Xen djali,po te pergjigjem vetem se qenke ti se mbas nje dite e nje nate pune ne nje projekt(e mbas ca oreve gjumi mengjesor nga te cilat sapo jam zgjuar) s'po me bie shume nder mend per eksat e te tjereve(se une personalisht s'vuaj shume nga kuptimi i vertete i shumesit te fjales "eks")
Une nuk po e justifikoj me dekada por po e justifikoj me faktin qe normalisht mentaliteti i nje shoqerie vjen duke evoluar dhe jo duke u ngushtuar.Ne kohen e monizmit(mesa kam degjuar)ka qene teper e veshtire miqesia me nje eks,madje dhe lidhjet dashurore fshiheshin nen qilime ndryshe do i dilte nami njeres pale.Para ca kohesh lexova se Enver Hoxha me shoke quante njerin nga cunat Shehu si te perdale pasi kishte patur 2-3 lidhje ne te kaluaren,nderkohe qe sot cili nga ju cunat s'ka patur kaq lidhje?Madje krenoheni me dicka te tille.Pra,nese keni evoluar ne kete prizem,pse te mos evoluoni dhe ne maredheniet me
civile me ekset tuaj?
Une thashe mesiper qe s'do e kisha patur problem sikur ndonje eks i tije me te cilen kane ruajtur miqesi te ishte e ftuar ne dasem,madje do e ftoja une personalisht bashke me partnerin e saje aktual.Madje-madje sikur ta kishte patur te veshtire te vinte ngaqe te tjeret mund te pyesnin se kush jane,do i kisha propozuar une te thoja qe jane miq te mite.Kete gje do e kisha bere ne rradhe te pare nga respekti ndaj partnerit,nga respekti ndaj te kaluares te tije,nga respekti ndaj njerezve qe i kane dhene dashuri njeriut qe une do doja aktualisht si dhe ndaj pjesemarrjes te tyre ne formimin e njeriut qe do e doja aq shume sa ta martoja.
E di qe ne nje pike,ne diten me te lumtur te jetes time,s'do e kisha care koken FARE se cfare mund te thoshte Xhevria me Hanifen ne lidhje me listen e te ftuarve?E di qe une njerezit qe do kishin gojen e Xhevries dhe Hanifes mund te mos i ftoja hic ne dasem duke bere nje ceremoni vetem per te njerezit me te afert te zemres,njerez te cilet do kuptonin veprimet e mia dhe te partnerit?Te te them dhe dicka?Une s'jetoj per mentalitetin shqipetar,lumturine time apo te partnerit s'do e kufizoj per ca njerez qe s'kane gje ne koke.
Ju jepni perhere si spjegim qe ca gjera si beni nga mentaliteti por ama harruat qe dhe JU ushqeni ate mentalitet duke bere lojen e tyre?Une besoj ne lirine e individit,jam njeri shume progresiv ne vizione ne lidhje me ambientin social njerezor...Menaxhimin e jetes time private s'ja le askujt ne dore,jam aq e rritur dhe e vaksinuar sa te bej vete vendimet e mia, mund te jem nje nga njerezit me puritane te cilet folen ne kete teme(madje shume me teper sesa ato qe shfaqin flamuj ndershmerie ne njeren ane dhe ne anen tjeter s'kane lene gje pa bere pa e marre vesh kush)
POR une respektoj lirine private te tjereve,une s'quaj ku'rve(apo kafshe)njerezit qe kane vendosur ti japin nje drejtim jetes te tyre.Perkundrazi,une i respektoj me teper ngaqe kane patur guxim te ju tregojne brrylin atyre koke-ndryshkurve shqipo.
Xeno,te pershendes me kengen e meposhtme meqe permendem dasma:
Po ky Xeni omel,si oriz me t'omel,
jepja doren nones,
ti u bone dhonerr
Krijoni Kontakt