Opinione & Vėshtrime >>>
REFLEKSE
Dy vinjeta tė rėndomta
Nė vitin 2001, Emina Ēunmulaj, tani 21 vjeēare, e atėherė gjimnaziste 16 vjeēare nga Tuzi, mori pjesė nė zgjedhjen botėrore tė agjencisė Elite.
"Do ta kėndoj njė kėngė nė gjuhėn time amtare", tha ajo nė gjuhėn angleze dhe e kėndoi “a capella” njė kėngė melankolike shqipe. Ishte kjo nė pjesėn e paraparė pėr talentet e pjesėmarrėseve. Ajo qė ka pasuar ėshtė histori.
Xhoana M. Perkaj
Dy javėt e fundit ishin tė rėndėsishme nė rrafshin politik shqiptar. Etapa e parė e bisedimeve shqiptaro-serbe nė Vjenė pėrfundoi me sukses dhe u vlerėsua nė mėnyrė optimiste si nga delegacioni pjesėmarrės i Kosovės, ashtu edhe nga kryeadministratori i UMNIK-ut, Soren Jesen Petersen. Moment tjetėr i rėndėsishėm ishte dorėheqja e kryeministrit Bajram Kosumi dhe emėrimi pėr mandatar i gjeneral - lejtnant Agim Ēekut, ish-komandanti i Trupave Mbrojtės tė Kosovės. Ēekun e kandidoi pėr kėtė post Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės sipas marrėveshjes me partnerin e koalicionit - Lidhjen Demokratike tė Kosovės. Ėshtė diēka homerike nė faktin se kryeministėr bėhet njeriu i cili ka qenė ndėr heronjtė e luftės ēlirimtare kroate (i dekoruar nėntė herė nga kryetari Tugjman "pėr guxim nė luftė kundėr forcave jugosllve") dhe, nga viti 1999, njė ndėr heronjtė e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.
Nė konkurrencė me lajme tė tilla qė kanė peshė tė madhe politike, ēdo informatė tjetėr e humb "duelin". Megjithatė, janė shėnuar edhe dy vinjeta me kryepersonazhet shqiptare. E para ka tė bėjė me modelen Emina Ēunmulaj qė ėshtė shpallur zyrtarisht fytyrė e dytė e Javės sė Modės nė Paris, pas brazilianes Isabel Fontani. Do tė ishte ky njė lajm i rėndomtė nga bota e modės, po tė mos mė kishte rėnė ndėr mend fjalia e ish-politikanit M. Bulatoviq, pėrndryshe, bashkėpunėtor i ngushtė i Millosheviqit, i cili nė kohėn e ekzodit shqiptar, 1999, nė pyetjen e gazetarėve se ēzkoment ka lidhur me lajmet mbi dhunimin e femrave shqiptare, kishte thėnė: "Mos u bėni qesharakė, kush ėshtė ai qė do ta kishte dhunuar shqiptaren?" E tėrė fuqia e raportit tė deriatėhershėm racist serbo-jugosllav ka shpėrthyer nė kėtė fjali tė vetme, se shqiptarėt nuk e meritojnė as tzu dhunohen femrat.
Vinjeta tjetėr ka tė bėjė me Ana Oksėn, kėngėtare italiane me origjinė shqiptare dhe festivalin e 56-tė Sanremos. Tetė minuta qė i kaloi Oksa nė skenėn e Teatrit Ariston, e pėrcjellur nga grupi polifonik nga Shqipėria, ishin promocion i melosit shqipar nė programin zyrtar tė festivalit mė tė vjetėr dhe mė prestigjoz tė muzikės sė lehtė nė Europė. Disa ditė mė heret presidenti i Italisė, Ciampi, i ka dekoruar kėngėtarėt Pausini, Ramazoti dhe Zucherro me titullin e nderit "Commendadore", ndėrsa, tenorin Bocelli me titullin "Grande ufficiale della Republica". Kjo ishte mirėnjohje pėr "punė dhe imazhin pozitiv pėr Italinė nė botė qė ėshtė krijuar falė punės sė tyre", thuhet nė arsyetim. Njėkohėsisht, Italia e ka festuar Grammy-n e parė qė e ka marrė njė italian, atė tė Laura Pausinit. "Italia vince" (Italia ngadhnjen) ishte titulli i ngazėlluar i mediave. Nė njė Itali tė tillė, vend i cili ėshtė sinonim i artit muzikor, vend ku mijėra adhurues presin me orė pėr tzi parė yjet e pop muzikės nė dyshemenė e kuqe para Aristonit, temė kryesore e komenteve ka qenė Oksa dhe befasia qė e ka bėrė me performansin e saj. Polifonia shqiptare me Oksėn ishte aq e veēantė sa qė mund tė krahasohet me alternativėn kulminante tė bandit "Soad of a Down" i katėr armenėve nga Los Anxhelesi. Ose me gotikun (gothic) europian. Aq ndryshe nga turbo trash-shit i cili dėgjohet nė trojet tona.
Nė vitin 2001, Emina Ēunmulaj, tani 21 vjeēare, e atėherė gjimnaziste 16 vjeēare nga Tuzi, mori pjesė nė zgjedhjen botėrore tė agjencisė Elite.
"Do ta kėndoj njė kėngė nė gjuhėn time amtare", tha ajo nė gjuhėn angleze dhe e kėndoi “a capella” njė kėngė melankolike shqipe. Ishte kjo nė pjesėn e paraparė pėr talentet e pjesėmarrėseve. Ajo qė ka pasuar ėshtė histori.
Marlene Dietrich, gjermane e cila ėshtė bėrė yll i filmit amerikan dhe botėror, ėshtė dekoruar me mirėnjohjen mė tė lartė tė shtetit gjerman. Ndoshta, do tė vijė koha kur edhe nė kėtė truall tonin do tė ndodhė diēka e ngjashme.
Emina Ēunmulaj
Krijoni Kontakt