Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-11-2002
    Postime
    167

    Një vrasës i mbyllur në kafkën time

    Shqetesimi qe kisha, lidhej me nje pamje tronditese, qe me fanepsej ne ca net te gjata, te veshtira, te erreta e te vetmuara ku s’kishte njeri të më fliste e të më bënte ta coja në vend tjetër mendjen. Kështu arrija vetëm të rrumbullakosja në vështrimin tim, pamjen e njërit që hidhte trutë në erë, e si lojtarit që i mugojnë forcat e bie pa shprese në arenën e ringut, ndjeja të më ikte toka prej këmbëve, pa force e mundësi për t’u mbajtur gjëkundi.
    Jo vetëm kjo, por tëmthat e mi gjemonin sikur një ushtri e nervozuar te marshonte dite e natë, pa pushim, për t’i gjetur fundin një rruge të gjatë, të paasfaltuar.
    Marrje mendsh, herë pas here me mungonte frymemarrja, rezistoja deri sa bëhesha blu dhe kur më dukej qe kjo ishte vdekja, se ku gjeja dy tre flluska oksigjeni, më ndihmonin të kaperceja krizën e sikur të kisha lindur për herë të dytë, klithja “ah” e i leshoja i dorëzuar krahët në ajër, pa besim se gjerat mund të ndryshonin.
    Pastaj e kuptova, e gjeta shqetësimin tim, më duket se është e drejtë ta shkruaj e kur te kem sërish lirinë e të menduarit, t’iu kthehem këtyre faqeve e të marr vesh të vertetën e madhe që me ose pa dashur ka të ngjarë ta harroj.
    Është një burrë, i veshur nga hije të dendura, që s’më lenë dot t’ia shoh fytyrën, që ec zbathur, me frikën mos e dëgjojë kush, brenda kafkes sime, e kur pengohet, heq prej vetes dhe i mbyll në ca kthina të fshehta, kuti të mbushura plot, që i presin hapat.
    Nuk ishte e vështirë për ta marrë me mend që duhej të isha unë burri në fjalë. Prandaj, kur tentova të mendoj me zë të lartë, skena brenda kokes oshëtiu nga një zhurmë e paparë, ku me vështirësi kuptoheshin fjalët e mia: -Kush je ti?!, e ndihej ne zërin tim një shenje besdie e padurimi për të dëgjuar nga goja e tjetrit atë që tashmë e kisha kuptuar vete. Më në fund kishin për të mbaruar ditët e vështira e ky mundim i papërballueshëm fizik, që po më zhyste në mjerim.
    -Unë…unë kam një zemër të artë,- e duke mbuluar vështrimin, burri u ul në gjunje, e ia plasi një të qare të papërmajtur, sa unë ndjeva të dridhem i gjithi, e i përkulur nga një forcë e cuditshme rëndese, e hoqa me vete trupin tim, e si një peshë e vdekur rashë përtokë pa ndjenja.
    Ishte nje gjumë i gjatë, i cuditshëm, e kur i hapa syte, oh zot si shkelqeva i gjithi kur pashë që dielli i nje dite të re ishte ulur në dritaren time. Nisa të kendoj, u vërtita në dhomë sa nga njëri kënd tek tjetri, u vesha e duke kerkuar të vija dy tre gjëra nëpër vende që të dukej e rregullt si asnjehere më parë shtëpia, dola, humba mes njerëzish, i lumtur që isha mbi botë.
    Në perëndimin e ditës, kisha plotësuar shumë gjëra. E te tjera duhej të bëja ditët në vazhdim.
    Vetëm kur rrotullova celësin në bravë, m’u duk sikur më pushtuan pa asnjë rezistencë, frika dhe sëmundja e një mbrëmjeje para. E dija që s’kisha shpëtim, eca drejt shtratit e pa mundur të vë dot kokën mbi jastëk, u gjeta symbyllur ne mendjen time. Këtë herë akoma më keq: dy njerez, me flatra hijesh mbi shpinë, në mes të një skene të zbrazët, tek japin e marrin me njëri-tjetrin.

    Burri i një mbremjeje me pare, sikur te kete nje jete te tere qe i ka pergatitur fjalet, rreh gjoksin me grushta e cirret me gjithe shpirt:
    -Vijne momente kur e humb kuptimin e jetes, nuk ke me deshira. E braktis veten ne duart e nje ere te marre, qe te fryn kunder e pas shpatullave tende, le nje shije te akullt, te papare, deshperimi. Kur erdha e u bera kaq, mendon..., pastaj i mbyll syte, e sikur te kene dashur te te vdesin qe ne diten e pare te jetes, e ndjen sa kohe ka kaluar. Ke akoma dite te besh dicka?
    Te nisim atehere. Te gjejme punen qe ben per ne. Te ngrejme ne qiell nje ndertese, t’i japim drite, grataciela e Babelit, ketu kane per tu futur vetem ata qe marrin vesh gjuhen time...

    Hija e re s’flet, kurse une i magjepsur nga koka tek kembet, peshperit, qe te degjohet qarte e paster, zeri im:
    -E megjithate, kur nis te ngjitesh lart, te kontrollosh perpikmerisht punet, ndjen te te dridhen gjunjet, e kupton qe do te jesh i lodhur, do ndalesh ne nje kat te ndermjetem, po te merret fryma e duke u mbeshtetur pas murit, do mallkosh veten, qe u ndjeve aq i sigurt ne forcat e tua, sa s’ more ashensorin qe te lidhte ne cast me katin e fundem.
    Burri qe duhet te jem une, ngre koken, kerkon ta dije ku fshihem, ne ate skene qe eshte kafka ime, pastaj klith i lumtur:
    -Ja ku je, i madhi, i plotfuqishmi, qe buzeqesh kur te tjere njerez, fytyra te njohura shume ose jo, te kalojne afer me shenjen e respektit ne buze, kane turp te ndalen te te thone ke apo s’ke nevoje per ndihme. Statuja te qendron burrerore, pamja jote i shtyn me force, larg, te marrët, qe kujtojne se je ne veshtiresi. E mbetesh ne mes. I ndermjetmi i deshperuar, qe kujtonte se mund te ndertonte e t’i ngjitej majes se nje ndertese aq te larte, per ta gezuar deri ne fund te diteve fatin tokesor.
    Nuk arrita te pergjigjem, kur si ne nje skene tragjedie, hija e re, e panjohur, me nje shkathtesi te papare, nxjerr nga nje kthine e kafkes sime nje send te rende, e me sa fuqi ka, godet, mbi te gjorin zemerarte, qe bie pa mundur te leshoje dot nje klithme, pertoke.
    Ngjethem e i paralizuar nga tmerri, lutem te mbaroje cdo gje, nje mrekulli duhet, e sikur te me kene degjuar vertet banoret e katit te siperm qiellor, marramendem, humb ndjenjat e pa u perpjekur te mbahem, bie gjithe zhurme, symbyllur, ne dysheme.

    & & &

    -Mund te dalesh tani ! nuk ka njeri te te gjykoje !
    S’e mora vesh ku isha, vetem ndjeva qe po me shkelnin siper hapat e renda te nje burri. S’mbushesha tamam me ajer, leviza duart e m’u duk sikur me kishin lidhur, luajta njerin krah dhe e mora vesh qe duhej te isha mpire i gjithi. Hapa me mundim syte e pashe te depertonte me force brenda meje nje erresire totale, qe me dhembi ne gjithe trupin dhe po te kisha deshire do me kishte bere te klithja i tmerruar ankthin tim.
    -Jepi, mos ki frike,-e sikur te me nxirrte nga nje shpelle vetmie, burri qe me fliste me kapi e me hoqi forcerisht pas vetes.
    -Me mban mend mua?-me pyeti duke ngjitur lart celesin e dritave, qe e mbushi apartamentin me nje shkelqim te papare.
    Nuk u habita,jo, kur pashe te me qendronte afer, duke me ndihuar te cohesha, hija qe jetonte ne mendjen time, pikerisht zoteria qe s’ndjeu meshire te me bente nje vrasje brenda kafkes.
    Qesha me te madhe, luajta me duar ajrin si per te thene “ti nuk ekziston”, e i bindur qe s’kishte pse te mos e coja me tej farsen, thashe:
    -Ti me vrave, ne s’gabohem, apo jo?!
    Qeshi. Perkuli kryet i kenaqur, peshperiti « vogelush », duke zgjatur doren te me ledhatonte, por pikerisht ato fjale me ngjallen nje peshtjellim te pavolitshem, sikur te mos merresha aq sa duhej ne kosideratate.
    -Jam cmendur, me thuaj, t’i dalim ne fund kesaj meseleje, me kane lene mendte ? Atehere jam i mbuluar me balte nga koka tek kembet, s’ka kuptim ! Largohu qe ketu !...Hiqmu sysh !...Nabodukozar...Ne emer te atit...Abrakadabra...,-e i marrosur nga nje shpirt loje, hapa flatrat dhe bera levizjen e zjarrit, sikur t’i besoja deri ne fund fjaleve.
    M’u duk skur figura para meje levizi, u tremba e nuk i rraha dot qepallat, me friken mos me zhdukej vertet prej syve.
    Pastaj i ferkova qerpiket, ishte akoma perpara meje, por kete rradhe nuk me doli i bindur dhe triumfues zeri, kur po e pyesja :
    -C’po behet, atehere, ne koken time ? Te kam thirrur une, apo jo ?!
    -Qetesohu!-tha, e me mori per dore,- nuk kemi me kohe per lojera fjalesh.
    Une ngrita supat, si per t’i treguar qe isha i huaj ne ate bisede.
    -Eja te levizim!-vazhdoi, e me nje qetesi te papare, me tregoi rrugen, zbritem shkallet e pallatit, dolem ne nje bote te erret sa rruzulli i mbremjes, por une reflektoja nje drite te cuditshme xixellonjash e kur kaloja doren perpara gjoksit, qeshja i ngazelluar tek shihja refleksin vishnje qe merrte pellemba ime.
    -Kjo eshte nje enderr dreqi!-thashe akoma me i bindur.
    -E ku eshte ndryshimi?-m’u kthye papritmas tjetri, sa une u ndjeva ne pozite e neper dhembe thashe dicka te ngaterruar qe i ngjante faljes. Vazhduam rrugen, e zeri i tij tingellonte qarte mbi hapat qe benim:
    „Perserit pas meje: Une jam Eris R. , 22 vjec, gjatesia...pesha...ngjyra e syve...Kur ka mundesi te me vini ne dijeni...,- e kur une kembengulja, sidomos ne pyetjen e fundit, kthehej, me fiksonte habitshem e buzeqeshte sikur ta njihte me themel kuriozitetin tim.
    -Te ndalojme gjekundi,-i thashe. –Nu ka mundesi te te ndjek pa me thene nje fjale me teper. Keshtu s’behet!
    Por m’u duk sikur s’shqiptova asnje prej fjaleve, kur nderkohe qe flisja, ne ate qiell te mbrapshte arratie doli nje yll pesecepash, e tamam per te perligjur komedine e situates, m’u duk sikur kryqe e gjysme hena varrezash, coheshin si kodra te vogla pas shpines tone.
    -Nje dreq e di...*****!...-klitha, te shihja te pakten nje tumult gjaku te mpiksur, keshtu e dija qe zhbeheshin endrrat e mbaronin me aq.
    E pamundur edhe kjo.
    Por s’u desh shume, e ne mes te rruges, dalluam nje korridor te qelqte, qe futej ne barkun e botes e te nxirrte zoti e di se ku.
    -Do futemi?!-pyeta duke u dridhur, e fshehurazi pickoja veten, te cohesha e te merrja ne dorezim jeten e cdo dite. Nuk doli gje me kete, e kur ndjeva te trasportohesha si nje peshe pa vlere, me force, brenda tynelit, klitha, u perpelita, tentova arratine. Nuk kisha c’te beja tjeter.
    Kur u ndodhem brenda, u degjua perkulja e nje dere te hekurt, pas shpatullave tona. Ishte sikur te ndodheshim te zhytur nen nje det nentokesor, me dhoma te kristalta e te ndara njera nga tjetra.
    Per here te pare u mrekullova, e aq shume gezim ndjeva kur ngrita syte e pashe te digjej mbi koken tone nje shandan i fildishte, sa s’bera tjeter vec i magjepsur nga e bukura, shtrengova krahun e shoqeruesit, duke iu lutur te me shpjegonte c’po behej.
    Nderkohe, ne njeren prej dhomave te qelqta, pashe dicka qe me terhoqi si magnet. Pa e kuptuar, u gjenda ngjitur me murin e tejdukshem, mbeshteta faqen per te pare me mire, e kur frymemarrja u shpeshtua dhe e veshi me mjegull copezen e xhamit, u ndjeva i lodhur, i dobet, i vogel, nisa te qaj.
    Isha une, brenda asaj dhome, si nje dite a nje vit-jete me pare, i mbeshtjelle ne krahet e babait tim, qe flinte duke shkundur gjemueshem susten e nje shtrati bere per dy.
    Domethene ky ishte qellimi? Sa mire keshtu, me ne fund kisha arritur te beja nje lloj rruge ne kerkim te vetes sime. Por c’ishte ajo e qeshur e larget, qe vinte si zhurma e dallgeve qe ngrihen mbi shkembinj te thepisur e vene poshte me nje te rrahur gishtash, ditet me diell te vitit?
    -Ja ku ndodhem, ne nje tjeter korridor, te tjera pamje ku jam une apo emra qe me duken si kujtime te vdekura, vetem tani po me bien nder mend, sa shume frike kam mos i harroj.
    -Kush jam une?!-them, me faqen e mbeshtetur pas mureve te kristalte. Pas te cileve fshiheshin pamjet e mia me njerezit qe doja me teper ne bote.
    Ate moment, duke e kuptuar si solemn castin, nisi te me tregoje:
    -Kam vrare shume njerez, me urdherin tend, si njeriu i mbuluar me hije, nje vrases i mbyllur ne kafken tende. ...Te mjeret, te tjeret !
    -Ketu brenda jemi...
    -Tamam, zoteria ime, tamam ! …Ja ku eshte edhe burri qe te ngjante kur te rritesh, qe te shqetesonte gjithe keto mbremje, para se une ta hiqja qafe e te shpetoja gjumin tend. Ky eshte laboratori i jetes tende. Ketu i ke te gjithe njerezit dhe pamjet qe une detyrohem t’i vras, ne mendjen tende, cdo nate, ndryshe e ke te pamundur te jetosh e te besh perpara.
    -Keto nuk jane me ne mendjen time?
    -Eshte shija e ca casteve qe s’kane per t’u perseritur me. Ketu ke njerez qe s’do t’i shohesh dot kurre, s’ke per t’i takuar me ne boten reale, i kane ikur jetes, kane pushuar se marri fryme e pamjet e tyre ne mendje te shkaktonin ate dhimbje te kobshme qe te bente blu fytyren e ta hiqte frymemarrjen prej gjoksit.
    Keshtu, une futem brenda, gjej nje hekur te rende, qe e ke vene me dashje brenda kafkes, e nis te bej kerdine. Cdo dite qe kalon, kur koha te heq pameshirshem njerez dhe ndjenja, ne jeten reale, puna ime behet me intensive une shkaterroj, qe te te jap mundesine te jetosh akoma. Te vetmet situata te papershtatshme jane keto gjysem endrra si e sotmja, qe ben, ku takohemi e ti per nje kapricio te cuditshme fati, je i destinuar te mesosh nga goja ime c’behet tamam ne jeten reale.
    -Pusho pak!-i them, e i zhytur ne gjoksin e nentokes, nis te ndergjegjesohem tamam per ato fjale. Jam brenda nje mauzelumi njerezish dhe sensacionesh, qe s’marrin me fryme e jane fshire pergjithnje nga kujtesa ime. Ne dhomen e prindit tim, mbeshtet perseri faqen ne xham, e drithmat qe me futen ne shpirt me bejne te besoj sa vdekjeprurese, vertet, eshte ndarja.
    Nje jete e vetme, e imja, qe ka varrosur aq shume gjera te bukura, te shkuara, qe s’kam per t’i pare me, se dyti ne jete.
    -Ke shume…ke shume…,-i them duke u kthyer me vrull nga tjetri,-…qe ben kete pune me mua?
    -Une jam shnderruar ne nje lloj morfine, qe te qeteson shpirtin,- e qesh si i zene ne faj. Ngre supat, do te me thote dicka tjeter, por s’mundet. Une, i gjori, sikur te ndjej mekatin e madh, te bere, shikoj duart, qe cdo nate, pa dashur, sistemojne kujtimet njeri pas tjetrit, e me te bukurit, me te dashurit, ata qe s’kane per t’u kthyer, qe s’do buzeqeshin me, i mbyt pa meshire, qe te bej gjumin e qete e te kapercej mbremjen. Ne mengjes, me diellin e ulur ne dritaren time, i harroj te gjitha, e mbush me te tjera gjera mendjen, dal neper bote dhe jetoj.
    -Si eshte e mundur, atehere,- them me zerin qe me dridhet,-qe me solle ketu brenda, sot? Kaq shume besim ke tek une, sa je i bindur qe s’do te tradhetoj ose s’do te fshij edhe ty nga mendja ime? C’po bej ketu? Apo jam aq i marre sa te kthehem cdo mbremje, te vizitoj disa minuta kete galeri nentokesore e me urdher te drejtperdrejte, te te kerkoj te fshish viziten nga mendja ime me nje te goditur hekuri? Oh, por kjo eshte e tmerrshme, s’do te ishte keshtu?!-e ndjej te me dridhen supat, jam gati te qaj, nje krize histerie, qe vjen nga pamundesia te kuptoj me teper.
    -Kete here te zbrita me vullnetin tim ketu poshte. Eja te shohesh!-me thote, me merr me vete e duke u bere ere, me nje shpejte te papare mendimi gjendemi larg prej ku ishim, kapercejme tynele te tjere, e ndalim, per cudi, perballe nje dhome madheshtore, gjigande, te zbrazet.
    -Kjo qenka bosh!-them e pa iu zene shume bese syve, afrohem, kontrolloj, kam te drejte.
    -Bosh! Bosh! Bosh! ...Nuk munda te coj ne fund detyren time. Eshte nje njeri, kujtim, ose ndjenje, pejetim, qe e kam te pamundur ta eliminoj. Trembedhjete here jam perpjekur ta vras, por ca forca te erreta me mbajne larg, me shtyjne, tallen me mua, me percjellin me ca te qeshura poshteruese, sikur ta dine sa te pamundur e kam te bej dot gje.
    E zbrazet, gjithe kjo dhome, per nje njeri te vetem, gjithe kjo hapsire qe mund te mbushej me trofete qe te kam hequr qafe, te gjitha i nxe, po t’i futim brenda! E une s’po bej dot gje. Po deshtoj, ne misionin tim.
    Ndjeva pas atyre fjaleve te me depertonin te dridhura ne shpirt. Per ke behej fjale ? Aq shume i lidhur isha me boten reale, pas nje kujtimi te vetem, sa s’kishte mundesi qe edhe nje vrases me pagese, te bente dot sic duhej detyren e tij ? kjo ishte mire, apo keq ?
    -Sa mire, sa mire, sa mire !-peshperita ne fillim, pstaj ngrita zerin, te degjonin te tere, e m’u duk sikur te gjithe viktimat e nentokes, kishin kthyer koken nga ne, po na shihnin, e kishin ndjere pushtetin e dobet te vrasesit qe me qendronte perpara, qe i ulur ne gjunje, me dukej se kerkonte ndihmen time. Ndihmen time edhe meshire. Meshire !
    -Oh jo, nuk mundem te bej dot gje per ty !-i thashe e ndjeva te me lehtesohej shpirti, nje peshe e rende u shkeput vertet prej meje, ishte njelloj sikur te kisha dhene per here te pare nje denim me vdekje, per vrasesin tim, e kjo i ngjante aq shume nje bilete kthimi, me endrra dhe njerez ne boten reale, larg kesaj fantazie te hidhur nentoke.
    -Nuk mundem...Per ty...Sa keq...asgje !-kafshoja fjalet, e nje ere lirie frynte ne mendjen time. I kisha dhene me ne fund ate qe meritonte asaj qenieje. Qe marrezisht, ishte munduar, naivi, i gjori, te me bindte t’i jepja nje dore ne punet e tij, duke me futur me dashje, ne kete vend te kobshem ekzekutimesh.
    ERIS RUSI

  2. #2
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Me pelqeu...Me shume se sa vete ideja me pelqeu menyra narrative e shtjellimit te saj....
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    E.R,
    nuk je vetem, te gjithe e kane nga nje te tille. Kush e njeh me pak e kush me shume! Me moshe gjithcka...
    Me rampo llafi, ky vrasesi im te vret e te paguan...e s'e merr vesh fare.

Tema të Ngjashme

  1. Vrasesit me pagese
    Nga Brari në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 03-07-2013, 07:44
  2. Tiranë, policia bie në gjurmët e manjakut vrasës
    Nga AlbaneZ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-04-2007, 08:06
  3. Vrases Me Kompjuter
    Nga K.TORO në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-09-2006, 11:02
  4. Vrasës të lindur, gjithçka programohet tek nëna
    Nga [xeni] në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 23-02-2005, 15:58
  5. Sallaku: Mbi 1100 vrasës të lirë
    Nga erzeni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-10-2002, 05:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •