Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 86
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    Rrëzohet mocioni i opozitës për Topallin në parlament me 70 vota

    votimi ne parlament
    mocioni

    Topalli kalon me 70 vota. Rusmajli godet në korridor Ben Blushin


    Maxhorancës i “shkasin” katër vota kundër




    Aristir Lumezi
    Në votimin e mocionit të socialistëve për shkarkimin e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, morën pjesë 132 deputetë dhe ka munguar vetëm një deputet demokrat, i cili është pezulluar për dy javë.

    Ndërkaq, në rezultatin përfundimtar të votimit, i kontestuar nga PS, kundër mocionit të socialistëve kanë votuar 70 deputetë, 8 kanë votuar pro shkarkimit dhe 56 deputetë nuk morën pjesë në votim.
    Në analizën e votave pro mocionit, tetë prej tyre, duke marrë të mirëqenë faktin se katër vota janë socialistë, mes të cilëve Harasani, Idrizi, Braçe e Dade, katër vota të tjera që kanë votuar pro shkarkimit të kryetares së Kuvendit, i përkasin rradhëve të koalicionit të djathtë. Një nga votat e bëra publike në tabelë, por që në fakt nuk ka qenë fare në sallë, ka qenë ajo e Vangjel Dules. Sipas deklaratës së Nikollë Lesit në Parlament, ky i fundit organizonte dje pasdite festën e partisë dhe ishte në sallën e madhe të Hotel Tiranës, por dy deputetët e tij, Solis e Peçi kanë qenë në sallë dhe kanë marrë pjesë në votim. Gjithsesi, katër votat që kanë rrëshkitur nga e djathta kundër Topallit janë të sigurta, sepse në votim nuk kanë marrë pjesë as deputetët e LSI, të PS, të PSD, PAD-së e PDS-së. Para se të fillonte votimi, socialistët kanë kërkuar që mëryra e votimit të ishte e fshehtë me kuti. Pikërisht për këtë fakt, ata kanë shkaktuar rrëmujë në sallë. E pavarësisht nga kjo, nënkryetari i Kuvendit Beja ka hapur procedurën e votimit duke shkaktuar edhe irritimin e socialistëve.

    Votat
    Sipas asaj që u bë publike nga tabela elektronike, Spartak Ngjela e Sali Berisha nuk kanë marrë pjesë fare në votim. Ndërsa emri i Vangjel Dules, që nuk ishte fare prezent në sallë rezulton se ka votuar. Pikërisht, parregullsia me Dulen ka detyruar socialistët të mos e quajnë të vlefshëm këtë votim. “Vangjel Dule nuk ka qenë fare në sallë në kohën e votimit”, deklaroi kryetari i grupit parlamentar të PS, Pandeli Majko, menjëherë pas seancës. Burime zyrtare nga Parlamenti pohojnë se do të hetohet nëse Dule ishte prezent në sallë në momentin e votimit. “Sot ne duhet të diskutojmë faktin që qeveria aktuale nuk gëzon shumicën parlamentare. Ne kemi një qeveri teknike që drejtohet nga zoti Berisha dhe mbi të gjitha maxhoranca e sotme humbi të drejtën morale për t’u konsideruar shumicë”, tha Majko pas votimit.

    Incidenti
    Votimi i djeshëm në Parlament nuk ka kaluar pa incidente. Në dalje nga salla e Parlamentit, zv.kryeministri i vendit, Ilir Rusmajli, sipas deputetëve prezentë, ka goditur me grusht deputetin socialist, Ben Blushi, pas një keqkuptimi mes tyre. Këtë gjë e konfirmoi dhe kryetari i grupit socialist, kur tha se ishte një incident i radhës. “Pati një incident në vazhdën e incidenteve që ndodhin në Parlamentin shqiptar”, u shpreh Majko. Por para këtij incidenti, brenda në sallë menjëherë pas votimit për pak Mediu dhe Fino sa nuk u “kacafytën” me njëri-tjetrin, duke u mjaftuar vetëm me batuta.



    pasqyra e votimit te djeshem

    votuan

    Bamir Topi PD
    Jozefina Topalli PD
    Ilir Bano PD
    Lulzim Basha PD
    Ferdinand Xhaferri PD
    Arenca Trashani PD
    Rexhep Uka PD
    Genc Ruli PD
    Ilir Rusmali PD
    Fatos Beja PD
    Edmond Spaho PD
    Preç Zogaj PD
    Flori Bajramaj PD
    Gilman Bakalli PD
    Aleksandër Biberaj PD
    Besnik Mustafaj PD
    Ridvan Bode PD
    Majlinda Bregu PD
    Aldo Bumçi PD
    Astrit Bushati PD
    Aurel Bylykbashi PD
    Mehmet Xheka PD
    Engjëll Cara PD
    Blerim Çela PD
    Ramiz Çobaj PD
    Baki Shehi PD
    Sali Shehi PD
    Pal Dajçi PD
    Leonard Demi PD
    Fatmir Mediu PR
    Arian Madhi PR
    Albert Faruku PR
    Besnik Bisha PR
    Genc Sharku PR
    Aleksandër Gega PR
    Parid Teferiçi PR
    Hajrulla Paturri PR
    Artur Hasanbelliu PR
    Lajla Përnaska PR
    Galip Ramadhi PR
    Jemin Gjana PD
    Sami Gjergji PD
    Fatos Hoxha PD
    Mehmet Hoxha PD
    Luan Skuqi PD
    Gjovalin Prenga PD
    Genc Juka PD
    Rahman Kaleci PD
    Gëzim Karapici PD
    Ardian Kollozi PD
    Astrit Patozi PD
    Bujar Nishani PD
    Bujar Leskaj PD
    Gazmend Oketa PD
    Gjok Vuksani PD
    Sokol Olldashi PD
    Ylli Pango PD
    Dashnor Sula PD
    Safet Sulaj PD
    Mevlan Xhindoli PD
    Idriz Xhomara PD
    Shkëlqim Ziri PD
    Nikollë Lesi PDK
    Ndue Shpani PDK
    Genc Pollo PDR
    Nard Ndoka PDR
    Jan Ndokaj PDR
    Frrok Gjini PDR
    Lufter Xhuveli PAA
    Nikolla Neranxi PAA
    Ymer Tola PAA
    Petrit Gjoni PAA
    Arian Starova PBL
    Arta Dade PS
    Andis Harasani PS
    Erion Braçe PS
    Shpëtim Idrizi PS
    Vangjel Dule PBDNJ

    Nuk votuan, por ishin prezent

    Sali Berisha PD
    Spartak Ngjela PD
    Besnik Jaçelli PD
    Tritan Shehu PDR
    Pandeli Majko PS
    Gramoz Ruçi PS
    Fatmir Xhafaj PS
    Bashkim Fino PS
    Rajmonda Stefa PS
    Paulin Stërkaj PS
    Valentina Leskaj PS
    Flamur Hoxha PS
    Elmaz Sherifi PS
    Ermelinda Meksi PS
    Namik Dokle PS
    Durim Hushi PS
    Bukurosh Stafa PS
    Ndriçim Hysa PS
    Musa Ulqini PS
    Arben Isaraj PS
    Luan Memushi PS
    Tom Doshi PS
    Besnik Dervishi PS
    Taulant Dedja PS
    Alfred Dalipi PS
    Stefan Çipa PS
    Fatmir Xhindi PS
    Vangjel Tavo PS
    Durim Lamaj PS
    Neritan Ceka PAD
    Pirro Lutaj PAD
    Pashko Ujka PAD
    Albert Çaçi PS
    Ylli Bufi PS
    Blendi Klosi PS
    Petro Koçi PS
    Rrapush Tola PS
    Ben Blushi PS
    Sadri Abazi PS
    Taulant Balla PS
    Marko Bello PS
    Hamit Kosta PS
    Skënder Gjinushi PSD
    Pilo Keri PSD
    Agustina Kola PSD
    Engjëll Bejtja PSD
    Albert Divjaka PSD
    Gëzim Musabelliu PSD
    Ilir Meta LSI
    Ndre Legisi LSI
    Pëllumb Xhufi LSI
    Paskal Milo PDS
    Spiro Peçi PBDNJ
    Leonard Solis PBDNJ




    Munguan ne seance

    Ndriçim Babasi PD
    Qemal Minxhozi PS
    Fatos Nano PS
    Dritan Prifti LSI
    Sabit Brokaj LSI
    Diana Çuli PSD
    Kastriot Islami PS
    Arben Malaj PS



    berisha-ngjela
    Sali Berisha dhe avokat Ngjela ishin surpriza e votimit të djeshëm. Dhe pse kishin debatuar shumë me njëri-tjetrin në grupin parlamentar të PD për mënyrën e votimit, ku Ngjela kërkoi votim të fshehtë me kuti, ata nuk morën pjesë në votimin e fshehtë me elektronikë. Së bashku me Tritan Shehun ata ishin tre të djathtë që nuk votuan.
    mungesa e dules
    Në kompjuterin e Kuvendit, Dule figuron se ka votuar. Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, edhe pse ishte i pranishëm gjatë prezencës së deputetëve në fillim të seancës, është larguar nga salla pak para votimit, për shkak të përvjetorit të krijimit të partisë së tij. Për këtë fakt socialistët e konsiderojnë të manipuluar votimin.
    djali i topallit
    Në momentin që në sallën e Parlamentit do të votohej mocioni i socialistëve për kryeparlamentaren, djali i kësaj të fundit ka qenë në lozhë për të ndjekur votimin për mamanë e tij. Ky fakt ka rënë në sy të të gjithëve dhe kjo është hera e parë që djali i kryeparlamentares ndjek këto procedura legjislative


    Meta: Berisha kërkoi votim të fshehtë për Nanon. Kryeministri: Votim nominal. Zogaj: Të mos votojmë

    Topalli: S’do kaloj kandidaturat e drogës
    “Nuk ka ndodhur ndonjëherë që të bëhet një mocion i tillë”

    Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, hodhi poshtë dje të gjitha pretendimet e socialistëve për mocionin kundër saj.

    Ajo tha se asnjëherë nuk do të tërhiqet nga parimet e veta, edhe nëse socialistët do të bëjnë ndaj saj 100 mocione.
    Në fjalën e vet, kryeparlamentarja përmendi se është hera e parë që në Parlament bëhet një mocion ndaj kryetarit të Kuvendit. “Një mocion i tillë nuk është bërë as kur është përgjakur Kuvendi” tha Topalli. Lidhur me paligjshmërinë e aktit normativ për “Urbanistikën” Topalli tha se nuk do ta quante në asnjë rast shkelje të Kushtetutës shtyrjen për disa ditë të punimeve të Kuvendit për shkak të zisë për vdekjen e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. “Këto ditë do të respektoheshin dhe unë një gjë të tillë do ta ribëja sërish”, tha Topalli. Lidhur me hetimin e kandidaturave që vijnë mbi tryezën e saj të punës për t’u futur në axhendën e punimeve të Kuvendit, Topalli garantoi se gjithmonë do t’i kalojë ato në skaner. “Nëse dikujt nuk i pëlqen që unë për këtë filozofi nuk bëj kompromise, kjo nuk më impresionon. Mos shpresoni ndonjëherë se kur në tavolinë të më vijnë letra, shkresa e raporte, e kërkesa nga institucione të ndryshme, drejtoritë e luftës kundër drogës, nga inspektorët e kontrollit, nga SHIK-u, ministritë, që më tregojnë se sa drogë noton rreth emrave të kandidatëve që do të votohen unë nuk do hezitoj t`i verifikoj. Jo pse më pëlqen ta bëj, jo aspak. Por është detyra që ju më keni dhënë dhe Kushtetuta më detyron”, tha Topalli duke iu referuar kandidaturës së Gjinovefa Gabës, që ishte një tjetër pretendim i socialistëve.
    Sa për deklaratën për kryeprokurorin, i ngritur si pretendim nga socialistët, Topalli, tha se nuk do të tërhiqet. “Qenia ime si kryetare nuk mund të më ndryshonte në qëndrimet e mia ndaj disa fenomeneve, apo punës së disa institucioneve. Asgjë nuk ka ndryshuar te Jozefina Topalli nga dita kur tre vjet më parë votoi kundër prokurorit të Përgjithshëm. Por unë edhe në këtë moment vazhdoj të mendoj se Prokuroria duhet reformuar dhe se kryeprokurori nuk e bën detyrën. E për këtë as ju nuk keni ndonjë dilemë. Pse s’e bën? Nuk mundet? Nuk di? Nuk do? S’dua të ndalem sot këtu. Më thoni Kushtetuta? Pa më thoni, ju lutem, cili nen i saj i ndalon Jozefinës të mendojë, të flasë, të shprehet e të votojë?!”, deklaroi kryeparlamentarja.



    sali berisha
    Ne pranuam procedurën që ju mençurisht zgjodhët për mocion, se njëri thotë mocion, kërkesë për dorëheqje. Një gjë është këtu, mocioni ka një rregull, për të cilin ne do të bëjmë votim nominal. Ju lamë në marrëzinë tuaj, sepse ju me këtë tregoni paaftësinë ekstreme, pafuqinë ekstreme. Unë përveçse lëshim pas lëshimi nuk kam çfarë t’ju bëj tjetër.
    ilir meta
    Më shumë se sa një votim për kryetaren e Parlamentit është një votim për demokracinë parlamentare dhe njëkohësisht edhe një provë për konsistencën e parimeve demokratike të zotit Berisha, i cili këtu në Parlament ka kërkuar edhe më parë votim të fshehtë me kuti për kryeministrin e asaj kohë, zotin Fatos Nano. Ndërsa sot kërkon të ofrojë një procedurë tjetër.
    pandeli majko
    E mora fjalën për të folur në emër të firmëtarëve duke iu drejtuar zonjës Topalli. E dëgjova diskutimin e saj dhe për një gjë dua ta siguroj: asnjëherë opozita nuk do të flasë me gjuhën e gjakut në emër të gjakut, në emër të drogës, në emër të përçarjes. Zonjë, ke një problem shumë të madh, pavarësisht nga makijazhi i sotëm, karrierën kërkon ta ngresh mbi përçarjen. Dhe Rugovën mos e përmend këtu, as Azem Hajdarin, boll keni bërë karrierën mbi gjakun e tjerëve, ecni me këmbët tuaja.
    preÇ zogaj
    Ky është një impichment. Kërkesa hidhet kot, nuk ka asnjë bazë, ky është provokacion që bëhet Kuvendit. Jam për të mos votuar fare. Këtu është problemi i precedentit që krijoni ju si PS me institucionet e shtetit të kësaj kohe dhe për kohën që do të vijë. Unë mendoj se ne nuk duhet të votojmë kërkesën e PS-së për shkarkimin e kryetares së Kuvendit, por duhet të votojmë mbi raportin e Këshillit të Legjislacionit, për kërkesën e PS-së për për ta pranuar ose jo.



    Grupi parlamentar i PS dhe PSD bëjnë mbledhje pas seancës
    PS: Asnjë seancë parlamentare pa u ribërë edhe një herë votimi

    Do të kërkojmë bërjen e votimit nga e para, ndryshe nuk do lejojmë të zhvillohet asnjë seancë parlamentare. Ky ka qenë vendimi i socialistëve dhe socialdemokratëve në mbledhjen e përbashkët që kanë bërë të dy grupet e tyre parlamentare në selinë rozë. “Incidenti më i rëndë është dhunimi i procedurës parlamentare për të votuar zonjën Topalli, një votim i manipuluar që e rrëzoi parlamentarizmin në Shqipëri”, u shpreh nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Petro Koçi. Në seancën e sotme socialistët do të kërkojnë të zbardhet vota e Vangjel Dules, i cili figuron në kompjuterin e Kuvendit si votues, ndërkohë ishte larguar nga salla e Parlamentit për shkak të festës së përvjetorit të PBDNJ-së. Në mbledhjen e përbashkët, socialistët dhe socialdemokratët kanë vendosur që para seancës së sotme të kontaktohet me përfaqësuesit e të gjitha partive opozitare, për të qenë unikë në kërkesën e tyre për çështjen Topalli. Socialistët kanë cilësuar si shumë pozitive qëndrimin e LSI, PAD dhe PDS, të cilët nuk e kishin vlerësuar shumë të drejtë kërkesën e mocionit ndaj Topallit, edhe pse ata kishin rezervat e tyre për mënyrën e drejtimit të Parlamentit prej saj. Socialistët shprehen moralisht të fituar, për shkak se kryetarja e Kuvendit në ditën e zgjedhjes së saj kishte marrë 84 vota, ndërsa dje vetëm 70. “Ju e dini që në fillim zonja Topalli është zgjedhur me 84 vota, ndërsa sot me votim të manipuluar mori vetëm 70 vota”, u shpreh Koçi. Socialistët shprehen se ky manipulim rrezikon dhe zgjedhjet e ardhshme. “Ky është nj ogur shumë i keq për zgjedhjet e ardhshme. Më këtë model se si kryhen votimet e fshehta në Parlament, me këtë model tentohet të bëhen edhe votimet e ardhshme për zgjedhjet vendore”.

    (Panorama)
    E drejta vonon, por nuk harron!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Misteri, Berisha "tradheton" Topallin
    E Enjte, 23 Shkurt 2006
    Kryetari I PD, njekohesisht kryeminister i vendit nuk ka votuar ne seancen per shkarkimin e kryetares se Parlamentit. Dokumenti i sekretarise se Parlamentit e verteton kete. Maxhoranca, vetem 70 vota. Opozita braktis sallen, sherr ne Parlament

    Ergys GJENCAJ

    Kryeministri Sali Berisha, duket se ka bojkotuar kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Ne dokumentin zyrtar, ne te cilin tregohet votimi ne seancen e mbremjes se djeshme, shihet qarte se kryetari i Partise Demokratike, njekohesisht dhe kreu i qeverise, Sali Berisha, nuk ka votuar ndaj kerkeses se socialisteve, te cilet kerkonin shkarkimin e kryeparlamentares Topalli. Gjithsesi, qendrimi i Berishes, ende nuk dihet nese ka qene ne formen e pasqyruar ne dokument, apo thjesht nje gabim teknik. Kryeministri Berisha, para se te zhvillohej votimi, si dhe gjate gjithe kohes, qe kur PS ndermori nismen per shkarkimin e Topallit, ka deklaruar se mbeshteste kreun e Parlamentit. Por, votimi paraqet nje faqe tjeter. Berisha nuk ka marre pjese ne votim. Kjo mund te perkthehet edhe ne formen e bojkotit apo braktisjes qe ai (Berisha) i ben Topallit. Deri me tani nuk ka asnje qendrim zyrtar te kryeministrit per kete ngjarje, e cila rezulton me peshe te madhe politike. Gjithashtu, votimi ka shfaqur edhe nje perplasje tjeter ne radhet e mazhorances. Kryetari i komisionit te Ligjeve, demokrati Spartak Ngjela, nuk ka votuar as ai.

    Megjithate, kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, ka kaluar dje proven e zjarrit. Pas shume debateve te ashpra mes ligjvenesve te djathte dhe atyre te majte, kerkesa e PS-se, eshte rrezuar. 70 deputete kane votuar kunder saj, nderkohe qe 8 te tjere e kane mbeshtetur, nderkohe qe 54 deputete nuk marrin pjese ne votim.

    Debati, ne pjesen me te madhe te kohes eshte zhvilluar mbi menyren se si duhet te votohej. Socialistet, te mbeshtetur edhe nga parti te gjitha partite e tjera opozitare, kane kerkuar qe votimi te zhvillohej i fshehte, por me kuti. Nderkohe qe shumica e djathte ka mbeshtetur votimin e fshehte me elektronike. Per te perforcuar kete qendrim, para nisjes se seances, kryeministri Berisha ka thirrur ne nje mbledhje te gjitha grupet e partive parlamentare te shumices qeverisese. Menyra se si do te votohej kerkesa e socialisteve ka qene thembra e Akilit e gjithe debatit. PD theksonte se ne Rregullore thuhet se votimi behet ne menyre te fshehte, qe mund te jete me elektronike ose me kuti. Por, opozita ngulte kembe qe te votohej me menyren e dyte. Pas shume debateve, nderprerjesh dhe sherreve Topalli do te vazhdoje te jete kryetarja e Kuvendit shqiptar. Por, enigma e mbremjes mbetet fakti nese Berisha nuk votoi me koshience te plote apo mund te kete qene nje gabim i teknologjise.

    ergysgjencaj@korrieri.com

    Ngjela serish perplasje me Berishen

    Ngjela dhe Berisha duket se jane perplasur perseri. Menjehere pas votimit, Ngjela eshte ngritur nga karrigia dhe i eshte drejtuar shefit te tij, Berisha. Nuk dihet me siguri se cka thene Ngjela, por mendohet se ai nuk ka qene dakort me menyren se si po procedohej. Berisha nuk i ka dhene shume vemendje pretendimeve te Avokatit, duke e percjelle. Ne kete moment, mimika e Ngjeles duket sikur thoshte, "ne rregull, vazhdo keshtu sic e ke nisur".
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Konfuzion në Parlament, 8 vota kundër nga maxhoranca. Refuzohet votimi me kuti

    Kaos në Kuvend, 70 vota pro Topallit

    Pas debatesh të ashpra, Parlamenti ka votuar me elektronikë mocionin ndaj kryetares së Parlamentit

    Anila Rama

    TIRANE - Konfuzion i vërtetë në Parlament dhe rrjedhje e ndjeshme e votave mes radhëve të maxhorancës së djathtë.

    Rezultati i votimit për kërkesën e dy grupeve të opozitës të PS-së e të PSD-së, nëpërmjet së cilës kërkohej shkarkimi i kryeparlamentares Jozefina Topalli, ka nxjerrë zbuluar shumicën qeverisëse, e cila rezultoi se kishte unike vetëm 70 vota kundër kësaj kërkese. Kështu në përfundim të votimit të fshehtë me tabelën elektronike, ku mbizotëroi rrëmuja dhe zhurma kundërshtuese nga ana e deputetëve të opozitës, rezultoi se 70 deputetë votuan kundër kërkesës dhe vetëm 8 pro saj, ndërsa 54 deputetë të pranishëm në sallë nuk kanë marrë pjesë në votim.

    Mes emrave që nuk morën pjesë në votimin për pranimin ose jo të kërkesës së socialistëve, ishte edhe vetë kryeministri e kreu i PD-së Sali Berisha, gjë që shton më tej dyshimet për atë që ndodhi gjatë votimit të fshehtë me tabelën elektronike. Por ajo që e komprometon më tej shifrën e 70 votave të maxhorancës, lidhet me faktin se ndër pjesëmarrësit në votim rezultojnë të kenë qenë edhe 4 deputetët e PS-së Erjon Braçe, Arta Dade, Andis Harasani dhe Shpëtim Idrizi, të cilët gjatë votimit të fshehtë, ishin duke kundërshtuar drejtuesin e seancës, Fatos Beja për procedurën e ndjekur.

    Në fakt, të gjithë i kanë parë deputetët PS-së të ngritur në këmbë, e jo në vendet e tyre për të votuar siç ndodh gjatë një procedure votimi. Mospjesëmarrjen e tyre në votim e kanë konfirmuar më pas edhe dy drejtuesit e grupit socialist Pandeli Majko dhe Petro Koçi, të cilët e konsideruan rezultatin e votimit të manipuluar. Kështu me një logjikë të thjeshtë nëse katërshen e deputetëve të PS-së do t’a zbresim nga 70 votat që kanë votuar kundër kërkesës për shkarkimin e Topallit, del se shumica e djathtë ka pasur vetëm 66 vota “de fakto” në mbështetje të Topallit. Duke shkuar më tej me leximin e listës së votimit të marrë nga sekretaria e Parlamentit, del se edhe 8 votat që ishin pro miratimit të kërkesës për shkarkimin e Topallit, kanë qenë nga radhët e koalicionit të djathtë.

    I vetmi deputet që ka munguar nga PD-ja ishte Ndriçim Babasi, i cili është përjashtuar të premten e kaluar për dy javë nga punimet parlamentare, për shkak të incidentit me deputetin e PS-së Taulant Dedja. Ndërsa 7 deputetët e tjerë që mungonin ishin nga radhët e opozitës. Gjithsesi të pranishëm në seancë plenare, rezultojnë se kanë qenë 132 deputetë, ndërkohë që nga koalicioni i djathtë përveç Berishës, nuk kanë marrë pjesë në votim, ndonëse ishin të pranishëm, edhe deputetët Besnik Jacelli, Gëzim Musabelliu, Spartak Ngjela, Spiro Peçi, Tritan Shehu dhe Leonard Solis. Vlen të theksohet se kur është zgjedhur si kryetare e Kuvendit në fillim të shtatorit Topalli ka arritur të marrë mbështetjen e 3/5 të deputetëve, pra gjithsej 84 vota pro kandidaturës së saj.

    Debatet

    Opozita socialiste kërkoi me këmbëngulje zhvillimin e votimit të fshehtë me kuti për të pranuar ose jo kërkesën e depozituar prej tyre për shkarkimin e Topallit. Por, përmes debateve të ashpra dhe zhurmës që sa vinte e rritej në sallën e Kuvendit, është hedhur në votim kërkesa e socialistëve për të zhvilluar votim të fshehtë me kuti. E ashtu siç pritej të gjithë deputetët e maxhorancës, kanë votuar kundër zhvillimit të votimit me kuti, gjë që ka shtuar më tej tensionin dhe kundërshtimin nga ana e deputetëve të opozitës të cilët kalë lënë vendet e tyre duke u vendosur thuajse përballë me drejtuesin e seancës Fatos Beja. Socialistët kanë vijuar kundërshtimin e tyre duke kërkuar që të respektohej rregullorja. Por ndërsa ka filluar votimi me tabelën elektronike, për kërkesën e tyre për shkarkimin e Topallit, socialistët me nervozizëm janë afruar në radhët ku qëndrojnë deputetët e maxhorancës duke vijuar debatet me disa nga eksponentët e tyre kryesorë. Përfundimi i votimit me 70 vota kundër mocionit e 8 pro tij është shoqëruar me duartrokitjet e deputetëve të maxhorancës, e në të njëjtën kohë deputeti i PS-së, i ndodhur fare pranë vendit ku zakonisht qëndron gjatë seancave kryeministri Sali Berisha, ka marrë dhe ka flakur disa prej letrave që gjendeshin aty. Ndërsa Ben Blushi dhe Gramoz Ruçi kanë debatuar ashpër me Berishën, duke protestuar për atë që kishte ndodhur. Seanca është ndërprerë, por edhe kur ka rifilluar për të vijuar rendin e punimeve me çështjet e tjera, socialistët kanë vazhduar të mbajnë të njëjtin qëndrim protestues. Nënkryetari i Kuvendit Beja pas dy ndërprerjeve të seancës është detyruar të deklarojë mbylljen e saj.

    Majko: Qeveria nuk e ka shumicën

    TIRANE - Kryetari i grupit parlamentar socialist, Pandeli Majko, deklaroi dje pas seancë plenare se tashmë ishte e qartë se Parlamenti nuk kishte më një maxhorancë parlamentare. Duke kundërshtuar procedurën e votimt për kërkesën e bërë nga deptetët e PS-së e të PSD-së Jozefina Topalli për shkarkimin e kryeparlamentares dhe rezultatin e dalë në përfundim të tij, Majko, theksoi se tashmë shqiptarët po qeverisen nga një qeveri teknike, e jo një qeveri e shumicës. “Mënyra sesi procedoi Parlamenti, foli vetë dhe çdo qytetar shqiptar që e ka ndjekur dhe do të njihet në vazhdim me këtë rezultat. Sot (dje) do të diskutojmë pikërisht faktin që nuk kemi një qeveri që gëzon shumicën parlamentare, sot kemi një qeveri teknike që drejtohet nga z.Berisha. Dhe mbi të gjitha, maxhoranca e sotme humbi të drejtën morale për t’u konsideruar shumicë.

    Mendoj se diskutimi i znj.Topalli ishte mënyra sesi PD e shikon pushtetin. Ajo mori votën që me gjithë manipulimin, me gjithë paligjshmëritë, ne do të vazhdojmë të insistojmë në faktin që tanimë në Parlament nuk ka nevojë për një procedurë të re të diskutimit të gjërave, nuk mund të pranojmë që Parlamenti të vazhdojë diskutimin në mënyrë normale”, - tha Majko ndërsa kishte thirrur një mbledhje urgjente të grupit parlamentar socialist. Ndërkaq numri dy i selisë rozë vërejti se pavarësisht nga ajo që ndodhi në seancën e mbrëmjes së djeshme, deputetët e PS-së nuk do të braktisnin punimet e mëtejshme të Kuvendit. “Ne nuk dalim nga Parlamenti, është shtëpia jonë. Sot (dje) Berisha dhe të vetët humbën një nga betejat e tyre më të rëndësishme duke akuzuar opozitën si përfaqësuese të klaneve të drogës. Në fakt duhet të shkundin xhepat nga pluhuri i bardhë”, - tha më tej Majko. Ai ftoi edhe partitë e tjera opozitare për të diskutuar së bashku lidhur me qëndrimin e mëtejshëm që do mbahet për këtë çështje.

    Incident mes Blushit dhe Rusmalit

    TIRANE - Ndërsa është deklaruar mbyllja e seancës plenare, në mjediset e tjera të Parlamentit është shënuar një incident mes deputetit të PS-së, Ben Blushi dhe zëvendëskryeministrit Ilir Rusmali. Incidentin në fjalë e konfirmoi edhe kryetari i grupit parlamentar të PS-së Pandeli Majko, i cili tha se “pati një incident, kjo është në vazhdën e incidenteve që ndodhin në Parlamentin shqiptar”. Sipas deputetëve që kanë qenë të pranishëm në ato momente, Blushi dhe Rusmali kanë qenë duke debatuar ashpër me njëri-tjetin për atë që kishte ndodhur gjatë seancës dhe procedurës së votimit. Burimet në fjalë shtojnë se Rusmali ka lëshuar fjalë fyese në drejtim të Blushit, ndërsa ky më pas i është afruar dhe e ka shtyrë.

    Pas kësaj kanë ndërhyrë disa deputetë të tjerë që sherri të mos vazhdonte, e në këtë moment numri dy i qeverisë është larguar në drejtim të zyrës së kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli. “Incidenti më i rëndë është dhunimi i procedurës parlamentare për të votuar znj. Topalli. Një votim i manipuluar që përfundimisht e rrëzoi znj Topalli, një votim i manipuluar që përfundimisht e rrëzoi parlamentarizmin në Shqipëri. Këto të tjerat janë gjëra minore që nuk ia vlen të jenë në vëmendjen e medias”, - tha socialisti Petro Koçi për këtë incident.

    Fino, debate të ashpra me Mediun

    TIRANE - Tensioni i krijuar gjatë seancës së djeshme është refektuar edhe në debatet dhe konfrontimin fizik mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës. Një tjetër incident dje pas seancës ka qenë ai mes ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe deputetit të PS-së, Bashkim Fino,. Të dy kanë qenë duke debatuar me zë të lartë, ndërsa ishin duke dalë nga salla e seancës plenare. E përveç kësaj mësohet se të dy janë afruar duke shtyrë njëri-tjetrin, të gatshëm për të shpërthyer në grushta. Por ata që kanë qenë pranë tyre, ashtu siç ndodh në përplasje të tilla të nxehta, kanë ndërhyrë duke shmangur vazhdimin e dhunës.

    Berisha: Shtypa dy herë butonin

    TIRANE - Konfuzioni dhe paqartësia në votimin e zhvilluar dje në Parlament, nxori si mospjesëmarrës në votim edhe kryeministrin dhe kryetarin e PD-së, Sali Berisha. Procesverbali i votimit për kërkesën e opozitës për shkarkimin e kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, konfirmonte se kreu i qeverisë, ndonëse i pranishëm në sallë, nuk ka marrë pjesë në votim. Kjo gjë e ka nervozuar kryeministrin Berisha, i cili nëpërmjet punonjësve të Parlamentit ka kërkuar se përse kishte ndodhur kjo kur ai kishte votuar. Por edhe sipas burimeve nga Kuvendi, Berisha ka votuar.

    “Votimi ishte një kaos. Unë vetë shtypa dy herë butonin dhe dola sikur nuk isha votuar. Edhe Tritan Shehu ka votuar dy herë. Përfundimisht votat ishin 70 me 54”, u shpreh Berisha dje në përvjetorin e PBDNJ-së pas seancës parlamentare. Punonjësit e teknikës parlamentare, kanë sqaruar se gjatë votimit kryeministri Berisha ka shtypur dy herë butonin e tabelës personale. Ndërkohë votimi për herë të dytë, ka shuar votimin e parë, e në këtë mënyrë rezulton se Berisha nuk ka marrë pjesë në votim. Specialistët e teknikës parlamentare, sqarojnë se kjo gjë ka ndodhur edhe në votime të kaluara, kur deputetë të ndryshëm kanë votuar dy herë, e më pas kanë kërkuar sqarime se përse rezultonte në tabelë që ata nuk kishin votuar.

    Munguan 8 deputetë, vetëm 1 i PD-së

    TIRANE - Ndër 8 deputetët që munguan dje në Parlament ishte edhe deputeti Ndriçim Babasi i përjashtuar për dy javë nga seancat plenare. Ndërsa të gjithë deputetët e tjerë ishin të opozitës, Fatos Nano, Arben Malaj, Sabit Brokaj, Dritan Prifti, Diana Çuli, Kastriot Islami dhe Qemal Minxhozi. Ndërkohë deputeti socialist Islami, pas përfundimit të votimit ka qenë në mjediset e Kuvendit.

    Nuk kanë marrë pjesë në votim nga maxhoranca :
    Sali Berisha
    Besnik Jacelli
    Gëzim Musabelliu
    Spartak Ngjela
    Spiro Peçi
    Tritan Shehu
    Leonard Solis

    Rezultojnë se kanë votuar nga PS:
    Erjon Braçe
    Arta Dade
    Andis Harasani
    Shpëtim Idrizi

    Ka votuar, por nuk ka qenë i pranishëm
    Vangjel Dule

    Kanë munguar në seancë:
    Fatos Nano
    Arben Malaj
    Sabit Brokaj
    Dritan Prifti
    Ndriçim Babasi
    Diana Çuli
    Kastriot Islami
    Skënder Minxhozi
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Ajo qe eshte interesante dhe qe nuk arrij te kuptoj une eshte se perse duan ta shkarkojne Topallin?
    Per çfare aresye? Eshte krejt e pakuptimte.
    Nese do te kishte vend per mocion, kjo duhet te ishte per qeverine ne radhe te pare, e cila ka premtuar shume dhe bere fare pak, dhe jo per kryetaren e Parlamentit, e cila duket nje nga figurat pozitive te mazhorances.
    Tjeter gje interesante eshte se Berisha vetë nuk perkrah Topallin ne votim. Jo vetem kaq por 4 deputete te PD-se (Berisha, Ngjela, Jaçelli dhe Shehu) nuk votojne duke e rrezikuar rezultatin. Cfare eshte kjo? Lufte klanesh brenda PD-se?
    Apo Berisha qe do te heqe qafe Topallin?

    Me sa duket PD-ja ka per t'i humbur zgjedhjet e ardheshme lokale....
    E drejta vonon, por nuk harron!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Shume zhurme per asgje--
    --kur nuk ke vota--edhe e gjitha opozita e bashkuar ta rrezosh kryetaren --pse gjithe kjo?!! e muhabet i kote vetem te krijoj rremuja e skena ne parlament e klime te keqe per qeverine


    Ne radhe te pare, se shumica e medias eshte e majte.

    Mocioni per rezimin ra, se mori 8 vota, pra nuk kandidoi Topalli, po ata qe donin ta rezonin moren vetem 8 vota.
    Dhe vet keta nuk votuan shumica per mocionin e tyre.
    Se e llogarisin ne anen tjeter.

    Berisha e te tjeret e PD votuan per Topallin po ne media thuhet se emrat e tyre nuk dolen ne tabele.
    Po sido qofte opozita nuk kishte numrat e as votoi te shkarkonte Topallin.

    Kjo eshte sebep per te prishur kuvendin nga nje opozite si kjo social komuniste


    Kur nuk ke numrat ca do te rezosh??!!!

    Gjithe te tjerat jane spekullime fjale genjeshtra shtypi, sebep per te fole e spekulluar

    Po opozita kishte numrat rezonte Berishen, pra ato 71 qe duhen te rezosh Topallin.

    Argunentat kundra Topallit

    1-Pse ajo ka shprehur opinionin e saj---Po te vej Enver Hoxhen PSSH PPSH TE NDALOJ OPINIONET---kur Blushi para ca kohesh beri thirje hapur per perseritje te 97 tesh pra per ndryshim me dhune te pushtetit qe eshte antikushtetuse

    2- turp Akuzohet Topalli me paturpesi nga PS pse nuk la gjyqtaren qe akuzohet per lidhje me klanet e droges te vente ne gjykaten e larte

    Ca fytyre ka PS me kete akuze?!

    Tregon se eshte vetem mbrojtsja e klaneve te droges e korrupsionit qe krijoi ne 8 vjetet e saj ne qeverisje, e as ka lidhje fare me idete socialiste se dihet te kripurit me para te PS as kane lidhje fare me keto shtesa sociale.


    PS do bej ate qe ka bere kur qe ne opozite me pare, gjej sebep te bllokoj kuvendin e te perpiqet te prish punen e qeverise, kuvendit, e shumices se djathte pa u menduar per koston e popullit e pa u menduar fare per asnje gje vec deshires per te mare karriket e humbura e vjedhur prape.


    Kush ka jetuar keto 15 vjet ne shqiperi
    Kush ka ndjekur keto 15 vjet politiken shqiptare
    Kjo eshte ajo e nuk ka cudi

    PD suksesi a mosuksesi i saj nuk ka lidhje fare me PS e me cfardo ben ajo, e kjo ska as numra as fuqi ta ndikoj, kjo do kerkoj te krijoj idene e nje klime jo stabiliteti.

    PD te bej punen e saj

    PS kete komedi do kete e bej keto 4 vjet [haruat qe eshte ish PPSH e ca beri radhen e pare kur qe ne opozite]

    Keto do shikojme ne parlament nga PS ne keto 4 vjet.

    Se ajo nuk ka as aftesi, as njerez te afte e me reputacion, a te pjekur, e as kredibel te bej nje politik tjeter, jo te bazuar te konflikti e nxirja e cdo gjeje, po te ajo ca i afron ajo elektoratit qe do kerkoj neser ta votoj.

    Puna e saj do jete vetem destabilizimi e sabotimi i pushtetit te PD qe te perfitoj nga kjo e jo nga ajo se ca kjo ofron per qytetarin.

    PD i ka te gjitha mundesite te bej nje qeverisje te mire ne keto 4 vjet, e nuk eshte e varur fare nga cdo veprim i PS , sado keta do bejne c'eshte e mundur me metoda te tilla ta sabotojne.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 23-02-2006 më 11:35

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Citim Postuar më parë nga karaburuni
    Ajo qe eshte interesante dhe qe nuk arrij te kuptoj une eshte se perse duan ta shkarkojne Topallin?
    Per çfare aresye? Eshte krejt e pakuptimte.
    Nese do te kishte vend per mocion, kjo duhet te ishte per qeverine ne radhe te pare, e cila ka premtuar shume dhe bere fare pak, dhe jo per kryetaren e Parlamentit, e cila duket nje nga figurat pozitive te mazhorances.
    Tjeter gje interesante eshte se Berisha vetë nuk perkrah Topallin ne votim. Jo vetem kaq por 4 deputete te PD-se (Berisha, Ngjela, Jaçelli dhe Shehu) nuk votojne duke e rrezikuar rezultatin. Cfare eshte kjo? Lufte klanesh brenda PD-se?
    Apo Berisha qe do te heqe qafe Topallin?
    Me sa duket PD-ja ka per t'i humbur zgjedhjet e ardheshme lokale....
    [ne nje menyre per PD kjo eshte ndihme, se heq vemendjen nga problemet e qeverisies e e fut ne kete gje qe ajo e ka te lehte te vertetoj qe ka te drejte,e fundi fundit ka dhe numrat qe opozita si ka ]

    Kjo eshte politika konfliktuale ne shqiperi

    Pra berje e ketyre gjerave vetem per karriket qe do te marri PS e vjedhi prape.

    E shmangen problemet reale qe ka vendi e kane nevoj per diskutim e opozite e per shume pune.

    15 vjet kjo valle e kote.

    Ne kete menyre politikanet kane shmangur, problemet reale qe ne kerkojme zgjidhje cdo dite, po dhe te marin pushtetin pa asnje kontrat e pa u premtuar asgje para zgjedhjeve, po vetem ne bazen , deshton pushteti i kundershtarit e mua me ngeli ne dore e une e perdor ate vetem per veten time e nuk kam ndonje pergjegjesi.

    Prandaj dhe opozita sot, nuk meret te bej opozite per shume probleme qe ka vendi, te behet avokate per to, e te premtoj se do ti zgjidh ndryshe po erdhi ne pushtet.

    Po do te marri pushtetin xhaba me keto lojra qe ta perdorin per xhepin e tyre Rame, Majkot, Anastaset, Blushet e Kloset, e Finot trashanik etj etj

    Plus dhe kjo politike e tille me kosto shkateruse per vendin e per gjithe popullin qe e pame shume qart ne vitet e shkuara.

    Pozitive sote eshte qe elektorati eshte shume i pjekur e keta me keto lojra nuk e kuptojne, se jane shume pas ne kohe kur elektorati ka ecur para, megjithese mendohen se kane para e kane media qe paguhen nga parate e pista te vjedhura po ketij populli.

    Ne zgjedhje do zhgenjehen rende po vazhduan me vallen e vjeter te konfliktualitetit
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 23-02-2006 më 12:34

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756


    Si ore nuk mundohen pak te punojne ne vehten,a e shohin ata vehten ne ekranin televiziv se sa qesharak dhe koktul duken keta opozitaret
    mandej pse gjithhere drejtojne gishtin andej e kendej,e kurrsesi kah vetje.

    Zonja Topalli
    ta puthi synin une ty



    Ndjehem krenar kur e shoh te ulur nje
    zonje atje ne kryevend te parlamentit.




    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RTP..

    duaje Topallin duaje.. por..

    Ajo nuk e kryen mire detyren..
    Kur je kryetar parlamenti.. duhet te behesh gur ose akull ..pra te mos cfaqesh asnjehere partishmerine..
    Natyrisht ne skemi tradit ne parlamentarizem.. dhe zonja Topalli ska nje model.. qe ta imitoje te pakten ne anen formale te ndejtjes dhe menyres se punes..

    Kishim Arbnorin nji here kryetar parlamenti por ishte fillimi dhe kuptohet te dy palet vinin ne parlament me shum ngarkese politike.. dhe ishte e veshtire per Arbnorin te mbante rregull.
    Me vone erdhen Gjinush pellumb doklet.. ne ate rol dhe ishte si te vije cakallin te ruaj stanin me dele nga ujqerit..
    Tash per Topallin do duhej nje mesues.. qe ta mesonte.. por te tille ska..
    Pra Topalli cdo dite gabon.. sepse gati cdo dite ajo cfaq ngjyren politike te saje..kurse ai vend aty kerkon sic thashe nje cop akull pa ngjyre.. pa ndjenja.. por Byrokrat qe di te komandoje prere qarte e vendosmerisht..

    Sot ulej Marko Bello, nje mafioz socialist.. ne karriken e caktuar me protokoll per Kryeministrin dhe nuk cohej nga vendi..
    Ai sic dukej qarte kishte porosi te bente incidente.. po keshtu Blend Klosi hyri tek vendet e caktuara per antaret e qeverise dhe kepuste tela e kabllo te instalimit te Parlamentit..
    Edhe vet demokratet akoma ska kush ti mesoje me edukaten e Kuvendit.. pra me gjakftohtesine e qartesine e kompaktesine..
    Vet ata edhe mbasi Topalli u terheq verejtjen vazhdojne te turfullojne sejcili ne hesap te vet.. duke treguar nje nivel per tu qare hallin..

    Eshte ne hall qeverisja e PD-se.. ka humbur kompaktesia e uniteti..
    Saliu nuk ka aftesi gjenerali..

    Krahu tjeter (socialistet-kanibale) ata dihet vijne ne parlament per te cfryre Vlocisht-izmin e tyre..
    (vlocisht- nje nga qindra mathauzenat shqiptar te ndertuar nga PPSH-PS-ja ne Shqiperine e mbas 1944-tres.. e te mbajtur ne rendiment te plote kanibalor deri me 1990-te..) .

    Sejcili nga ata.. (deputetet socialiste) eshte nje supermafioz qe ka bere qe ne bark te bushtres qe i ka pjelle shkollen e djallit..
    Dinakeria e tyre ska njesi matese qe tu a percaktoje.. Jane monstra te pa arritshme..
    Kete nuk duan ta dine Demokratet prandaj dhe harrojne se cfare rendesie ka puna e tyre sjellja e tyre ne Parlament..
    Ata harrojne se ai blendi i klosit qe ka fytyren si petull gege.. eshte nje shkallnuro krat.. pra nje i afte qe kur shefi pergjak nje plak ne rruge ai ta marri e ta vervise ne gremine.. e te mos i dridhet asnje qerpik apo qime b,ythe..
    Kte duhet te kete ne mendje Topalli Topi e Berisha cdo sekond e ti ruhen atyre neperkave..
    Ne se nuk duan qe te han prasin si Tritani ne 97-te..

    shtypi 2 her butonin Berisha.. u tha..
    dale more .. nuk te falet injoranca..
    Ta ka than Agron Duka se .. Saliu nuk di me perdore telekomanden e TV..
    Athere beje votimin KLASIK me letra me kuti.. le te zgjasi por ashtu i ke mbyll goje-hale-WC-ne PS-se.. dhe i ke tregu ambasadoreve ne Llozhe se.. e bere tenden.. ja shikojini kanibalet..


    Tjeter ..flirtimi i PD -se se Berishes me kanibalet e Kosoves.. nuk eshte shenj e mire..
    po vjen ti thaq kup lim ne Tirane..ok por ti thuhet.. ne sy.. valla or shoqa mir ish kan qe te na nderonte me vizit ne Tirane ..dhe Xhema..dhe Drini.. dhe ajo heroina qe u mjekonte luftareve plaget.. Sabahetja.. e po ashtu dhe kolonel Ahmeti.. a dini gja ju shoqa PDK-ista pse spo vijne ata?

    Kjo eshte burreria.. Pa burreri ka flliqsi..asgje tjeter..

    Tjeter..

    drejtori i Keshit PD.ist nje far Rulo beli.. ..vazhdon me nje pralle nanoiste..
    Nuk ka thot energji per zonat qe nuk arketojne..
    Pra ne ate fshat-qytez-qytet ku energjia qe jepet nuk kthehet ne Para mbrapsht .. do te thote se nuk paguhet.. pra nuk e paguan qyteti fshati dhe lagja.. dhe nuk do ti japim energji..
    Jo mor zotni..
    Hasani e paguan elektrikun.. ..
    Ti si shtet gjeje hysenin qe nuk paguan dhe gjobite e preja driten hysenit e mos deno Hasanin..
    Nuk e ka per detyre hasani te denoje hysenin.. komshiun .. bashk qytetar fshatarin.. por ti si Shtet me mjetet qe ke bej seleksionimin..
    Deno hajnin e respekto kokulurin te ndershmin.. te mirin..

    qashtu punt..

    Nese PD nuk i thrret kaplloqes ja se kush merr pushtetin e behet vitin tjeter minister shteti..

    shekulli:

    Enkelejd Agaj në vitin 1996: Vrasjen e Pirro Koninit e ka bërë Orik Shyti

    “Hakmarrja”, lexohet dëshmia e anëtarit të vdekur


    F.Vezaj

    TIRANË- “Vrasjen e Pirro Koninit e ka bërë Orik Shyti”. Kështu ka pohuar para oficerëve gjyqësore në vitin 1996, anëtari i vdekur i organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”, Enkelejd Agaj. Edhe pas kundërshtimeve të avokatëve mbrojtës, togat e zeza të Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë lejuan leximin e deklarimeve të Enkelejd Agajt, i cili i pyetur në cilësinë e të pandehurit nga oficerët e policisë gjyqësore më datën 13 tetor dhe 21 dhjetor të vitit 1996, pranon se vrasjen e Pirro Koninit e ka bërë Orik Shyti. Vrasja ka ndodhur pasditën e 12 prillit të vitit 1995 në lagjen “Myslym Shyri”, në hyrje të pallatit ku banonte Pirro Konini, ish-punonjës i firmës “VEFA”. “Në ditën e vjedhjes me dhunë me pasojë vdekjen kemi marrë pjesë unë, Altin Arapi, Roland Shyti dhe Orik Shyti”-ka thënë asokohe Enkelejd Agaj. Në leximin e procesverbaleve tregohet i gjithë itinerari i rrugës së bërë para dhe pas vjedhjes dhe vrasjes së Pirro Koninit. “Organizator i vjedhjes ka qenë Orik Shyti, së bashku me Gëzim Gjonin, pasi ky i fundit ishte njoftuar për lëvizjet e Pirros nga një financier i marketit të VEFA-së, i cili i kishte treguar se Pirro Konini, i mbledh paratë e xhiros së ditës nga ora 15 e pasdites dhe i mban në shtëpi deri të nesërmen në mëngjes. Kështu që Altin Arapi, Roland Shyti, Gzim Gjoni dhe Orik Shyti planifikuan vjedhjen me pasojë vdekjen”,-thuhej në deklarim. Avokatët mbrojtës kërkuan që këto procesverbale mos të pranohen në fashikullin për gjykim, duke e quajtur si të pabazuar në ligj, pasi në Kodin e Procedures Penale thuhet qartë se nuk pranohet si provë një deklarim i një të pandehuri, që tashmë është i vdekur dhe çështja në ngarkim të tij ka pushuar. Gjykata hodhi poshtë kërkesën e avokatëve, duke lejuar leximin e dëshmisë së Agajt.
    Në procesverbalin e datës 13 tetor të vitit 1996 thuhej se disa ditë pasi ndodhi vjedhja e arkës së magazinës së sfungjerit “Albafoan”, Orik Shytit i ishte dukur variant i përshtatshëm transporti i lekëve që bëhej nga Pirro Konini. Këtë fakt ai e mësoi nga Gëzim Gjoni, të cilit i kishte thënë një financier i marketit të firmës VEFA. “Më pas u organizua vjedhja, ku shkuam unë Altin Arapi, Roland Shyti dhe Orik Shyti. Unë dhe Altin Arapi ndejtëm në makinë, ndërsa Rolandi dhe Orik Shyti shkuan për ta pritur Pirro Koninin. Ishte ora rreth 15:15 kur erdhi makina dhe zbriti Pirro. Ne e kishim lënë që kur të dilte nga makina, atë do ta qëllonte Oriku dhe Rolandi do t’i merrte çantat. Zbriti ai dhe ne dëgjuam krismat e pistoletës së Orikut”,-thuhet në procesverbalin e lexuar në seancën e djeshme.

    DËSHMIA

    Nëna e viktimës: Im bir më vdiq në duar

    TIRANË- Pasditen e djeshme, në sallën e gjyqit ishte thirrur për të dëshmuar nga organi i akuzës, nëna e Pirro Koninit, Thomaica, e cila me lot në sy tregoi para togave të zeza të Gjykatës së Krimeve të Rënda vrasjen e djalit të saj në derë të shtëpisë. Gjatë dëshmisë së saj, nëna e Pirros tha se: “ishte ora rreth 15:15 minuta dhe dëgjova makinën e djalit që parkoi para pallatit. U ngrita, pasi isha shtrirë dhe dola për t’ia hapur derën. Në këtë kohë ai vinte gjithmonë pasi mblidhte lekët e marketit të firmës “VEFA” dhe të nesërmen në mëngjes i depozitonte në bankë. Duke dalë tek dera, dëgjova tre të shtëna armësh. Hapa derën dhe aty pashë djalin të kërrusur dhe dy djem të rinj që po largoheshin me çantat e djalit në duar. Vrapova pas tyre, por njëri që i priste me makinë qëlloi nga unë me pistoletë. Unë u ndala dhe u ktheva nga djali dhe e pashë atë të gjakosur. E kishte kapur plumbi në kokë dhe më vdiq në duar”, -u shpreh nëna me gjysmë zëri. Por nënës së Koninit nuk iu kujtuan fytyrat e ekzekutorëve të djalit të saj.




    23/02/2006
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 23-02-2006 më 14:32

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Në Kuvendin e Shqipërisë u ndëprenë punimet për shkak të përleshjes së deputetëve.


    TIRANË
    Kuvendi i Shqipërisë i ndërpreu punimet pasi diskutimet e sotme u shndërrruan në debat të ashpër dhe në një rrëmujë që u krijua afër foltores së Kuvendit. Mospajtimet lidhur me rivotimin për shkarkimin e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli u përshkallëzuan në duele tejet të ashpra të deputetëve të pozitës dhe opozitës. Para foltores së Kuvendit u krijua një situatë e tensionuar me shtyrje të ndërsjella. Siç raportojnë agjencitë e lajmeve, sigurimi i Kuvendit e ndali përleshjen e deputetëve, por duket se ajo kishte vazhduar edhe në korridoret e Kuvendit.
    europa e lire
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Citim Postuar më parë nga Brari
    RTP..
    duaje Topallin duaje.. por..
    Ajo nuk e kryen mire detyren..
    Kur je kryetar parlamenti.. duhet te behesh gur ose akull ..pra te mos cfaqesh asnjehere partishmerine..
    Natyrisht ne skemi tradit ne parlamentarizem.. dhe zonja Topalli ska nje model.. qe ta imitoje te pakten ne anen formale te ndejtjes dhe menyres se punes..
    Kishim Arbnorin nji here kryetar parlamenti por ishte fillimi dhe kuptohet te dy palet vinin ne parlament me shum ngarkese politike.. dhe ishte e veshtire per Arbnorin te mbante rregull........................................... .................................................. ....................................
    23/02/2006
    Brari
    Te bej ca te doje Topalli, ata do ta sulmojne , provokojne, e vet te paret e do perpiqen ti sabotojne punen ne cdo hap.
    [Pas nje muaji i kerkuan doreheqjen??!!, plus tani perdorin si shkak gjyqtaren e korruptuar qe Topalli kundershtoi??!![

    Ish ministri i kultures Blendi Klosi, shkul telat, e thote pastaj spunon tabela??!!

    E gjithe sherri kur dihet se ata nuk kane numrat se po ti kishin rezonin Berishen

    Opozita kjo , kete pune do bej ne keto 4 vjet, e rremuje e zhurme do kerkoj qe te krijoj idene e destabilizimit e klime se keqe per qeverisien.

    Tani te pakten i dime gjera pas gjithe ketyre viteve politik , dihet si luan secili.

    Eshte stili ekstrem revolucionar komunist nga kane traditen.

    Plus nuk jane intelektual, te pjekur, me pervoje, te pakorruptuar e te besushem, qe te bindin njerezit me nje opozite europiane se ata jane alternativa me e mire ne kete treg partish.
    Kjo i ben dhe me ekstrem.
    Plus qe ata, sic e thashe mesiper, duan pushtet xhaba, pra shkatero pushtetin e tjetrit e kur ta maresh ti te mos kesh asnje marveshje me njerezit e vetem te vjedhesh sic bene pas 97tes.

    PDja e Berisha, suksesin e mosuksesin e saj e ka vetem te vetja e tyre.

    E te ata qe e votuan, te cilet e kuptojne, per sukseset , mosukseset, haritjet a pengesat, problemet etj qe u dalin para.

    Dhe i kuptojne, i presin e miren vesh me te.

    Dhe ekstremi i opozites, rrjedh nga ky fakt, qe te tregohen qe jane faktor gje qe sjane.

    Ne bote , kur qeveris, do te mesohesh do kesh dhe opozite.

    E kjo eshte pjese e qeverisies.

    Opozita jone ka sfecifikat e saj,e qeveria duhet te kete dhe ajo gjerat e saj per ta neutralizuar.

    Po gjithnje qeveria eshte ne avantazh.

    Nje gje qe qeveria e PD duhet te regulloj eshte paraqitja e saj ne media, qe nga nderimi i pushteteve, ka rene protagonizmi i saj ne to, ka organizim te manget te qeverise per informimin e publikut, ku shume here nje informacion i gabuar o keqinterpretuar per te mbizoteron ne media e ajo ben pak ti jap publikut pamjen e informacionin real, kjo edhe pas viteve te tera korrupsion e dominim te majt ne media, gje qe PD duke respektuar demokracine [e brenda rregullave te saj] duhet te bej me shume ne konkurencen e debatin e perditeshme qe eshte ne media.

    E gjithnje cdo parti suksesin ose mossuksesin e ka te vetja.

    Madje ne nje fare menyre, kjo opozite,edhe pse duket e tille, e ben zhurme, ne nje plan me te thelle, eshte nje mundesi per qeverine, e dikush po te ishte ne rolin e qeverise me kete opozite, sic e kemi ne, eshte nje avantazh i madh per ate qe qeveris , per shume arsye taktike etj qe nuk zgjatem

    Nuk eshte puna te shikosh realiteten nga zhurma e borive qe ben perdite opozite ne media [qe dihet si jane pa u zgjatur] , po po te shikosh nga te gjitha anet e me thelle sa mundesi te jep kjo opozite ty, ne pozicionin tjeter eshte komplet ndryshe.
    Pra ne rolin e qeverise, kete lloje opozite, e kthen direkt ne avantazh per qeverine, ne lojen politike .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 23-02-2006 më 15:46

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar më parë nga Brari
    RTP..

    duaje Topallin duaje.. por..

    Ajo nuk e kryen mire detyren..
    Interesant eshte edhe fakti qe "demokrati i flakte" Brari te shprehet keshtu per Topallin.
    Por per dike qe e njeh pak perberjen e PD-se nuk eshte per t'u çuditur edhe aq shume. Topalli me sa duket nuk ben pjese ne skemat e Ramiz Alise, si rrjedhim luftohet nga te dy anet, edhe nga PS-ja edhe nga klane brenda PD-se. Madje jo nga klane dosido por nga kupola vete, qe kesaj radhe nga emocioni e shtypi butonin dy here.
    Ky mocion eshte nje tjeter tregues se "teoria e Katovices" nuk eshte nje legjende por nje realitet. PS-se nuk i pelqen Topalli. Per te vetmen aresye se eshte antikomuniste. Por edhe sepse ishte ajo qe paraqiti rezoluten per Pavaresine e Kosoves dhe deklaroi se Parlamenti shqiptar mbeshtet pavaresine e plote te Kosoves ne nje kohe qe Besnik Mustafaj nxirrte teorira pavaresish te kushtezuara.
    Pra PS paraqet nje mocion dhe kupola e PD tenton te heqe qafe Topallin me kete rast duke lare duart si Pons Pilati. Fije te padukshme lidhin dy "kupolat". Nuk thone kot, PD eshte si bostani, nga jashte mund te jete jeshile apo blu, por zemren e ka flak te kuqe.
    Dhe si per çudi z. Nano ben hyrjen ne skene ne te njejten kohe. Sigurisht, me syte nga Presidenca pas nje viti.
    Mjere Shqiperia qe ka mbetur ne rrethin vicioz te Katovices.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  12. #12
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Nje farse e bukur politike e cila denigroi ne dhune kundrejt aparaturave elektronike te cilat s'kane faj.

    Hej milet shikoni politikanet tane cfare estrade na ofrojne.


    Dito.

  13. #13
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Topalli eshte nje bibe komplet. E kam pare njehere duke mbajtur nje fjalim patetik, elegjiak e emocional si hartim i klases se 3 ne parlament dhe me erdhi per te vjelle (atehere kur u mbyt ajo gomonja ne vlore para 2 vjetesh). Harron ajo qe kryetari i parlamentit nuk eshte ushtrues i forces se shumices por nje ndermjetes i balances se partive pjesemarrese ne parlament.

    Nuk ka akoma shqiperia politikane gjakftohte e largpames qe te dine te kontrollojne emocionet dhe zellin partiak.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Dhe a e dini se përse katovicarët deshën ta shkarkonin Topallin?
    Sepse së shpejti në Parlament do të diskutohet rezoluta për dënimin e krimeve të komunizmit. Dhe katovicarëve nuk iu intereson që një rezolutë e tillë të vihet në rendin e ditës, gjë që znj. Topalli me siguri që do ta bënte.
    Katovicarëve iu interesonte që në krye të Parlamentit të ishte një prej tyre në mënyrë që të mos e fuste kurrë këtë rezolutë në rendin e ditës.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga karaburuni
    Interesant eshte edhe fakti qe "demokrati i flakte" Brari te shprehet keshtu per Topallin.
    Kjo veti e Brarit me pelqen shume dhe kerkon respekt.
    Nuk ia mban anen Brari askujt pse e ka te krahut,apo te familjes,apo te partis,apo te lagjes...
    Kur eshte per me kritikue,ky i ndan shuplakat drejt.
    ...Bile po te matet drejt meje me ndonje flakaresh
    une pa prites do ia afroj faqen lirshem,duke u bind se DIKU paskam gabue...



    Megjithate,habitem si nuk pajtoheni se Jozefina vertet e ka zbukurue kete parlament?
    I thash edhe dikujt ketu me heret,dhe prap po e perseris:
    Jozefines do t`ia duroja te metat,po jo atyre barkmdhejve qe kruajne hundet ne parlament
    duke i vjerr celularet ne vesh mu sikur bizhuterija dekorimi....



    Citim Postuar më parë nga Lunesta
    Topalli eshte nje bibe komplet. E kam pare njehere duke
    mbajtur nje fjalim patetik, elegjiak e emocional si hartim i klases se 3 ne
    parlament dhe me erdhi per te vjelle (atehere kur u mbyt ajo gomonja ne vlore para 2 vjetesh)..
    Lunesta
    si qenka e mundur ti godasesh fjalet e z.Topalli ne tragjedin me gomone
    kundrejt qendrimit dhelperak,shtazarak,qelbanak te Fatos Nanos?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 24-02-2006 më 05:43

  16. #16

    Cool

    Dje m'u duk vetja se po shihja në televizor Parlamentin KINEZ!!!

    Eu, na u "kinezuan" edhe shqiptarët breh!!!! Po s'kanë faj jo se socializmi(i shqipove) e komunizmi(i kinezve) janë "vëllezër", në mos i gjasonin 100% njani tjetrit, besa nja 99% po!!!

    Ndryshuar për herë të fundit nga Zana e malit : 24-02-2006 më 05:53
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    Po ç'na polli?

    http://ballikombit.albanet.org/modul...rticle&sid=241

    Po ç'na polli?

    Po ç'fatëkeqësi; është një moment të mbajmë Zi Kombëtare. Momenti më i shimbshëm i historisë sonë brenda kufijve të Shqipërisë. Po kta faqezes na harruan; harruan se kur morën përgjegjësinë të përfajqësojnë një popull të tërë në tempullin e demokracisë dhe drejtësise kombëtare. Harruan se godina e Kuvendit të Republikës së Shqipërise nuk është e licensuar as ë të zhvilluar ndeshje sportive boksi dhe as ndonjë sporti tjetër fizik. E njëkohërazi këta njerëz qe gjoja na përfajqësojnë kanë harruar se Godina e Kuvëndit nuk është as pronë e tyre private.

    Organizata të njëpasnjëshme brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë, në synimet e tyre rreshtojnë thënjet me të cilat angazhohen në "Përmirësimin e imaxhit të Shqipërisë", por për fat të keq që të bëjnë një gjë të tillë ata duhet të fillojnë duke edukuar ata që në botën e jashtme quhet anëtarë të Kuvendit Kombëtarë, por që në Shqipëri ata duhet të quhen anëtarë të klubit "kick box"-it apo të shoqatës së fyerjeve banale me karakter grindavecësh. Ah turp që nuk keni o njerëz të humbur; ju kurrë nuk keni për të qenë ata që do e integroni Shqipërinë në Evropë. Evropa do i pranonte Shqiptarë që nesër po të kishim njerëz me moral si përfajqësues të tyre. Për fat të keq partitë politik janë shndërruar në skuadra krimi, dhe kur ju cenohet territori i tyre ata fillojnë ta mbrojnë me grushta në Kuvend. E ardhmja e kombit është në fijen më të hollë të historisë sonë.
    E ndërsa ndjehem shum i mjeruar për gjendjen gracken në të cilën vendi ynë ka rënë, ndërmend më vijn fjalët e poetit tonë ta madh, Pashko Vasa, që thotë " Çonju Shqytpar prej gumit conju"! Çonju o njerëz që kjo gjendje ua vret ndjenjen tuaj fisnike, çonju o gazetarë që me fjalët tuaja të mbroni të drejtat e një populli dhe kombit të cilit ju i përkisni dhe për të cilët ju pranuat të betoheni se do të luani rolin moral që i keni dhënë vetes kur jeni betuar ta ushtroni këtë profesion të shejntë.

    Mjaft! Është koha të dalim nga kjo grackë, është koha ti themi ndal kësaj gjendjeje të mjerueshme. Të gjithë e dimë se grindjet banale mes pseudo-kuvendarëve dhe përfajqësuesve tanë në kuvendin e Shqipërisë nuk është që të ndihmojnë familjet që ushqehen me lista 15 vjeçare; me një fjalë borxhe të pafundme varfërie që po e shkatërrojnë jetën dhe familjen shqiptare dita ditës. A mos vallë e keni vënë re se sa vrasje makabër kanë ndodhur gjatë vitit të kaluar në territorin e Shqipërisë, kjo është përgjigjja që paralemnatrë duhen të jenë të indinjuar për ti gjetur pergjigjen me qëllim për ta parandaluar ata. Për të most hëenë që këto vrasje e kanë zanafillen në Kuvendin e Shqipërisë.

    Kuvendi i shqipërisë me përjashtim të dy apo tre njërëzve, është kthyer si një arenë kundërshtimesh të pa nevojshme. Mashkullit Shqiptarë nuk i pëlqen të drejtohen me rreptësinë e ligjit kur ai ushtrohet nga një grua. Përsëri ne mend me bien disa fjalë të mençura, që thonë, kuvendarët me makina të mira, shtëpi e pushime luksoze, losing rahen por nuk kuvendojnë, pika që su bie se djersën e popullit ata po shfrytëzojnë.

    Alban Bytyqi

    http://ballikombit.albanet.org/modul...rticle&sid=241
    E drejta vonon, por nuk harron!

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    Boks Profesionist Ne Parlament

    BOKS PROFESIONIST NE PARLAMENT

    Klosi dhe Gjana, dy njerezit e rinj ne "arenen" parlamentare, ku "grushti" i ka zene vendin fjales

    Edlira Prenga

    Salla kuvendore tashme eshte shnderruar rendom ne nje arene boksi deputetesh. Seanca e djeshme nuk ka mundur te vijoje normalisht me votimin e projekligjeve te radhes, pasi socialistet kane insistuar ne vendimin e tyre te palekundur per te mos lene qe ne krye te Kuvendit te jete Jozefina Topalli. Renia e kerkeses se tyre para dy ditesh per shkarkimin e saj ka sherbyer si argument per opoziten qe te mos lejojne zhvillimin normal te seances. Ne momentin kur duhej te behej votimi per projektligjet dhe marreveshjet e rendit te dites, deputetet e se majtes kane rendur te shkepusin kabllin qe lidh kompjuterat me elektroniken. E gjitha kjo me pas eshte shnderruar ne nje arene debati deri ne grushta mes deputeteve. Marko Bello ishte ulur ne nje nga karriget qeveritare dhe nuk pranonte ta leshonte ate. Kryetari i grupit socialist, Pandeli Majko, kerkonte me force qe Topalli te largohej nga karrigia e saj, pasi opozita nuk e njihte me per kryeparlamentare. Deputeti tjeter i PS-se, Blendi Klosi, nxitoi te shkoje te komjuteri te shkepuse lidhjen elektronike. Pas gjithe ketij mish-mashi parlamentar ku asgje nuk funksiononte, gjithcka ka degjeneruar ne grushta. Ndersa Jozefina Topalli kerkonte qe deputetet te uleshin ne vend, Klosi vijonte replikat me ministrin e kabinetit "Berisha", Jemin Gjanen. Me pas ky debat eshte shnderruar ne zgjatje duarsh, ku Klosi i PS-se nuk ka hezituar te qelloje Gjanen. Ky i fundit u vetembrojt duke reaguar ne te njejten menyre dhe u desh nderhyrja e kolegeve deputete dhe e punonjesve te sigurise se Kuvendit qe "sherri" te mos vijonte me tej. Pas gjithe kesaj zallamahie te krijuar ne Kuvend, kryetarja e saj ka mbyllur seancen duke i deleguar te gjitha vendimet parlamentare per javen e ardhshme. Por duket se nuk ka mbaruar gjithcka ketu. Grushti parlamentar ka vijuar dhe ne korridoret e Kuvendit, ashtu si dy dite me pare. Dy deputete te tjere te PS-se dhe PD-se, edhe pse nuk eshte mundur te filmohen, konfirmohet se jane konfrontuar mes tyre. Paulin Sterkaj dhe Fatos Hoxha kane qene dy deputetet qe pohohet nga deputetet se kane debatuar me njeri-tjetrin, duke kaluar deri ne sulme fizike.

    Nisja

    E gjithe beteja parlamentare ka nisur dy dite me pare, kur ne Kuvend votohej per kerkesen e PS-se per te shkarkuar Topallin. Menyra e votimit, e cila me pas eshte konsideruar e paligjshme nga opozitaret, ka sherbyer per konfrontime mes deputetesh, duke harruar ne kete menyre se ata jane 140 te zgjedhurit e sovranit. Ndersa para dy ditesh votohej me elektronike per Topallin, opozitaret ishin ngritur ne kembe duke protestuar ndaj vendimmarrjes parlamentare qe sipas tyre po cenonte legjitimitetin e ketij institucioni. I gjithe debati pas votimit gjate te cilit Topalli mori votat e shumices ka vijuar ne korrioret e Parlamentit, ku ishte Blushi i PS-se dhe Rusmali, numri dy i qeverise, qe u zune me njeri-tjetrin. E lene ne mes, kjo lloj seance ka vijuar dje me te njejtin ritem, duke e kthyer Parlamentin pa frike mund te thuhet, ne nje arene "boksi", ku nje pale eshte pritese e tjetra goditese.

    Precedentet

    Duket se "grushtat" mes deputeteve po i zene vendin fjales. Dy ditet e fundit kane qene me te egrat mes fjalesh dhe zgjatjen e duarve karshi njeri-tjetrit gjate kesaj legjislature. Por nje precedent i tille eshte shenuar dhe pak dite me pare ku deputeti i PD-se, Ndricim Babasi, goditi deputetin e PS-se, Taulant Balla. Vete ky i fundit qe kur ka nisur kjo legjislature eshte "denuar" dy here nga kryeparlamentarja per thyerjen e rregullores. Sherret dhe debatet mes ligjvenesve kane qene te ashpra gjate gjithe jetes se tyre parlamentare, por tashme ato rendom jane shnderruar ne grushta apo goditje me cka kane ne dore.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    A thua këta do ta bëjnë Shqipërinë?
    E drejta vonon, por nuk harron!

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    Ja edhe i biri i Kiço Ngjelës, ministrit te ekonomise ne kohen e Enver Hoxhes, qe kerkon te behet kryetar i Kuvendit dhe me sa duket ka perkrahjen e Berishes:


    Ngjela: Votimi për Topallin, jo i fshehtë, është i pavlefshëm

    “Krizat zgjidhen me dorëheqje dhe jo duke shkelur principet parlamentare”

    N.Përndoj

    TIRANE - Kryetari i Komisionit të Ligjeve ka deklaruar mbrëmë se votimi i dy netëve më parë për shkarkimin ose jo të kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, ishte zero. Në emisionin “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga në Top Channel, Ngjela është shprehur se për sa kohë votimi i fshehtë me elektronikë nuk siguron fshehtësinë e votës, atëherë ai është nul, ose e thënë në gjuhën e përditshme, sipas tij, është veprim zero dhe nuk ka asnjë pasojë juridike. “Në rast se elektronika më garanton se nuk ma sheh ai që kam në krah, atëherë votimi është i vlefshëm. Në rast se ndodh e kundërta, atëherë ai votim është nul. Kjo është arsyeja ime. Unë dua votën e fshehtë. Prezumohet që gjithçka është e fshehtë. Nuk është e vërtetë ajo që ti gjen votën në tabelë ose në elektronikë. I vetmi moment që duhet parë është nëse më sheh njeri kur votoj”,- tha Ngjela. Kryetari i Komisionit të Ligjeve ka sqaruar se kërkesa e tij ishte bazuar në principin e tij për votën e fshehtë dhe se në votimin e dy netëve më parë, nuk bëhej fjalë për fshehtësi të votës. “Në rast se votimi nuk është i fshehtë, ai është nul, nuk ka efekt, është i pavlerë. Elektronikisht në Parlamentin shqiptar, impianti elektronik është i zbuluar”,- tha Ngjela, duke shtuar se për këtë fenomen ai nuk mund të dalë tanimë dhe të thërrasë bashkë me opozitën për rikthimin e votimit .”Unë nuk jam në opozicion. Unë jam në mbrojtje të principit tim, dhe vota e fshehtë është një nga kolonat e principeve të mia”,- shtoi ai.

    Raporti me grupin
    Kryetari i Komisionit të Ligjeve ka mohuar gjithashtu të ketë një diferencë mes tij dhe grupit parlamentar të PD-së. “Gjithsecili ka pikëpamjen e vet. Kam përshtypjen se shumë mund ta pranojnë këtë ide, kurse unë them se ky princip nuk mund të shkelet”,- tha Ngjela, duke shtuar se pikërisht për të mbrojtur principin e tij ai është edhe transparent. Ai sqaroi se kërkesa e paraqitur nga socialistët ishte 90% politike, po ajo që nuk pëlqeu në situatën e krijuar dy netë më parë ishte se kjo çështje u mor me tepër pasion nga mazhoranca. Dhe pasionet e vogla, sipas Ngjelës, harrojnë interesat e mëdha, duke humbur në këtë mënyrë aksionet politike. “Në rast se opozita na rrëzon një, ne kemi të tjerët. Ne nuk do e kthenim këtë çështje në politikë në rast se e shohim kështu siç e shoh unë. Kjo ka krijuar tani një përplasje, e cila mund të na çojë në krizë. Parlamentet janë zgjidhës dhe jo bartës të krizave. Parlamentet zgjidhen në bazë të votës dhe nuk mund të lejohet që të prishen ekuilibrat në parlament”,- tha Ngjela, duke sqaruar se krizë parlamentare nuk ka, por shihte një përplasje që mund ta çojë në krizë. Duke marrë shkas nga deklarata e gazetarit Henri Çili, i ftuar në emisionin e mbrëmshëm, se mazhoranca zgjodhi pikërisht këtë mënyrë votimi për shkak se rrezikohej rrëzimi i kryetares së Kuvendit, Ngjela theksoi se nuk ishte në dijeni se ka pasur pikërisht një test të tillë. Në të kundërt, kriza, sipas tij, duhej zgjedhur vetëm me dorëheqje, duke mbrojtur në këtë mënyrë tezën se “problemi nuk lind kurrë tek votimi”. “Unë nuk e di që është kështu siç thoni ju, sepse po të jetë e vërtetë ajo, atëherë zgjidhja është e gabuar dhe do ta vuajë. Krizat janë zgjedhur me dorëheqje”,- shtoi ai.

    Akti normativ
    Kryetari i Komisionit të Ligjeve ka deklaruar gjithashtu mbrëmë se akti normativ për urbanistiken që ka votuar Kuvendi, është nul, pra nuk ka asnjë pasojë juridike, pasi kishte kaluar afati 40-ditor për miratimin në Kuvend. “Kryetarja e Kuvendit e justifikoi me zinë për vdekjen e Rugovës. Bashkë me Rugovën ne humbëm një akt normativ”,- tha ndër të tjera Ngjela, duke shtuar se një precedent i tillë nuk duhet të ndodhë më. “Akti normativ ka kaluar 40 ditë, por ka datën e daljes dhe datën e miratimit në Parlament dhe po e lëvize, është falsifikim. Atëherë, ai do të dalë në fletore zyrtare ku jepen afatet se kur ka dalë në këtë fletore dhe kur ka hyrë në fuqi. Në rast se një gjyqtar e shikon se ka kaluar 40 ditët, atëherë ai menjëherë e cilëson atë antikushtetues”,- tha ai.




    24/02/2006
    Shekulli

    Ngjela:
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga karaburuni : 24-02-2006 më 07:52
    E drejta vonon, por nuk harron!

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si i njoha Nanon dhe Berishën.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 23-01-2008, 19:21
  2. Jozefina Topalli, gruaja më e pushtetshme në Shqipëri
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 13-11-2007, 07:30
  3. Berisha: Largohem nga politika nëse PD humb zgjedhjet
    Nga Qerim në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-05-2005, 04:41
  4. Lesi: Berisha te mbledhi te djathten
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 22-01-2004, 06:06
  5. Mocioni rrezohet, opozita braktis sallen e kuvendit
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 20-01-2004, 13:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •