Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 21 prej 21
  1. #21
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Shtangimet (sulmet)

    Cilat janë shkaqet për paraqitjen e shtangimeve (sulmeve)?
    Shkaqet e shumta të cilat sjellin deri te ngacmimi i trurit mund të sjellin edhe deri te shtangimet.

    *Psh. shtangime mund të ndodhin si rezultat i sasisë së ulët të sheqerit në gjak ose çrregullimi i disa përbërjeve normale në gjak

    *Shtangime mund të ndodhin si rezultat të dëmtimit traumatik të trurit infekcione, paraliza cerebrale, retardimi mental, tumore të trurit, hidrocefalus, anomali të trurit.

    *Megjithate kur flitet për shtangimet që kanë burrim nga truri të ashtuquajtura konvulzione, më së shpeshti mendohet në sulme epileptike si dhe sulme të tjera të ngjajshme të epilepsisë. Epilepsia relativisht është sëmundje e shpeshtë. Llogaritet se 1% e popullatës ka kriza epileptike. Në mesin tonë ekziston një numër i madh i paragjykimeve në relacion të kësaj sëmundjeje. Si dhe në relacion me trajtimin e saj. Pa marrë parasysh vetë aktin e epilepsisë, si sëmundje e vështirë dhe e pashërueshme, ilaçet me të cilat me sukses mund të kontrollohet kjo sëmundje janë të njohura qysh në gjysmën e shekullit 19.
    Ç'janë sulmet febrile–fras

    Ç'janë sulmet febrile–fras?

    *Paraqitje e shpeshtë në moshën fëmijërore. Paraqitet te 2-5% te fëmijët në moshën mes 6 muaj dhe 5 vjet. Ndodhin gjatë rritjes së menjëhershmë të temperaturës (mund të ndodhin edhe gjatë rënies së menjëhershëm të temperaturës më së shpeshti te fëmijët me infekcione banale. Më shpesh paraqiten rreth moshës dy vjeçare.

    *Sulmi ndodh menjëherë, zakonisht gjatë manipulimit me fëmijën (zbritja e temperaturës, gjatë veshmbathjes, pas ushqimit, pas fjetjes etj.)

    *Fëmija e humb vetëdijen, mavijoset, dhe më së shpeshti fillojnë fërkime simetrike të duarve dhe këmbëve, kurse në gojë paraqitet shkuma. Gjatë sulmit më shpesh e kryen nevojën e vogël

    *Sulmi i këtillë zakonisht zgjat shkurt (më shpesh më pak se një minutë, rrallë herë edhe deri 15 minuta) dhe largohet në mënyrë spontane. Pastaj fëmija fle, e gjatë kësaj shpesh vërehet, rritje e dukshme e temperaturës. Rrallë herë ndodh sulm i dytë, gjatë 24 orëve të ardhëshme.

    *Sulmet të cilat nuk janë shkaktuar nga temperatura zgjasin më gjatë, mund të kapin një pjesë të trupit dhe mund të përsëriten

    Ç'duhet të bëjnë prindërit nëse fëmija ka sulm?

    *Deri sa të zgjasë sulmi, aktiviteti i vetëm është që fëmija të kthehet në bark me kokën lakuar anash, që të mund të dalë shkumba jashtë. Secili manipulim agresiv, masazh me qëllim të uljes së temperaturës, ose hapja e gojës me anë të forcës si dhe shkundja e fëmijës për të ardhur në vete, mund të shkaktojë vetëm stimulim të mëtejshëm të sistemit nervor edhe ashtu të ngacmuar dhe e vazhdojnë sulmin.

    *Kur sulmi ka ndodhur për të parën herë, prindërit shpesh nuk dinë të përdorin ndonjë medikament, me qëllim që të ndalohet ose ndërpritet sulmi.

    *Kur sulmi qetësohet, fëmija duhet të freskohet,të zvogëlohet temperatura, të jepen barëra për uljen e temperaturës (Paracetamol).

    *Nuk është e rekomandueshme që secili fëmijë që ka pasur sulme febrile, të marrë ilaç antikonvulziv dhe as që ka nevojë të lihet në prevencë me barëra antikonvulzive.

    *Nëse fëmija ka sulme të këtilla duhet të dërgohet te mjeku, i cili më tutje do të bëjë diferencime se a bëhet fjalë për sulme të zakonshme febrile ( mund që sulmet të jenë shenjë e sëmundjeve serioze të sistemit nervor qendror psh. Infekcioni i mbështjellësve të trurit-virusale ose bakterike). Në raste të tilla sulmet janë më të gjata dhe shpesh janë imune ndaj terapisë e cila jepet për ndërprerjen e sulmit.

    A mund të ndërpritet sulmi?

    Sulmi mund të ndërpritet me diazepam - tretje për përdorim rektal. Tretja e ila çit vihet në anus me ndihmën e zgjatjes speciale dhe pastaj shtyhet tretja në sasi 0,3 mg/kg.peshe trupore, maksimum 3-5 mg në dhënjen e menjëhershme. Kjo mund të përsëritet pas 10 minutave, me veprimin e njejtë. Po qe se sulmi është i qëndrueshëm, veprimi duhet të përsëritet për të tretën herë e ndërkohë duhet të kërkohet mjeku.

    A lënë pasoja sulmet febrile dhe cila është mundësia që ato të përsëriten?

    *Këto sulme nuk janë të rrezikshme për fëmijën tuaj dhe fëmija juaj nuk do të ketë probleme shëndetësore afatgjate. Sulmet febrile nuk shkaktojnë dëmtim të trurit, probleme të sistemit nervor, paralizë, retardim mental ose vdekje.

    *Sulmet tentojnë të paraqiten në familje të caktuara . Rreziku që të përsëritet sulmi, gjatë herave tjera të sulmeve varet nga mosha e fëmijës: fëmijët të cilët janë më të vegjël se 1 vjet gjatë sulmit të parë kanë 50% shanse për sulm të dytë. Fëmijët më të vjetër se 1 vjet gjatë sulmit të parë febril kanë 30% shanse për sulm të dytë.

    Kur është i nevojshëm shërimi spitalor?

    *Nëse sulmi ka zgjatur më tepër se 15 minuta
    *Nëse fëmija është më i vogël se 1 vjet
    *Nëse ekziston dyshim në infekcion të mbështjellësve të trurit
    *Nëse ka sulme të përsëritura në intervale të shkurtëra kohore dhe
    *Nëse pas sulmit është prezente gjumësia e madhe

    A është e nevojshme të jepen barëra për preventim nga sulmet e reja febrile?

    *Për rastet për të cilat mjeku mendon se sulmi është jo i rrezikshëm ( fëmija vetëm dridhet pak, e sulmi kalon spontanikisht), nuk ka nevojë për preventim. Nëse prindërit janë shumë të frikësuar mund të jepet a.q. preventimi i përkohshëm (interminent).

    *Preventim i përhershëm (permanent) rekomandohet te fëmijët me deficit të mëparshëm neurologjik, motorik, mental, fëmijë me sulm të parë febriloatipik, ose fëmijë të cilët në familjet e afërta (nëna, babai, vëllai ose motra) kanë ndonjë person me sëmundje të ose kushtimisht, në rastet ku sulmi i ardhshëm febril është “mashtrues” pa temperaturë (më përpara është paraqitur sulmi, e pastaj prindi ka vërejtur rritje të temperaturës

    *Për prevencë përdoren ilaçet antiepileptike, sipas rekomandimit të mjekut

    Terapia preventive jepet në periudhë të ekzistimit të ndjeshmërisë ndaj temperaturës–deri në moshën 5 vjeçare. Asnjëherë nuk duhet të bëhet ndërprerje e menjëhershme, sepse ajo mund të shkaktojë sulm. Terapia gjithmonë ndërpritet në marrëveshje me mjekun.

    Sulmet epileptike

    Sulmet febrile nuk duhet të ngatërrohen me epilep sinë. Këto sulme nuk janë të shkaktuara nga temperatura. Epilepsia manifestohet me forma të ndryshme të sulmeve,të cilat ndodhin si rezultat i ndryshimeve të trurit. Më të shpeshta janë të ashtuquajturat sulme “të mëdhaja”, të cilat janë të ngjashme me sulmet febrile, por shkaku, rrjedhja dhe fundi dallohen. Ekzistojnë forma të epilepsisë, të cilat përshkruhen si humbje e papritur e shkurtër e vetëdijes, ndërprerje e shkurtër e aktiviteteve të zakonshme, paraqitja e disa aktiviteteve stereotipike, e pastaj fëmija sikurse të zgjohet nga gjumi dhe vazhdon me aktivitetet e zakonshme. Sulme të këtilla mund të përsëriten edhe gjatë ditës. Forma tjetër e reagimit epileptik është e ashtuquajtura epilepsia parciale, ku ekzistojnë fenomene emotive, të dëgjimit, të shikuarit, nuhaturit dhe fenomene të tjera pas cilës nuk kujtohet për sulmin. Diagnoza e tipit të epilepsisë si dhe zgjedhja e ilaçit përshtatës antileptik, në bazë të pasqyrës klinike, EEG–së, si dhe hulumtimeve tjera të cilat do ti bëjë neurologu për fëmijë.

    Disa barëra mund të potencojnë ose shkaktojnë sulme?

    Po!

    *Këtu marrin pjesë amfetaminet (barëra për përmirësimin e koncentrimit), antihistaminet (barëra kundër alergjisë), izoniazid, metronidazol, acidi nalidik (antibiotik), kontraceptivë oral, antidepresiv, vinkristin (citostatik), aminofilin dhe tj. Po qe se bëhet predozimi.

    *Nuk guxon ndërprerja e menjëhershme e antipileptikëve. Ndërprerja është proces i gjatë dhe i ndieshëm. Gjatë ndërprerjes rreth 20-50% fitojnë sulm të sërishëm ose status epileptik.

    Ku të paraqiteni për ndihmë?
    *Pedijatri i juaj
    *Neurologu i fëmijëve
    *Klinika për Sëmundje të Fëmijëve - Ambulanta Neurologjike
    Ndryshuar për herë të fundit nga Foleja_ : 06-05-2006 më 05:18

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  2. Problemet e femijeve Shqipetar
    Nga MIRLINDA në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 10:52
  3. Ndal! Punes Dhe Trafikut Te Femijeve Ne Shqiperi
    Nga StormAngel në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-10-2004, 04:45
  4. Raporti i UNICEF-it për trafikimin e fëmijëve shqiptarë
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2004, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •