Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Polifonia Popullore

    Institucioni shpirtėror, nė kėrkim tė institucioneve shtetėrore

    ZENO JAHAJ

    7 prill 2023

    Polifonia popullore shqiptare, dallueshėm nga polifoni popullore tė shumė shteteve tė tjera, pėrbėn njė institucion shpirtėror tė pėrmasės kombėtare tė shqiptarėve. Si e tillė, krejt ligjshėm, ka vendin e vet ndėr institucionet e tjera dhe, tė gjitha sė bashku, pėrbėjnė shtyllat e identitetit kombėtar.

    Pyeten dhe duhet tė pyeten njėsoj, si institucione pėrfaqėsuese, brenda e jashtė vendit, deri nė UNESCO, agjenci e OKB-sė, e mandatuar prej saj tė certifikojė trashėgiminė e identiteteve kulturore tė kombeve, midis tyre edhe polifonive, e cilėsuar, pėr kėtė arsye, si “Ndėrgjegjja e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara”. Por me habi dhe indinjatė, vėrejmė se regjistrimi nė UNESCO i Polifonisė Popullore Shqiptare, nė Listėn Pėrfaqėsuese tė Trashėgimisė Kulturore Jolėndore tė Njerėzimit, ėshtė bėrė me kosto antihistorike, antishkencore dhe qė tjetėrson identitetin e Kombit Shqiptar.

    Nė faqen zyrtare elektronike tė UNESCO-s (shih linkun: https:// ich.unesco.org/en/lists), nga 16 shtete, qė kanė regjistruar, kush njė e kush dy polifoni secili, pėrkatėsisht Bullgaria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Italia, Kroacia, Franca, Gjeorgjia, Estonia, Lituania, Portugalia, Ukraina, Algjeria, Kina, Republika e Afrikės Qendrore dhe Tonga, vetėm polifonia shqiptare ėshtė regjistruar me emrin “Iso-Polifoni”. Polifonitė e vendeve tė tjera janė regjistruar vetėm me emrin “Polifoni”, edhe pse tė gjitha kėndohen me “iso”. Pse kjo ndarje e “Iso”-s nga Polifonia dhe pse vetėm Shqipėria?

    Nė njė video ku duket njė grup prej gjashtė kėngėtarėsh, e titulluar “The Albanian Iso-Polyphony”, e pėrfshirė edhe kjo nėn logon zyrtare tė UNESCO-s, me titra nė gjuhėn angleze, e lėshuar nė emėr tė Republikės sė Shqipėrisė nga Radio-Televizioni Shqiptar dhe “Kėshilli i Muzikės Shqiptare” (shih linkun: https://www.unesco.org/archives/multimedia/document-610), komentohet se e ashtuquajtura “Iso-Polifoni” kushtėzohet nga mitologjia e sirenave. Por njė argument historik dhe shkencor na thotė se mitologjitė nuk krijojnė popuj. Pėrkundrazi.

    Janė popujt qė krijojnė mitologji. Por edhe sikur tė pranojmė logjikėn antilogjike, qė mitologjitė krijojnė popuj, atėherė pėrse duhet qė etnosi shqiptar, tė shkonte nė detėra pėr tė mėsuar tė kėndojė kur ai ka mitologji tė posaēme pėr zėrat dhe kėngėt, siē janė shtojzovallet, zanat, orėt, tė bukurat e dheut etj. Duket se ndarja e iso-s veē nga Polifonia ka pėr qėllim shpėrbėrjen e polifonisė, qė pastaj tė lėrė dorė tė lirė pėr ta transferuar origjinėn e isos diku larg trojeve shqiptare. Nė faqen zyrtare elektronike tė UNESCO, (shih linkun UNESCO – Albanian folk iso-polyphony), nė referencėn “Iso-Polifonia Popullore Shqiptare”, prezantohet, midis tė tjerash, se: “Termi ‘iso’ i muzikės tradicionale polifonike shqiptare lidhet me isonin e muzikės kishtare bizantine.” Po nė kėtė faqe, pas klikimit mbi fotografinė, ku duket njė grup prej shtatė kėngėtarėsh, shkruhet, nė tre gjuhė tė huaja, anglisht, frėngjisht dhe spanjisht:

    “E prejardhur nga muzika kishtare bizantine, iso-polifonia shqiptare…”. Historikisht, Kisha Bizantine u evidentua si e tillė nė vitin e Ēarjes sė Madhe midis dy kishave perėndimore e lindore (v.1054 i erės sonė), domethėnė nė shekullin e 11-tė. Atėherė, sipas tezės se termi “iso” i muzikės tradicionale polifonike shqiptare lidhet me isonin e muzikės kishtare bizantine, i bie qė populli shqiptar paska vetėm nėntė shekuj jetė nė kėto troje ku ėshtė sot dhe, pėrpara kėtij shekulli, ose nuk ka qenė fare popull, ose nuk ka qenė fare kėtu ku ėshtė, ose ka qenė njė popull nomad.

    Pėr referencė dinjiteti shtetėror, le tė shohim si i kanė prezantuar shtetet e tjerė, polifonitė e tyre, qė kanė regjistruar nė UNESCO, pėrkatėsisht vetėm ata, tė cilėt dikur kanė qenė nėn pushtetin administrativ tė Perandorisė Bizantine: Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina. Vėrejmė se asnjė prej tyre nuk e nxjerr origjinėn e polifonisė sė vet nga muzika kishtare Bizantine.

    Madje, shteti gjeorgjian pėrcakton se “Himnet liturgjike Bizantine kanė thithur nga tradita polifonike gjeorgjiane, njė masė tė atillė, saqė tradita gjeorgjiane ėshtė bėrė pjesė e rėndėsishme e himneve liturgjike bizantine”. Ndėrkohė, etno-muzikologė tė shquar tė nivelit botėror, tė specializuar pėr kėngėn polifonike, nga tė gjitha vendet e Europės, bashkohen nė pėrfundimin se njeriu dhe popujt lindin e rriten me kėngė dhe se polifonia ėshtė burim i ēfarėdo muzike polifonike kishtare dhe i ēfarėdo muzike polifonike profesionale.

    Pėr kėto arsye, dhe jo vetėm, pasqyrimi nė UNESCO i kėngės shumėzėrėshe popullore shqiptare ėshtė njė goditje ndaj identitetit kombėtar tė shqiptarėve, me qėllim qė populli shqiptar tė prezantohet si popull shtegtar, i ardhur, jo i rrėnjėve tė kėtushme. Autore e kėsaj goditjeje ėshtė Ministria e Kulturės e Shqipėrisė, sepse ajo pėrbėn urėn lidhėse institucionale midis institucionit shpirtėror tė shqiptarėve qė quhet “Kėnga Shumėzėrėshe Popullore Shqiptare” me institucionin certifikues qė quhet “Organizata e Kombeve tė Bashkuara pėr Arsimin, Shkencėn dhe Kulturėn” (UNESCO).

    Kjo goditje ka mbi 15 vjet qė nxin faqen shqiptare nė UNESCO, ndėrsa Ministria e Kulturės, Akademia e Shkencave, seksioni pėrkatės nė Ministrinė pėr Europėn dhe Punėt e Jashtme, si dhe misioni diplomatik shqiptar nė UNESCO, ose nuk dinė gjė, ose mendja tė shkon se ėshtė bėrė njė pazar: mė jep divorcin e iso-s nga polifonia, tė tė regjistroj kėngėn: mė jep Toskėrinė, tė tė jap Bizantin. Dhe pastaj, ndoshta pazari vijon: mė mirė tė mos ndihemi se na presin fondet ata tė UNESCO-s, pa nė djall tė vejė populli, kėnga, gjuha, dinjiteti kombėtar, tė gjitha!

    Ėshtė, do thosha, njėsoj si pazari Otoman, qė e pėrshkruan madhėrisht Kadareja: “Mbaj kryqin, jep gjuhėn shqipe. Mbaj kishėn, jep Gjergj Kastriotin. Merr tituj, jep emrin shqiptar. Mbaj armėn, jep kryqin!”. Si qytetar, i jam drejtuar dhe i drejtohem Ministrit tė Kulturės: prisheni kėtė pazar poshtėrues! Heshtja do tė thotė pajtim me goditjen qė ėshtė bėrė. Sa mė shumė kohė kalon, aq mė shumė do tė thotė pranim, miratim, legalizim i atij prezantimi qė ėshtė bėrė nė vitin 2005-2008, ku vetėm Shqipėria prezantohet kaq pėshtirė nė UNESCO. Thoshte filozofi i madh Umberto Eko: “Doni ta shpronėsoni pėrfundimisht njė popull? Goditeni nė identitetin kombėtar. Ėshtė mburoja e fundit e tij”.


    Panorama

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Polifonia Popullore

    Letėr e hapur drejtuar krerėve tė shtetit

    8 prill 2023

    Emri:  243049387_162552226054058_6242496811728648724_n-120x120.jpg

Shikime: 28

Madhėsia:  11.3 KB

    SHOQATA LABERIA

    REZOLUTĖ


    Drejtuar: Znj. Elva Margariti Ministre e Kulturės

    Pėr dijeni: Presidentit tė Republikės, shkėlqesisė sė Tij, z. Bajram Begaj

    Kryeministrit z. Edi Rama

    Kryetares sė Kuvendit, znj. Lindita Nikolla

    Kryetarit tė Akademisė tė Shkencave, prof. Skėnder Gjinushi

    Ministres pėr Europėn dhe Punėt e Jashtme, znj. Olta Xhaēka

    Shoqata Atdhetare Kulturore “Labėria”, “Nderi i Kombit”, zhvilloi nė sallėn “UNESCO” tė Muzeut Historik Kombėtar mė datėn 25 mars 2023, simpoziumin “Polifonia Popullore Shqiptare”, ku morėn pjesė etnomuzikologė tė njohur tė vendit tonė, profesorė, kompozitorė, studiues, artistė, pėrfaqėsues tė grupeve polifonike etj., nga i gjithė vendi.

    Nė simpozium u evidentuan shkencėrisht vlerat atdhetare, historike dhe kulturore tė Polifonisė Shqiptare dhe, nė kėtė kuadėr, tė Polifonisė Labe, tė cilat, si pjesė e tėrė trashėgimisė shpirtėrore tė popullit shqiptar, kanė ruajtur origjinėn e tyre unike.

    U evidentua fakti se pėr vlerat e rralla etnokulturore tė Polifonisė Shqiptare, Fondacioni “Toelfer” nė Gjermani i dha ēmimin “Europa pėr Folklorin 1987, e po kėshtu Instituti i Kulturės Popullore nė Akademinė e Shkencave nė Tiranė nė Tetorin e vitit 1989 organizoi dhe simpoziumin “Vendi qė zė Polifonia Shqiptare nė Ballkan”, duke pėrcaktuar qartė kėtė kulturė muzikore mesdhetare tė shqiptarėve nėpėr shekuj.

    Duke vlerėsuar regjistrimin nė Listėn Pėrfaqėsuese tė Trashėgimisė Kulturore jo lėndore tė Njerėzimit, nė UNESCO, tė gjithė folėsit, shprehėn kundėrshtim me prezantimin e kėsaj polifonie nė faqen zyrtare elektronike (nė faqet e shkruara, nė videot dhe nė ilustrimin e fotografive), pasi bie ndesh me tė vėrtetat shkencore dhe ato historike, duke goditur kėshtu identitetin kombėtar shqiptar. Kėto trillime me synime djallėzore pėr tjetėrsimin e identitetit tonė kombėtar, tė thesarit tė ēmuar tė folkut tonė, duhen korrigjuar institucionalisht, pasi bien ndesh me misionin e Ministrisė sė Kulturės dhe Akademisė sė Shkencave.

    Ndarja nė faqen zyrtare tė UNESCO-s e iso-s nga polifonia dhe interpretimi sikur gjoja isopolifonia vjen nga mitologjia e sirenave greke dhe tezat e shkruara po nė atė faqe se “Iso-Polifonia shqiptare buron nga muzika kishtare bizantine” dhe se ajo shoqėron midis tė tjerash edhe funeralet e kremtimet fetare etj., janė vetėm disa nga kėto goditje nė identitetin kombėtar shqiptar. Gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare ka shkruar:

    “Populli shqiptar nuk ka identitet gjysmak, tė shtirė apo tė fshehur pas lajlelulesh mashtruese. Identiteti i tij ėshtė gjithashtu i qartė, pavarėsisht se dikush nuk dėshiron ta shohė e dikujt nuk i intereson ta shohė. Shqiptarėt janė ndėr popujt mė tė vjetėr tė kontinentit europian, popull themeltar nė rrafshin e tij…”. (Marrė nga libri “Indetiteti Europian i shqiptarėve”).

    Ndėrsa korifeu i letrave shqipe si F. S. Noli shkruante se: “Kur lėngon Shqipėria, zgjohet Labėria dhe kur tė vdes tė mė pėrcillni me kėngė labe”. Akademiku Rexhep Qosja, Kryetar Nderi i Shoqatės “Labėria”, gjatė njė vizite nė trevėn e Labėrisė, shkruan: “Nė tė vėrtetė, Labėria, ashtu siē e pėrjetova unė, ėshtė Shqipėria. Labėria shpirtėrore ėshtė Shqipėria natyrore e kjo do me thėnė Shqipėria etnike. Me kėngėn labe tė djeshme e tė sotme, jetojnė shqiptarėt e tė gjitha trojeve shqiptare. Kėnga e labėrishtes ėshtė shembulli mė i ndritshėm i vetėdijes sė pandarė, i vetėdijes kombėtare shqiptare. Dhe kjo ėshtė e kuptueshme. Ajo ėshtė kėnga e fuqisė morale, shpirtėrore tė Labėrisė, e cila tash 100 vjet ėshtė faktor kryesor kombėtar qė e lėviz historinė shqiptare tė Labėrisė, qė ėshtė bėrė thelbi shqiptar”.

    Nė kėtė Simpozium, kumtuesit pėrforcuan me argumente tė reja profesionale dhe historike pėrcaktimet e bėra nga studiues tė shquar shqiptarė si: Ramadan Sokoli, Beniamin Kruta, Shpėtim Kushta, Spiro Shituni, Piro Miso etj., si dhe pėrcaktimet e bėra nga etnomuzikologė tė shquar tė huaj tė kalibrit botėror, lidhur me termin dhe origjinėn e Polifonisė Shqiptare.

    Duke vlerėsuar sa mė sipėr, Shoqata Kulturore Atdhetare “Labėria” i kėrkon Ministrisė tė Kulturės tė ushtrojė pėrgjegjėsitė e saj kombėtare e shtetėrore, pėr tė ndėrhyrė zyrtarisht pranė UNESCO-s, pėr tė fshirė prezantimin aktual tė sė ashtuquajturės “Iso-Polifoni” nė tė gjitha anekset pėrkatėse tė faqes zyrtare tė kėsaj Agjencie tė OKB-sė, pėr Polifoninė Shqiptare dhe pėr ta zėvendėsuar atė me prezantim shkencėrisht dhe historikisht tė mbėshtetur, si dhe tė nėnshkruar nga institucionet pėrkatėse, jo nga individė, kushdo qofshin ata. Ajo kėrkon gjithashtu qė nė faqet zyrtare tė Ministrisė sė Kulturės, si dhe nė botimet zyrtare, tė mos lejohen shtrembėrime tė tilla me karakter antikombėtar, antihistorik e antishkencor.

    Ndėrkohė, Shoqata Kulturore Atdhetare “Labėria”, bazuar nė misionin e saj tė miratuar sipas ligjit, nuk do tė pranojė zhvillimin e asnjė aktiviteti nėn termin “Iso-Polifoni”, por vetėm nėn termin “Polifonia Shqiptare”.

    Miratuesit e Rezolutės qė shprehen kundėr termit “Isopolifoni” janė akademik, profesor, deputet, muzikantė, artist, historian dhe pėrfaqėsues tė institucioneve shtetėrore, si dhe personalitete tė Labėrisė, mbartės tė kėngės labe, qė janė tė shqetėsuar pėr kėtė tjetėrsim.

    PS. Kėtė Rezolutė e kanė miratuar tė gjithė personat e poshtėshėnuar duke komunikuar nominalisht me Kryetarin e Shoqatės “Labėria”, profesor Ago Nezha.

    KĖSHILLI KOMBĖTAR I SHOQATĖS ATDHETARE KULTURORE LABĖRIA “NDERI I KOMBIT”

    Akademik Rexhep Qosja “Nderi i Kombit”,

    Kryetar Nderi i Shoqatės Labėria Kryetari i Shoqatės “Labėria”, Prof. Dr. Ago Nezha, “Mjeshtėr i Madh” dhe “Kalorės i Urdhrit tė Skėnderbeut”

    Nėnkryetar Agim Ēiraku, biznesmen

    Nėnkryetar, Agim Rrapi, kryetar i Agrobiznesit Shqiptar

    Kryeredaktor i gazetės “Labėria” Albert Zholi, shkrimtar

    Bashkim Qeli, ushtarak, sekretar organizativ

    Dr. Neki Dredha (ish-Kryetar i Bashkisė Vlorė)

    Bejkush Birēe, “Mjeshtėr Sporti”

    Axhem Gjoni, (ish-nėpunės nė aparate qendrore )

    Kastriot Muēo, (ish-Kryetar i Konfederatės dhe Diplomat)

    Gėzim Tushi, “Mjeshtėr i Madh” dhe “Kalorės i Urdhrit tė Skėnderbeut”

    Kastriot Hadėri, Ushtarak

    Agim Mero (ish-Deputet dhe Ministėr i Tregėtisė)

    Dr.Laver Stroka, Mjek

    Ardian Resuli, Biznesmen

    Mevlan Balili, Inxhinier

    Vojsava Shkurti, (ish-Kryetare e Kėshillit tė Qarkut Vlorė)

    Liri Boshnjaku

    Arben Saliu, Drejtor Drejtorie nė Ministrinė e Brendshme

    Pajtim Bello, (ish Zv.-Ministėr i Ekonomisė, Energjetikės dhe Minierave)

    Dr. Ylli Kėrēani, Mjek

    Kujtim Nanaj, Drejtor Tatimesh Tiranė

    DR. Izet Ēulli, Mjek

    Pano Hallkaj, gazetar

    Piro Bregu, Ekspert nė Kontrollin e Lartė tė shtetit

    Edmond Vrapi, Diplomat

    Perlat Muēo, Inxhinier

    Dr. Engjėllush, Avduli Namik Jahaj, biznesmen

    Albert Abazi, studiues, Kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve dhe Artistėve “Petro Marko”, Vlorė

    Sefer Pasha, shkrimtar

    Faik Memushi, (ish-deputet)

    Jashik Maēi Jurist (avokat)

    Vexhi Gjoni, Kolonel (ish-Komandant Divizioni)

    Yzedin Dhuli, Jurist

    Feksor Shkurti, kryeredaktori i gazetės “Fterra Jonė”

    KRYETARĖT E DEGĖVE NĖ RRETHE

    Ahmet Dema, Vlorė dhe nėnkryetar i Shoqatės “Labėria”

    Dr. Robert Ēelo, Gjirokastėr dhe nėnkryetar i Shoqatės “Labėria”

    Asim Canaj, Sarandė

    Myrdar Jera, Tepelenė

    Baftjar Abazaj, Fier

    Pėllumb Bėnēa, Patos

    Prof. Asoc. Zaho Golemi, Tiranė

    Neki Haskoēela, Orikum

    Kastriot Bezati, “Mjeshtėr i Madh”, Kryetar i Shoqatės “Pėrmeti”

    Dr. Asqeri Llanaj, Kryetar i Shoqatės Atdhetare Kulturore “Cakran”

    EKSPERTĖ TĖ POLIFONISĖ

    Mjeshtėr i Madh Zhani Ciko, Akademik nė Akademinė Ndėrkombėtare “Imperialis “

    Prof. Dr. Aleksandėr Peēi

    Prof. Dr. Bardhosh Gaēe, “Mjeshtėr i Madh” dhe “Kalorės i Urdhrit tė Skėnderbeut”

    “Mjeshtėr i Madh”, Bajram Lapi

    “Mjeshtėr i Madh”, Ermir Dizdari

    Studiues Zeno Jahaj

    Studiues, Fitim Ēaushi

    Dr. Oleg Arapi, dirigjent

    PERSONALITETE TĖ SHQUARA TĖ LABĖRISĖ

    Ismail Kadare, “Nderi Kombit”

    Helena Kadare, Shkrimtare

    Prof. Dr. Ismet Elezi, Jurist

    Prof. Dr. Ksenofon Kristafi

    Prof. Dr. Sokol Sadushi, Zv. Kryetar i Gjykatės sė Lartė

    Prof. Dr. Et’hem Ruka, Akademik (Ish-ministėr i Arsimit), Rektor nė Universitetin “Luarasi”

    Prof. Dr. Fatos Tarifa, Kryetar i Akademisė Shqiptare tė Arteve dhe Shkencave Prof.

    Dr. Pėllumb Xhufi, Akademik, Anėtar i Akademisė sė Shkencave

    Prof. Dr. Paskal Milo, (ish-ministėr i Jashtėm), Anėtar i Akademisė Shqiptare tė Arteve dhe Shkencave Prof.

    Dr. Arben Malaj (ish-deputet, ministėr i Financave dhe Ekonomisė)

    Marin Mema, gazetar nė “Top Channel” Akademik

    Apollon Baēe, Arkeolog

    Prof. Dr. Fatos Klosi, (ish-Kryetar i Shėrbimit Informativ)

    Dr. Shkėlqim Hajdari, Inspektor i Pėrgjithshėm i Inspektoratit Qendror

    Fatmir Toēi (ish-deputet) Kalorės i Urdhrit tė Flamurit, Urdhri “Naim Frashėri i Artė”

    Prof. Dr. Sokrat Sinaj, Akademik (profesor “Emeritus” nė Zvicėr)

    Prof. Dr. Sherif Lusho, Dekan, Universiteti “Polis”, Medalje “Naim Frashėri i Artė”

    Prof. Dr. Bilal Shkurti (ish-Rektor nė Universitetin “Ismail Qemali” Vlorė

    Prof. Dr. Rexhep Uka (ish Zv.-Kryeministėr dhe ministėr i Bujqėsisė )

    Prof. Dr. Shezai Rrokaj, (ish-Rektor i Universitetit tė Tiranės)

    Viktor Berdo (Gjeneral)

    Eni Ēobani, Juriste

    Daut Gumeni, Shkrimtar

    Ruki Kondaj, Presidente e Shoqatės sė Torontos, Kanada

    Berat Luzha, Gazetar, shkrimtar (ish-deputet i Kosovės )

    Aldrin Dalipi, Kryetar i Qarkut tė Tiranės

    Dr. Hajro Limaj, Kolonel, “Ministėr Kėshilltar”

    Prof. Dr. Natasha Hodo

    Prof. Dr. Hektor Veshi, gazetar, shkrimtar

    Vllasova Musta, Poete, skenariste Magjistre e Shkencave Sociale

    Labėri Luzha (Nė Ministrinė e Arsimit, Shkencės, Teknologjisė dhe Inovacionit, Prishtinė )

    Dr. Migena Arllati, (Profesore nė Gjakovė)

    Prof. Dr. Diana Shehu

    Prof. Dr. Pajtim Riba, “Mjeshtėr i Madh”

    Prof. Dr. Profit Canaj (Profesor Emeritus, ishDekan i Fakultetit tė Kulturės Fizike, mban Urdhrin “Naim Frashėri Argjend”, “Naim Frashėri Klasi III”

    Dr. Skėnder Brataj, Drejtor i Qendrės tė Urgjencės Mjekėsore

    Dr. Astrit Aliaj, ish-Komandant i Akademisė tė Detarisė, Prefekt nė Gjirokastėr, Atashe Ushtarak i Mbrojtjes tė RSH, nė Itali, Spanjė, Zvicėr.

    Dhimitėr Gjoka gazetar, shkrimtar, “Mjeshtėr i Madh” Prof. Dr. Fatos Ēoēoli, analist Prof. Dr. Shyqyri Hysi, studiues dhe njohės i folklorit

    DEPUTET TĖ KUVENDIT

    Elisa Spiropali Deputete

    Fatmir Xhafa Deputet

    Ina Zhupa Deputete

    Bujar Leskaj Deputet

    Vullnet Sinaj Deputet

    Anila Denaj Deputete

    Etjen Xhafa Deputet

    KRYETARĖ TĖ BASHKIVE TĖ TREVĖS SĖ LABĖRISĖ

    Dritan Leli, Kryetari i Bashkisė Vlorė

    Tėrmet Peēi, Kryetar i Bashkisė Tepelenė

    Gjergji Goro, Kryetar i Bashkisė Himarė

    PERSONALITETE TĖ SHQUARA TĖ ARTIT, MIQ TĖ LABĖRISĖ

    Margarita Xhepa, “Nderi i Kombit”

    Reshat Arbana, “Nderi i Kombit”

    Bujar Asqeriu, “Nderi i Kombit”

    Muntaz Dhrami, “Nderi i Kombit”

    Luftar Paja, “Artist i Popullit”

    Birēe Hasko, “Artist i Merituar”, “Mjeshtėr i Madh”

    Murat Kerraj, Skulptor

    KĖNGĖTARĖ TĖ KĖNGĖS LABE

    Golik Jaupi, “Artist i Popullit”, “Mjeshtėr i Madh

    Berdo Berdo, “Mjeshtėr i Madh”

    Nazif Ēela, “Mjeshtėr i Madh”

    Fatosh Liko, “Mjeshtėr i Madh” etj



    Panorama

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Polifonia Popullore

    Ministėr i Kulturės, hiqeni njollėn nga UNESCO!

    ZENO JAHAJ

    7 janar 2023

    Ministėr! Dyshoj nėse e dini qė regjistrimi i muzikės polifonike tradicionale shqiptare nė Listėn Pėrfaqėsuese tė Trashėgimisė Kulturore Jolėndore tė Njerėzimit nė UNESCO ėshtė bėrė me kosto antishkencore, antihistorike e antikombėtare. Pėr lehtėsinė tuaj, ju referoj se, nė faqen zyrtare tė UNESCO, linku “Albanian folk isopolyphony”, shkruhet: “Iso-polifonia folklorike shqiptare. Regjistruar nė vitin 2008, nė Listėn Pėrfaqėsuese tė Trashėgimisė Kulturore Jolėndore tė Njerėzimit (origjinalisht shpallur nė vitin 2005), muzika polifonike tradicionale shqiptare mund tė ndahet nė dy grupe tė mėdha stilistike tė kėnduara nga Gegėt nė Shqipėrinė e Veriut dhe Toskėt e Labėt qė jetojnė nė pjesėn jugore tė vendit. Termi ‘iso’ ėshtė i lidhur me ‘ison’ e muzikės sė kishės Bizantine dhe i referohet isos (anglisht: ‘drone’) qė shoqėron tė kėnduarit polifonik. Isua (drone) performohet nė dy mėnyra: te Toskėt, ajo ėshtė gjithnjė e vijueshme dhe kėndohet me rrokjen ‘e’, duke pėrdorur frymėmarrje tė lėkundshme, ndėrsa te Labėt, isua (‘drone’) ngandonjėherė kėndohet si njė ton ritmik, i performuar nė tekstin e kėngės. E ofruar kryesisht nga kėngėtarė meshkuj, tradicionalisht muzika shoqėron njė varg tė gjerė ngjarjesh sociale, si dasmat, funeralet, festat e tė korrave, kremtimet fetare dhe festivalet…

    Iso-polifonia shqiptare karakterizohet nga kėngė qė pėrbėhen nga dy pjesė ‘solo’, nga njė melodi dhe nga njė kundėrmelodi me iso (‘drone’) korale. Struktura e pjesėve ‘solo’ ndryshon sipas mėnyrave tė ndryshme tė interpretimit tė isos (‘drone’), e cila ka njė larmi tė madhe strukturash, veēanėrisht nė stilin popullor tė adoptuar nga tė gjitha grupet qė performojnė kėtė muzikė…”.

    Ju referoj se, po nė kėtė faqe zyrtare tė UNESCO-s, tinėzisht, pas klikimit mbi fotografinė ku duket njė grup prej shtatė kėngėtarėsh, shkruhet nė tri gjuhė tė huaja (anglisht, frėngjisht, spanjisht) se: “Iso-polifonia shqiptare, e prejardhur nga muzika e Kishės Bizantine, ėshtė njė formė e sofistikuar e tė kėnduarit nė grup…”.

    Mund tė vėrehet se, UNESCO ka shpallur “Trashėgimi Kulturore Jolėndore tė Njerėzimit” edhe 20 kėngė polifonike nga popuj tė tjerė, pėrkatėsisht: nga Bullgaria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Italia, Kroacia, Franca, Gjeorgjia, Estonia, Lituania, Portugalia, Ukraina, Algjeria, Kina, Republika e Afrikės Qendrore dhe Tonga. Shumica e tyre e kanė “ison” pjesė integrale tė tyre, por tė gjitha janė emėrtuar “Polifoni”, jo “Iso-Polifoni”, sepse ‘iso’ nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė nga zėrat qė pėrbėn kėngėn shumėzėrėshe, zėri pėrforcues nė kuadėr tė zėrave tė tjerė, zėri qė, siē shprehet nė gjuhėn e popullit, “mban”, ose “mbush” kėngėn.

    Pėrkundėr kėsaj tė vėrtete shkencore, kėnga shumėzėrėshe folklorike shqiptare ėshtė emėrtuar “Iso-polifoni”! Nga vendet e pėrmendura mė sipėr, Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Shqipėria dhe Ukraina, dikur, kanė qenė nėn pushtetin administrativ tė Perandorisė Bizantine (330-1453). Nga kėto vende, nė Listėn Pėrfaqėsuese tė Trashėgimisė Kulturore Jolėndore tė Njerėzimit tė UNESCO-s, janė shpallur: “Tė kėnduarit shumėpalėsh Visoko, nga Dolen dhe Satovcha, Bullgaria Jugperėndimore”; “Tė kėnduarit polifonik gjeorgjian”; “Kėnga polifonike Karavan, e Epirit, Greqi”; “Tė kėnduarit dypalėsh meshkuj Glasoechko, nė Dolni Polog, Maqedonia e Veriut”; “Kėngėt e Kozakėve tė Rajonit Dnipropetrovsk, Ukrainė”. Institucionet shtetėrore tė kėtyre vendeve, me dinjitet shkencor, kanė referuar nė UNESCO se origjina e kėngėve pėrkatėse ėshtė e lashtė dhe buron nga tradita popullore. Asnjėra prej tyre nuk referohet ta ketė origjinėn nga muzika e Kishės Bizantine. Pėr mė tepėr, institucionet e Gjeorgjisė, me argument shkencor, kanė referuar zyrtarisht se “Himnet liturgjike Bizantine kanė marrė nga tradita polifonike gjeorgjiane…”.

    Ndėrkohė, etno-muzikologė tė shquar tė nivelit botėror si: ēekėt Ludwik Kuba, Bruno Nettl; austriakėt Erich Moritz von Hornbostel, Siegfried Nadel, Gerald Florian Messner, Rudolf Brandl, Gerhard Kubik; gjermanėt Marius Schneider, Curt Sachs, Hans Hickman, Anne Draffkorn Kilmer; polakėt Joseph Yasser, Bozena Muszkalska; amerikanėt Charles Seeger, Erich Stockman, Alan Lomax, William H. Tallmadge; holandezi Jaap Kunst; francezėt Yvette Jeanne Grimaud, Simha Arom; belgu Paul Collaer; sllovenėt Oscar Elschek, Alica Elschekova; ganezi Kwabena Nketia; suedezėt Ernst Emsheimer, Jan Ling; hebreu Edith Gerson-Kiwi; kroati Cvjetko Rihtman; bullgari Nikolai Kaufman; letonezėt Karl Brambats, Martin Boiko; gjeorgjianėt Nino Tsitsishvili, Joseph Jordania; shqiptarėt Ramadan Sokoli, Beniamin Kruta e Spiro Shituni, e shumė e shumė tė tjerė, kanė vėrtetuar se kėnga shumėzėrėshe (polifonia) tradicionale ėshtė e lashtė sa vetė popujt bartės tė saj, se ajo ka shoqėruar formėsimin dhe zhvillimin e popujve dhe se kjo polifoni ėshtė burim i ēfarėdo muzike polifonike kishtare dhe i ēfarėdo muzike polifonike profesionale.

    Kjo do tė thotė se shpallja, sipas sė cilės kėnga shumėzėrėshe (iso-polifonia!) shqiptare buron nga muzika kishtare bizantine, ėshtė e pathemeltė, pavėrtetė. E vėrtetė, shkencėrisht dhe historikisht, ėshtė e kundėrta. Padija nė ēėshtjet fetare mund tė jetė padjallėzi, por nė kėtė rast ėshtė edhe mėkat.

    Njė absurd akoma mė i paimagjinueshėm qė le tė nėnkuptohet nga pasqyrimi i kėngės shumėzėrėshe (isopolifonisė!) nė faqen zyrtare tė UNESCOs, ėshtė se populli shqiptar paska qenė njė popull shėtitės (nomad), i cili paska ardhur nė trojet ku ėshtė sot, pikėrisht nė kohėn e identifikimit tė kishės Bizantine (nė vitin 1054 tė erės sonė), ēka e ka detyruar popullin shqiptar tė shkojė nė kishė dhe tė mėsojė iso-polifoninė! Sa kundėrshkencore e kundėrhistorike, aq edhe fyese e poshtėruese!

    Pastaj, si pėr t’iu vėnė kapakun kėtyre absurditeteve, po nė faqen zyrtare tė UNESCO-s, populli shqiptar – bartės i kėngės polifonike, ėshtė ndarė nė Gegė, Toskė dhe Labė! Njė ndarje e tillė mund tė jetė ēdo gjė, por vetėm etno-muzikore nuk ėshtė! Kombėtare jo e jo!

    Pothuajse tė gjithė etnomuzikologėt e shquar tė botės e kanė referuar kėngėn shumėzėrėshe shqiptare si unike nė llojin e vet, si pėr nga shtrirja gjeografike, ashtu edhe pėr nga muzikaliteti. Ėshtė kjo arsyeja qė kėnga shumėzėrėshe shqiptare, me kėtė term, e meriton tė jetė nė Thesarin e Trashėgimisė Kulturore Jolėndore tė Njerėzimit. Por, jo me koston antishkencore, antihistorike e antikombėtare me tė cilėn ėshtė pasqyruar nė faqen zyrtare tė UNESCO-s, ēka, me siguri matematike, ėshtė ofruar nga Ministria e Kulturės e Shqipėrisė dhe “ekspertėt” e saj. (Ėshtė absurd mė vete fakti qė, tė gjitha interpretimet e mėsipėrme nė faqen zyrtare tė UNESCO-s, nuk janė nėnshkruar nga institucionet pėrkatėse shqiptare, por nga njė individ!) Ministėr i Kulturės!

    Nuk ėshtė pėrgjegjėsia juaj qė regjistrimi, nė vitin 2005 apo nė vitin 2008, i muzikės polifonike tradicionale shqiptare nė Listėn Pėrfaqėsuese tė Trashėgimisė Kulturore Jolėndore tė Njerėzimit, nė UNESCO, ėshtė bėrė me kosto antishkencore, antihistorike dhe antikombėtare. Por kombi shqiptar, Shqipėria dhe kėnga shumėzėrėshe shqiptare, nuk janė tė ministrit tė atėhershėm. Nėse vijoni tė mos jeni tė informuar, tė mos ju bėjė pėrshtypje dhe tė mos veproni pėr ta hequr kėtė njollė, atėherė pėrgjegjėsia ėshtė e juaja dhe, kėtė herė, nė shkallėn e fajit tė njė pėrmase kombėtare.

    Prandaj, Ministėr, hiqeni kėtė njollė! Ėshtė njė nga arsyet pse jeni aty.


    Panorama

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Polifonia Popullore

    Po kryetarit tė Akademisė sė Shkencave kush do t’i tregojė…

    FITIM CAUSHI

    11 prill 2023

    Po kryetarit tė Akademisė sė Shkencave, Skėnder Gjinushi, kush do t’i tregojė qė eminenca e tij, alias, nėnkryetari i Akademisė sė Shkencave, Vaso Tole, ka qenė autori dhe protagonisti i sipėrmarrjes pėr ta regjistruar kėngėn polifonike shqiptare nė UNESKO me prejardhje nga sirenat greke. Pra, me origjinė helene! As zėrat e profesorėve mė nė zė tė fushės pėr kėtė marrėzi dashakeqe me prapavijė ogurzezė nuk i ka dėgjuar zoti Gjinushi?! Ē’ka bėrė nė thelb akademiku Tole? As mė shumė dhe as mė pak, ka tjetėrsuar identitetin e kėngės shqiptare.

    Paēka se mundohet ta justifikojė firmėn e tij nė dokumentin e adresuar nė UNESKO me retorikėn “Synimi i dosjes ishte qė tė regjistrohej nė UNESCO trashėgimia me shumė zėra e Shqipėrisė, qė pėrfshin Toskėrinė dhe Labėrinė”. Mjerisht, Tole nuk ka regjistruar nė UNESCO trashėgiminė me shumė zėra tė Shqipėrisė, po “isopolifoninė” e sirenave greke. Kjo konfirmohet lehtėsisht ndėr tė tjera nė videon “The Albanian Iso-Polyphony”, pjesė e faqes zyrtare tė UNESCO-s, e lėshuar, nė emėr tė Republikės sė Shqipėrisė, Radio Televizioni Shqiptar dhe Kėshilli i Muzikės Shqiptare, ku, e ashtuquajtura “Iso-Polifoni” kushtėzohet nga mitologjia e sirenave. Videon pėr “isopolifoninė” e konfirmon edhe “Enciklopedia e Iso-polifonisė” me autor Vasil Tolen: “Dosja e pėrgatitur nga pala shqiptare pėrfshin:

    1.Kėrkesėn zyrtare tė Komisionit Kombėtar Shqiptar tė UNESCO. 2.Bibliografinė e punimeve tė autorėve tė huaj pėr isopolifoninė.
    3.Bibliografinė e punimeve tė autorėve shqiptar pėr isopolifoninė.
    4.Tė dhėna dhe botime zyrtare ku kėndohet nė iso-polifoni.
    5.Pesė format e tjera tė propozuara siē kėrkohet nė formularin e aplikimit
    6. Studimin e plotė shkencor pėr isopolifoninė nga Vasil S. Tole.
    7. Studimin ‘Odiseja dhe Sirenat’, grishje drejt viseve isopolifonike tė Epirit, 2005 nga
    Vasil S. Tole.
    8. Harta tė ndryshme tė Shqipėrisė.
    9. Njė video profesionale e tipit korsive e titulluar Albanian Iso-polyphoni, 10 minuta, e cila pasqyron elementėt mė tė rėndėsishėm tė dukurisė muzikore tė isopolifonisė.
    10. Autorizime dhe dokumente qė provojnė tė drejtėn e autorit pėr materialet mėposhtme. (Enciklopedia e Isopolifonisė Shqiptare, Uegen, 2007, f. 128-129)

    Pra, video pėr “isopolifoninė”, ėshtė futur nė UNESCO nga Vasil S. Tole. Nė kėtė enciklopedi ai ka shkruar: “Si ekspert i etnomuzikologjisė nė vitin 2005, Vasil Tole pėrgatiti dosjen e isopolifonisė popullore shqiptare, e cila u shpall nga UNESCO “Kryevepėr e trashėgimisė gojore tė njerėzimit” (Enciklopedia e isopolifonisė, vep. e cit. f. 320).

    Shkurt; nė UNESCO ka hyrė dosja e pėrgatitur nga Vasil Tole dhe jo dosja e pėrgatitur nga shteti shqiptar. Pėrse duhej ta pėrgatiste atė njė fillestar i etnomuzikologjisė, qė nuk kishte botuar asnjė studim shkencor deri nė vitin 2003 dhe jo njė komision me specialistė tė vėrtetė tė fushės. Pėrballė kritikave Tole reagon nė mėnyrė tė ēuditshme: “Qėllimi i aplikimit tė shtetit shqiptar nė UNESCO, ishte qė e gjithė zona natyrale e kėndimit me shumė zėra nė Shqipėrinė e Jugut, tė ishte e pėrfshirė…”. Cili institucion shqiptar e ka autorizuar Vasil Tolen ta tjetėr sojė trashėgiminė shpirtėrore tė popullit shqiptar si “isopolifoni” dhe ta paraqesė si huazim nga krijimtaria e popullit grek me harta qė pėrfshijnė territore deri nė Shkumbin? Pėrse Tole e ēon hapėsirėn e isopolifonisė sė sirenave greke deri nė Shkumbin, kur Epiri ėshtė me origjinė arbėrore? Pse kjo koincidencė e “isopolifonisė” sė Toles, me pretendimet e shovinizmit grek pėr territor deri nė Shkumbin, ndėrkohė qė ende mbahet i ngrehur Ligji i Luftės?

    Pėrse i duhej autorizimi pėr tė drejtėn e autorit, Vasil Toles, kur ai e pėrgatiti dosjen pėr UNESCO-s, nė emėr tė shtetit shqiptar? Ēfarė duhej nė atė dosje dhe libri i tij pėr sirenat greke! Kryetari i Akademisė nuk e di se nė kėtė libėr tė katėr elementėt e kopertinės, Odisea, Sirenat, Isopolifonia dhe Epiri, konsiderohen prej autorit me origjinė etnike greke. Vetė Tole shkruan: ”Iliada” dhe “Odisea”, pėrbėjnė burimin e parė historik, monumentin e parė tė shkruar, i cili pėrshkon aktet e trimėrisė sė parahelenėve nė kėtė epokė”. Pra, thėnė ndryshe, polifonia shqiptare studiohet mbi njė libėr – “Odisea” – qė i kushtohet parahelenėve. Kėtu qartėsohet problemi dhe tė katėr elementėt bazė qė dominojnė librin e Toles janė etnitete greke, jehonė e parahelenėve dhe jo e parailirėve, ndonėse Homeri i konsideron trojanėt Dardani. Tole nė punimin e vet shprehet se sirenat kanė prejardhje nga mitologjia greke, po ēfarė lidhja ka polifonia e popullit shqiptar me mitologjinė e sirenave greke, qė ėshtė futur nė UNESCO si isopolifoni? Akademiku Tole pretendon se dosjen pėr UNESCO e ka adresuar shteti shqiptar sipas kėrkesės zyrtare tė Komisionit Kombėtar Shqiptar. Po cila ėshtė e vėrteta? Tole gėnjen kur thotė se kėrkesa mban firmėn e Komiteti Kombėtar tė Trashėgimisė Kulturore Shpirtėrore. Nė fakt, nga pesė anėtarė tė kėtij Komiteti tre prej tyre jo vetėm nuk kanė nėnshkruar njė dokument tė tillė, por as kanė pasur dijeni pėr njė procedurė tė tillė. Edhe sot e kėsaj dite ata e pohojnė me gojėn e tyre. E pohon kėtė Afėrdita Onuzi, ish-drejtoresha e Institutit tė Kulturės Popullore, Ermir Dizdari, ish-drejtor i Qendrės Kombėtare tė Veprimtarive Folklorike dhe Koēo Gjipali, drejtori i Inventarizimit tė Monumenteve tė Kulturės. Pra, nga pesė anėtarė tė Komitetit, tre syresh nuk kanė marrė pjesė, madje nuk kanė as dijeni pėr atė dosje.

    Mbetet enigmė nėse ka pasur dijeni vetė ministri dhe Sekretari i Komitetit tė UNESCO-s nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme?! Pėr tė fshehur problemin kryesor, Tole bėn “patriotin”: “Tendenca e kundėrshtuesve ėshtė qė tė rrudhin e zvogėlojnė shtrirjen gjeografike qė pėrfshin kjo traditė e jashtėzakonshme vetėm nė njė zone tė caktuar”, por ai nuk e motivon karakterin e kundėrshtimit nga studiues, muzikantė, intelektualė dhe shoqata “Labėria” ndaj diversionit tė tij. Ai akuzon kundėrshtuesit, sepse nuk pranojnė shtrirjen e “isopolifonisė” greke nė territorin natyror shqiptar, e ca mė pak deri nė Shkumbin, ku Tole ka shtrirė hartėn e “isopolifonisė”! Ėshtė ky njė diversion politik qė kundėrshtohet prej vitesh.

    Nuk ėshtė e vėrtetė ajo qė thotė Tole se shoqata “Labėria” kėrkon ta rrudhė polifoninė popullore shqiptare, e cila shtrihet edhe mė lart Shkumbinit, deri nė Strugė e Kėrēovė, madje edhe mė lart, nė Veri tė Shqipėrisė, pėr tė cilėn studiuesi boshnjak Cvjetko-Rihtman ka shkruar: ”Prania e polifonisė dyzėrėshe nė kėto zona mund tė shpjegohet si njė trashėgim i huazuar nga fiset e lashta ilire, ose e kanė ruajtur ilirėt e sllavizuar nė kėto treva. Nėse pėr mungesė provash objektive nuk mund tė thuhet asgjė e sigurt mbi kulturėn etnike tė Epirit dhe Ilirisė, pėrse Tole e emėrton “isopolifoni te grekėt e Epirit nė Greqinė Veriore”, ndėrkohė qė termi Greqi Veriore sot i pėrgjigjet njė nocioni politik, jo etnik, pėr shkak tė vendimit tė Konferencės sė Ambasadorėve tė Londrės nė 1913. Tinėzisht Tole mundohet t’u kundėrpėrgjigjet kundėrshtarėve tė tij duke u shprehur; “Nė asnjė rresht tė dosjes nuk ka shprehje qė polifonia jonė rrjedh nga muzika bizantine dhe tė arrish nė konkluzion tė tillė, duke u nisur nga kjo, ėshtė qartazi abuzive dhe keqdashėse…”.

    Po si rezulton kjo nė faqen zyrtare elektronike tė UNESKOS. E zeza nė tė bardhė duket qartazi: “Termi ‘iso’ i muzikės tradicionale polifonike shqiptare lidhet me isonin e muzikės kishtare bizantine”. Po nė kėtė faqe, pas klikimit mbi fotografinė ku duket njė grup prej shtatė kėngėtarėsh, shkruhet nė tre gjuhė tė huaja: “E prejardhur nga muzika kishtare bizantine, iso-polifonia shqiptare…”. nė fund tė sė cilės shfaqet sigla personale Vasil S.Tole. Nėse Tole ka bindjen se dosja e futur nė UNESCO nuk e ka kėtė dėshmi, ai duhet tė kishte vrapuar nė UNESCO dhe ta sqaronte problemin.

    Ndėr tė tjera, nė kumtesat e tij tė famshme Tole rreket tė sqarojė: “Futja e isopolifonisė nė listėn e kryeveprave qė mbrohen nga UNESCO, do tė sjellė mė shumė mbėshtetje financiare pėr grupet popullore dhe studimet pėr isopolifoninė”. Po ku kanė shkuar kėto fonde, nė llogarinė e Shtetit Shqiptar apo nė llogarinė e ndonjė individi?! Njė problem ky qė ka nevojė urgjente pėr t’u hetuar. A duhet hetuar ky problem nga organet kompetente? Strumbullari i kėtij zullumi nis me termin Isopolifoni, alias shpikje e Vaso Toles, krahut tė djathtė tė Kreut tė Akademisė sė Shkencave.

    “Sapo u bė i njohur nocioni iso-polifoni, shprehet etnomuzikologun Spiro Shituni, u prit me irritim tė madh, si nga qarqet shoqėrorė nė pėrgjithėsi, ashtu edhe nga qarqet shkencoro-artistikė nė veēanti. Po kėshtu pohon dhe punonjėsi shkencor i ish-Institutit tė Kulturės Popullore, studiuesi i njohur etnoorganolog, Pirro Miso, qė ka bėrė njė numėr artikujsh shkencorė pėr kėtė ēėshtje. Pėr tė pėrgjithėsuar estetikisht mendimet mbi pėrdorimin ose mos-pėrdorimin e nocionit isopolifoni, Presidenti i Akademisė Shqiptare tė Arteve dhe Shkencave, kompozitori i mirėnjohur, Limos Dizdari, organizoi njė diskutim tė gjerė me studiues, kompozitorė, muzicienė, vjershėtorė, kėngėtarė, instrumentistė nga i gjithė vendi. Nė tėrė kėtė sagė u vėrejt se vazhdimisht nė bisht tė situatės qėndroi Instituti i Antropologjisė Kulturore dhe i Studimit tė Artit, ndonėse ėshtė i specializuar pėr studimin e aspekteve tė identitetit etnik tė kombit shqiptar. Po ashtu, as Ministria e Kulturės e Shqipėrisė s’e ka luajtur deri mė sot rolin e saj pėrkatės administrativ! Nocioni iso-polifoni u pėrdor gjerėsisht, pėr herė tė parė, nė librin me titull Folklori muzikor: Polifonia shqiptare (Tole 1999), tė etnomuzikologut Vasil S. Tole.

    Aty ai u shfaq si njė kalorės i guximshėm polemist, i paparė ndonjėherė nė historinė e etnomuzikologjisė shqiptare! Qysh nė Parathėnie-n dramatikisht tė shkurtėr, ai erdhi me njė varg deklaratash tė tejskajshme, tė cilat, janė, nė radhė tė parė, sa profesionalisht tė gabuara, aq edhe moralisht tė shėmtuara. Me arrogancė tė shquar dhe jashtė ēdo natyre akademike tė njė libri me pretendime shkencorė, ai ecėn vendosmėrisht nė rrugėn e mohimit tė arritjeve tė mėparshme etnomuzikologjike. Tole shpreh kėshtu mendimet e tij plotėsisht jashtė pėrvojės kėrkimoro-shkencore. Pėr sa i takon nocionit iso-polifoni, shpjegimi i pėrmbajtjes sė tij, nga ana e studiuesit, mjerisht, ėshtė ndoshta absurditeti profesional mė i madh i parė ndonjėherė nė etnomuzikologjinė shqiptare deri mė sot. Nocioni isopolifoni shkon hapur kundėr pikėpamjeve tė studiuesve tė tjerė etnomuzikologė e muzikologė shqiptarė, tė djeshėm ose bashkėkohorė.

    Nocioni iso-polifoni, mjerisht ėshtė pėrdorur subjektivisht, personalisht, arbitrarisht… Por shkenca e etnomuzikologjisė shqiptare nuk mund tė pėrparojė asnjėherė pėrmes fantazisė. Janė vetėm idetė e shėndosha teoriko-estetike me anė tė tė cilave ajo mund tė ecė pėrpara. Terminologjia nuk mund dhe nuk duhet tė jetė, nė asnjė mėnyrė monopol i ndonjė studiuesi tė veēantė. Tė pranosh se muzika tradicionale shumėzėrėshe e Shqipėrisė sė Jugut ėshtė elitare nė krahasim me muzikėn tradicionale njėzėrėshe tė Shqipėrisė sė Veriut, s’ėshtė veēse njė qėndrim i njėanshėm estetik, njė interpretim i gabuar i tipareve tė tyre melodiko-modalė, njė paragjykim pa asnjė bazė teorike ose praktike. Mediokritet i plotė”.

    Panorama

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Polifonia Popullore

    Tė fshehtat e dosjes “UNESCO” pėr Polifoninė Shqiptare

    ZENO JAHAJ

    26 prill 2023

    Habitshėm, pas afro 20 vjetėsh, konstatohet se, pėr tė regjistruar Polifoninė Shqiptare nė Listėn Pėrfaqėsuese tė Trashėgimisė Kulturore Jolėndore tė Njerėzimit, do tė jenė hartuar dy dosje. Njėra ka tė ngjarė tė jetė zhdukur. Tjetra, krejt e tjetėrsuar, duket se ėshtė dėrguar nė UNESCO.

    Nėpunėsit e UNESCO-s, Agjenci e OKB-sė nė Paris, i kanė tė gjitha instrumentet pėr tė hetuar e vėrtetuar vetė vlerat e ēdo kandidature. Pėr Polifoninė Shqiptare, ndoshta e kanė pasur akoma mė tė lehtė sepse, jo vetėm qė ajo ėshtė unike nė madhėshtinė e vet, por edhe sepse ajo e kishte bėrė vetė rrugėn e Francės, qėkurse nė shekullin e kaluar, nė Festivalin e famshėm nė Dijon.

    Gjithsesi, nėpunėsit e UNESCO-s, tė neveritur nga gjella “interpretuese” qė iu ėshtė servirur nga Shqipėria, kanė pranuar qė, nė faqen zyrtare elektronike tė Agjencisė, Polifonia Shqiptare tė regjistrohet me emrin “Iso-Polifoni”, kur 16 shtete tė tjera i kanė regjistruar vlerat e tyre kulturore me emrin “Polifoni”, edhe pse tė gjitha, absolutisht tė gjitha, kėndohen me “iso”.

    Shqipėria si dhi nė mes tė dhenve! Por, ēėshtja nuk qėndron thjesht te dallimi nė kėtė kopé. Ēėshtja ėshtė se, dikush ėshtė i interesuar ta shpėrbėjė polifoninė shqiptare nė “iso” dhe nė “polifoni” dhe motivi i fshehur i kėsaj shpėrbėrjeje, jepet nė njė video qė gjendet nė linkun The Albanian Iso Polyphony, me logon e UNESCO-s. Nė kėtė video tė dėrguar nga institucionet shqiptare me titullin “The Albanian Iso-Polyphony”, iso-ja kushtėzohet me mitologjinė e Sirenave. Por, pėr ēudi (dhe jo vetėm), po aty, kalohet ca mė tutje sesa kushtėzimi mitologjik, kur shkruhet: “Etnomuzikologjia, siē ėshtė vėzhguar qė nga ekzistenca e Sirenave nė mitologjinė e stėrgjyshėrve tanė…”. Qartazi, misioni paska qenė edhe mė i thellė sesa origjina e iso-s: kushtėzimi i origjinės kombėtare shqiptare nga mitologjia e Sirenave! Dhe kjo tezė prezantohet pikėrisht nė njė Agjenci tė OKB-sė!

    Pėr ta pėrforcuar kėtė tezė, nė faqen zyrtare elektronike tė UNESCO-s, shkruhet: “Termi ‘iso’ qė shoqėron tė kėnduarit polifonik, ėshtė i lidhur me ‘ison’ e muzikės sė kishės Bizantine”. Dhe, tinėzisht, po aty, pas klikimit mbi fotografinė ku janė shtatė kėngėtarė, shkruhet: “Iso-polifonia shqiptare buron nga muzika kishtare bizantine”! Me siguri, nėpunėsit e UNESCO-s do tė jenė neveritur akoma mė shumė, kur kanė parė se vetėm Shqipėria i kėrkon rrėnjėt jashtė rrėnjėve tė veta, ndėrkohė qė shtetet e tjerė, tė pėrgjegjshėm shkencėrisht dhe historikisht, pėrmes polifonisė, identifikojnė rrėnjėt e lashta tė popujve tė tyre. Madje, Gjeorgjia dikton: “Himnet liturgjike Bizantine, kanė thithur nga tradita polifonike gjeorgjiane, njė masė tė atillė, saqė tradita gjeorgjiane ėshtė bėrė pjesė e rėndėsishme e himneve liturgjike bizantine.” Ashtu sikurse, ndėr dhjetėra jo-shqiptarė, njeri prej tyre, Yves Bonnefoy, historian i famshėm dhe i paanshėm francez i gjysmės sė dytė tė shekullit tė njėzetė, shkruan: “Kultura mbijetuese para-kristiane shqiptare tregon se mitologjia dhe folklori shqiptar janė me origjinė tė lashtė dhe pothuajse tė gjitha elementėt e tyre janė pagane”.

    Nė videon shqiptare shkruhet se Iso-Polifonia Shqiptare ndahet nė “Polifoni tė thatė” dhe nė “Polifoni detare” dhe se “…Bazuar nė Iso-Polifoninė Mesdhetare dhe kėngėt tradicionale, liturgjia dhe melurgjia e tė qarit akoma qan vdekjen e Krishtit dhe ringjalljen e tij. Me anė tė Polifonisė, J.S.Bah kreu evolucionin real nė muzikė, duke arritur kulmin e tij me polifoninė gjithėpėrfshirėse tė Ligettit nė shekullin e 20-tė. Polifonia do tė mbetet gjithnjė njė kėngė magjike e Sirenave, ose njė kabį me klarinetė e performuar nga Mjeshtri Laveri…”.

    Zyrtarėt e UNESCO-s do tė jenė ēoroditur qė Polifonia Shqiptare u shpjegokėrka me njė cocktail unik nė botė pėr nga pėrzierja: liturgji, melurgji, qarje, polifoni e thatė, polifoni e njomė, vdekje, Krisht, ringjallje, Sirena, Laver Bariu! Ashtu siē do tė kenė zgurdulluar sytė, kur kandidatura shqiptare ėshtė paraqitur si e lidhur me kompozitorin gjerman Johann Sebastian Bach (i cili u shqua kryesisht me Koralet Luterane!) dhe me kompozitorin hungarez György Sįndor Ligeti (i cili u shqua thjesht se theu barrierat e status quo-sė nė muzikė!), a thua se kėta mjeshtra tė mėdhenj tė kombeve tė vet, do tė kenė kaluar mė parė nga shkolla shqiptare e polifonisė pėr t’u bėrė ata qė u bėnė!

    Por, pėrtej ofertės sė kėtij cocktail-i, autorėt e videos, paskan pasur edhe njė mision tjetėr: rishikimin e gjeografisė dhe historisė sė Shqipėrisė! Sipas tyre: “Muzika iso-polifonike shtrihet nė njė territor gjeografik ku pėrfshihet shumica e Shqipėrisė Jugore. Dy zona tė mėdha etnografike dallohen nė kėtė territor gjeografik: Toskėria dhe Labėria. Gjysma jugore e kėtij shteti ėshtė quajtur Epir dhe pjesa tjetėr ėshtė quajtur Iliri.” Nė vijim, autorėt e videos, paraqesin njė hartė, sipas tė cilės, Kosova shtrihet nė Shkup, ndėrsa Serbia shtrihet pėrreth Prizrenit! Si pėr ta bėrė mė bindės kėtė version, paraqesin edhe njė shqiponjė, e cila vjen nga Stambolli pėr nė viset shqiptare, a thua se shqiponjat qenkan njė shpend i huaj pėr malet shqiptare, paēka se shqiptarėt ia dedikojnė pikėrisht shqiponjės emrin e tyre kombėtar!

    Autorėt e “Dosjes UNESCO” i janė shmangur hartės natyrore tė shtrirjes gjeografike tė polifonisė shqiptare. Ata kanė shmangur kriterin shkencor qė polifonia shqiptare shtrihet mbi baza etnografike, specifikisht sipas fshatrave e qyteteve, sepse njė nga veēoritė e papėrsėritshme tė saj, ėshtė se ajo ndryshon nga njė fshat nė fshatin tjetėr fqinj. Nė vend tė hartės natyrore, autorėt e dosjes kanė pėrdorur hartėn e tyre me termat “gegė” e “toskė”, terma tė cilėt jo vetėm qė janė tė papėrcaktuara gjeografikisht, por janė sa tė tejkaluar nė kohė, aq edhe tė dėnueshėm, ngase ēojnė ujė nė mullirin e pėrēarjes kombėtare. Qartazi, terma tė tillė janė edhe tė pasaktė pėr referim tė shtrirjes sė polifonisė. Atėherė, njė pikėpyetje e madhe shtrohet se pėrse autorėt e “Dosjes UNESCO”, nė videon e paraqitur, kanė afishuar grupe folklorike tė lokalizuara me pėrzgjedhje, ndėrkohė qė kanė pėrjashtuar nga afishimi fshatra dhe qytete tė rretheve Skrapar, Berat, Vlorė, Gramsh, Korēė e gjetkė. Po ashtu, njė pikėpyetje tjetėr e madhe, shtrohet se pėrse nė video janė evidentuar me pėrparėsi kėngė vajtimi, kur misioni natyror i Polifonisė Popullore ėshtė himnizimi i vijimėsisė sė jetės njerėzore dhe historisė lokale e kombėtare, jo i vdekjes sė tyre.

    Prezantimet nė faqen zyrtare tė UNESCO-s dhe videon “prezantuese” i paska dėrguar, sikurse shkruhet nė hyrje tė saj, Republika e Shqipėrisė, Radio-Televizioni Shqiptar dhe njė fantazmė me emrin “Kėshilli i Muzikės Shqiptare”. Institucionet tona shtetėrore, pėrkatėsisht Ministria e Kulturės, Akademia e Shkencave, Misioni Diplomatik nė UNESCO, drejtoria pėr UNESCO-n nė Ministrinė pėr Europėn dhe Punėt e Jashtme dhe Drejtoria e Radio-Televizionit Shqiptar, kanė pėrgjegjėsinė morale, institucionale e kombėtare, tė pėrkthejnė shkrimet / titrat dhe tė transkriptojnė tekstet e kėngėve tė videos, fotografitė dhe pas fotografitė e prezantuara nė dosjen “UNESCO”, me qėllim qė tė identifikojnė kush ėshtė ky “Kėshill i Muzikės Shqiptare” dhe pastaj, tė bėjnė analizėn e konsideracioneve tė dyshimta tė paraqitura nė atė dosje dhe nė atė video.

    “Shqipėria – thotė Kadareja, nuk do tė mund tė ishte nė kėtė botė veēse serioze dhe morale. Ky do tė ishte kushtėzimi numėr njė, pa tė cilin Shqipėria, thjesht, do tė pushonte sė qeni”. Dhe kėtė pėrgjegjėsi e kemi tė gjithė, ne si qytetarė, ashtu edhe institucionet pėrfaqėsuese shtetėrore, tė cilat nuk kanė arsye tjetėr pėrse ekzistojnė.


    Panorama

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Polifonia Popullore

    Ē’kėrkon Bizanti nė Polifoninė Popullore Shqiptare?

    ZENO JAHAJ

    17 maj, 2023

    Prezantimi nė UNESCO, Agjenci e OKB-sė, i sė ashtuquajturės nė formė “Isopolifoni Shqiptare”, ka legalizuar, nė thelb, gjashtė teza, tė cilat pėshtjellojnė, poshtėrojnė e tjetėrsojnė identitetin dhe historinė kombėtare shqiptare.

    Kėto teza janė paraqitur nėpėrmjet formularit “UNESCO ENTRY FORM”, qė kanė dėrguar institucione shtetėrore apo institucione fantazmė shqiptare me nėnshkrime individuale, ose janė dėrguar nga individė, duke anashkaluar / abuzuar institucionet shtetėrore shqiptare (shih faqen zyrtare tė UNESCO-s, si dhe pas fotografive/videove filmike nė linkun: albanian-folk-iso-polyphony-00155 dhe linkun: archives/multimedia/document610).

    Pėr tė hedhur dritė mbi pėrmbajtjen e secilės nga tezat e mėsipėrme, si dhe mbi zbatimin e procedurave ligjore pėr dėrgim nė UNESCO dhe mbi fatin e projekteve lidhur me “mbrojtjen e iso-polifonisė popullore shqiptare”, do tė paraqes, nė vijim, shkrimet analitike pėrkatėse. Nė shkrimin e sotėm do tė pėrpiqem tė hedh dritė mbi vetėm njėrėn nga tezat e mėsipėrme: “Iso-Polifonia shqiptare rrjedh nga muzika kishtare bizantine”. Perandoria e Bizantit ėshtė njė entitet relativisht i vonė historik, lindja e sė cilės fillon nė vitin 330 tė erės sonė. Pėrkundėr, populli shqiptar, jo vetėm qė ėshtė paraBizantin, por ėshtė aq i lashtė, saqė, edhe urrejtėsit mė tė mėdhenj ndaj tij, sadoqė tė gėrmojnė, nuk do mund tė gjejnė dot tė dhėna pėr ta kundėrshtuar tė vėrtetėn se ky ėshtė njė popull nga mė tė hershmit, nė mos mė i hershmi, vendės nė trojet e veta, jo ardhės.

    Nė kėto troje, ai kultivoi tokėn e bagėtitė, pasuritė lėndore tė pėrjetshme qė i dha Zoti e koha e, bashkė me to, ndėrtoi, mbolli e rriti edhe pasuritė e veta shpirtėrore, midis tyre kėngėn njėzėrėshe e shumėzėrėshe. Sepse, ēdo jetė lėndore e njeriut, e tė gjithė popujve, nuk mund tė pėrfytyrohet pa jetėn jolėndore, shpirtėrore. Ky ėshtė ligj universal, sa hyjnor, aq edhe tokėsor. Madje, ėshtė vėrtetuar shkencėrisht se njeriu kėndon pėrpara se tė flasė dhe se, tė kėnduarit, shėrben si gjendje kalimtare midis vokalizimit primitiv dhe tė folurit. Nė veprėn monumentale “Kush e bėri pyetjen e parė? Origjina e tė Kėnduarit nė Kor, Inteligjencės, Gjuhės dhe tė Folurit”, Joseph Jordania, etnomuzikolog i shquar i kohės sonė, fitues i Ēmimit “Fumio Koizumi” pėr etnomuzikologjinė (njė alternativė e Ēmimit Nobėl), shkruan: “Origjina e tė kėnduarit polifonik ėshtė shumė mė e thellė dhe ėshtė e lidhur me fazat mė tė hershme tė evolucionit njerėzor.

    Polifonia ka qenė njė pjesė e rėndėsishme e sistemit mbrojtės tė njerėzve tė parė (hominidėve)”. Ky pėrfundimi shkencor ėshtė kaq domethėnės, saqė meriton tė pėrsėritet: tė kėnduarit polifonik ėshtė pjesė e rėndėsishme e sistemit mbrojtės! Ēka do tė thotė se kėnga, pėr mė tepėr ajo shumėzėrėshe, iu jep fuqinė shpirtėrore njerėzve, grupeve e popujve, pėr tė bashkėplotėsuar fuqinė fizike tė tyre, pėr tė ndėrtuar kėshtu njė ledh mbrojtės ndaj tė papriturave apo pabesive tė jetės, ngado qė mund tė vijnė. Muzikologu i shquar gjerman, Curt Sachs, afirmon se polifonia, “e lashtė nė vetvete, padyshim ka qenė e njohur tė paktėn pesėmijė vjet mė pėrpara”.

    Ndėrsa Jan Ling, Profesor i Muzikologjisė dhe Rektor Universiteti nė Suedi, autor i librit “Historia e Muzikės Folklorike tė Europės”, afirmon se ideja, sipas sė cilės polifonia popullore e merr origjinėn nga modelet e artit muzikor, ėshtė arkivuar pėrfundimisht si e pathemeltė. Ndėrkohė, studiuesi i shquar shqiptar, Prof. Ramadan Sokoli, ka pėrcaktuar shkencėrisht se “…ėshtė shtruar ēėshtja nėse polifonia e siujdhesės ballkanike ėshtė me prejardhje tė lashtė dhe ka mbijetuar deri nė kohėn tonė, apo kemi tė bėjmė me diēka tė ardhur nga vende tė largėta! Disa hulumtues e kanė kundruar polifoninė popullore tė kėsaj siujdhese, si rrjedhojė e ndikimit tė liturgjisė bizantine, por ky hamendėsim, as ėshtė vėrtetuar, as ėshtė miratuar. Madje, ėshtė pohuar e kundėrta: huazimet e liturgjisė kishtare nga traditat popullore.

    Polifonia popullore shqiptare, e cila shtjellohet nė shkallė tė gjymta pentatonike, nuk ka ndonjė lidhje morfologjike me literaturėn bizantine…”. Po ashtu, prof. Beniamin Kruta ka pėrcaktuar se “Karakterin autokton tė polifonisė shqiptare dhe lidhjet e saj me kulturėn muzikore tė lashtėsisė ilire e provojnė, veē tė tjerash, dhe gjurmėt e saj tė ruajtura nė trojet e vjetra ilire… Polifonia shqiptare mbulon njė territor tė gjerė qė shtrihet qė nga hapėsirat verilindore pėrreth Strugės… dhe krejt Jugut tė Shqipėrisė, deri nė thellėsi tė Ēamėrisė”. Institucionet e Shqipėrisė apo individė nga Shqipėria, tė cilėt legalizuan ndėrkombėtarisht tė bastarduar nė UNESCO “Iso-Polifoninė Shqiptare”, ndoshta as nuk e dinė qė Bizanti nuk ėshtė komb, qė nuk ka komb bizantin, as popull bizantin.

    Pėr rrjedhim, nuk mund tė ketė kėngė bizantine. Pėr mė tepėr, nė kohėn e Perandorisė Bizantine, trevat shqiptare shtrihen nė periferinė mė tė largėt tė saj, nė krahasim, tė themi, me trevat greke apo bullgare. Atėherė, logjika mė e thjeshtė do tė kėrkonte qė, sa mė tė afėrt gjeografikisht me Bizantin tė ishin popujt apo kombet, aq mė shumė duhet tė kultivonin polifoninė. Por, ka ndodhur e kundėrta. Polifonia Greke “Caravan” ruhet vetėm nė zonėn e Epirit nė Greqinė Veriperėndimore, ndėrsa Polifonia Bullgare “Bistritsa Babi”, ruhet vetėm nė rajonin Shoplouk, nė Bullgarinė perėndimore.

    Tė dyja, edhe ajo greke, edhe ajo bullgare, janė regjistruar nė UNESCO nė Listėn Pėrfaqėsuese tė Trashėgimisė Kulturore Jolėndore tė Njerėzimit, por me autoritet shkencor dhe dinjitet kombėtar, asnjėra nuk e lidh prejardhjen e vet nga muzika kishtare bizantine. Madje, nė prezantimet e tyre, as qė pėrmendet fare termi “kishė”, e jo mė kishė bizantine. Ndėrkohė, asnjė nga mbi 17 vendet e tjera, tė cilat kanė regjistruar polifonitė e tyre nė Listėn Pėrfaqėsuese tė Trashėgimisė Kulturore Jolėndore tė Njerėzimit, nuk e kėrkon origjinėn nė kishė, por vetėm nė popull. Madje, Gjeorgjia, nė prezantimin pėr Kėngėn Polifonike Gjeorgjiane, shkruan: “Himnet liturgjike Bizantine kanė thithur nga tradita polifonike gjeorgjiane nė njė masė tė tillė saqė kėto tradita janė bėrė njė shprehje e rėndėsishme e himneve liturgjike bizantine”.

    Pėr korrektesė dhe respekt, le tė referohemi se ēfarė ėshtė vetė “muzika kishtare bizantine”, e cila, pėr vlerat e veta, ėshtė regjistruar nė vitin 2019 nė Listėn Pėrfaqėsuese tė Trashėgimisė Kulturore Jolėndore tė Njerėzimit. Nė prezantimin e saj nė faqen zyrtare tė UNESCO-s shkruhet, midis tė tjerash se muzika kishtare bizantine “…ėshtė ekskluzivisht muzikė vokale; ajo ėshtė thelbėsisht monofonike”, edhe pse e shoqėruar me iso. E qartė si drita e diellit: muzika kishtare bizantine nuk ka asnjė lidhje me dhe asnjė kushtėzim ndaj ēfarėdo polifonie popullore. Por, edhe sikur tė supozonim se muzika kishtare bizantine ėshtė polifoni, prapėseprapė, ajo ėshtė polifoni profesionale, e kompozuar posaēėrisht pėr kėngė dhe himne nė funksion tė ceremonive oborrtare e fetare dhe qė kėndohet nga i njėjti grup i specializuar pėr kėtė qėllim.

    Pėrkundėr, polifonia popullore ėshtė polifoni tradicionale, qė del natyrshėm nga shpirti i bartėsve tė saj, nė ēdo kohė e nė ēdo vend, pėr tė mbajtur gjallė tė kaluarėn dhe vlerat identitare, trashėgiminė historike e kulturore, pėr tė pėrjetuar gėzimet e hidhėrimet si pjesė tė jetės njerėzore. Kėsisoj, ėshtė absurde qė polifonia tradicionale mund tė prodhohet prej polifonisė profesionale. E kundėrta ėshtė e vėrtetė. Madje, “Me zgjerimin e Kristianizmit nė Europėn Mesjetare, u bėnė pėrpjekje pėr ta mbytur muzikėn folklorike popullore, pėr shkak tė shoqėrimit tė saj me ritet dhe zakonet pagane”. (Britannica Concise Encyclopedia, 2008, pg. 687). Kėshtu, prezantuesit e tezės se “IsoPolifonia shqiptare rrjedh nga muzika kishtare bizantine”, e kanė paraqitur kombin dhe popullin shqiptar tė para-Perandorisė Bizantine si njė tufė paranjerėzore.

    Sipas kėsaj teze, kjo tufė, duhej tė shkonte nė Bizant, posaēėrisht nė kishėn jokombėtare bizantine, pėr tė mėsuar si tė kėndonte dhe si tė kalonte nga gjendja paranjerėzore nė gjendje njerėzore. Ky ėshtė poshtėrim, jo vetėm pėr popullin e kombin shqiptar, por pėr ēdo popull e komb. Sepse ėshtė injorim i sė vėrtetės absolute se “muzika folklorike ėshtė melodia origjinale e njeriut, pasqyra muzikore e botės” (Friedrich Nietzsche). Ėshtė fyerje edhe pėr ēdo kimi kombėtare, sepse “Kombi, para sė gjithash, ėshtė njė shpirt, njė parim shpirtėror” (Ernest Renan). Shpirti ėshtė pjesa thelbėsore e tė gjitha qenieve tė ndjeshme. Muzika, qoftė ajo monofonike apo polifonike, ėshtė shprehje e shpirtit njerėzor, akti i parė i komunikimit tė njeriut me jetėn dhe me botėn.


    Panorama

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Polifonia Popullore

    15 vjet isopolifonia shqiptare nė listėn e UNESCO-s

    Emri:  c649b6ae-3e11-490f-ae92-51887165a491-1024x682-1-728x430.jpg

Shikime: 27

Madhėsia:  29.2 KB

    29 nentor 2020

    Presidenti i Republikės Ilir Meta mori pjesė dhe pėrshėndeti veprimtarinė artistiko-kulturore qė u mbajt nė Muzeun Etnografik tė Vlorės, nė 15-vjetorin e pėrfshirjes sė isopolifonisė shqiptare nė listėn e “Kryeveprave tė trashėgimisė gojore tė njerėzimit”, tė mbrojtura nga UNESCO-ja.

    Gjatė fjalės sė tij Meta tha se “gjuha, kėnga polifonike dhe identiteti i shqiptarit kanė qenė dhe do tė jenė pėrherė njė e tė pandara”.

    Presidenti Meta uroi veēanėrisht korifejtė shqiptarė tė polifonisė, ata qė “nė rolet e ‘Marrėsit’, ‘Prerėsit’, ‘Hedhėsit’ dhe ‘Isos’ sė kėsaj kėnge, kanė mbajtur gjallė dhe transmetuar kėtė traditė tė shquar kombėtare, brez pas brezi.”

    Duke pėrshėndetur kontributin e grupeve krijuese, bartėsve, interpretuesve, rapsodėve, muzikologėve, studiuesve dhe artistėve tė folklorit e kulturės popullore, Presidenti theksoi se ky akt vlerėsimi i UNESCO-s reflekton shkallėn e lartė tė cilėsisė sė trashėgimisė sonė shpirtėrore kombėtare, identitetin e spikatur kulturor dhe talentin e bartur nė vite tė genit shqiptar. Gjuha, kėnga polifonike dhe identiteti i shqiptarit kanė qenė dhe do tė jenė pėrherė njė e tė pandarė!”

    Nė fjalėn pėrshėndetėse, Presidenti Meta u shpreh se “Nė kėtė ditė tė shenjtė tė ngritjes sė Flamurit tonė Kombėtar kėtu nė Vlorė ndihem dyfish i gėzuar, sepse krahas nderimit tė veprės sė lavdishme tė firmėtarėve tė Pavarėsisė me nė krye Ismail Bej Vlorėn, po pėrkujtojmė sot edhe njė arritje tė shėnuar tė kulturės sonė shpirtėrore dhe kombėtare si komb: 15-vjetorin e pėrfshirjes sė isopolifonisė shqiptare nė listėn e ‘Kryeveprave tė trashėgimisė gojore tė njerėzimit’, tė mbrojtura nga UNESCO-ja”.

    “Ku tjetėr mė bukur se sa nė Vlorė dhe kur mė shumė se sa sot, pikėrisht kėtu nė djepin e lirisė dhe tė polifonisė, nė kėtė qytet tė ndėrtuar mbi atdhedashurinė, midis valėve tė detit dhe maleve tė Ēikės, do tė mund ta festonim kėtė pėrvjetor tė shquar! Shqiptarėt nuk e ndanė kurrė kėngėn nga pushka apo flamurin kombėtar nga gjuha dhe eposi etno-kulturor! E meritojnė gjigandi Lefter Ēipa dhe tė gjithė korifenjtė e polifonisė kėtė nder dhe kėnaqėsi pėr gjithēka qė kanė bėrė pėr atdheun, pėr flamurin, pėr shpirtin kulturor tė kombit dhe lartėsimin deri nė UNESCO tė polifonisė shqiptare”, u shpreh Meta.

    Presidenti solli nė vėmendje se data 25 nėntor e vitit 2005 ėshtė dhe do tė mbetet njė datė historike pėr kulturėn shpirtėrore tė popullit shqiptar.

    Nė atė ditė, 15 vite mė parė, nga selia qendrore e UNESCO-s nė Paris, Drejtor i saj i Pėrgjithshėm kumtoi pėr tė gjithė botėn se dukuria e ‘Polifonisė me iso’ e Shqipėrisė futet nė listėn e ‘Kryeveprave tė trashėgimisė gojore tė njerėzimit’ tė mbrojtura nga UNESCO-ja.

    Juria ndėrkombėtare e mbledhur nė Paris nga data 21-24 nėntor 2005, e pėrzgjodhi polifoninė tonė pėr t’u pėrfshirė nė listėn ‘Kryevepėr e njerėzimit’ midis 60 kandidaturave tė propozuara nga shtete tė ndryshme nė ēdo anė tė botės.

    Presidenti theksoi se, “Polifonia, gjuha shqipe dhe shqiptaria janė njė. Ajo lindi nga vajtimi dhe u bė kėngė pėrmes muzikalitetit tė gjuhės sonė tė bukur, pėr tė cilėn populli nuk thotė ‘e lexoi’, por ‘e kėndoi’, sepse kėnga ruajti edhe gjuhėn. Kjo traditė madhėshtore e shoqėron shqiptarin nga lindja nė vdekje dhe i ka dhėnė kuptim kėtij udhėtimi njerėzor, nė ēdo kohė e nėn ēdo sistem”.

    “Se ēfarė pėrfaqėson polifonia mė lejoni sot tė citoj pėrsėri ikonėn e saj Lefter Ēipėn, i cili na mblodhi sot nė kėtė takim tė paharruar: ‘Polifonia shqiptare, njėkohėsisht ėshtė kėngė klasike, kėngė perėndie, pėr ta parė, pėr ta dėgjuar, pėr ta puthur, pėr ta dashuruar. Por duhet patur kujdes me dashurinė e saj. Duhet ta duash me gjithė shpirt, tė tė hyjė nė gjak e deje. Polifonia ėshtė shpirti i ditės, dhe zėri i natės, ėshtė bota shpirtėrore e shqiptarit. Aty ku dėgjohen zėrat e polifonisė, tė bėn tė besosh se aty ka zot.”- u shpreh gjatė fjalės sė tij Meta.

    Ndėrsa theksoi se “sot kujtojmė, nderojmė dhe do tė vlerėsojmė tė gjithė ata korifej tė kėngės, me emra tė pėrveēėm e qė njihen nga tė gjithė, tė cilėt nė rolet e ndryshme, sepse polifonia ėshtė ekip, kanė mbajtur gjallė dhe transmetuar gjithė kėtė traditė tė madhe”.

    Meta tha se “Presidenca ka dekoruar me tituj nderi disa prej artistėve tė folklorit tė spikatur tė vendit, sot jemi mbledhur tė vlerėsojmė disa tė tjerė tė shquar prej qarkut tė Vlorės, nė tė ardhmen do tė rikthehemi sėrish kėtu, por edhe nė treva tė tjera, si dhe do tė shkojmė nė tė tjera treva pėr tė vendosur nė piedestal tė tjerė artistė me emėr tė kėngės polifonike dhe folklorit nė pėrgjithėsi”.

    Ai tha se, njė nderim tė veēantė e kam edhe pėr studiuesit, muzikologėt dhe folkloristėt e mėdhenj si Prof. Ramadan Sokoli, Prof. Benjamin Kruta, Prof. Spiro Shetuni, Prof. Afėrdita Onuzi, Prof. Vaso Tole, Prof. Piro Miso e shumė tė tjerė si dhe pėr tė gjitha ato institucione studimore, tė cilėt e vendosėn polifoninė shqiptare nė shtratin e njė strukture vlerash tė mirė studiuara shkencėrisht.

    Por sot ėshtė dita qė tė kujtojmė dhe vlerėsojmė me nderim edhe tė gjithė ata kėngėtarė e kėngėtare popullore anonimė, ‘tė heshtur’, tė cilėt nuk kanė emėr pasi njihen thjesht me emrin ‘kori i isos’, ose ata qė ‘ia mbushin kėngės’ apo siē thonė ‘qė bėjnė eee’.

    Presidenti nderoi me Titullin “Mjeshtėr i Madh” kėngėtarėt dhe valltarėt e talentuar Arap Ēeloleskaj dhe Taip Madani (pas vdekjes); zoti Sejmen Gjokoli, zonja Katina Mėrkuri, zotit Hysen Ruka, zoti Rrahman Nuredini; zoti Syrja Hodo, zonja Fatbardha Brahimaj, zoti Abdyl Lizaj dhe zoti Berdo Berdaj pėr kontributet e paēmueshme nė interpretimin, ruajtjen, transmetimin dhe popullarizimin e vlerave tė polifonisė me iso, nė festivalet folklorike nėpėr skenat kombėtare dhe ndėrkombėtare.

    Me Dekoratėn “Nder i Kombit” Kreu i Shtetit ēmoi poetin e shquar Lefter Ēipa nė vlerėsim tė rolit tė tij brilant si krijues, rapsod, mbartės dhe interpretues i perlave tė kėngėve polifonike shqiptare tradicionale dhe bashkėkohore duke e quajtur: “Poet tė talentuar me frymėzim thellėsisht kombėtar dhe me vargje tė shtrydhura nga dallgėt e detit dhe tė pėrshkuara nga dashuria pėr dheun e mėmėdheut dhe frymėzues i pėrjetshėm i bukurisė sė jetės dhe shpirtit njerėzor, eposit historik dhe vlerave morale, identitetit dhe ndjenjės kombėtare”.

    Zotit Dhimitėr Varfi iu akordua Titulli “Kalorės i Urdhrit tė Flamurit” pėr talentin artistik, interpretimin e spikatur dhe zėrin e veēantė prej tenori, si dhe rolin unik nė mbajtjen gjallė, kultivimin dhe pėrsosmėrinė e kėngės himarjote.

    Ndėrsa me “Titullin Naim Frashėri” Presidenti Meta ēmoi zotin Sinan Gjoleka dhe zoti Dule Beqir Gjoka pėr kontributet e tyre vyera si kėngėtarė, valltarė dhe instrumentistė popullor tė shquar tė Labėrisė.

    ATA

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Polifonia Popullore

    Mbi debatin e rilindur mbi iso-polifoninė shqiptare

    Tjetėrsimi i thelbit tė njė problemi.
    Mbi debatin e rilindur mbi iso-polifoninė shqiptare.

    Nga Timo Mėrkuri

    III-Prapavija reale e debatit.

    Nė pamje tė parė, krijohet pėrshtypja se kemi tė bėjmė me njė debat shkencor, pėr tė eleminuar disa gabime tė njė akademiku, (V. Tole) i cili paska …devijuar nė hullitė antishqiptare me tezėn e tij iso-polifonike. Madje jo vetėm kaq, por e paska veēuar popullin shqiptar si “dhinė e zgjebosur” (sic) nga vendet e tjera polifonike. Pėr kėtė arsye…ėshtė e nevojėshme qė tė nėnshkruhet njė memorandum drejtuar kėsaj Ministrie (tė Kulturės dhe Turizmit) dhe UNESCO qė…tė korigjohet emri iso-polifoni dhe ajo tė mbajė emrin e vėrtetė “Polifonia shqiptare”. Nė kushtet e sotme, vijojnė debatuesit, ….rėndėsi ka organizimi i njė veprimtarie shkencore, ku … tė vendosin kolegjialisht se ēfarė emri duhet ti sugjerohet UNESCO pėr tė ruajtur traditėn tonė nė brezat e ardhshėm…

    Me kėtė mėnyrė …eleminohet gabimi dhe faji i madh i akademikut V.Tole i cili, nuk ka marė mendimin e kundėrshtuesve dhe as ndonjė vendim ministrie apo qeverie, por… e ka bėrė si Mehmeti me kokėn e vetė, duke i vėnė kėngės sonė shumėzėrėshe emrin “Iso-polifoni”, nė kohėn qė ajo thirej me emrin “polifoni”.

    a-Se sa seriozisht mund tė miret njė sugjerim i tillė drejtuar UNESCO, unė nuk kam ndėrmėnd tė shprehem e tė debatoj, por unė do ti ftoja miqėsisht debatuesit kundėrshtues qė tė shohin me qartėsi se nė cilėn rrugė po ecin, ashtu tė zemėruar siē janė. Kėtu nuk ėshtė fjala pėr Vaso Tolen, por pėr diēka shumė mė tė madhe, para sė cilės edhe V. Tole, por edhe kundėrshtuesit e tij janė shumė tė vegjėl. Kėtu ėshtė fjala pėr kėngėn tonė popullore me iso, identitetin shqiptar tė saj, origjinėn e saj nga rritet mortore, fenomenin vetėmshqiptar “iso”, origjinėn, rolin dhe funksionin e tij nė kėngėn popullore, duke dėshmuar nė kėtė mėnyrė direkt lashtėsinė e saj dhe indirekt edhe lashtėsinė e popullit tonė nė kėto troje ku jemi sot, madje dhe mė gjėrė. Dhe sė fundi edhe vlerėsimin qė i bėhet nga institucione prestigjioze si UNESCO, kėsaj aritjeje tė popullit tonė, duke e marė nė mbrojtje si njė kryevepėr e njerėzimit.

    b-Unė ju theksoj tre momente tė vlerėsimit tė kėngės sonė popullore me iso.
    -Rasti i parė ėshtė fakti qė kolosėt e tragjedive tė antikitetit e morėn iso-polifoninė nga populli, ende “foshnjė”, e pėrpunuan dhe e bėnė pjesė organike tė artit skenik. Kundėrshtuesit e kėsaj teze e mohojnė kėtė fakt, por ja qė kori dhe korifeu qėndrojnė kokėfortė te arti skenik i antikitetit.
    -Rasti i dytė ėshtė kur korifejtė e krishtėrimit e morėn iso-polifoninė nga populli, e pėrpunuan dhe e bėnė pjesė organike tė hymneve fetare. Studimi i Jan Kukuzelit mbi mėnyrat e mbajtjes sė iso-s ( nė hymnografinė kishtare) dhe aplikimi i tyre nė ritet kishtare (madje edhe sot) ėshtė dėshmi e vitalitetit tė iso-s, nė radhė tė parė.
    -Rasti i tretė ėshtė vlerėsimi qė ju bė nga UNESCO duke e shpallur iso-polifoninė si njė kryevepėr tė njerėzimit.

    c-Kundėrshtuesit kėrkojnė qė, UNESCO tė anullojė aktin e njohjes sė kėngės sonė iso-polifonike si kryevepėr tė njerėzimit dhe tė presė sa tė mblidhen ata nė njė konferencė shkencore, tė gjejnė njė emėr dhe, pasi t’ja japin UNESCO, ajo ta ēertifikojė.
    Qė nė pamje tė parė duket mungesa e njė serioziteti sepse trajtohet UNESCO si gjėndja civile e ndonjė komune, ku ēdo shtetas mund tė ndėrojė emrin apo mbiemrin sa herė qė dėshiron.
    c.1–Kėrkohet firmosja e njė memoradumi dhe organizimi i njė veprimtarie shkencore pėr heqjen e emrit iso-polifoni dhe rivendosjen e emrit polifoni. Por askush nuk na thotė se me ēfarė memoradumi apo vendim i organizmave shtetėrore apo shkencore ėshtė vendosur emri“polifoni” Nuk ka pasur asnjė vendim tė tillė.
    Pra me vendosjen e emrit iso-polifoni nuk ėshtė shkelur asnjė vendim i mėparshėm shtetėror apo shkencor. Ėshtė hera e parė qė zyrtarizohet dhe institucionalizohet emri i kėngės sonė popullore me iso. Emėrtimi “polifoni” nuk ka qėnė njė njė emėrtim zyrtar dhe shkencor. Theksuam mė sipėr se i pari qė e pėrdori kėtė emėr ka qėnė R.Sokoli, por edhe ai e quajti …kėnga polifonike me iso… Pra e kushtėzoi emrin e kėngės sonė popullore me iso, tė cilėn kundėrshtuesit e iso-polifonisė e pėrjashtojnė kategorikisht.
    c.2-Kėrkohet heqja e iso-s nga emėrtimi i kėngės sonė iso-polifonike duke e quajtur vetėm polifonike. Sepse, sipas autorit tė studimit…Vaso Tole… e ka veēuar popullin shqiptar nga vendet e tjera polifonike…si dhinė e zgjebosur…duke i vėnė kėtė emėrtim…, ndėrsa nė njė faqe mė parė shtron pyetjen …Ēi prishi punė popullit shqiptar dhe kulturės shqiptare termi polifoni?
    Popullit shqiptar nuk i prishi punė termi polifoni, por ama duhet tė theksojmė se ky emėrtim nuk e dalloi artin e tij oral nga arti oral i vendeve fqinje apo dhe mė larg. Shumica e popujve ( pėr mos tė thėnė tė gjithė popujt) kultivojnė polifoninė, nė kuptimin e kėngės me shumė zėra.
    Karakteristika thelbėsore e kėngės sonė popullore qė e dallon nga popujt e tjerė, nuk ėshtė polifonia, por ėshtė iso-ja..
    -Iso-ja ėshtė pashaporta e identitetit kombėtar tė kėngės sonė popullore. Kėnga popullore pa iso mund tė jetė kėngė e cilitdo popull qė praktikon polifoninė.
    -Iso-ja nuk ėshtė bishtsqepari, siē e quan studiuesi F Ē. Ajo ėshtė mė e vjetėr se kėnga, ėshtė fara nga mbiu kėnga, ėshtė rrėnja qė ushqen pemėn e kėngės, ėshtė deti qė mban anien dhe aniet e kėngės. Ta quash iso-n, bishtsqepari i kėngės sonė popullore, do tė thotė qė nuk e njeh fare botėn e kėngės sonė popullore.
    c.3- UNESCO pikėrisht pėr kėtė e vlerėsoi kėngėn tonė popullore me iso, pėr ison dhe jo pėr polifoninė. Sepse, nė rast se kėnga jonė nuk do kishte iso-n, nuk kishte asnjė arsye pse tė shpallej si kryevepėr e trashėgimisė kulturore tė njerėzimit. Kandidatura e kėngės polifonike e ēdo shteti ballkanik do ishte njė rivale serioze pėrballė kandidaturės shqiptare. Dhe nė qoftė se kėsaj kandidature tė vendit tjetėr pretendent, do ti shtonim edhe suportet eko-politike tė vendit pėrkatės, atėherė mundėsia e vlerėsimit tė kandidaturės shqiptare do minimizohej deri nė eleminim.
    Kandidatura shqiptare kishte njė element bazė qė nuk e kishte asnjė shtet tjetėr, dhe ajo qė ėshtė mė kryesorja ėshtė se ky element vinte qė nga lashtėsia e kombit (mė tė vjetėr nė Ballkan) dhe nuk ishte prodhim teknik por ishte produkt shpirtėror. Nė rast se shtetet e tjera kishin guslėn apo mandolinėn, dajren apo violinėn, kėnga shqiptare kishte dhe ka iso-n.Nė morinė e polifonive botėrore kėnga popullore shqiptare dallohet pėr vetė faktin, se shtylla e saj veterbrore ėshtė iso. Nuk ėshtė as zėri i rastėsishėm i kėngėtarėve dhe as veglat muzikore qė shoqėrojnė kėngėn.
    Kėtė element bazė tė kėngės sonė popullore vlerėsoi UNESCO nė vendimin e saj.
    Dhe propozimi na bėhet tani pikėrisht pėr tė hequr nga emėrtimi i saj kėtė element bazė tė kėngės, kėtė gurthemeli tė kėsaj kėshtjelle arti. Na rrofshin bedenat pastaj…
    c.4-Dhe pėr sa i pėrket cilėsimit… i veēuar si dhi e zgjebosur…unė pėrsėri i ftoj autorėt pėr korigjim teksti. Populli ynė ėshtė i veēantė nga popujt e tjerė, ėshtė nga popujt mė tė vjetėr nė Europė, ka gjuhėn e tij tė veēantė e tė vjetėr, ka doket e zakonet e tij, veshjen e kėngėn e tij tė veēantė nga tė tjerėt, AND dhe identitetin e tij. Kjo e bėn atė popull mė vete dhe jo …dhi e zgjebosur e veēuar, nga ndonjė… stan polifonik.

    ē-Po pėr ēfarė arsyeje filloi ky sulm ndaj iso-polifonisė duke u fshehur pas kritikave ndaj akademikut tė nderuar V.Tole?
    Kėtė pyetje e shtron edhe vetė studiuesi F.Ē, por e kufizon vetėm te …fillimi i polemikės me akademikun V. Tole dhe po vetė pėrgjigjet duke parashtruar si :
    -arsye tė parė: -origjinėn e tij ( e F.Ē.) nga vendi i (iso)polifonisė.
    -arsye tė dytė- ka punuar me kėngėn popullore mbi dyzet vjet, duke organizuar shumė koncerte polifonike, lėndėn muzikore e ka mbledhur direkt nė fshatrat dhe stanet e labėrisė, disa prej tyre i ka regjistruar nė TVSH dhe i ka future edhe nė Teatrin e Operės dhe Baletit, Teatrin e Estradės, Qėndrės Ndėrkombėtare tė Kulturės, nė Korfuz, Janinė, Kozencė etj etj . nė njė kohė qė V. Tole nuk ka pregatitur as njė koncert polifonik…
    -arsyeja e tretė- ai ka ngjitur nė kalanė e Festivaleve Folklorike disa kėngė cilėsore tė epikės dhe lirikės labe, ndėrsa V. Tole nuk ka shpurė asnjė kėngė…
    ē.1-Unė skam ndėrmėnd tė lexoj tė tjera pėr Belulin, por asnjė nga arsyet e paraqitura nuk ėshtė argument thelbėsor.
    Unė mendoj se ndjenja e inferioritetit qė manifeston autori, ndjenja e lėnies mėnjanė nė “festėn e triumfit tė kėngės sonė popullore” qė ėshtė vlerėsimi nga UNESCO, ndjenja e “shpėrfilljes”, sipas tyre, nga akademiku V.Tole …pas njė pune dyzetėvjeēare tė tyre nė shėrbim tė kulturės popullore etj etj, kanė gjeneruar (nė degjenerim) njė …fillim i polemikės me akademikun V.Tole.
    Dhe ky nuk ėshtė njė process individual i njė personi tė vetėm. Ky filloi si njė process individual me njė shkrim nė internet, por vazhdoi me zgjimin e tė gjithė tė mėnjanuarve (gjasme), tė shpėrfillurve (gjasme).
    ē.2- Duhet tė kuptojmė se askush nuk ka mėnjanuar njeri, askush nuk ka mohuar punėn dhe kontributin disa vjeēar tė njerėzve tė kulturės popullore, askush nuk ka privatizuar dafinat e fitores…
    Kjo nuk ėshtė fitorja dhe suksesi i njė individi tė vetėm, ky nuk ėshtė suksesi i njė brezi tė vetėm. Ky ėshtė vlerėsim pėr gjithė brezat shqiptarė nė shekuj, pėr gjithė kombin shqiptar sepse kėnga ėshtė e gjithė kombit dhe jo e njė individi.
    Tė gjithė ne shqiptarėt jemi triumfatorė me kėtė vlerėsim qė i bėri UNESCO kėngės sonė iso-
    polifonike. Por nė radhė tė parė tė “paradės sė triumfatorėve”, sigurisht, janė ata qė kanė lėvruar kėngėn tonė popullore, qofshin kėta kėngėtarė apo specialistė kulture. Dhe mbi tė gjitha, nderimi u takon nėnave tona, qė me lotėt e ligjėrimeve tė tyre kan vaditur pemėn stėrshekullore tė kėngės sonė popullore. Emrat nuk kanė asnjė rėndėsi. Madhėshtia e tyre qėndron pikėrisht aty ku qėndron edhe madhėshtia e kėngės sonė popullore, te anonimati dhe kolektiviteti i saj.
    Edhe unė, ashtu si edhe studiuesi F. Ē, ashtu si edhe akademiku V.Tole, ashtu si tė gjithė shqiptarėt kudo qė janė, kemi mbi balliin tonė, nė mos njė gjethe dafine tė kurorės triumfatore tė vlerėsimit tė kėngės sonė popullore sė paku, hijen e e kėsaj kurore tė dafintė. Edhe pėr kėtė duhet tė jemi krenarė.
    ē.3- Nuk ėshtė vetėm kaqė. Vendimi i 25 Nėntorit 2005 i UNESCO pėr tė shpallur kėngėn iso-polifonike si kryevepėr tė trashėgimisė kulturore tė njerėzimit dhe pėr ta marė atė nėn mbrojtje, xhelozoi jo pak vende fqinjė dhe mė tejė. Mendoni pak, vetėm nė Shqipėrinė e Jugut, janė katėr kryevepra tė njerėzimit tė mbrojtura nga UNESCO. Dhe konkretisht Butrinti, Gjirokastra, Berati dhe si qershia mbi tortė erdhi dhe Iso-polifonia. Njė dėndėsi tė tillė kryeveprash tė njerėzimit, tė mara nė mbrojtje nga UNESCO, rrallė kombe tė tjera e kanė. Ngjashmėria e polifonisė shqiptare (duke pėrjashtuar prej saj ison) me polifoninė e vendeve tė tjera ėshtė njė shteg i mirė pretendimi prej atyre vendeve pėr tė ulur nga piedestali iso-polifoninė shqiptare dhe pėr tė ngjitur nė vend tė saj polifoninė e vendeve tė tyre. Por kėtė ulje nga piedestali nuk mund ta bėnte askush mė mirė se vetė shqiptarėt. Nisja e debatit tė disa studiuesve me akademikun V. Tole pėr …shpėrfillje, lėnie mėnjanė, mosvlerėsim tė kontributit tė tyre etj etj. ishtė si njė shi i papritur nė kufijtė e shkretėtirės.
    Veēse ky sulm, veē akademikun e nderuar duhej tė godiste pikėrisht elementin mė thelbėsor, mė karakteristik, mė tė lashtė dhe mė tė fortė tė kėngės sonė popullore.
    Pikėrisht iso-n .
    Iso e ardhur nga shekujt, duhej tė vritet pikėrisht nė kohėn e kurorėzimit, si dhėndėri ditėn e dasmės..Nė pragun e shtėpisė. Ajo nuk do jetė vrasje. Ajo nuk do jetė vdekje.Ajo do jetė gjėmė.
    Dhe atėherė do vajtohet me shkulje flokėsh e me ējerje faqesh, me klithma plot llahtar…Mjerė etnomuzikologjia shqiptare dhe kėnga popullore shqiptare…ē’i bėnė bijtė e saj*.

    *- Reshti i fundit, nė korsiv ėshtė perifrazim i rreshtit tė fundit tė librit “Tjetėrsimi i polifonisė shqiptare” tė F. Ēaushit.

    Botuar i plotė te libri “Identiteti Iso-polifonik” MILOSAO Sarandė 2018

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Muzika popullore ne dileme.
    Nga ChuChu nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 16:00
  2. kostumet popullore
    Nga olimpiadisti nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 19:27
  3. Enciklopedia e Muzikes Popullore Shqiptare
    Nga Darius nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 20:09
  4. Zgjedhjet lokale 2005
    Nga babadimri nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 07-03-2005, 13:52
  5. Ndue Shyti, krijues i pėrsosur i muzikės popullore
    Nga StormAngel nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-09-2004, 11:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •