Postuar më parë nga DriniM
Une nuk u habita hiq.
Postuar më parë nga DriniM
Une nuk u habita hiq.
Kosovapressi eshte agjensi serioze shtetrore e lajmeve prandaj nuk dezinformon si QIK(LDK-se) deri sa u mbyll dhe rrente e genjente per interesa partiake
--------------------------
“NN”: Në vijim janë bisedimet me Mlladiqin për dorëzimin e tij
Banja Llukë, 22 shkurt 2006 (Kosovapress) Time: 09 : 44
Autoritetet serbe në malin Cer afër kufirit me Bosnjë e Hercegovinën që para disa ditësh negociojnë me ish-gjeneralin e armatës së Republikës Serbe, Ratko Mlladiq për dorëzimin e tij, shkruan në numrin e sotëm gazeta e Banja Llukës “Nezavisne novine” duke iu referuar burimeve të afërta me pushtetin serb.
--------------------------------------------
Serbi: qeveria po negocion për dorëzimin e Ratko Mlladiçit
22-02-2006
Zyrtarët serbë të sigurimit thonë se qeveria po negocion për dorëzimin e Ratko Mlladiçit, një prej të akuzuarve kryesorë serbë të Bosnjes, që kërkohet nga Gjykata e Hagës.
Njoftimet e shtypit në Serbi dhe në Bosnje-Hercegovinë thonë se Mlladiçi është gjetur në malin Cer, rreth 100 kilometra në perëndim të Beogradit.
Policia serbe dhe Gjykata e Hagës kanë mohuar një njoftim sipas të cilit Mlladiçi është arrestuar.
Mlladiçi ishte komandant ushtarak i serbëve të Bosnjes gjatë luftës në fillim të viteve 90. Gjykata e Hagës ka ngritur ndaj tij dhe ndaj ish udhëheqësit të serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç akuza për gjenocid lidhur me masakrimin e 8 mijë meshkujve myslimanë të Srebrenicës në vitin 1995.
Kërkimet për Karaxhiçin ende vazhdojnë.
Komuniteti ndërkombëtar e sidomos Bashkimi Evropian vazhdojnë ta rrisin presionin mbi Serbinë për kapjen e Mlladiçit dhe Karaxhiçit.//ii//
zeri i amerikes
---------------------------------------------------------------
Vazhdojnë spekulimet për fatin e Mlladiqit
Aktpadia ndaj z. Mlladiq është ngritur dhjetë vjet më parë
Qeveria serbe dhe gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë ka hedhur poshtë njoftimet se ish-komandanti ushtarak serbo-boshnjak dhe i dyshuari për krime lufte, Gjenerali Ratko Mlladiq, ishte arrestuar.
Një zëdhënës për kryeminsitrin serb, Vojislav Kostunica, e përshkroi njoftimin për arrestimin e z. Mlladiq si një manipulim që synonte të sabotonte bashkëpunimin e qeverisë me Gjykatën.
Njoftimi për arrestimin e gjeneralit serbo-boshnjak u hodh poshtë dhe nga kryeprokurorja e Hagës, Carla del Ponte.
Por pavarësisht nga njoftimet zyrtyre, mediat lokale në beogard i kanë vazhduar spekulimet për vendodhjen e tij.
'Thashetheme'
Në Serbi e marta ishte një ditë me thashetheme pa fre dhe kundërshtime me forcë.
Edhe kur qeveria serbe i hodhi poshtë njoftimet për arrestimin e Ratko Mlladiqit si të pavërteta, disa media lokale cituan burime të paidentifikuara nga forcat e sigurisë të kishin thënë se ai ose ishte arrestuar, gjetur se ku ndodhej e madje transferuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.
Më në fund, kryeprokurorja e hagës Carla del Ponte, tha se fatkeqësisht, ai ende nuk ishte arrestuar.
Presion
Autoritetet serbe janë vënë nën presion të madh për të dorëzuar Ratko Mlladiqin.
Zyrtarisht, vendndodhja e tij nuk dihet.
Por gjatë javëve të fundit, policia ka arrestuar disa persona që akuzohen se i kanë ofruar mbrojtje të kërkuarit.
Gjenerali Mlladiq akuzohet për genocid, krime kundëlr njerëzimit de shkelje të ligjeve të luftës.
Aktpadia ndaj tij e ngritur para dhjetë vjetësh, lidhet me rrethimin e Sarajevës që zgjati tre vjet e gjysëm dhe vrasjen e rreth 8 mijë myslimanëve në vitin 1995 në Srebrenicë.
BBC
----------------------------------------------------------
Del Ponte përgënjështron lajmin për arrestimin e Ratko Mlladiqit
Den Hag: Kryeprokurorja e gjykatës ndërkombëtare të Hagës, Karla del Ponte, ka përgënjeshtruar lajmin për arrestimin e gjeneralit Ratko Mlladiq, i cili kërkohet nga Haga për krime luftë, veçanërisht për masakrën e Srebenicës. Nga Beogradi erdhën njoftime kundërthënëse për arrestimin e të dyshuarit për krime lufte Ratko Mlladiq. Qeveria e Serbisë i mohoi raportet e mediave, kurse zyra e kryeministrit Vojisllav Koshtunica tha se Mlladiq nuk është arrestuar. Agjencitë perëndimore gjatë ditës, cituan agjencinë shtetërore serbe Tanjug se Mlladiq është arrestuar.
DW
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Edhe nje manovrim tjeter i serbeve para Bashkesise Nderkombetare pergjate procesit te bisedimeve per statusin e Kosoves.
Ai Satan kurr nuk do mund t'i paguaj fajsit qe ka bere.
O DriniPostuar më parë nga Llapi
E di une kur lajmerohet Llapi.
Vetem ateher kur pergenjeshtrohet ky lajm "i hidhun"...
Me respekt
rtp-ja
ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"
Pra u vertetue se une sa her plasoi lajme te Agjensis Shtetrore te Lajmeve Kosovapress janePostuar më parë nga RTP
te sakta e jo kurr rrena siq bejn te tjerat .
-------------------------
Del Ponte përgënjeshtron se Mlladiqi është arrestuar
Hagë, 22 shkurt 2006 (Kosovapress) Time: 14 : 36
Ratko Mlladiqi nuk është arrestuar dhe ende llogaritet si i arratisur para drejtësisë ndërkombëtare, deklaroi të mërkurën prokurorja e përgjithshme e Tribunalit të Hagës Karla del Ponte.
----------------------------------------
BE do t'i ndërpresë negociatat me SMZ-në për shkak të Mlladiqit
Londër, 22 shkurt 2006 (Kosovapress) Time: 13 : 35
Bashkimi Evropian (BE) e paralajmëroi Qeverinë në Beograd se do t'i ndërpresë negociatat e filluara me Serbinë e Malin e Zi për arritjen e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim nëse deri në fund të këtij muaji nuk arrestohet ish-gjenerali i forcave serbe në Bosnjë Ratko Mlladiq.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Krijoni Kontakt