FTESA
Zotėria i njė kėshtjelle bėri njė festė tė madhe nė tė cilėn ftoi tė gjithė banorėt e fshatit qė rrinin buzė mureve tė kėshtjellės sė tij. Porse bodrumi i kėtij njeriu zemėrmirė, sado bujar qė tė ishte nuk do tė mund ti qėndronte etjes sė madhe tė cilėn parashikohej se do tė kishte njė mori aq e madhe e tė ftuarve.
Zotėria u kėrkoi njė nder banorėve tė fshatit: Nė mes tė oborrit ku do tė bėhet dreka e festės do tė vendosim njė vozė tė gjėrė. Ēdonjėri le tė sjellė verė aq sa mundet dhe le ta zbrazė nė vozė. Atėherė tė gjithė do tė mund tė nxjerrin verė nga kjo vozė dhe do tė ketė pėr tė pirė pėr tė gjithė.
Njėri prej fshatarėve, para se tė nisej pėr nė kėshtjellė, mori njė katruv dhe e mbushi me ujė, duke menduar: Pak ujė nė vozė tė madhe do tė kalojė pa u vėrejtur aspak... askush nuk ka pėr ta vėrejtur!.
Kur arriti festa, e zbrazi katruven e tij nė vozėn e pėrbashkėt e pastaj u ul nė tryezė sė bashku me tė tjerėt.
Zotėria i kėshtjellės para se tė fillonte dreka dėshironte qė ti pėrshėndeste tė pranishmit duke i falėnderuar pėr verėn qė kishin sjellė.
E mbushi gotėn e vet prej vozės sė madhe dhe pasi i tha fjalėt e pėrshėndetjes e ngriti dollinė, por... nė vend tė verės nė gotė kishte ujė tė pastėr.
Tė gjithė kishin menduar nė tė njėjtėn mėnyrė sikurse fshatari qė solli katruven e tij mė ujė dhe tė gjithė kishin sjellė vetėm ujė duke thėnė me vete: Nė mes tė gjithė asaj vere pak ujė nuk do tė vėrehet aspak.
Nėse jemi tė pakėnaqur nė jetė, ėshtė pse shumė prej nesh sjellin vetėm ujė. E kėshtu mbarė Krijesa vuan.
Krijoni Kontakt