Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1

Tema: Alban Spahiu

  1. #1

    Alban Spahiu

    Flet Alban Spahiu, poeti qė jeton nė Kanada

    “Si e fitova ēmimin e dytė mes 5 mijė poetėve nė Amerikė”

    Flet Alban Spahiu, poeti qė jeton nė Kanada

    “Si e fitova ēmimin e dytė mes 5 mijė poetėve nė Amerikė”

    Armand Jonuzi

    Nė Shqipėri e kishte dėgjuar shpesh herė qė Amerika apo Kanadaja janė vendet ku ėndrrat mund t’i bėsh dhe realitet. Por Alban Spahiu s’e kishte menduar kurrė se ėndrra e tij e adoleshencės, kohė kur ulej nė ndonjė cep e shkruante poezi, do tė kurorėzohej me njė ēmim qė do e dallonte mes 5 mijė poetėve nga 60 vende tė botės. 29-vjeēari Alban Spahiu rrėfen nė njė intervistė pėr “Tirana Observer” se si e fitoi ēmimin e dytė nė poezi si dhe jetėn e tij 8-vjeēare nė Kanada. Ai tregon edhe pėr librin e parė me poezi tė nxjerrė nė shqip si dhe planet pėr tė ardhmen.

    Prej sa kohesh jetoni ne Kanada?

    Unė kam rreth 8 vjet qė jetoj nė Kanada. Kam ardhur kėtu nė vitin 1998. Shqipėria nė atė kohė po kalonte njė periudhė tė vėshtirė dhe unė pashė si rrugėzgjidhje largimin pėr nė Kanada. Pėr mua ky ėshtė njė vend ku ke mundėsi tė bėsh atė qė dėshiron, mjafton tė kesh vullnet, dhe unė kėtu realizova njė nga ėndrrat e mia, qė ishte tė merresha me avionėt. Pas ardhjes kėtu, unė u futa nė universitetin “Thomson Education” dhe u diplomova nė degėn “AIRCRAFT MECHANIC”, qė nė shqip do tė thotė inxhinier avionėsh. Diplomėn e mora nė vitin 2004, dhe prej asaj kohe punoj nė shoqėritė e transportit ajror civil mė tė mėdha nė Kanada.

    A mund tė na pėrshkruani jetėn tuaj nė Kanada?

    Kanadaja ėshtė e “ndarė” nė dy pjesė, njė pjesė anglishtfolėse dhe tjetra frėngjshtfolėse. Unė banoj nė Toronto, qė si gjuhė zyrtare ka anglishten. Jeta kėtu nė Kanada ėshtė ndryshe nga ajo qė kam jetuar nė vendin tim. Ndryshe nga jeta nė Tiranė, ku ishte njė jetė e zhurmshme dhe me tė papritura nga momenti nė moment. Ku asnjeri nuk e di se si mund t’i shkojė jeta nga dita nė ditė. Kėtu jeta ėshtė shumė e qetė dhe pak monotone, sa ndonjėherė e ndiej qė kam nevojė pėr pak rrėmujė allashqiptarēe.

    A keni shkruar mė parė nė kur keni qenė nė Shqipėri?

    Nė gjimnaz kam shkruar disa poezi, por ato i shkruaj mė shumė pėr vete dhe rrallėherė ia tregoja ndonjė mikut tim. Por ajo qė mė shtyhu mė shumė pėr tė shkruar, ka qenė largėsia prej atdheut e tė afėrmve. Kėto ishin arsyet qė mė bėnė qė pėrmalljen time ta nxjerr tek poezia, duke shkruar edhe njė libėr, tė cilin e dėrgova pėr botim nė Shqipėri.

    Si u vlerėsua libri juaj nga kritika shqiptare?

    Libri u prit shumė mirė nga kritika shqiptare, dhe kjo mė shtyu qė tė vazhdojė rrugėn e poezisė me krijime jo vetėm nė shqip, por dhe nė anglisht.

    Ju keni fituar njė ēmim para disa kohėsh nė njė konkurs nė Amerikė, a mund tė na flisni rreth kėtij ēmimi si dhe organizimit tė kėtij konkursi?

    Konkursi bėhet ēdo vit. Atė e zhvillon Shoqata Internacionale e Poeteve, qė ėshtė mė e madhja e llojit tė saj. Ajo zhvillohet nė Nju Jork dhe u jep mundėsi konkurrimi poeteve amatorė si dhe profesionalė. Nė kėtė konkurs unė pata nderin tė dilja nė vendin e dytė. Njė ēmim jo i vogėl, pasi nė tė konkurronin mbi 5 mijė poetė nga 60 vende tė botės. Por ky ēmim mė hapi rrugėt edhe pėr tė marrė pasaportėn kanadeze. Ndonėse unė nuk e kisha mbushur afatin kohor pėr marrjen e pasaportės, autoritet kanadeze sa morėn vesh pėr ēmimin qė kisha fituar, e pėrshpejtuan procedurėn.

    A do tė vazhdoni tė shkruani nė tė ardhmen?

    Tė shkruaj poezi, ėshtė pėr mua njė nga kėnaqėsitė mė tė mėdha. Ndaj pėr sa kohė do tė vazhdoj tė kem kėtė kėnaqėsi, do tė vazhdojė tė shkruaj.

    ...pjese nga poezia

    Ne qetesine solare te galaktikes
    ku ekzistojne dy ndjenja
    Ajo e qetesise dhe e frikes.
    Arrij serisht prane yllit Vega
    E vetme je, larg meje Larg qenies sime,larg nga jeta


    Me behet shume qejfi dhe i uroj me te mirat, vetem se perkthimi eshte skandal dhe kur e lexova ne Anglisht me te vertete me ka pelqyer shume.

    MATTER!
    you're alone,to far from me
    far from my being.
    Very close and clear
    you're in my memory.
    I'm trying to forget
    but it's not what I feel
    so I got lost through sparkles
    and you're imagine is what I see.
    I whisper there close to the sparkles stars
    I see You by the reflection of the innocent moon
    Than I seek for silence inbetween the black holes
    And I get back to myself by the solar storms
    Softly I touch the secular pyramids
    My next move is getting where I was before
    ...At the silence of the solar Galaxy
    where qietness and fear are still the power
    I reach to the Vega star
    You're alone,to far from me,far from my being,to far from life.

    Alban Spahiu

    Copyright ©2006 Alban Spahiu

    "...Tek heshtja e galaktikes yjore
    Ku qetesia dhe frika jane ne pushtet
    Arrij te ylli Vega
    Ti je ne vetmi, kaq larg nga une, larg qenies sime, larg jetes."


    Ky eshte perkthimi qe do u beja une vargjeve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Manulaki : 24-02-2006 mė 16:00
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

Tema tė Ngjashme

  1. Xhevahir Spahiu, poet i dashur i tė gjithė shqiptarėve
    Nga Brari nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2009, 16:59
  2. Alketa Spahiu
    Nga Ermelita nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-04-2007, 14:32
  3. Kreshnik Spahiu, Qytetari I 2004-es
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-01-2005, 11:02
  4. Pse ministrja e Kultures Dade flaku poetin Xhevahir Spahiu?
    Nga Orion_DYRRAHU nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-03-2003, 15:11
  5. Kujtime nga koha e ppsh-se
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-02-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •