------------------------------------------
Te gjithe shqiptaret e Italise qe kane bere kerkesen per te rinovuar lejen e qendrimit mund te shkojne ne Shqiperi ne periudhen 15 mars 2006 - 15 maj 2006.
Ministria e Brendshme Italiane me nje qarkore ka bere te mundur kthimin e te huajve ne vendet e tyre per Pashkėt me kusht qe:
- Dalja dhe rihyrja te behen ne te njejten pike kalimi kufitare;
- Udhetimi te mos kete tranzit ne vende te tjera Schengen;
- Ne kufi paraqiten pasaporta ose dokument identiteti i barazvlefshem, vertetimi i kerkeses per rinovim (cedolino) dhe nje kopje te lejeqendrimit te vjeter.
Per me shume shikoni dokumentin e bashkengjitur.
------------------------------------------
Krijoni Kontakt