Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 28
  1. #11
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    LETRA DREJTUAR EFESIANËVE



    Misteri dhe jeta e Kishës

    Kjo Letër bashkë me atë të drejtuar Filipianëve, Kolosianësve dhe Filemonit janë Letrat që quhen “të burgimit”, sepse në to Pali na paraqitet si “i burgosuri” i Krishtit. Kjo gjë edhe ndikon të caktohet koha kur u shkruan: ose brenda 58 60, (kur ishte në burg në Cezarenë e Palestinës), ose brenda 61 63 (kur ishte në burg në Romë). Përveç kësaj, këto letra kanë edhe ngjashmëri të tjera të brendshme.

    Pali ka qenë ngusht i lidhur me bashkësinë e krishterë të Efesit. Aty ka vepruar tri vjet. Kjo Letër, si edhe ajo e drejtuar Romakëve, është ndër Letrat më të përsosura, më të planifikuara dhe më të pjekura të Palit.

    Në të Pali më imtësisht na e shpjegon mësimin e vet mbi Krishtin dhe mbi Kishën: Krishti është kryet e Kisha është trupi (1, 23), Krishti është Dhëndri e Kisha është Nusja (5, 23 32). Në pjesën dogmatike (kap. 1 3) dhe në pjesën morale (kap. 4 6) shpjegon njësinë e Kishës, kurse në kapitujt 5, 2 6, 9 flet për detyrat e thirrjes.

    Plani

    Hyrja dhe përshëndetja (1, 1-2)
    I. Misteri i shëlbimit e Kisha (1, 3-3, 21)
    1. Plani i Hyjit për shëlbimin (1, 3-23)
    2. Plani i Hyjit i realizuar në ne (2, 1-10)
    3. Hebrenj e paganë të bashkuar në të njëjtin shëlbim (2, 11-22)
    4. Roli i Palit në veprën e shëlbimit (3, 1-21)
    II. Jeta e re e të krishterëve (4, 1-6, 20)
    Lajme e përshëndetjet e fundit (6, 21-24).


    Duhet të jetë shkruar më 61-63. v.

  2. #12
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    LETRA DREJTUAR FILIPIANËVE


    Gëzimi i të krishterit

    Qyteti i parë në Evropë ku Pali predikoi janë Filipet. Këtë qytet e themeloi Filipi i Maqedonisë e gjendej në Maqedoninë lindore. Këtu Pali e themeloi bashkësinë e parë të krishterë në Evropë, të cilën e ka dashur veçanërisht. Ndoshta për këtë arsye edhe pranoi prej kësaj bashkësie ndihma financiare, çka duket se prej bashkësive të tjera s’ka dëgjuar të pranojë.

    Renditja e mendimeve të kësaj Letre është e gërshetuar me ndjesi dashurie të çiltërt dhe miqësie të thellë. Thirrja: “Gëzohuni...” (3. 1) shkëlqen dhe qet në pah karakterin e gëzimit e të haresë që jep feja e besimi në Krishtin.

    Margaritar i pashoq është himni në nder të Krishtit të përvujtëruar e të lartësuar (2, 6-11).

    Plani:
    Hyrja (1, 1-11)
    Lajme e qortime (1, 1, 12-4, 1)
    Këshillat e fundit (4, 2-23).

    Letra u shkrua më 56 ose më 61-63.

  3. #13
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    LETRA DREJTUAR KOLOSIANËVE

    Misteri i Krishtit


    Kjo Letër dhe ajo e drejtuar Efesianëve janë si dy motra binjake. I dorëzoi i njëjti njeri: Tihiku, kanë po të njëjtin stil, të njëjtat mendime: pothuajse gjysma e Letrës së drejtuar Efesianëve gjendet në Letrën e drejtuar Kolosianëve.

    Kolosi ishte qytet me rëndësi në Frigji - Azi e Vogël. Këtë bashkësi e themeloi Epafra, një i kthyer në krishterim prej Palit (1, 7 dhe 4, 11-12). Pali ia dërgon këtë Letër bashkësisë që ai as s’e kishte themeluar dhe ende nuk e kishte vizituar.

    Duhet të ketë qenë shkruar në kohën e burgimit të Palit (v. 61-63) sikurse edhe ajo e drejtuar Efesianëve dhe Filemonit.

    Pali rregullon disa mendime të Kishës së Kolosit: krishterimi nuk duhet të judaizohet (2, 16-21), nuk duhet tepruar në nderimin e engjëjve (2, 12), Krishti dhe vepra e tij shpërblimtare kanë vlerë të gjithmbarshme (1, 15-20 dhe 2, 3-15). Në pjesën e dytë flet për jetën morale të të krishterit (3, 1-4). Me rëndësi të madhe është rregullorja shoqërore që paraqitet në 3, 18-4, 1 dhe gjendet edhe në Letrën e drejtuar Ef 5, 22-6, 9).

    Plani

    Hyrja (1, 1-14)
    I. Pjesa dogmatike (1, 15-2, 5)
    II. Qortim kundër gabimeve (2, 6-3, 4)
    III. Nxitje (3, 5-4, 6)
    Lajme personale (4, 7-18).

    Letra u shkrua në v. 61-63.

  4. #14
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    LETRA E PARË DREJTUAR SELANIKASVE


    Ungjilli i shpresës

    Letra duket se është shkrimi i parë i Besëlidhjes së re.

    Selaniku ishte kryeqyteti i Maqedonisë së asaj kohe. Ishte qendër tregtie dhe shkollash. Pali aty arriti nga Athina. Populli e dëgjoi me gëzim fjalën e Ungjillit dhe së shpejti filloi të lulëzojë një bashkësi bukur e mirë. Por, për shkak të judenjve, që e paditnin para pushtetit se nxit kundër dhe se mëson se “është edhe një mbret tjetër - Jezusi” (Vap 17, 1-8), iu desh natën papritmas ta lëshojë qytetin.

    Nga Letra marrim vesh se Pali e dërgoi nga Athina Timoteun për ta rregulluar e përforcuar bashkësinë. Ky u kthye dhe i solli Palit lajme të mira, por edhe disa pyetje lidhur me parruzinë ose ardhjen e dytë të Jezusit.

    Pali, i gëzuar, u shkruan këtë letër. Ishte suksesi i parë i tij dhe Letra e parë. Këndej edhe toni është familjar dhe i ngrohtë. Për kah rëndësia pjesa qendrore është 4, 13-5, 11, ku flitet për Ardhjen e dytë të Jezusit, plotëson çka u ka pasë mësuar dhe rregullon çka ndoshta e kishin kuptuar keq.

    Kjo Letër, ndoshta më tepër se shkrimet tjera të BR, na jep njoftime mbi mënyrën e predikimit të Kishës së hershme, njëkohësisht na tregon se sa shpejt u ndie nevoja edhe për fjalën e shkruar.

    Plani

    Titulli dhe përshëndetja (1, 1)
    I. Marrëdhëniet e Palit me selanikas (1, 2-3, 13)
    1. Themelimi i bashkësisë (1, 2-2, 16)
    2. Pasi shkon predikatari (2, 17-3, 13)
    II. Udhëzime dhe nxitje (4, 1-5, 22)
    Përshëndetja e fundit (5, 23-28).

    Letra duket se u shkrua në Korint në v. 50-52.

  5. #15
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    LETRA E DYTË DREJTUAR SELANIKASVE

    Realizimi i krishterë

    Pasi Pali e shkroi Letrën e parë, s’vonoi dhe e pa nevojën ë shkruajë edhe Letrën e dytë. Pasi e shpreh kënaqësinë për suksesin e Letrës së parë, së shpejti kalon në çështjen e Letrës së dytë: sqaron Ditën e Ardhjes së Zotit.

    Disa, me siguri njerëz përtaca, e kanë hapur mendimin se, ja, Dita e Gjyqit! Pra, s’kemi pse të punojmë! Pali, për ë hequr nga dora çdo mendim të tillë, shkruan Letrën e dytë. I porosit të kenë parasysh atë që ju ka thënë me gojë apo me shkrim. Kërkon ë hiqen vegimeve të disave, gjasme “profetike”. I siguron se Dita e Gjyqit nuk ka ardhur, pasi shenjat që duhet t’i prijnë: apostazia e gjithmbarshme dhe shfaqja e Njeriut të mëkatit Biri i bjerrjes, i Paudhi, që identifikohen me Antikrishtin, nuk kanë arritur. Prandaj secili le të punojë që të ketë për vete dhe për t’i ndihmuar ata që nuk kanë.

    Kap. 3, 613 është vërtet një himn i kushtuar punës.

    Plani

    Titulli dhe përshëndetja (1, 1-2)
    I. Zelli dhe qëndresa e selanikasve (1, 3-12)
    II. Ardhja e Zotit (2, 1-3, 5)
    III. Kundër përtacisë dhe papunësisë (3, 16-15)
    Urimet dhe përshëndetja e fundit (3, 16-18).

    Letra u shkrua në v. 50-52.

  6. #16
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    LETRA E PARË DREJTUAR TIMOTEUT


    Udhëzime për drejtim të Kishës

    Dy Letrat e drejtuara Timoteut dhe ajo e drejtuar Titit, për arsye të përmbajtjes dhe pse i qenë drejtuar një personi që kishte funksion në drejtimin e Kishës, që nga shekulli i XVIII quhen prej ekzegetëve: “Letra baritore”.

    Letra e Parë e drejtuar Timoteut, shokut dhe bashkëpunëtorit të Palit për një kohë të gjatë, ka këto porosi:

    1. Të jetë vigjilent kundër mësuesve të rrejshëm (1, 3 20; 4, 1 11; 6, 3 10). 2. Të mbajë disiplinën brenda bashkësisë që udhëheq (2, 1 15). 3. Të dijë cilat marrëdhënie duhen në pushtetin kishtar (3, 1 13) dhe cilat janë detyrat e “mbikëqyrësit” dhe të udhëheqësve tjerë në Kishë (4, 12 6, 2).

    Plani

    Titulli dhe përshëndetja (1, 1-2)
    1. Timoteu luftëtari i së vërtetës (1, 3-20)
    2. Timoteu ushtruesi dhe përhapësi i liturgjisë (2, 1-15)
    3. Timoteu bari (3, 1-6, 2)
    Përfundimi (6, 3-21).

    Letra u shkrua në v. 66-67.

  7. #17
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    LETRA E DYTË DREJTUAR TIMOTEUT

    Të luftohet për Jezusin


    Mendohet se Letra u shkrua gjatë kohës së burgimit të dytë në Romë – ndoshta viti 67. Pali parasheh se i ka ardhur koha ta lëshojë këtë botë. Sprovon një vetmi të madhe: parandien mbarimin e jetës (4, 6); porosit bashkëpunëtorin e dashur që sa më tepër t’i kushtohet Ungjillit dhe fenë ta ruajë të pacenuar. Është një Letër lamtumire – testamenti i zemrës së madhe të Palit.

    Plani

    Titulli dhe përshëndetja (1, 1-5)
    1. Nxit Timoteun të jetë besnik i Ungjillit (1, 6-2. 13)
    2. Kundër rreziqeve (2, 14-4. 18)
    Përshëndetjet përfunduese dhe urimet (4, 19-22)


    Letra u shkrua në Romë në vitin 67.

  8. #18
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    LETRA DREJTUAR TITIT

    Të jetojmë me shenjtëri

    Ungjilli u predikua. Shumë bashkësi u themeluan nëpër mbarë perandorinë e Romës. Tani filluan problemet e brendshme. Disa të krishterë – ata të ardhurit nga hebrenjtë - »judaizantët« - dijekeqas e përziejnë fenë e Krishtit me Ligjin e Moisiut.

    Kjo Letër, si dhe Letra e Parë e drejtuar Timoteut shkoqisin pothuajse të njëjtat probleme dhe kështu në përmbajtje janë mjaft të ngjashme.

    Për Titit nuk dimë shumë. Është me prejardhje pagane. Qe bashkëpunëtor i Palit. Nga Letra e Dytë drejtuar Korintianëve mësojmë se, si diplomat i mirë, e pruri në fije bashkësine e Korintit.

    Letra i jep Titit këto udhëzime:

    1. Kush mund të merret në shërbesë kishtare (1, 5-9)
    2. Bashkësitë e ndryshme të besimtarëve (2, 1-10)
    3. Marrëdhëniet e të krishterëve me pushtet (3, 1-2)
    4. Vigjilenca kundër mësuesve të rrejshëm (1, 10-16; 3, 9-11).

    Letra u shkrua në Romë në vitin 64 ose 65.

  9. #19
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    LETRA DREJTUAR FILEMONIT


    Skllavi le të bëhet vëlla

    Kjo Letër e shkurtër (shkrimi më i shkurtër i Palit – s’ka kapituj por 25 rreshta!) është shumë shpirtërore, e ngrohtë dhe njerëzore, e vizaton ëmbël shpirtin plot njerëzi e ndjenja të Palit ndaj njeriut të vogël – mu ndaj atij që në kohën e Palit nuk pranohej as për person, por çmohej send – res.

    Kush ishte Onezimi, për të cilin kujdeset Pali dhe i shkruan Filemonit? Një skllav, ndoshta përtac, ndoshta edhe vjedhës, që i kishte ikur zotërisë së vet, Filemonit. Takohet me Palin. Ky e mëson, e kthen në fe dhe, kur merr vesh se është skllavi i Filemonit – një të kthyeri në krishterim dhe pasaniku nga Kolosi, ia dërgon atje me këtë letër porosie.

    Vërtet, Pali nuk merr qëndrim në ndarjen shoqërore të kohës: ishin struktura shoqërore që krishterimi ende nuk mund i shndërronte në një çast – pastaj Pali ishte “ungjillëzues” dhe jo punëtor shoqëror, por, në rastin konkret, i drejtohet Filemonit të mos e çmojë më si skllav, por si vëlla në Krishtin. Pali i përmbahet mësimit të dhënë në Letrën e drejtuar Galatasve: “... s’ka më skllav – të lirë... Të gjithë ju jeni Një në Krishtin Jezus!” (Gal 3, 28).

  10. #20
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    LETRA DREJTUAR HEBRENJVE


    Krishti, Meshtari i vërtetë dhe i vetëm

    Një traditë që arrin deri në mbarimin e shekullit të dytë shënon se ky shkrim i rëndësishëm i përket Palit, por kritika e ekzegetëve të sotëm e vë në dyshim autorësinë e Palit, gjininë letrare si dhe titullin kujt i është drejtuar.

    A është Letër? Vetëm në pjesën përfunduese ka stilin e Letrës. Më fort i ngjan një ekzorte apo një fjalimi teologjik bukur të renditur se sa një Letre.

    A është e Palit? Shumë i përngjan për kah stili, sidomos për kah mendimet, por, marrë në përgjithësi e për kah stili e për kah temat e zgjedhura, për kah fjalori dhe për kah toni, na detyron të kërkojmë një tjetër autor. Letra na tregon një mjeshtër të mirë, njohës të aftë të gjuhës, mjeshtër didaktike dhe njohës të hollë të diskutimeve, të thelluar në filozofinë e Filonit të Aleksandrisë. Ndër emra të shumtë që parashtrohen, votat më të shumtat i shkojnë Apolonit, për të cilin Luka në Vap (18, 24-28) flet me admirim. Mendo shmendo, autori i sigurt mbetet deri tani i panjohur.

    Kujt i qe drejtuar? Titulli »Hebrenjve« nuk na thotë shumë sepse iu shtua në shekullin e dytë. Hebrenjtë e Letrës janë të krishterët e kthyer nga hebraizmi, por a janë ata të Palestinës apo të krahinave të ndryshme, nuk mund të përcaktohet.
    As koha e krijimit nuk është lehtë të caktohet. Mendohej se do të jetë shkruar në një kohë të vështirë, ndoshta në kohën e salvimeve të Neronit (v. 67-70).

    Thelbi i përmbajtjes është: rëndësia e Besëlidhjes së re dhe epërsia e saj mbi Besëlidhjen e vjetër, sidomos për sa i përket përsosmërisë së besimit.

    Për sa i përket mësimit kjo Letër na e paraqet Jezusin si Kryepriftin - meshtarin e amshueshëm, Birin e Hyjit të gjallë. Në këtë pikëpamje u përngjan shkrimeve të trupit të Gjonit: hyrja i afrohet prologut të Gjonit. Krishti ndërmjetëson për ne tek Ati. Ai është kulmi dhe përsosmëria e zbulesës hyjnore. Jeta e tij tokësore është qendër te e cila na shpie e kaluara, është e kuptueshme e tashmja dhe çon e ardhmja - historia botërore vetëm në Krishtin e merr kuptimin e vet të plotë.

    Plani

    Hyrja (1, 1-4)
    I. Biri më i madhërueshëm se engjëjt (1, 5-2, 18)
    II. Jezusi është kryeprifti i vërtetë dhe i miratuar (3, 1-14)
    III. Meshtaria e vërtetë e Jezusit (3, 11-5, 20)
    IV. Feja dhe qëndresa (11, 1-12, 13)
    V. Rafshoni udhët (12, 14-13, 19)
    Përfundimi (13, 20-25).

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  2. MESIME MBI BIBLEN - Libri me i perkthyer ne bote!
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 02:44
  3. Hyrje në BIBEL (Besëlidhja e Vjetër)
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 06-03-2006, 14:20
  4. Beselidhja Shqiptare 2002
    Nga illiriani në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 113
    Postimi i Fundit: 08-08-2002, 00:20
  5. Besëlidhja Shqiptare 2002
    Nga illiriani në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-06-2002, 18:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •