Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 10 prej 10
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Mosha
    36
    Postime
    6,849
    Faleminderit
    0
    24 falenderime nė 24 postime

    Atak (Krizė) Paniku

    Atak paniku apo panic attack
    Si shfaqet?
    Cilet jane simptomet?
    Dhe si mund te luftohet kunder kesaj, nqs eshte e mundshme lufta?
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    23-05-2005
    Postime
    301
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Atak paniku (frike) eshte periudhe e nje frike intense, dhe te larte qe zakonisht zgjat jo me shume se 30 min. Simptomat perfshijne dridhje, frymarrje te shpeshte ose me ndalesa, shtrengime ne zemer (palpilation), djeresitje, te vjellura, marrje mendesh, sensacione ne tendinat e muskujve, ndjen sikur mbytesh, lodhje.
    Disa lloje te tjera te atak paniku jane te menjehereshme, dhe shfaqen edhe pse jo te provokuara nga faktore te tjere. shpeshhere kjo karakterizohet si nje cikel ne bashkpunim, ku simptomat mendore rrisin simptomat fizike dhe anasjelltas

    nje person qe do te kete kete atak, patjeter do te shoqerohet nga atake te tjera ne te ardhme. Kjo ndodh per vete frikes se ketij personi se mos i vjen ndonje atak tjeter.

  3. #3
    . Maska e nausika
    Anėtarėsuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    .
    Postime
    775
    Faleminderit
    1
    0 falenderime nė 0 postime
    Attack (Krize) paniku karakterizohet nje episod alarmi/frike/paniku i cili fillon menjehere dhe mund te zgjate reth gjysem ore. Kur njeriu eshte ne kete faze mund te shfaqe dridhje te trupit te pakontrollueshme, marje fryme, rrahjet e zemret shpejtohen, djersitet, i meren mend dhe poashtu mund te kete ndjesi shtrengese ne fyt apo ne kraharor.

    Kjo semundje ndyshon pak nga format e tjera te krizave te anktheve (anxiety attacks) sepse zakonisht ataket e panikut kane fillim te menjehershem, te paprovokuar nga ndonje stimul i jashtem dhe e kthejne individin krejt te pamundur nga ana fizike. Gjithashtu, simptomat mendore/emocionale i influencojne pozitivisht simptomat fizike dhe anasjelltas, duke krijuar nje rutine ciklike.

    Zakonisht ata qe kane perjetuar nje sulm paniku ne jeten e tyre ka shume mundesi ta perjetojne perseri. Kur simptomat dhe episodet jane kronike atere diagnoza kthehet ne semundje paniku (panic disorder).

    Krizat e panikut jane ndare ne tre kategori:

    Krize paniku spontane: Kriza vjen pa asnje shenje paralajmeruese, diten apo naten. Nuk ka te beje me aktivitetet qe njeriu eshte duke bere ne ate moment (mund te jete edhe duke fjetur). Nuk ka te beje me ndonje provokim te jashtem apo me ndonje stimul specifik.

    Kriza specifike paniku: Keto kriza provokohen nga ndonje nxitje (stimulus) i frikshem apo traumatik. Pershembull, njerezit qe kane frike te gjenden ne mes te nje grumbulli te madh njerezish apo kur njeriu viziton vende traumatike apo kujton situata trauamtike te se kaluares.

    Kriza paniku te predispozuara nga situata te jashtme: Krizat mund te fillojne ne disa situata apo ambiente te caktuara por jo cdo here qe gjenden ne ato situata apo ambiente. Pershembull, dikush mund te kete nje krize paniku kur eshte duke ngare makinen, edhe pse nuk kane ndonje frike apo ankth nga kjo situate. Gjithashtu, jo cdo here qe vizitohen keto ambiente fillojne krizat.


    Shume njerez qe vuajne nga krizat e panikut tregojne nje frike te papermbajtshme sikur do vdesin ose nje ndjesi cmendurie. Zakonisht, kur njeriu fillon te ndieje shenjat e para te panikut (kur nuk eshte spontan), i erren syte dhe nuk kontrollon gjymtyret (kembet) dhe bie pertoke. Shume here vijne te vete kur trajtohen ne urgjence.

    Reth 2 % e popullates kane perjetuar nje lloj forme te krizes se panikut (ne Shqiperi me duket se quhej "semundja e tokes"...por nuk jam e sigurt).
    Njerezit me frike/ankthe te ndyshme (psh. agorafobi, frika ndaj insekteve apo mikrobeve), perjetojne me shume kriza paniu, sidomos kur vijne ne kontakt me stimulin (nxitjen) e frikes. Kriza te tilla kalojne shpejt kur stimuli i frikes hiqet apo largohet nga pacienti. Kur krizat behen kronike, simptomat behen me te renda dhe si rrjedhim dobesojne jashtezakonisht shume sistemin nervor per disa dite.

    Krizat e panikut zakonisht shfaqen ne moshe te re (20tat) dhe femrat jane 2 here me teper ne rrezik per te shfaqur kriza paniku sesa meshkujt. Zakonisht krizat e panikut konfuzohen me atak zemre gje qe ndikon negativisht ne vete-diagnozen e krizes.

    Trajtimi

    Trajtimet perfshijne ilace dhe forma psikoterapie (cognitive-behavioural therapy), e cila u meson njerezve si te mposhtin mendime negative apo te perballojne anthke/frika te ndyshme.
    Ilacet perfshijne antidepresante (SSRI's, MAOI's), apo ilace anti-anxiety (benzodiazepines; Valium, Ativan, Xanax) perpara se te shfaqet kriza apo ne pritmeri te saje. Kur kriza preventohet me ane te ilaceve atere cikli eshte shume me i lehte per tu thyher dhe nuk shfaqet perseri (sigurisht qe duhet te mbarohet kura e trajtimit).


    Zakonisht, nje kombinim i ilaceve dhe psikoterapise jep shenja te mira (duke i eliminuar fare simptomat apo shfaqjen e krizes, sidomos kur semundja eshte ne stadet e para). Reth 70-90 e njerezve me kriza paniku mund te kurohen ne menyre te sukseshme. Per ata qe marin trajtim ne fazat e para te shfaqjes se semundjes, shumica kurohen krejt duke mos pasur asnje efekt negativ pasi mbarohet kurimi.

    Shkaqet:

    Ka evidence qe krizat e panikut trashegohen (shkaqe gjenetike), por gjithashtu kjo semundje mund te manifestohet edhe ne njerez pa histori familjare te tille.
    Shkaqe te tjera perfshijne strese te ndyshme, menyre mendimi fataliste (njerezit qe behen shume merak per gjera te ndyshme, semundje trupore dhe gjithashtu disa ilace. Shkaqet ekzakte te krizave te panikut ende nuk dihen, por ne studime me kafshet jane identifikuar disa pjese te trurit te cilat behen shume aktive gjate krizave te panikut.

    Gjithshtu, nje semundje fizike (hypoglycemia) eshte gjendur te jete shkaktare per kriza paniku. Ata qe vuajne nga hypoglycemia kane receptore defektive per substancen insulin, gje qe nuk lejon kalimin e sukseshem te sheqerit ne membranen e qelizave. Kur niveli i sheqerit ne gjak ulet shume, truri dergon sinjale alarmi ne qendrat hormonale duke i sinjalizuar te prodhojne adrenaline. Kur prodhohet adrenaline ne sasi te madhe dhe te menjehershme, atere niveli i sheqerit ne tru kthehet ne baza normale, por ne te njejten kohe adrenalina eshte hormone e cila eshte pergjegjese per krizat e panikut. Nje nga trajtimet pa ilace te cilat ndihmojne ne kurim, eshte dieta hypoglicemike.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nausika : 26-03-2006 mė 02:00
    When in Doubt, Act Stupid!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ibiza
    Anėtarėsuar
    03-02-2005
    Postime
    11
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Reth 2 % e popullates kane perjetuar nje lloj forme te krizes se panikut (ne Shqiperi me duket se quhej "semundja e tokes"...por nuk jam e sigurt


    semundja e tokes(quhet epilepsi) dhe ska asnje lidhje me panic attakc
    besoj se ne shqiperis spara njifet kjo semundje

  5. #5
    . Maska e nausika
    Anėtarėsuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    .
    Postime
    775
    Faleminderit
    1
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga ibiza
    Reth 2 % e popullates kane perjetuar nje lloj forme te krizes se panikut (ne Shqiperi me duket se quhej "semundja e tokes"...por nuk jam e sigurt


    semundja e tokes(quhet epilepsi) dhe ska asnje lidhje me panic attakc
    besoj se ne shqiperis spara njifet kjo semundje

    ka shume mundesi, prandaj edhe e thashe me pak ndrojte,

    sa per incidencen e krizave te panikut ne shqiperi, ka shume mundesi qe nuk diagnoz-ohet korrektesisht se raste te tilla duhet te kete.
    When in Doubt, Act Stupid!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,257
    Faleminderit
    0
    9 falenderime nė 9 postime
    Citim Postuar mė parė nga ibiza

    semundja e tokes(quhet epilepsi) dhe ska asnje lidhje me panic attakc
    besoj se ne shqiperis spara njifet kjo semundje
    jo, ne shqiperi thone ke lujt mensh ose te kan hyp xhindet lol

    Stormi si e ke hallin? mos u streso shume, pi sa me pak kafe dhe lere fare ate dreq cigare....
    TBD

  7. #7
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Mosha
    36
    Postime
    6,849
    Faleminderit
    0
    24 falenderime nė 24 postime
    Citim Postuar mė parė nga Larsus
    Stormi si e ke hallin? mos u streso shume, pi sa me pak kafe dhe lere fare ate dreq cigare....
    Larso, as me te pas komshie. lol
    Tamam keto me duket se jane shkaqet per kete pune. Shume cigare dhe shume kafe. Tashi, do mundohemi t'i lejme, po do shofim sa do me lejne ato mu.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-01-2010
    Postime
    3
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    kam vajzen 21 muajsh ne moshen 9 muajsh kishte temperaturen 38 dhe filloi te dridhet dhe syte ju zbardhen u frikesuam shum mbas 10 muajsh u perserit e njejta gje me temperatur 37.5 mbas 10 ditesh po e njejta gje na thon qe eshte semundja femis mund te na jepni nje shpjegim

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,698
    Faleminderit
    106
    126 falenderime nė 91 postime
    Citim Postuar mė parė nga hysadritan Lexo Postimin
    kam vajzen 21 muajsh ne moshen 9 muajsh kishte temperaturen 38 dhe filloi te dridhet dhe syte ju zbardhen u frikesuam shum mbas 10 muajsh u perserit e njejta gje me temperatur 37.5 mbas 10 ditesh po e njejta gje na thon qe eshte semundja femis mund te na jepni nje shpjegim
    nuk eshte se syte zbardhen por kokordhoki i syrit vete ne thellesi , nuk duket , prandaj iu duken syte e bardha
    po e beri prap ikni tek neurologu , apo pediatri, mund te jete krize epilpsie dhe vetem EEG ( ezheja e kokes sic njihet nga populli e jep diagnozen)

    PS fakti qe ju u frikesuat ju bete nje atak paniku me te drejte sigurisht
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-01-2012
    Postime
    1
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Semundja E Tokes

    Citim Postuar mė parė nga ibiza Lexo Postimin
    Reth 2 % e popullates kane perjetuar nje lloj forme te krizes se panikut (ne Shqiperi me duket se quhej "semundja e tokes"...por nuk jam e sigurt


    semundja e tokes(quhet epilepsi) dhe ska asnje lidhje me panic attakc
    besoj se ne shqiperis spara njifet kjo semundje
    A MUND
    TE ME THONI NJE ADRESE SHOQATE PER TE SEMURET ME EPILEPSI
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ram zela : 08-01-2012 mė 18:07

Tema tė Ngjashme

  1. Paniku dhe ankthi
    Nga Albo nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-11-2010, 08:04
  2. Paniku dhe sėmundjet e zemrės. Metodė e re operimi
    Nga Fittox nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-02-2009, 07:04
  3. Kadare: Schwartz, njė pėrēarės fetar
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 118
    Postimi i Fundit: 30-06-2006, 04:09
  4. Studim Rasti - Ju gjeni diagnozen !!!
    Nga J@mes nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 15-08-2005, 22:08
  5. PANIKU dhe PASOJAT
    Nga Brari nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-04-2005, 09:44

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •