Close
Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 341
  1. #1
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551

    FK Vllaznia - Shkodėr

    ku jan tifozat kuq e blu ktu

    Partizani 2 - 2 Vllaznia

    mendoj se mir dolem jo keq
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  2. #2
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Valbona ne Basketboll, Vllaznia ne futboll, klubet tjera vetem domina as per shah nuk jane!!!!!!

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Vllaznia me te rinjte? Perfiton nga rregullorja

    Vllaznia me te rinjte? Perfiton nga rregullorja

    E Marte, 15 Maj 2007


    Jeton Selimi

    Nje dite me pare, deklarata e presidentit te Vllaznise, Valter Fushaj, se do ta prishnin festen e Tiranes, duke rreshtuar ne fushen e lojes paraterinjte kuqeblu, ka sjelle reagimin e menjehershem te institucionit qe drejton futbollin tone. Sipas tyre, dicka e tille eshte krejtesisht anormale dhe se do t’u vinte keq nese klubi shkodran do te perfitonte nga hapesira ligjore per te prishur nje gare te javes se fundit te kampionatit tone.

    Duhej te ishte festa e madhe, dorezimi i trofeut dhe mbremja e fishekzjarreve (si zakonisht) per Tiranen, por shkodranet kane menduar ta cojne gjithcka ne djall. Ata e ndjejne veten te mosrespektuar nga ana e Tiranes dhe duan t’ua kthejne me te njejten monedhe, duke u prishur mbremjen e madhe. Gjithcka ka nisur pas takimit Teuta-Tirana qe u fitua paster nga durrsaket 2-0 dhe qe, sipas shkodraneve, ka qene nje rezultat i ardhur si pasoje e “marreveshjes se xhentelmeneve” ne dem te Vllaznise. Fitorja e durrsakeve ne javen e parafundit te kampionatit e ben thuajse te sigurt pjesemarrjen e tyre ne Kupen UEFA, si vendi i dyte ne kampionat, sepse ndeshja e radhes me Shkumbinin, qe e arriti mbijetesen, perben vetem nje formalitet per bregdetaret. Meria e Vllaznise dhe deklarata e presidentit kuqeblu, Valter Fushaj, se “do te dergojme skuadren e paraterinjve (U-17) ne Tirane”, ka sjelle edhe reagimin e federates. Shefi i sektorit te garave, Hito Hitaj, ka deklaruar se kjo sjellje e klubit shkodran nuk eshte aspak e hijshme: “Nuk e kuptoj arsyen e gjithe kesaj. Vllaznia mund te kete qejfmbetje, por kjo nuk duhet te thote se ata mund te perfitojne nga rregullorja.”E pikerisht rregullorja ua mundeson kete gje shkodraneve, nje rregullore e ndryshuar me insistim nga ana e presidenteve te klubeve per aktivizimin pa limit te lojtareve nga skuadrat zinxhir dhe qe tani, sipas federates, po perdoret per qellime te mbrapshta. “Ishin vete presidentet, qe kerkuan kete ndryshim ne rregullore, sepse donin t’u krijonin sa me shume hapesira te rinjve, ndersa me pas jo vetem qe nuk i shfrytezuan keto hapesira, por justifikoheshin, sepse skuadra qe po ngrinin ne kembe kishte objektiva madhore dhe duhej te vinin vetem lojtare cilesore. Por, nese me pare gjithcka e benin ne te mire te “cilesise”, sot duan ta shfrytezojne per te bere hakmarrje ne dem te lojes se bukur”, perfundoi deklaraten e tij shefi Hitaj.

  4. #4
    Socialist Maska e Genti
    Anėtarėsuar
    06-11-2002
    Vendndodhja
    Britani
    Postime
    140
    Aman se tirana si gjithmone me hile ka fituar u lumte se kane lek me pagu federaten dhe albitrat...
    I Dont Care If Im Hated On The Net.
    Because I Have A Real Life.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    lut nuri dhe federata i japin titujt tiranes
    o vllaznia barcelona se fitorja asht e jonaaaaaaaaaaaaaa

  6. #6
    -=|ProuD`To`Be`DiNaMo|=- Maska e dinamo
    Anėtarėsuar
    13-10-2004
    Vendndodhja
    KS DiNaMo
    Postime
    90
    Informacion Per Vllaznin

    Jashtė merkatos shkodrane, qė ka filluar tė lėvizė vendit, natyrisht nuk ka si qėndron as trajneri i Vllaznisė, Mirel Josa. Madje ėshtė ai qė ka paraqitur te presidenti Fushaj listėn me lojtarėt qė dėshiron tė ketė nė skuadėr pėr sezonin e ardhshėm dhe numri 1 i klubit ka filluar ta ekzekutojė atė. Por ndėrkohė disa komente tė bėra dy ditėt e fundit nė shtyp, duket se e kanė "nxehur" paksa trajnerin e kuqebluve. Pikėsėpari, Josa ka dashur tė sqarojė se emri i brazilianit Leandro, pėr tė cilin ėshtė aluduar se e ka kėrkuar nė skuadėr, nuk bėn pjesė nė atė listė. "Kam lexuar nė shtyp se Leandro pėlqehet nga unė dhe kam dhėnė "ok" in pėr ta marrė. Dua tė sqaroj se me dėshirėn time ky lojtar nuk vjen te Vllaznia.

    E pėlqej jashtėzakonisht shumė pėr aftėsitė e tij, por nuk dua nė skuadėr lojtarė qė qėndrojnė dy muaj dhe mė pas largohen, duke tė prishur shumė plane. Pa pėrmendur pastaj faktin tjetėr se ai asnjėherė nuk e ka zhvilluar fazėn pėrgatitore me ekipin, prandaj ka pasur probleme fizike nė vazhdim. E thashė se si lojtar mė pėlqen dhe kėtė vlerėsim kam pasur qė nė kohėn kur pati ardhur nė fillim te Dinamo, por mė pas ai tregoi se ėshtė i paqėndrueshėm dhe u ka shkaktuar jo pak probleme ekipeve ku ka luajtur. Duke qenė kėshtu, pėrgjigjja ime pėr kėtė lojtar ėshtė "Jo". Madje kėtė mendim kam jo vetėm pėr kėtė lojtar, por pėr tė gjithė lojtarėt me ngjyrė nė pėrgjithėsi. Ata nuk janė tė qėndrueshėm dhe si rrjedhojė nuk mund tė presėsh shumė prej tyre,"ka thėnė dje pėrmes telefonit Josa. Sakaq, po pėrmes shtypit dhe mė konkretisht gazetės "Sporti shqiptar", nė dy ditėt e fundit janė botuar intervista me Sinėn dhe T.Osmanin, dy lojtarė tė kėrkuar nga shkodranėt nė kėtė merkato.

    Por tė dy ata lojtarė nuk janė shprehur shumė tė gatshėm pėr tė ardhur te Vllaznia, por pa i mbyllur derėn asaj. Mirel Josa ka dalė hapur edhe kundėr mėnyrės sė lutjes pėr t'i marrė nė skuadėr kėta lojtarė, prandaj shton: "Nėse ata vėrtet nuk e respektojnė ofertėn e Vllaznisė, edhe Vllaznia nuk do t'i respektojė ata. Nuk kemi pse marrim lojtarė me zor nė skuadėr. Unė e kam thėnė edhe para disa ditėsh se kjo ėshtė periudha mė e vėshtirė e futbollit shqiptar. Futbollistėt nuk janė shumė tė qartė se kur duhet t'i firmosin kontratat, por i mbajnė gjėrat pezull pėr shumė kohė, duke i vėnė nė vėshtirėsi tė madhe presidentėt e ekipeve." Sakaq, njė tjetėr problem i dalė sėrish ditėt e fundit ėshtė edhe ai i kandidaturės sė Ilion Likės pėr portėn e Vllaznisė.

    Josa ka shpjeguar se ai personalisht, apo dhe pjesėtarė tė stafit tė tij, nuk janė shprehur se skuadra ka nevojė pėr portierė. "Nė njė bisedė qė kam pasur me trajnerin e portierėve, Avenir Danin, kemi thėnė se ndėr 4 portierėt mė tė mirė tė kampionatit tė kaluar ishte edhe Grima, qė u paraqit shumė mirė. Duke qenė kėshtu, nuk mund tė mendojmė se duhet tė sjellin nė skuadėr portierė tė tillė, si Lika, Hidi apo Nallbani. Ne duhet t'i besojmė Grimės, ashtu siē duhet tė kemi mė tepėr besim te portieri i Shpresės, Bishani,"e mbyll prononcimin e tij trajneri i kuqebluve, Mirel Josa.
    WwW.FcDiNaMoTirana.Eu

  7. #7
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Vllaznia, “beteja” e parė shqiptare nė Europė

    Vllaznia, skuadra e parė nga katėr ekipet shqiptare qė marrin nė tre kompeticionet europiane tė klubeve, do tė luajė nesėr nė Zagreb (ora 17:30) ndeshjen e parė kundėr ekipit kroat NK Zagreb, me shpresėn se do tė arrijė njė rezultat pozitiv, qoftė ky dhe barazimi me skuadrėn qė u rendit e treta nė kampionatin kroat, nė tė njėjtin vend qė zunė dhe shkodranėt nė atė shqiptar.

    Skuadra shkodrane, qė merr pjesė pėr herė tė tretė nė Kupėn Intertoto nga viti 2000, zhvilloi njė fazė pėrgatitore me tone “emergjente”, parė edhe pushimin e shkurtėr midis mbylljes sė kampionatit dhe ndeshjes sė parė zyrtare kundėr skuadrės kroate. Formacioni i Mirel Josės madje nuk arriti tė zhvillojė as dhe njė ndeshje testuese, pėrveē atyrė brenda grupit. Merkatoja e presidentit Valter Fushaj pėr sfidėn me krotatėt e trajnerit mė tė dytė mė tė vlerėsuar nė Kroaci, Blazeviēit (armik i pėrjetshėm i Bariēit) pėrmblidhet nė emrat e sulmuesit gjirokastrit Arlind Nora, ish-sulmuesit tė Elbasanit, shkodranit Albert Kaēi dhe kamerunasit tė Luftėtarit, Rustand Simo. Vllaznia edhe pse kreu njė nga blerjet mė tė bujshme nė merkaton e verės, rekrutimin e golashėnuesit mė tė mirė tė Shqipėrisė, Vioresin Sinanit, nuk mundi ta pėrfshijė dy herė “Kėpucėn e artė” nė grupin anti-Zabgreb, pėr shkak tė angazhimit tė Sinanit me Tiranėn nė Ligėn e Kampioneve. Josės do t’i mungojė nė Zagreb edhe sulmuesi i i Kombėtares U-21, Xhevair Sukaj, pėr shkak tė mospaisjes mė vizė kroate. Strategjia e skuadrave udhėtuese nė ndeshjet me sistem eliminimi ėshtė mospėsimi apo pėsimi i sa mė pak golave. Me njė rreshtim me tre mbrojtės mė pėrvojė tė madhe ndėrkombėtare: Suad Lici, Rezart Dabulla dhe Admir Teli, trajneri Josa mund t’ia arrijė duke llogaritur edhe eksperiencėn e vyer tė njė portieri veteran si Armir Grima. Gilman Lika, Franc Ahi, Rustand Simo dhe Safet Osja do tė pėrbėjnė kolonėn e mesfushės, ndėrsa sulmi pritet tė besohet Klevis Dalipit, i mbeshtetur nga krahėt nga Arlind Nora dhe Albert Kaēi. Nė ndeshjen miqėsore me pėrfaqėsuesen e Arabisė Saudite tė zhvilluar nė Ankara tė Turqisė, NK Zagreb humbi 4-2. Golat u pėr kroatėt shėnuan nga Lovrek, i cili realizoi golin e parė tė takimit (8’) dhe tė fundit (78’). Ja dhe formacioni i NK Zagreb nė atė takim: Stojkiē, Labudoviē, Nadareviē, Ivankoviē (40. Pejiē), Parlov (75. Soljiē), Mujdzha, Lajtman, Ibriciē (60. Jurendiē), Ēutura, Lovrek, Mandzhukiē (53. Grgiē)



    Lista zyrtare e dy ekipeve

    NK Zagreb: Portierė: Dragan Stojkiē, Mario Ēutura. Mbrojtės: Tomislav Labudoviē, Ivan Ēunēiē, Mario Brkljaēa, Josip Jurendiē, Ivan Lajtman, Miroslav Pejiē, Senijad Ibriēiē, Josip Soljiē Mesfushorė: Josip Skoriē, Safet Nadareviē, Hrvoje Ēustiē, Dejan Miskoviē, Ivan Bjelobradiē, Mario Mandzukiē, Ivica Vrdoljak, Krunoslav Lovrek. Sulmues: Vedran Ivankoviē, Ivan Parlov, Josip Mikuliē, Mensur Mujdza, Haris Mehmedagiē, Mateo Roskam.

    Vllaznia: Portierė: Armir Grima, Olti Bishani, Mbrojtės: Arlind Selimaj, Suad Lici, Rezart Dabulla, Admir Teli, Klodian Semina, Saidi Guri, Franc Ahi, Erion Hoti, Uliks Kotrri. Mesfushorė: Safet Osja, Alsid Tafili, Arsen Beqiri, Simo Rustand, Ndriēim Shtupina, Albert Kaēi. Sulmues: Gilman Lika, Klevis Dalipi, Arlind Nora, Nevian Cani. Sulmuesi Xhevahir Sukaj, i pranishėm nė listėn zyrtare tė UEFA-s, nuk udhėtoi pėr nė Kroaci.

    Bilancet ndėrkombėtare tė klubeve

    NK Zagreb: Klubi kroat, i themeluar nė vitin 1903, ka zhvilluar 14 ndeshje ndėrkombėtare duke arritur 5 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje. Golaverazhi i pėrgjithshėm: 17 gola tė shėnuar, 17 gola tė pėsuar. Nė Kupėn Intertoto NK Zagreb ka zhvilluar 8 ndeshje: 1 fitore, 4 barazime, 3 humbje. Golat: 6-8

    Vllaznia: Skuadra shkodrane, e themeluar nė vitin 1919, ka zhvilluar 26 ndeshje ndėrkombėtare. Bilanci i kuqebluve nė tri kompeticionet europiane tė klubeve ėshtė: 7 fitore, 1 barazim dhe 16 humbje. Golat: 23-4. Nė Kupėn Intertoto Vllaznia ka zhvilluar 6 ndeshje: 2 fitore, 0 barazime, 4 humbje. Golat: 7-10

    Sondazhi: NK Zagreb-Vllaznia

    Nė njė sondazh tė publikuar nė faqen kroate prva-hnl.hr nė lidhje me ndeshjen, pyetjes se kush e fiton takimin NK Zagreb-Vllaznia, 81% e votuesve (kroatė sigurisht) besojnė se NK Zagreb do tė fitojė, ndėrsa 19% prej tyre shprehin preferencėn e tyre pėr nėj fitore tė Vllaznisė.

    Gjyqtarė turq

    Takimi NK Zagreb-Vllaznia do tė drejtohet nga njė treshe gjyqtrarėsh turq me kryesor Kudusi Myftyoglu. Ndihmės tė tij janė Bahatin Duran dhe Serkan Ok, po nga Turqia. Gjyqtari i katėrt, si zakonisht caktohet vendas dhe ky ėshtė kroati Zheljko Grėgec. Ēeku Miroslav Liba ėshtė vėzhgues i gjyqtarėėve nga UEFA. Edhe pėr ndeshjen e kthimit nė Shkodėr janė caktuar gjyqtarėt. Kryesor do tė jetė maltezi, Jozef Atard, i cili ka drejtuar nė Shkodėr ndeshjen Shqipėri-Slloveni (0-0). Ndihmės tė tij janė Ingmar Spiteri dhe Eduard Spiteri, po nga Malta. Vėzhguesi i i gjyqtarėve nga UEFA ėshtė qiprioti Kristakis Skapoulis

    albania-sport

  8. #8
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Vllaznia humbet 2-1 me NK Zagreb nė Kroaci


    Vllaznia humbi ndeshjen e parė nė Kupėn Intertoto kroatėt e Nk Zagreb me rezultatin 2-1, nė njė takim ku tė dyja formacionet e mbyllėn me nga dhjetė lojtarė. Sulmuesi gjirokastrit Arlind Nora befasoi vendasit me golin e tij tė shpejtė, pa kaluar ende 3 minuta lojė, por Vllaznia nuk mundi ta ruante avantazhin e ēmuar, kur Labudoviē barazoi nė minutėn e 15-tė me nje goditje nga 18 metra.

    Pjesa e parė u mbyll nė barazim 1-1, teksa nė tė dytėn ishte sėrish Labudoviē ai qė realizoi golin e fitores pėr kroatėt nė minutėn e 64, me nej goditje brenda zones , 7 metra larg portes se Grimes.

    Gjyqtari turk Kudusi Muftyoglu ėshtė treguar i pamėrshishėm teksa ka nxjerrė dy kartonė tė kuq, fillimisht pėr skuadrėn tonė nė minutėn e 73, kur ndeshkoi me kartonin e dyte tė verdhė dhe automatikisht te kuq Franc Ahin dhe njė minutė para pėrfundimit ndėshkroi me karton Lovrek tė NK Zagreb per shkak gjestit antisportiv (goditi lojtarin e Vllaznise, Simo ). Ndeshja e kthimit do tė luhet, nė “Loro Boriēi”, mė 30 qershor (ora 20:00) dhe Vllaznia mund tė kualifikohet me njė fitore minimale 1-0, ose me fitore me dy gola mė shumė.

    Fituesi i ketij cifti do te ndeshet me skuadren turke Trabzonspor ne turin e dyte elimintator.

    ZAGREBI: Bashic 6, Nadarevic 7, Labudovic 7, Cutura 6.5, Mujdza 6, Lajtman 5.5 ( prej 87. Jurendic -), Parlov 6, Ibricic 5.5 (prej 59. Grgic 5.5), Pejic 6, Lovrek 5.5, Mandzukic 6

    VLLAZNIA: Grima 6, Ahi 5.5, Kotrri 6, Teli 5.5, Lika 5.5, Nora 6 (90 Tafili -), Osja 5, Simo 6, Kaci 5.5 ( prej 75 Hotti -), Dalipi 5 (prej 71. Sani -), Lici 5

    Refer: Muftuoglu Kuddusi 6.5; Ndihmes: Bahattin dhe Serkan (Te gjithe Turqi)

    Golashenues: 0-1 Nora (3), 1-1 Nadarevic (19; as. Mujdza), 2-1 Labudovic(64; as Mandzukić).

    Kartona te Verdhe: Cuturam Lajtman, Parlov (Zagreb); Lika, Ahi (Vllaznia).

    Kartona te kuq: 73. Ahi (dy te verdhe), 88. Lovrek (Zagreb - gjest josportiv).

    Lojtari ndeshjes: Tomislav Labudovic

    Stadiumi: Kranjcevic.

    Shikues: 1000.

    E Shtune, 23 Qershor 2007/ Albania-Sport

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Vllaznia humbet minimalisht ne Zagreb

    NK Zagreb-Vllaznia, 2-1

    Shenues: Nadarevic, Labudovic / Nora

    Formacionet

    ZAGREB: Bazik, Nadarevic, Labudovic, Cutura, Mujdza, Lajtman (87'. Jurendic), Parlov, Ivricic

    VLLAZNIA: Grima, Ahi, Kotrri, Teli, Lika, Nora ( 90' Tafili), Osja, Simo, Kaci (75' Hoti), Dalipi (71' Cani), Lici

    Gjyqtare: Myftyoglu Kuddusi, Sabahattin, Serkan

    Kartone te verdhe: Cuturam Lajtman, Parlov (Zagreb); Lika, Ahi (Vllaznia).

    Kartone te kuq: 73' Ahi, 88' Lovrek (Zagreb)

    Lojtari ndeshjes: Tomisllav Labudovic

    Stadiumi: Kranjcevic

    Vllaznia humbi ndeshjen e pare ne Kupen Intertoto me kroatet e NK Zagreb me rezultatin 2-1, ne nje takim ku te dyja formacionet e mbyllen me nga dhjete lojtare. Sulmuesi gjirokastrite, Arlind Nora, befasoi vendasit me golin e tij te shpejte, i cili ka shenuar ne minuten e trete, por Vllaznia nuk mundi ta ruante avantazhin e marre, kur Labudovic ka barazuar ne minuten e 19-te me nje goditje nga 18 metra. Me keto dy gola eshte mbyllur ne barazim pjesa e pare e ndeshjes. Per sa i perket pjeses se dyte, shkodranet kane tentuar te shenojne, por pa rezultat. Ka qene nje aksion i vendasve, te cilet e kane arritur te shenojne ne minuten e 64 dhe perseri ishte Labudovici. Kroatet kerkuan te ruanin rezultatin, por paten disa raste te tjera qe nuk u finalizuan. Po ashtu, edhe Vllaznia arriti te beje disa sulme, por pa rezultat. Gjithashtu, te Vllaznia ndikoi edhe kartoni i dyte i verdhe per Ahin, i cili doli nga loja ne minuten e 73-te. Po me karton te kuq ka dale edhe futbollisti i NK Zagrebit, Labudovic, i cili e mori kete karton ne minuten e 88 per shkak te nje gjesti antisportiv. Kjo ndeshje eshte gjykuar treshja turke Kuddus Myftyoglu, Sabahattin dhe Serkan. Per sa i perket ndeshjes se kthimit, ajo do te luhet ne "Loro Boric" me 30 qershor, ne oren 22:00. Vllaznise do t'i mjaftonte nje fitore 1-0 ose me dy gola diference nga kundershtari, qe te arrije te kaloje ne turin e dyte, ku do te ndeshet me skuadren turke, Trabzonspor.
    #VamosArgentina

  10. #10
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Vllaznia eliminon Zagrebin

    Ekipi i Vllaznise se Shkodres ne ndeshjen e kthimit te luajtur sonte ne Shkoder ka fituar ndaj ekipit te Zagrebit me rezultat 1-0 qe ishte e mjaftueshme te kualifikohet ne rundin tjeter te intertoto kup. Golin e vetem ne kete ndeshje e shenoi Nora ne minuten 26 te pjeses se pare. Nje perkrahje te madhe Vllaznise i ka dhene tifozeria shkodrane e cila ne kete takim ishte lojtari i 12-te i shkodraneve. Goli i Nora ishte nje gjuatje ne nje distance prej 20 metra e cila godet mbrojtesin kroat Nadarevic dhe ndron kahjen e topit e cila perfundon ne rrjeten e Stojkic i cili ishte i pafuqishem ne kete rast.

    Pas perfundimit te ndeshjes trajneri i Zagrebit Blazeviē ( ish- selektori i kombetares kroate )i gatshem per doreheqje pas humbjes deklaroi: Ambiciet ishin me te medhaja se sa qe lojtaret tone mundnin te jepnin ne terenin e gjelbert. Na mungon shume lojtare ne ndeshjen e kthimit Vrdoljak, Ivankovic, Lovrek dhe Brkljac. Bera gabim qe hyra ne fushe ne lojtare te lenduar, te kisha Mumlek ne vend te Lajtman me siguri do te shkonim me tej.

    Tani ekipin e Vllaznise e pret nje ndeshje pak me e veshtire ne turin e ardhshem me ekipin e Trabzonspor te Turqise.



    VLLAZNIA – ZAGREB 1-0 (1-0)

    VLLAZNIA: Grima 7, Lici 6, Teli 6, Kotrri 6, Hoti 5,5, Simo 5,5, Osja 6, Lika 6, Kaci 6 (90. Tafili -), Sukaj 6 ( 70 Sinani -), Nora 6,5 ( 88. Dequiri -)

    ZAGREB: Stojkic 6,5, Nadarevic 6,6, Labudovic 6 ( 80. Nikolic -), Cutura 5,5, Mujdza 6, Lajtman 5, Parlov 5, Ibricic 5,5 (60. Grgic 5,5), Pejic 5, Jurendic 5,5 ( 86. Orshulic -), Mandzukic 6

    REFER: Jozef Attard (Malta) 6,5

    GOLESHENUES: 1-0 Nora (26)

    KARTON TE VERDHE: Shotri (Vllaznia)

    LOJTAR I NDESHJES: Armir GRIMA

    STADIUMI: Loro Borici

    SHIKUES: 5000


    www.Albania-Sport.com

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Festė nė Shkodėr, kualifikohet Vllaznia

    Derguar me: 01/07/2007

    • Njė gol i shėnuar nga Arlind Nora nė minutėn e 26-tė u ka dhėnė triumfin shkodranėve, tė cilėt e patėn nisur si jo favoritė takimin e “Loro Boriēit”


    Festa pushton Shkodrėn. Vllaznia kalon turin e parė tė Kupės Intertoto, duke mposhtur 1-0 kroatėt e NK Zagreb. Njė gol i shėnuar nga Arlind Nora nė minutėn e 26-tė u ka dhėnė triumfin shkodranėve, tė cilėt e patėn nisur si jo favoritė takimin e “Loro Boriēit”. Humbja 2-1 nė Zagreb nuk ka rezultuar fatale dhe ekipi i Mirel Josės ka mundur tė shkojė mė tej nė kėtė kompeticion. Vllaznia tashmė do tė pėrballet nė datat 7 dhe 14 korrik ndaj turqve tė Trabzonspor, njė prej skuadrave mė tė forta tė kėtij vendi. Ndėrkaq, trajneri Mirel Josa ka mundur tė fitojė sfidėn me Blazeviē, trajnerin mė tė madh kroat, por qė tani rrezikon jo pak postin nė pankinėn e NK Zagreb.

    Rezultati gjithsesi mund tė kishte qenė mė i thellė, nė rast se Sukaj, Osja apo Kaēi do tė ishin treguar mė tė saktė pėrpara portės. Pėr tė ndjekur takimin ka qenė nė stadium edhe ndihmės trajneri i Trabzonsporit, kundėrshtarit tė radhės pėr kuqeblutė. Tė pėrkrahur edhe nga njė publik i zjarrtė, shkodranėt e kanė nisur mjaft mirė ndeshjen edhe pse rasti mė i pastėr ka qenė pėr kroatėt nė minutėn e 3-tė, por topi ka pėrfunduar pak centimetra larg portės sė Grimės. Pas dy rasteve tė humbur nga Sukaj, nė minutėn e 26-tė ka ardhur njė gjuajtje nga jashtė zonės e Arlind Norės. Topi i gjirokastritit ėshtė devijuar nga njė mbrojtės dhe ka pėrfunduar nė rrjetė, duke ngritur nė kėmbė “Loro Boriēin”.
    #VamosArgentina

  12. #12
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551

    Vllaznia "permbys" Nk Zagrebin dhe kualifikohet

    VLLAZNIA - Nk Zagreb 1-0 (2-1)

    Shenues: Nora 26'

    Vllaznia: Grima, Lici, Teli, Lika, Kotrri, Nora (A.Beqiri 89'), Osja, Kaci (Tafili 90'), Hoti, Simo, Sukaj (Sinani 71')

    Trajner: Mirel Josa

    NK Zagrebi: Stovkic, Labudovic (Mikulic 80'), Cutura, Jurendic (Orsulic 86'), Pejic, Lajtman, Nadarevic, Bricic (Gric 60'), Mandzukic, Mujoza, Parlov

    Trajner: Miroslav Blazhevic

    Gjyqtare: J.Atardi, E.Spiteri, I.Zpiteri (Malte)

    Kartone te verdhe: Simo, Kotrri

    Stadiumi: "Loro Borici", Shkoder

    Kronika

    6'- Sinjalin e pare e japin miqte nga Zagrebi. Mbrojtja e Vllaznise hutohet dhe nuk kuptohet me portierin Grima dhe NK Zagrebi eshte fare prane golit. Topi kalon ngjitur me shtyllen e djathte pingule te Grimes.

    15'- Jane serish miqte qe imponojne lojen e tyre. Kesaj here eshte Bricic, qe kerkon te shenoje pas nje gjuajtjeje te forte ne hyrje te zones, por Grima ka arritur te grushtoje me veshtiresi ne korner.

    18'- Rasti i trete i mire por NK Zagrebin. Nje top i harkuar nga kendorja ka gjetur sakte Cuturen, qe godet me koke, por qe ndesh serish nje Grime te shkelqyer.

    20'- Sukaj jep shenjen e pare te Vllaznise. Godet nga 30 metra, por pa asnje veshtiresi per portierin mik.

    22'- Tani eshte Vllaznia qe gjen kohe per spektakel. Nje kombinim i mrekullueshem mes Nores, Osjes dhe Sukajt, por i riu shkodran ne nje pozicion te mire brenda zone, gjuan gabimisht, duke e nxjerre topin shume metra mbi traverse.

    26'- GOOOOOOL Por Vllaznia nuk mund te gabonte ne rastin e dyte te arte. Eshte Arlind Nora qe ka cuar peshe "Loro Boricin" pas nje gjuajtjeje te devijuar nga nje mbrojtes kundershtar. Topi perfundon pas shpines se Stovikc dhe Vllaniza enderron.

    37'- Xhevahir Sukaj ne hyrje te zones gjuan rrepte, pret perseri mbrojtesi ekstrem kroat.

    40'- Tenton Kaci, por pret serish Stovkic.

    54'- Edhe njehere Sukaj, edhe njehere i pasakte ne hyrje te zones se rreptesise.

    62'- Afrikani Simo kerkon te provoje fatin, por i pergjigjet mrekullisht portieri mik, qe e dergon topin ne kendore.

    65'- Gilman Lika shperthen me nje aksion personal dhe arrin te caje deri ne mbrojtjen kundershtare, duke dhene nje top te arte per Sukaj, qe me porten e boshatisur, ka bere detyren e tij ne kete mbremje, jashte!

    69'- NK Zagrebi prane barazimit. Grcic i vetem perballe Armir Grimes gjuan, por Grima nuk e ka lejuar qe te shenoje duke shpetuar nje rast fatal ne porten shkodrane

    76'- Vioresin Sinani godet, rikthen topin ne loje mbrojtja, Lika merr topin ne zoterim, gjuan edhe njehere, por topi vetem ne shtylle dhe "Lori Borici" psheretin fort, sepse kerkon golin e sigurise.

    80'- Kaci pason per kapitenin e Vllaznise, Osjen, por ka qene serish portieri mik qe eshte shnderruar ne nje barrikade te pakapercyeshme.

    87'- Armir Grima behet serish shpetimtar me nje dalje te shpejte dhe te guximshme, duke zoteruar topin ne kembet e Mandezukicit.

    Komenti

    Vllaznia ka bere mrekulline duke e kthyer disavantazhin ne feste dhe duke lumturuar tifozerine shkodrane te pranishme ne stadiumin "Loro Borici". Nje mbremje e kthyer ne feste nga djemte e Mirel Joses, te cilet i jane falur nje goli te gjirokastritit Nora. Mbase ishte edhe fati sot, sepse goli u devijua nga mbrojtesit kundershtare dhe kur ne perfundim te takimit te gjithe prisnin vershellimin e kryesorit maltez, Grima u be hero, duke ndalur nje aksion te rrezikshem te miqve dhe duke u dhuruar kualifikimin te tijve ne nje ndeshje plot emocione dhe te pasur ne raste per te dyja palet.

    Me te rrezikshem shfaqen miqte, qe dine te shfrytezojne hapesirat e lena bosh nga shkodranet, por qe fatmiresisht per kuqeblute, nuk kalojne dot nje Grime madheshtor. Aksionet e njepasnjeshme te Zagrebit e tulasin disi Vllaznine, por jo per shume kohe. Shkodranet nisin te pergjigjen dhe kunderpergjigjen me rrepte, derisa ne aksion e trete te rrezikshem gjejne golin e shumedeshiruar. Nje gjuajtje e Nores dhe nje bashkepunim i mbrojtjes mike e cojne topin ne rrjete. Vllaznia fluturon, shkodranet jane ne delir.

    Por Vllaznia nuk e le me kaq. Shkodranet e kerkojne golin e sigurise me ngulm, por portieri mik ndal gjithcka ne disa raste. NK Zagrebi zgjohet vetem ne minuten e 69-te, kur ka qene shume prane barazimit me ane te Grcic, por serish Grima monumental i ka thene "jo" kroateve. Pjesa e mbetur e takimit zhvillohet mes rasteve sporadike dhe shkodraneve qe kerkojne te zoterojne topin sa me gjate, duke bere minutat te kalojne. Gjithsesi, tifozeve shkodrane u ngrin zemra edhe nje here te fundit, por, fatmiresisht, eshte serish Grima, qe nderhyn guximshem ne kembet e kundershtarit te tij. Vllaznia fiton me merite dhe kualifikohet per ne turin e dyte te Kupes Intertoto.

    Deklaruan pas ndeshjes

    Mirel Josa, trajneri i Vllaznise: "Para fillimit te ndeshjes ndihesha me i qete, per vete faktin se e gjithe skuadra ishte impenjuar dhe qe te gjithe kishin marre rregullisht pjese ne stervitje. Me ne fund e morem ate qe meritonim, duke fituar ne fushen tone me nje rezultat te ngushte, por pozitiv, i cili na dha fitoren dhe kualifikimin, i cili ishte objektivi yne. Perballe kishim nje shkolle te vjeter futbolli, qe e menaxhon shume mire lojen. Ne fillim te pjeses se pare patem disa probleme te vogla, por qe u rregulluan. Mund te them se ato dy rastet e Zagrbit mund te na kishin ndeshkuar dhe quaj se ishim me fat. Nese do te ishim ndeshkuar ne ato dy raste, sigurisht qe do te ishim keq nga ana psikologjike dhe do ta kishim shume te veshtire rikuperimin. Megjithate, per 90 minuteshin e luajtur jam i kenaqur nga e gjithe skuadra, pasi ka dhene maksimumin ne fushen e lojes. I falenderoj te gjithe lojtaret per ate qe dhane ne fushe. Bile i quaj heronj me ate se cfare bene sot (dje) ne kete takim. Pjesa e dyte ishte shume me mire per ne dhe ketu lojtaret dhane me teper. Kualifikimi me ka kenaqur, por padyshim, qe me ka kenaqur akoma me shume interpretimi i lojes nga futbollistet e mi. Edhe nje here i falenderoj te gjithe pa perjashtim per gjithcka dhane ne fushen e lojes, por duke i bashkangjitur ketij falenderimi edhe ate per tifozerine shkodrane, e cila na mbeshteti si gjithmone gjate 90 minutave dhe besoj se ia kemi shperblyer deri-diku".

    Miroslav Blazevic, trajneri i Zagrebit: "Ne fillim dua te pergezoj median. I uroj fitoren kolegut tim Josa, per kualifikimin dhe suksese ne turin tjeter te kupes "Intertoto". Vllaznia e ka meritua plotesisht fitoren dhe kualifikimin, sepse e ka kerkuar ate me shume sesa skuadra ime. Merita e Vllaznise ne kete rast behet akoma me e madhe. E them kete sepse une si trajner i Zagrebit nuk mund ta pranoj se skuadra ime eshte me e mire se ajo e juaja. Perpara disa ditesh, jam shprehur ne shtypin kroat se nuk do ta diskutojme aspak Vllaznine dhe se synojne te shkojme ne UEFA-s, permes "Intertotos", por shkodranet kane nje skuader shume te mire ne te gjitha drejtimet, por ja edhe trajneret humbasin. Tani e kuptova se Vllaznia eshte nje ekip i mire dhe duhet te marrim shembull nga kjo skuader. Na duhet te punojme shume, madje me shume se cfare kam menduar. Per sa i perket ndeshjes se Kroacise mund te them se skuadra juaj ka luajtur mjaft mire, duke paraqitur nje futboll modern. Ne fund dua te falenderoj tifozerine shkodrane, se ishte e mrekullueshme. Edhe nje here i uroj fat Vllaznise".
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    oleeeeeeeeeeeeeeeee para vllaznia

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    -------------------------------------------

    Me behet qejfi per Vllaznine dhe per qytetin e Shkodres. Urime dhe suksese per ndeshjet e tjera!

    -------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Vllaznia, sot per te bere surprizen

    E Diele, 08 Korrik 2007

    Formacioni i mundshem

    Vllaznia: Grima, Lici, Teli, Lika, Kotrri, Nora, Osja, Kaci, Hoti, Simo, Sukaj

    Trajner: Mirel Josa

    Sot ne oren 19:00, kuqeblute do te zbresin ne fushen e "Hysen Avni Aker", stadiumit te Trabzonsporit per te zhvilluar takimin e radhes te Kupes Intertoto. Shkodranet kane eliminuar nje tur me pare kroatet e NK Zagrebit, ndersa turqit e Trabzonit, qytetit-port ne Detin e Zi, fale nje koeficienti vleresimi me te larte, kane hyre ne Kupen Intertoto ne turin e dyte. Por tani e kaluara pak rendesi ka dhe kete e dine mjaft mire te dyja skuadrat.

    Ne kampin shkodran, pertej optimizmit per nje rezultat pozitiv, ujerat jane turbulluar kur as dy dite me pare nuk jane marre premiot per kualifikimin ne tyrin e dyte, por burime brenda kampit kuqeblu, konfirmojne se parate do te shperndahen sot, per te stimuluar me shume lojtaret ne transferten delikate kunder Trabzonsporit. Per trajnerin Josa, ndeshja e sotme eshte nje transferte delikate, por skuadra do te luaje lojen e saj: "Jemi perballe nje sfide te veshtire, por Vllaznia do te kerkoje te beje me te miren. Natyrisht qe Trabzonspori eshte nje kundershtar i rrezikshem, por ne shkojme ne Turqi per te bere lojen tone dhe pse jo, per nje rezultat sa me te mire qe te na favorizoje takimin e kthimit".

    Por Josa nuk eshte i vetem ne kete kendveshtrim. Edhe lojtaret kuqeblu jane optimiste dhe kampi shkodran nuk e ndjen thuajse fare presionin e kundershtarit, kjo sepse edhe kualifikimi nje tur me pare ka bere efektin e duhur psikologjik. Pare keshtu, Vllaznia nuk ndjehet inferiore ndaj Trabzonsporit, por te verteten vetem fusha do ta thote.
    #VamosArgentina

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Sukaj: Shi nė Trabzon, me fat

    8 Korrik “Unė besoj nė njė rezultat premtues nė kėtė ndeshje tė parė, pėr tė pretenduar pastaj nė atė tė kthimit pėr njė kualifikim tė mundshėm”



    Pasi ka pushuar paradite, skuadra shkodrane ka zhvilluar pasdite, nė orėn 19:00 lokale (18:00 me orėn tonė), stėrvitjen e zakonshmne tė para ndeshjes. Seanca ėshtė zhvilluar nė orėn qė do tė luhet ndeshja e sotme, kur Vllaznia do tė pėrballet me Trabzonspor, nė kuadrin e turit tė dytė tė Intertotos. Siē mėsojmė pėrmes bisedės telefonike me njėrin nga lojtarėt e Vllaznisė, sulmuesin Xhevahir Sukaj, gjatė gjithė ditės Vllazninė e ka shoqėruar shiu, i cili nuk ka pushur as dhe gjatė seancės stėrvitore. “Personalisht e parapėlqej motin me shi, sidomos terrenin e lagėsht”, thotė Sukaj pėrmes celularit, duke shtuar se ėshtė me fat nė kushte tė tilla. “Mė pėlqem terreni i lagėsht, por jo deri nė atė masė, sa tė pengojė pėr tė luajtur futboll. Nė kushte tė tilla mė pėlqen tė gjuaj me “rrėshqitje”, siē i themi ne, pasi topi merr forcė dhe nuk mund tė pritet nga portieri”, thotė pėr gazetėn tonė sulmuesi Sukaj, i cili ka tėrhequr edhe vėmendjen e menaxherėve tė huaj, sidomos tė Rudi Vatės, i cili nuk ka ngurruar tė shprehė publikisht preferencėn ndaj kėtij lojtari tė perspektivės. Ndėrkohė, Sukaj konfirmoi se stervitja nuk ėshtė bėrė nė fushėn e stadiumit, ku do tė zhvillohet ndeshja, sepse pikėrisht dje nė mbrėmje, nė orėn 20:00, aty ėshtė organizuar ceremonia e mbylljes sė Lojėrave tė Detit tė Zi. Pėrveē kėsaj, Sukaj thotė se nė Trabzon kanė hasur edhe njė komunitet shqiptar, tė sistemuar prej vitesh atje. Me tė marrė vesh lajmin se do tė luajė Vllaznia, duke qenė se nė mes tyre ka edhe nga Shkodra, kanė shfaqur dėshirėn tė jenė nė stadium, madje tė bėjnė tifo pėr kuqeblutė. Njė gjė tė tillė ata e kanė shprehur edhe gjatė kohės qė kanė takuar me skuadrėn nė hotel. Ndėrsa, duke iu kthyer ndeshjes, Sukaj, i cili do tė jetė nė majė tė sulmit tė Vllaznisė, shprehet entuziast. “Eshtė krijuar njė pėrshtypje, sikur ne nuk pretendojmė aspak ndaj kėsaj skuadre, por e verteta ėshtė ndryshe”, thekson Sukaj. “Unė besoj nė njė rezultat premtues nė kėtė ndeshje tė parė, pėr tė pretenduar pastaj nė atė tė kthimit pėr njė kualifikim tė mundshėm”. Pėrveē fatit qė pret t’i sjellė shiu, Sukaj nėnvizon edhe njė tjetėr element, kur kujton se mė 17 janar tė kėtij viti, nė stadiumin “Ataturk”, u ndeshėn kombėtaret U?21 tė Turqisė dhe Shqipėrisė. “Atė ndeshje e kemi fituar 2?0 dhe golin e dytė e kam shėnuar unė, kėshtu qė uroj ta kem kėtė fat edhe nė stadiumin e Trabzonit”, thotė Sukaj, qė dėshiron tė shlyejė “thatėsirėn” e tij nė “Loro Boriēi” pėrballė NK Zagreb.





    Zaganjori, reagim pas shkrimit

    Pasi kanė lėnė Stambollin nė orėn 05.00 tė mėngjest tė djeshėm, me orėn shqiptare, kuqeblutė e Vllaznisė kanė mbėrritur aty rreth orės 06.30 nė Trabzon, qyteti piktoresk pranė Detit tė Zi. Lajmin na e bėn tė ditur Ardian Zaganjori, drejtor i marrėdhėnieve me jashtė pranė klubit Vllaznia, i cili, pas reflektimit tė njė kritike nė “Sport Ekspres” njė ditė mė parė, pėr mungesė informacioni tė lėvizjes sė skuadrės shkodrane, na ka shpjeguar me hollėsi itinerarin e skuadrės kuqeblu, qė nga Rinasi, tranziti nė Athinė dhe fluturimi pėr nė Stamboll. Kurse nė agimin e sė shtunės, nė orėn 05:00, skuadra shkodrane ka fluturuar pėr nė Trabzon, ku ka mbėrritur pas njė ore e gjysmė. Aty ėshtė sistemuar nė hotelin me pesė yje, “USTAPARK?AS”. Duke iu referuar edhe presidentit Fushaj, i cili ėshtė bashkuar me skuadrėn nė Stamboll, Vllaznia nuk ka patur asnjė problem dhe udhėtimi ėshtė kryer nė kushte optimale. Zaganjori ka shpjeguar se avioni “ēarter” nuk ėshtė siguruar, pasi agjensitė ajrore nuk e morėn pėrsipėr, edhe pse interesimi i klubit nuk ka munguar. Meraku tjetėr i zyrtarit tė klubit kuqeblu ishte tė pėrcillte konfirmimin e presidentit Fushaj, se premiot, pėr kualifikimin nė turin e dytė tė Kupės UEFA, do tė shpėrndahen menjėherė pas kthimit tė skuadrės nga Turqia.

    Nė fushė, formacioni i sprovuar

    Duke u nisur edhe nga ajo qė tekniku Josa ka aplikuar nė stėrvitjen e djeshme, formacioni, me tė cilin do tė zbresė nė fushėn e lojės Vllaznia, pritet tė jetė ai i fillimit tė ndeshjes nė “Loro Boriēi” ndaj kroatėve tė Zagrebit: Grima nė portė; Lici nė qendėr tė mbrojtjes, Teli djathtas e Kotrri majtas; nė mesfushė, kapiteni Osja nė qendėr sė bashku me Simon, Hoti djathtas dhe Lika majtas; pėrpara tyre, si sulmues tė “maskuar”, Kaēi majtas dhe Nora djathtas, ndėrsa nė majėn e sulmit do tė jetė Sukaj. Gjithsesi, si alternativa tė Josės mbeten Sinani, Dalipi dhe Ahi, i rikthyer pas shlyerjes sė kartonit tė kuq, por edhe Arsen Beqiri e Tafili.
    #VamosArgentina

  17. #17
    I qete Maska e BEHARI
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    di gje njeri se ne cilin kanal tv mund ta shikojme vllaznine sot ne tutqi???
    faleminderit!!

  18. #18
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Trabzonspor-Vllaznia 6-0.

    Ashtu sic gaboi edhe Tirana vjet me kaiserat edhe Vllaznia ,fatkeqsisht i njejti trainer ,luan pa mbrojtje te perforcuar ndaj ekipeve te medha.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    u koritem sot

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Surpriza e Vllaznise... humbet 6-0

    Trabzonspor-Vllaznia 6-0

    Shenuesit: Ersen 12', 57', Xhejhun 32', Cgadash 39', Serkan 51', Omer Reza 88'.

    Trabzonspor:

    Ahmet, Ferhat, Tajfun, Cagdash, Xhelaledin, Hysejin, Ajman, Serkan, Xhejhun, Omer Reza, Ersen

    Trajner: Zija Dogan

    Vllaznia:

    Grima, Teli, Lici, Kotrri, Lika, Osja, Norra, Kaci, Simo, Hoti, Sukaj

    Trajner: Mirel Josa

    Gjyqtare: Nijhuis, Siebert, Olthof (Holanda)

    Stadiumi: "Hysein Avni Aker", Trabzon



    Vllaznia turperohet ne Turqi! Deklaratat optimiste i ka perpire furia e vendesve te Trabzonit qe kane shenuar plot 6 gola ne porten e Grimes, duke fundosur keshtu endrrat kuqeblu per kalimin e turit te dyte te Kupes Intertoto. 6 gola per t'i vertetuar jo vetem Vllaznise, por mbare futbollit shqiptar se eshte ne nje gjendje mjerane. Kuqebluve u eshte zbehur fanella, 6 gola te Trabzonsporit nuk mund te justifikohen. A do ta bejne valle kete drejtuesit dhe lojtaret e Vllaznise?

    Topin e pare e ka shkelmuar skuadra e Vllaznise. Por kaq mund te mbajne mend shkodranet nga ky takim, sepse me tej gjithcka u kthye ne "black-out". Qe ne minuten e 12-te, kuqeblute e shohin veten te shembur, kur skuadra turke kaloi menjehere ne avantazh, duke shenuar golin e pare me anen e Ersen Martinit. Ketu merr fund rezistenca shkodrane dhe fillon "calltisja" turke. Nje ferr i vertete per Vllaznine. Dy minuta me vone do te jete pikerisht ky lojtar, qe do ta vere ne veshtiresi portierin Grima, i cili shpeton porten e tij. Do te jete pikerisht minuta e 32-te e takimit, ku do te jete perseri skuadra vishnje qe do te shenoje me ane te Xhejhunit, i cili nuk mendohet dy here, por gjuan duke dyfishuar rezultatin. Pas ketij goli, duket se shpresat e Vllaznise shuhen. Skuadra mblidhet ne mbrojtje dhe eshte e vaket ne sulm. Pas shtate minutash, turqit do te marrin nje goditje denimi. Per ta ekzekutuar ate e merr persiper Cagdashi, i cili gjuan, dhe topi pasi prek pak murin perfundon ne rrjete dhe 3-0 per Trabzonsporin. Pas pesimit te ketij goli, skuadra e Vllaznise e leshon lojen dhe duket se gjithcka ka mbaruar per skuadren tone. Megjithate shkodranet e provojne perseri te shenojne, por pjesa e pare do te mbyllet me rezultatin 3-0 per skuadren turke.

    Pjesa e dyte e takimit do te jete perseri e keqe per ne. Do te jene edhe tre gola te tjere qe do te shkundin porten e Grimes. Kjo pjese vazhdoi me disa sulme te skuadres kuqeblu, por pa rezultat dhe do te jemi perseri ne, qe do te ndeshkohemi ne minuten e 51 te takimit, ku Xhejhuni nxjerr nje asist per Serkanin, i cili e kthen ne gol dhe 4-0 per vendesit. Tashti skuadra e Vllaznise po luan per golin e nderit, por qe nuk do te vije. Ne kete fillojne edhe nderrimet per skuadren turke, ku ne loje futet Hasani ne vend te Ajmunit. Pikerisht dy minuta pas ketij nderrimi vjen edhe goli i peste per te zotet e shtepise. Eshte pikerisht Ersen Martini, qe shenon golin e peste per ndeshjen dhe te dytin per te ne kete takim. Tani skuadra turke e ka siguruar fitoren dhe trajneri i saj, Zija Dogan, ben nderrimet per te mos lodhur lojtaret e tij. Ne minuten e 63-te do te jete perseri skuadra vishnje qe do te rrezikoje dhe per pak sa nuk shenon golin e gjashte. Megjithate, edhe trajneri Mirel Josa po ben nderrimet e tij duke hequr Hotin dhe ne fushe do te futet Bekiri. Nderrime qe nuk bene ndonje ndryshim per skuadren shqiptare. Skuadra e Vllaznise tashme kerkon qe te pakten mos te ndeshkohet perseri, por nuk ja del. Do te jete Omer Reza qe do te marre topin nga mesfusha, dhe do te depertoje ne zone, duke gjuajtur rrepte dhe e denuar Grimen per here te 6-te.

    Shanset e Vllaznise jane inekzistente, sepse te permbyset nje rezultat 6-0 eshte thuajse e pamundur, aq me teper per nje ekip qe tregoi apati te theksuar ne lojen e saj ne ndeshjen e pare. Vllaznia turperohet ne Turqi dhe kthehet ne shtepi me nje "pasuri" te madhe, gjashte gola nuk jane pak...

    Momentet "clou"

    Minuta 12

    Xhejhun nxjerr nje kros nga e majta, Ersen Martin gjuan me koke dhe 1-0

    Minuta 32

    Xhejhun ne zonen e rreptesise gjen nje hapesire bosh gjuan dhe 2-0

    Minuta 39

    Cagdash gjuan nje goditje kendi nga 30 metra, topi, pasi prek murin, perfundon ne rrjete, 3-0

    Minuta 51

    Xhejhun kalon ne krahun e majte duke gjuajtur. Serkan kap topin, gjuan duke e kaluar ate mes dy vetave dhe shenon, 4-0

    Minuta 57

    Xhejhun pasi hyn ne zonen e rreptesise pason per Ersen Martin, i cili pa hezituar e kalon topin ne rrjete, 5-0

    Minuta 88

    Omer Reza e merr topin nga mesi i fushes, pasi ben disa driblime futet ne zonen e rreptesise dhe shenon, 6-0
    #VamosArgentina

Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Rrethi ēiklistik i Shqiperisė ndėr mė tė vjetrit nė Evropė!
    Nga Omari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-08-2007, 04:39
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2006, 12:10
  5. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •