Lufta e ashper midis pozites dhe opozites ne Shqiperi duket se po merr permasa te frikshme .Pas zgjedhjeve te 3 Korrikut te cilat pavaresisht nga pikepyetjet mbi legjitimitetin e tyre po shohim se nuk ka nje funksionim te shtetit ne baza kushtetuese.Nga njera ane kemi ekzekutivin shqiptar i cili mundohet qe nepermes nje platforme, qe ne vija te pergjithshme duket e mire por qe ne detaje nuk ka shume ndryshim nga te thenat e meparshme ,te luftoje korrupsionin dhe kriminalitetin dhe nga ana tjeter kemi veprime te njepasnjeshme qe cenojne rende bazen e funksionimit te nje shteti -respektimin e kushtetutes si dokumenti baze themeltar .
Nuk eshte shqetesues fakti se Berisha do te marre kontrollin e te gjitha institucioneve .per sa kohe keto institucione kane varesi nga kryeministria ne baze te kushtetutes ,atehere le ti marre ne dhe ne te njejten kohe le te marre edhe rrezikun dhe koston politike qe rrjedh nga rezultatet e ketij veprimi ,por kurrsesi nuk mund te pranohet nderhyrja e tij ne institucionet e pavaruara ne baze te kushtetutes .
Konfliktet e dala per rastin Harxhi nuk duhet te kthehen ne nje pike hakmarrjeje ndaj presidentit te republikes.Ne baze te kushtetutes Presidenti ka detyrat e tij dhe per sa kohe ai i kryen me perpikmeri ligjore atehere nuk eshte nevoja qe ti shkeputet autoriteti qe ai ka.
Ne rast se Z.Berisha do ta bente nje gje te tille duke pase nje baze te gjere mirekuptimi jo vetem nga koalicioni qeverises(te cilin per hir te se vertetes duhet thene se ai e kontrollon si Enveri byrone politike ) por edhe nga opozita ne teresi dhe me idene e mire te permiresimit te jetes dhe fuksionimit te institucioneve atehere kjo do te ishte e pranueshme duke bere ndryshimet ne Kushtetute .Ne cdo rast tjeter keto veprime jane antikushtetuese.
Sulmi i paprecedente ndaj Prokurorise se Pergjithshme na kujton veprimet e frikshme te ish presidentit ndaj krereve te prokurorise apo gjykates se Kasacionit ne kohen e hershme te fillim "90.
Nese kryeministri apo qeveria me levat dhe instrumentet e saj ka dokumenta kompromentuese per cilindo perfaqesues te opozites atehere ai duhet ti beje publike ato ne detaje dhe ti dergoje ne Prokurori ashtu sic beri Rama me aktpadine ndaj Berishes .Ne rast te kundert atehere mbyl gojen dhe vazhdo te krysh punet per te cilat je votuar dhe paguhesh nga taksapaguesit shqiptar.
Menyra qe ka zgjedhur kryeministri dhe koalicioni qeverises nuk ben gje tjeter vecse le jetim institucionet e shtetit .Ka ikur koha kur nje person qeveriste cdo qelize te shtetit .
Krijoni Kontakt