Në Arkivin Sekret të Vatikanit zbulohet dokumenti më i vjetër i gjuhës shqipe
Prishtinë, 30 shtator - Ditë më parë në Arkivin Sekret të Vatikanit nga studiuesi Dr. Musa Ahmeti nga Zagrebi, u zbulua një dorëshkrim nga viti 1210, autor i të cilit është Teodor Shkodrani. Dorëshkrimi përbëhet nga 208 fletë, është shkruar në pergamenë dhe i tëri është në gjuhë shqipe. Teksti ndahet në tri tërësi: atë teologjike, filozofike dhe historike. I gjithë teksti është në autograf. Autori shënon emrin dhe mbiemrin e tij si dhe vitin kur e ka mbaruar dorëshkrimin.
Me këtë dorëshkrim, dokumentimi i shkrimit të gjuhës shqipe shkon për disa shekuj përpara, pra para dokumenteve të deritashme të para shqipe, siç ka qenë "Formula e pagëzimit" (1462) dhe "Meshari" (1555).
Pokështu, me këtë dorëshkrim u vërtetuan pohimet e studiuesve albanologë dhe të udhëpërshkruesve të huaj se gjuha shqipe është shkruar shumë më herët se sa që është dokumentuar deri tash
Krijoni Kontakt