MENDIME MBI KRESHMĖT
Ati yt qė sheh nė fshehtėsi do tė tė shpėrblejė (Mt 6, 6). Kjo fjalė e Jezusit qė ėshtė nė tė njėjtėn kohė edhe mėsim edhe premtim, pėrveē liturgjive tė ndryshme pendestare dhe lutjeve intenzive qė bėhen, ėshtė nė njėfarė mėnyre shenja dalluese e krezhmėve. I krishteri ka shpresė tė madhe nė kėtė fjalė tė Jezusit qė na mėson se Ati na shikon dhe na shpėrblen. Kėshtu ne mbushemi me shpresė tė pastėr dhe u japim kuptim veprave tona qė duam tia kushtojmė Zotit si fli nė kėtė periudhė pendese.
Shikimi i Atit i drejtohet fshehtėsisė dhe fshehtėsia ėshtė kushti pėr shpėrblim. Fjalėn fshehtėsi mund ta marrim nė sė paku dy kuptime: se shikimi i Atit ėshtė shumė diskret dhe nuk bėn shumė bujė, ėshtė misterioz, ai sheh disi si prej sė largu dhe vetėm feja e vėrtetė mund ta pranojė kėtė shikim; gjithashtu edhe se ky shikim ėshtė i interesuar pėr intimitetin e njerėzėve dhe jo pėr veprat e jashtme tė tyre nėse janė tė mbyllura nė vetvete. Veprat e jashtme meritojnė shpėrblim nėse janė shenja konkrete qė tregojnė njė vendim tė brendshėm tė prerė dhe serioz pėr kthim kah Zoti. Ata duhet tė shprehin fenė e besimtarit qė pėr ta jetuar jetėn nė mėnyrė autentike duhet ta dhurojė atė, ta jetojė pėr tė tjerėt. I krishteri ia dhuron vetveten Hyjit dhe tė afėrmve, Hyjin dhe tė afėrmit i ka nė qendėr tė vėmendjes. Kurdo qė vepron, mundohet tė shprehė dashurinė pa rezervė qė ka pėr Hyjin dhe pėr tė gjithė njerėzit.
Kur veprat e njeriut shprehin vetėm ego, ato shprehin interes vetėm pėr vetvete dhe i pėrēmojnė krejtėsisht njerėzit. Nė pamje tė parė edhe mund tė duken tė shenjta, porse nėse shprehin dashurinė e njeriut pėr vetvete, ata vetvetiu eliminojnė tė tjerėt dhe shndėrrohen nė veprime gati vrastare.
Veprat e Kreshmėve duhet tė shprehin edhe pėrultėsi dhe kush i bėn kėto vepra e pranon vetveten si krijesė tė Zotit. Kur njeriu e zbulon vetveten krijesė, gjen se ėshtė shumė i vogėl, i padenjė pėr ekzistencė dhe pėr tė gjitha tė mirat qė ka. Zbulimi i vetvetes si krijesė e Zotit e padenjė por e dashur prej tij ndihmon secilin ta krijojė njė imazh tė drejtė pėr vetveten, tė mos mbivlerėsohet e tė mos nėnvlerėsohet, por tė vendoset nė vendin qė i takon. Kjo lejon edhe pranimin e dinjitetit tė barabartė midis njerėzėve nė kuptimin qė tė gjithė njėsoj janė krijesa tė Zotit: kush bėn vepra pendese ėshtė i pėrqendruar tek Hyji, rrugė drejt tė cilit janė edhe flitė.
Nėse besimtari don qė tė jetė shembull pėr tė tjerėt, do tė mundohet tė jetė shembull pėrvujtėrie: tė mos e dijė e majta ēfarė bėn e djathta, qė lėmosha jote tė jetė e fshehtė (Mt 6, 3). E pėrvujtėria ėshtė njė ndėr frytet e para tė pendesės kreshmore: ėshtė kontradiktore qė dikush qė bėn pendesė tė shesė mend pėr pendesėn qė bėn. Pendesa ėshtė njė gjė krejtėsisht intime dhe dallon prej njeriut nė njeri qoftė nė formė qoftė nė intensitet, varėsisht prej nevojave dhe mundėsive qė njeriu ka. Edhe pse nuk hynė nė sferėn e sekretit, pendesa duhet tė mbetet gjithmonė krejtėsisht personale, edhe nė rastin kur njė pendesė tė caktuar ta vendosė njė bashkėsi e tėrė.
Kemi edhe njė fryt tjetėr shumė tė madh dhe tė rėndėsishėm tė pendesės kreshmore: religjoziteti autentik. Ka porositur Jezusi: kur tė agjėroni, mos u mėrrolni porsi shtiracakėt, tė cilėt marrin njė hije tė rėndė nė fytyrė pėr tu treguar njerėzėve se agjėrojnė (Mt 6, 16). Besimi nė Zotin mund tė shprehet edhe publikisht dhe shpesh shndėrrohet nė dėshmi tė madhe pėr ata qė akoma nuk besojnė ose e kanė shumė tė vėshtirė pėr tė besuar dhe pėr ta shprehur fenė. Megjithatė, kjo shprehje publike e besimit assesi nuk duhet tė jetė hipokrite, nuk duhet tė gjykojė as tė paragjykojė nivelin fetar tė tė tjerėve. Aq mė pak lejon pretendime tė tepėrta pėr religjozitetin personal. Nėse kemi fe, kemi njė hir prej Zotit. Me kėtė hir krenohemi, patjetėr, porse nuk jemi mendjemėdhenj! Njė hir i tillė kėrkon prej nesh pėrgjegjėsi shumė tė madhe. E nga ana tjetėr, fytyrat e mėrroluna shpesh edhe fytyrat shumė tė qeshura nuk janė treguesa tė sigurtė tė religjozitetit autentik. Njeriun nuk e bėjnė besimtar serioz fjalėt e mėdha dhe premtimet e shumėta, as edhe kėrkesat radikale qė njeriu mund tia bėjė vetes dhe tė tjerėve, por marrėdhėnia e vėrtetė qė ka me Jezusin.
Nė kėtė marrėdhėnie me Jezusin do tė mundohemi ta kuptojmė edhe kohėn e kreshmėve.
Katekizmi i Kishės Katolike (KKK), pėrmend Kreshmėt vetėm 3 herė: nė numrat 540, 1095 dhe 1438.
Nė nr. 540 kur KKK flet pėr Tundimin e Jezusit nė shkretėtirė ku shpjegohet se djalli ėshtė munduar ta tundojė Jezusin duke u pėrpjekur ta bėjė ti bijė mohit qėnies sė tij si Biri i Hyjit, gjė qė nuk ka arritur sepse Jezusi, Adami i Ri na ka shpėtuar tė gjithėve pikėrisht me dėgjesėn e tij kundrejt Atit dhe na ka bėrė tė gjithėve Bij tė tij nė tė, pėrfundon KKK duke thėnė se Kisha ēdo vit i bashkohet misterit tė Krishtit nė shkretėtirė me katėrdhjetė ditėt e Kreshmėve . Ditėt e Kreshmėve si ditė pendese pėrkojnė saktėsisht me ditėt e agjėrimit tė Jezusit nė shkretėtirė, janė taman katėrdhjetė (kuptohet, pa numėruar tė dielat: dita e diel nė asnjė mėnyrė nuk mund tė shndėrrohet nė ditė pendese). Nė imitim tė Jezusit, i krishteri gjatė kreshmėve verifikon dhe forcon birėsinė e vet me Atin.
Nė nr. 1095 KKK tregon se Kisha sidomos gjatė kohėrave tė forta liturgjike, ndėr tė cilat ėshtė edhe Koha e Kreshmėve, me ndėrmjetėsinė e Shpirtit Shenjt pėrgatitė tė krishterėt pėr ta pranuar Krishtin.
Duke qenė se Kreshmėt pėrgatisin pėr kremtimin e Misterit tė Pashkėve, mund tė thuhet se gjatė kreshmėve liturgjia na ndihmon tė marrim vetėdijen e tė mirave qė na presin dhe qė nė liturgji kremtojmė pėr Pashkė.
Nė kontekstin e shpjegimit tė Sakramentit tė Pendesės, nė nr. 1438 KKK flet pėr kohėrat dhe ditėt e pendesės gjatė vitit liturgjik, ku thekson se Kreshmėt janė kohė e pėrshtatshme pėr ushtrime shpirtėrore, liturgji pendestare, shtegtime [pelegrinazhe] nė shenjė pendese, heqje tė vullnetshme siē ėshtė agjėrimi dhe lėmosha, bashkėndarja vėllazėrore (vepra bamirėsie dhe misionare).
Kjo ėshtė gjithashtu njė kohė kur besimtarėt janė tė ftuar tė marrin sakramentet, sidomos Sakramentin e Pendesės dhe tė Kungimit; ti shtojnė uratėt, sidomos Rruzaren e Zojės sė Bekuar; tė pajtohen dhe tė bashkohen me njėri tjetrin.
Ruaj Lidhjet