Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Sofia Loren

  1. #1

    Burrat, te zhveshur para syrit te nje dive - Interviste e Sofia Loren


    Sofia Loren, 68 vjec, te cilat sapo i mbushi me 20 shtator, e shenjes se Virgjereshes, fituese e cmimit Oskar dhe legjende e gjalle e kinemase, e ruan te paprekur terheqjen dhe elegancen, stilin magjepes, pervec bukurise sigurisht, me ane te se ciles iu imponua botes ne nje karriere, qe te pakten deri me sot, nuk e ka arritur asnje aktore tjeter italiane. Ajo ka terhequr dhe magjepsur miliona shikues te brezave te ndryshem si dhe ka ushqyer endrra dhe turbullime mashkullore. Ne kete interviste, ajo kalon ne reviste (me gjykime, kujtime dhe batuta) burrat me te rendesishem te jetes se saj.

    Emri i pare qe te vjen nder mend eshte sigurisht Karlo Ponti.

    Nuk ka asnje dyshim. Por, per te folur per te do me duhej nje liber dhe jo nje interviste. Une kam lindur me te: ai me zbuloi kur une isha vetem 15 vjec. Ishte njeriu i pare qe me ndihmoi kur isha ende nje vajze e vogel, e pamesuar me jeten. Dashuria per te lindi kur une u rrita. Shkurt, Karlo eshte burri i jetes sime.

    Dy epitete, vetem dy, per ta cilesuar.

    I zgjuar. I pasur ne humor.

    Menjehere me pas deshiroj t'ju pyes per Keri Grantin. Po bej nje hyrje: eshte folur shume per kete "lidhje", por gjithnje sipas thashethemeve te Hollivudit, mos valle Grant ishte homoseksual?

    Kete nuk e di. Mes nesh kishte 33 vjet diference moshe. Dhe kur e njoha ne xhirimet e filmit "Krenari dhe pasion", Keri ishte nje aktor i njohur tashme, nje div i famshem... Nuk di te them nese kishte patur pervoja te atij lloji me pare.

    Si mund te perkufizohet marredhenia juaj?

    Miqesi e sinqerte dhe vleresim i ndersjellte. Une isha 22 vjec, jetoja nje periudhe pasigurie me Pontin, i cili ishte i martuar, me dy femije dhe ndodhesha nen trysnine e lekundjeve karakteristike qe shkaktojne keto lloj marredheniesh, po ose jo, ndarje ose jo...

    Tundim ndoshta?

    Dyshime dhe konflikte. Sepse une jam natyre qe i ndaj gjerat. Le te themi se me Grantin ishte nje marredhenie e bukur, kjo edhe ne fushen e punes. Ai me ndihmonte shume, vecanerisht ne anglishten time te pasigurt.

    Me pak fjale, si do te shpreheshit per Grantin?

    Jashtezakonisht elegant dhe shakaxhi. Ishte mjeshter i dredhise, e njihte mire mjedisin dhe zgjidhte gjithnje filmin qe i pershtatej.

    Le te kthehemi prapa, ne takimin e pare me kinemane. Me Alberto Lattuadan.

    Lattuada dhe Federiko Felini po xhironin filmin "Dritat e varietese" me Karla del Poxhion. Une bera ate qe ne ate periudhe quhej "perdredhje": nje balerine qe zbriste shkallet. Ne fillim isha (dhe jam ende) e ndrojtur. Zakonisht strukesha ne nje qoshe, sepse gjendjet e reja per mua perbejne gjithnje nje sfilitje psikologjike. Me Lattuadan bera edhe nje tjeter "perdredhje": si kamariere ne nje klub nate, tek "Anna". Protagoniste ishin Silvana Mangano, e cila kercente mambon, Vitorio Gasman...

    Cila ishte pershtypja juaj?

    Gjate xhirimit te filmit, Gasman me kalonte prane fluturimthi dhe me thoshte: "Kur do te takohemi, vogelushe?". Ishte terheqes, por ne nuk u takuam asnjehere jashte sheshit te xhirimit. Prapa kuintave, protagoniste ishte nena ime, nje grua e gjalle dhe paksa e cuditshme. Une isha e vogel dhe ajo me shoqeronte ngado. Gjate pushimeve, ajo improvizonte pjese muzikore ne piano, me kujtohet nje pjesez nga Listi. Felini cmendej pas saj. Une zakonisht hiqesha menjane.

    Dhe ja ku vijme tek nje personazh kyc i jetes suaj, Vitorio De Sika.

    Nuk kam takuar kurre dhe besoj se nuk do te takoj ndonjehere burre me te jashtezakonshem ne fushen e kinemase. Ai ishte nje mjeshter i vertete. Punuam njezet vjet se bashku. Ai me thoshte: mos merr mesime, mos bej budallalleqe, ti ke talent dhe je aq spontane sa mjafton te jesh vetvetja. Me te, deri tek xhirimet e "Arit te Napolit", gjithcka me thjeshtezohej.

    De Sika me dy fjale?

    I nderlikuar, i thelle. Na mjaftonte nje shikim per t'u marre vesh me njeri- tjetrin.

    Me De Siken ju arritet suksesin me te madh, Oskarin me "Cocaren", sipas librit te Alberto Moravise dhe me skenar te Cezare Zavattinit.

    Zavattini nuk me kujtohet mire. Edhe me Moravine jam takuar rralle: ai ishte i ndrojtur dhe fliste pak. Me kujtohet shikimi i tij: nuk mund ta perballoje, te krijohej pershtypja se syte e tij kerkonin te te lexonin shpirtin.

    Le te kthehemi tek nje tjeter emer i rendesishem, Marcelo Mastroiani.

    Marcelo ose ndryshe miku im i perjetshem. Me te dhe me De Siken formonim nje treshe te persosur. Eshte burri qe e kam ndjere prane ne castet me te bukura. I bute, i ndjeshem, i kendshem. I paharrueshem. U takuam ne nje film te Blasettit, "Sa keq qe eshte nje qelbesire", me skenar te Suzo Ceki D'Amikos dhe menjehere mes nesh lindi nje terheqje e ndersjellte. Ne plotesonim njeri- tjetrin ne nje shkrirje e natyrshme dhe spontane.

    Me flisni pak per Etore Skolan: me te regjizor dhe Mastroianin aktor, ju keni xhiruar nje nga filmat me te suksesshem te historise suaj artistike "Nje dite e vecante".

    Skola. Nje njeri i rrepte, shume i rrepte. Nje regjisor i zoti, i kujdesshem ndaj hollesirave. Nje nder me te miret.

    Po regjisoret e medhenj dhe te famshem te huaj, Stenli Kramer per shembull?

    Nje njeri i forte, kerkues: me te xhirova nje film shume te lodhshem, gjashte muaj ne Spanje. Me kujtohet nje top i madh i transportuar nga nje lugine ne tjetren, nje tmerr i vertete. Me skena masive. Por, per fat aty ishte Frenk Sinatra.

    Dhe si shkoi?

    Une doja qe ta beja te kendonte gjithnje, por ai nuk para kishte qejf. Nuk kendonte kurre. Vetem hera heres ne mbremje, nese pinte pak dhe vinte ne qejf. Nje femije i vertete. Kur ktheheshim ne hotel, shakaja e tij e parapelqyer ishte t'u nderronte vendin kepuceve qe klientet i linin para deres, sic ishte zakoni ne ate kohe.

    Po Carli Caplin?

    Nje kollone e vertete. Me drejtonte sikur te ishte Abado. Pothuajse sikur kishte te bente me nje instrument. Ishte jashtezakonisht i ndjeshem: me bisht te syrit ai studionte dhe pergjonte reagimet e mia emotive. Nje virtuoz i vertete.

    Robert Altman?

    Kur xhiron me te, harron qe je duke punuar. Kjo sepse ai vendos pesembedhjete telekamera nga te gjitha anet dhe te gjithe aktoret kane mikrofona. Ne kete menyre nuk ke shqetesimin e telekameres qe po te xhiron, nuk e sheh kurre. Gjithcka vjen natyrshem. Eshte nje stil regjisorial qe me pelqen shume, une do ua keshilloja edhe te rinjve.

    Se fundi desheroj t'ju pyes per djemte tuaj.

    Jane si yje!

    Me thoni dicka me shume. Per shembull per Edoardon me te cilin sapo keni luajtur ne filmin e tij te pare "Zemra te huaja".

    Po. Ne cakun e pare m'u duk se me ra tavani ne koke. Mendova: e kam mbajtur nente muaj ne bark dhe ja tek qendron tani perpara meje duke me drejtuar i sigurt. Ai eshte miku im me i shtrenjte, burri qe do me mbroje...

    Por edhe ju me pervojen tuaj, ne fillimet e tij e keni mbrojtur dhe jeni kujdesur per te?

    Jo. Ai nuk ka nevoje per keshilla. E ka tashme nje pervoje te tijen. Edoardo e ka dashur gjithnje kinemane: ai ka ditur qe te thithe dicka nga te gjithe. Filmi eshte elegant, i veshtire. Sigurisht qe nuk eshte ndonje film qe del per Krishtlindje, me fjale te ndyra dhe vulgaritete... Por jam e bindur qe do te pelqehet.

    Po Karlo i riu?

    Ai eshte dirigjent ne Los Anxhelos dhe gjate veres punon me nje orkester tjeter ne Moske. Ai studion shume dhe dirigjon pa partitura.

    Dallimet mes djemve tuaj?

    Edoardo di te bjere me sy, eshte me i futur. Karlo i riu eshte me i ndjeshem, i pelqen muzika, eshte zemergjere, por i ndrojtur. Ai me ngjan me shume. Por qe te dy jane te respektueshem dhe te edukuar. Djem per se mbari.

    Nje pyetje ne lidhje me burrat ne pergjithesi. C'ndryshim ka mes italianeve dhe amerikaneve?

    Me pelqejne ata qe flasin gjuhen time. Kjo sepse ndjehem si ne shtepine time.

    Por per ju, Sofia Loren, qe keni qene gjithnje e deshirueshme per burrat e gjithe botes, cfare do te thote te shoqerohesh gjate gjithe jetes nga kjo ndjesi?

    Nuk e ve re, nuk eshte e rendesishme. Edhe pse, sipas menyres sime, kjo loje me pelqen: te deshiroj dhe te ndjehem e deshiruar. Por thjesht per zbavitje.

    Cfare nuk duroni dot?

    Vulgaritetin. Merzine. Por edhe mungesen e respektit per te tjeret dhe per veten.

    Dhe cfare ju pelqen?

    Ana pozitive e gjerave. Thjeshtesia.

    Ju ka ndodhur te keni dashur te terhiqni nje burre, ta fitoni ate? Ose me thjesht, a keni patur ndonje enderr te pamundur?

    Jo. Por ndoshta ne kete reviste duhet gjendur nje vend per Bill Klintonin. E kam njohur mire, pasi e kam takuar tre- kater here ne Shtepine e Bardhe kur ai ishte president. Tani vone me ftoi per darke mjeku im. Klintoni banon diku aty afer dhe pasi e mori vesh per darken, erdhi. Mes miqsh eshte vertet terheqes, shume i kendshem.

    Dhe...?

    Dhe asgje! Eshte i thjeshte, simpatik, me te gjitha te mirat dhe te keqijat e burrave qe te vijne rrotull.

    Sofia, ju dini t'i beni bisht, e pranoj, me elegance, kur bie fjala per marredheniet dashurore, sentimentale. Po ju pyes haptazi: me De Siken dhe Mastroianin, duke patur parasysh edhe fjalet tuaja te ndjera, a ka patur caste dashurie, intimiteti?

    Desheroj ta perseris se baza e jetes sime dashurore ka qene takimi me Karlo Pontin. Ju thoni De Sika? Po jo, nuk me ka shkuar ndonjehere ne mend. Ai mund te ishte im ate, une e konsideroja si nje baba.

    Po kembengul, po me Mastroianin?

    O Zot sa kerkoni te dini! Le te themi me mire lojera. Caste te kendshme, nje bashkefajesi e pafajshme mes dy njerezish qe e pelqyen njeri- tjetrin qe ne fillim dhe vazhduan ta pelqejne gjate gjithe jetes.

    Marre nga revista Klan

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Sofia Loren

    Sofia Loren: “Historia ime filloi nė Cinecittą”

    Tė gjithė e dine, qė Sofia Loren ėshtė aktorja italiane mė e njohur nė botė. Ka fituar dy ēmime Oskar dhe nė moshėn 71 vjeēare e palodhur dhe tepėr rrezatuese vazhdon tė xhiroj filma dhe kėrkohet gjithandej si dėshmitare dhe e ftuar e zhvillimeve tė rėndėsishme. Por, janė tė paktė ata persona qė e dinė se diva ka gatuar njė pjatė me makarona, sė bashku me Maresciallo Tito, duke marrė si dhuratė topin e Joe Di Maggio, letra nga presidentėt e ndryshėm amerikanė dhe ēelėsat e shtatė qyteteve nga Pozzuoli nė Chicago. Qė nga 7 prilli, Roma do tė nderoj Sofia (ose Sophia, sipas Hollywood) me njė shfaqje tė zhvilluar nė Vittoriano. Titullohet Scicolone Lazzaro Loren dhe paraqet tre fazat e aventurės humanee profesionale tė aktores duke u mbėshtetur tek kujtimet, ēmimet, letrat, veshjet e skenės dhe tė mbrėmjeve, bizhuteritė deri edhe diskun “De jour en jour” e inēizuar nė Francė, nė vitet shtatėdhjetė. Tė zgjedhur nga vet diva, Vincenzo Mollica dhe Alessandro Nicosia, do tė qėndrojnė nė dispozicion tė publikut, falas deri nė 7 maj. Mė pas do tė transferohen nė New York, Buenos Aires, Toronto, ėshtė kėrkuar edhe nga muzeumet mė tė mėdhenj, nė tė gjthė botėn. Simboli i Italisė, prej gjysmė shekulli ėshtė dėshmitarja e njė karriere tė pėrbėrė nga talenti, sakrifica, qė sot suksesin e ka nė dorė. Cilėt kanė qenė kriteret e pėrzgjedhjes sė materialeve? Kam bashkuar objektet, qė mė kujtojnė momente tė rėndėsishme, tė historisė sime si aktore dhe nė jetėn time private. Sukseset, ankthet, zhgėnjimet…. A ka diēka qė i mungon karrierės suaj? Jo. Jam njė grua me tė vėrtetė me fat. Nga jeta kam pasur gjithēka dhe mė shumė. Dhe nuk e di, nėse e meritoj me tė vėrtetė kėtė fat. Historia ime ėshtė njė pėrrallė, e cila ka filluar kur kam ardhur nė Romė nga Pozzuoli, sė bashku me mamanė time Romilda. Nuk arrija tė pėrfytyroja tė ardhmen dhe mendoja: pėrse jam unė kėtu? Kush ua ka hapur rrugėn e karrierės? Fati, talenti, dėshira pėr tė bėrė gjithēka. Por, mė tė rėndėsishme janė takimet me personat e duhur. Mund tė na i pėrmendni emrat e kėtyre personave? Mbi tė gjitha, bashkėshorti im Carlo. Midis tė tjerėve mė pėlqen tė rendis nė vendin e parė De Sica e Mastroiannin, me tė cilėt kam ndarė njė udhė tė gjatė njėzetvjeēare. Ēfarė ju shtynte tė ndiqnit suksesin e kinemasė? Kurajo, drejtimi, dėshira pėr tė pėrmirėsuar gjėrat dhe tė dilja nga anonimati. Nga Pozzuoli nė Romė, aktore kinemaje; kjo ishte ėndrra ime, qė kisha kur isha nė moshė tė vogėl. Dėshira pėr tė fituar para, ka pasur interesin tuaj? Nė shtėpi, paratė ishin tė pakta dhe nė kohėn e pas luftės, Italia vdiste nga uria. Por, nuk kam pasur dėshirėn e parave tė shumta. Forcėn pėr tė luftuar ma ka dhėnė dėshira pėr t’u pėrmirėsuar, e cila mė shoqėron edhe sot. Nė ēfarė drejtimi dėshironi tė pėrmirėsoheni? Nė gjithēka. Nė karrierė, nė mardhėniet me fėmijėt e mi Carlo e Edoardo. Nė aftėsinė e tė reaguarit, siē themi nė Napoli. Nuk mendoni se kinemaja e sotme ėshtė shumė ndryshe nga ajo qė ju keni filluar? Sot, mbizotėron kinemja me baza tė forta dhune dhe efekte speciale. Por, nėse Zoti dėshiron, bėhen akoma filma tė sinqertė dhe tė thjeshtė, qė tregojnė jetėn e ēdo dite. Duke jetuar midis Ginevės e Kalifornisė, kinemanė italiane e shoh pak, por qė e dėshiroj shumė. Ėshtė e vėrtetė qė interpretoni rolin e nėnės suaj Romilda? Po, nė njė film pėr Mediaset, i frymėzuar nga autobiografia e motrės sime Maria. Mamaja ka qenė njė pikė referimi, mė ka transmetuar nė AND-nė, time dėshirėn pėr tė arritur. Sukesi im ka kompensuar mungesėn e saj. Ishte shumė e bukur, sozia e Greta Garbos, kishte njė zė tė mrekullueshėm. Metro dėshironte tė lidhte njė kontratė…..por ajo nuk kishte karrierė. Pse? Pėr rrethanat e ndryshme tė jetės, pėr takimet e gabuara, pėr shumė ndalesa qė duhet tė bėnte….Dhe unė dalėngadalė i kam qėndruar gjithmonė pranė, kam marrė shumė dashuri. Ka njė pasardhės tė Loren? Imitimet nuk mjaftojnė, ēdonjėri bėn rrugėn e tij. Ndonjė aktore e nis mirė karrierėn e saj, por mė pas ndalon, nuk bėn takime tė duhura, mė pas martohet dhe e lė fare kinemanė. Ka qenė e vėshtirė pėr ju tė pajtoheshit me karrierėn dhe familjen? Jo, e kam dashur qė nė fillim. Nuk kam bėrė asnjė sakrificė. Duke u rritur nė mungesė tė babait, kam dėshiruar tė krijoj njė familje dhe e kam mbrojtur gjithmonė. Ēfarė mendoni pėr vajzat, qė bėjnė gjithēka pėr t’u bėrė velina? Ēdo njeri ndjek atė, qė preferon dhe arrin atje ku dėshiron tė arrij. Si nė karrierė dhe nė jetė. Si mendoni pėr Italinė nė kėtė prag zgjedhjesh? O zot, unė nuk e ndjek politikėn. Preferoj tė mendoj pėr Italinė, si vendi mė i bukur nė botė. Nė veēanti Roma, qė ka aftėsinė tė mė kėnaqė sa herė qė kthehem. Pėr tė jetuar mirė duhet tė kesh memorien e fortė? Jo, mjafton tė kesh njė memorie tė gjatė, pėr tė kujtuar edhe disfatat. Ju falni shpesh? Pėrfundoj gjithmonė nė falje, por nuk harroj kurrė.

    Sot.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •