Anna Oxa rrezikon skualifikimin qė natėn e parė, thyen tė gjitha rregullat e festivalit
Oxa, vetėm me 9 shqiptarė nė Sanremo
Alma Mile
Pėrfundimisht Anna Oxa do ngjitet nė skenėn e Festivalit tė Sanremos vetėm me 9 artistė shqiptarė. Tė paaftė pėr tė mėsuar diēka rreth kėngės me tė cilėn Oxa paraqitet nė Sanremo, nė mediat italiane qarkulluan lloj-lloj variantesh, duke nisur qė nga luku i saj, qė gjithmonė ka qenė njė surprizė, deri tek artistėt qė do ta shoqėronin atė nė skenė. U fol pėr indianė, australianė me kitarra, afrikanė…, pėr kostume Lunxhėrie… Vetėm pak orė para se Festivali i Sanremos tė ngrejė siparin mėsohet se ajo do ngjitet nė skenėn e Aristonit vetėm me 9 artistė shqiptarė, prej tė cilėve 6 koristė tė grupit polifonik dhe tre instrumentistė dhe njė dirigjent. Por jo vetėm kaq. Duket se e gjithė vėmendja e Sanremos ėshtė drejtuar kah Anna. Kėngėtarja me origjinė shqiptare gjithnjė ėshtė shquar si njė artiste e tė papriturave dhe jashtė ēdo kornize, por kėtė herė Oxa ka vendosur t’i thyejė tė gjitha rregullat e Sanremos, gjė qė mund tė rrezikojė skualifikimin e kėngės qė nė natėn e parė. Mėsohet se sipas rregullores sė festivalit, kėnga konkurruese nuk duhet tė zgjasė mė shumė se 3 minuta e 30 sekonda, ndėrkohė qė gjyqi i Annės (“Processo a me stessa”) zgjat 4 minuta e 20 sekonda. Gjithmonė sipas rregullores, ēdo kėngė konkuruese paraqitet nė variante tė ndryshme gjatė dy netėve, por sigurisht pa ndryshuar elementėt bazė tė saj. Ndėrkohė qė mėsohet se gjyqi i Annės do tė ketė tė tjera vargje natėn e dytė. Pra ka ndryshuar tekstin, gjė qė nuk ėshtė e lejueshme. Por lista e rregullthyerjeve ėshtė akoma edhe mė e gjatė. Dje nė mbrėmje, nė skenėn e Aristonit u zhvillua prova gjenerale e festivalit dhe Anna Oxa nuk mori pjesė nė tė, ndėrsa provat e tjera qė bėri nė skenėn, bashkė me grupin shqiptar i realizoi me dyer tė mbyllura, pa praninė e mediave. Pa llogaritur faktin qė Oxa nuk pranoi tė dilte nė fotografinė e pėrbashkėt tė gjithė kėngėtarėve pjesėmarrės nė Sanremo, siē e kėrkon tradita e “Sorrizi e Cansoni TV”. Ndėrkohė qė tė tjera surpriza priten nga Oxa. Tė gjitha kėto kanė nxitur jo vetėm xhelozinė e konkurrentėve tė tjerė, por edhe tė organizatorėve, tė cilėt nuk mund ta skualifikojnė atė para festivalit. Ndėrkohė qarkullojnė zėra se organizatorėt e festivalit, mes tė cilėve edhe udhėheqėsi artistik Gianmarco Mazzi, do bėjnė tė pamundurėn pėr skualifikimin e kėngės. Por ndėrsa komentohen pa fund qėndrimet e ēuditshme tė Annės, njė nga pjesėtarės e stafit tė ngushtė tė Oxės, kantautori Ardit Gjebrea, thotė se mendimet pėr kėngėn janė shumė pozitive. Ajo ėshtė vlerėsuar pėr frymėn e re qė sjell nė muzikėn italiane, madje ėshtė quajtur edhe revolucionare. Kėnga “Processo a me stessa” ėshtė njė gėrshetim mes recitativit, muzikės sė lehtė dhe asaj operistike. Artistėt shqiptarė qė e shoqėrojnė atė do pėrcjellin jo vetėm isopolifoninė shqiptare, por do kėndojnė edhe shqip. Sa i pėrket veshjes sė tyre dhe tė vetė Annės, ende nuk mund tė thuhet diēka e saktė. E sigurt ėsht qė tė gjithė do jenė tė veshur me kostume tė stiluara nga vetė kėngėtarja, qė janė diēka mes fustanellės dhe njė fundi tė gjatė. Por deri nė momentin e daljes nė skenė, ēdo gjė pritet. Sot, nė natėn e parė tė Festivalit tė Sanremos do konkurojnė 18 kėngėtarė, mes tė cilėve Anna dhe grupi shqiptar do interpretojnė tė trembėdhjetėt (numėr me shans, apo ters?), ndėrsa nesėr do ēelė natėn e dytė tė aktivitetit. Gjatė ditėve tė parafestivalit u zhvillua njė garė e vėrtetė mes shtėpive diskografike pėr tė marė kėngėn e Oxės, tė drejtė qė e fitoi shtėpia diskografike multinacionale “EMI”.
27/02/2006
Urojme qe Ana ta fitoje prape festivalin. Shume suksese Anes.
Ruaj Lidhjet