Institucioni shpirtėror, nė kėrkim tė institucioneve shtetėrore
ZENO JAHAJ
7 prill 2023
Polifonia popullore shqiptare, dallueshėm nga polifoni popullore tė shumė shteteve tė tjera, pėrbėn njė institucion shpirtėror tė pėrmasės kombėtare tė shqiptarėve. Si e tillė, krejt ligjshėm, ka vendin e vet ndėr institucionet e tjera dhe, tė gjitha sė bashku, pėrbėjnė shtyllat e identitetit kombėtar.
Pyeten dhe duhet tė pyeten njėsoj, si institucione pėrfaqėsuese, brenda e jashtė vendit, deri nė UNESCO, agjenci e OKB-sė, e mandatuar prej saj tė certifikojė trashėgiminė e identiteteve kulturore tė kombeve, midis tyre edhe polifonive, e cilėsuar, pėr kėtė arsye, si “Ndėrgjegjja e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara”. Por me habi dhe indinjatė, vėrejmė se regjistrimi nė UNESCO i Polifonisė Popullore Shqiptare, nė Listėn Pėrfaqėsuese tė Trashėgimisė Kulturore Jolėndore tė Njerėzimit, ėshtė bėrė me kosto antihistorike, antishkencore dhe qė tjetėrson identitetin e Kombit Shqiptar.
Nė faqen zyrtare elektronike tė UNESCO-s (shih linkun: https:// ich.unesco.org/en/lists), nga 16 shtete, qė kanė regjistruar, kush njė e kush dy polifoni secili, pėrkatėsisht Bullgaria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Italia, Kroacia, Franca, Gjeorgjia, Estonia, Lituania, Portugalia, Ukraina, Algjeria, Kina, Republika e Afrikės Qendrore dhe Tonga, vetėm polifonia shqiptare ėshtė regjistruar me emrin “Iso-Polifoni”. Polifonitė e vendeve tė tjera janė regjistruar vetėm me emrin “Polifoni”, edhe pse tė gjitha kėndohen me “iso”. Pse kjo ndarje e “Iso”-s nga Polifonia dhe pse vetėm Shqipėria?
Nė njė video ku duket njė grup prej gjashtė kėngėtarėsh, e titulluar “The Albanian Iso-Polyphony”, e pėrfshirė edhe kjo nėn logon zyrtare tė UNESCO-s, me titra nė gjuhėn angleze, e lėshuar nė emėr tė Republikės sė Shqipėrisė nga Radio-Televizioni Shqiptar dhe “Kėshilli i Muzikės Shqiptare” (shih linkun: https://www.unesco.org/archives/multimedia/document-610), komentohet se e ashtuquajtura “Iso-Polifoni” kushtėzohet nga mitologjia e sirenave. Por njė argument historik dhe shkencor na thotė se mitologjitė nuk krijojnė popuj. Pėrkundrazi.
Janė popujt qė krijojnė mitologji. Por edhe sikur tė pranojmė logjikėn antilogjike, qė mitologjitė krijojnė popuj, atėherė pėrse duhet qė etnosi shqiptar, tė shkonte nė detėra pėr tė mėsuar tė kėndojė kur ai ka mitologji tė posaēme pėr zėrat dhe kėngėt, siē janė shtojzovallet, zanat, orėt, tė bukurat e dheut etj. Duket se ndarja e iso-s veē nga Polifonia ka pėr qėllim shpėrbėrjen e polifonisė, qė pastaj tė lėrė dorė tė lirė pėr ta transferuar origjinėn e isos diku larg trojeve shqiptare. Nė faqen zyrtare elektronike tė UNESCO, (shih linkun UNESCO – Albanian folk iso-polyphony), nė referencėn “Iso-Polifonia Popullore Shqiptare”, prezantohet, midis tė tjerash, se: “Termi ‘iso’ i muzikės tradicionale polifonike shqiptare lidhet me isonin e muzikės kishtare bizantine.” Po nė kėtė faqe, pas klikimit mbi fotografinė, ku duket njė grup prej shtatė kėngėtarėsh, shkruhet, nė tre gjuhė tė huaja, anglisht, frėngjisht dhe spanjisht:
“E prejardhur nga muzika kishtare bizantine, iso-polifonia shqiptare…”. Historikisht, Kisha Bizantine u evidentua si e tillė nė vitin e Ēarjes sė Madhe midis dy kishave perėndimore e lindore (v.1054 i erės sonė), domethėnė nė shekullin e 11-tė. Atėherė, sipas tezės se termi “iso” i muzikės tradicionale polifonike shqiptare lidhet me isonin e muzikės kishtare bizantine, i bie qė populli shqiptar paska vetėm nėntė shekuj jetė nė kėto troje ku ėshtė sot dhe, pėrpara kėtij shekulli, ose nuk ka qenė fare popull, ose nuk ka qenė fare kėtu ku ėshtė, ose ka qenė njė popull nomad.
Pėr referencė dinjiteti shtetėror, le tė shohim si i kanė prezantuar shtetet e tjerė, polifonitė e tyre, qė kanė regjistruar nė UNESCO, pėrkatėsisht vetėm ata, tė cilėt dikur kanė qenė nėn pushtetin administrativ tė Perandorisė Bizantine: Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina. Vėrejmė se asnjė prej tyre nuk e nxjerr origjinėn e polifonisė sė vet nga muzika kishtare Bizantine.
Madje, shteti gjeorgjian pėrcakton se “Himnet liturgjike Bizantine kanė thithur nga tradita polifonike gjeorgjiane, njė masė tė atillė, saqė tradita gjeorgjiane ėshtė bėrė pjesė e rėndėsishme e himneve liturgjike bizantine”. Ndėrkohė, etno-muzikologė tė shquar tė nivelit botėror, tė specializuar pėr kėngėn polifonike, nga tė gjitha vendet e Europės, bashkohen nė pėrfundimin se njeriu dhe popujt lindin e rriten me kėngė dhe se polifonia ėshtė burim i ēfarėdo muzike polifonike kishtare dhe i ēfarėdo muzike polifonike profesionale.
Pėr kėto arsye, dhe jo vetėm, pasqyrimi nė UNESCO i kėngės shumėzėrėshe popullore shqiptare ėshtė njė goditje ndaj identitetit kombėtar tė shqiptarėve, me qėllim qė populli shqiptar tė prezantohet si popull shtegtar, i ardhur, jo i rrėnjėve tė kėtushme. Autore e kėsaj goditjeje ėshtė Ministria e Kulturės e Shqipėrisė, sepse ajo pėrbėn urėn lidhėse institucionale midis institucionit shpirtėror tė shqiptarėve qė quhet “Kėnga Shumėzėrėshe Popullore Shqiptare” me institucionin certifikues qė quhet “Organizata e Kombeve tė Bashkuara pėr Arsimin, Shkencėn dhe Kulturėn” (UNESCO).
Kjo goditje ka mbi 15 vjet qė nxin faqen shqiptare nė UNESCO, ndėrsa Ministria e Kulturės, Akademia e Shkencave, seksioni pėrkatės nė Ministrinė pėr Europėn dhe Punėt e Jashtme, si dhe misioni diplomatik shqiptar nė UNESCO, ose nuk dinė gjė, ose mendja tė shkon se ėshtė bėrė njė pazar: mė jep divorcin e iso-s nga polifonia, tė tė regjistroj kėngėn: mė jep Toskėrinė, tė tė jap Bizantin. Dhe pastaj, ndoshta pazari vijon: mė mirė tė mos ndihemi se na presin fondet ata tė UNESCO-s, pa nė djall tė vejė populli, kėnga, gjuha, dinjiteti kombėtar, tė gjitha!
Ėshtė, do thosha, njėsoj si pazari Otoman, qė e pėrshkruan madhėrisht Kadareja: “Mbaj kryqin, jep gjuhėn shqipe. Mbaj kishėn, jep Gjergj Kastriotin. Merr tituj, jep emrin shqiptar. Mbaj armėn, jep kryqin!”. Si qytetar, i jam drejtuar dhe i drejtohem Ministrit tė Kulturės: prisheni kėtė pazar poshtėrues! Heshtja do tė thotė pajtim me goditjen qė ėshtė bėrė. Sa mė shumė kohė kalon, aq mė shumė do tė thotė pranim, miratim, legalizim i atij prezantimi qė ėshtė bėrė nė vitin 2005-2008, ku vetėm Shqipėria prezantohet kaq pėshtirė nė UNESCO. Thoshte filozofi i madh Umberto Eko: “Doni ta shpronėsoni pėrfundimisht njė popull? Goditeni nė identitetin kombėtar. Ėshtė mburoja e fundit e tij”.
Panorama
Ruaj Lidhjet