Close
Faqja 12 prej 14 FillimFillim ... 21011121314 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 136
  1. #111
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    FTESA



    Zotėria i njė kėshtjelle bėri njė festė tė madhe nė tė cilėn ftoi tė gjithė banorėt e fshatit qė rrinin buzė mureve tė kėshtjellės sė tij. Porse bodrumi i kėtij njeriu zemėrmirė, sado bujar qė tė ishte nuk do tė mund t’i qėndronte etjes sė madhe tė cilėn parashikohej se do tė kishte njė mori aq e madhe e tė ftuarve.
    Zotėria u kėrkoi njė nder banorėve tė fshatit: “Nė mes tė oborrit ku do tė bėhet dreka e festės do tė vendosim njė vozė tė gjėrė. Ēdonjėri le tė sjellė verė aq sa mundet dhe le ta zbrazė nė vozė. Atėherė tė gjithė do tė mund tė nxjerrin verė nga kjo vozė dhe do tė ketė pėr tė pirė pėr tė gjithė”.
    Njėri prej fshatarėve, para se tė nisej pėr nė kėshtjellė, mori njė katruv dhe e mbushi me ujė, duke menduar: “Pak ujė nė vozė tė madhe do tė kalojė pa u vėrejtur aspak... askush nuk ka pėr ta vėrejtur!”.
    Kur arriti festa, e zbrazi katruven e tij nė vozėn e pėrbashkėt e pastaj u ul nė tryezė sė bashku me tė tjerėt.
    Zotėria i kėshtjellės para se tė fillonte dreka dėshironte qė t’i pėrshėndeste tė pranishmit duke i falėnderuar pėr verėn qė kishin sjellė.
    E mbushi gotėn e vet prej vozės sė madhe dhe pasi i tha fjalėt e pėrshėndetjes e ngriti dollinė, por... nė vend tė verės nė gotė kishte ujė tė pastėr.
    Tė gjithė kishin menduar nė tė njėjtėn mėnyrė sikurse fshatari qė solli katruven e tij mė ujė dhe tė gjithė kishin sjellė vetėm ujė duke thėnė me vete: “Nė mes tė gjithė asaj vere pak ujė nuk do tė vėrehet aspak”.


    Nėse jemi tė pakėnaqur nė jetė, ėshtė pse shumė prej nesh sjellin vetėm ujė. E kėshtu mbarė Krijesa vuan.

  2. #112
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    DORDOLECI



    Njė herė njė gardalinė ishte plagosur nė njėrėn flatėr nga njė gjuetar. Pėr njė kohė arriti tė jetonte me ato qė gjente nėpėr tokė. Pas pak kohėsh, arriti dimri i ftohtė e i tmerrshėm.
    Nė njė mėngjes shumė tė ftohtė, duke kėrkuar diēka pėr tė ngrėnė, gardalina u lėshua mbi njė dordolec. Ishte ky njė dordalec shumė i rrallė, mik i madh i grizhlave dhe laraskave, i sorrave e i fluturuesve tė ndryshėm.
    E kishte trupin prej kashte tė lidhur e tė mbėshtjellur me njė kostum tė vjetėr feste; koka e tij ishte njė kungull i madh ngjyrė portokalli; dhėmbėt ishin tė bėrė me kokrra misri; nė hundė kishte njė karrotė dhe dy arra pėr sy.
    “Ē’tė ka ndodhur, o gardalinė?”, e pyeti dordoleci me shumė butėsi si gjithmonė.
    - “Punėt shkojnė shumė keq”, - fshau gardalin. “Tė ftohtit ėshtė duke mė mbytur e unė nuk kam vend ku tė strehohem. E mos tė flas pėr ushqim. Jam e sigurt se nuk do ta pres pranverėn”.
    “Mos ke frikė. Hyr kėtu nėn pallton time. Kashta ime ėshtė e tharė dhe e ngrohtė”.
    Kėshtu gardalina e gjeti njė shtėpi nė zemrėn prej kashte tė dordolecit. Mbetej problemi i ushqimit. Ishte gjithnjė e mė vėshtirė pėr gardalinėn tė gjėnte rrushk dėllinje apo fara pėr t’u ushqyer. Njė ditė nė tė cilėn dridhej e tėra nga shtresa e ftohtė e brymės, dordoleci i tha me njė zė shumė tė ėmbėl gardalinės:
    “Gardalinė, merri e haji dhėmbėt e mi: janė kokrra misri tė shkėlqyeshme”.
    “Po ti do tė mbetesh pa gojė”.
    “Do tė dukem shumė mė i menēur”.
    Dordoleci mbeti pa gojė, porse ishte i lumtur se mikesha e tij e vogėl vazhdonte tė jetonte. Dhe i buzėqeshte me sy tė tij prej arrash.
    Pas disa ditėsh i erdhi rendi hundės prej karrote.
    “Haje sepse ėshtė plot me vitamina”, i thoshte dordoleci gardalinės.
    Ishte radha e syve prej arrash. Do tė mė mjaftojnė tregimet e tua”, thoshte ai.
    Mė nė fund dordoleci i ofroi edhe kokėn e tij qė ishte prej kungulli. Kur arriti pranvera, dordaleci nuk ishte mė. Por gardalina jetonte dhe u ngrit nė fluturim nė qiellin e kaltėr”.

    Mt 26, 26

  3. #113
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    DY NJERĖZ TĖ CILĖT E PANĖ ZOTIN



    Nė njė fshat polinezian jetonin dy njerėz tė cilėt ishin vazhdimisht nė luftė njėri kundėr tjetrit. Pėr ēdo shkak, edhe mė tė voglin, shpėrthente grindja. Jeta kishte filluar tė bėhej e padurueshme si pėr njėrin ashtu edhe pėr tjetrin. Por edhe pėr mbarė fshatin.
    Njė ditė disa pleq i thanė njėrit prej tyre: “Pasi kemi provuar ēdo zgjidhje, e vetmja gjė qė tė mbetet tė bėsh ėshtė tė shkosh e ta shohėsh Zotin”.
    “Nė rregull, po ku mund ta shoh?”.
    “S’ka gjė mė tė thjeshtė. Mjafton qė ti tė ngjitesh atje lart mbi mal e atje do ta shohėsh Zotin.
    Njeriu udhėtoi menjėherė pa pėrtesė dhe shkoi ta takonte Zotin.
    Pas disa ditėsh ecjeje tė rėndė arriti nė maje tė malit. Zoti ishte atje dhe po e priste. Njeriu i fėrkoi sytė me qėllim qė tė shihte mė mirė, sepse nuk u besonte syve tė tij: Zoti e kishte fytyrėn e tė afėrmit tė tij grindavec dhe antipatik.
    Atė ēfarė Zoti i tha me atė rast, askush nuk e di. Megjithatė, kur ky njeri u kthye nė fshat nuk ishte mė i njėjti person.
    Por, pa marrė parasysh mirėsjelljen e tij dhe dėshirėn e tij qė tė pajtohej me tė afėrmin e tij, ēdo gjė vazhdoi tė shkonte keq, sepse ai i tjetri shpikte raste e shkaqe tė reja pėr grindje.
    Pleqtė e fshatit thanė: “Ėshtė mė mirė qė edhe ky tjetri tė shkon ta shohi Zotin”.
    Sado qė ai u mundua tė kundėrshtonte, mė nė fund arritėn ta bindin, e kėshtu, edhe ky u nis pėr nė majė tė malit. Atje lart edhe ky e zbuloi se Zoti kishte fytyrėn e tė afėrmit tė tij...
    Prej asaj dite, ēdo gjė ka ndryshuar e paqja mbretėron nė fshat.


    Zoti e ka krijuar njeriun nė shėmbėllesėn e vet. Vetėm atėherė, kur ne do tė arrijmė ta shohim praninė e Zotit nė vėllain tonė, nė tė afėrmin tonė... nė armikun tonė, vetėm nė atė ēast ne do ta durojmė dhe do ta duam njėri-tjetrin, e paqja e Zotit do tė mbretėrojė nė mesin tonė.

  4. #114
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    HIJA


    Nė ditėn e parė tė shkollės, nė njė fshat tė vogėl afėr luginės, herėt nė mėngjes, njė fėmijė shkonte drejt shkollės i shoqėruar prej nėnės sė tij.
    Fėmija ishte kapluar plotėsisht nga hapat e gjatė tė hijes sė tij shumė tė madhe e cila projektohej nga dielli i mėngjesit, i cili e bėnte qė ky ta ndjente veten tė madh e tė gjatė mė se tridhjetė metra.
    Papritur nėna u ndal.
    E shikoi fėmijėn drejt nė sy dhe i tha: “Biri im, mos e shiko hijen tėnde nė mėngjes, por shikoje nė mesditė”.

  5. #115
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Njė dhelpėr duke vėrejtur hijen e saj tė madhe nė mėngjes tha: “Sot pėr drekė do tė ha njė devé”.
    Gjatė gjithė paradites shkoi nė kėrkim tė devés. Por, nė mesditė duke e parė hijen e saj tha: “Edhe njė mi i vogėl do tė mjaftojė”.
    (K. Gibran)


    Trimi i mirė njihet nė ditėt e vėshtira. Mos e gjyko madhėsinė e zemrės sate kur tė jesh i qetė e i gėzuar... gjykoje nė momentin e vuajtjes. Kur vuan, atėherė mund tė thuash se ē’zemėr ke e sa guximtar e trim je.

  6. #116
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    S’KA MARRĖ ASGJĖ ME VETE


    Kur e mori lajmin e vdekjes sė njė miku mjaft tė pasur, njė njeri e pyeti mikun e tij:
    “Ēfarė ka lėnė?”.
    Ai tjetri iu pėrgjigj: “I ka lėnė tė gjitha. S’ka marrė asgjė me vete”.

  7. #117
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    DASHURIA MES DY VĖLLEZĖRVE


    Dy vėllezėr, njė beqar dhe tjetri i martuar, kishin njė fermė me tokė pjellore, qė prodhonte grurė me shumicė, secilit prej vėllezėrve i takonte gjysma e tė vjelave.
    Nė fillim gjithēka shkoi mirė. Pastaj, herė pas here, vėllai i martuar filloi tė zgjohej gjatė natės dhe tė mendonte: “Nuk ėshtė e drejtė kėshtu. Vėllai im nuk ėshtė i martuar dhe merr gjysmėn e gjithė prodhimit. Unė kam grua dhe pesė fėmijė, prandaj nuk kam arsye tė preokupohem pėr pleqėrinė. Po kush do tė kujdeset pėr vėllain tim tė shkretė kur tė plaket? Ai duhet tė vėrė mėnjanė mė shumė se sa unė pėr tė ardhmen, pra ėshtė e logjikshme se ka mė shumė nevojė se unė”.
    E me kėtė mendim u ēua nga shtrati, hyni fshehurazi nė shtėpinė e tė vėllait dhe i hodhi njė thes grurė nė hambar.
    Edhe vėllai beqar filloi tė kishte kėto shqetėsime gjatė natės. Herė pas here zgjohej e thoshte me vete: “Vėllai im ka grua e pesė fėmijė dhe merr gjysmėn e asaj qė toka prodhon. Unė nuk kam asnjėri pėrveē vetes pėr tė mbajtur. Ėshtė e drejtė pra qė vėllai im i shkretė, qė ka sigurisht mė shumė nevojė se unė, tė marrė pjesėn time”.
    Kėshtu u ēua nga shtrati dhe shkoi ta ēonte njė thes grurė nė hambarin e vėllait. Por u befasuan shumė kur nė mėngjes vunė re se nė hambaret e tyre gjendej po e njėjta sasi e grurit.
    Dhe kėshtu vazhduan tė veprojnė pėr njė kohė tė gjatė.
    Njė ditė u ēuan tė dy nė tė njėjtėn orė dhe u takuan nė mes tė rrugės, secili me njė thes grurė nė shpinė!
    Atėherė, nga qielli dėgjuan njė zė: “Ky vend, nė tė cilin u shfaq njė dashuri vėllazėrore kaq e madhe, meriton tė jetė i zgjedhur qė mbi tė tė ndėrtohet shenjtėrorja ime: Shenjtėrorja e dashurisė vėllazėrore”. E nė fakt Salomoni (i biri i mbretit David qė e ndėrtoj tempullin e Jeruzalemit) e zgjodhi pikėrisht atė vend pėr ndėrtimin e Tempullit tė tij.


    A thua sot Salomoni do ta gjente ende ndonjė vend pėr ndėrtimin e tempullit.

  8. #118
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    NGJASIMI


    Njė motėr misionare ishte duke i mjekuar me shumė kujdes plagėt e thella e tė pėshtira tė njė gėrbuluri. Mjekimin e bėnte duke qeshur e duke biseduar me tė varfėrin, sikur tė ishte gjėja mė e thjeshtė dhe mė e natyreshme nė botė.
    Dikur e pyeti tė sėmurin: “A beson nė Zotin?”.
    Njeriu i shkretė e shikoi pėr njė kohė tė gjatė e pastaj i tha: “Po, tani besoj nė Zotin”.

  9. #119
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    KUJT I PĖRNGJAJMĖ



    Njė misionar po udhėtonte nė njė tren japonez shumė tė shpejtė dhe ndėrkohė po lutej me breviarin (libri i lutjeve tė klerit kishtar) e hapur. Njė dridhje e lehtė e trenit bėri qė nga brevijari t’i binte nė dysheme njė fėrgure* (mėnyrė popullore pėr t’i quajtur figurat qė paraqesin shenjtėrit apo ndonjė gjė shenjte) e vogėl e Zojės sė Bekuar.
    Njė fėmijė, qė ishte i ulur pranė meshtarit u ul dhe e ngriti fėrgurėn. Kurreshtar, si tė gjithė fėmijėt, para se t’ia kthente pronarit, e shikoi fėrguren: “Kush ėshtė kjo zonjė kaq e bukur?”, e pyeti meshtarin.
    “Ėshtė... ėshtė nėna ime”, u pėrgjigj meshtari pas njė momenti tė shkurt ngurrimi.
    Fėmija e shikoi mirė e pastai e shikoi prapė fėrguren.
    “Nuk i ngjasoni shumė” i tha fėmija duke e lėnė tė befasuar misionarin qė nuk e priste njė fjalė tė tillė.
    Pas pak kohe i tha me buzėqeshje: “E pra, tė siguroj se gjatė gjithė jetės jam duke u munduar qė t’i pėrngjaj, sė paku njė grimė”.

    E ti? Ti kujt i ngjason?

  10. #120
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    ANIJA LUFTARAKE



    Njė anije luftarake kontrollonte njė zonė shumė tė rrezikshme tė detit tė Mesdheut. Nė ajėr ndihej njė shtypje, njė tension i lartė. Shikimi ishte i dobėt pėr shkak tė njė mjegulle tė dendur, kėshtu qė kapiteni kishte mbetur mbi urė dhe shikonte se ē’bėnin pjesėtarėt e ekuipazhit.
    Posa kishte rėnė errėsira, kontrolluesi qė e shikonte detin mbi urė thirri:
    “Dritė nė anėn e djathtė tė anijes!”.
    “Ėshtė e ndalur, apo largohet?”, bėrtiti kapiteni.
    “Ėshtė e ndalur, kapiten”, u pėrgjigj kujdestari. Kjo gjė do tė thoshte se anija luftarake shkonte drejt njė ndeshjeje shumė tė rrezikshme me atė anije, prej nga vinte drita.
    Kapiteni i urdhėroi shenjėdhėnėsit: “Jepi shenjė asaj anijeje: jemi nė rrezik ndeshjeje, ju kėshilloj qė ta ndryshoni kursin tuaj pėr 20 shkallė”.
    Si pėrgjigje u erdhėn kėto shenja: “Ju kėshilloj qė ju ta ndėrroni kursin e anijes tuaj pėr 20 shkallė”.
    Kapiteni tha: “Lajmėro: unė jam njė kapiten, ndėrrojeni menjėherė kursin pėr 20 shkallė”.
    “Unė jam njė marinar i klasės sė dytė - ishte pėrgjigja - Do tė bėnit mė mirė qė ju ta ndėrroni kursin tuaj pėr 20 shkallė”.
    Tashmė kapiteni ishte i tėrbuar: “Lajmėro - bėrtiti -: jam njė anije luftarake: prandaj ndėrrojeni menjėherė kursin pėr 20 shkallė”.
    Pėrgjigja ishte e thjesht: “Unė jam njė fener mbi njė kullė komandimi”.
    Anija luftarake e ndėrroi kursin.

Faqja 12 prej 14 FillimFillim ... 21011121314 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rreth Pėrhapjes Sė Islamit Ndėr Shqiptarėt
    Nga cobra nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  2. Islamizimi te shqiptaret!
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 17:38
  3. "Letra te krishtera frymerore" nga Fenelon
    Nga inscrite nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 17:11
  4. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51
  5. Islamizimi te shqiptarėt
    Nga Agron Jozef Mje nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 05:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •