Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 28
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113

    Lideret e Shqiperise!

    Shteti shqiptar numeron plot 93 vjet qysh nga krijimi i tij ne 28 Nentor 1912.

    Lideret apo udheheqesit e shtetit shqiptar kane qene:


    ISMAIL (BEJ) QEMALI (1844 -1919)

    Vilhelm Vidi. (1876 - 1945)

    Almet Zogu I (1895 -1961 )

    Enver Hoxha (1913 - 1985)

    Ramiz Alia (1925)

    Sali Berisha (1944)

    Fatos Nano (1952)
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Ismail (bej) Qemali (1844 -1919)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga tani_26 : 22-02-2006 mė 10:22
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Vilhelm Vidi. (1876 - 1945)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga tani_26 : 22-02-2006 mė 10:22
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Almet Zogu I (1895 -1961 )
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Enver Hoxha (1913 - 1985)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga tani_26 : 22-02-2006 mė 10:37
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Çne Fatos Nano?

    lol

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Ramiz Alia (1925)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Sali Berisha (1944)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Fatos Nano (1952)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar mė parė nga [xeni]
    Ēne Fatos Nano?

    lol
    Keta jane protagonistet kryesore ose lideret kryesore qe qeverisen Shqiperine.

    Meqe te beri pershtypje Nano, na pelqen apo jo e kishim per disa vjet "mbi koke".

    Persa i perket aktivitetit apo suksesit te ketyre, mendimi im eshte qe vendin kryesor e ze Ismail Qemali e me pas Vidi edhe pse qeverisen shume me pak se te tjeret...
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Qe te mos na zemerohen edhe Kryeministrat po i rendis dhe keta...

    Kryeministrat e Shqiperise

    Ismail Qemali ( 1912- 1913)
    Myfit Libohova ( 1913- 1914)
    Turhan Pasha Pėrmeti ( 1914)
    Esat Pashė Toptani ( 1914)
    Abdullah Rushdi ( 1914- 1918)
    Turhan Pasha Pėrmeti ( 1918- 1920)
    Sulejman Bej Delvina ( 1920)
    Ilias Bej Vrioni ( 1920- 1921)
    Pandeli Evangjeli ( 1921)
    Hasan Bej Prishtina ( 1921)
    Omer Pasha Vrioni ( 1921- 1922)
    Xhafer Ypi ( 1922)
    Ahmet Zogu ( 1922- 1924)
    Shefqet Bej Verlaci ( 1924)
    Ilias Bej Vrioni (2nd time) ( 1924)
    Fan S. Noli ( 1924)
    Ilias Bej Vrioni (3rd time) ( 1924- 1925)
    Ahmet Zogu (2nd time) ( 1925)
    Kosta Kota ( 1928- 1930)
    Pandeli Evangjeli (2nd time) ( 1930- 1935)
    Mehdi Bej Frashėri ( 1935- 1936)
    Kosta Kota (2nd time) ( 1936- 1939)
    Shefqet Bej Verlaci (2nd time) ( 1939- 1941)
    Mustafa Merlika Kruja ( 1941- 1943)
    Eqerem Bej Libohova ( 1943)
    Maliq Bushati ( 1943)
    Eqerem Bej Libohova (2nd time) 1943
    Ibrahim Bej Biēaku 1943
    Mehdi Bej Frashėri (2nd time) ( 1943)
    Rexhep Mitrovica ( 1943- 1944)
    Fiqeri Dino ( 1944)
    Enver Hoxha ( 1944- 1954)
    Mehmet Shehu ( 1954- 1981)
    Adil Ēarēani ( 1982- 1991)
    Fatos Nano ( 1991)
    Ylli Bufi ( 1991)
    Vilson Ahmeti ( 1991- 1992)
    Aleksander Meksi ( 1992- 1997)
    Bashkim Fino ( 1997)
    Fatos Nano (2nd time) ( 1997- 1998)
    Pandeli Majko ( 1998- 1999)
    Ilir Meta ( 1999- 2002)
    Pandeli Majko (2nd time) ( 2002)
    Fatos Nano (3rd time) ( 2002-Present)
    Sali Berisha (2005)
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar mė parė nga tani_26
    Keta jane protagonistet kryesore ose lideret kryesore qe qeverisen Shqiperine.

    Meqe te beri pershtypje Nano, na pelqen apo jo e kishim per disa vjet "mbi koke".

    Persa i perket aktivitetit apo suksesit te ketyre, mendimi im eshte qe vendin kryesor e ze Ismail Qemali e me pas Vidi edhe pse qeverisen shume me pak se te tjeret...
    Ke te drejte, lider ka qene. Thjeshte m'u duk sikur kriteri ishte "kryetar shteti". Sidoqofte, nuk do jete ēudi qe te zgjidhet President shpejt. Vete fakti qe Sala po ēirret qe ta harroje Presidencen tregon se ka diēka...nejse.


    Une mendoj se vendin kryesor e ze Ahmet Zogu, ne ēdo aspekt.

  13. #13
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Fatos Nano nuk ka qene President por Kryeminister.
    Ai ka qene kryeminister ne periudha te caktuara, jo ne nje periudhe afatgjate sic marrim shembullin e Sales si President qe ishte i tille 5 vite rresht.
    Ne koherat me te rendesishme (sic eshte lufta e Kosoves) kryeminister ishte Majko.
    Pastaj ke pasur Meten, Finon, Bufin e me rradhe.
    Aleksander Meksi ka qene per me shume kohe Kryeminister se Fatos Nano e atij i perket te jete ne liste, apo e kam gabim?
    Udheheqja Socialiste ka pasur lidere te ndryshem dhe ka qene reprezantuar nga personalitete te ndryshme gjate ketyre 15-16 viteve te fundit.
    Po ta bejme llogaritjen matematikore i bie qe nga viti 1991 ka pasur 6 Kryeministra Socialiste dhe 1 President. (apo e harrove Mejdanin ti?)
    Fatos Nano ne 3 termat e tij si Kryeminister si mbush 4 vjet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FЯODO : 22-02-2006 mė 15:18
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e arber x
    Anėtarėsuar
    02-03-2005
    Postime
    51
    Ketu po diskutohet sa burra te mire kane qene udheheqesit tane( te poshtepermendurit...) apo thjesht po numeroni sa feste kemi patur mbi krye??????
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arber x : 22-02-2006 mė 15:37
    Still waters run deep............www.studime-londer.co.uk

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e arber x
    Anėtarėsuar
    02-03-2005
    Postime
    51
    Citim Postuar mė parė nga tani_26
    Enver Hoxha (1913 - 1985)


    Per pamje ky ua merr te gjitheve..... verejeni mire, te gjithe kane shprehje te ndryshme ne fytyre, inatcorre, dinake , te zgjuar, ....... kurse ky duket babaxhan dhe indiferent. Apo sme ka stampuar dhe nje buzeqeshje qe nuk e ka patur asnje udheheqes deri me sot..... meqe na kishe sjelle foto pse te mos ju bejme dhe ndonje koment te tille???
    Still waters run deep............www.studime-londer.co.uk

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    Ky artikull nga NY Times, i vitit 1919 tregon perberjen e qeverise shqiptare ne ate vit. Shqiptari Konstandin Cekrezi, aktivist ne Amerike, mundohet te krijoje nje nje imazh per vendin e tij. Ai mundohet te tregoje solidaritetin e popullit te tij ne zgjedhjen e kesaj qeverie, qe perbehet nga njerez e tre feve kryesore ne Shqiperi.


  17. #17
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar mė parė nga Frodo9
    Fatos Nano nuk ka qene President por Kryeminister.
    Ai ka qene kryeminister ne periudha te caktuara, jo ne nje periudhe afatgjate sic marrim shembullin e Sales si President qe ishte i tille 5 vite rresht.
    Se pari ia vlen te them se perderisa i vendosa keta lidere ketu nuk do te thote se kam simpati per te gjithe, e njejta gje vlen edhe per Nanon.


    Pastaj ke pasur Meten, Finon, Bufin e me rradhe.
    Problemi eshte se kur kane qene keta tre zoterinjte kryeministra kane qene te emeruar dhe me "bekimin e Nanos" pra nuk kane qene lidere e as kryetar Partie, pra ligjin e ben lideri apo kryetari i Partise..

    Aleksander Meksi ka qene per me shume kohe Kryeminister se Fatos Nano e atij i perket te jete ne liste, apo e kam gabim?
    Prape je gabim. Meksi vertete ka qene kryeminister por kopetencat i kishte Presidenti, ose e thene me popullorce "ligjin e bente Berisha", pra me pak fjale ky ishte numri 1.


    Udheheqja Socialiste ka pasur lidere te ndryshem dhe ka qene reprezantuar nga personalitete te ndryshme gjate ketyre 15-16 viteve te fundit.
    Po ta bejme llogaritjen matematikore i bie qe nga viti 1991 ka pasur 6 Kryeministra Socialiste dhe 1 President. (apo e harrove Mejdanin ti?)
    Fatos Nano ne 3 termat e tij si Kryeminister si mbush 4 vjet.
    UDHEHEQJA Socialiste ose me sakte kjo parti gjate ketyre 15 vjeteve ka patur vetem nje kryetar apo lider dhe ky eshte Nano, per pasoje ky ishte lideri qe kishte kompetencat....
    Meidanin nuk e harrova aspak por fatkeqesisht Meidani ishte i kufizuar ne kompetenca pasi sipas Kushtetutes kryeministri ka me teper kompetenca dhe per pasoje ky eshte kryetari i Qeverise dhe qeveris vendin. Pra kush qeverris nje vend e meriton te quhet edhe Lider apo udheheqes...
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Pak informacion mbi aktivitetin e Udheheqesve historike te shtetit shqiptar...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga tani_26 : 24-02-2006 mė 10:36
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Ismail QEMALI(1844-1919).
    Udhėheqės i shquar i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare dhe kryeministėr i parė i Shqipėrisė sė pavarur. Hero i Popullit. Lindi nė Vlorė nė njė familje ēifligare. Pasi kreu shkollėn fillore nė qytetin e lindjes dhe gjimnazin "Zosimea" nė Janinė, mė 1859 u vendos me familjen e tij nė Stamboll, ku u aktivizua nė lėvizjen patriotike shqiptare: mori pjesė nė pėrpjekjet pėr caktimin e njė alfabeti tė pėrbashkėt tė gjuhės shqipe dhe pėr formimin e njė shoqėrie kulturore shqiptare. Nė Perandorinė Osmane pati funksione tė rėndėsishme administrative dhe u shqua shumė shpejt si personalitet me pikėpamje liberale.
    Postet e tij i pėrdori jo vetėm pėr tė ndihmuar lėvizjen ēlirimtare tė bashkatdhetarėve, par edhe pėr tė lehtėsuar sado pak gjendjen e vėshtirė tė popujve tė shtypur tė perandorisė duke luftuar kundėr obskurantizmit e dallimit racor dhe duke pėrkrahur pėrhapjen e kulturės e tė dijeve shkencore. Kėrkesat e Ismail Qemalit pėr zbatimin e reformave demokratike e ēuan nė konflikt me rrethet konservatore tė Stambollit. U dėnua nga Porta e Lartė me internim, tė cilin e vuajti pėr 7 vjet. Nė maj tė 1900, pėr t'u shpėtuar ndjekjeve tė Sulltanit, u arratis nga Stambolli dhe qėndroi nė vise tė ndryshme tė Evropės, ku vendosi lidhje dhe bashkėpunoi me rrethet politike tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare.


    Ismail Qemali zhvilloi njė aktivitet tė dendur politik pėr njohjen e Shqipėrisė nė opinionin evropian. Ai shpalli botėrisht programin e tij autonomist nė intervista e artikuj tė botuar nė shtypin shqiptar tė kohės dhe nė organe tė huaja. Platforma politike e Ismail Qemalit. nė pėrgjithėsi pėrputhej me atė tė ideologėve tė tjerė tė Rilindjes, por me disa veēori nė lidhje me rrugėt e mjetet pėr sigurimin e autonomisė. Nė kėtė etapė tė veprimtarisė sė tij ai mendonte tė vazhdohej rruga reformiste pėr sigurimin e autonomisė nga lart, i shqetėsuar se mos kryengritjet i jepnin shkas ndėrhyrjes sė huaj.

    Mori pjesė aktive nė lėvizjen xhonturke, nė krahun pėrparimtar tė saj qė ishte pėr njohjen e tė drejtave tė kombeve tė Perandorisė dhe u hodh kundėr xhonturqve kur kėta morėn pushtetin dhe vendosėn diktaturėn ushtarake. Nė dhjetor tė 1908, me gjithė luftėn qė i bėnė autoritetet xhonturke, u zgjodh deputet i sanxhakut tė Beratit nė parlamentin osman ku, sė bashku me grupin e deputetėve patriotė, mbrojti interesat e kombit shqiptar. Nė kėtė kohė ai kaloi nė pozitat mė tė pėrparuara duke e konsideruar kryengritjen e armatosur si mjet pėr sigurimin e autonomisė sė Shqipėrisė.
    U dallua si frymėzues dhe organizator i kryengritjeve antiosmane tė viteve 1910-1912. Sė bashku nie L. Gurakuqin e patriotė tė tjerė hartoi memorandumin e Greēės tė qershorit 1911 dhe nė fund tė atij viti mori nismėn pėr organizimin e kryengritjes sė pėrgjithshme tė 1912. I ngarkuar nga rrethet patriotike tė vendit shkoi nė Stamboll pėr ta bindur qeverinė osmane t'u jepte shqiptarėve autonominė.
    Pas fillimit tė Luftės sė Parė Ballkanike ndėrmori sė bashku me L. Gurakuqin njė aksion tė ri politik pėr tė shpėtuar atdheun. Nė mbledhjen e Bukureshtit mė 5 nėntor 1912 gjeti pėrkrahjen e kolonisė shqiptare tė atjeshme dhe prej andej shkoi nė Vjenė ku u takua me personalitete politike austro-hungareze dhe me pėrfaqėsues diplomatikė tė Fuqive pėr tė shtruar e mbrojtur ēėshtjen shqiptare duke pasur parasysh kontradiktat qė ekzistonin midis fuqive. Ai pėr ēlirimin e plotė tė vendit.
    Mė 19 nėntor 1912 njoftoi nė atdhe se do tė shpallej pavarėsia nga Kuvendi Kombėtar qė do tė mblidhej pėr tė vendosur mbi tė ardhmen e vendit. U kthye me bashkėpunėtorėt e tij nė Shqipėri. Nė Vlorė kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombėtar qė shpalli Pavarėsinė e Shqipėrisė mė 28 Nėntor 1912. U caktua kryetar i Qeverisė sė Pėrkohshme. Nė politikėn e brendshme dhe tė jashtme tė qeverisė kombėtare u tregua i prirur pėr kompromise me ēifligarėt, pėr tė pėrfituar nga ndikimi qė gėzonin kėta nė shtresat e pasura e tė mesme, por edhe i vendosur pėr demokratizimin e jetės sė vendit, i vėmendshėm kundrejt politikės sė Fuqive pėr tė shpėtuar atė qė mund tė shpėtohej nė dobi tė atdheut, por i papajtueshėm me ēdo cenim nga ana e tyre tė pavarėsisė e tė sovranitetit kombėtar, i lirė nga paragjykimet kundrejt fqinjėve me tė cilėt kėrkonte tė kishte marrėdhėnie miqėsore, por edhe kundėrshtar i rreptė i synimit tė tyre pėr tė copėtuar Shqipėrinė.
    Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, ndonėse nė kushte shumė tė vėshtira tė brendshme e tė jashtme, mori njė varg masash nė fushėn e ekonomisė, tė ndėrtimit shtetėror dhe tė kulturės kombėtare qė hapnin rrugėn e zhvillimit demokratik tė atdheut. Mbrojti pranė Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit dhe pranė kancelarive tė Fuqive tė Mėdha tė drejtat e ligjshme tė popullit shqiptar, tėrėsinė territoriale tė vendit. Nė tė gjitha kėto veprime Ismail Qemali u tregua burrė shteti dhe diplomat largpamės. Me politikėn e tij ngjalli kundėrshtimin e rretheve konservatore e reaksionare ēifligare si edhe tė imperialistėve, tė cilėt e rrėzuan qeverinė kombėtare tė kryesuar prej tij nė janar 1914. Vitet e fundit tė jetės sė tij tė kaluara nė mėrgim Ismail Qemali i pėrdori nė dobi tė ēėshtjes shqiptare. Vdiq nė Itali.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Vilhelm Vidi. (1876 - 1945)
    Nė nėntor 1913 me propozimin e Austro-Hungarisė dhe tė Italisė, tė miratuar edhe nga shtetet tjera, u pranua qė pėr princ tė Shqipėrisė tė sillet gjermani Vilhelm fon Vid, njė kapiten i ushtrisė gjermane dhe nip i mbretėreshės sė Rumanisė.

    Nė fund tė vitit 1913 dhe nė fillim tė vitit 1914, Shqipėria nė pikpamje politike ishte nė njė pozitė tė mjeruar, sepse nuk kishte njė qeverisje unike nė gjithė vendin. Nė tė vėrtet asokohe nė Shqipėri sundonin shumė qeveri lokale si : Qeveria e Vlorės e kryesuar nga Ismail Qemali;nė Durrės nga 12 tetori 1913 vepronte”pleqėsia e Durrėsit”e Esat Pashė Toptanit;nė Orosh tė Mirditės qeveriste Prenk Bib Doda; nė Fier e Myzeqe sundonte qeveria e Aziz Pashė Vrionit;nė Lezhė e Shėngjin Dedė Coku e Vat Marashi;nė Shkodėr qeveriste njė detashment i ushtrive ndėrkombėtare nėn kryesinė e kolonelit anglez Filips;nė Himarė qeveriste agjenti grek Spiro Milo;nė Gjirokastėr qeveria e Jorgji Zografos;nė Mat Ahmet Zogu dhe shumė grupe mercenarėsh qė vepronin pėrgjatė kufijve veri-lindorė si:Arif Hiqmeti, Jusuf Beu etj.

    Meqenėse Fuqitė e Mėdha caktuan princ Vidin pėr tė qeverisur nė Shqipėri, Qeveria e Vlorės nė krye me Ismail Qemailin, dhanė pėlqimin pėr ardhjen e tij nė vend. Dhe pėr t“i hapur rrugė njė zhvillimi tė ri politik tė Shqipėrisė si dhe sigurisė sė saj, mė 22 janar 1914, Ismail Qemali dha dorėheqje dhe pushtetin ia dorėzoi Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit/KNK/. Pas dorėheqjes, I. Qemaili u largua nga shqipėria(nė Zvicėr), por nuk hoqi dorė kurrė nga pėrpjekjet nė interes tė vendit. Ato ditė KNK administratėn qendrore tė Vlorės e shndėrroi nė njė administratė lokale tė varur prej tij dhe nė vend tė 8 ministrive u krijua njė drejtori e pėrgjithshme dhe pesė degė me kompetenca tė kufizuara.

    Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit (KNK) i kėrkoi edhe Esat Pashė Toptanit, qė ta shpėrndante « Pleqėsinė e Durrėsit”, dhe ai kėtė e bėri mė 12 shkurt 1914, pasi mori premtimin nga KNK-ja se mė 21 shkurt do ta kryesonte delegacionin shqiptar nė Gjermani, pėr t'ia dhėnė kurorėn Princ Vidit nė emėr tė shqiptarėve. Po kėshtu edhe qeveritė tjera lokale nė shqipėri(pėrveē nė jug tė Shqipėrisė), u shpėrbėnė njėra pas tjetrės dhe u detyruan ta njohin princ Vidin si tė vetmin sundimtar tė Shqipėrisė.

    Me pėrqėndrimin e administratės shtetėrore shqiptare nė duart e KNK, gjendja e brendshme e Shqipėrisė nuk u pėrmirėsua dot, pėrkundrazi ajo u keqėsua edhe mė tepėr nga lėvizjet qė po pėrgaditeshin brenda e jashtė vendit kundėr sovranitetit dhe tėrėsisė tokėsore tė Shqipėrisė, tė cilat po minonin nga themelet ekzistencėn e shtetit shqiptar.
    Ajo qė minonte shtetin shqiptarė nė fund tė vitit 1913 dhe nė fillim tė vitit 1914, ishte lėvizja pėr autonominė e”Vorio-Epirit”nė Jug tė Shqipėrisė. Pas caktimit tė kufirit shqiptaro-grek, me protokollin e Firencės mė 17 dhjetor 1913, fuqitė e mėdha i kėrkuan Greqisė t“i tėrhiqte trupat e saj nga jugu i Shqipėrisė. Kryeministri grek Elefter Venizellos nė fund tė dhjetorit, e kushtėzoi tėrheqjen e ushtrisė me zgjidhjen e ishujve tė Egjeut nė favor tė Greqisė. Dhe pėr t“i kėnaqur kėrkesat e palės greke, mė 13 shkurt 1914 fuqitė e mėdha i deklaruan qeverisė greke me njė not kolektive, se ēėshtja e ishujve tė Egjeut do tė zgjidhet pozitivisht pasi tė jenė larguar trupat e saj nga tokat shqiptare qė pėrfshiheshin brenda kufijve tė caktuar me protokollin e Firencės. Qeveria greke, formalisht, i pranoi kėto kėrkesa dhe nuk pushoi sė bėri deklarata mashtruese se po merrte masa pėr tė qetėsuar”Vorio-Epirin”.
    Mė 1 mars 1914 pasi u largua ushtria greke nga Korēa, aty u futėn repartet e xhandarmėrisė shqiptare dhe menjėherė u ngritė njė administratė shqiptarė nėn varėsinė e KNK. Ndėrsa Korēa u bashkua me atėdheun, nė krahinat tjera tė jugut(nė Gjirokastėr, Sarandė, Delvinė dhe nė Pėrmetė) autoritetet greke, duke e shfrytėzuar mungesėn e njė qeverie tė plotėfuqishme shqiptare me qėllim qė t“i jepnin njė bazė”tė ligjshme” lėvizjes”vorio-epirote”, mė 2 mars nė Gjirokastėr organizuan njė”kongres epirot”, ku u shpallė”autonomia e Vorio-Epirit”me njė”qeveri tė pėrkohshme”tė kryesuar nga Jorgji Zografos, ndėrsa nėn shembullin e Zografit, ndėrkohė majori i ushtrisė greke himarioti Spiro Milo shpalli gjithashtu”autonominė e Himarės”nė njė zonė qė pėrfshinte 7 fshatra tė bregdetit tė banuar me shqiptarė.

    Nė kėto rrethana qeveria greke mendonte t“i pėrdorte kėto krahina si njė bazė pėr pushtimin, nė kushte mė tė favorshme, tė pjesės tjetėr tė Shqipėrisė sė Jugut.


    Ardhja e Princ Vilhelm Vidit nė Shqipėri

    Princi Vilhelm Vidi arriti nė Durrės mė 7 mars 1914 nė orėn 3 pasdite. Rrethet patriotike si dhe pėrkrahėsit e tjerė tė Vidit nga radhėt e ēifligarėve e pritėn me entuziazėm ardhjen e tij nė Shqipėri, me bindjen se ai do tė realizonte aspiratat e tyre nacionale e shoqėrore.

    Pėr kryeqytet tė Shqipėrisė Princ Vidi zgjodhi pikėrisht Durrėsin, ku edhe kishte ndikim tė fortė Esat Pashė Toptani. Esat Pasha me qėllim qė tė siguronte njė pozitė me rėndėsi nė kabinetin qeverisės tė princ Vidit, zyrtarisht deklaroi se e mirėpret caktimin e tij pėr princ tė Shqipėrisė, por fshehurazi vazhdoi tėrė kohėn, tė nxiste lėvizjen pėr njė princ mysliman nė vend.
    Mė 17 mars Vidi formoi qeverinė e re shqiptare, nė krye me Turhan Pashė Pėrmetin, njė diplomat i vjetėr qė kishte qenė ambasador i perandorisė Osmane pėr 25 vjet rresht nė Peterburg tė Rusisė. Kabinetin e tij qeveritarė e pėrbėnin: 1. Esat Pashė Toptani-Ministėr i Luftės dhe i Punėve tė Brendshme;2. Aziz Pashė Vrioni-Ministėr i Bujqėsisė dhe i Tregtisė;3. Myfit bej Libohova-Ministėr i Drejtėsisė dhe i Kultit;4. Dr. Mehdi bej Frashėri-Ministėr i Financave;5. Hasan Bej Prishtina-Ministėr i Postė-Telegrafikeve; 6. Dr. Mihal Turtulli-Ministėr i Arsimit;7. Prenk Bib Doda-Ministėr pėr Punėt Botore.

    Regjimi i Vidit u sanksionua nga Statuti Organik i Shqipėrisė, (ligji i parė themelor i shtetit shqiptar), i cili u pėrgadit nga KNK dhe bazohej kryesisht nė vendimet themelore tė marra nga Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr mė 29 korrik 1913. Sipas nenit 1 tė kėtij Statuti, shqipėria shpallej:”Principatė kushtetuese e pavarur dhe e trashėgueshme”, nėn garancinė e Fuqive tė Mėdha. Me nenin 2, Fuqitė e Mėdha garantonin gjithashtu tėrėsinė dhe paprekshmėrinė e tokave tė Shqipėrisė nė kufijtė qė kishin caktuar ato.
    Me nenin 3 shteti shqiptar do tė ishte asnjanės dhe kjo asnjanėsi garantohej po nga Fuqitė e Mėdha. . . Sipas nenit 7 nė fronin e Shqipėrisė njihej me tė drejta sovrane princi Vilhelm Vid, i cili ishte kryetar i administratės civile e ushtarake dhe kishte tė drejtė tė emronte Kėshillin e Ministrave. Organi legjislativ i Shqipėrisė ishte Asambleja kombėtare.
    Gjuhė zyrtare dhe e detyruar nė shkolla ishte shqipja. Nga ana administrative, Shqipėria ndahej nė 7 sanxhaqe(prefektura), tė cilat ndaheshin nė kaza(nėnprefektura)dhe kazatė nė nahije(komuna). Statuti Organik i Shqipėrisė caktoi institucionet e larta tė shtetit, pėrbėrjen e forcave tė armatosura, tė administratės, tė financave, tė drejtėsisė, tė arsimit. . . dhe garantonte ushtrimin e lirė tė veprimtarisė ekonomike, shoqėrore e politike.

    Me tu vendosur nė fronin e Shqipėrisė, princ Vidi u pėrpoq tė zgjidhte problemin mė urgjent dhe mė tė ndėrlikuar tė vendit, atė tė largimit tė trupave greke nga Shqipėria e jugut dhe tė vendosjes sė administratės shqiptare nė kėto vise . Por qysh nė fillim ai tregoi se nuk ishte i vendosur tė mbronte deri nė fund, pa kompromis interesat e shtetit shqiptar.
    Pėr tė zgjidhur kėtė ēėshtje ai hyri nė bisedime me qeverinė”vorio-epirote” tė shpallur nė Gjirokastėr. Dhe pėr kėtė qėllim Vidi caktoi si komisar tė jashtėzakonshėm pėr shqipėrinė e Jugut oficerin holandez Tomson, i cili kishte ardhur nė Shqipėri pėr tė ristrukturuar xhandarmėrinė shqiptare. Ky shkoi nė Korfuz dhe mė 10 mars zhvilloi bisedime me pėrfaqėsuesin e”vorio-epirotėve”, Karapanon. Tomsoni, duke ditur se Fuqitė e Mėdha, KNK dhe vet princ Vidi nuk donin tė kishin shumė kokėēarje, u premtoi grekėve disa tė”drejta tė veēanta”pėr popullsinė e”Epirit tė Veriut”.
    Kompromisi i Tomsonit ngjalli protesta tė ashpra nė rrethet patriotike shqiptare. Edhe qeveria e Durrėsit/e Turhan Pashės/poashtu nuk e pranoi kėtė kompromis, prandaj e shkarkoi Tomsonin nga detyra e komisarit dhe u shpreh kundėr ēdo lloj autonomie pėr krahinat e jugut.

    Nė kėto rrethana trupat greke pėr t“i realizuar planet e veta(pasi ishin tėrhequr nga Korēa mė 1 mars)natėn, duke gdhirė 2 prilli 1914 bėnė njė puē-komplot tė armatosur mė qėllim tė pushtimit tė Korēės. Mirėpo xhandarmėria shqiptare nėn komandėn e majorit holandez G. Sneller dhe korpusi i vullnetarėve me qindra fshatarė nėn udhėheqjen e Themistokli Gėrmenjit, intervenuan shpejt dhe brenda njė kohe tė shkurtėr e shtypėn puēin e komplotistėve grek.
    Repartet e xhandarmėrisė shqiptare pastaj vazhduan marshimin e tyre pėr tė marrė nė dorėzim Kolonjėn, Leskovikun, Ersekun etj. Dėshtimi i puēit tė Korēės, vendosmėria e forcave shqiptare pėr tė kundėrshtuar ēdo veprim shovinist e antishqiptar si dhe qėndrimi i ftohtė i Fuqive tė Mėdha ndaj planeve aneksioniste greke qė shkelnin edhe vendimet e Londrės, e bindėn mė nė fund qeverinė greke dhe Jorgji Zografin, se nuk ishte e lehtė tė sigurohej”autonomia”e plotė e krahinave jugore.
    Prandaj ata fuqive tė mėdha u paraqitėn kėrkesa mė tė zbutura, duke pranuar tani autonominė e Korēės dhe tė Gjirokastrės pa i shkėputur ato nga Shqipėria, por me kusht qė tė administrohen nga njė guvernator me origjinė tė huaj, xhandarmėria tė formohej nga popullsia vendase nėn komandėn e oficerėve grekė me origjinė”epirote”. . . etj. Nė tė vėrtet qeveria greke e bėri kėtė pėr tė fituar kohė nė pėrpjekjet e tija pėr pushtimin e Shqipėrisė jugore.


    Qeveria shqiptare e Durrėsit i hodhi poshtė kėto kėrkesa dhe pėr mė tepėr ajo mori vendim qė tė organizoheshin sa mė parė reparte tė reja tė armatosura pėr tė dėbuar nga krahinat e jugut pushtuesit grekė dhe pėr tė vendosur atje administratėn shqiptare.
    Ndonėse pėrballė aleancave politike ushtarake evropiane(Antantės dhe Bllokut Qėndror)Greqia mbante ende njė qėndrim tė papėrcaktuar, ajo pėrkdhelej nga tė dya palėt, sepse ato lakmonin pozitėn e saj strategjike. Mė 24 prill 1914 fuqitė e mėdha, e njoftuan Venizellosin se ishin tė gatshme t“u bėnin lėshime”vorio-epirotėve”dhe se mund tė pranonin rishikimin e kufirit greko-shqiptar nė favor tė Greqisė. E ndodhur nėn njė presion tė gjithanshėm, qeveria shqiptare u detyrua mė nė fund, mė 5 maj, t“ia besonte KNK zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-grek. Bisedimet ndėrmjet KNK dhe pėrfaqėsuesve”vorio-epirot” u mbajtėn nė Korfuz.

    Ato filluan mė 10 maj dhe pėrfunduan mė 17 maj me nėnshkrimin e njė protokolli, e qė u quajt”protokoli i Korfuzit”. Nė kėtė protokoll parashikohej qė dy prefekturat nė jug tė Shqipėrisė, ajo e Korēės dhe e Gjirokastrės, ndonėse formalisht do tė bėnin pjesė nė shtetin shqiptar, do tė kishin njė administratė mė vete, pothuajse autonome, organizimi i sė cilės i lihej nė dorė Kėshillit Ndėrkombėtar tė Kontrollit. KNK pranoi gjithashtu edhe kėrkesėn e Spiromilos pėr t“i njohur krahinės sė Himarės, nė njė zonė qė shtrihej tani nė 14 fshatra tė bregdetit tė Jonit. Meqenėse Italia luftoi energjikisht pėr arritjen e marrėveshjes sė Korfuzit, pėr shkak tė interesave tė veta nė Vlorė, Venizellua e kėnaqi kėrkesėn e saj, duke i paraqitur parlamentit grek mė 18 maj, projektligjin mbi lėshimin e Sazanit shtetit shqiptar dhe ky projektligj u miratua mė 27 maj.
    Protokolli i Korfuzit do tė fuqizohej pasi tė ratifikohej nga qeveria shqiptare(mė 23 qershor 1914) dhe nga qeveria”vorio-epirote” si dhe pasi tė miratohej formalisht nga gjashtė fuqitė e mėdha. Njoftimi mbi nėnshkrimin e marrėveshjes sė Korfuzit e cila ishte plotėsisht nė kundėrshtim me Statutin Organik tė Shqipėrisė dhe shkelte hapur sovranitetin e shtetit shqiptar, shkaktoi njė indinjatė tė thellė nė tėrė Shqipėrinė.

    Shpėrthimi i kryengritjes nė Shqipėrinė e Mesme

    Nė kėto rrethana gjendja e brendshme e Shqipėrisė u ndėrlikua shumė edhe nga shpėrthimi i kryengritjes sė armatosur nė Shqipėrinė e Mesme, kundėr regjimit tė Vidit. Nė tė vėrtet kreu i kryengritėsve ishte i larmishėm. Nė tė u rreshtuan ithtarė tė ndryshėm siartizanėt e njė princi mysliman, antividistėt, xhonturqit, panturkistėt apo panislamistėt siē u quajtėn ndryshe, antifeudalėt. . . dhe pas kėtij koalicioni laraman qėndronin qarqe tė huaja serbe, franceze, ruse, greke, turke, italiane. . . , tė cilat ishin tė interesuar pėr njė gjendje sa mė kaotike nė Shqipėri.
    Pra bartėsit kryesor tė sė keqes nė Shqipėri nė atėkohė qenė reaksioni feudal proserb, pro italian. . . i udhėhequr nga Esat Pashė Toptani, reaksioni grekoman i udhėhequr nga peshkopėt grek(Jakovi e Germanos), J. Zografos, Spiromilo etj, reaksioni turkoman i kryesuar nga myftiu i Tiranės Musa Qazimi etj.

    Kryengritja e Shqipėrisė sė Mesme ose e rebelėve, siē u quajt ndryshe, filloi nė rrethin e Tiranės. Mė 17 maj 1914 u sulmua te ura e Limuthit afėr Tiranės batalioni i vullnetarėve tiranas qė ishte nisur nė drejtim tė Durrėsit pėr tė shkuar nė jug, nė frontin kundėr shovinistėve grek. Pasi shpartalluan batalionin e vullnetarėve kryengritėsit hynė nė Tiranė. Tė nesėrmen grumbuj fshatarėsh tė armatosur zunė Shijakun dhe iu drejtuan Durrėsit, mirėpo nė hyrje tė qytetit hasėn nė rezistencė tė forcave qeveritare tė Vidit. Drejtuesit e kryengritjes me kėtė rast dolėn hapur kundėr princ Vidit dhe kėrkuan njė princ turk.


    Pėr vendosjen e njė princi mysliman prej kohėsh angazhohej edhe Esat Pashė Toptani. Esat Pasha edhe pse kishte dy ministri mė tė rėndėsishme nė qeverinė e Durrėsit, me kohė u shpėrndau armė mercenarėve tė vet”kinse pėr t“iu bėrė ballė fqinjėve”ndėrsa fshehtas propagandonte nėpėrmjet njerėzve tė vet kundėr V. Vidit, duke i kėshilluar”me kėrkue njė mbret prej Stambollit, me qėllim qė kėto pshtjellime e trazime t“i sillnin fitim pėr ta shtie nė dorė pushtetin”


    Qeveritarėt nė oborrin e princit nė kohėn kur po pėrballeshin me sulmet e kryengritėsve, duke menduar se prapa kėrkesave tė kryengritėsve qėndronte Esat Pasha, mė 19 maj 1914 organizuan xhandarmėrinė e Durrėsit dhe e arrestuan atė nė shtėpinė e tij.
    Goditja kundėr Esat Toptanit u konsiderua nga Italia si njė grusht qė i jepej ndikimit tė Romės nė Shqipėri. Brenda qeverisė dominonte mendimi qė E. Toptani duhej tė gjykohej, mirėpo princi atė as nuk e denoi as nuk e nxori tė pafajshėm, gjė qė u indinjuan shumė besnikėt e tij. Pas ndėrhyrjes energjike tė ministrit italian nė Durrės, baronit Alioti, Vidi ia dorėzoi E. Toptanin legatės italiane e cila e mori me njė luftanije dhe e dėrgoi nė Itali. Para se tė largohej nga Shqipėria, Esati do tė firmos njė premtim se ai nuk do tė kthehej mė nė shqipėri dhe se nuk do tė pėrzihej mė nė politikėn shqiptare ose nė intrigat kundėr fronit, mirėpo ai nuk do ta mbaj premtimin e dhėnė.
    *Pas largimit tė Esatit pasuan ndryshime nė qeverin e Vidit. Turhan Pasha mbeti kryeministėr;Preng Bib Doda-ministėr i punėve tė jashtme;Aqif Pashė Elbasani-ministėr i brendshėm dhe i luftės;Filip Noga-ministėr i financave;Dr. Mihal Turtulli-ministėr i arsimit, Mithat Frashėri –ministėr i punėve botore dhe i Postė-telegrafave dhe Abdi Toptani-ministėr i bujqėsisė. Largimi i Esat Pashės edhe pse u konsiderua si njė fitore e madhe, kryengritja e nisur nuk u ndėrpre dot. Zjarri i kryengritjes u pėrhap edhe nė krahinat tjera.
    Duke shfrytėzuar sukseset e kryengritjes, krerėt e saj me 3 qershor 1914 nė Shijak organizuan njė mbledhje, ku u zgjodh” Kėshilli i Parė i Pėrgjithshėm” me kėtė pėrbėrje: Mustafa Ndroqi-kryetar;Xhenabi Adili. -nėnkryetar, Musa Qazimi-anėtarė etj, dhe Qamil Haxhi Feza-u emrua komandant i pėrgjithshėm i kryengritėsve. Nė kėtė mbledhje u miratua edhe njė program politik thellėsisht antikombėtar, qė iu paraqit pėrfaqėsuesve tė Fuqive tė Mėdha nė KNK. Programi pėrmbante kėrkesa pėr largimin e princ Vidit;pėr kthimin e Shqipėrisė nėn administrimin Turk, ose sjelljen e njė princi turk tė varur nga Sulltani;pėr ngritjen e flamurit tė Turqisė;pėr pėrdorimin e alfabetit turko-arab nė gjuhėn shqipe;zgjedhjen e kryemyftiut tė Shqipėrisė nga Sheih-ul-Islami i Stambollit etj.


    Kryengritėsit edhe pas disa pėrpjekjeve pėr ta shtirė nė dorė Durrėsin nuk patėn sukses, andaj iu drejtuan qyteteve tjera dhe gjatė muajit qershor shtinė nė dorė Kavajėn, Krujėn, Peqinin dhe Elbasanin. Mbas pushtimit tė Elbasanit, - Qermenika, Quksi dhe Mokra, njėra pas tjetrės bashkohen me kryengritėsit, kurse nė veri ata u shtrinė deri nė Milot, buzė lumit Mat. Nė fillim tė korrikut kryengritėsit marshuan drejt jugut dhe brenda pakė ditėve morėn Lushnjėn, Fierin, Beratin dhe nga lindja arritėn deri nė Pogradec, ku aty mė 11 korrik nėnshkruan edhe njė marrėveshje tė pėrkohshme me “vorio-epirotėt”tė cilėt ato ditė kishin pushtuar Kolonjėn, Korēėn, Tepelenėn dhe kishin arritur deri nė Berat.

    Duke e ndjerė rrezikun nga sukseset e kryengritėsve, princ Vidi bėri thirrje pėr ndihma nga tė gjitha anėt, por vetėm nga veriu mundėn tė vinin disa forca tė pakta, ndėrsa Shqipėria e jugut duke qenė pėrballė ndjekjeve, mizorive e shpėrnguljeve nga forcat greke, nuk mundi tė jepte ndihmė. Pėr rrjedhojė, nė fund tė korrikut 1914 dhe nė pragun e shpėrthimit tė luftės sė parė botėrore, Shqipėria ishte nė gjendje tė rėndė politike. Pushteti i qeverisė Shqiptare tashmė ishte kufizuar vetėm nė Durrės e nė Vlorė-(deri mė 1 shtator kur ajo ra nė duarė tė kryengritėsve);nė Shqipėrinė e Mesme shtrihej pushteti i kryengritėsve;viset e jugut ndodheshin nėn shtypjen e forcave greke, krahinat e verilindjes nėn presionin e vazhdueshėm tė serbėve, ndėrsa Shkodra ndodhej nėn administrimin e forcave ndėrkombėtare.

    Princ V. Vidi bėri pėrpjekjen e fundit pėr tė shpėtuar qeverisjen e tij. Ai iu drejtua edhe Fuqive tė Mėdha me kėrkesėn pėr tė zbatuar zotimin qė kishin marrė nė Konferencėn e Londrės pėr tė garantuar bashkarisht pavaresinė dhe sovranitetin e Shqipėrisė dhe pėr kėtė qėllim kėrkoi formimin prej tyre tė njė force ndėrkombėtare prej 3 mijė vetėsh, pėr tė shtypur kryengritjen. Por fuqitė e mėdha duke qenė nė konflikt me njėra-tjetrėn, premtuan se do tė ndihmonin pėr tė shpėtuar vetėm jetėn e princit dhe tė familjes sė tij, por jo edhe intervenimin ushtarak atje.

    Nė kėto rrethana, kur edhe kishte filluar lufta e parė botėrore, princ Vidi u detyrua tė largohej nga Shqipėria, mė 3 shtator 1914 pas gjashtė muaj qėndrimi. Me Vidin u larguan edhe anėtarėt e qeverisė sė bashku me shumė udhėheqės tė lėvizjes patriotike shqiptare, tė cilėt u vendosėn pjesėrisht nė Shkodėr dhe njė pjesė kaloi nė vende tė ndryshme tė Evropės.

    Aktet ndėrkombėtare tė viteve 1913-14 edhepse kishin definuar pozitėn neutrale tė Shqipėrisė dhe garancinė e Fuqive tė Mėdha pėr kėtė statut tė saj, megjithatė Shqipėria u pėrfshi nė planet ushtarako-strategjike tė fuqive ndėrluftuese, veēanėrisht tė Austro-Hungarisė e Italisė dhe tė shteteve fqinje, Serbisė, Malit tė Zi, Bullgarisė dhe Greqisė, tė cilat qė nga tetori 1912 nuk rreshtnin pėr ta coptuar atė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga tani_26 : 24-02-2006 mė 10:45
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Janullatos: Nuk ka pėrparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •