Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    TENIOLTENI Maska e teniolteni
    Anėtarėsuar
    01-05-2004
    Vendndodhja
    Albania/Tirana
    Postime
    45

    Kush eshte Antikrishti dhe ngjarjet mbas rrembimit!

    Unė kam dėshirė tė hapja njė temė nė lidhje me Antikrishtin ku ngjarjet pasojne mbas takimit tonė me Zotin tonė JezuKrisht nė Ajėr. Kėtė e thotė me qartėsi letra e 1-rė e Thesalonikasve K:4 v 13-18v.
    Kjo ėshtė shpresa qė na mban zgjuar, duke ndjenjur dhe ruajtur trupin nga ndonjė sulm frymėror qė mund tė orvitet apo ndonjė mendim njerėzor qė bie nė kundėrshtim me parimet thelbėsore qė Bibla na ka dhėnė pėr tė zbatuar nė jetėn tonė tė Krishtere tė Shenjtė, ku ne tashmė jemi Tempulli Frymėror, sepse Ai Tokėsor akoma nuk i ka ardhur ora dhe momenti tė rindėrtohet nė Kupolėn Muhamediane.
    A mundet qė marrja e Kishės tė merret mbas Pashkės sė kėtij viti, sepse edhe Fryma e Shenjtė qė Zbriti mbi 12 Apostujt nė tokė erdhi mbas ditės sė Rrėshajave! A kane ndonjė lidhje koha e ardhjes sė Frymės, si dhe koha e marrjes sė Frymės bashkė me Besimtarėt?
    Sa pėr dijeni mė pėlqen tė di rrugėn e tė ardhmes Biblike, ku ēdo kush nga ne qė kemi vėnė besimin nė "Gurin e Qoshes" nuk do ta pėrjetojė rrjedhjen e ngjarjeve katastrofale pėr njerėzimin dhe pasuesit e "666"-ės, ku Luciferi; Antikrishti dhe Profeti i rremė bėjnė Trini-falsinė e tyre tė ngjashme me tė vėrtetėn qė ekziston nė Atin, Birin dhe Frymėn e Shenjtė.
    Nė fakt pėr ata qė nuk besojnė, kėto rrjeshta mund t'i marrin si fjalė lodrash apo pėrrallash ku i drejtohen gjoja njė fėmije, e keni shumė gabim nėse mendoni njė gjė tė tillė, sepse edhe unė pėrpara se tė shpėtohesha nė vitin 1995 nuk i konceptoja dot ato qė thuheshin para 11 vjetesh, por dalngadalė rritesha nė besim ku ē'do kush ka kalur peripecira s'provash tė ndryshme mbas pranimit tė Jezusit, kėto vinė pėr faj tė mos ecjes sė drejtė, duke anashkaluar fjalėn, por edhe pėr shkak tė trupit fizik mėkatar qė ne zotėrojmė, megjithėse edhe Fjala e thotė qė do tė vuajmė pėr shkak tė Besimit ne Krishtin.
    Rritja e njė tė krishteri nė besim ėshtė e barazvlefshme me rritjen e njė tė porsalinduri, ku mbas njė kohe e shohim tė rritur ne hapa tė ndryshme deri sa bėhet i zoti i vetvetes, ku jeta herė pas here ėshtė malore dhe herė pas here ėshtė dishezė.
    Tani do tė dėshiroja tju rishkruaja disa pasazhe ku flitet pėr Satanain; Birin e tij dhe Profetin e Rremė, gjithmonė sipas Biblės dhe jo sipas mėndjes sime, sepse Zoti na ka dhėnė kėtė mundėsi pėr Bijtė e Tij, kjo falė Fjalės qė ne kemi nė duar pėr tė informuar vetveten dhe hetuar diturinė e thellėsisė Frymėrore qė ē'do kush e zotėron sipas asaj qė Zoti i ka dhėne pėr shėrbimine tij ndaj Zotit tonė.

    Zbulesa Kap:13v-18 thotė: Kėtu ėshtė urtia. Ai qė ka mend, le tė bėjė llogari numrin e bishės, sepse ėshtė numėr njeriu; dhe numri i tij ėshtė gjashtėqind e gjashtėdhjetė e gjashtė.

    Ateherė unė me inisiativėn time dhe me ndihmėn tuaj kam dėshirė qė me anė tė Fjalės sė Perėndisė qė na ka dhėnė pse tė mos t'ė zbulojmė emrin e kėtij tė paudhi se kush fshihet mbas personifikit tė emrit tė AntiKrishtit gjithmonė nėse mundemi ta zbulojmė, ku ndėrkohė pse tė mos shyrtojmė dhe llogaritjet numerike tė barazvlefshme me emrin e tij, gjithmonė nqs jemi tė sakt, dhe Zoti na faltė nqs, bėjmė llogaritje tė gabueshme pėr zbulimin e pėrllogaritjes sė numrifikimit tė tij, megjithse ai thotė: qė kushdo mund tė vėrė nė provė dijet e vetvetes nėpėrmjet Frymės sė Shenjtė.

    -Triniteti i Perėndisė ėshtė:
    ATI (Perėndia Atė)
    BIRI (Perėndia Bir)
    FRYMA E SHENJTĖ (Perėndia e e Frymės sė Shenjtė)


    -Triniteti i Satanit ėshtė:
    ATI (Luciferi-Satanai-Dragoi)
    BIRI (AntiKrishti-Bisha-Bir i humbjes-Njeriu i mėktatit- etj.
    PROFETI I RREMĖ _______? (Fryma e Shenjtė!


    Nė pasazhin e mėposhtėm kuptojmė qė flitet pėr Luciferin, pėr krijin e tij dhe rėnien e tij nga krenaria, ku mbas rėnies Ai zotėron kėtė emėr SATANAI ose Ati i genjeshrrės.

    Ezekieli 28:14-15 Ti ishe njė kerubin i vajosur, njė mbrojtės. Unė tė kisha vėnė nė malin e shenjtė tė Perėndisė dhe ti ecje nė mes gurėsh zjarri.Ti ishe i pėrsosur nė rrugėt e tua qysh nga dita qė u krijove, deri sa nuk u zbulua te ti ēoroditja.

    Me poshtė, nė kėtė pasazh del qarte Biri i Satanait, tė cilit nuk ja kemi zbuluar emrin e tij. Ē'do kush mund tė ndėrhyjė dhe tė shtojė mendime dhe sygjerime pėr emrin,biografinė dhe punėn e tij gjatė rimishėrimit .

    Nė Letrėn e Thesalonikasve 2:2 Askush tė mos ju gėnjejė kursesi, sepse ajo ditė nuk do tė vijė, pa ardhur mė parė rėnia dhe pa u shfaqur njeriu i mėkatit, i biri i humbjes,

    Te Gjoni mė poshtė, shohim po prapė tė Birin e Satanait; kush ėshtė biri i Humbjes? Kėtu Jezusi po fliste pėr Judė Iskariotin, ku cilėsoi qartė dhe e quajti i Biri i Humbjes, apo ka ndonjė kuptim tjetėr? Ju lutem mė ndihmoni ti analizojmė kuptueshmėrinė e thellėsisė tė kėtij emri kaq domethėnės!

    Nė ungjillin e Gjonit 17:12 Kur isha me ata nė botė, unė i kam ruajtur nė emrin tėnd; unė i kam ruajtur ata qė ti mė ke dhėnė dhe askush nga ata nuk ka humbur, pėrveē birit tė humbjes, qė tė pėrmbushej Shkrimi.

    Nė Ungjillin e Gjonit 6:70-71 Jezusi pohon krejtėsisht hapur dhe qarte qė Judė Iskarioti ėshtė njė Djall? A ėshtė vėrtetė vallė ky i biri i Satanait apo vetė Satanai, si duhet t'a kuptojme kėtė pohim tė Zotit tonė nė lidhje me personin fizik tė Judės, si njė njeri i demonizuar pėr atė moment tradhėtimi, apo ka njė lidhje midis Satanait dhe Judės nė tė ardhmen e ngjarjeve Apokaliptike?

    Gjoni 6:70,71. Jezusi u pėrgjigj atyre:``A nuk ju kam zgjedhur unė ju tė dymbėdhjetėt? E njė prej jush ėshtė njė djall``.- Por ai fliste pėr Judė Iskariotin, birin e Simonit, sepse ky kishte pėr ta tradhtuar, ndonėse ishte njė nga tė dymbėdhjetėt.

    Sipas Veprave tė Apostujve ku vajti Juda, mos ėshte gjė Profeti i Rremė? Nė cilin vėnd shkoi Judė Iskarioti? Mos vallė ėshtė i zgjedhuri i Satanait pėr kohėn e ardhme tė cilin mund t'a ngjisė nga Humnera, apo ta rimishėrojė nė botė, apo do tė shfaqet si njeri pėr t'ė bėre mbrekullira Satanike, pėr tė mashtuar njerėzit qė tė besojnė? Jam ende shume i pa qartė nga kuptueshemeria e kesaj enigme tė tejthellshme! Dote deshiroja opinionin tuaj nė kėtė drejtim!

    Veprat e Apostujve1:25). pėr tė marrė shortin e kėsaj shėrbese dhe apostullimin, nga i cili Juda u largua pėr tė shkuar nė vendin e tij``.


    Judas nga emri ėshtė Greek, por ai si Judė ishte Hebre, dhe Iscariot i njeriu nga Kerothi. A ka lidhje gje me kėtė pasazh me atė ēka referon Jeremia 48 v24-25;41?

    Jer.48:24,25,41 mbi Keriothin, Botsrahun dhe mbi tėrė qytetet e vendit tė Moabit, tė largėta dhe tė afėrta. Briri i Moabit ėshtė prerė dhe krahu i tij ėshtė copėtuar", thotė Zoti. Keriothi u pushtua, fortesat janė zėnė dhe zemra e trimave tė Moabit nė atė ditė do tė jetė si zemra e njė gruaje nė dhembjet e lindjes.

    Shohim qė Danieli 11:37 i referohet Antikrishtit, qė nuk do tė ketė respekt ndaj ish bashkombėsve tė tij, kėtu del qartė qė do tė jetė njė Hebre tjetėr, Ai nuk do tė dėshirojė gratė, dhe mundet tė jetė Beqar gjatė rimishėritmit tė tij nė tokė!.

    Danieli 11:37 Ai nuk do tė tregojė respekt pėr Perėndinė e etėrve tė tij dhe pėr dėshirėn e grave; nuk do tė ketė respekt pėr asnjė perėndi, sepse do tė hyjnizojė veten pėrmbi tė gjithė.

    Edhe Jezusi tek Gjoni 5:43 u flet bashkombėsve tė tij qė po tė vinte nje "tjetėr" Hebre. Ky do tė jetė Antikrishti, vėē tij s'ka kuptim tjetėr, dhe fjala Tjetėr=Hebre!

    Gjoni 5:43 Unė kam ardhur nė emėr tė Atit tim dhe ju nuk mė pranoni; po tė vinte ndonjė tjetėr nė emėr tė vet, ju do ta pranonit.

    Antikrishti do tė zotėrojė shumė cilėsi, qė ē'do kush i ėndėrron pėr ti patur, atėherė cilėsitė janė kėto: njė gjeni Intelektuali; njė orator, nje Intrigues; njė sundues; njė fetar, njė ekomist i pėrkryer; njė luftėtar trim; do tė jetė karizmatik e tėrheqės shumė nga pamja e jashtme.

    Ezekieli 28:12 "Bir njeriu ngri njė vajtim pėr mbretin e Tiros dhe i thuaj: Kėshtu thotė Zoti, Zoti: Ti ishe vula e pėrsosmėrisė, tėrė dituri dhe i pėrsosur nga bukuria.

    Tek Zakaria dhe Zbulesa shohim plagėn vdekjeprurėse, qė do tė pėsoj Antikrishti gjatė kohės sė mbretėrimit tė tij si Lider Booteror. Ai ringjallet me lavdinė qė i jep Ati vet, Satanai).

    Tek Zakaria 11:16-17 thuhet: Sepse ja, unė do tė nxjerr nė vend njė bari qė nuk do tė kujdeset pėr delet qė humbasin, nuk do t`i kėrkojė ato qė janė tė reja, nuk do tė shėrojė tė plagosurat, nuk do tė ushqejė ato qė rrijnė nė kėmbė, por do tė hajė mishin e tė majmeve dhe do t`u shkulė edhe thonjtė". Mjerė bariu i pavlerė qė e braktis kopenė! Njė shpatė do tė jetė kundėr krahut tė tij dhe kundėr syrit tė tij tė djathtė. Krahu i tij do tė thahet krejt dhe syri i tij do tė verbohet fare.
    Zbulesa 13:3-4 >Edhe pashė njė nga krerėt e saj si tė plagosur pėr vdekje; por plaga e saj vdekjeprurėse u shėrua; dhe gjithė dheu u mrekullua pas bishės. Dhe adhuruan dragoin qė i dha autoritet bishės dhe adhuruan bishėn duke thėnė: ``Kush i ngjan bishės? Kush mund tė luftojė kundėr saj?``. Kjo eshte interesante, por Bisha kush eshte?

    Ndėrsa tek Isaija shihet qartė besėlidhja qė do tė lidhi Izraeli me Antikrishtin, si dhe kundėrvenja ndaj tyre nė pjesėn e dytė tė periudhės 7 vjeēare!

    Isaja 28:15; 18 Ju thoni: "Kemi pėrfunduar njė besėlidhje me vdekjen, kemi bėrė njė aleancė me Sheolin; kur rebeshi pėrmbytės do tė kalojė, nuk do tė arrijė deri te ne, sepse gėnjeshtrėn e kemi bėrė strehėn tonė dhe jemi fshehur prapa falsitetit". Besėlidhja juaj me vdekjen do tė anulohet dhe aleanca juaj me Sheolin nuk do tė qėndrojė; kur rrebeshi pėrmbytės do tė kalojė, ju do tė shkeleni prej tij.

    Mikea dhe Isaija flasin nė menyrė profetike pėr preardhjen e vėndit tė AntiKrishtit.

    Mikea 5:6 Ata do tė shkatėrrojnė vendin e Asirisė me shpatė dhe tokėn e Nimrodit nė portat e saj; kėshtu ai do tė na ēlirojė nga Asiri nė rast se do tė vijė nė vendin tonė dhe do tė shkelė kufijtė tanė.
    Isaja 30:31 Me qenė se Asiria do tė goditet nga frika e zėrit tė Zotit, qė do ta rrahė me shufėr;

    Zbulesa 17:8 flet pėr Bishėn, (ku unė si δρταν mendoj s'e ėshtė Antikrishti, ku nė kohėra tė shkuara ka jetuar, pėr njė kohė kohe dhe ka vajtur nė humnerė, do te dalė po prapė nė skenėn botėrore, ku prapė do tė vejė aty ku ishte. Kur thotė "nuk eshtė" mos e ka fjalėn pėr kohėn tonė qė Antikrishti nuk ėshtė i rishfaqshėm nė trupėzim, sepse tani vepron nė Frymė ku fjala e pėrcakton"Ndose ėshtė"? Ju lutem dua shpjegime dhe citime tė fjalės nqs keni dituri frymėrore pėr t’i analizuar kėto profeci tė sė ardhmes!
    Bisha, qė pe, ishte, edhe nuk ėshtė, dhe do tė ngjitet nga humnera dhe do tė vejė nė pėrhumbje; dhe banorėt e dheut, emrat e tė cilėve nuk janė shkruar nė librin e jetės qė nga krijimi i botės, do tė ēuditen kur tė shohin bishėn qė ishte, dhe nuk ėshtė, ndonėse ėshtė.

    Po prapė tek Zbulesa 11:7 flitet pėr kėtė bishė qė del nga humnera e tokės pėr vrarė dy Dėshmitarė tė cilėt "mendoj" se janė Moisiu dhe Elija. Kjo bishė kush ėshtė se nuk kuptoj se nga shfaqet ky person, apo ėshtė Antikrishti apo Profeti i Rreme>Jude Skarioti?).

    Zbulesa 11:7 Dhe kur ta kryejnė dėshminė e tyre, bisha qė ngjitet nga humnera do tė bėjė luftė kundėr tyre, edhe do t`i mundė ata, dhe do t`i vrasė.

    Ndėrsa kėtu flitet pėr njė bishė tjetėr qė ngjitej nga dheu, mos flitet gjė kėtu pėr Profetin e Rreme? Shof tre bisha qė ngjiten nga dheu dhe tė tre nė njė kohė tė ndryshme, apo flitet pėr njė person, apo Profetin dhe Antikrishtin? Ju lutem mė ndihmoni ti kuptoj kėto pasazhe tė tejthellshme pėr tė kuptuar tė plotė atė ēka ajo mbart nė vetvete!

    Zbulesa 13:11 Pastaj pashė njė bishė tjetėr, qė ngjitej nga dheu, dhe kishte dy brirė qė u ngjanin atyre tė qengjit, por fliste si njė dragua.

    Ky ėngjėll dihet qė e ka emrin Apolion, dhe Abadon, ky ėshtė Antikrishti, apo Profeti i rreme?
    Zbulesa 9:11 Dhe pėr mbret pėrmbi ta kishin engjėllin e humnerės, emri e tij nė hebraisht ėshtė Abadon dhe nė greqisht emrin e ka Apolion.

    Mė lindi ideja pėr tė llogaritur emrin e tij nė kėtė lloj forme, duke i shtuar ēdo gėrme tė Alfabetit nje 6 duke u rritur nė ēdo gėrmėz, ku ka lidhje me 666. Adresa e pėrllogaritjes numerike tė shkronjave ėshtė nė kėtė link: http://www.geocities.com/LandmarkBib...alculator.html
    Kam kerkuar shume nė lidhje me pėrllogaritjen numerike tė Emrave, dhe kam pare qe i perllogarisin ne Hebraisht, Greqisht, dhe Latino. Mua ne Shqip me doli tepėr e saktė me emrin Abadon, ndoshta eshte dhe koiēidence, ndėrsa nė Englisht Abbadon nuk del = ky lloj emri me kodin 666.
    Shume faqe nė net, japi shumė informacione nė lidhje me emrin e tij, disa thonė qė ėshtė Bill Gates, George W Bus, Papa i Romes i tanishmi, Solana, Toni Bler, kurse nė Hebraisht del qė WWW ėshtė = kodin 666, e shumė tė tjera si kėto, une nuk di nėse duhet tė mbėshtetemi ne keto perllogaritjesh, por dijė qė ai ėshtė njė njeri dhe ka tipare tė pa krahasueshme ku do tė ketė emblemėn e tij 666!
    Kodi numerik sipas emrit eshte ky:
    A=6/ B=12/ C=18/D=24/E=30/F=36/G=42/H=48/I=54/J=60/L=66/L=72/M=78/N=84/O=90/P=96/Q=102/R=108/S=114/T=120/U=126/V=132/W=138/X=144/Y=150/Z=156/
    A -6 B-12- A-6 D-24 O-90 N- 94 , Totali =222 x 3 Triniteti i 666 == 666.

    Ndėrsa tek Jobi dhe Fjalėt e Urta flitet pėr Abadonin te cilin tek Zbulesa e shohim tė Jetė Mbreti i Humnerės! Abadoni eshte nje Engjell?

    Jobi 26:6 Para atij Sheoli ėshtė i zbuluar, Abadoni ėshtė pa vel.
    Jobi 28 :22 Abadoni dhe vdekja thonė: "Kemi dėgjuar tė flitet pėr tė me veshėt tona".
    Jobi 31:12 njė zjarr qė konsumon deri nė Abadon, dhe do tė kishte shkatėrruar deri nė rrėnjė gjithė tė korrat e mia.
    Fjalet e urta 15:11 Sheoli dhe Abadoni janė para Zotit; ca mė tepėr janė zemrat e bijve tė njerėzve!
    Fjalet e urta 27:20 Sheoli dhe Abadoni janė tė pangopur, dhe tė pangopur janė gjithashtu sytė e njerėzve.


    Tė dashur Vėllezėr dhe Motra, vėrtete kam shtruar kėtė temė interesante tė bashkelidhur me pasazhe tė cituar nga Fjala e Perėndisė Bibla, pėr 2 arsye:

    1-Pėr tė mėsuar rrjedhojėn e ngjarjeve pas rrėmbimit tė Kishės (rrembimi i besimtareve nė qiell).
    2- Pėr tė mėsuar mė shumė nga njeri tjetri ne lidhje me ato qe une kam shtruar, apo dhe tė krahasojmė mendimet dhe sygjerimet tuaja nė ēdo gjė qė ka tė bėjė me Kishėn dhe vargjet qė paraflasin pėr Antikrishtin. Jam i hapur me besimtaret e Krishterė, jo pėr tė debatuar, e theksoj nuk shkruaj pėr debat, por pėr tė mėsuar, inkurajuar dhe informuar tė tjerėt, ku ndėrkohė tė forcojmė besimin sa mė shumė nė Zotin tonė, sepse jemi nje popull Johebre i privilegjuar qė Perėndia na dha nepėrmjet Jezus Krishtit.
    2/1 -Ju kerkoj ndjesė nqs jam gabur nė lidhje me ēdo gjė qė kam parashtuar, dhe i kėrkoj dhe Zotit tim Perendisė sim Jezusit te mė falė pėr ēdo mendim, supozim, keqinterpretim apo dhe referencat qė kam bashkėlidhur.

    Hiri dhe paqja e Zotit Tone Jezus Krisht qofte mbi ju dhe familjet tuaja.

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    I dashur vella Teniolteni,

    Dua te te jap nje interpretim ne lidhje me Antikrishtin qe besoj se eshte prej Frymes.

    Antikrishti nuk eshte nje person i vetem.
    Ja se si shprehet Gjoni ne letren e tij te pare:
    "Fėmijė, ėshtė ora e fundit. Dhe, sikurse e dėgjuat, antikrishti duhet tė vijė, dhe tani janė shfaqur shumė antikrishtė; prej nga e dimė se ėshtė ora e fundit...
    Kush ėshtė gėnjeshtari, veēse ai qė mohon se Jezus ėshtė Krishti? Antikrishti ėshtė ai, qė mohon Atin dhe Birin....
    Nga kjo mund tė njihni Frymėn e Perėndisė: ēdo frymė qė rrėfen se Jezu Krishti ka ardhur nė mish, ėshtė nga Perėndia.
    ...Dhe ēdo frymė qė nuk rrėfen se Jezu Krishti ka ardhur nė mish, nuk ėshtė nga Perėndia; dhe kjo ėshtė fryma e antikrishtit qė, siē e keni dėgjuar se vjen; dhe tashmė ėshtė nė botė...."



    Numri 666 tregon sistemin boteror.
    6 simbolizon njeriun dhe 3 here nga 6 shfaq hyjnizimin e njeriut te rene, ose sistemin e njeriut te rene.

    Bisha perfaqeson gjithe organizimin njerezor, mekanizmat e njeriut te rene, aparatet shteterore, ekonomike, fetare, politike, edukative etj,etj,etj, qe drejtohet nga Satani.

    Ky sistem ne thelb e mohon se Perendia ka ardhur ne mish.
    Per kete sistem, Perendia nuk ekziston ose nuk ka ndonje lidhje me jeten e njeriut dhe eshte diku lart ne qiell.

    Ky Sistem shpeshhere ka nxjerre lidera boterore qe kane qene misherimi i vete ketij Sistemi. Keta lidera kane qene antikrishter, duke qene perfaqesuesit njerezore te sistemit te rene frymor qe quhet Antikrisht dhe qe drejtohet nga Satani.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 15-03-2006 mė 08:06
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-12-2014
    Postime
    24

    Pėr: Kush eshte Antikrishti dhe ngjarjet mbas rrembimit!

    Psh miq ,po shikoj qe ky postim qenka i lashte ,gati 10 vjet me pare .Une desha te di nese dikush ka informacjone per emrin e pervecem te djallit .CILI ESHTE EMRI I VERTET I DJALLIT ???

  4. #4

    Pėr: Kush eshte Antikrishti dhe ngjarjet mbas rrembimit!

    Eshte ai qe kerkon te perēaje Kishen Nje!
    Ne ēdo kohe dhe i ēdo rrace qoft ai,
    ndonse mund te shfaqet me rrobe te bardha...
    Por zemren e ka te zeze!
    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e lace
    Anėtarėsuar
    18-09-2014
    Postime
    240

    Pėr: Kush eshte Antikrishti dhe ngjarjet mbas rrembimit!

    Nje /dy deshmitarčt mendoj we nuk eshte mojsiu she Elia.sepse dy deshmitaret do te profetizojne she mojsiu nuk u ngjt fizikish,Elia po,keshtu we nuk ka mundesi the jene at a.sa per emrin e bishes she antikrishti mendoj we nuk kemi shan's ta zbulojme paraprakisht,ai do the dallohet nga veprat.kush he to we mendon thotee zoti
    Mos u Beni te gjithe Mesuesa se per kete do te gjukoheni ashper !!!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Kush eshte Antikrishti dhe ngjarjet mbas rrembimit!

    AntiKrishti eshte Perendia i vertete i tokes. Nje tiran i dhunshem, djall-njeri me nje sy me te madh se tjetri. Nje pagan dhe zoti yne i vertete ne shpirt, i cili nga gjithnje na ka patur dhe dhunuar me flake dhe shpate. Por a do te kthehet dhe a do ti jepet toka serish, e cila iu konfiskua nga zotat per shkak se i mungonte takti ne sundim.

  7. #7
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,258

    Pėr: Kush eshte Antikrishti dhe ngjarjet mbas rrembimit!

    Ėshtė njė temė shumė interesante dhe bėhet mė interesante me kalimin e kohė dhe tė qenit afėr tė ardhjes sė Krishtit. Duke ju referuar njė vargu nė Zbulesė (qė nė fakt ishte njė interpretim nga njė vėlla i krishterė) mund tė kuptosh fare mirė se i referohet ngjarjeve qė janė duke ndodhur aktualisht. Me njė llogaritje tė thjeshtė matematikore, mund tė kuptosh fare mirė se ēfarė gjendet nė njė tė katėrtėn e botės dhe kujt i referohet. E kam pėrmendur shumė kohė mė parė si plotėsim profecie tė vargut tė mėposhtėm se tashmė jemi nė kėtė periudhė.

    Zbulesa, kapitulli 6:

    7 Kur ai hapi vulėn e katėrt, dėgjova zėrin e qenies sė katėrt tė gjallė qė thoshte: “Eja dhe shiko.”
    8 Dhe unė pashė, dhe ja njė kalė i zbehtė; dhe ai qė e kalėronte emrin e kishte Vdekja, dhe Hadesi vinte pas tij. Dhe iu dha atyre pushtet pėrmbi njė tė katėrtėn e dheut, tė vrasin me shpatė dhe me zi buke e me vdekje, dhe nėpėrmjet bishave tė dheut.


    Tė shpjegoj se ēfarė do tė thotė antikrisht. Shumica e ngatėrrojnė duke menduar se emri do tė thotė: kundėr Krishtit. Jo. I pėrkthyer nga greqishtja, kuptimi i fjalės ėshtė: nė vend tė Krishtit, njėsoj si Krishti. Antikrishti pėrpara se tė dalė nė skenė, do tė shkatėrrojė ēdo gjė qė njerėzimi e mban pėr morale, tė mirė dhe tė ligjshme. Pėrqėndrimi i besimit dhe i pushtetit tek ai vetė ėshtė qėllimi i tij kryesor. Kėtu do tė mund ti referoheshim fare mirė pjesės biblike tė 2 Thesalonikave 2:7 por kėtė mbase njė moment tjetėr do bėj njė komentim konkret pėr tė kuptuar mė mirė vargun nė fjalė.

    Hapat konkrete ose mė saktė plani djallėzor pėr ardhjen nė pushtet tė antikrishtit:

    1) Shkatėrrimi i klasės politike-humbja e besimit tek politikanėt. E quani rastėsi qė aktualisht bota ka politikanėt mė tė kėqij qė kanė ekzistuar ndonjėherė?

    2) Shkatėrrimi i religjionit. Ēdo fe do tė goditet rėndė dhe besimi tek fetė do tė zbehet.

    3) Shkatėrrimit nuk do ti shpėtojnė as ateistėt. Ateizmi nuk do tė jetė zgjidhje pėr njerėzit e ēorientuar dhe njerėzit do tė jenė nė kėrkim tė diēkaje tė re, tė dikujt qė do ti nxjerrė nga pasiguria dhe do t'ju japė njė drejtim tė ri.

    Vetėm nė kėtė mėnyrė do tė mund tė tėrheqė vėmendjen dhe do tė mund tė fitojė besimin e njerėzimit dhe tė mund tė vijė nė pushtet. Kėto nuk janė hamendėsi. Ėshtė Fjala e Perėndisė qė zbulon dhe jep detaje pėr tė kuptuar kohėt dhe ngjarjet.



    Nėn Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e HFTengineer
    Anėtarėsuar
    24-04-2016
    Postime
    469

    Pėr: Kush eshte Antikrishti dhe ngjarjet mbas rrembimit!

    Meqense se shkruani hebraisht dhe eshte permendur yhvh.
    Nga ke perbehet partia demorktike ne vendet me pushtete si ato te perendimit pershembeull ne amerike, laburantja ne agli etj kush ndikoi dhe qene nga pionierer ne politikat liberaliste moderne postmoderne dhe kuzh eshte pjesa me e madhe e klases se elites se soteme , a sjane kta vete cifuta, dhe politikanet e tyre qe duan ta ndajne fene krishtere qe eshte mazhoranca be perendim nga pushteti? Kush ben lobby per ndarjen e fese te krishterte?
    Cthote bibla per financen usury kreditin?
    Kush e ka ne dore financen?
    Kush eshte ne qender te levizje te mjata si ajo ACLU e agjendes homoseksuale?
    Pse i mbron ADL ja? Pseshtyhet si prioritet ne politike dhe kieh jane kta politikane?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga HFTengineer : 18-07-2016 mė 10:17

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-11-2008, 07:40
  2. Ngjarjet tragjike tė Kosovės, nė filmin “Kėsulat”
    Nga ClaY_MorE nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-09-2006, 07:22
  3. Katastrofat natyrore ngjarjet e vitit
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 12:38
  4. Berisha: Ngjarjet e ’97-ės, rebelim i komunistėve
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 12:16
  5. Java - Ngjarjet e tastierės nė Java
    Nga javac nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-11-2005, 16:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •