Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Atak (Krizė) Paniku

    Atak paniku apo panic attack
    Si shfaqet?
    Cilet jane simptomet?
    Dhe si mund te luftohet kunder kesaj, nqs eshte e mundshme lufta?
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    23-05-2005
    Postime
    301
    Atak paniku (frike) eshte periudhe e nje frike intense, dhe te larte qe zakonisht zgjat jo me shume se 30 min. Simptomat perfshijne dridhje, frymarrje te shpeshte ose me ndalesa, shtrengime ne zemer (palpilation), djeresitje, te vjellura, marrje mendesh, sensacione ne tendinat e muskujve, ndjen sikur mbytesh, lodhje.
    Disa lloje te tjera te atak paniku jane te menjehereshme, dhe shfaqen edhe pse jo te provokuara nga faktore te tjere. shpeshhere kjo karakterizohet si nje cikel ne bashkpunim, ku simptomat mendore rrisin simptomat fizike dhe anasjelltas

    nje person qe do te kete kete atak, patjeter do te shoqerohet nga atake te tjera ne te ardhme. Kjo ndodh per vete frikes se ketij personi se mos i vjen ndonje atak tjeter.

  3. #3
    . Maska e nausika
    Anėtarėsuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    .
    Postime
    774
    Attack (Krize) paniku karakterizohet nje episod alarmi/frike/paniku i cili fillon menjehere dhe mund te zgjate reth gjysem ore. Kur njeriu eshte ne kete faze mund te shfaqe dridhje te trupit te pakontrollueshme, marje fryme, rrahjet e zemret shpejtohen, djersitet, i meren mend dhe poashtu mund te kete ndjesi shtrengese ne fyt apo ne kraharor.

    Kjo semundje ndyshon pak nga format e tjera te krizave te anktheve (anxiety attacks) sepse zakonisht ataket e panikut kane fillim te menjehershem, te paprovokuar nga ndonje stimul i jashtem dhe e kthejne individin krejt te pamundur nga ana fizike. Gjithashtu, simptomat mendore/emocionale i influencojne pozitivisht simptomat fizike dhe anasjelltas, duke krijuar nje rutine ciklike.

    Zakonisht ata qe kane perjetuar nje sulm paniku ne jeten e tyre ka shume mundesi ta perjetojne perseri. Kur simptomat dhe episodet jane kronike atere diagnoza kthehet ne semundje paniku (panic disorder).

    Krizat e panikut jane ndare ne tre kategori:

    Krize paniku spontane: Kriza vjen pa asnje shenje paralajmeruese, diten apo naten. Nuk ka te beje me aktivitetet qe njeriu eshte duke bere ne ate moment (mund te jete edhe duke fjetur). Nuk ka te beje me ndonje provokim te jashtem apo me ndonje stimul specifik.

    Kriza specifike paniku: Keto kriza provokohen nga ndonje nxitje (stimulus) i frikshem apo traumatik. Pershembull, njerezit qe kane frike te gjenden ne mes te nje grumbulli te madh njerezish apo kur njeriu viziton vende traumatike apo kujton situata trauamtike te se kaluares.

    Kriza paniku te predispozuara nga situata te jashtme: Krizat mund te fillojne ne disa situata apo ambiente te caktuara por jo cdo here qe gjenden ne ato situata apo ambiente. Pershembull, dikush mund te kete nje krize paniku kur eshte duke ngare makinen, edhe pse nuk kane ndonje frike apo ankth nga kjo situate. Gjithashtu, jo cdo here qe vizitohen keto ambiente fillojne krizat.


    Shume njerez qe vuajne nga krizat e panikut tregojne nje frike te papermbajtshme sikur do vdesin ose nje ndjesi cmendurie. Zakonisht, kur njeriu fillon te ndieje shenjat e para te panikut (kur nuk eshte spontan), i erren syte dhe nuk kontrollon gjymtyret (kembet) dhe bie pertoke. Shume here vijne te vete kur trajtohen ne urgjence.

    Reth 2 % e popullates kane perjetuar nje lloj forme te krizes se panikut (ne Shqiperi me duket se quhej "semundja e tokes"...por nuk jam e sigurt).
    Njerezit me frike/ankthe te ndyshme (psh. agorafobi, frika ndaj insekteve apo mikrobeve), perjetojne me shume kriza paniu, sidomos kur vijne ne kontakt me stimulin (nxitjen) e frikes. Kriza te tilla kalojne shpejt kur stimuli i frikes hiqet apo largohet nga pacienti. Kur krizat behen kronike, simptomat behen me te renda dhe si rrjedhim dobesojne jashtezakonisht shume sistemin nervor per disa dite.

    Krizat e panikut zakonisht shfaqen ne moshe te re (20tat) dhe femrat jane 2 here me teper ne rrezik per te shfaqur kriza paniku sesa meshkujt. Zakonisht krizat e panikut konfuzohen me atak zemre gje qe ndikon negativisht ne vete-diagnozen e krizes.

    Trajtimi

    Trajtimet perfshijne ilace dhe forma psikoterapie (cognitive-behavioural therapy), e cila u meson njerezve si te mposhtin mendime negative apo te perballojne anthke/frika te ndyshme.
    Ilacet perfshijne antidepresante (SSRI's, MAOI's), apo ilace anti-anxiety (benzodiazepines; Valium, Ativan, Xanax) perpara se te shfaqet kriza apo ne pritmeri te saje. Kur kriza preventohet me ane te ilaceve atere cikli eshte shume me i lehte per tu thyher dhe nuk shfaqet perseri (sigurisht qe duhet te mbarohet kura e trajtimit).


    Zakonisht, nje kombinim i ilaceve dhe psikoterapise jep shenja te mira (duke i eliminuar fare simptomat apo shfaqjen e krizes, sidomos kur semundja eshte ne stadet e para). Reth 70-90 e njerezve me kriza paniku mund te kurohen ne menyre te sukseshme. Per ata qe marin trajtim ne fazat e para te shfaqjes se semundjes, shumica kurohen krejt duke mos pasur asnje efekt negativ pasi mbarohet kurimi.

    Shkaqet:

    Ka evidence qe krizat e panikut trashegohen (shkaqe gjenetike), por gjithashtu kjo semundje mund te manifestohet edhe ne njerez pa histori familjare te tille.
    Shkaqe te tjera perfshijne strese te ndyshme, menyre mendimi fataliste (njerezit qe behen shume merak per gjera te ndyshme, semundje trupore dhe gjithashtu disa ilace. Shkaqet ekzakte te krizave te panikut ende nuk dihen, por ne studime me kafshet jane identifikuar disa pjese te trurit te cilat behen shume aktive gjate krizave te panikut.

    Gjithshtu, nje semundje fizike (hypoglycemia) eshte gjendur te jete shkaktare per kriza paniku. Ata qe vuajne nga hypoglycemia kane receptore defektive per substancen insulin, gje qe nuk lejon kalimin e sukseshem te sheqerit ne membranen e qelizave. Kur niveli i sheqerit ne gjak ulet shume, truri dergon sinjale alarmi ne qendrat hormonale duke i sinjalizuar te prodhojne adrenaline. Kur prodhohet adrenaline ne sasi te madhe dhe te menjehershme, atere niveli i sheqerit ne tru kthehet ne baza normale, por ne te njejten kohe adrenalina eshte hormone e cila eshte pergjegjese per krizat e panikut. Nje nga trajtimet pa ilace te cilat ndihmojne ne kurim, eshte dieta hypoglicemike.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nausika : 26-03-2006 mė 02:00
    When in Doubt, Act Stupid!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ibiza
    Anėtarėsuar
    03-02-2005
    Postime
    11
    Reth 2 % e popullates kane perjetuar nje lloj forme te krizes se panikut (ne Shqiperi me duket se quhej "semundja e tokes"...por nuk jam e sigurt


    semundja e tokes(quhet epilepsi) dhe ska asnje lidhje me panic attakc
    besoj se ne shqiperis spara njifet kjo semundje

  5. #5
    . Maska e nausika
    Anėtarėsuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    .
    Postime
    774
    Citim Postuar mė parė nga ibiza
    Reth 2 % e popullates kane perjetuar nje lloj forme te krizes se panikut (ne Shqiperi me duket se quhej "semundja e tokes"...por nuk jam e sigurt


    semundja e tokes(quhet epilepsi) dhe ska asnje lidhje me panic attakc
    besoj se ne shqiperis spara njifet kjo semundje

    ka shume mundesi, prandaj edhe e thashe me pak ndrojte,

    sa per incidencen e krizave te panikut ne shqiperi, ka shume mundesi qe nuk diagnoz-ohet korrektesisht se raste te tilla duhet te kete.
    When in Doubt, Act Stupid!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Citim Postuar mė parė nga ibiza

    semundja e tokes(quhet epilepsi) dhe ska asnje lidhje me panic attakc
    besoj se ne shqiperis spara njifet kjo semundje
    jo, ne shqiperi thone ke lujt mensh ose te kan hyp xhindet lol

    Stormi si e ke hallin? mos u streso shume, pi sa me pak kafe dhe lere fare ate dreq cigare....
    TBD

  7. #7
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar mė parė nga Larsus
    Stormi si e ke hallin? mos u streso shume, pi sa me pak kafe dhe lere fare ate dreq cigare....
    Larso, as me te pas komshie. lol
    Tamam keto me duket se jane shkaqet per kete pune. Shume cigare dhe shume kafe. Tashi, do mundohemi t'i lejme, po do shofim sa do me lejne ato mu.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-01-2010
    Postime
    3
    kam vajzen 21 muajsh ne moshen 9 muajsh kishte temperaturen 38 dhe filloi te dridhet dhe syte ju zbardhen u frikesuam shum mbas 10 muajsh u perserit e njejta gje me temperatur 37.5 mbas 10 ditesh po e njejta gje na thon qe eshte semundja femis mund te na jepni nje shpjegim

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    Citim Postuar mė parė nga hysadritan Lexo Postimin
    kam vajzen 21 muajsh ne moshen 9 muajsh kishte temperaturen 38 dhe filloi te dridhet dhe syte ju zbardhen u frikesuam shum mbas 10 muajsh u perserit e njejta gje me temperatur 37.5 mbas 10 ditesh po e njejta gje na thon qe eshte semundja femis mund te na jepni nje shpjegim
    nuk eshte se syte zbardhen por kokordhoki i syrit vete ne thellesi , nuk duket , prandaj iu duken syte e bardha
    po e beri prap ikni tek neurologu , apo pediatri, mund te jete krize epilpsie dhe vetem EEG ( ezheja e kokes sic njihet nga populli e jep diagnozen)

    PS fakti qe ju u frikesuat ju bete nje atak paniku me te drejte sigurisht
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-01-2012
    Postime
    1

    Semundja E Tokes

    Citim Postuar mė parė nga ibiza Lexo Postimin
    Reth 2 % e popullates kane perjetuar nje lloj forme te krizes se panikut (ne Shqiperi me duket se quhej "semundja e tokes"...por nuk jam e sigurt


    semundja e tokes(quhet epilepsi) dhe ska asnje lidhje me panic attakc
    besoj se ne shqiperis spara njifet kjo semundje
    A MUND
    TE ME THONI NJE ADRESE SHOQATE PER TE SEMURET ME EPILEPSI
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ram zela : 08-01-2012 mė 18:07

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Atak (Krizė) Paniku

    Ju qė keni fobi fluturimet, ē’duhet tė bėni nėse pėrballeni me gjendje ankthi nė aeroplan

    Pėr disa njerėz, fluturimet s’janė fare problem, por s’mund tė themi tė njėjtėn gjė pėr pjesėn tjetėr

    Ka njerėz tė cilėt pėrjetojnė gjendje ankthi sa herė i duhet tė udhėtojnė me aeroplan. Mendimet e kėqija, frika, etj, bėjnė qė shpesh gjatė fluturimit tė pėrballeni me atakė paniku.


    Ē’mund tė bėsh nė ato momente kur e di me siguri qė nuk ke nga t’ia mbathėsh?

    1. Fokusohuni tek ushtrimi i frymėmarrjes

    Njerėzit qė kalojnė gjendje ankthi zakonisht nuk marrin frymė thellė direkt nga diafragma, gjė qė sjell probleme me frymėmarrjen dhe rrit nivelin e ankthit. Ekspertėt rekomandojnė tė merrni frymė me hundė pėr 4-5 sekonda dhe ta nxirrni pėrmes gojės pėr 6 sekonda tė tjera. Gjatė kėsaj kohe vendoseni dorėn nė stomak pėr ta ndjerė frymėn tuaj. Pėrsėriteni disa herė.

    2. Pėrdorni ujė tė ftohtė

    Nė situata paniku pėrdorni ujin e ftohtė “pėr tė shokuar sistemin nervor”. Do t’ju ngadalėsohen rrahjet e shpeshta tė zemrės dhe do tė ndiheni mė tė relaksuar fizikisht. Kėrkojini dikujt ujė tė ftohtė, mbajeni shishen nė duar dhe herė pas here vendoseni nė qafėn tuaj pėr t’u qetėsuar, shkruan Huffington Post.

    3. Fokusoje vėmendjen tek gjėrat pėrreth
    Mos e mbani mendjen tek frika dhe tek mendimet qė s’po ju bėjnė tė ndiheni mirė. Fokusohuni tek frymėmarrja juaj, tek stjuardesa, tek njerėzit pėrreth apo tek personi qė keni nė krahė. Do t’ju ndihmojė tė shpėrqendroheni, citon Anabel.

    4. Pyesni njė mjek pėr ilaēet e mundshme

    Atakėt e panikut janė tė paparashikueshme, por nėse kėto episode ndodhin shpesh e mira ėshtė tė konsultoheni me njė mjek. Shumė njerėz e kanė tė pamundur tė shmangin fluturimet, prandaj duhet tė gjejnė njė mėnyrė pėr ta zgjidhur kėtė. Me recetėn e doktorit mund tė merrni ilaēe pėr ankthin ose thjesht ta mbani nė duar pėr ēdo rast tė papritur.

    5. Kapuni pas diēkaje qė ju relakson
    Para udhėtimit mendoni pak pėr gjėra qė do t’ju bėnin tė ndiheshit mirė nėse papritur do tė pėrjetonit njė atak paniku. Mos harroni kufjet, njė film, apo librin e preferuar. Pastaj fillo mendo pėr qejfin dhe gjėrat e bukura qė do tė ndodhin menjėherė sapo tė zbresėsh nga ai aeroplan.


    / Telegrafi / Metro

    https://gazetametro.net/ju-qe-keni-f...i-ne-aeroplan/

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Atak (Krizė) Paniku

    Ankthi dhe paniku – Cilat janė zgjidhjet qė duhen

    Njė sulm paniku vjen papritur dhe tė godet nė qelizė. Trupi pėrpiqet ta luftojė por pa sukses.

    Sulmi i panikut mund tė ndodhė edhe kur je nė gjumė, pa asnjė arsye nė dukje tė vlefshme. Ndiheni tė pashpresė, tė humbur dhe mendja ju duket sikur do tė ikė. Mė poshtė do tė zbuloni shenjat qė tregojnė se do tė kaploheni nga njė sulm paniku.

    Shtrėngim nė kraharor

    Ndjesia e adrenalinės shton rrahjet e zemrės. Nė raste tė tilla, pėrjetohet njė shtrėngim dhe dhimbje nė kraharor dhe vėshtirėsi tė mėdha nė frymėmarrje.

    Ndjesia e mbytjes

    Fyti ngushtohet dhe pėrtypja duket e pamundur. Nė disa raste, sulmi i panikut shoqėrohet me tė pėrziera dhe tė vjella. Kėto ndjesi e bėjnė frymėmarrjen tė vėshtirė.

    Frika e fortė

    Nė kėtė rast nuk po flasim pėr frikėrat e pėrgjithshme qė na vėshtirėsojnė ditėn, qė ndonėse janė tė pabazuara nuk na bėjnė tė ndihemi sikur jemi buzė greminės.

    Nė rastet e njė sulmi paniku, pėrjetoni ndjesinė qė diēka vėrtetė e tmerrshme do tė tė ndodhė ose do tė vdesėsh.

    Pavarėsisht se nė rrethana normale, e di qė kjo nuk ėshtė e vėrtetė, terrori qė ndien nė rastet e njė sulmi paniku, tė pushton nė mėnyrė tė frikshme.

    Marramendje

    Nė rastet e njė sulmi paniku, bota tė vjen rrotull, ose tė duket sikur po lundron nė hapėsirė pa kurrfarė kontakti me ambientin qė tė rrethon.

    Djersitje dhe ethe

    Kjo ėshtė njė nga shenjat mė klasike tė ankthit dhe tė sulmit tė panikut. Mund tė pėrjetoni djersitje nė pėllėmbėt e duarve por edhe nė krahė, sqetulla e zona tė tjera. Pėr mė tepėr, mund tė keni edhe ethe.

    Dridhje dhe therje

    Nė rastet e njė sulmi tė tillė tė dridhet i gjithė trupi. Gjaku rrugėton drejt zemrės dhe muskujve ndėrsa pėrjetoni ndjesinė e therjes ose mpirjes nė gishtat e duarve dhe tė kėmbėve.

    Kohėzgjatja e njė sulmi paniku

    Njė sulm paniku godet menjėherė dhe arrin kulmin 10 minuta pas shfaqjes sė simptomės sė parė. Rrallėherė ndodh qė sulme tė tilla tė zgjasin mė shumė se njė orė.

    Nė shumė raste ato zgjasin 20-30 minuta, por kohėzgjatja nuk ėshtė standarde.

    Sulm nė zemėr?

    Simptomat janė tė ngjashme: Dhimbje kraharori, vėshtirėsi nė frymėmarrje, marramendje, djersitje dhe ndjesia e tė mos paturit gjėrat nėn kontroll.

    Nėse ėshtė hera e parė qė pėrjetoni diēka tė tillė, dhe nėse familjarėt tuaj kanė pasur probleme me zemrėn, ju rekomandojmė tė shkoni menjėherė nė urgjencė.

    Koha pėr mjekun

    Nėse keni pėrjetuar njė ose dy sulme tė tilla, ndoshta nuk keni nevojė tė shqetėsoheni.

    Por nėse sulme tė tilla ju ndodhin shpesh, atėherė duhet tė takoheni me mjekun pėr tė kuptuar shkaktarėt e sulmeve dhe mėnyrat e menaxhimit tė tyre.

    Vetėm mjeku mundet tė dallojė nėse bėhet fjalė pėr njė sulm paniku apo probleme mė tė thella me zemrėn.

    Shkaktarėt

    Sulmi i panikut shpesh ka lidhje me stresin ose me njė problem fizik. Njė prej tyre ėshtė tiroidja e cila prodhon mė shumė hormone.

    Mund tė bėhet fjalė edhe pėr nivele tė ulėta tė sheqerit nė gjak, nivele tė larta tė kafeinės ose pėrdorimi i amfitaminės, kokainės, drogave tė tjera ose alkolit.

    Ērregullimet e panikut

    Nėse jeni tė shėndetshėm por sėrish vuani nga ky problem, atėherė mund tė jeni duke u pėrballur me njė ērregullim paniku. Ky ērregullim kėrkon ndryshime tė rutinės suaj.

    Zgjidhja

    Hapi i parė ėshtė qė tė kuptoni se ēfarė po ndodh. Nėse bėheni tė vetėdijshėm qė sulmi nuk do tė shkaktojė probleme, do tė zgjasė pak minuta dhe u ndodh edhe tė tjerėve, do tė jeni mė pak tė shqetėsuar.

    Terapitė dhe medikamentet nė disa raste mund tė ofrojnė shpėtim.

    Marrėdhėniet njerėzore

    Ankthi lulėzon nga vetmia. Takohuni, flisni dhe rrini me miq dhe tė afėrm.

    Nėse nuk keni tė tillė, pėrpiquni tė bėheni pjesė e klubeve tė ndryshme, aktiviteteve ku mund tė takoni njerėz me interesa tė pėrbashkėta me tė cilėt mund tė krijoni marrėdhėnie tė mira shoqėrore.

    Gjumi

    Pėrpiquni tė flini 7-9 orė nė ditė. Mbajeni dhomėn e gjumit tė freskėt, nė errėsirė dhe larg zhurmave.

    Mos shikoni televizor, kompjuter apo telefon pėrpara se tė flini gjumė.

    Krijoni njė rutinė gjumi gjatė gjithė javės, edhe nė fundjavė.

    Aktiviteti fizik

    Kryeni tė paktėn 30 minuta aktivitet fizik nė ditė. Do tė ndiheni mė pak tė stresuar dhe gjasat e njė sulmi paniku do tė pėrgjysmohen.

    Ecni, vraponi, notoni, kėrceni, alternativat janė tė panumėrta.

    Shmangni duhanin, kafeinėn dhe alkolin.

    Kėto janė shkaktarė tė njė sulmi paniku, por edhe mund ta pėrkeqėsojnė atė. Medikamente si ato kundėr alergjive, tė ftohtit ose ato dietike kanė njė efekt tė ngjashėm.

    Konsultohuni me mjekun nėse keni nevojė tė ndryshoni diēka nė rutinėn tuaj.

    Qetėsimi

    Meditimi dhe vetėkontrollo ndihmojnė nė qetėsimin tuaj. Merrni frymė thellė dhe nė formė tė kontrolluar qė tė qetėsoheni qė nė fillim tė shfaqjes sė simptomave tė sulmit.


    * Ky informacion ka pėr qėllim tė plotėsojė, tė mos zėvendėsojė kėshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shėndetėsor dhe nuk ka pėr qėllim tė mbulojė tė gjitha pėrdorimet e mundshme, masat paraprake, ndėrveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund tė mos i pėrshtatet rrethanave tuaja specifike shėndetėsore.


    Gazeta Express

    https://www.gazetaexpress.com/ankthi...hjet-qe-duhen/

Tema tė Ngjashme

  1. Paniku dhe ankthi
    Nga Albo nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-01-2023, 19:04
  2. Paniku dhe sėmundjet e zemrės. Metodė e re operimi
    Nga Fittox nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-02-2009, 07:04
  3. Kadare: Schwartz, njė pėrēarės fetar
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 118
    Postimi i Fundit: 30-06-2006, 03:09
  4. Studim Rasti - Ju gjeni diagnozen !!!
    Nga J@mes nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 15-08-2005, 21:08
  5. PANIKU dhe PASOJAT
    Nga Brari nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-04-2005, 08:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •