Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290

    Dorian Kiri ,-fiton të drejtën e çekut 2 miljon dollarë për katër vjet studime.

    Dorian Kiri nga Tirana, është nderuar me çmimin "10 shkollarët më të mirë të vitit 2004", shpallet "Presidenti" i katedres dhe -E enjte, 13 maj, 2004
    Nga Nju Jork (SHBA)BEQIR SINA
    Boise(IDAHO) : U bënë disa vite që në një numër të madh shkollash të perendimit, të gjitha niveleve, prej atyre të ciklit të ulët, e deri në atë të mesëm, të lartë e tjer, janë të gjitha me një numër të konsiderueshëm, nxënësish e studentësh, të familjeve shqiptare në mërgim, që kryejnë shkollimin e studimet e larta, në shtetet ku ata po jetojnë e punojnë si: në Europë dhe Sh.B.A etj. Megjithse sitetemet shkollore dhe kushtetet e tyre të mësimit, janë të ndryeshme me ato që kanë lënë pas, ata përsëri janë në shumicë nga më të mirët e këtyre shkollave në mërgim. Mes studentëve shqiptare që studiojnë në këto vende(Diasporë) dhe atyre vendas, ku jetojnë e studiojnë fëmijët e shqiptarëve në emigracion, ndryshimet dhe arritjet , sukseset në nivelin e dijeve e të mësuarit, nuk janë të pakta. Kështu, studentët e shkollarët shqiptarë, i nënshtrohen falë zgjuarsisë natyrale, e kujdesit të prindërve, konkurseve dhe klasifikimeve nga më të veshtirat që ka sistemi arsimorë perendimorë, me një probabilitet shpesh herë më të madh për të fituar, në shumicën e shkollave, e universiteteve më të njohuar të këtyre vendeve. Mundësi, këto sipas rezultateve që dallohen për të fituar një të drejtë studimi falas(shkollarship) pa pengesat dhe veshtirësitë financiare. Shumë prej fëmijëve shqiptarë, sot, në mërgim, nuk ndryshojnë aspak edhe nga mënyra e jetesës, mentaliteti, kultura e atyre vendeve, ku megjithse janë shumë më të ndryshme se tonat. Fëmijët e shiqptarve në mërgim, janë të integruar shumë lehtë dhe nuk dallohen fare nga fëmijët e vendasve në veshje, sjellje, kultur e mësime .Shumë prej këtyre , shfrytëzojnë edhe shkollën edhe studimet për të punuar në kohën e lirë , që të japin edhe ata sado pak, një kontribut të madh, për veten dhe familjen e tyre në planin ekonomik dhe atë financiar, familjarë.

    Një shembull që ja vlen të potencohet, patjetër është edhe ky i këtij studenti shqiptarë në mërgim, në SHBA-s i quajtur Dorian Kiri.

    Dorian Kiri nga Tirana(Shqipëri), është nderuar me çmimin "10 shkollarët më të mirë të vitit 2004"-" 2004 Top Ten Scholar " . Çmim, ky, që ndahet çdo vit shkollor, nga Boise State University Alumni Association, në shtetin federal Idaho. Çmimi "10 shkollarët më të mirë të vitit 2004"-" 2004 Top Ten Scholar " është i zgjedhur në mes të 10 mirëve, të cilët, kanë diplomuar ose studiojn në këtë universitet, të zgjedhur në baza akademike, me rekomandim nga trupi i dekanëve të universitetit, si dhe është përfshirë në të pjesa nga aktivitetti i tyre, në këtë universitet. Dorian Kiri, studenti i shkëlqyer shqiptaro amerikan, është djali i prindërëve autokton shqiptarë, Gjorgji e Tereze Kiri. Ai është diplomuar më parë, në shkollën e mesme of Centennial High School in Meridian në vitin 1999, dhe më pasë është laurat në inxhinjerinë elektrike në Boise State University. Dorian Kiri, për rezultatet e arritura në mësime në këtë universitet, ka fituar titullin e nderit që jepet në të gjitha shkollat amerikane "President" i fakultetit, katedra Inxhinjeri Eketrike në Institute of Electrical and Electronics Engineers dhe është studenti i klubit të nderuarve në Eta Kappa Nu. Ai ka pasë rezultate të shkëlqyera të marra nga Boise State Founders’ Leadership Society sa që 8 herë nga trupi i dekanëvë është futur në listën e më të mirëve të këtij universiteti. Ai më parë patë marrë një vlersim edhe më të lart, i cili bazohet në përqindjen e notave të quajtur Gem State Scholarship. Çmim i njohur nësistemin shkollor amerikan, i cili është nga më të mirët në shkollën amerikane për studetet të përfitojnë falas të gjitha shpenizimet sociale dhe edukimit. Ai ka prezantuar studimin e tij me titull "fabricating molecular electronic devices" në 10 konferenca ndërkombëtare, mbi energjinë elektrike.

    . Kiri është nderuar nga William Knowlton, profesor i inxhinjerisë.

    Dorian Kiri, studenti i universitetit " Boise State " në Idaho, universitet i cili ndodhet në qëndër të këtij shteti në kryeqytetin e tij Boise, ka 18, 400 student, të cilët presin të diplomohen në këto katedra : Applied Technology, Arts and Sciences, Business and Economics, Education, Engineering, Graduate Studies, Health Studies, and Social Sciences and Public Affairs.



    Përfaqësuesi i kompanisë "Micron Technology Foundation" deklaroj më 12 gusht 2003, çekun e $2 million USD për të gjithë ata studentë, që kanë fituar shkollarship, për katër vjet në Inxhinjerin Elektrike, në College of Engineering at Boise State University, midis tyre gjendet edhe emri i studentit shqiptaro amerikan në katedrën e Inxhinjerisë Elektrike, Dorian Kiri.



    Studentët të cilët janë 10 më të mirët e universitetit "Boise State University" Idaho:
    Joeli Adriany, San Diego, Calif., is a senior biology major, Abbey Elsberry, Meridian, graduated summa cum laude in December 2003 with a bachelor of science degree in physical education and a cumulative grade-point average of 4.0,Michelle Fellows, Boise, graduated from Boise State with a bachelor of science degree in psychology in December 2003, Chris Grant, Boise, is a senior mechanical engineering major and a member of the National Dean’s List and Phi Eta Sigma National Honor Society, Jonathan Greif, Buhl, is a senior graduating with dual degrees in biology and history, with a minor in philosophy, Carrie Humphreys, Kuna, a senior in the Honors College, is majoring in political science with an international relations emphasis, and completing a minor in French literature, Dorian Kiri, Tirana, Albania, is a senior electrical engineering major. He is the president of the Institute of Electrical and Electronics Engineers student club and treasurer of Eta Kappa Nu electrical engineering honor society, Nichole E. McDonald, Boise, graduated summa cum laude in December 2003 with a bachelor of arts degree in anthropology, emphasis in archaeology, and a Native American Studies minor. Teresa Plummer, North Pole, Alaska, is a senior psychology major and member of Psi Chi National Honor Society with a cumulative grade-point average of 4.0, Alyssa Tiedeman, Townsend, Mont., is a senior accounting major with a 4.0 grade-point average

  2. #2
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    bravo not bad jo si mua
    Partizoni

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mario_kingu për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  4. #3
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Urime urime vec perpara..

  5. #4
    .................................................. ...........................................
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gogla e Kuqe : 26-03-2006 më 22:08
    Ignore List: Snow~Drop



  6. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-03-2009
    Postime
    6
    Te lumte.Jam e lumtur per ty

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar esa për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  8. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    urime dhe suksese
    JO SEKS PARA MARTESE

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 188
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 21:37
  2. Firma "Silva": Malaj dhe Arapi më kanë vjedhur $40 milion
    Nga rudo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-11-2010, 17:05
  3. Vajza e Berishës: Pasuria nga UNMIK, 800 mijë USD
    Nga Cimo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 272
    Postimi i Fundit: 20-05-2010, 04:11
  4. Skandali i ambasadorit shqiptar në SHBA, Fatos Tarifa
    Nga Pride në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 30-11-2007, 18:18
  5. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •