Idem.
    10. THD III, f. 302.
    11. THD III, f. 303. Nė paragrafin e ardhshėm, tė kushtuar teorisė sė Ur-Kenose, do ta rimarrim mė detalisht kėtė tematikė.
    12. Idem.
    13. Idem. Tejet i rėndėsishėm shfaqet kėtu edhe koncepti balthasarian i “diferencės”, temė kjo qė meriton njė studim mė vete.
    14. THD III, f. 305.
    15. THD III, ff. 304 – 305. Pėr sa i pėrket temės sė “fuqisė sė pafuqishme” kemi pasur rastin ta trajtojmė gjerėsisht nė studimin e bėrė nė kapitullin e parė tė Disertacionit tonė ku kemi paraqitur trashėgiminė dhe distancėn mes von Balthasar dhe Hegel pikėrisht nė lidhje me kėtė temė.
    16. THD II/2, f. 168. Marchesi pohon mbi kėtė pikė: «bindja e Jezusit […] ėshtė disponimi mė intim i qenjes sė tij, qė ėshtė e gjitha (Person dhe mision, fjalė dhe vepėr) njė Amen i pakusht ndaj Atit nė Shpirtin Shenjt (ID., La cristologia trinitaria di Hans Urs von Balthasar, vep. e cit., f. 402. Kllapat dhe korsivi nė tekst).
    17. THL II, f. 139.
    18. JOSEPH WILHELM FRIEDRICH SCHELLING, Ricerche filosofiche sull’essenza della libertą umana e gli oggetti che vi sono connessi, (ed. it. a cura di F. Moiso e F. Vigano), in: «Schellinghiana» 1, Guerini e associati, Milano 1997, §§ 358 – 359, pp. 54 – 55.
    19. LUIGI PAREYSON, Ontologia della libertą. Il male e la sofferenza, Einaudi, Torino 1995, p. 133.
    20. THL II, ff. 139 - 140.
    21. THL II, f. 140.
    22. Idem. Thonjėzat brenda citimit tonat.
    23. Idem.
    24. Krh. Idem.
    25. Krh., MARTINELLI, La morte di Cristo come rivelazione dell’amore trinitario, vep. cit., f. 343, shėnimi 146.
    26. H III/2,2, ff. 197 – 211.
    27. ID., Mysterium Paschale, in: «Mysterium Salutis» V. III/2, Benzinger, Einsiedeln 1969, ff. 133 - 326. Nė kėtė vepėr ėshtė e vėshtirė tė pėrcaktohen me saktėsi faqet nė tė cilat trajtohet tematika nė fjalė pėr shkak se e gjithė vepra i kushtohet Misterit tė Pashkėve dhe tematika jonė rimerret vazhdimisht.
    28. THD III, f. 300.
    29. H III/2,2, f. 197.
    30. Idem..
    31. Krh., MARCHESI, La cristologia trinitaria di Hans Urs von Balthasar, vep. cit., p. 11.
    32. H III/2,2, f. 199.
    33. Idem.
    34. THD III, f. 300. Sergej Bulgakov ėshtė teologu i parė qė e nxjerr teorinė e Kenosis Atėrore, ama von Balthasar i referohet nė njė moment tė parė pėr tė marrė mė pas distancat (mjaft kritike) pėrballė kėsaj teorie duke zhvilluar njė reflektim tejet origjinal mbi kėtė tematikė. Nė kėtė seli nuk mund tė bėjmė njė Krahasim tė detaluar mes von Balthasar dhe Sergej Bulgakov, pėr shkak se nuk ėshtė pėrkatėse e temės tonė qė don tė pėrballojė drejtpėrsėdrejti mendimin balthasarian. Gjithsesi shėnojmė si referim mbi tematikėn punimin tejet kompetent tė PIERO CODA, L’altro di Dio. Rivelazione e kenosi in Sergej Bulgakov, Cittą Nuova, Roma 1998, nė veēanti ff. 99-104.
    35. SUBSTANCĖ dhe jo GJĖ sikurse pėr sė mbrapshti ėshtė e pėrkthyer nė Besoj e versionit shqip tė Mesharit Romak. Ata qė kanė njė farė familjariteti me terminologjinė e Filozofisė Klasike nga e cila huazohet termi nga Etėrit e Kishės (dhe jo Mesjetare!) mund ta kuptojnė lehtė peshėn qė ky term mban nė vetvete nėn aspektin metafiziko – ontologjik.
    36. THD III, f. 308.
    37. Ibidem.
    38. Ndihemi tė detyruar kėtu t’i hedhim njė shikim kritikės drejtuar nga Ladaria ndaj von Balthasar pėr teorinė e kėtij tė fundit mbi Ur-Kenose, nė: LUIS FRANCISCO LADARIA, Il Dio vivo e vero. Il mistero della Trinitą, 3ed, PIEMME, Casale Monferrato 2004, ff. 358 – 361. Thotė Ladaria: «H. U. von Balthasar, duke u nisur nga koincidenca qė nė njė farė mėnyre duhet tė jetė mes ekonomisė [ad extra, shp] dhe teologjisė, arrin tė flasė pėr njė Kenosis origjinale tė vehtjeve hyjnore nė dhurimin e tyre reciprok; kėshtu, vetėm nė faktin e lindjes sė Birit do tė gjindej nė vetė Atin njė llojė zbraztisjeje [Kenosis, shp] e vetvetes, Kenosis i parė, i cili do tė kishte si koincidencė dhurimin e amshuar total tė Birit; ky [vetėdhurim, shp], nga ana e tij, do tė gjindte nė Kenosis historiko-shpėtimtare tė Jezusit, Biri i mishėruar, shprehjen dhe shfaqjen e tij» (f. 358. Korsivi i yni). Dhe shton sėrish Ladaria duke iu referuar von Balthasar: «Mund tė rezultojė e vėshtirė tė dėrgohet deri nė kėtė ekstrem koincidencėn mes Trinisė ekonomike dhe Trinisė imanente. Kjo e fundit […] nuk svanitet nė ekonominė shpėtimtare e as nuk ėshtė e plotė dhe as nuk pėrsoset nga kjo» (LADARIA, f. 360). Teksti balthasarian qė Ladaria citon pėr tė vėrtetuar aq sa thotė, tingėllon: «Duhet thėnė se ky “Kenosis i dėgjesės” […] ėshtė i themeluar patjetėr nė Kenosis e amshuar tė ndėrsjelltė tė vehtjeve hyjnore: si njė aspekt ndėr aspektet reale tė pafundme tė jetės sė amshuar» (Ladaria e sjell kėtė citim nė f. 358, shėnimi 53 dhe e merr nga pėrkthimi italisht i TD 5, f. 103 qė origjinalit gjermanisht i korrispondon me THD IV, ff. 106 – 107). Para sė gjithash duhet theksuar mirė rėndėsia dhe konteksti i pėrdorimit nga ana e von Balthasar tė termit “koincidencė” (Entsprechung) qė ėshtė ai i vetėdhurimit tė amshuar tė Atit ndaj Birit dhe kėtij vetėdhurimi Biri i pėrgjigjet me hapjen dhe mirėnjohjen e tij. Pra “koincidenca” ėshtė mes aktit tė lirė vetėdhurues tė Atit dhe aktit pranues tė qenjes hyjnore, po nė liri, nga ana e Birit dhe jo mes Ur-Kenose imanent ndėrtrinitar e atij ekonomik. Nga kjo pikėpamje na rezulton mjaft i qartė teksti balthasarian kur thotė se «me kėtė Kenosis tė parė, janė tė mundėsuar rrėnjėsisht edhe tė tjerėt Kenosis tė Hyjit nė botė» (THD III, f. 308). Simbas von Balthasar, mes Ur-Kenose ndėrtrinitar dhe Kenosis tė mėpasshėm bėhet fjalė pėr «rrjedhoja tė qarta tė tij: tė kėtyre tė fundit nga i pari» (THD III, f. 308), pra Ur-Kenose i mundėson tė tjerėt, prandaj, duke u mbėshtetur nė atė qė Balthasar thotė, kėtu nuk bėhet fjalė pėr asnjė llojė koincidence. Gjithashtu duhet thėnė edhe pėr sa i pėrket tekstit balthasarian tė cituar nga Ladaria. Nė kėtė tekst nuk flitet pėr “koincidencė”, por fjala ėshtė pėr njė “themel” tė Kenosis tjerė, d.m.th. theksohet fuqishėm “Kenosis i dėgjesės” si “i themeluar nė Kenosis e amshuar” (LADARIA, shėnimi 53, f. 358). Gjithsesi na duket shumė mė e drejtė – pėrtej ēdo llojė interpretami tonė – qė t’ė lejojmė von Balthasar vetė t’i japė njė pėrgjigje kėsaj kritike. Thotė Balthasar: «duke folur krishterisht, Trinia ekonomike duket sigurisht njė pėrkthim i asaj imanente, kjo ama, si themel mbajtės i asaj tė parės, nuk mund tė jetė saktėsisht dhe thjesht e identifikuar me tė parėn. Pėrndryshe trinia imanente dhe e amshuar e Hyjit rrezikon tė shpėrbėhet nė ekonomiken; me fjalė mė tė qarta, Hyji rrezikon tė gėlltitet nė procesin e botės dhe tė mos mund tė kthehet nė vetvete pėrveēse nėpėrmjet kėtij procesi» (THD II/2, f. 466. Korsivi ėshtė i yni). Ladaria kritikon Balthasar mbi njė pikė pėr tė cilėn mund tė thohet lirisht qė teologu zvicėrian ka qenė ndėr mė tė ndjeshmit, derisa ėshtė pikėrisht ky teolog i pari qė jo vetėm e vėn nė diskutim, por e kritikon fuqishėm tė ashtuėuajturėn Grundaxiom rahneriane. Ama mbi kėtė pikė shih shėnimin 61 tė paragrafit qė ndjek gjė qė mund tė shėrbejė si vėrtetim i mėtejshėm i asaj qė kemi theksuar deri kėtu nė lidhje me problematikėn (sipas Ladaria) e Trinisė imanente dhe asaj ekonomike nė Balthasar. Gjithsesi duke iu referuar asaj qė Balthasar thotė nė H III/2,2 mbi koincidencėn, mund tė lindė njė llojė kundėrshtimi. Kėtu teologu zvicėrian e fillon reflektimin duke thėnė: «jemi duke zhvilluar pėrmbajtjen e lavdisė si shfaqje e Hyjit, ashtu siē ėshtė ai nė hyjninė e tij. Kjo pėrmbajtje ama, me vetėshfaqjen e Hyjit nė Fjalėn e tij, qė thellohet nė imazh, ėshtė e zbuluar vetėm nė gjysėm dhe zbulohet me tė vėrtetė aty ku, me pėrgjigjen ndaj Fjalės, ėshtė e arritur koincidenca (Entsprechung) e plotė mes Hyjit nė vetvete dhe Hyjit nė botė, pėrputhja e pėrsosur mes imazhit tė parė (Urbild) dhe imazhit tė prejardhur (Abbild)» (H III/2,2, f. 275). Me njė analizė tė kujdesshme, rezulton i qartė kėtu fakti se ēėshtja ėshtė parėsisht kristologjike: nė fakt, nė personin e Jezu Krishtit gjindet “koincidenca e plotė” (vollkommene Entsprechung) mes Hyjit nė vetvete e Hyjit nė botė. Pėrmbajtja, thelbi i lavdisė hyjnore, nė fund tė fundit, shfaqet plotėsisht vetėm nė Jezu Krishtin. E kjo qoftė sepse ky ėshtė «zotėruesi i ēelėsit tė kėsaj lavdie» (H III/2,2, f. 245) e qoftė «sepse nė gjithēka qė Biri dhe Fjala e Hyjit thotė mbi Hyjin Atė, gjithnjė “banon – nė” (einwohnt) hyjninė (ose lavdinė) e Hyjit» (H III/2,2, f. 248). Me fjalė tė tjera: Jezu Krishti edhe me Mishėrimin e tij, mbetet gjithnjė vehtja e dytė e Trinisė, pra nuk jeton njė kllapė brenda Trinisė Shenjte.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e globusi
    Anėtarėsuar
    08-07-2006
    Vendndodhja
    d.
    Postime
    9
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    No Name - Bravo,Bravo
    Edhe pse qe i kam ca pyetje te Vogela,Un jam shum i knaqur per kete Shkrim dhe te falemderohem shum.
    globusi

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e globusi
    Anėtarėsuar
    08-07-2006
    Vendndodhja
    d.
    Postime
    9
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Filoz.No Name
    Edhe prse jam i Lindun afer teje,nuk e kam ditun se aty ka Filozof/Teolog me nivel shkencor.
    Pranoj se e ke shkrue ne mnyr Profesionele ,dhe eshte per nje Not te madhe,atehere do te kam deshir te me pergjigjes.
    .CILA ESHTE TEORIJA QENDERORE E KTI STUDIMI ?
    .QKA DON TE VERTETOSH ME KET STUDIM ?
    Te falemderoj shum.
    globusi.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e globusi
    Anėtarėsuar
    08-07-2006
    Vendndodhja
    d.
    Postime
    9
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Ceshtja e lirise Ndertrinitare

    I ndershmi Filozof nga Rugova,CKA U BE ME PERGJEGJE ?

    NO NAME - NO PERGJEGJE.

    globusi - NO I KNAQEN.

  6. #6
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    In Your Mind!
    Mosha
    41
    Postime
    2,289
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    globusi,

    ky shkrim nuk eshte fryt i inteligjences sime
    sidoqofte shkrimi eshte mjaft konciz dhe i qarte
    per te gjetur pergjigjet e pyetjeve tua.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e globusi
    Anėtarėsuar
    08-07-2006
    Vendndodhja
    d.
    Postime
    9
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Ceshtja e lirise Ndertrinitare


    I nderuri No Name,ateher kam edhe kto pyetje:
    a).Cila eshte teorija e H.U.von Balthasar mbi LIRIN NDERTRINITARE ?
    b).Si e vendos von Balthasar,lidhjen mes mes QENJES NDERHYNORE-LIRIS-dhe QENJES NDERNJERZORE ?
    c)Ku e shikon von Baltasar,lidhjen mes LIRIS NDERHYNORE dhe AUTONOMIS SE NJERIUT ?
    Flm.
    globusi


    > ATY KU ESHTE BESIMI,
    ATY MJAFOTOJN FJALET E PAKTA <

Tema tė Ngjashme

  1. Islami dhe liria
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-04-2006, 15:25
  2. Immanuel Kant
    Nga fisnik nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-09-2005, 04:21
  3. Feja Islame
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  4. Liria
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-06-2005, 06:24
  5. Amerike yll i Lirise! (A literary declaration of love to the US)
    Nga wittstar nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 15-05-2004, 04:48

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •